![]() |
Postuar: Tue Nov 23, 2004 10:41 am Titulli i mesazhit:
-------------------------------------------------------------------------------- Njė natė dimri nė Prishtinė! Prishtina ishte mbuluara me petkun e natės sė zezė. Dėbora mundohej ta zbardhte sadopak. Pemėt, anės trotuareve, tė veshura me kristalin e acartė. Rrugėt me ngrica dhe policė mbi asfalt. Prishtina rėnkonte e tėra nėn peshėn e hekurt, qė gjithēka e rėndonte dyfish atė natė. Unė dhe vetmia ime po shkonim diku! Mes pėr mes peshė sė trishtėt, si zvarritje e ndėrgjegjshme pėr tė mbijetuar. Mendime tė mėdha, gati tė krisura, me rėndonin kokė time tė vockėl, tė ngulitura thellė nė tru, sikur te mos mjaftonte gjithė kjo peshė e hekurt dhe gjithė ky ftoht! Vetja me dukej si nje zog i lehtė. Ecja mbi asfaltin e ngrirė, apo fluturoja mendimeve diku larg, nuk e di. Zhurma e hapave te mia me kujtonte ku jam. Sikur shtypje nervash degjoja krikėllimėn e shtypjes se akullt tė njė haperimi qė akoma nuk dija ku mė shpiente. Qellimi ishte i largėt. Sa qielli i lartė. Dėshira e flakėt. Mundimi apokaliptik. Dhe, pesha e hekurt policore aq e trishtėt. Ngricat e kristalta mė dukeshin pallat. Gjithēka ngrinte pėrreth. Edhe mua mė kishte ngrirė mendimi i kristaltė pėr njė jetė mė tė mirė dhe mė jepte forcėn rinore dhe bindjen e gurtė pėr tė mos u kthyer. Vazhdova ēapitjen time pėr tė arritua atje ku dua njė ditė. Isha i humbur nė mendje, por nuk do tė humbja kurrė nė rrugė. Udhėkryqeve e kam kuptuar gjithmonė kah lind dielli! Ndoshta e kisha harruar edhe dashurinė e rinisė, apo e kisha strukur nė brendinė e njė dashurie te madhe, qė mė kishte pėrfshirė si pėrbibndėsh dhe forcėn e pėrbindėshit sikur mė jepte ēdo ditė. Sa pak njerėz shikoja nė rrugė. Edhe nė ditėt me diell tė paktė ishin ata. Mė dukej sikur i kėrkoja me pishė. Sa tė pakta bukuritė i kishte Prishtina dhe prapė mė e bukura ishte. I ri isha dhe, ah, as bukurinė femrore nuk e shihja! Gjithėēka mbulohej nėn peshė tė dhunės dhe hije policėsh. Gjithėēka sikur psherėtinte si bukuri qė vret. Dhe unė, gati i vetmuar, mes gjėmės qė ndjeja shkoja tutje. Me ėndėrrėn time tė bukur si medalon rinie nė xhep. pėr ta sjellur nė njė ditė nė pranverėn si trofe, gėzimin tim tė vetėm. Magjepsjen e njė copė jete tė ėndėrruar, me kuptimin dhe shijen e saj tė vėrtetė. Dhe sot e shoh sa e bukur ėshtė Prishtina dhe sa tė bukra paska ky qytet. Jetoj jetėn time, tė ėndėrruar dikur, sot realitet. Medalonin e lirisė, shtrėnguar akoma e mbaj nė xhep! _________________ Rasti ėshtė mbret, sexi mbretėreshė Loloku |
Jetč pa ftesč
Njč bardhesi mbi qytet,mbi floket e mija po bijen fjollat e bores.Nje pritje e gjat me priste nuk dia se qka do te thot jeta,perse prisja aty nuk dia se qka do te thot e ardhmja fare kuptimin e jetes nuk e dia athua ende nuk isha e gatshme te qendroja ne atč vend se ku u gjindesha? Athua vetum ishe strengimi ne shpirt ajo qe u lajmrua tek un,a ishte dashurija qe ende nuk e kuptoja se ajo ishte thell ne mua? E kuptova se ku isha...ja fala engjullin e shpirtit tim ati qe me emrojč lulčborč ati qe me verboj,ati qe me beri te vuaj,ati qe ma shemtoj qysmen e jetes,bukurin e te ardhmes qe ma morri hmmmmm..a jam kjo unč qe keto i perjetova apo vetum po me duket se čnderr ka qenč?Njč gezim te shkurter me solli nje genjeshter ma dhurojč,pse i besova pse nuk e morra ket per seriozisht pse nuk ma pranoj zemra nga fillimi qe vetum tradhti ishte qenč? Pse nje dashuri te hudhet ne askund?Zot pse dashurija nuk mundet te jet afer atyre qe dashurojnč,pse ka denim,pse ka dhe te zi vetum per ta vorrosur dashurin?pse nuk ka knaqesi a vetum pse nuk don ti,pse dashurojm nese te lendon pse ka largesi e nuk ka perqafim?a ka knaqesi nese je i verbur ne te dy sy?a ka harres apo gjith duhet tč marrum te kaluaren me vete?a do te thahen ndjenjat ndaj ati qe me lendojč?a do te kem shpres dhe knaqesi nese e di qe nuk do ta kem atč kur afer meje ne xnetesinč time? Me respekt mickoja _________________ |
Dashuri ,Ėmbėlsirė e Pashirjuarė!?
