Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mėsime nga Kurani (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=136)
-   -   Hadithe (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16586)

at|n| 08-06-05 21:57

selam aleikum

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Besimtarėt janė si ndėrtesa, ēdo pjesė
e tė cilės ėshtė e lidhur njėra me tjetrėn dhe atėherė i gėrshetoi gishtat
e vet.

- Ebi Xhuhajfi, qė thotė: Kam dėgjuar nga babai im se Pejgamberi
s.a.v.s. ka falur me ta nė Bat-ha dy rekate tė drekės dhe dy rekate tė
ikindisė, e para tij njė shkop nė formė tė shtizės (si sutre) para tė
cilit kaloi njė grua me gomar.

- Selhi qė ka thėnė: Ndėrmjet vendit nė tė cilin ėshtė falur Pejgamberi
s.a.v.s. dhe murit para tij ishte njė largėsi aq sa pėr tė kaluar delja.

- Seleme qė ka thėnė: Muri i xhamisė ka qenė te minberi aq sa
pėrafėrsisht tė mos mund tė kalojė delja.

- Ibni Umeri e ka prapsur kalimtarin para vetit derisa nė ndejė e ka
lexuar teshehudin, dhe kur ėshtė falur nė Kabe. Ai po ashtu ka thėnė:
Nėse kalimtari nuk don tė tėrhiqet pos qė me te tė grindesh, atėherė ti me
te edhe grindu.

at|n| 08-06-05 22:02

- Kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: Kur dikush nga ju falet
nė drejtim tė diēkaje qė e ndan nga masa e dikush don tė kalojė para tij,
le ta largojė vetė. Nėse ai me kėtė nuk pajtohet, le tė grindet me tė,
sepse ai ėshtė shejtani (i padėgjueshėm).

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Sikur tė dinte kalimtari qė kalon para
falėsit tė namazit, se, sa mėkat i madh ėshtė, do tė ndalej nė katėrdhjetė
sesa tė kalojė para tij. Nuk dij thotė Ebu Nadri, se Busėr b Seidi a ka
thėnė ...katėrdhjetė ditė, apo muaj, apo vite.

- As-habėt kanė thėnė: Namazin e ndėrprejnė: qeni gomari dhe gruaja.
Aishja r.a. ka thėnė: Na keni barazuar neve me gomarėt dhe qentė,
kurse pasha All-llahun, e kam parė Pejgamberin s.a.v.s. duke u falur, unė
isha mes tij dhe Kibles e shtrirė nė shtrat. Mua m'u paraqit nevoja
(femėrore) dhe nuk mė pėlqente tė rrij ulur dhe ta shqetėsoj Pejgamberin
s.a.v.s. dhe ngadalė jam tėrhequr pranė kėmbėve tė tij.

- Namazin nuk mund ta ndėrprejė asgjė (prej anash) - u pėrgjigj. Mua mė
ka njoftuar Urve b. Zubejri se Aishja, bashkėshortja e Pejgamberit
s.a.v.s. ka thėnė: I dėrguari i All-llahut ngrihej dhe falej natėn nė
shtrat tė familjes sė vet, ndėrsa unė isha e shtrirė mes tij dhe Kibles sė
tij.

- E kam dėgjuar Mejmunen e cila thotė: Pejgamberi s.a.v.s. falej e unė
fleja pranė tij, dhe kur bėnte sexhde petku i tij mė prekte mua, e unė
(isha) me menstruacione.

at|n| 08-06-05 22:06

- Abdullah b. Mes'udi ka thėnė: E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. cila
punė ėshtė mė e dashur pėr All-llahun? e ai u pėrgjigj. Falja e namazit nė
kohėn e vet. E pastaj? pyeti Abdullahu. T'u bėsh mirė prindėrve tė tu - u
pėrgjigj ai. E cila ėshtė pas kėsaj? - pyeti. Xhihadi nė rrugė tė
All-llahut - tha Pejgamberi s.a.v.s. Kėto m'i tregoi Pejgamberi
s.a.v.s. - tha Abdullah b. Mes'udi, e po tė kėrkoja ende, ai me siguri do
tė mė shtonte.

