![]() |
[b]Memedheu[/b]
Memedhe quhete toka ku me ka renure koka, ku me ka dashur mem' e ate, ku me njeh dhe gur' i thate, ku kam pasure shtepine, ku kam njohur perendine, stergjyshet ku kane qene dhe varret qe kane vene, ku jam rritur me therrime, ku kam folur gjuhen time, ku kam fis e ku kam fare, ku kam qeshur ku kam qare, ku rroj me gaz e me shprese, ku kam deshire te vdese. |
[b]Dashuria[/b]
A Do tė lėvdoj dashurinė barabar me perėndinė, se dashuri e vėrtetė, na mban tė gjallė nė jetė. S'e kam parė perėndinė, shoh ngaherė dashunnė; dashuria mbretėron, se njeriu pa tė s'rron. Cinė tė besoj taninė, perėndin' a dashurinė? Perėndi nė kėte jetė ėshtė dashuria vetė. C Kur jeshmė tė vegjėl, si moll' e pabėrė, putheshim ngaherė, ditėnė tė tėrė; vij e tė kėrkojė, vij e tė thėrresė, losnim tė dy bashkė, rronim me njė shpresė. Mba mend sa tė desha, mba mend sa mė deshe? Mba mend si mė thoshe e vogėl kur jeshe? Tani qė jam burrė, tani q'u madhove, dashurin' e parė pse vall' e harrove? Tani q'u poq molla, e hanė tė tjerė, mikn' e djalėrisė s'e qas as nė derė! Po, si dallėndyshja vete nė vend tjetėr dhe kthehctf.' prapė nė fole tė vjetėr, Ashtu zėmra jote mundet tė kujtojė mikn' e djaleris dhe prapė ta dojė. D Digjem, pėrvėlohem se tė dua shumė, ditėnė mendohem, natėn rri pa gjume Lulete tė dilnin, mike, sa tė dua, kėtu do tė vinin tė qajnė me mua. Zogjtė tė dėgjonin, do t'mė rrinin prane dhe do tė kėndonin, tė harroj sevdanė. Asnjeri ne jetė plagėn s'ma shėron, pėrveē mikja vetė, qe vjen e lėndon! E Bukuria jote, leshėrat e tua posi pėndė korbi, tė gjata mbi thua, ballėtė si diell, faqetė si mollė, qafa jot' e gjatė, mesi yt i hollė, sisėtė si shegė, dhėmbėt si thėlpėnjė, buzėt si burbuqe, sytė si gėshtėnjė, dora si dėborė, fjala jote mjaltė, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė; gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua, po zėmėra jote u bė gur pėr mua! F E mban mėnd, moj Marė, dashurin' e parė? Njeri nuk e gjegji, se jeshmė te vegji. Unė pa ty s'rrojė, vij' e tė kėrkojė; tl pa mua s'rroje, vij' e me kėrkoje. Nė lule me erė putheshim ngahere, dhe si burr' e grua losnim nėnė ftua. Njė ditė, tė dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinė tė besoj taninė, perėndin' a dashurinė? Perėndi nė kėte jetė ėshtė dashuria vetė. C Kur jeshmė tė vegjėl, si moll' e pabėrė, putheshim ngaherė, ditėnė tė tėrė; vij e tė kėrkojė, vij e tė thėrresė, losnim tė dy bashkė, rronim me njė shpresė. Mba mend sa tė desha, mba mend sa mė deshe? Mba mend si mė thoshe e vogėl kur jeshe? Tani qė jam burrė, tani q'u madhove, dashurin' e parė pse vall' e harrove? Tani q'u poq molla, e hanė tė tjerė, mikn' e djalėrisė s'e qas as nė derė! Po, si dallėndyshja vete nė vend tjetėr dhe kthehctf.' prapė nė fole tė vjetėr, Ashtu zėmra jote mundet tė kujtojė mikn' e djaleris dhe prapė ta dojė. D Digjem, pėrvėlohem se tė dua shumė, ditėnė mendohem, natėn rri pa gjume Lulete tė dilnin, mike, sa tė dua, kėtu do tė vinin tė qajnė me mua. Zogjtė tė dėgjonin, do t'mė rrinin prane dhe do tė kėndonin, tė harroj sevdanė. Asnjeri ne jetė plagėn s'ma shėron, pėrveē mikja vetė, qe vjen e lėndon! E Bukuria jote, leshėrat e tua posi pėndė korbi, tė gjata mbi thua,ballėtė si diell, faqetė si mollė,qafa jot' e gjatė, mesi yt i hollė,sisėtė si shegė, dhėmbėt si thėlpėnjė,buzėt si burbuqe, sytė si gėshtėnjė, dora si dėborė, fjala jote mjaltė, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė; gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua, po zėmėra jote u bė gur pėr mua! F E mban mėnd, moj Marė, dashurin' e parė? Njeri nuk e gjegji, se jeshmė te vegji. Unė pa ty s'rrojė, vij' e tė kėrkojė; tl pa mua s'rroje, vij' e me kėrkoje. Nė lule me erė putheshim ngahere, dhe si burr' e grua losnim nėnė ftua. Njė ditė, tė dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur nė ferra, nė gurė, u fshehm' kaqė bukur, Sa s'ugjendm'dot kurrė... G 0 moj lulja manushaqe, ndėgjo dashurinė ē'thotė: Tė lozėm faqe pėr faqe, Tė na pėrzienė lotė. I Pika-pika bie shiu dhe dėbora flokė-flokė, vetėtin e fryn veriu, breshėri kėrcet mi tokė! Le tė fryjė er' e ftohtė, s'ka ē'mė bėn dimėri mua: Dashuria mė mban ngrohtė, se pushtoj atė qė dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dėbor' e shi, sa flė njeriu me gas, kur ka mikenė nė gji! |
"Burrat nen hie, lozin e kuvendojne, pika qe s'u bie, se nga grate rrojne"
Kjo ishte nga Cajupi apo jo? |
[b]Deshire[/b]
