![]() |
[b]Rohrabacher: Pavarėsia e Kosovės e vetmja zgjidhje e drejtė pėr statusin e saj pėrfundimtar[/b]
Intervistoi Isabela Ēoēoli Uashington 23-09-2005 [i]Anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan, Dana Rohrabacher, republikan nga shteti i Kalifornisė, thotė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje e drejtė pėr statusin e saj pėrfundimtar. Zoti Rohrabacher thekson se 10 pėrqind e popullatės sė Kosovės qė pėrbėhet nga sėrbėt, nuk duhet tė presi qė ti diktojė politikėn e vet 90 pėrqind tė popullatės, me pėrjashtim tė kėrkesave pėr respektimin e tė drejtave tė tyre. [/i] [b]Zėri i Amerikės: Ju bėtė njė vizitė nė rajonin e Ballkanit kohėt e fundit. Ēfarė ju nxiti pėr tė shkuar nė atė rajon? [/b] Dana Rohrabacher: Shumė amerikanė nuk e dinė se Shtetet e Bashkuara ende po shpenzojmė qindra miliona dollarė nė vit pėr tė mbajtur 18 mijė trupa nė Kosovė dhe duket se ne duhet tė pėrqendrohemi nė kėtė ēėshtje dhe ti japim fund gjendjes pas gjithė kėsaj kohe qendrimi atje. Shkova atje pėr tu siguruar qė ti kuptoj mirė gjėrat dhe pėr tu takuar me lojtarėt pėr tė parė se cilat janė opcionet tona dhe si tė shkėputemi prej andej dhe ti lėmė njerėzit tė vazhdojnė jetėn normalisht. [b]Zėri i Amerikės: Ju keni qėnė njė nga mbėshtetėsit mė tė fuqishėm tė pavarėsisė sė Kosovės. Pėrse? [/b] Dana Rohrabacher: E vetmja zgjidhje qė dėshirohet nga popullata nė Kosovė ėshtė pavarėsia. Zgjidhja nuk mund tu detyrohet atyre nga larg, nga kompromist qė bėhen mes qeverive. Zgjidhjet me tė vėtetė tė qendushme e qė kanė kuptim janė zgjidhjet qė pėrfshijnė pjesėmarrjen dhe reflektojnė vullnetin e popullit. Dhe kėto janė pikėrisht normat e demokracisė. Themeluesit e Shteteve tė Bashkuara na i kanė mėsuar kėtė parim. Besoj se 90 pėrqind e popullit tė Kosovės do qė tė jetė i lirė dhe i pavarur. Kjo ėshtė zgjidhja. Populli i Kosovės, jo vetėm qė duhet tė jetė i lirė dhe i pavarur, por duhet lejuar tė kontrollojė jetėn dhe tė krijojė vendin e vet. [b]Zėri i Amerikės: Kongresmen, administrata e tanishme amerikane ka deklaruar se statuskuoja nuk mund tė vazhdojė, por ajo nuk ka ofruar ndonjė alternativė tė qartė se cili do tė ishte statusi i Kosovės. A mendoni se njė deklaratė publike do tė ishte e nevojshme? [/b] Dana Rohrabacher: E nevojshme ėshtė qė popullit tė Kosovės ti jepet mundėsia tė thotė vetė se ēfarė dėshiron, dhe kjo tė vendoset me referendum. Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se se statuskuoja e tanishme e statusit tė pazgjidhur tė Kosovės nuk ėshtė e pranueshme. Cila pra do tė jetė zgjidhja apo alternativa? Pėr kėtė duhet pyetur populli i Kosovės dhe duhet respektuar vendimi i tij. Nė qoftė se ai do qė tė jetė i lirė dhe i pavarur dhe i angazhuar pėr tė respektuar tė drejtat e pakicave, duke pėrfshirė edhe ato sėrbe, ai duhet tė jetė i lirė dhe i pavarur. Kjo ėshtė e vetmja zgjidhje. Populli i Kosovės ėshtė ai qė duhet ta vendosė atė zgjidhje. [b]Zėri i Amerikės: Shumė analistė besojnė se raporti i tė dėrgurit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė pėr vlerėsimine standardeve, Kai Eide, do tė jetė pozitiv dhe negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės do tė fillojnė. Duke patur parasysh se shqiptarėt dhe sėrbėt, kanė qendrime diametralisht tė kundėrta lidhur me statusin pėrfundimtar, sa mendoni ju se do tė zgjasnin kėto negociata?