![]() |
[color=brown]Te Pakten Ecjen..
Mė ke ndarė nė mes,i dashur pa ditur, pa kujtuar pėr dobėsitė e mia tė forta pėr lutjet e ngutura tė shpirtit pėr gjithcka e ėnden qė s'ėshtė as imja, as jotja shtėpinė nė fund tė botės cuar ma paskan shpirtin nė djall,gjithashtu ndėrsa ti me qiellin njėsuar treteni nėvallėzimin blu [/color] ************** [color=red]LETER DASHURIE Eshtė shpejt,i dashur pėr ta ndezur nje yll qofte dhe per nje cast eshte shpejt, i dashur ta gjakosim muzgun qofte dhe per nje nate eshte shpejt, i dashur t'i njomin buzet qofte dhe me nje enderr eshte vone, i dashur qofte dhe padshje t'i perlotim syte pikėllimi pikė te mbyt [/color] |
[b] E TERA DASHURI
Etera dashuri jam do t'i harboj sytė tė tė shkelin si mizė qė tė fshihets'di nga vėshtrimi i ndezur si fije bari ironik do t'i harboj sytė tė tė vdesin pėrkėdheljet e tė tė varrosin pastaj si njė copėz zemėr do t'i harboj sytė gjer nėeshtra tė tė ndezin me pishtarė gjaku pöot zjarrmi do t'i harboj sytė tė pafajshimit ledhatar e tėra jam dashuri...........[/b] |
Para Elegjisė
Njė ditė do t'i marrėsh nė gji Gjethėt e rėna tė stinėve tė tua Dhe do tė kėrkosh kot vetėn Shtigjeve tė harruara tė njė moshe E nuk do tė kesh mė as flokė ere As shikim ylberi ta matėsh fillin Dhe fundin e mashtrimit tėnd tė shkurtėr Njė dit do t'i shpalosh vjetėt tua Si pajėn e nusės sė vdekur E do tė numrosh fluturat e shkruara T'agsholeve t'prenduara E s'do tė kesh ma as zjarr nė buzė As lot nė sy tė qeshėn ngohtė Tė qajsh rrejshėm dhe ti manihtėsh djelmoshat Njė dit do t'i hash buzėt e tua Gjurmėt e tua do t'i pėshtysh Dhe secilin muzg do ta pagėzosh Me nga njė pendim qė dhemb E s'do tė kesh mė as sy deti As hap tė hedhur sorkadheje Tė shohėsh si t'pėrqeshin gongjet Dhe tė ikesh prej hijės sate -----Nga Azem Shkreli |
[color=blue]
[b] ::: GJUHA SHQIPE ::: Qesh fytyra e Bjeshkėve tė Nalta kur shqip era nis e flet dhe u nisėn n'udhna t'larg'ta rrokullimthi nė kurbet ! Shtriqet fusha e pėrgjumur dhe njė sy pakėz e hap shqip ia nis kangės dhe lumi shqip nis t'flasin rruezat nė gjak! Shqip nis flet dhe shija e puthjes ku dashnia nis e rrjedh shqip nis flet dhe loti i humbjes kur shpresa n'rrugė na ka ngel ! Por... ikėn shqipja nė mėrgim se varfnia duhet vra nis fėmija tue psherėtim edhe shqip ai nis me kja! Qesh fytyra me vogėlushin sa mirė shqip ai din me kja malet jashta frymėn ndalin deti sytė hapi t'u pa! Ē'ashtė ky za, kjo gjuhė qė mbjell diamante rreth e qark e vransinėn nė det e hedh vetėm diellin sjell nė prag ?! Qė shėron malle e trishtime t'fohtin n'shpirt nė vend ta heq e me ty rri n'halle e n'gėzime e kurrė s'lodhet, kurrė s'thotė dreq ! Gjuhės shqipe i qeshin sytė nė mėrgim bijtė ledhaton shqip prapė flasin dhe dashuritė dhe era e shpirtit veē shqip kėndon! - Lek Gjoka[/b][/color] |
[b] ASGJESIM
Nga pamundesia per te ardhur te ti u marrosa si era ne puthje gjehtesh nga pamundesia per te pare ne nje nate hajdutesh t'i vodha syte pamunesia:dhimbjen ma kthen ne zonjush shpirtin ne errashke te cmendur[/b] |