Kush lė mikenė qė ka edhe ndahetė me shokė pėr tė fituar para, nuk i ka mėntė nė kokė. Ikėni, more tė mjerė, ikni deti tek t'u nxjerrė, se pėr mua dashuria, ara, vėshti dhe shtėpia mė bėjnė tė rroj me gas, se s'dua tė lė gjė pas. S'dua tė iki si pėrpara, dua tė rroj nėpėr ara, mikja pranė tė mė ketė, tė punoj aratė vetė. Fatmirosh, mot e nga mot grur' e misėr tė kem plot, tė kem raki, tė kem verė tė ėmbėlė si sheqerė. Tė vete me bagėti, me qe, me dhen e me dhi, dhe t'i shpie rrėzė malit, tė hanė majėn e barit; dhe kur tė pjellė njė dhi do t'i vė kecnė nė gji. Nuk iki nga Shqipėria si punojn' ata qė s'dinė, mos e dhėntė perėndia, tė ndahem me dashurinė, sa tė mund tė rroj mė pak, po kėtu tė bėhem plak. Dhe nė vuaj, le tė vuaj, tė mos vdes nė vėnd tė huaj! Tė shoh mėmėn._ e babanė, tė kem dhe motratė pranė, dhe kur tė vdes, tė mė qajnė pas zakoneve qė kanė: Tė mė marrėnė nė duar, tė qajnė me lesh lėshuar, dhe mikia, kur tė vijė, ta qaj' e tė ulėrijė. *********** II Ku janė vaftet e parė, stėrgjyshėt sa mirė qenė shkonin jetėnė pa ndarė edhe dojnin mėmėdhenė. S'kish pampor e s'kish gjemi, nukė vinin tė fitonin, atdhenė s'c lij njeri, po punonin edhe shkonin. Kau nukė kishte zgjedhė, as fre pėr kalin e fortė, dhe si s'kish njeii tė vjedhė, shtėpitė qenė pa portė. Aratė s'kishnė sinuar, s'kish tė pasur e tė varfėr, dheu qe i Julėzuar, kafsh' e njerz rronin tė afėr. Nukė kishte njerz tė liq, se Jufta s'kishte dhe daJė gjithė bota qenė miq, qenė vėllezėr nė baIJė. Po tani, zot' i vėrtetė, njeriu ngjan me arinė! Nukė hiqetė kjo jetė, se njeriu ha njennė' sot s'mbretėron dashuria, nukė kemi dashuri, s'na mbeti as trimėria, sot rrojmė nė robėri. ****** III Sot e tutje nė shtėpi mikia tė mbretėrojė, cilido nga miqt' e mi pėr zonjė duhet ta njojė. Kur tė vete nėpėr ara, kur tė korr e kur tė mbjell, tė kem mikenė pėrpara, kur tė shij e kur tė vjel Dhe nė stan kur tė mė shotė, me qe, me dhėn e me dhi mikia t'i numėrojė se mos m'i vjedhė njeri, tė mė zbukurojė stanė, tė bėjė djathė tė butė, t'u hedhė qėnet tė hanė, tė na ruajn' nga hajdutė. Edhe nata kur tė vijė tė marr mikpnė nė gji... Dhe hėnėza tė na ndrijė dhe tė na kenė zili. ******** IV 0 shokė, ē'u prish dynjaja si pėr burra dhe pėr gra, tani shitetė sevdaja, mjer' ai qė s'ka para. I pasur, tė palltė varri, ti qė bleve dashurinė dhe nuk e le si nė pari, tė martė djalli shpirtinė! Ndėgjoni, more tė ri, ndėgjoni dhe ju tė ra: duani atė qė di, jo atė qė ka para. Duani dhe vjershėtorė barabar me perėndinė, se rri me lule nė dorė edhe kėndon dashurinė. Ata qė janė lėvduar, me kėngė nga vjershėtori, janė burra tė ndėgjuar dhe rrojėnė sa Tomori 0 ju tė ra e tė ri, u lutem tė mė kėndoni, qė tė kini dashuri, kur tė vdes tė mė kujtoni. * 1) Vargjet jane marre nga cikli "Deshire". Ne nje pjese te vjershave te ketij cikli Cajupi pohon se i shqiperoi nga vjershetori romak Tibuli. Vjershat i kushtohen pėrgjithesisht motivit te* dashurise, *megjithate* poeti* yne* gershetoi* ne to* edhe nje varg problemesh te tjera shoqerore. Midis tyre shquan mendimi per dashurine e sinqerte dhe jeten e thjeshte bartore, per dashurine ndaj* atdheut, per ndarjet e pabarabarta shoqerore si dhe pėr degjenerimin e njeriu t ne shoqerine e kohes. * |
[b]Kopshti i dashurise[/b]
0 pėllumb' i shkruar, do t'tė marr nė duar dhe duke kėnduar gjetkė do t'tė shpie: Nė njė vend t'uruar dhe tė lulėzuar, nė uj'tė kulluar edhe nėn hie; Afėr tek njė lumė ku ka lule shumė, tė biem nė gjumė, hena tė na ndrijė; Yjtė tė shikojnė, zogjtė tė kėndojnė edhe tė na zgjojnė dita kur tė vijė. Pa ngrėn' e pa pirė s'mbetemi, moj Mirė, se u'ndaj tė gdhirė dėrgoj e na sjellin: Qumėshtė tė dhirė dhe djathė tė mirė pa uj' e pa hirrė, dhe rrush kur tė vjehn; Ngjalė nga Janina, mjaltė nga Kanlna, verė nga Voshtina ujė nga Sopoti; Mollė nga Horia, mish nga dhėnt' e mia, desh nga Labėrla, na e faltė zoti' * |
[b]Kurbeti [/b]
Mitrua, kur u martua ndėnji njė muaj me grua! Erdhi dita pėr tė ndare dhe u ndanė duke qarė! Gruaja qėnkej me barrė dhe kur polli, bėri djalė. Po Mitrua ku ish vallė? Motėmot qė qe larguar, njė kartė s'i kish dėrguar! Ku t'i shkruaj mėm' e mjerė pėr djalėnė qė kish lerė? Tri vjet, katėr, dhjetė shkuan! Mitrua harroi gruan! E varfėra se ē'pėsoi, tė ritė vetėm e shkoi. Ē'e deshi tė tillė burrė, qė s'e pati pranė kurrė! Gjith' bota ven' e vinė, Mitrua harroi shtėpinė, nuk e di qė ka dhe djalė! Rron a ka vdekur vallė? Kėto thosh grua e mjerė, po burrit i mbajti nderė. E zeza grua se ē'hoqi! Humbi shpresėn tek i shoqi: kur pa ngrėn' e kur pa pirė, punoi e rriti tė birė. Kurbeti, shokė, kurbeti, kush vate e nukė mbeti? Mitrua zuri Misirė, po puna s'i vinte mirė. Qysh tė vejė puna mbarė pėr tė zeztė shqipėtarė? Shkretojėnė mėmėdhenė, tek perndon dielli venė! Ku vini, more tė mjerė, se sot s'ėsht' si njėherė, qysh vini nė vend tė huaj, kur s'dini as gjuhnė tuaj? Lum kush rron nė vend tė tij me qe, me dhėn e me dhi. Mos u ndani nga shtėpia, tė mos mpshojė1) perėndia, se perėndia, kur mpshon, gjynaqarėt i mundon. Puna