Mėngjesė Janari ,fillimi i vitit , melenium i ri, ishte pra pikrsiht viti 2000. Nė kėtė mėngjes mbretronte njė acarė i vėrtet ,bora s'kishte tė ndalurė. Pėr derisa rrugėtoja pėr nė kryeqytetė, si cdo herė rasti mbėret i botės ,pikėrishtė nė kėtė mėngjesė tė ftohėt mė ndodhi edhe njė rastėsi! Ora po shkonė nė 10:00 dhe unė duhėt tė nisja pėr nė rrugėn time. U nisa nė atė drejtimė ,ku mė mirė mos tė merrja atė rugė fare ,e tė qėndroja nė shtėpi?! Por ja , e kisha pėr detyrė tė marrė atė rrugė! Papriturė u gjenda nė atė rastė ku se dija se, si jamė duke vepruar?! Ishte vėrtet njė befasi e cmendur qė mė kaplojė tė tėrėn, ku se disha dot nė jamė ėndėrr apo zhgėndėrr?! Ishte rastėsis qė mė ndodhi pikrishtė nė Dashuri,ashtu sic ishte rastėsi ku si befasi qė ishte , befasė u shua!! Jo ,joo befas ,mė qėllim u shua!! Me qėllim??? Se njėri nga protagonistet e rastit luftojė ndjenjat ,dhe qellimi ishte qė tė shuhėt ajo dashuri!! Jo me dėshirė ,por i impunuar nga vetėvetja duke ditruė faktin se s'do pranohėt nga tė tjerėt!! Pse ??? Sepse kjo dashuri s'kishte tė drejtė tė mbijetojė! Vallė ,c' tėmerrė??? Mos tė ketė tė drejtė tė mbijetojė Dashuria??? O Zotė ,nuk ėshtė kjo qesharake??? Ishte apo s'ishte qesharake ,e vėrteta ishte kjo, sa do e hidhurė fundja realitet!!! Dhe u deshtė qė tė ndėrrmerėt njė hapė i till! Dhe a s'kam tė drejtė ta quajė "Dashuri Ėmbėlsirė e Pashijuarė"?! Natyrishtė se po! Se vėrtet ishte e till. Dashuri po ,ama e Pashijuarė!! Pra nė atė mėngjes ,lindi njė dashuri ku si e till qė ishte s'pati tė drejtė tė mbijetojė! Me qenė se si e till akoma mbijetonė dhe ka pėr tė mbijetuar nė zemrat tona ,por vetėm nė zemra tė dy pėrosnavė, pėrderisa pėr syt e botės nuk ka ekzistuar fare dhe s'do ekziston ndonjėherė!! Qė nė shikimin e parė lindi gjithcka nė atė mėngjes tė fothtė .Mirė po ndjenja qė lindi mes njėri-tjetėrit ,ani pse u krijuar mbrenda vetėm dy mintuave ishte aq e fortė dhe e madhe sa qė s'diktonte asgjė pėrrethė dhe s'ndjente fare tė ftohtit qė mbretronte, luftojė gjithcka pėr momentin ,pėrfshirė edhe ndjenjat! Kjo dashuri nuk munde dot tė ekzistojė dhe s'kishte pėr t'u pranuarė kurr nga tė tjerėt, ndajė edhe u shua gjithcka ,pos dy zemra tė cilatė u lidhėn pa dashje nga vetė ne dhe sot e asaj dite mbetėn ,ku tė tilla do mbetėn gjerė nė vdekje! Qė nga ajo ditė nė zemrėn time s'mbeti vendė mė pėr askend! Sepse zemrėn time e rrėmbeve ti, pikrisht ti qė farė se s'ktheve mė!! Pėr kėtė do jeshė pėrgjegjės pra vetėm ti!Sepse Zemra ime u hapė atė ditė dhe u mbyllė, me njė copė akulli , qė po edhe rrezja mė e fortė e dilleit s'do e shkrinė dot! Dhe me njė mbishkrimė qė e gėdhende me shkronja ari "Tė Dua Vetėm Ty...!"do mbetėt gjithėmon aty i pashlyėr! Ndajė ,pėr vuajtėjen time qė mė pėrciell nė cdo hapė ,do pėrgjegjėsh vetėm ti !!! Qe besa jo ti ,po unė !! Se unė isha pikrishtė ajo qė bėra kėtė!! Ndoshta njė ditė do japė llogari pėr tė dytė!? Dhe ti do dalėsh i pastėr se vėrtet i tille qe ,i till je dhe do mbetėsh i till!! Tė gjithė do i pranojė dhe do i pėrballojė, vetėm njė s'mundem dot!? Atė qė nuk ta shpreha tė sinqertė ,por gėnjeva vetėn dhe gėnjeva ty. Ty qė aq pak e meritove , e kėtė s'do ia fali vetės kurr!! Por ,ndoshta ju do mė falni??!! Se nuk e bėra me qėllim pėr tė lėnduar Ty ,e bėra pėr tė mos lėnduarė askend e aq mė pak Ty. Por mė vonė e kuptova se ,vėrtet tė tjerėt si lėndova . Se nė favorė tė tyre veprova. Por lėndova zemrėn time e cila s'do gjenė asnjėherė prehje dhe mbi tė gjitha tė lėndova Ty qė vėrtet se meritove! Por me kohė do e kuptoshė se, pse veprova ashtu ??!! Pėr kėtė do ta ktheja kohėn sėrish.Tė tregojė se tė dashurojė gjerė nė pafundėsi. Dhe tė themė mė fal qė luftova ndjenjėn pėr hirė tė tė tjerve!? Por kot! Koha qė ikėn s'kthehėn dot!! Tashė mendohėm e c'mėndohėm kot! Vuajė e c'vuajė kot!! Tashė ėshtė shumė voooonė..............!! Shejtonka |
Postuar: Sun Nov 21, 2004 1:44 am Titulli i mesazhit:
-------------------------------------------------------------------------------- Ishte njė ditė Marsi. Ato ditė zemra ime lėngonte, kėrkoja diēka pėrtej mundėsive tė mia, dhe pasi nuk mund ta arrija, nuk ndjehesha aspak mirė. Ishte ora 10 paradite, e unė duhej tė shkoja nė orė tė mėsimit. Atė ditė kishim Histori tė Letėrsisė Shqiptare. Edhe pse e doja shumė kėtė lėndė dhe e studioja me zell, prap se prapė mė mungonte dėshira qė tė shkoj nė orė. Profesori qė na ligjėronte ishte shumė i pėrmbajtur, spjegonte shumė thatė dhe nuk na e bėnte interesant orėn. Ama duhej patjetėr tė jem aty, se nė mungesė tė literaturės merrnim spjegime me shkrim. Mė vinte gjynah pėr dorėn qė do lodhej duke shkruar. Po mendoja pėr kėto gjėra dhe as qė e vėrejta se vetėm kisha hyrė nė lokalin e shkollės. Mė duhej tė ngjitja shkallėt pėr tu gjend nė katin e dytė. Nuk e di as vetė pse e ngrita kokėn duke ngjitur shkallėt, por njė forcė e paspjegueshme po komandonte me mua. Nė krye tė shkallėve pash njė palė sy. Sy tė gjelbėr tė qelur e tė qeshur qė kishin magjinė e tėrė botės. Vallė kishin magnet ata sy qė nuk po mundja ta largoja shikimin??? Po kėmbėt ēkanė qė janė bėrė tė rėnda e nuk lėvizin???? E zemra, zemra mos u ēmend vallė qė po rrah me kaq forcė??? Po vallė pse ata sy nuk zbresin shkallėve te poshtė, pse rrijnė tė palėvizur e mė vėshtrojnė?? Sa kohė kaluan nė kėtė gjendje kurr nė jetė nuk kam mundur ta kuptoj?? Dhe, dhe pas njė shekulli mė duket ula kokėn dhe fillova tė ngjes shkallėt, kur mė ndali zėri mė melodioz qė ndonjėherė e kam ndėgjuar. -Ju lutem a mund tė mė ndihmoni diēka??? Mundohem tė flas, por zėri mė tradhton dhe nga goja ime del njė belbėzimė apo njė akord fjalėsh tė pa kuptimta. -Pppo poo ssi jjo. Urdhėroni!!! Ngrej kokėn dhe e shoh prapė nė sy, dhe prap njė drithėrimė mė kaplon trupin. Pyes veten ēka dreqin kam qė e kam humb kėshtu kontrollin?? -Unė po kėrkoj lokalin dramatik. Vet me vete. Mua mė dramatizove kokėn e po kėrkon lokal dramatik. -Po i thashė tani po tė pėrcjell gjer atje. Harrova se kisha orė mėsimi, harrova monotin qė mė paraqiste ajo orė, ika ti ndihmoj atij. E mė shumė vetes, se e ndjeja thellė nė vete se pikėrisht afėr tij doja tė isha nė atė moment. Dhe kam njė jetė qė jam afėr tij, deri nė pafundėsi planifikojmė. Mbrapsht nė krye Mbretersha I Murgesha |
Ditari
"....... kam shkruar edhe me pare se u rritem bashke me Tanen. E morem ne shtepi qe te pakten te shkurtonim ate vuajtjet e Tanes te ciles i u desh per cdo dite te udhetoj 5-6.km.rruge deri ne fshatin tim,per te vijuar mesimet ne shkollen fillore. Perkrah shtate femive qe ishim,Tana per prindit e mi u be pjese e pandare e familjes,bile,prindrit emi me shum perkujdeseshin per Tanen se sa per neve. Nje vajze e zgjuar.Edhe pse akoma ishe e vogel ojo qendronte perkrah Nenes dhe e ndihmonte ato per punet e shtepis. Cdo te premte pas dreke Tana ikte per te shkuar ne fshatin e vet per te kaluar uikendet ne mesin e familjes. Dy dite te javes per mua dhe per terre familjen ishin dite me te veshtira,memzi pritnim te vije dite e diell e mbremjes qe te na kethehet Tana.Sa her qe vinte e puthte Nenen ne sy,na perqafonte te gjidhve. Afrohej mbarimi i shkolles tetvjeqare.Tanime edhe ne e kishim te qarte se Tana do te na ike pergjithmon.Edhe une isha i gezuar qe do te mbaroje klasen e tete.Por ndjesha ne shpirte nje mall dhe nje brenge se kurre nuk do te shoh Tanen. Erdhi edhe dita e ndarjes.Edhe familja e Tanes ishin te gezuar qe pas tete vjetesh Tana do te kethehet ne mesin e tyre. Ishte nje ndarje e dhimbshme.Lotet s`kishin te ndalur.Duarte e perqafuara sikur s`deshen te ndahen.S`deshen Jo!Na iku nje shpirte i nje vajze te bukur, te ndershme,nje pjese e jetes tone,nje moter me te cilin tetetvjet rradhasi ndame te miren dhe te keqen,nete te terra kaluam ne nje mbuloj,sikur te na kishte linde nje Nene. Ne shtepin tone mbreteroj heshtja.Nje heshtje e cila me shume i ngjante nje "morti".Largimi i Tanes me se shumti godati motren me te vogel. E kerkonte dhome me dhome,skaj me skaj.Thirte.dada eja eja!." Me shume ndoshta njeher tjeter.Ditari.........!?. _________________ Bota nuk ka nevoje per lotet e tua ti linde lulet,por per buzeqeshjen tende qe ti bej te celin....... Mbrapsht nė krye Kercovari |
Ishte njė ditė e zakonshme marsi. Viti i largėt 1990. Dita e parė e stinės sė pranverės, edhe pse kjo stinė e vitit kaherė sikur kishte humbur shkėlqimin e saj tė vėrtetė nė Kosovė.