Dėshira
Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Tė kem Ditė, Dritė, Jetė, vetė, Ah, dua, Qė thua, Tė mos vdes, Po tė mbes Pėrjetė Tė ketė Shpirti imė Pa mundim Shėndenė Tė jenė Me mua Sa dua. Sonte jamė gjall', E jam mirė, Po kam edhe mall E dėshirė, Zot i vėrtet I gjithėsisė! Tė rronj pėrjetė Ndaj njerėzisė! Ti ke nė dorė, Cdo gjė qė tė duash; Nuk je i gjorė, Arrin qė tė thuash; Pa bėne gjithė c'dua, Po tė mė dėgjosh mua, Le tė bėhet thua, Dhe gjithė janė bėrė! Atė qė thua ti vetė, Zot i math e i vėrtet! Ajo bėnte nė jetė, Edhe mbaronet' e tėrė! Ti epi jetė njerėzisė, Shto e beko dhe bagėtinė, Se ti je Zot' i gjithėsisė, Nė dorėz' e ke mirėsinė Njerėzis' epi jetė tė gjatė, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinė shkret' e lugėnė thatė Mos e shih kurr ,por mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithė c'ke Nga tė mirat, E tė pėshtirat Hidhi kėtje, A vari me ndonjė grep, A mbuloji me ndonjė mal, E lėrė vetėm mirėsitė, Fal edhe dritė e jet' e ditė Le tė prėhet gjithė njerėzija E tė mos ketė kurrė tė kėqija; Ligėsitė ,Djallėzitė e marrėzitė Le tė mps rrojnė paskėtaj edhe njė ditė Veq mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė, Urdhėri yt ,puna jote ,Zot' i math e i vėrtetė, E vėrteta le tė rronjė ,gėnjeshtra le tė pushonjė Bėj si tė duash ,c'tė tem unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė! -----------Nga Naim Frashėri |
[color=blue][b]Ismail Kadare!
LLORA -I- Prape mu kujtove, Llora. Dashurine tone te shkuar Prape ripertyp Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget Naten Ne grazhdin e rrethuar nga bora. Po ripertyp Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites, Borite dhe katroret mizeri te taksive, Tabelat e kafeve plot drite, Afishe, stacione metroshe Ku me ty brodha Nofullat e zemres Me dhembin Llora. -II- Tani shiu godet me shkelma xhamave. Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire. Llora, Me ka marre malli, Mall boje hiri. Tani nata si nje mbulese vigane qendisur me drita aneve Karrfosur me paralele dhe meridiane Nga lindja ne perendim, Na mbulon e shqetesuar. Ne shtrihemi nen te, Si ne ethe zbulohemi Te ndare, Te larget, Te vetmuar. Pati nete I qullur nga stuhia jote Heshtja prane teje dhe pasionit te marre Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua Si mbi nje kryq te madh Te bardhe. Ne fillim e mora kaq lehte. Madje s'thosha as fjalen "dashuri". S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti Do te kryqezohesha mbi ty. -III- Ja Vetetimat e bardha ne qiej Adresen tende shkarravisin. Sikur keto re Te perhimta Te ngarkuara Te ti dergoja si letra, Larisa. Letra ... Nga tere letrat qe shkrova Sdi pse te dergova ate me te marren Pas se ciles si personazh Dostojevski Te thashe njeqind here "me fal!" Me pas ate faj per ta shlyer Doja te te shkruaja por me kot. Lapsi me ngrinte mbi leter Dhe une ngrija si robot. Ti u ngryse kur ta shpjegova, Veshtrimi