- Ebu Hurejre i cili e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke pyetur: Ēka
mendoni kur para dyerve tė ndonjėrit prej juve do tė ishte lumi nė tė
cilin do tė lahej ēdo ditė pesė herė; ē'thua, a do tė lėrė ajo larje tek
ai diēka nga ndyrėsia e tij? Nuk do tė lerė asgjė nga ndyrėsia e tij - u
pėrgjigjėn as-habėt. Kjo ėshtė njėjtė me faljen e pesė namazeve tė ditės
me tė cilėt All-llahu shlyen gabimet e vogla.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikush nga ju falet, ai bisedon me
Zotin e vet, andaj le tė mos pėshtyjė nė anėn e vet tė djathtė, por nėn
shputėn e kėmbės sė majtė ... .

- Kryeni sexhden sipas rregullit! Falėsi mos t'i hapė (shtrojė) bėrrylat
e vet si qen, e kur pėshtyn, kurrsesi tė mos pėshtyjė para vetit as nė
anėn e vet tė djathtė, sepse atėherė ai bisedon me Zotin e vet.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur bėnė vapė e madhe, shtyeni faljen e
namazit tė drekės derisa tė freskohet. Vapa e madhe ėshtė pasqyrim i
Xhehennemit.


selam aleikum
at|n|

at|n| 09-06-05 18:40

selam aleikum we rahmetullahi we berekatehu

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Atij tė cilit i kalon namazi i ikindisė
ėshtė sikur ai tė cilit i ėshtė gjymtuar (cunguar) familja dhe pasuria e
vet.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush e len namazin e ikindisė, i ėshtė
shkatėrruar puna e tij.

- Xheriri i cili ka thėnė: Kemi qenė te Pejgamberi s.a.v.s. dhe ai
shikoi natėn kah hėna, domethėnė, kah hėna e plotė, dhe tha: Ju do ta
shihni Zotin tuaj siē po e shihni kėtė hėnė dhe nuk do tė jeni tė penguar
nė tė pamurit e Tij, prandaj nėse mundeni, e diēka nuk u pengon tė faleni
para daljes sė diellit dhe perėndimit tė tij, kryene atė! Atėherė vazhdoi
tė citojė (ajetin): "Lutjuni me mirėnjohje Zotit tuaj para lindjes dhe
perėndimit tė diellit"

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Tek ju ndėrrohen melaiket e natės dhe
tė ditės, e takohen (tė dy palėt) nė kohė tė faljes sė namazit tė sabahut
e tė ikindisė. Pastaj hypin (ngjiten) ato qė te ju kanė bujtur dhe Zoti i
pyet, e Ai din mė shumė se ato: Nė ēfarė gjendje i keni lėnė robėt e mi?
I kemi lėnė, do tė thonė ato, duke falur namaz, e kemi ardhur, edhe ata
falin namaz.

at|n| 09-06-05 18:42

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikush nga ju arrin nė sexhde tė
namazit tė ikindisė para se tė perėndojė dielli, le ta pėrfundojė namazin
e vet; kurse kur arrin tė kryej sexhden (e rekatit tė parė) tė namazit tė
sabahut para se tė lind dielli, le ta pėrfundojė namazin!

- Muhammed Amėr b. Hasan b. Aliu i cili ka thėnė: Erdhi Haxhaxhi (nga
Iraku nė Medine) dhe e pyetėm Xhabir b. Abdullahun (pėr kohėt e namazit) dhe ai u pėrgjigj: Pejgamberi s.a.v.s.. e falte drekėn nė mesditė; ikindinė derisa dielli ende shkėlqen pastėr; akshamin kur dielli perėndon; e jacinė nganjėherė mė herėt, e nganjėherė mė vonė; kur i shihte shokėt se janė tubuar, ngutej, e kur vėrente se janė vonuar, e shtyente. Sabahun, ata, pėrkatėsisht Pejgamberi s.a.v.s. e kanė falur (nė terr) para agimit.

- Seleme i cili ka thėnė: Ne e falnim akshamin me Pejgamberin s.a.v.s.
kur dielli mbulohej me mbulesė (tė kodrės).