nukė ka tė sharė, po punoi vetė n'arė, zini ēapėn e hostenė dhe parmėndėn qė ēan dhenė. Nga fėmia mos u ndani, po punoni qė tė hani; Grurėtė qė bėni vetė, u harrin pėr kėtė jetė. Me zakonetė qė kini, kurbenė duhet ta lini, tė nderēim jini, tė zotė, po nderi sot s'ka te shkuar, e drejta nė kėtė botė ėshtė fare shtrėmbėruar... Nė kurbet venė tė tjerė, ata qė s'duanė nderė, se zakonet u ndėrruan; burri qė fiton, shet gruan, burratė rrojnė nga gra!... Po pėr Mitro shqipctare kėto zakone tė ra nuk i dukeshin mbarė. Ndaj hoqi e voi shumė, kur pa buk' e kur pa gjumė, rrahu Misirė tė tėrė, nukė la punė pa bėrė, gjithė jetėn nen' urdhėr, qeseja si kokė hudhėr, E shoqja e kish qarė, njėzet vjet qė s'e kish parė! Dhe nė mos e paftė kurrė, djali u rrit, u bė burrė, mėmėn do ta mbajė mirė me tė ngrėn' e me tė pirė. Pas njėzet vjet, nga kursimi, Mitros iu shtua fitimi, solli ndėr mėnd Shqipėrinė gruan e tij dhe shtėpinė; psherėtiti zėmėr' e tij dhe qau si ēilimi; Dhe te nesėrmet, ndaj tė gdhirė, Mitrua e la Misirė. Ta kish ditur, kur ish ndarė qė la gruan me barrė, mbase kish ikur mė parė. Shtatė dit' e shtatė net bėri Mitrua nė det; mbaroi udhėn e gjatė dhe vate nė fshat me natė. Ne shtėpi u afėrua, Ndėnji pak e u mendua, dhe me vete tė tij thosh: «Nė gjeēa shtėpinė bosh? Nė mos e gjeēa tė gjallė Gruanė!» Me kėto fjalė Shikon shtėpinė me dritė edhe vate nė fėngjitė1) tė shojė kush ėshtė brėnda, t'i pėrgjojė ja ka ėnda. Djali kuvėndon me mėmė; «Pse qan, i thosh, kur ke mua? Ē'kanė shkuarė t'i lėmė dhe duajmė si tė dua. Tė dua, thosh mėm' e mjerė, me shpresė tėnde kam rruar, nga ti harrova qederė, dhe gjith'ato qė kam vuar, dhe sot rroj me shpresė tėnde" Kur gjegji kėto kuvėnde, Mitrua ngriu nė fėngjitė. Fatziu, ē'vuri nėr mėnde! Vuri syn' e pa nė dritė, pa njė trim tė ri me gruan! Mėndja ju turbullua! Mitrua kujton Misirė, sheh vetėhenė me brirė!?... 0 Mitro, mendoju mirė, mėma pėrkėdhel tė birė, nukė tė ka turpėruar, se me nder tė madh ka rruar! Ē'mendohesh, more fatzi! Hyrė brėnda nė shtėpi dhe merr djalėnė nė gji. «0bobo! sytė ē'mė panė! Tha Mitrua si i marrė. Pashė gruan me jaranė, po tani do t'ju bėj varrė! Do t'u bie me kobure, t'i lėshoj nė shesh shondure.1) Mua tė mė vėnė brirė!» Tha, dhe goditi te bire! Meme e zeze ulėriti, pushtoi djalėn dhe briti, po Mitrua nuk priti, pushka krisi dhe njė herė, ra pėrmbys dhe mėm' e mjerė!2) * 1) pa shpirt, pa jetė 2) Ėshtė ndėr baladat mė prokėse, jo vetėm tė Ēajupit, por tė gjithė letėrsisė sonė tė traditės. Motivi i fatkeqėsive qė sillte kurbeti nė jetėn shqiptare endej nė krijimtarinė popullore, sidomos tė krahinės sė Zagorisė. Poeti, mbi bazėn e kėtij motivi, krijon njė poemė tė bukur, me tone tė theksuara dramatike. Toni rrėfimtar i saj krijon njė pėrfytyrim tė gjallė pėr heronjtė dhe mentalitetin e kohės. Fundi tragjik i personazheve vjen si njė pikė kulmore me njė ngjyrim emocional drithėrues.Poeti e pėrjeton thellė tragjedinė qė do tė ndodhė,prandaj nė njė ēast tė mprehtė ndėrhyn, kėrkon t'i hapė sytė personazhit tė tronditur, por ėshtė i pafuqishėm tė parandalojė veprimin fatal. Mitroja do tė shkojė drejt kėtij veprimi, sepse nuk mund tė pėrfytyrohet kjo figurė jashtė gjithė mentalitetit tė kohės dhe tragjedisė qė sillte pėr njeriun largimi jashtė atdheut. Prandaj* fryma realiste vjen nė kėtė poemė mė e fuqishme se nė gjithė krijimet e tjera poetike tė Ēajupit. * |
[b]Vaje[/b]
Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė, lotet qė kam derdhur s'mė janė dhe tharė! Shumė vjet u bėnė, sot u mbushėn dhjetė, qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh nė jetė! Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė? S'tė vjen keq pėr mua? S'te vjen mall pėr djalė? 0 ėngjėll i bukur, mos mėno nė botė, kthehu tė tė shomė, tė na mbeten lotė. S'rrojmė dot pa tynė, ti si rron pa neve? Motemot qė rrojtėm bashkė, s'mė urreve. Atje. tek rri janė qipariz' e varre. .. Kthehu tė tė shomė, mos na le pėr fare! Mos na le tė gjorė, me zemėr tė ngrirė, kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė; E ke lenė foshnje, tani u bė burrė, s'arrite ta rritje, s'tė ka parė kurrė! Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė. po s'mund t'i pėrgjigjem, se mė mbytin lotė: Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė, duke psherėtitur te zot' i vėrtetė. 0 zot i vėrtetė, s't'erdhi keq pėr djalė, kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė? Tė mė keshe marrė, do tė qe mė mirė dhe tė rronte mėma, tė rriste tė birė. Me se rrojnė foshnjat? Ē'i rrit ēilimitė? Dashuria e mėmės dhe pėrkėdhelitė. 