Po afrohej fundi i javės, kurse unė me padurim prisja qė sa mė shpejt tė pėrfundoj ushtrimet dhe ligjėratat e asaj dite dhe tė kthehem nė gjirin familjar, pėr tė pushuar pak nga lodhjet qė di nganjėherė ti bėjė ai orar i stėrngarkuar i Fakultetit tė Mjekėsisė. As qė mė kishte shkuar mendja se kjo ditė marsi do tė ishte njė ditė qė do tė mė mbetet nė kujtesė pėr tėrė jetėn, sė paku jo e ndėrlidhur me njė ngjarje tė tillė pėr tė cilėn po shkruaj. Koncentrimin ushtrimeve qė kishim nga lėnda e sėmundjeve interne e prishi njė zhurmė e parėndomtė e automjeteve dhe piskamė e njerėzve jashtė ndėrtesės sė spitalit. Dhe pėrderisa akoma nuk kishim tė qartė se ēfarė nė realitet po ndodhė, hyrja e vrullshme nė klasė e njė motre tė shastrisur medicinale e ngriu gjakun nė damarėt tanė: Zotėri Profesor, studentė, mė falni por poshtė ėshtė rrėmujė e vėrtetė, shumė pacientė ia kanė mėsyer spitalit, nuk di se ēfarė po ndodhė, dėgjohet zhurmė e piskamė! Ndihmoni ju lutem! Pa diskutuar dhe pa zgjatur shumė u vėrsulem shkallėve teposhtė pėr tė parė se pėr ēka ėshtė fjala. Atje, nė hyrje tė spitalit, tollovi e vėrtetė: njerėzit bartin nė krahėt e tyre vajza tė reja e djem tė rinj, kurse veturat me sirena tė lėshuara nuk zgjedhin rrugėn pėr tė arritur sa mė shpejt deri te spitali. Tė sėmuarit lėshonin zėra lemeritės, kurse simptomet dominuese ishin shtangimet, vėshtirėsitė nė frymėmarrje, tė qajturit dėnesės i pėrcjellur me skuqje dhe djegije tė syve, alivanosje. Tė gjithė kėta janė nxėnės tė shkollave tė mesme. Gjatė procesit mėsimor nėpėr shkolla janė hedhur gazra tė dyshimtė. Fėmijėt janė helmuar!, ishin fjalėt e vetme qė kishin mundėsi tė thonė ata qė me shumė vėshtirėsi kishin sjellur kėta tė rinj e tė reja tė pafat para dyerve tė spitalit. U mobilizua atė ditė pothuasje i tėrė personeli i fakultetit tė mjekėsisė, kurse studentėve tė kėtij fakulteti pa planifikuar dhe padashje iu mundėsua njė kalitje profesionale nė njė gjendje kaq tė rėndė. Nė gjendje tė tillė morbide nuk ishte vetėm Prishtina, por tė sėmurė tė panumėrt vinin edhe nga qytetet tjera tė Kosovės. Nė valėn e tėrė atij kaosi dhe aktiviteti pėr ndihmė urgjente, njė taksi vozitės privat mė njė zė gjysmė tė shterrur na informoi pėr shumė nxėnės e qytetarė tjerė qė kishin nevojė pėr ndihmė nė qytetin e Ferizajt. Pa menduar shumė, bashkė me dy kolegėt tjerė u futėm nė veturėn e tij dhe ia mėsyem kėtij qyteti. Edhe pse shumė shpesh kam kaluar rrugėn Prishtinė - Ferizaj, si asnjėherė mė parė kjo rrugė mu duk e gjatė dhe e paarritshme. Dhe vėrtet doli e paarritshme pėr qėllimin pėr tė cilin ishim nisur! Nuk arritėm tu ndihmojmė tė helmuarve nga Ferizaj, nga shkaku se nė hyrje tė qytetit, te Qendra Policore e Sigurimit, na ndaloi policia e pozicionuar serbe dhe na prangosi me pretekstin se ishim duke prishur rendin dhe qetėsinė dhe ishim duke pėrhapur dezinformata mbi helmimet e nxėnėsve shqiptarė! Manteli i bardhė ishte kartela jonė identifikuese. Arma dhe mjeti ynė dezinformues! Pasuan bisedat informative tė shoqėruara me sharje dhe ofendime, kurse aty - kėtu edhe me grushtime, shqelmime dhe goditje kėrbaēi. Punė serbėsh! Pastaj na futėn tė treve nė njė qeli betoni qė nuk kishte mė tepėr se katėr metra katrorė. Mbi 20 orė pa gjumė, pa bukė, pa ujė, pa mundėsinė e kryerjes sė nevojave fiziologjike Por nuk ishte kjo asgjė, vėrtetė asgjė krahas dhembjes shpirtėrore qė ndjenim qė nuk arritėm tė bėjmė mė tepėr pėr fėmijėt e helmuar. Kurse edhe mė tragjik dhe prekės ishte fakti se nxėnės dhe qytetarė tė helmuar kishte sjellur policia serbe edhe nė Qendrėn e Sigurimit! Jo pėr tju ndihmuar, por pėr tė zbuluar dhe vėrtetuar mashtrimin dhe aktrimin qė bėnin kėta njerėz tė pafat qė kinse simulonin helmim! Nė vend se tė dėrgohen nė spital pėr tju dhėnė ndihmė, ata ishin sjellur nė polici pėr biseda informative. Burgosja jonė nė krahasim me atė tė nxėnėsve dhe qytetarėve tė helmuar ishte asgjė! Tė nesėrmen na dėrguan nė Gjykatėn komunale pėr kundėrvajtje nė Ferizaj, me akuzat e sipėrpėrmendura tė prishjes sė rendit dhe paraqitjes sė dezinformatave. Fati