- Ibni Abbasi i cili thotė: Pejgamberi s.a.v.s. njė herė ka falur
bashkarisht shtatė (rekate tė akshamit dhe jacisė), e njė herė bashkarisht
tetė rekate (tė drekės dhe ikindisė).

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Mos t'u mashtrojnė beduinėt nė lidhje
me emrin e akshamit! ...Abdullah (Buhariu) thotė: Beduinėt akshamin e
quajnė jaci.

at|n| 09-06-05 18:44

- Ibni Abbasi dhe Aishja kanė deklaruar: Pejgamberi s.a.v.s. e ka
vonuar (shtyrė) faljen e "ishasė" deri nė pjesėn shumė tė errėt tė natės.
74. Ebu Berzeti ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. e kishte nė qejf shtyrjen e
faljes sė jacisė (deri vonė nė natė).

- Enesi qė ka thėnė: Njė herė, Pejgamberi s.a.v.s. e ka shtyrė faljen e
jacisė deri nė mesnatė, pastaj ėshtė falur dhe ka thėnė: Njerzit tjerė
tashmė janė falur dhe kanė fjetur, e ju, vėrtet konsideroheni se jeni nė
namaz (gjatė gjithė kohės) derisa ta pritni atė.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush e fal sabahun dhe ikindinė do tė
hyjė nė Xhennet.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush arrin me kohė ta falė njė rekat tė
cilitdo namaz, ai ka arritur, me kohė ta kryej atė namaz.

- Ibni Abbasi i cili ka thėnė: Ma kanė vėrtetuar disa burra me tė
cilėt njeriu mund tė jetė i kėnaqur, e prej tyre besim mė tė madh tek unė
gėzon Umeri, se Pejgamberi s.a.v.s. vėrtet ka ndaluar ēdo namaz pasi tė
falet sabahu e derisa dielli tė shndritė (dhe tė mos ngrihet) dhe pasi tė
falet ikindia derisa tė perėndojė dielli. - Abbasi thotė: kėtė (hadith tė
lartėpėrmendur) ma kanė treguar shumė njerėz.

selam aleikum
at|n|

at|n| 10-06-05 17:45

selam aleikum

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nuk ka namaz pas atij tė sabahut derisa
tė ngrihet dielli, as namaz pas ikindisė derisa tė perėndojė dielli.

- Abbasi ka thėnė: Mė ka treguar Ibni Umeri qė ka thėnė se Pejgamberi
s.a.v.s. ka deklaruar: Kur paraqitet vetulla (kėndi) e diellit, shtyje
faljen e namazit derisa ai tė ngrihet, e kur perėndon vetulla (e fundit) e
diellit, shtyje namazin derisa ajo plotėsisht tė perėndojė.

- Aishja r.a. qė ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. as fshehtas as haptas nuk
e ka lėnė faljen e dy rekateve namaz, dhe ato: dy rekate para sabahut dhe dy rekate pas faljes sė namazit tė ikindisė.

- Umer b. Hattabi tha: O i Dėrguari i All-llahut gati tė mos e fali
ikindinė, sepse dielli shpejt perėndoi. Pasha All-llahun - tha Pejgamberi
s.a.v.s. - s'e kam falur as unė. Pastaj shkuam deri te lugina But-han dhe
ai aty mori abdest pėr namaz, morėm edhe ne, dhe e fali ikindinė pasi qė
dielli tashmė kishte perėnduar. Pas ikindisė e fali akshamin.