0 zot, tė jam falė, mos mė le tė mjerė, dėrgom' Evgjeninė ta shoh dhe njė herė! «Pse s'kuvėndon mirė, more punėbardhė, cili vdiq njėherė dhe prapė ka ardhė? Gjith' humbasėn gruan, mėmėn e babanė, po ata qė mbetėn si ti nukė qanė: tė vdekurin lotėt s'e bien nė jetė, po lutu dhe falu tė rriē djalėn vetė. Doje drit, o qiell, more dritėn time dhe mė mbushe jetėn plot me hidhėrime! Tani rroj pa shpresė, ndaj s'dua tė rroj, se dhe perendine tani s'e besoj! ********* I I Diten c vitit tė parė U be qiameti i math: nga dėbora qė ka rarė faqez e dheut u zbarth. Cingėrim'* errėsirė, jashtė veriu pėllet, bie bor' e breshėrirė dheu duketė, si. det! Ėshtė natė, nat' e zisė, Vetėtit edhe gjėmon, njė ėngjėll i perėndisė dergjet sėmur'* e rėnkon! Ka tri dit' qė po mundohet dhe me vdekjpn qėrton, po vdekja s'do tė mėrgonet se shpirtin e saj kėrkon! Perėndi, lėmė tė gjallė, po lutetė mėm' e mjerė, tė mund tė rrit kėtė djalė, s'ka njė javė qė ka lerė. Kush do ta marrė ta rrisė? Jetim qysh do tė rrojė? Kush do t'i japė tė pijė, si unė kush do ta dojė? Kush do ta dojė Stefanė? Mė ndje, o zot i vėrtetė. se Stefani ka babanė dhe do ta rritijė vetė. * |
[b]Zolejka[/b]
Nga gjithė vėndet, Misiri, ka qen' e ėshtė m'i miri: gjithmonė jeshil bari; s'ka tė sosurė behari. .. Pem' e lule gjithė moti, e ka bekuarė zoti. Piramidhetė me diell, kanė kokėnė nė qiell. Buēit Nili nat' e ditė, bie uje tė floritė. .. vadit fushėnė tė tėre nukė ka vėnd tė mos zėrė, Ujiten dhe hurmadhjetė dhe venė, venė pėrpjetė. Veriu s'reshtet kurrė, kur ze e lot me pelhurė, mbanė Nilit punėmbarė ka qenė Tani; mė parė, ka qėnė kryqyteti se kėtu kish fronė mbreti. Tani ka qenė njė herė qytet i madh e i gjcrė; nė mes tė kėtij qyteti ka qenė pallat i mbretit, se nė kėtė qytet rroi Apofi, kur mbretėroi. Pranė mbretit, nga veriu, rrinte zoti Petefriu, i nderuar nė Misir, se mbreti e kish vezir. Mendjemadh e zemėrmirė kishte nė dorė Misirė: Petefriu mbretėronte se Apofi shum' e donte; Apofi me Petefrinė bashkė rrinė, han' c pinė. .. Petefriu u martua mori Xolejkėn per grua. Moj Zolejke, nga ke dalė qė ke diellin nė ballė? Zolejkė, kush tė ka bėrė qė manitenė tė tėrė? Tė ka bėrė zoti vetė, nukė ke shoqe ne jetė! Kush pa bukurinė tėnde dhe nuk lojti nga mėntė? Kur do Zolejka tė dalė me karrocė ja me kalė, vetėm a me Petefrinė, ysmeqarkat pas i vinė. Kur del Zolejka merr erė dalin dhe shumė tė tjerė, nukė rri njeri pa dalė, kush ta shojė mė nė ballė! Zolejka rri e mentuar dhc ve kokėnė nė duar. .. ysmeqarkatc s'guxojnc te lozin e tė kendojnė. Ē'ka Zolejka qė s'gėzon? zonjė si ajo kush rron? Kush ka tė tilla tė mira? Kush ka gjėra tė pavdira? Kush ka burrė mė tė mirė? Burr' i saj urdhron Misirė'. . . Dashuri moj dashuri! S'peshon ergjėnt e flori'. . . Sa para bėn madhėria? Nukė blihet dashuria. Duro, Petefri, duro! Zolejka nukė tė do'. . . Apofi, mbret' i Misirit i tha njė ditė vezirit: pėr gjah sivjet s'kemi vatė, po tė vemi kėtė natė, se ditėn bėn shumė vapė; nė mėngjes ktheheml prapė, Mbreti kėtė fjalė foli, Petefriu jashtė doli ysmeēin e tij kėrkoi te Zolejka e dėrgoi t'i thote tė mos e presė. Nė pezul tė penxheresė rrij Zolejka, si ngaherė, kur pa Josifnė mė derė. Nukė qe njėzet vjeē djalė. mustaqja s'i kish dhe dalė, ish i bukurė si ēupė. dhe pėr tė pirė nė kupė. Arapinka tė kėndonin, Zoiejkėnc pergėzonin. Zonjė, mė dėrgoi zoti Petefriu fuqiploti, kėtė natė mos e pritni vetėm tė hani, tė pini: pėr gjah sonte do tė venė qė tė dy bashkė me mbrenė. Kėto tha djali dhe priti, po Zolejka psherėtiti, Pse mban kokėnė mėnjanė? Qasu tė rrish kėtu pranė, dhe Petefriu me mbrenė ku tė duan le tė venė. Ti tė rrish sonte me mua, Josif, die qė tė dua! Tė dua, tė dua shumė dhe gdhij natėnė pa gjumė... Qė ditėnė qė tė pashė, zemėrnė time ta dhashė. Dale tė tė puth njė herė! Kėtė natė mos mė lerė vetėmė me ysmeqarė, Josif, bėhu djal' i mbarė!... Eja tė rrish kėtu pranė, kuvendojmė pėr babanė, pėr mėmėn qė tė ka bėrė dhe pėr njerzt' e tu tė tėrė. Pse ke lėnė mėmėdhenė? Kush tė shiti, ku tė gjenė? Pse erdhe zure Misirė? Jeshė, foshnjė, s'mba mėnt mirė. .. Po vėllezrit qė kam pasur si vėlla s'mė kanė dashur, dhe mė shitnė pėr tė holla!. .. Faqja jote posi molla, goja jote si qershia, s'tė ēmonetė bukuria!... Tė dua, Josif, tė dua' Sonte do tė rrish me mua; do tė ham' e do tė pimė, tė dy vetėm do tė rrimė!. .. Se ėshtė jona kjo natė, zoti e bėftė tė gjatė! zoq e bilbilė, kėndoni, kur tė gdhiet tė na zgjoni... Mos ki turp, mos u bėn djalė. Zonjė, zonjė, tė jam falė! Jam rob' i zotrisė suaj; kėto fjalė mos m'i thuaj!... Jetim i shkretė, fatziu, mė ka Merė Petefriu, si baba mė ėshtė sjellė, mė ka rriturė si pjellė, mė ka mbajturė me shpresė, s'guxoj t'i da! i pabesė'... Nga burri im mos ki frikė: mbaj me vete kėtė thikė, prapa derėsė tė fshihesh dhe kur tė vijė, t'i biesh!... Vraje Petefrinė vetė! Pastaj tė mė kesh pėr jetė. .. 