[/b] Dana Rohrabacher: Negociatat mund tė zgjasin pafundėsisht, pėrsa kohė qė ne pėrballojmė shpenzimet. Zgjidhja nuk ėshtė bisedime dhe gjinjė bisedime. Zgjidhja ėshtė qė popullit tė Kosovės ti jepet mundėsia pėr tė marrė vendimin pėr statusin pėrfundimat dhe jo njė grupi tė huaj burokratėsh qė bisedojnė me njeri-tjertin. Pėr sa u pėrket sėrbėve tė Kosėvos, tė drejtat e tyre duhet tė respektohen patjetėr. Por nė njė shoqėri demokratike pakica, qė nė rstin e sėrbėve tė Kosovės ėshtė vetėm 10 pėrqind, nuk mund tė marrė vendim pėr gjithė vendin. Ata kanė tė drejtėn tė shprehin qendrimet e tyre, ata gėzojnė tė drejtėn tė mos diskriminohen, por ata nuk mund tė marrim vendimin se nė ēfarė drejtimi duhet tė shkojė vendi. Sėrbėt qė jetojnė nė Kosovė duhet tė vendosin se ēfarė duan. Ata mund tė jetojnė si pakicė nė Kosovė dhe gjithkush do tė kėrkonte qė tė drejtat e tyre tė respektohen, por ata duhet tė pranojnė vendimin e shumicės, ose tė shkojnė nė Sėrbi, nė qoftė se duan tė jetojnė mes sėrbėve. Kėto janė tė vetmet alternativa. Alternativa nuk ėshtė qė 10 pėrqind e popullatės ti diktojė 90 pėrqind tė popullatės se cilat do tė jenė politikat e vendit. Kjo nuk ėshtė as demokratike dhe as e drejtė. Tė gjithė kosovarėt me tė cilėt unė kam biseduar, mė kanė thėnė se janė tė angazhuar tė respektojnė tė gjitha tė drejtat e pakicave, qofshin ato sėrbe apo tė tjera. Sėrbėt nuk duhet tė presin qė ti diktojnė politikėn e tyre 90 pėrqind tė popullatės, me pėrjashtim tė kėrkesave pėr respektimin e tė drjetave tė tyre. |
[b]Presidenti Rugova pėrgėzon qytetarėt e Kosovės nė 14-vjetorin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės[/b]
Prishtinė, 26 shtator - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka pėrgėzuar sot qytetarėt e Kosovės pėr 26 Shtatorin, ditėn kur para 14 vjetėsh u mbajt Referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės. Nė mesazhin e Presidentit Rugova thuhet: "Me rastin e 14 vjetorit tė mbajtjes sė Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta. Dita e 26 Shtatorit tė vitit 1991, dita e Referendumit pėr Pavarėsi, do tė mbetet nė historinė mė tė re tė Kosovės si njėra ndėr ditėt mė tė mėdha, sepse e konfirmoi vullnetin politik tė popullit dhe tė qytetarėve pėr pavarėsinė e vendit tonė. Referendumin pėr Pavarėsi i kurorėzoi Deklaratėn e Pavarėsisė dhe Kushtetutėn e Republikės (korrik, shtator 1990), duke u bėrė akti mė madhor i popullit tonė pėr tė siguruar ekzistencėn dhe tė ardhmen e pavarur pėrgjithmonė. Dhashtė Zoti qė sa mė parė ta gėzojmė njohjen e drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė sė Kosovės nga miqtė tanė", thuhet nė mesazhin e Presidentit Rugova. QIK-u |
[b]Sot me 7 tetor, Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Anan, ne Bern te Zvicres, ka rekomanduar qe diskutimet per statusin final te Kosoves duhet te zhvillohen.[/b]
Rekomandimi i eshte dorezuar Keshillit te Sigurimit mbeshtetur ne raportin e Kai Eide ku theksohet se eshte arritur mjaft ne krijimin e institucioneve vete-qeverisese ne Kosove. Sipas Kai Eide, te deleguarit special qe pregatiti raportin mbi arritjet e Standardeve ne Kosove, Kombet e Bashkuara kane ofruar nje momentum/mbeshtetje politike per Kosoven dhe do te ishte gabim qe kjo energji politike te mos shfrytezohej i.e. diskutimet duhet te fillojne. Ndersa Nen-sekretari i shtetit Amerikan, Nicholas Burns ka deklaruar se statusi i pazgjidhur ne Kosove, "nuk eshte me i pranueshem". ( [url]http://news.yahoo.com/news?tmpl=story&u=/ap/20051007/ap_on_re_eu/un_kosovo_2[/url] ) |