- Enesi i cili ka thėnė: I ėshtė urdhėruar Bilalit t'i pėrsėrisė fjalitė
e ezanit, e nė ikamet mos t'i pėsėrisė, me pėrjashtim tė shprehjes "kad
kametis salatu".

at|n| 10-06-05 17:47

- Pejgamberis.a.v.s. ka thėnė: Kur thirret ezani pėr namaz, shejtani e
kthen shpinėn dhe ik duke e lėshuar erėn, pėr tė mos e dėgjuar thirrjen e
ezanit, kurse, kur muzeini e mbaron thirrjen e ezanit, ai kthehet dhe kur
fillon tė kėndohet ikameti vetėm pėr faljen, ai prapė e kthen shpinėn,
kurse, kur muezini i jep fund kėndimit tė ikametit, ai kthehet dhe e
pėrkujton njeriun duke thėnė: Kujtoje atė, kujtoje kėtė! ēka njeriu mė
parė nuk ka mundur as tė mendojė, saqė njeriu mė nuk dinė sa ka falur.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur ta dėgjoni thirrjen (e ezanit),
thoni po atė ēka e thotė muezini.

- Jahjai thotė: Mua mė kanė treguar disa vllezėr tanė (nga feja) dhe
thanė: Pasi qė muezini e shqiptoi "Hajje ales-salah", Muaviu ka thėnė:
"La havle ve la kuvvete il-la bil-lahi" dhe pastaj ka thėnė: Kėshtu e
kemi dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush shqipton pas tė dėgjuarit e
ezanit: Zoti im, Zot i kėsaj thirrje tė pėrsosur dhe lutjes sė
pėrhershme, jepi Muhammedit pozitė, shkallė tė lartė dhe dėrgoje nė vend
tė lavdėruar tė cilin ia ke premtuar, e meriton ndihmesėn time nė Ditėn e
Gjykimit.

at|n| 10-06-05 17:48

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Sikur ta dinin njerėzit ēka kanė pėr
thirrjen e ezanit dhe faljen nė rendin e parė tė xhematit, dhe po qe se
mundėsinė e vetme pėr tė arritur te kjo ta gjenin nė hedhjen e shortit
(tėrheqjen e shigjetėzės), ata do tė hedhnin; sikur ta dinin pėr rėndėsinė
e faljes sė drekės (nė ēastet e para tė fillimit tė saj), do tė bėnin
gara pėr te, e sikur tė dinin krejt ēka kanė nė jaci dhe sabah, do tė
shkonin nė ato, po edhe duke u zvarritur.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Ndėrmjet ēdo ezani dhe ikameti ka
(distancė kohore) e njė namazi - ndėrsa herėn e tretė tha: Pėr atė qė don
ta falė.

- Maliku ka thėnė: Kemi ardhur te Pejgamberi s.a.v.s. si tė rinj
(djelmosha) me vite pėrafėrsisht tė njėjtė dhe qėndruam tek ai njėzet
ditė e net. Pejgamberi s.a.v.s. ishte i mėshirshėm dhe i butė dhe kur
mendoi se jemi pėrmalluar pėr familjet tona, apo jemi mėrzitur, na pyeti
pėr ata qė i kemi lėnė pas vetit dhe, kur e informuam pėr ata, ai tha:
Kthehuni te familjet tuaja, rrini tek ata, mėsoni ata, urdhėroni ata dhe
pėrmendi disa punė, tė cilat unė i mbajta nė mend, apo nuk i kam mbajtur
nė mend, dhe faluni, siē mė keni parė mua duke u falur! Kur tė bėhet koha
e namazit, le t'ua thėrrasė dikush prej juve ezanin dhe, mė i vjetri ndėr
ju, le tė bėhet imam.

at|n| 11-06-05 12:58

aleikum selam AlbMuslim , Allahu te shperblefte edhe ty per perkrahjen


- Nafiu i cili tha: Ubejdullah b. Umeri njė natė tė ftohtė e thirri
ezanin nė Daxhnan dhe tha: Faleni kėtė namaz nė shtėpitė tuaja! Mė vonė
na informoi se Pejgamberi s.a.v.s. i ka urdhėruar muezinit ta thėrrasė
ezanin dhe pas ezanit tė thotė: Kini kujdes, nė rrugė (udhėtim) natėn e
ftohtė ose me shi, falni nė banesat (ēadrat) tuaja!

- Derisa faleshim me Pejgamberin s.a.v.s. u dėgjua njė zhurmė burrash
dhe kur u fal Pejgamberi s.a.v.s. pyeti: Ēka keni? U ngutėm nė namaz -
u pėrgjegjėn ata. Mos veproni kėshtu! tha ai. Kur tė vini nė namaz, duhet
tė vini heshtur. Pjesėn qė e keni arritur faleni (me imam), kurse atė
pjesė qė u ka kaluar plotėsojeni.