0 Josif, mos u largo! Josif, Zolejka tė do' Rri me mua kėtė natė.. . Nukė jam si gjithė gratė: Gjithė trimatė mė duan, mbreti pėr mua le gruan, po si ty s'dua tė tjerė. lemė tė te puth njė herė! Edhe e puthi sa deshi. Josifi u ngre nga sheshi i mjeri kėrkon tė dalė. . . Zolejka ju ngjit si ngjalė, U zėmėrua sa qau' Dhe zu Josifnė nga krau! Ky e shtyti me tė fortė dhe dolli jashte mė portė. Zolejka mbet turpėruar me sakon e tij nė duar: (Josifi, qė ta lėshojė, Qiti sakon tė shpėtojė.) Dita s'qe dhe gdhirė mirė, Zolejka si egėrsirė nga inati. qė kish marrė priti burrėn duke qarė! Ē'ke qė qan, o shpirt, i thotė dhe vate t'i fshijė lotė, po Zolejka qa mė shumė. Ku mė le vetem, o lumė? Ike mė le me tė tjerė. .. Josifi mė prishi nderė? Erdhi natėn tė mė zėrė Dhe ra me mua tė flėrė! Do tė mė kish turpėruar sikur tė mos jeshe zgjuar! Tė mos keshe kėtė thikė. . . kur e pa, i erdhi frikė dhe hapi derėn e shkoi po sakon kėtu harroi! Kur dėgjoi Petefriu gjithė kėto fjalė, .ngriu; kur pa dhe sakon e tia, i erdhi rrotull shtėpia: Zolejkėn tė turpėrojė Josifi?. .. Tani tė shojė. .. Dhe urdhėroi ta zėnė, brėnda nė bodrum ta venė! * * |
[b]Fragment nga drama "Burri i Dheut"
Murati*)[/b] Ndėgjo mirė se ē'tė themi, Tė duamė gjithė ē'jemi sulltana, njė shqipėtarkė, tė mban pėr drek' e pėr darkė, dhe unė, ti e di vetė, tė nderoj me tė vėrtetė, tė mirat qė tė kam bėrė i di, zonjė, bot' e tėrė. Tė dua si time bijė, prandaj rende mos te vije, Tani nder' i Shqiperise dhe madhėri e Turqisė njė punė nga ti kėrkojnė dhe mir e ndė paq' tė rrojnė. Duhetė, ti dhe Selimi, q'u rrėfye kaqė trimi, me luftėra qė ka bėrė q'e lėvdon njė bot' e tėrė, duhetė, them tė bashkoni dhe qė sonte, tė martoni. Tė kam dashur si njė pjellė, shumė ligsht mė je sjellė, po shumė do tė tė dua, zonjė, po tė ndėgjosh mua, ndryshe do tė qash me lot, se me mua s'e nxjerr dot. **** Mamica 0 sulltan, mos me trėmb mua, se nuk jam si ēdo grua, ti e di mirė se ē'jeshė dhe ē'jam; bijė mbretėreshė. Jam bij' e Kastriotit, c atij trimi qė vare, mos harro, jam shqipėtare! Po ē'mund tė bėj e mjera, kur s'mund tė dal dot nga dera, kur jam mbyllur ndė pallas si njė zog ndė njė kafaz! Po ndėgjo, sulltan Murati: Kastrioti ē'faj tė pati, qė vrave me tė pabesė katrė djemt' e vetė pesė? Ay tė dha miqėsinė, ashtu si kėrkove tinė dhe djemtė peng t'i dėrgoi fatziu, se tė besoi. Me ē'ke bėrė ti pėr mua, qahesh se nukė tė dua dhe ēuditesh, egėrsirė, se nukė tė sillem mirė? Qahesh sikur s'e di shkaknė, gjaku, sulltan, kėrkon gjaknė! Kur s'ka princėr shqipėtarė pėr mua mbeti kjo barrė; zot, n'ėsht' e rėndė pėr mua, me pahir tė vdes, ē'e dua, ē'e dua, zot, jetėn time, kur jam e shkretė, jetime? Zot, ē'e dua kėtė jetė, kur s'mund tė marr gjaknė vetė? Kur shoh vendė tek kam lerė tė zotuar nga tė tjerė! Kur shoh armikn' e shtėpisė, q'ėshtė mbret' i Shqipėrisė! Kur shoh atė qė ka vrarė tim at' me fis e me farė; kur e shoh ndė kėtė jetė tė kėnaqur e tė qetė! Kur e ndėgjoj tė mė thotė, qė s'ka tjetėr mbret ndė bote Gėzohem, sulltan Murati, se shoh qė tė zu inati pėr njė grua shqipėtare, qė nukė tė peshon fare, edhe tė shtyn, duke share, ta vraē njė ditė mė parė, se do tė vdesė mė nairė, se tė shoh njė egėrsirė. Mė le, duketė tė gjallė qė tė mė martosh me djalė, edhe, pėr nder tė krushqisė, mė fal fron' e Shqipėrisė! S'ėshtė jotja Shqipėria, Jo! E gjeē nga perėndia! Dhe fron' e saj nuk e dua me gjak nga duart' e tua! Ay qė do tė mė marrė, tė lajė gjaknė mė parė... Sa pėr Selimnė, tė qoftė! Ėshtė djali yt, tė rroftė! Murat, tė birė tėnd kurrė Mamica s'e do pėr burrė, se s'do tė tė bėjė vjehrr, se nukė tė bėn dot nder; bijė mbreti shqipėtare, Mamica s'tė peshon fare. ***** Murati Me kėto fjalė qė thua, sikur tė mos jeshe grua do tė mė zinte inati, do tė shoje ē'bėn Murati, me gjithė ē'fole pėr mua, unė pėrsėri te dua. Mė vjen keq se gjithė ē'bėra pėr ty, vanė dėm tė tėra: mė vjen keq se, po tė doje tani ndryshe do tė rroje; do tė keshe kupėtuar, sa mirė tė kam qėndruar, tė dua si time bijė, Mamica, keq tė tė vijė, pėr veten tėnde mė parė, ti kuvėndon si e marrė, tė lashė thuaj tė gjallė, tė tė marr nuse pėr djalė, qė tė mė shtohet fuqia ndė vend tėnd; po Shqipėria, Shqipėria jote trime ėshtė sot ndė dorė time, atje pėr ty s'ka nevojė Selimi tė mbretėrojė. Sot shqipėtarėt mė duan, sa dhe besėn e ndėrruan: myslimanė qė tė tėrė sot pak janė tė krishterė; Shqipėtarėt myslimanė mbret' e pejgamer mė kanė dhe pėrgjėrohen pėr mua. Me kėto fjalė qė thua ti nuk' i di, shqipėtarėt nuk janė si tė parėt, qė vriteshin pėr lirinė; sot janė ndėnė Turqinė, kanė zakone tė tjera, duan nishane, rytbera,*l) titull, pozitė) vetėm njė trimėri kanė tė vritenė pėr sulltanė, vetėm njė shpėrblim kėrkojnė; t'i mburrin e t'i lėvdojnė, dhe s'kanė tjatėr dėshirė janė shumė