ynė nė gjithė kėtė fatkeqėsi ishte se atė kohė akoma nuk ishin larguar nga puna tė gjithė shqiptarėt me gjak shqiptari, kėshtuqė gjykatėsi I. H. vendosi pėr lirimin tonė nga aktpadia qė kishte ngritur policia serbe Ishte ky marsi i vitit 1990, kur nė kuzhinat nacionalshoveniste serbe ishte pėrgatitur ky plan morbid pėr helmimin e disa mijėra nxėnėsve dhe qytetarėve shqiptarė. Sot kur po shkruaj kėtė tekst, 14 vjet mė vonė, njė ndjenjė e dyfishtė ka kapluar qenien time: ndjenja e dhembjes dhe mėrzisė pėr gjithė atė tmerr qė pėrjetoi popullata kosovare ato ditė marsi, por edhe ndjenja e dinjitetit dhe krenarisė se pata rastin dhe mundėsinė tė bėj sado pak pėr vėllėzėrit e mi dhe motrat e mia qė kishin nevojė pėr ndihmė mjekėsore. Por, poashtu sot, 14 vjet mė vonė, disi kam pėrshtypjen se sikur kjo ngjarje ėshtė zbehur dhe shmangur nga vetėdija jonė kolektive, se e ka mbuluar njė pluhur mashtrues i harresės, sikur edhe shumė katrahura tjera qė kemi pėrjetuar nga pushteti fashizoid serb pėr disa dekada me radhė. Kurse kjo nuk guxon tė ndodhė, ngase mendoj se kjo ngjarje megjithatė paraqet njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sonė mė tė re, ajo simbolizon nė mėnyrė tė denjė qėndrueshmėrinė dhe sakrificėn tonė para tentimit makabėr pėr shfarosjen kolektive tė qenies sonė, paraqet njė tullė tė rėndėsishme nė kalanė e quajtur LIRI. Albanam |
Postuar: Sun Jun 13, 2004 11:22 pm Titulli i mesazhit:
-------------------------------------------------------------------------------- Plage Dashurie ... mall qe pervelon... -------------------------------------------------------------------------------- Fryn sot era dhe kaloj faqe perpara ne ditarin tim. Syte me shkojne rembimthi tek emri yt. Perseri faqja e ditarit u nderrua aq shpejt sa nuk e pashe me emrin tend sikur ai te mos kish ekzistuar kurre. Por ti ekziston, ekziston bashke me historine tone pavaresisht qe as une dhe as ti nuk e dime se cbejme apo nuk dime se cpo behet me ne. Pa e kuptuar, apo pa dashur, isha zhytur ne shtjellen e syve te tu dhe kisha humbur ne universin brenda tyre pa mundur aspak qe prej andej te dal. Si ndodhi?!Pse ndodhi?? Pa e kuptuar krejt papritur ti fillove te beheshe vet persekutimi, nje persekutim i pambaruar. Netet beheshin te gjata kur nuk te shihja, zemra me rrihte fort kur te mendoja, rruget dukeshin bosh,po krejt bosh pa ty. Tani dua te pyes veten: Ēkam qene une per ty? Kam frike se shoh te dalin para dy alternativa. Dashuri e paster apo loje interesante. Mendoj per to dhe me ther ne zemer. Po filloj te qaj. Ndoshta sdo arrij kurre ti sqaroj vetes se c“jane keto caste magjike qe sot me duken si skenat e nje filmi te vjeter. Ēdo gje me ben te te kujtoj dhe kete e urrej. Pra, urrej kohen qe me sjell keto kujtime... sepse, vuaj. Dhe une u lodha se vuajturi. Vuaja kur me thoje fjale te bukura dhe tani vuaj qe nuk me thua asnje fjale. Kaloj kohe me shikimin e tretur nga rruga duke pritur nje telefonate...sigurisht telefonaten tende. Vuaj vetmine dhe perpiqem ti jap shume kurajo vetes. S'guxoj te mendoj se te kam humbur. Ditet terheqin zvarre njera tjetren dhe kalojne per nje moment para dhimbjes dhe pastaj zhduken ne skutat e kohes. Dikush po qesh. Sa deshire kam te qesh edhe une, te ndihem e lumtur, sepse kam dite qe vetem qaj, dhe qaj duke shkaterruar veten.Mos ndoshta e dija qe sdo te me doje kurre ashtu, sepse njeriu vetem njehere dashuron ne jete dhe ti me siguri s'me kishe mua dashurine e madhe. Ti flisje shume por une s'e besoja. Ti e le cdo gje ne heshtje. Pse?! Apo mos valle isha une ajo qe nuk e vija re? Apo mos isha une ajo qe kerkonte kete heshtje per ne te dy??? Oh, une s'di me asgje, s'kuptoj me asgje. Mua, qe dua te harroj veten me rritet pa pushim deshira te eci mbi lotet e mi, te shkel mbi dhimbjen time, per ty! Po, eshte kjo qe me ben te shoh nga telefoni i heshtur. Ndoshta do te beja mire te shetisja dhe te takoja dike qe te me dashuronte, por jam e bindur qe kjo per mua ska asnje rendesi. Une te dua vetem ty me gjithe dhimbjen qe po me jep. Ka ndodhur qe ka rene telefoni, kam, kam ngritur receptorin...por asgje. Thuaj qe je ti, se vetem ti kembengulje dhe ti e di se une kenaqem me ate pak qe me jep nga vetja jote. Po dal ... Kjo zile s'do te bjere dhe per shume e shume kohe...edhe nese do te bjere une s'do dua te jem ketu. Do iki ne vetmine time, do mbyllem si guacka ne det. Qe ti mos te shohesh dhe ndjesh dhimbjen dhe mallin qe kam per ty. Ani se ndoshta nje dite do te mbytem ne detin e loteve te mi, ti jeto se jeta pa ty, per mua spaska kuptim. _________________ Murgesha |