- Atė qė e keni arritur faleni (me imam), kurse atė qė u ka kaluar,
plotėsojeni, thotė Ebu Katade duke transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Namazi i falur me xhemat 27 shkallė
ėshtė mė me vlerė se namazi i falur individualisht.

munti 11-06-05 15:27

LEJIMI I MALLKIMIT TE MEKATAREVE PA PERCAKTIM

Allahu i Madheruar thote:
" A nuk eshte mallkimi i Allahut kunder mizoreve?!"
(Hud,18)

"Por nje lajmetar ndermjet tyre do te therras:"Mallkimi i Allahut eshte mbi mizoret". (el-Araf,44)

Me shume hadithe te verteta eshte vertetuar se i Derguari i Allahut a.s. ka thene:
Allahu e ka mallkuar femren e cila gersheton floket e huaja mbi te vetat,dhe ate qe mundeson qe kjo te behet.Po ashtu ai ka thene:Allahu e mallkofte ate qe hane kamaten.Ai ka mallkuar edhe pikturuesit e idhujve.Po ashtu,Allahu e malkofte hajnin qe vjedhe veze!.Allahu e mallkofte ate qe i mallkon prinderit e vet!Allahu i mallkofte ate qe there ne emer te dikujte tjeter,e jo te Allahut!Po ashtu ka thene:Kush fut ne fe ndonje risi,apo kush ka simpati ndaj risimtarit,mbi te qofte mallkimi i Allahut,i engjejve dhe i te gjithe njerezve!Pejgamberi a.s. ka thene:Allahu im mallkoje Ri'lin,,Dhevkanin,dhe Usajjetin,sepse ato nuk e kane respektuar Allahun dhe te Derguarin e Tij,e keto jane tri fise arabe!Po ashtu ka thene:Allahu mallkoje cifutet,qe varret e pejgambereve te tyre i kane marre per mesxhide!Ai ka mallkuar meshkujt qe imitojne femrat dhe femrat qe imitojne meshkujt.(Buhari,Muslim)

hasanmehmeti 11-06-05 18:05

Shpenzimi dhe shperblimi

Eshte transmetuar nga Ebu Hurejra se pejgamberi ka thene:"Kush shpenzon dy gjera te njejta ne rrugen e Allahut, i behet thirrje atij nga dyert e xhennetit:'O rob i Allahut, kjo pune qe ke bere eshte nga punet e mira!' Kush eshte prej atyre qe bejne namaz, do te thirren nga dera e namazit. Kush eshte prej atyre qe bejne xhihad, thirren nga dera e xhihadit. Kush eshte prej atyre qe agjerojne, do te thirren nga dera Rejan. Kush eshte prej atyre qe japin sadaka, do te thirren nga dera e sadakas. Atehere, Ebu Bekri tha:'O i derguar i Allahut, a ka mundesi qe dikush te thirret nga te gjitha dyert?' 'Po, dhe shpresoj qe ti je nga ata', – iu pergjigj pejgamberi".