[b]Anan: Negociatat mbi te ardhmen e Kosoves do te fillojne se shpejti[/b]
BERNE (8 Tetor) -"Se shpejti une do te emeroj dike per te drejtuar negociatat qe do te nisin se shpejti mes Beogradit, Prishtines dhe Organizates se Kombeve te Bashkuara". Keshtu ka deklaruar dje Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Annan, gjate nje interviste per shtyp ne Berne. Anan tha se negociatat mbi statusin perfundimtar te Kosoves do te fillojne se shpejti me emerimin e nje zyrtari te posacem, i cili do te zhvilloje diskutimet me Beogradin dhe Prishtinen. Sipas agjensise AFP, Anan u shpreh se ceshtjet qe do te shqyrtohen do te jene autonomia dhe pavaresia. "Duhet te diskutojme me Beogradin dhe Prishtinen, ndaj do te fillojme se shpejti", deklaroi shefi i OKB duke u shprehur mbi te ardhmen e Kosoves. Pak ore me pare se shefi i OKB, Kofi Anan te jepte "Ok" per fillimin e bisedimeve mbi negociatat, lajmin e konfirmoi edhe kryeadministratori i Kosoves Soren Jesen-Petersen ne nje konference per shtyp ne Beograd. "Natyrisht qe me kane konsultuar per raportin dhe kam ndare mendimet e mia me Sekretarin e Pergjithshem . Madje e kam thene me pare dhe po e them edhe ketu se kam shume besim se Sekretari i Pergjithshem do te rekomandoje qe te fillojne bisedimet per statusin e Kosoves", tha Petersen duke shtuar se eshte shume me rendesi qe ne lidhje me kete te egzistoje dialogu edhe ne Beograd.db/db(AFP+BBC/Balkanweb) |
[b]"Uashington post" shkruan se zgjidhja pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia me njė mbikqyrje ndėrkombėtare[/b]
Uashington, 17 tetor - Gazeta autoritative amerikane "Uashington post" shkruan se tashmė po shihet zgjidhja pėr Kosovėn dhe kjo ėshtė pavarėsia me njė lloj mbikqyrjeje ndėrkombėtare, megjithėse administrata amerikane pohon se janė tė hapura tė gjitha opsionet pėr statusin e Kosovės. Politikanėve tė Perėndimit, shkruan mė tuije gazeta, u ėshtė e qartė se zgjidhja e tillė ėshtė mė e mira, meqenėse 9O pėr qind e banorėve konsideron se ėshte papranueshme kthimi i Kosovės nėn pushtetin e Serbisė. Serbia kundėrshton zgjidhjen e tillė, por Perėndimi konsideron se udhėheqja serbe duhet bindet qė tė heqė dorė nga Kosova dhe se ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr lirimin e Serbisė nga naconalizmi i saj helmues qė tė lėvizė drejt integrimeve me demokracitė leberale evropane, shkruan gazeta, duke shtua rse zbatimi i politikės sė tillė do tė kėrkojė kapėrcimin e kundėrshtimit jo vetėm tė politikanėve radikalė serbė, por edhe tė ithtarėve tė tyre nė Rusi. "Edhe mė vėshtirė ėshtė tė kapėrcehet kundėrshtimi i shqiptarėve tė Kosovės dhe tė binden tė bėjnė koncesione tė arsyeshme ndaj pakicės serbe, si dhėnia e autonomisė zonave tė banuara me serbė, dhe me atė rast tė pengohet pėrpjekja e pakicės serbe nė Kosovė qė pjesėt veriore tė provincės t'ia bashkojė Serbisė", shkruan "Uashington post". |
[b]Vendet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia duhet ta mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės
Shkruan: Esat Stavileci, profesor i Universitetit tė Prishtinės[/b] - Ato dinė mė sė miri se ēfarė pozite kishte Kosova si pėrbėrės i ish-Federatės, prandaj do tė duhej tė njihej edhe si pėrbėrės i shpėrbėrjes sė saj, me tė drejtė pėr vetėvendosje dhe suksesion - Shkas i drejtpėrdrejtė i kėtij shkrimi ėshtė njė deklaratė e z. Dimitrij Rupel, kryesuesit tė rradhės sė OSBE-sė, njėkohėsisht ministrit tė jashtėm slloven, gjatė qėndrimit tė tij nė Kosovė, se Sllovenia ende nuk ka qėndrim tė qartė rreth statusit tė Kosovės. Nuk ėshtė vetėm Sllovenia qė ende nuk ka qėndrim tė qartė, por janė edhe Kroacia, Bosnjė e Hercegovina dhe Maqedonia, vende tė sovranizuara nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė qė ende nuk e kanė bėrė tė qartė qėndrimin e tyre rreth statusit tė Kosovės. [b]Indiferenca[/b] Me gjithė shkasin e drejtpėrdrejtė tė kėtij shkrimi janė,mė sė paku,edhe dy arsye tė tjera,qė mė shtynė tė shtroj kėtė temė:e para,aktualiteti i saj,nė kohėn kur ēėshtja e Kosovės gjindet nė buzėtė hapjes dhe tė zhvillimit tė diskutimeve pėr tė;e dyta,indiferenca e republikave tė ish-Jugosllavisė pėr tė marrė njė qėndrim ndaj statusit tė Kosovės qė,nė mos asgjė tjetėr,flet pėr mungesėn e ndjenjės sė korrektėsisė ndaj njė njėsie federale tė ish-Jugosllavisė,ndonėse jo me statusin e republikės me tė cilėn,siē thuhet,kanė krijuar dhe kanė ndarė fatet e pėrbashkėta. Askush nuk di mė mirė pėr pozitėn qė kishte Kosova nė ish-Jugosllavi se ēdinė republikat e mėparshme tė saj tė cilat, mbi bazėn e tė drejtės pėr vetėvendosje, u sovranizuan dhe u krijuan si shtete tė pavarura. Shtrirja e kėsaj teme sot dhe vendosja nė njė rrafsh e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė me statusin e Kosovės bėhet pėr shkak tė ndikimeve tė ndėrsjella qė kishin ato ndėrmjet tyre, me mundėsinė e ndikimit nė pėrcaktimet nė lidhje me statusin e Kosovės, nga njėra anė, pėr shkak se procesi i shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė filloi nė Kosovė dhe rreth Kosovės, ndėrsa nga ana tjetėr, pėr arsye se ēėshtja e Kosovės mu pėr shkak tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, sot paraqitet me njė dimension tė ri politik, por edhe konstitucional juridik e ndėrkombėtar, me shumė interes pėr tė marrė njė qėndrim tė drejtė ndaj statusit tė saj. Me shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, Kosova si dhe shqiptarėt qė jetonin nė hapėsirėn e saj, nė territore ku pėrbėnin shumicėn, kanė pritur qė objektivisht dhe realisht tė paraqitėn si subjekt tė vetvetės,pra subjekt i vendosjes pėr fatin e vet nė rrethanat e reja historike, nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes. Mirėpo, zhvillimet qė ndodhėn pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė nuk morėn nė konsideratė kėtė parim nė asnjerin prej rasteve me shqiptarėt, as nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, as nė Kosovėn Lindore, as nė Mal tė Zi dhe para sė gjithash, nė Kosovė qė, pa asnjė mėdyshje, paraqet pėrbėrėsin themelor tė ēėshtjes ende tė pazgjidhur shqiptare. [b]Pėr ēfarė flasin realitetet [/b] Kosova paraqet sot njė rajon politiko-territorial tė individualizuar nė Ballkan. Ėshtė ky njė fakt qė nuk mund tė injorohet, po sikurse qė nuk mund tė injorohet fakti tjetėr pėr realitetin nacional-demografik tė popullit tė Kosovės qė i kundėrvihet ēdo pėrpjekjeje pėr ta paraqitur Kosovėnsi njė mjedis shumėetnik. Mirė iu tha