Moderator/e
Anėtarėsuar: 30 Sep 2003 Mesazhe: 3161 Vendodhja: Nė Metropolet e Shėngenit Postuar: Tue Sep 21, 2004 1:54 pm Titulli i mesazhit: -------------------------------------------------------------------------------- Fetyrat te paraftyrura nga shkrimet mbrapa monitorit sikur zgjojne nje kurreshtje ,fotografit ideale te imagjinuar ne mendjen dhe koken marrin pamjen Objektive. dashurija dhe sinqeriteti qe aq shume per mes tastatures se PC eshte theksuar merre nje ciklon deshirash te njohesh dhe te komunikosh sikur te ishim rritur se bashku,te shkembejme tregime te gjata qe shume here jane edhe emocionale,qe te prekun ne qdo qelize te trupit. nje deshire e shumices eshte qe ndarja te mos jete e fundit,shoqerija pertrihet ne nje trende te ri,qdo kufi gjeografik i bashkone ne nje inzel te quajtur MSN. _________________ Poeti-Naki |
Prishtinas28_ch
Anėtarėsuar: 10 Nov 2004 Mesazhe: 41 Vendodhja: irak Postuar: Mon Nov 22, 2004 8:56 am Titulli i mesazhit: -------------------------------------------------------------------------------- ***Tash shko dhe mos u kthe me kurre*** Te kam dashte me gjithe qenjen time. Te deshta por ti shkove duke me lene vetem me gjithe dashurine qe kisha dhe ndjeja per ty. Ti ishe me e dashura e jetes sime te cilen kurr nuk deshta ta humbas. Ti me dhurove qastet me te kendshme te jetes, bere gjithe ate per mua, me dashte aq marrezisht por ne fund m“harrove e u trete sikur te mos kishe qene kurre. Vetem ti e din se qka ndodhi e humbi e gjithe ajo dashuri, ajo dashuri me te cilen mua ma pushtove zemren, mi pushtove ndjenjat, me bere ta ndjej ate fuqine e shpirtit, ti je ajo qe t“ kujtova me mall e ky mall i mallkuar per ty renkoi aq gjate dhe aq rende ne mbrendesine e thelle te shpirtit tim. Ti ishe diqka e veqante dhe e tille do mbetesh pergjithmone ne kujtesen time. Qastet me ty me percollen kudo dhe nuk me linin te qete as ne gjume, do mundohem sado pak ti ruaj sepse ato qaste e ato ndjenja ishin te shejta. Une te puthja me endje e ti klithje dhe luteje qe dashuria jone mos te humbas kurre. Tash mos e genje veten se e din shume mire se edhe une te kam dashte. Ti ishe me e vlefshmja ne jeten time, kete e dija mire por ndoshta une i gjori asnjehere nuk dita ta shprehi apo ta ruaj kete dashuri te magjikshme qe e pata dhe ndjeja per ty. Por ja qe sot jeta vazhdon edhe pa ty. Vetem kaq e paska pase dashuria jone te cilen ti gjithmone e quajte te pafund. Jam i lumtur qe e ndjeva dashurine tende, jam krenar qe te pata dhe qe te shijova ty se ti ishe ajo qe i tejkalove endrrat e mia. Sot gjitheqka ka ndryshuar dhe rruget tona jane te ndara, kane marre kahje te kunder per tu mos u takuar me kurre. Sot une te them: "Paq me me shume fat ne nje dashuri tjeter ish e dashura ime"! Sot keto fjale i flas nga zemra, mu nga kjo zemer qe dikur ma rrembeve ti. Tek une ke lene vetem kujtimin. ***Tash shko dhe mos u kthe mo kurre*** P.S. Ne ditet e ardhshme feston ditlindjen. Kesaj radhe nuk do t“me kesh prane. E gezofsh dhe gjitha t“mirat e jete ish e dashura ime. Me nderime per ty, dikur i yti ***Tash shko dhe mos u kthe me kurre*** Te kam dashte me gjithe qenjen time. Te deshta por ti shkove duke me lene vetem me gjithe dashurine qe kisha dhe ndjeja per ty. Ti ishe me e dashura e jetes sime te cilen kurr nuk deshta ta humbas. Ti me dhurove qastet me te kendshme te jetes, bere gjithe ate per mua, me dashte aq marrezisht por ne fund m“harrove e u trete sikur te mos kishe qene kurre. Vetem ti e din se qka ndodhi e humbi e gjithe ajo dashuri, ajo dashuri me te