zemėrmirė, dhe punojnė pėr tė tjerė... Nukė janė si njė herė; liri s'dinė ē'do me thėnė, kėto ndjenja i pėrzėnė, se s'e duan Shqipėrinė, po luftojnė pėr Turqinė, janė kaq trima, burra, sa s'u bėn para lėkura dhe vriten me njėri-jetrė sot, pėr njė gunė tė vjetrė. Shqipėria u ndėrrua, nga faq' e dheut u shua, sot viset e Shqipėrisė janė njė cop' e Turqisė. Ata njerėz qė mė nderojnė, kėtu si duan punojnė, vrasėn, presėn, han' e pinė, se kanė ndihmė Turqinė. Ndonjė prej ta, kur ngre kokė, me pak a me shumė shokė sot s'mėnojmė ta qėrojmė me tė fala q'u dėrgojė... Kėtu mbretėroj pa frikė, se janė burra besnikė, prandaj trimat qė kam pranė gjithė shqipėtarė janė, s'duan tjatėr mbret, veē mua, pastaj zotrote je grua, nukė them, se s'je nga sua, po yt' at sot u harrua. ***** Mamica Mendjen time ta rrefeva qenke m'i lik seē pandeva, nukė paske gjak ndė faqe, kur pandeh se mė kėnaqe me kėto fjalė qė fole. Me kaqė prova qė solle pėr trimatė shqipėtarė, duke nuk i ke dhe parė, i gjete gafil,1) i qeshe prandaj punove si deshe; po Shqipėria s'u shua dhe dita u afrua, qė do tė ndizet si zjarr, tė shoē ē'punon shqipėtari, tė ligatė qė ke bėrė ndė turq edhe nė tė krishterė edhe gjakn' e Kastriotit, njė ditė do ta paguash. Friko, mburru sa tė duash. prishe, digje Shqipėrinė, me shumė ia shton fuqinė, mė tepėr ia shton inatnė pėr Turqinė, pėr Muratnė, sado tė bėsh tė kėqia s'humbet kurrė Shqipėria; pėr lirinė, shqipėtarėt, si tė sotmit2) dhe tė parėt, kanė vdekur, do tė vdesėn. Mburre, q'u ndėrrove besėn dhe pandeh se i ke ndarė? Ti nuk i njeh shqipėtarė: myslyman e tė krishterė janė vėllezėr tė tėrė, kanė njė gjak dhe njė shpresė, nuk kanė tjetėr besė, dėshirė kanė lirinė dhe besė shqipėtarinė. Leri tė sharat mėnjanė, se hie nuk tė kanė, Murat, leri qesėnditė, se do tė vijė njė ditė, dit' e bardhė, dit' e mbarė, qė do tė bėjnė varrė nukė tė vjen turp njė ēikė? Si s'mė binde dot me frikė, zure me ca dhelpėrira, dhe me ca fjalė tė mira tė mė qeē') e tė mė thuash, tė punoj si qė tė duash. Guxon mė flet pėr tim atė, qė vrave vetė me dorė, dhe pėr njerzt' e mi tė tjerė, qė dėrgove dhe u therė! Shihni, shihni gjakėtorė qė flet pėr kėta shėnjėtorė! Guxon tė mė kėshillojė, ju thaftė gjuha nė gojė!... ***** Murati Ti qėnke vėrtet e marrė, nukė lodhesh duke sharė? Si guxon e flet pėr mua? Nuk e di se, po tė dua, tė pres kokėn? ** Mamica E di mirė, se ti je njė egėrsirė, egėrsirė si ariu, me fytyrė si njeriu. Nuk tė shoh dot pėrpara, prandaj dua me tė shara, Murat, tė tė ēoj inatnė, tė mė vraē si dhe tim atė: thermė me duar tė tua, pse trėmbesh sot nga njė grua? Ti do tė mė lesh ndė jetė, se ke njė qėllim tė fshehtė do tė m'apsh Selimnė burrė, se do tė tė bėhesh urė, tė bėhem urė tė shkosh, ndė vend tim tė mbretėrosh. Jo, Murat, jo! Shqipėria s'ėsht' jotja. Perėndia e mėrgoftė nga ky tmerr. ***** Murati N'ėsht' jotja, pse s'e merr, kur mund ta marē pa lėftuar, kur ta 'fal me tė dy duar, ecė zėre, paē uratė, fronė qė tė la yt atė. Po tė kesh Selimnė burrė, Kėtė fron s'e humbet kurrė, do ta trashėgosh pėrjetė, se ėshtė trim i vėrtetė. Mirė, mua mos mė duaj, se jam i lik, si mė thuaj, se tė verbon zemėrimi, po ē'tė ka bėrė Selimi? Pse rrėfenesh zėmėrgurtė sot pėr njė trim kaqė t'urtė? Ka trim ndė kėtė botė mė tė mir' e mė tė zotė? Ti nga se nuk e do vallė? ***** Mamica S'e dua. se e ke djalė') mos ma trego, e di vetė q'ėshtė trim me tė vėrtetė; vendet qė ka sot ndėr duar, ay trim i ka zotuar; tėrė bota e lėvdojnė me gisht tė tėr' e tregojnė, Selimi shum' u ndėgjua. Do tė qe burrė pėr mua, tė mos e keshe ti djalė, kėtė trim kaqė tė rrallė. Murat, preje kėtė shprese, hiq dorė nga kjo martesė, se Selimi zėmėrmirė s'ka sot tė tillė dėshirė, dhe di qė s'mund ta marre burre, kjo krushqi s'bėhet dot kurrė, Mamica, tė thonė, mori tė bir' e njė gjakėtori? Sot' bij' e Kastriotit, o sulltan, s'trėmbet tė vdesė, po s'e do kėtė martesė, thermė, vramė, e ke nė dorė, po me njė turk s'vė kurorė. Dua burrė shqipėtar, burrė tjetėr nukė marr, burri qė do tė mė marrė, eshtė mbret per shqipėtarė, dhe kėta, sido qė thuaj, nuk duan mbret tė huaj, Murrat, kete dije mire: Ose me ler sot te lire dhe m'ep prapė ē'mė ke marrė, mbretėri ndėr shqipėtarė, a, nė mos ke kėto mėnde, thermė sot me dorė tėnde. Shqipėria s'pret nga mua, s'ka nevojė pėr njė grua. Sot lajme tė mira mora: tė ka shpėtuar nga dora Skėnderbeu Kastrioti. im vėlla, me faltė zoti. N'ėshtė e vėrtetė kjo fjale, nė kam sot vėlla tė gjallė, ėshtė mbret' i Shqipėrisė, dridhu, sulltan' i Turqisė, dhe futu vėtė mbė vėrė, se shumė faje ke bėrė. ****** Murati Ah' Beson kėtė pėrrallė qė ke njė vėlla tė gjallė? Yt vėlla, moj kokėtrashė, ka vdekur, po ti shėndoshe, ka njėzet vjet q'u varros, tani u tret e u sos. **** Mamica