z. Rupel, gjatė qėndrimit tė tij tė fundit nė Kosovė se Kosova ėshtė po aq multietnike sa ėshtė edhe vetė Sllovenia. Shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia e dinė mė mirė se asnjė vend tjetėr se Kosova nė ish-Federatėn multinacionale tė Jugosllavisė kishte status tė njėsisė konstitutive, ndonėse jo edhe tė republikės; ato e dinė mė mire se asnjė shtet tjetėr se Kosova nė ish-Jugosllavi kishte kufijtė e saj interfederalė qė nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin e saj,po sikurse qė edhe kufijtė e jashtėm tė ish-Jugosllavisė, nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin e Kuvendit tė Kosovės, fakte kėto shumė tė rendėsishme pėr tė marrė njė qėndrim tė drejtė ndaj tė ardhmes sė Kosovės, mbi bazėn e garancisė sė kufijve nga Kushtetuta e ish-Jugosllavisė e vitit 1974. Pėrfundimi ėshtė i qartė se parimi i njohur nė tė drejtėn ndėrkombėtare uti possidetis, ashtu siē ėshtė zbatuar pėr republikat e ish-Jugosllavisė(1991-1992), ka qenė dashur tė zbatohet edhe nė rastin e Kosovės. Pra, ky parim u zbatua nė mėnyrė selektive:iu njoh karakteri ndėrkombėtar vetėm kufijve tė republikave dhe jo edhe tė kufijve tė krahinave autonome, me gjithė faktin konstitucional-juridik se edhe kufijtė e krahinave autonome, do tė thotė edhe tė Kosovės, pėrcaktoheshin dhe garantoheshin me tė njėjtin akt kushtetues, madje edhe me tė njėjtėn normė kushtetuese. Nėse nuk ėshtė zbatuar dje, pse tė mos zbatohet sot e nesėr. [b]A do ti kushtojnė dhe sa do ti kushtojnė Kosovės interpretimet politiketė Badinterit?[/b] Kosova nuk mund tė jetė penge interpretimeve, mė shumė politike, se sa konstitucionale juridike e Komisionit tė Badinterit, nė mėnyrė qė tė vazhdojė tė trajtohet nė dritėn e atyre interpretimeve. Qėndrimet e Komisionit tė Badinterit do tė duhej tė zbatoheshin njėsoj edhe pėr kufijtė e Kosovės, si njerės nga tetė konstituentėt e ish-Jugosllavisė.Nė fakt, Kosova, nė pėrputhje me parimin uti possidetis, me plebishtin e popullit (1991) ndėrkombėtarizoi kufijtė e saj, por ai ndėrkombėtarizim i kufijve tė Kosovės nuk u pėrligj. Kosova, po sikurse edhe republikat e ish-Jugosllavisė, tė cilat shpallen sovranitetin dhe pavarėsinė, paraqet rast tė vetėvendosjes sė jashtme. Shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia e kanė shumė tė qartė se rikonstrukturimi i plotė dhe i drejtė ndėrkombėtar i ish-Jugosllavisė nuk mund tė quhet i kryer pa zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės, pra pa valorizimin e plotė dhe tė drejtė ndėrkombėtar tė trungut etnik tė Kosovės dhe tė vullnetit politik tė artikuluar dhe tė institucionalizuar tė shumicės dominante shqiptare tė popullsisė sė Kosovės. Prandaj, nuk mund tė kuptohet qėndrimi ende indiferent i shteteve tė sovranizuara nga ish-Jugosllavia nė lidhje me statusin e Kosovės, kur, nga ana tjetėr, disa nga shtetet e perėndimit dhe SHBA-tė ose favorizojnė pavarėsinė e Kosovės ose angazhohen drejtpėrsėdrejti pėr tė si zgjidhje tė drejtė. Jam shumė i vetėdijshėm se ekzistojnė njė varg i tėrė rrethanash tė cilat mund tė ndikojnė nė indiferencėn dhe luhatjenose lėkundjen e shteteve tė sovranizuara nga ish-Jugosllavia ndaj statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Po qe se vėshtrohen nga njė plan mė i gjerė, ato sikur arsyetohenme kryqėzimin e interesave nė Ballkan. Serbia