cilen mua ma pushtove zemren, mi pushtove ndjenjat, me bere ta ndjej ate fuqine e shpirtit, ti je ajo qe t“ kujtova me mall e ky mall i mallkuar per ty renkoi aq gjate dhe aq rende ne mbrendesine e thelle te shpirtit tim. Ti ishe diqka e veqante dhe e tille do mbetesh pergjithmone ne kujtesen time. Qastet me ty me percollen kudo dhe nuk me linin te qete as ne gjume, do mundohem sado pak ti ruaj sepse ato qaste e ato ndjenja ishin te shejta. Une te puthja me endje e ti klithje dhe luteje qe dashuria jone mos te humbas kurre. Tash mos e genje veten se e din shume mire se edhe une te kam dashte. Ti ishe me e vlefshmja ne jeten time, kete e dija mire por ndoshta une i gjori asnjehere nuk dita ta shprehi apo ta ruaj kete dashuri te magjikshme qe e pata dhe ndjeja per ty. Por ja qe sot jeta vazhdon edhe pa ty. Vetem kaq e paska pase dashuria jone te cilen ti gjithmone e quajte te pafund. Jam i lumtur qe e ndjeva dashurine tende, jam krenar qe te pata dhe qe te shijova ty se ti ishe ajo qe i tejkalove endrrat e mia. Sot gjitheqka ka ndryshuar dhe rruget tona jane te ndara, kane marre kahje te kunder per tu mos u takuar me kurre. Sot une te them: "Paq me me shume fat ne nje dashuri tjeter ish e dashura ime"! Sot keto fjale i flas nga zemra, mu nga kjo zemer qe dikur ma rrembeve ti. Tek une ke lene vetem kujtimin. ***Tash shko dhe mos u kthe mo kurre*** P.S. Ne ditet e ardhshme feston ditlindjen. Kesaj radhe nuk do t“me kesh prane. E gezofsh dhe gjitha t“mirat e jete ish e dashura ime. Me nderime per ty, dikur i yti V Mbrapsht nė krye |
Postuar: Mon Dec 27, 2004 7:17 pm Titulli i mesazhit:
-------------------------------------------------------------------------------- Diku ne kete bote, ne nje vend te larget, larg vendit ku u lindem si te gjithe shqiptaret atje jeton edhe babai im me mallin per vendin e tij i percjellur ne qdo hap, ne qdo vrime, ne qdo enderr dhe qdo dite e qdo nate, trupi me rrenqethet kur degjoj tregimet e tij se si qdo nate viziton vendlindjen (ne enderr), po ai me thot mua sonte isha ne K.... dhe pashe kete ate, te nesermen me thoshte sot isha tek shtepija bera ket pune ate pune,trupi me rrenqethet me tregimet e tija malli e ka kapluar ne boten e huaj larg te gjitheve ,vendit ku u lind dhe femijeve te tij, nuk e di se q`vale te jetes e derguan atje, dita e dites e ka kuptuar qe eshte vetem ne enderr sepse kur u zgjua nje dite tha sot isha ne Kl.... pashe A.... dhe me tha he Sh.... paske ardhur a, u ktheva dhe i thash jo jo A..... nuk kam ardhur po ne enderr jam. Une ula kryet nje pike loti shpetoi ika nga dhoma se nuk desha te me shohe nga qaje. Ky eshte malli yne per atdhe, mbesim me shpres se nje dite do te behet me mire DEA |
Sikur te isha afer jush,ndoshta do ta kem me leht,se kohev te fundit as Boten nuk e kuptoj,po qfar kuptimi ka Bota pa ju qe sa e sa koh?! Sikur ta dini se sa me mungoni,sikur ta dini se kjo munges veq vjen e shtohet,sidomos diteve te veqanta siq jan keto. Mundohem te jem e fort,dhe behem per sy te dikujt,por veq un e di se qka ka Zemra,qe ende shpreson se nje dite do te behet mire,dhe at dite e pres qe sa e sa koh me gezim. Me thojn se ka keq e me keq,dhe ashtu esht,por edhe esht mjaft keq te jesh pa ata persona qe i don me se shumti me vite te tera.
Genta |
Cingėrrima e telefonit mė zgjoi.
Zėri nga ana tjetėr dridhej, pėrpos qė ishte i gėzuar ishte edhe nostalgjik, dhe mė dukej se po vjen nga fundi i dheut. -"Me Fat Festa bija ime"- dhe ēudi edhe pse nė lidhje telefonike unė i shihja lotėt e tij. Tė falemnderit baba i thashė me Fat edhe Ty. -"O sikur ta dije sa po mė mungon"- i thashė dhe lotėt mė rrodhėn faqeve. Po i shihja lotėt e tij qė mė lagnin fytyrėn dhe ndjeja psherėtimat e tij. Ama ishte e vėrtetė, shumė e vėrtetė sa qė as qė kisha mė tė voglin dyshim se ishte vetėm njė ėndėrr. Ėndėrr e gėzuar pasojė e mendimeve tė mia tė djeshme. Eh sa mė ka marrė malli, qė nė momente tė tilla tė jem atje, atje ku gėzimi ėshtė gėzim, e jo gėzim e vuajtje bashkė si kėtu... _________________ Murgesha |
Castet kalojne ne heshtje pa lene gjurme.
