![]() |
[b]Shpesh trishtohesh.[/b]
Shpesh trishtohesh e di Bosh te duket gjithcka Ditet si proze plot bezdi Merzia ti zgjat e ti ha Trishtohesh per mua e di mire Me spret njeri tjeter me spret Ky malli te shton edhe thinje Vetmia te mbyt e te tret |
[b]Malli![/b]
Te dua te thashe si edhe ti dhe shpirti u sherua por mallin e ndezur ne gji ska det ne bote qe e shuan. Ca piuka shiu rane nga qielli edhe une ndjeva si akulli ftohte ky mall i madh zemren ma theri i madh malli sa kjo bote. Syte shkendija rrufeje leshojne ashtu sic leshon qielli jane verbuar dhe thone ah, ky mall i zi na theri Rruges eci me plot mall i heshtur e i menduar rri nga vetvetja dot nuk dal ky mall i zi me merr per ty. Mjaft per sot... |
Perse jemi te ndar
Dhe sjemi te bashkuar Pse Zoti na ka vrar Kaq shum jemi larguar Perse Syt e mi, Po rrjellin vec lot Nga qe jemi larg Dhe ste perkellel dot Zemra nuk me rreh Se nuk degjon Gezim Sepse ti mungon Ne Kraherorin tim Perse Zemra sme rreh Se per ty ka ndjenja Pse syri sme shef Sepse ti je rrezja Ta zgjellesh nje rruge Sa nuk esht shum von Qe te vish tek un Zemrat Ti bashkojm |
[b]Kėrcėnim[/b]
Mė thua: Grise zemrėn! Sikur tė ishte letėr. E zbritur je nga Marsi. A nga njė planet tjetėr? Mė thua: Fshij kujtesėn. Asgjė mos lė tė ndezur Dhe endu dorė mė dorė Si njė cifteli e vjedhur! Kėshtu ti rri e qetė, Kėshtu ti livadhis. Pas perdeve tė mergimit. Pas mureve tė qelise. |
[b]Ishulli im[/b]
Po kėrkoj ishullin tim, Si Odiseja Itakėn, Ec e ec e ska mbarim Eci ditėn e eci natėn. Sa vė kėmbėn nė shkretirė, Djegia mė ther gjer nė shpirt. Jam i lirė a sjam i lirė Monolog qė mė ronit. Sa vė buzėn mbi oaz, Fluturon si flutur shpresa. Paskam lindur pėr kafaz, Zogu i kafazit mbeta. Po kėrkoj ishullin tim, Nė kėrkim mė humbi jeta, Pa mė dėgjoni njė grimė: Ndahet nė pesė copa zemra? |
[b]Mos thuaj asgje![/b]
Cdo gje me caktim eshte e dashur Ne vetem jetojme, keshtu eshte caktuar Ndoshta caktimi na mbledh sebashku Kur ditet e jetes, te na jene mbaruar. Mos thuaj bashke jetuam, se duheshim fort Mos thuaj u deshem, se grindjen e harronim Por thuaj gjithmone: qe na bashkoi Nje Zot. Ashtu ishte shkruar qe bashke te jetonim. Mos thuaj asnjehere: ishim te vecante Mos thuaj qe zemra, aq te bardha kishim Por thuaj ish caktuar nga Zoti I Larte Ai na Krijoi, kaq te mire sa ishim. Nese do te vdesesh, pasi te kem vdekur Mos thuaj se vdiqe, nga malli per mua Thuaj: egziston ne bote Zot i vetem Qe jete ka mbjelle , vdekje ka caktuar. Dhe nese bashke, perseri do takohemi Sepse as atje, nuk dua te jem vetem Thuaj u takuam, keshtu deshi Zoti E kurre mos thuaj se ne keshtu deshem. |
[FONT=verdana, arial, helvetica][SIZE=2][B]Mashtrim![/B]
E mashtuan me fjale te kota Lloj lloj te paqenash trilluan Sa ajo me harroi dhe emrin! Kur emrat ne zemer ju shtuan. Rruges kalon pa me pershendetur Per zemren e vrare as qe mendon me Vetem me hedh nje shikim te zbehur Sikur midis nesh te mos kish asgje. Nje dite ishim dhe mos pyet sesi Sepse ta shpjegoj me nuk di as vete Valle ku humbi tere kjo dashuri! Me s’me buzeqesh as me goje s’me flet. Ta dish asgje tjeter me s’do deshiroja Kalbesiren shpifje, ta deboj, ta flak Te kisha mundesi gjithcka te shpjegoja Portezen e vengur dhe nje here ta hap.[/SIZE][/FONT] |
[FONT=verdana, arial, helvetica][SIZE=2][B]Po te kisha...[/B]
Po te kisha njeqind zemra te gjitha do ti shperndaja te pashpirteve do ju a jepja nje per vete do te mbaja. Po te isha shume i pasur tere parate do ti shperndaja per jetime e per te varfer pak per vete do te mbaja. Nese ke zemren te pasur nuk kane c'te duhen parate pasuria eshte ne zemer kur ke shpirtin bore te bardhe. [B]Po te kisha dhe pak kohe lere po te kisha shume do te shkruaja bejte vjeshta do te shkonin vargjet lume.[/B] Te kisha nje grusht te forte krah me muskuj si te Mujit ta godas fort Janullaqin t'ja plas qyrrat prapa murit. Kete t'ja beja cdo spiuni dhe jo vetem Janullaqit qe ta marre vesh e gjithe bota se nuk vdiq bir i shqiptarit.[/SIZE][/FONT] [FONT=verdana, arial, helvetica][SIZE=2] [/SIZE][/FONT] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:36. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.