e konsideron Rusinė mbrojtėsen kryesore historike tė vetėn. Rumania mban marrėdhėnie tė mira me Serbinė. Hungaria frikėsohet nga konflikti ushtarak me Serbinė. Bullgarisė nuk i pėrgjigjet konflikti me Serbinė, pėr shkak tė Maqedonisė. Turqia pretendon tė bėhet fuqia e parė e Ballkanit dhe ta neutralizojė ndikimin grek. Greqia i mban rezervė kėrkesat territoriale ndaj Maqedonisė dhe Shqipėrisė, ndėrsa Serbinė e ruan si aleat dhe e bashkėrendon me tė politikėn ndaj Shqipėrisė. [b]Rėndėsia e trefishtė e pavarėsisė sė Kosovės pėr raportet e shqiptarėve dhe serbėve[/b] Mirėpo, nė gjithė kėtė vorbullė, pavarėsia e Kosovės paraqitet me rendėsi tė trefishtė, sepse involvohet njėkohėsisht nė tri rrafshe hapėsinore: sė pari, nė raportin interetnik shqiptaro-serb nė Kosovė, sė dyti, nė raportin interetnik shqiptaro-serb nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė dhe, sė treti, nė raportin interetnik global tė kombit shqiptar dhe kombit serb nė Ballkan. Nisur nga rėndėsia e madhe qė ka zgjidhja e drejtė e ēėshtjes sė Kosovės pėr ekuilibrin politik nė Ballkan, shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia, po sikurse edhe shtetit e rajonit nė pėrgjithėsi, do tė duhej qė,tė ndihmonin nė krijimin e ekuilibrit, me mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės. Pavarėsia e Kosovės paraqitet me shumė favore pėr ruajtjen e stabilitetit nė Ballkan. Ēdo zgjidhje qė do tė injoronte vullnetin e popullit tė Kosovės, qoftė ajo edhe kaluese, me kėrcėnimin qė tė konservojė gjendjen,do tė linte tė hapur mundėsinė pėr konflikte. Shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia janė tė ndėrgjegjshme se me shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, pjesė e sė cilės ishin, bashkė me Kosovėn, do tė duhej tė konsideroheshin edhe si faktorė tė shpėrbėrjes sė saj, sėrish bashkė me Kosovėn, me tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe suksesion. Mė nė fund, Kosova edhe sot paraqet njė entitet nacional dhe social-politik, me identitet dhe individualitet tė pamohueshėm qė paraqesin argumente tė fuqishme pėr tė pėrmbyllur dosjen e saj me pavarėsi. [b]Pėr Kosovėn, shteti paraqet njė pėrfundim logjik dhe konstitucional-juridik[/b] Nga pikėpamja logjike, po sikurse edhe nga pikėpamja konstitucionale-juridike, ėshtė e padiskutueshme se shqiptarėt paraqesin njė etnikum tė qartė me tė cilin identifikohet popullata kompakte me territorin e vetė, prandaj, si logjikisht, ashtu dhe polito-gjenetikisht, secilit etnikum, pra edhe etnikumit shqiptar, si popull me shumicė tė theksuar nė Kosovė, i takon e drejta pėr tė ndėrtuar shtetin nė tė cilin, ēėshtė e vėrteta, me shqiptarėt do tė bashkėjetojnė edhe pjesėtarėt e pakicave dhe tė grupeve etnike. Ata qė e shohin Kosovėn si shtetin e dytė shqiptarsikur injorojnė tė vėrtetėn se ekzistimi i dy shteteve shqiptare nė Ballkan, pėrpara se tė konsiderohej pėrparėsi, do tė duhej tė kualifikohej hendikep, pėr shkak tė synimeve shekullore tė shqiptarėve pėr tė ndėrtuar dhe jetuar nė njė shtet tė vetėm. Qe pra, pse shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia do tė duhej qė indiferencėn ndaj statusit tė Kosovės ta zėvendėsonin me pėrcaktimin e qartė dhe mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės. Prishtinė, 17 tetor 2005 |
Te dy artikujt me larte, jane te bartur nga QIK-u.