t'u err, t'u mpi, Si syte e falltarit kur pikasin Midis fallit kumtin e zi. Dicka qe prishur ne bote Ne zemrek te saj, ne aks. Ikje e letrave si e zogjve S'parandillte vec dimrin plak. -IV- Keshtu pra te ti nisja keto re Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes. Ti ne mesnate e hutuar atje Do te coheshe nga gjumi Tek xhami t'afroheshe: C'ndodh keshtu? C'eshte kjo gjeme, Ky shi here i merzitur, here i rrepte, Keto vetetima, Keto rrufe? Dhe do te rrije gjithe naten tek dritarja Rete te deshifroje, Llora. -V- Zor se ne jete do te takohemi. Adresat humben, S'ka me letra. Ti mjegullat, Une rete Do ti dergojme njeri-tjetrit Gjersa dhe vete Te mjegullohemi. -VI- Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes Si nje terbim, si nje shkulm ere, Shkronjat vallzonin si ne ethe: Prerje. Prerje. Prerje. Prerje maredheniesh diplomatike Kurre s'do te shoh ty. Ambasadat u mbyllen. Pasaportat, Vizat Rame ne zi. Mbi ijet tua te bardha Ra pluhur. Mbi syte e tu. Larisa diplomaticeskaja C'ndodhi ne bote keshtu? -VII- Qendrova perpara globit. Ballin e nxehte mbeshteta Mbi rrudhat e meridianeve Do te desha te pija me globin, T'endeshim te dy te dehur, Ai mes kozmosit, Une rrugicave te Tiranes. -VIII- Nga erdhi kjo dashuri Ne kohen kur turp me vinte nga fjale. Ishte me siguri si ndeshkimi I atij qe me tempullin tallet. Njohja ne stacionin Konsomolskaja Banale si rrallehere ish Numri i telefonit Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem Me te kuq buzesh Barbarisht. Restorant Leningradi Shampanje Snobizem i dyanshem. Kotni. Perlat, secili, pse valle Perpiqet ti fshihte ne thellesi? Nje te kollur si prej prostitute Ajo nxirrte ore e cast si mburoje, Ndersa une ngul kembe se nga lirat, Merrja vesh me pak se nga futbolli. Vec te port e shtepise Nen ca jorgovane Ajo psheretiu njerezisht Dhe iku me vrap pas puthjes se pare E kthyer ne madone serisht. -IX- Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes Naten avioni u ul n'aeroport. C'pati mes nesh, Llora, Harrese, ftohje, abort? Tek dera e avionit era te priste. Zemra ime me debore u mbush Si nje vetmi e madhe zbrisja Po n'aeroport. Askush. askush. Hamej, merrini keto valixhe. Te renda? Jane mbushur me pritje. Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes Ti s'dija c'kishe, s'me prisje. -X- Ne kafe artistike bashke jemi prape. Jashte debora ruse. Brenda ti. Shkrofetin brenda meje geni i rraces: Prape me sllaven ben dashuri. Pusho, gen i vjeter i rraces, Ne thellesi, ne humnere hesht, Nese jetes sime do ti duhej nje kryq Kryqi im ajo le te jete. -XI- Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta. I ngrysur, shpresepak, shteteror, Kemi flakur te dy mburojat, Si qelqi te thyeshem jemi prore. Ku jane ditet e shkujdesshme. Te dielat mendjelehta, te martat, Kur ti me shthurjen une me injorancen Vertiteshim si me maska? Tani qe te tjeret rresht vune maskat Ne papritur i hoqem ato Fishkelle, uleri ere e marre, Oren e ndarjes kendo! -XII- Ndarja ... Nje fjale goje Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit. Te ndertosh nje ndarje per te qene Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide. Si yjet jane vertete dashurite, Kerkojne hapesira te medha e po aq mund. por jet“ e njeriut s'eshte galaktike Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb. Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton Per dashuri, Per ndarje, Harrese. Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi Kengetor i thinjur shetites syqorruari ... Era e nentorit Librin e trete te vjeshtes Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar. Te gjitha keto rikujtoj Ripertyp. Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin, Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura. Keshtu pra, Larisa, moskovitja. Keshtu pra, Llora. Ismail Kadare (1961) [/b][/color] |
[color=indigo]Memedheu
Memedhe quhete toka ku me ka renure koka, ku me ka dashur mem' e ate, ku me njeh dhe gur' i thate, ku kam pasure shtepine, ku kam njohur perendine, stergjyshet ku kane qene dhe varret qe kane vene, ku jam rritur me therrime, ku kam folur gjuhen time, ku kam fis e ku kam fare, ku kam qeshur ku kam qare, ku rroj me gaz e me shprese, ku kam deshire te vdese.[/color] |
Zhgėnjimi
Kur buza e trandafilte, M'foli pėr dashuri. Dhe ajo buzqeshje engjejsh, Zemrėn ma ndezi ungji. Kujtova se do tė hapej Qielli pėr mua n'hare, Dhe qė n'ekstaze do e ruajė Besėn ,qė ti me dhe. Por zemra jote e bardhė, Sic doja ,s'u tregua! E thyėr rrahjesh t'reja Nuk rreh ,jo , mė pėr mua. Po fjala e dikurshme, Mizore , vallė ku shkoi? Po pėrqafimet ,afshi, Qė shpirti imė provoi? Ndosha 'i kujtim i ambėl, Pėr mua do tė flasė, Ndosha dhe n'thelb tė zemrės Mėshir t'ke pėr t'pasė! Ėsht' e vėrtet ,mėshira N'virtyt figuron; Por s'ėsht dashuri, o e pabesė Ti mė s'me dashuron. --------Nga Pasho Vasa Arbėreshėt dhe Kėnga e Moresė O e Bukura More , Si tė lash u mė ngė tė pashė Atje kam o zotin tat Atje kam o zonjėn mėmė Atje kam u dhe tim vėlla Gjithė tė mbuluar e nėn At-dhe! Petkat e tė mirat tona Na i lamė tė korona Shėn Mėrin kemi me ne Oj e bukura More! Thelė tė pals, me lot ndėr sy Na tė lipisnjėm ,Arbėri Malet tan me lis e driza Tė bukur shehse me muriza Tė bukur kronje , tė bukur gropa Tė bukur gjerdhe me fallopa! Jemi e vemi ndė Itali E mė s'ju shomi me kėta si! Dherat tė hujė hare s'kan Se s'mbillin printėt tan Prind ,luftuat me thik me dorė Ndėrpėr shi , e ndėrpėr bor Ni ju lėm pa njė qiri Luajtėm valle nd'atė More Shtum kangjele ndė ato hje klishtė e tona tė bukuruara Shpizit tona tė nderuara! Ni vjen Turku ,Turku i zi e terpron klish e shpi Qeti ,shihni jet e re, Na tha Dorja ,zoti Ndre, Lipim qėllnjem ka do vemi Se buartim mallin e s'e kemi Me kėtė zemėr me kėta si Klajm keq ket Arbėri Ndallandishe e ler e ler Kur tė vish ti njatėr hjer Vjen tė vish ti te Korona E s'gjėn ma shpit e tona! Mė sė gjan trima hajdhjar Po ngė njė qen ,cė kloft i vrar! Kur u nistin gjith anit E dherat tan iktin ka sit Burrat gjith me nja vajtim Thirtin grat me nja vajtim, Dil e hana ti ,Stihji! Oj More! Oj Arbėri! |