Mjaft, se nga fjalėt e tua zemėra m'u copėtua. E di, kėto janė fjalė, e di, kjo ėshtė pėrrallė, Murat, unė te di mirė, Skėnderbeut ia ke pirė gjaknė, qėkur ishte djalė, po ay trim qė ka dalė **** Murati sot si bir' i Kastriotit, duket do tė ketė ngjarė dhe gjaknė do t'ia marrė. Sot vetė kam pėr tė dalė, tė vėrtetoj kėtė fjalė, ta gjej kudo qė tė jetė, ta njoh pėr vėlla tė vetė; shqipėtarėt do besojnė, do tė ngrihen, tė lėftojnė. Sot duhetė tė pandejnė qė shikojnė Skėnderbejnė dhe kėshtu, ne ktė mėnyrė, o sulltan me dy fytyrė, qė nukė fryhesh me gjak, mbase t'i vimė pėr hak... ***** Murati Bushtrė, me kėtė kuvend tani do tė tė vė mend. Tė ka marrė koka erė, do tė bėsh dhe shok tė tjerė, dhe me ca fjalė tė rrėme, tė mė punoni llagėme?1) Me tė sharat qė ndėgjova, dosė, shumė tė durova, tani t'u mbarua fati se tepėroi inati; nesėr nisu ja pėr ,varr, ja pėr martesė! *** Mamica Barbar, Mamica s'trėmbet tė vdesė, po s'do tė tillė martesė! *** Murati Nesėr shomė. * Mamica Ē'do tė shoē? * Murati Burr' a varr do tė kėrkosh. * *) Fragmenti ėshtė marrė nga drama nė vargje «Burri i dheut». Drama u mbarua nė vitin 1907. Miku i Ēajupit, Sofokli Ēapi e botoi nė Kajro tė Egjiptit (1937) veprėn e lėnė dorėshkrim. Ēajupi shkruante se kėtė dramė ia kushtoi atdheut dhe njėkohėsisht porosiste tė birin, Stefanin, qė tė nderonte pėrherė kujtimin e heroit tė madh, Skėnderbeut: Me kėtė vepėr qė shkrova, pėr atdhenė them punova, dhe pėr djalėn tim Stefanė, qė tė kujtojė babane tė nderojė Skėnderbenė qė ka nderuar atdhene! Subjekti i saj ka tė bėjė me ngjarje qė zhvillohen nė pallatin e sulltan Muratit. Problemi themelor ėshtė njohja e Skėnderbeut tė vėrtetė, «zhdukja» e tė cilit ėshtė ndėrthurur nė njė intrigė disi tė ngatėrruar. Dihet historia e zhdukjes sė djemve tė Gjon Kastriotit, por nė ē'rrethana shpėtoi Gjergji? Rreth kėtij shqetesimi Ēajupi thurri nje subjekt, i cili, siē thote vetė nė parathėnie, nuk i pėrgjigjet me besnikėri fakteve historike. Sipas kėtij subjekti, Skėnderbeu shpėtoi nė sajė tė pėrpjekjeve tė Fatimesė, njė grua shqiptare, e cila ka pranuar tė martohet me sulltanin pikėrisht pėr tė kryer kėtė mision tė rėndėsishėm. Nė fshehtėsi tė madhe, ajo ka kėmbyer djalin e sulltanit, Selimin, me Skėnderbeun, qė u rrit sikur tė ishte i biri i sulltanit. Nė njė ēast tė caktuar, kjo e fshehtė del nė shesh dhe fillon hakmarrja e shqiptarėve kundėr sulltan Muratit dhe vėllait tė tij. Nė kėtė* fragment do tė ndiqni dialogun e ashpėr e tė ten-sionuar midis sulltan Muratit dhe Mamicės, motrės sė Skė-nderbeut. Pėr tė arritur synimet e tij, Murati do ta martojė Selimin (tė cilin e pandeh si birin e vet) me Mamicėn. Ky dialog pėrbėn rastet mė tė arriratė dramės, ku, nė mėnyrė tė vecantė, spikat portreti i Mamicės, vajzės me cilėsi tė larta morale |
[b]Fragmente nga komedia "Pas Vdekjes" [/b]
I Zeneli, Adham-Uti (Hyjne bashke ndode te klubit, ku gjenden do karreklla, nje tryeze ne mes, ngarkuar me gazeta, me doredoreshkrime. Me te djathte, njč dollap; me te mengjer, nje telefon ne mur.) Adham-Uti: (Me zemerim.): Cude! Smund te marr vesh! Yt zot, kryetar i klubit, me dha fjale te piqemi ketu me 8 pasdreke, dhe ti me thua qe ska dhe ardhe! I the, bre, se kush jam une? A i tregove qe jam une, doktor Adham-Uti, qe po rri e pres?... Zeneli: (Duke qeshur nen buze.): Doktor efendi, nuk i thashe gjesendi beut, se seshte ketu sot! Adham-Uti: Dreqi te marrte!... Zeneli: Qysh! Mos e thuaj prape kete fjale se... Adham-Uti: Ma paske gjuhne si bilbil! Zeneli: (Me vete.): Qenka i cmendur! Adham-Uti-Zeneli-Vurkua Vurkua: (Duke hyre me rrembim): Zenel, a erdhi Skendo beu? Zeneli: Jo, zoti Vurko, po sbesoj tč menojé. Prit pakez,ne mos ke pune. Vurkua: (Duke ndenjur.): Do ta pres te vije. Adham-Uti : (Madheshtor.): Do te rri dhe pakez, sido qe kam pune shume! Vurkua: (Ne vesh te Zenelit.): Kush eshte ky? Zeneli: (Duke folur fort.): Si! Se njojtke, a? Zotenia eshte doktor A-dha-mu-ti nga Frasheri, nga katund i Naim beut dhe... Adham-Uti: (I pret fjalen.): Naimi ishte nga katundi im! Msou te flac!... Zeneli: (Duke qeshur nčn buze.): Me ndje, zoteni, po...