|
[b]Nėntė kushtet e Uashingtonit pėr Beogradin para fillimit tė negociatave pėr statusin e Kosovės[/b]
Beograd, 21 tetor - [u]Nėnsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bėrns gjatė vizitės sė fundit nė Beograd i ka dorėzuar kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica nėntė kushte tė cilat administrata amerikane i konsideron se duhet pėrmbushur para se tė fillojnė negociatat pėr statusin e Kosovės dhe tė Mali tė Zi.[/u] [b]Thuhet se Bėrns Koshtunicės i ka rekomanduar qė Beogradi tė mos bėjė obstruksion pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, duke heqė dorė nga njė zgjidhje kompromisi, sepse nė atė rast Beogradi mund tė bėhet pėrgjegės pėr ndaljen e bisedimeve, ndėrkaq nė tavolinė atėherė automatikisht do tė gjendej zgjidhja e pėrkohshme apo pavarėsia e kushtėzuar, shkruan gazeta "Blic" e Beogradit duke cituar njė burim tė afėrt me Qeverinė serbe.[/b] Siē mėsohet, Bėrns i ka transmetuar Koshtunicės se negociatat pėr statusin e Kosovės do tė zgjasin 9 muaj, ndėrkohė qė pas gjashtė muajsh negociatash, bashkėsia ndėrkombėtare do tė analizonte rrjedhėn e bisedimeve tė Prishtinės dhe Beogradit. "Kjo nė njė farė dore pėrputhet me datėn e shpalljes sė referendumit nė Mal tė Zi, gjė qė vetvetiu flet se amerikanėt, ndryshe nga BE, nuk shohin ndonjė problem nė bisedimet paralele pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe tė Unionit Serbi- Mali i Zi (SMZ). Qėndrimi i tyre ėshtė se pėr fatin e SMZ-sė vendimin duhet ta marrė BE dhe Serbia e Mali i Zi", thotė ky burim pėr gazetėn nė fjalė. Si kusht mė tė rėndėsishėm qė Serbia duhet pėrmbushė deri nė pėrfundim tė negociatave ėshtė dorėzimi i tė arratisurve tė Hagės, miratimi i kushtetutės e cila duhet tė pėrcaktohet ndaj pretendimeve pėr Kosovėn si dhe zgjidhja e problemeve tė minoriteteve nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. |
Monday, March 06, 2006
[B]Shumica e anėtarėve tė GK kanė marrė qėndrimin se pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhje e pranueshme [/B] Shumica e anėtarėve tė Grupit tė Kontaktit tashmė kanė marrė qėndrimin se pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhje e pranueshme, ndėrkohė qė nė periudhėn e ardhshme disa lėvizje duhet tė bėjnė Gjermania dhe Franca tė cilat deri mė tash nuk janė deklaruar, shkruan gazeta "Blic" e Beogradit duke iu referuar njė burimi nė Bashkimin Evropian. Ndėrkohė nė Beograd vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit sė shpejti do tė dėrgojnė mesazhe private pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.Sipas kėsaj gazete, mesazhin e parė privat se Kosova do tė jetė e pavarur para do kohe serbėve ua ka dėrguar diplomati britanik Xhon Sauers.Sipas qarqeve diplomatike, bisedat nė katėr sy dhe mesazhet private janė mjet kyē nė zgjidhjen e problemeve politike dhe se pėrjashtim nuk do tė jetė as statusi i Kosovės. Edhe drejtori i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr Evropėn Nikolas Uajt thotė se nė bisedimet pėr Kosovėn do tė ketė mesazhe sekrete dhe publike dhe se ato janė tė rėndėsishme njėsoj pėr pjesėmarrėsit. [FONT=Trebuchet MS][SIZE=2][COLOR=#886633]posted by KeP-Kosova e Pavarur at [/COLOR][/SIZE][/FONT][URL="http://lajmeshqip.blogspot.com/2006/03/shumica-e-antarve-t-gk-kan-marr.html"][B][FONT=Trebuchet MS][SIZE=2][COLOR=#668844]11:22 AM[/COLOR][/SIZE][/FONT][/B][/URL] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:04. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.