at|n| 12-06-05 13:48

selam aleikum

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nga masa shpėrblimin mė tė madh pėr
namazin e vet e kanė ata qė banojnė mė larg xhamisė; e kush e pret
namazin (nė xhami) pėr ta falur me imam, ka shpėrblim mė tė madh nga ai qė falet (pa pritur qoftė nė xhemat ose vetė) dhe pastaj flen.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Ka pesė lloj shehidėsh: personi i
vdekur nga murtaja, nga tė hequrit bark, i mbyturi, personi i vdekur nėn
gėrmadha dhe personi i vdekur nė rrugė tė All-llahut xh.sh.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Pėr munafikėt nuk ka namaz mė tė rėndė
se sabahu e jacia, e po ta dinin se ēfarė shpėrblime kanė ato, do tė
shkonin t'i falnin qoftė edhe duke u zvarritur.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Shtatė lloj personash All-llahu do t'i
vejė nėn mbrojtjen (hijen) e Tij nė ditėn kur nuk do tė ketė hije pos
hijes sė Tij, dhe ate: imamin e drejtė; tė riun qė rritet duke i kryer me
rregull ibadetet fetare; njeriun zemra e tė cilit ėshtė e lidhur me
xhaminė; dy njerėz tė cilėt janė dashur nė emėr tė All-llahut, pėr shkak
tė Tij janė bashkuar dhe pėr shkak tė Tij janė ndarė; njeriun tė cilin e
thėrret gruaja e pashme dhe e bukur, e ai asaj i pėrgjigjet: I frikohem
All-llahut; njeriun i cili fshehtas jep sadaka ashtu qė e majta nuk e
din ēka shpėrndan e djathta dhe njeriun i cili e kujton All-llahun xh.sh.
e nė tė njėjtėn kohė i lotojnė sytė.

at|n| 14-06-05 09:56

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush shkon nė xhami herėt nė mėngjes e
mbrėmje, All-llahu xh.sh. do t'i pėrgatisė vendosje nė Xhennet, dhe ate sa
herė qė shkon nė mėngjes ose mbrėmje.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikujt prej jush i shtrohet darka
dhe njėkohėsisht kėndohet ikameti pėr namazin e akshamit, sė pari
darkoni dhe askush tė mos nxitojė derisa tė pėrfundojė tė ngrėnit.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nėse dikush ėshtė duke ngrėnė, po
edhe sikur tė kėndohet ikameti, mos tė nxitojė derisa ta mbushė nevojėn e
vet.

- Pejgamberi s.a.v.s. e ka falur masėn, edhe atė ulur, gjatė sėmundjes
sė tij nga e cila edhe ka ndėrruar jetė. Ibni Mes'udi thotė: thotė: Kur
xhematliu ngrihet (nga cilado pjesė e namazit) para imamit do tė kthehet
prapa dhe nė tė tė qėndrojė aq kohė sa ka qenė i ngritur, e pastaj do tė
vazhdojė ta ndjekė imamin.

- Aishja r.a. e cila ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. ėshtė falur nė
dhomėn e tij (nė basllkonin e Aishjes). Atėherė ka qenė i dobėt dhe ėshtė
falur ulur, ndėrsa njerėzit pas tij janė falur duke qėndruar nė kėmbė dhe
u dha shenjė tė ulen e kur e ka mbaruar namazin, ka thėnė: Imami ėshtė
emėrtuar pėr t'a ndjekur; andaj kur ai bie nė ruku, bini edhe ju pas tij;
kurse kur tė ngrihet, ngrihuni edhe ju pas tij; e kur tė falet ulur,
faluni edhe ju ulur.

at|n| 14-06-05 10:00

- Kur Pejgamberi s.a.v.s. shqiptonte "Semiall-llahu li men hamiden",
askush nga ne nuk e lakonte (pėrkulte) shpinėn derisa Pejgamberi s.a.v.s.
tė lėshohej nė sexhde. Pastaj, binim nė sexhde pas tij.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: A nuk frikohet ēdo njėri prej jush,
apo, a nuk ka druajtje ēdo njeri prej jush, kur ta ngrejė kokėn (nga
rukuja apo sexhdja) para imamit, qė All-llahu kokėn e tij ta bėjė kokė
gomari, ose ta bėjė (shndėrrojė) All-llahu fizionominė e tij nė fizionomi
gomari.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Masės u bėhet imam ai qė nė mesin e
tyre mė sė miri e lexon Librin e All-llahut.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Do t'u falin imamėt, e, nėse falin
sipas rregullit, dobia ėshtė edhe pėr ju edhe pėr ata, e nėse gabojnė, pėr
ju ėshtė dobia, pėr ata dėmi.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikush nga ju e fal masėn, le tė
jetė i shkurtė, ngase nė mesin e atyre ka ndonjė tė pafuqishėm, tė
sėmurė, dhe plak, kurse kur dikush nga ju falet vetė le ta zgjasė sa tė
dojė.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:38.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.