[b]NUK JAM FUKARA
QE JAM ME DUAR THATE JAM FUKARA SEPSE S'KAM C'TE TE JAPE JAM FUKARA SE JAM NGA VUAJTJET I RRAHUR NUK JAM FUKARA SEPSE KAM SHPIRTIN E PASUR ME URREJN NE LITAR DUAN TE ME VARIN ME URREJN SEPSE S'KANE C'TE ME MARRIN ERDHI VDEKJA DHE VDEKJEN PO PRES ERDHI VDEKJA JA, KETU PO VDES [/b] ************************ AFROHU DHE ME NGROH ZEMREN QE PER TY PO VUAN AFROHU DHE ME LARGO DHIMBJET QE AS GJATE ME MUNDUAN AFROHU ME AFER DHE NE SY ME SHIKO AFROHU DHE ME THUAJ NJE FJALE ME THUAJ QE ME DO SHIKOJ SYT E MI DHE DO GJESH DASHURIN QENDRO PRAN MEJET DHE DO TE FALE LUMTURIN MOS ME RRI LARG SEPSE SYT LOT ME PIKOJN ME SHIKO ME VEMENDJE SHIKO DY SY QE DASHUROJN ME LER TE TE PREK FLOKET NGADAL TI LEDHATOJ ME LER TE TE THEM NJE FJAL TE TE THEM TE DASHUROJ MOS I HAP KRAHET QE TE FLUTUROSH HAPI KRAHET TE ME PERQAFOSH UN NUK LEVIZ DOT JAM SI AKULL I NGRIR AFROHU ME PUTH BUZET DHE SHUAJE KETE DESHIR KETU JAM DHE PO PRES QE PRAN MEJET TE ULESH EJA DHE ZBUKUROJE DASHURIN BEJE SI NJE TUFE LULESH AFROHU NGADAL DHE ME FAL NGROHTESINE QENDRO ME MUA DHE DO TE KEMI DASHURINE |
Ku kemi lerė
Nė c'vendė kemi lerė? Ku na bajnė nderė? Nė shqipėri. Po njeri vetė, Cilė do nė jetė? Do vend'e tij. Ku i duket balta M'ė e ėmbėl se mjalta? Nė vend tė tij. Ku mundė tė gėzojė he me nder tė rrojė? Nė Shqipėri. Pėrse tė punojė Dhe tė lakėmojė? Pėr vend' e tij. ----Andon Zako Qajupi |
[color=green][b]Roberia
E dashura memedhe, te dua dhe kshtu si je! Po kur te te shoh te lire do te te dua me mire. Qani pyje, fusha, gure, qani male me debore! Shqiperia mbet e gjore dhe nuke sheh drite kurre; nje mjegull e keq e shkrete e ka mbuluar perjete! Nje gazep, nje erresire, vetetit edhe gjemon! Rrojme me zemer te ngrire, nga frika kerkush sgézon! Njerzit kurre skendojne dhe bilbilete vajtojne! Qiameti, shkretetira! Zogu vete ze folene, njeriu le memedhene, se mbreteron egersira! Per Shqiperi desherojme se ne vend te huaj rrojme. Roberine si duron, o moj Shqiperi e mjere? Shpetove vende te tjere, vete nen zgjedhe rron! Shqipetare beni bene te leftoni per atdhene. E dashura memedhe, te dua dhe keshtu si je! Po kur te te shoh te lire, do te te dua me mire! __________ 000 _________________ Kopshti i dashurise 0 pėllumb' i shkruar, do t'tė marr nė duar dhe duke kėnduar gjetkė do t'tė shpie: Nė njė vend t'uruar dhe tė lulėzuar, nė uj'tė kulluar edhe nėn hie; Afėr tek njė lumė ku ka lule shumė, tė biem nė gjumė, hena tė na ndrijė; Yjtė tė shikojnė, zogjtė tė kėndojnė edhe tė na zgjojnė dita kur tė vijė. Pa ngrėn' e pa pirė s'mbetemi, moj Mirė, se u'ndaj tė gdhirė dėrgoj e na sjellin: Qumėshtė tė dhirė dhe djathė tė mirė pa uj' e pa hirrė, dhe rrush kur tė vjehn; Ngjalė nga Janina, mjaltė nga Kanlna, verė nga Voshtina ujė nga Sopoti; Mollė nga Horia, mish nga dhėnt' e mia, desh nga Labėrla, na e faltė zoti' Andon Z Cajupi[/b][/color] |
Mbetje poezish..