Me nevrikos pakapshmeria e kohes qe me ruan vetem surpriza te pakendshme,qe shpesh here me bejne te zgurdulloj e te ferkoj syte ne pritje te nje zgjimi apo te nje kthjellimi te ketij realiteti kaq te turbulluar.Nga ana tjeter pres me padurim se kur do te marri fund kjo pritje qe po me mprehteson shqisat sidomos ndaj nje shenje te re prej saj. Por ne fund te fundit kam arritur ne perfundimin se nje kohe e gjate ankthi,stresi,melankolie, i le vendin qofte edhe per nje dite te vetme,nje gezimi fare pa arsye. Eshte me te vertete nje frymemarrje e fresket per atmosferen e rende qe me ishte krijuar perreth.Sikur njeriu mos te ishte shpresues i pandreqshem, s'ka dyshim qe edhe keto dite te pakta entuziazmi nuk do te peshonin fare ndaj diteve te plumbta te merzitjes. Dhe ja,nen tingujt e nje kenge,ne faqet e nje romani,rastesi e pritshme. Dashuria,kjo fjale here-here kaq e embel,here te tjera mizore dhe ne ca momente jo me pak absurde,me kujton ne kundershtim me emrat,vendet,ndodhite qe me degjojne veshet,gjithmone ate,fjalet e saj,buzeqeshjet e saj,enderrimet e saj qe per mua shnderrohen ne ideale. Prej te ardhmes pres vetem qe diēka befas,t'i trondise themelet e asaj qe tani po e quaj te zakonshme dhe te me beje te le pas kraheve dhjetrat e kilometrave qe na ndajne. Me ate magjine e gjerave qe ndodhin te pakontrolluara e qe s'te lene kohe te kuptosh se ēfare po ndodh. Nje moment i imagjinuar,qe mbase i jetuar do te me dukej akoma me shume imagjinar . _________________ Honesty |
Sonte perseri ra erresira!
Sonte per qudi eshte ndryshe, nga netet e tjera. Sonte per qudi hena shendrit, se bashku me yjet. Sonte kjo nate, eshte pjese e neteve te mija pa gjume. Eshte thejsht moment i duhur per nje kafe expres, e pire nga deshira,per te ndierenje hidhesi ne fyt,ne stomak, e thelle ne shpirte. Netet pa gjume nuk jane te pelqyeshme,per mendjen time.meteori i saj vihetne levizje dhe une nuk e shuaj dot aparatin e fikjes ne erresire. Sonte eshte e diel,mesnata ende nuk ka kaluar,nuk dua ta programoj diten, pasi nuk me pelqejne suprizat qe ajo me dhuron. Veshtroj henen dhe yjet prane saj,qetsin e kesaj nate e thejne valet e detit tek valviten njera pas tjetres. Mua me vjen nje mendim fluturues kur i degjoj valet, sa i quditshem ky mendim. Valet e detit sikur qojne loje dashurie mes veti, sa i degjoj me endje, por diqka me grryen ne shpirt e nuk dua ti degjoj gjate tek valviten, Valeve te detit tek lozin njera me tjetren, sa ua kam zili. Me shtyejn te mendoj ne dashuri,te cilen nuk e kam, me shtyejn te mendoj tek TI qe mua me takon, peisazh i shpirtit te pazbuluar. Mjafton ti mbylli syte e permalluar dhe vertet te shoh, Te shoh TY qe me takon Te shoh TY qe te takoj Shoh syte e tu me pafundesi Shoh syte e tu si gure shkembi Shoh duart e tua te nxehta Shoh gushen tende si gushe pellumbi Ndegjoj zerin tend te embel Ndjej doren tende tek me shterngon Ndjej aromen tende te veqante Ndjej frymemarrjen tende Sa e quditshme kjo nate te pashe, sonte prap TY te pashe. Nuk dua ti mbylli prape syte, se perseri te shoh TY Sa e quditshme kjo nate,mua me lodh kjo rutine. Dua ta thej qetsin e kesaj nate UNE me TY, e jo valet e detit. Po shoh nje yje tek shuhet, po shoh ghurmen e tij flakeruese pas. Do doja me kurreshtje ta pyesja, Ku eshte AI i cili me takon mua? Ku eshte AI te cilit i takoj une? Por prape do heshti nuk do pyes fare se e di se nuk do kem pergjegjen. Athua kush eshte fajtor qe nuk kam gjume ne sy? Erresira,nata,hena,yjet,deti,valet,kafja,koha,UNE apo TI? Perseri nje nate me kujtime qe i pershtatet kohes se kaluar. Sa me lodhe prap kjo rutine. Nuk e dua edhe nje nate sikur kjo. Dua qe naten tjeter, te jem me TY qe me takon MUA, dua te jem me TY ketu prane detit,te valvitemi sikur valet e detit qe ato te na kane zili. Tani gjumi troket ne dritare. Po shkoj ne shtrat pa i mbyllur perdet fare. Dua te flas me yjet dhe henen ndoshta me thone diqka per TY. Perseri ne gjume Perseri ne enderr me TY ************************************************************ Me dashuri te kesaj nate Flaka |
Jashte filloje te bije shi.Qaje une qane natyra...
Kety jam,jam vetem tani,ne kete moment per ty,me ty.Shpresoje se do ta mbijetojme jeten dhe te na mbajen kujtimet.. E ndjeje se ti ndjen dhimbje,fetyra jote tashe eshte vec kujtim....I tretur ne endrra te nates degjova zerin tend...Zgjohu te lutem zgjohu.. Disi i hutuar nga klithjet tuja te embela hapa syte,fetyren tende kishte kapluar pikllimi e nga syte e tu pikonin lotet...Mendova qe ti je hena ime qe me perqafone e une ylli i juaj qe shkelqen,por ne zemrat tona ra kjo plage qe ngadal na shkatrron...Me dore po shkruaj me zemer po vuaj,me lot ne sy po mendoje per ty... _________________ Tė dua aq shumė,sa dashurin ndajė vetėvetės e harrojė Mbreti I Lazdrani |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:25. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.