E di sa mbetje poezish kam? Tė haruara nė sitar ,tė lėna nė kompjuter, Tė hedhura mbi tavolin , tė shkara nėn tė Tė ngjeshura nė cantė e nuk e di ku mė.... Vargje tė vetmuara Shkulur nga poezitė e mia Copėza dhimbjesh tė fshehura nė gji Vetėm pėr tė mos t'i dhėnė Ty. Qortime pėr pakujdesitė e tua. Pėr lėndimin e krenaris time. Fjalė tė tua tė hedhura pa vendė, Kafshime mbi buzė tė emrit tėnd. Janė zemrime ,kapėrdime , pėrbetime Pak hakmarrje qė kur s'ndodhėn. Buzqeshje tė prera nė mes ,iron, Dėshira tė shtypura, qė Ti si di... Ti s'do ta marrėsh vesh kurrė, Sa herė mė pate ligėshtuar. Sa herė malli mė pat marrė, Sa herė ,qė tė njoha ..Jam Penduar! --------Nga Blerta Tirana |
Letėrftesė
Jam i lodhurė ,nuk mundė dal shtėpie E kam hapur derėn dhe pres tė dalė nė oborrė E prita vetėn nė pusi , tė vrasė me kėto mendime Pse mė lenė vetėm duart , kėmbėt e sytė Mos jam nė gjumė Dua po nuk mundem Mundė t'i dėrgoj dairet qė po m'i bie era Merreni me mend ,kėmbė tė mia sa keq Po tė mė lėshonin kėpucėt ujin E tė mė duhet tė nisesha i sėmurė Deri nė betejėn e Vaterolse.... ..Dėshiroj t'm'i lėshojnė qentė Tė mė ndjek gjarpėri -uji i valė nė thembėr Eja t'i vizitojmė viset e largėta Tė trupit tim I thėras kėmbėt qė s'mė dėgjojnė E nuk nisen shtigjeve tė reja tė sprovės Merre me mendė shpirt -Sic mė kanė thėnė T'kisha ndėrruar bebėzat T'shikoja sa i verdhė ėshtė qielli Tė bėhėsha piktorė i sėmur Qė smundja nuk i dhembė Nė mos dalėsha kėsaj dhome , atėherė do dalė mendsh Po mė thėrasni nė dasmė Ku vashat e njoma Nuk janė mė as vasha E unė rri nė dhomė dhe pres Tė mė ngryset vetulla Tė mė piqet kafka , e goja tė mė thotė: Tė isha edhe njė herė i ri.... Kush di sa largė mundė tė vdesė Nė shtratin tim Po e djege kėtė letėr qė e shkrova S'e dėgjojė vetvetėn kur mė thėret tė iki ------Nga Jusuf Gėrvalla |
Jam e Huaj
Jam e huaj Mes tė dashurve tė mi S'po mė njohin tjetėrsimin U thėras nė emėr Qė kur kam lindur Heshtja e tyre si hungėrimė paniku Me frik , Me lig Vėrtitem nė shtjellėn e ajrit tė rastėsishėm Behur nė gjeturina stinėsh Vjeshtė e Parakohtė Mėngjesi Ia nxjerr sytė natės Dhe qanė deri nė muzg Me dėshpėrim Djersitur Pemėt flakin koleksione gjethėsh Protestė ngjyrash Nė qiell Rrėmujė orėsh Qė s'din nga tė venė E vetme Pėrqaset vjeshta nė skuta drurėsh Ende Pėrgjon pak diell mes reve Ca muzgje dridhėrakė Verėn ngushėllojnė para kohe ---------Nga Flutura Akca |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:09. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.