(Duke ulur kryet) me ndje, doktor Adham-Uti! Vurkua: (Duke qeshur.): Lot a qesh, o Zenel? Cfarč emčr ky, me qafsh? Adham-Uti: (I vrenjtur.): Duket ste pelqen! Vurkua: (Me qetesi.): Jo, zoteni, fort i bukur, per bese! Adham-ati yt i pari dhe Uti emer i dyt i Udhisit, si thote Omeri... Zeneli: (I habitur.): Ja se cdomethene te jesh i ditur!Un i gjori ket emer e pandeje shqip... Dhe duke ditur se doktori esht i krishtene, po mendoneshe se cdite luset shent Adham-Uti qe te veje ta uroje dhe ti thoshe: per shume mot gezuar! Adham-Uti: (E rende.): Sido qe duket ky emčr, (keqyr Vurkon) un e kam nderuar! Zeneli: (Veshtron Vurkon): Včrtet, včrtet! Zotenia eshtč sheronjes i ndegjuar Adham-Uti: Dhe shkronjetor, vjershetor! Vurkua: (Duke unjur): Tu ngjate jeta, doktor Adham- -Uti! Besa gezonem qe njojta sot zoterine tende! Nder i math, per zone! Une jam Vurkua, korres- pondenti i gazetes «Rrufeja». Adham-Uti: A! Qenkej gazetar! Vurkua: Ndaj te lutem te me thuash cmendonen njerzt e medhenj per Shqiperine qé te shkruajme ne gazeten tone. Adham-Uti: Domethene, ti kerkon sot nga une «interview»? Vurkua: Po, Zoteni, qe ta botoj te "Rrufeja". Adham-Uti: Mos thuaj «Rrufeja» po thuaj "Rrufea"! Rrufe, rrufea; liri, liria dhe jo lirija! Do ti them dhe Skendo beut! Kjo gjuhe qe perdorni ju sot seshte shqip! Pun e gjuhes ka rene ne duart te liga dhe kurre ska per te vatur mbare!... Abe tari qe perdorni ju sot seshte per te qene!... Vurkua: (I mbire.): Qysh! Po e ka vendosur Kongres i Manastirit... Adham-Uti: (Me rrembim.): Kongres i Manastirit. ceshte Kongres i Anastirit? Kush vate? A vajta une? Vurkua: (Duke qeshur.): Pse svajte, or zot? Adham-Uti: A! a! Perpara me thoshe: doktor efendi, tani qenkam vetem zot, se fola te verteten! Thash ato qe jane! Dhe guxon te me kerkosh «interview»! Jo, jo, skam zakon une, te jap "interview", jo, per gazetat tuaja. Vurkua: Spandeje kurre..., ste dije per armik te gazetave! Adham-Uti: Ja ku e- msove tani dhe thuaje ne gjithe bote me ane te «Rrufese», ne ka njerz te kendojne te tille flete!... Keto jane fjalet e fundit! Vurkua: Jane mjaft pir tu cuditur! aOl-Uti (Me zemerim.): Pse per te quditur? Adham-Uti: (Me zemerim)Pse per te cuditur? Fundi, fundi, s'me dersin veshi per bote mua! Dreq o pune! Ndčgjo. Cfitim do te kem une kur te shkruash ti per mua: «Doktor Adham-Uti, sheronjes i ckelqyer, qe ka botuar kaqe vepra te bukura ka gjetur nje bar te ri per ethet, nje tjeter me te quditshem, me te nevojshim per grate shterpa, ka sot gati per te botuar nje abetar fort te mbaruar per shqipen me letra te ra, dhe per abetar eshte munduar dhjete vjet plot edhe tre muaj? Gazetat mua sme ryjne ne pune! Levdata nuke dua nga kerkush! Po te kerkoje te tilla gjepura, mor zot, do te marre sot me te mire do te te rrefeje se per cpune kam ardhe ! Skendo beu... ti tregoj vetem ket abetar te msoj a mund te jet i pelqyer te xhonturqit a u vjen mbare qe te perhapet dhe te perdoret nde shkolla te Shqiperise; a duan te ma blejne a mund te shpres nga qeveria ne Stamboll pune te mire per kete sherbim te madh! Skendo beu me tha ta sjell sot nde klub abetar keqyrin bashke me zonjezen Lulushe, qesht mesonjese per cupa, dhe po te jete kjo per mbare, do ta vere perpara nde shke qupave; dhe mu dorezua per xhonturqit, te kenaqen teper dhe dic do te bejne per mua: mund te me dergojne deputet ne Stamboll!... Vurkua: Po ky abetar pse do te viret vetem nde shkolla te cupave? Zeneli: Vertet! Pse? Adham-Uti (Fodulll): Po se kuptoni, a? Vłrkua: Per syt e ballit, jo! Zeneli: (Me gaz.): Un e gjeta! Se cupat jane femra, u pjell mendja!... Adham-Uti: Cdel nga kjo gje? Zeneli: Qysh? Jane me te zgjuara se nga djemte dhe do te nxene me mire abetarin... Skam arsye!Seshte e vertet? Vurkua: Si dy e dy bejne katre. Adham-Uti (I rende.): U kripsha trute... Shkaku i vertete eshte ky: cupat behen gra... dhe burrat bejne si thone grate... Per kete send kam shkruar nje liber te gjer e te gjate. Vurkua: Ahere, zoteni, pun e abetarit eshte ne dore te zonjezes Lulushe? Adham-Uti: Edhe ne dore te Skendo beut, se ky e ka fort mire me xhonturqit, i ka miq me te vertete. Vurkua (I habitur.): I ka miq! Adham-Uti: Prandaj, si te thashe, as pyes fare per njerz te .tjere dhe per lepushkat tuaja!... Vurkua As per «Bashkimin e Kombit», as per «Diellin»? Adham-Uti Jo! Vurkua: As per «Rrufene», as per «Shkopin»? Adham-Uti: Aspak!... Mor zot, pse ben dem fjalet? Skerren dot fjale nga une... spres nder nga njeri kurre... levdata sdua! Sido qe te thone, sheronjes si une jane te rralle: sheroj sy, veshe, hunde, kembe! Cdo lengate druhet nga une!... Do te thuash qe s'kam shume «mushterinj»! Kurre mos arcin! Leri te vuajne! Kush u ka faj? Vurkua: Po abetarin pse kerkon ta shec te xhonturqit? Pse sia fal Shqiperise? Adham-Uti: Ah, ta fal!... Te vras mendjen une! Te punoj dhjete vjet dit e nate... dhe pastaj ta fal... dhe kujt? Shqipetareve!... Dhe te mos ma dine!... Sa vjet qe punojne shqipetaret per gjuhen ahqipe dhe sgjejne dot nje abetar per te qene!... Une vetem e gjeta dhe tek e kam nde xhep! Zonjeza Lulushe, ne ka dy koqe mend, do te cuditet kur ta kendoje! Do te lere mende!... Vurkua: Skam dyshim! Do te vije dhe ajo sot ketu? Adham-Uti: Posi, po! Skendo beu rae dha fjalen. Vurkua: A e nje zonjezen Lulushe? Adham-Uti: Po si se njo! Tervit kish temen me pak ethe. Per kete lengate kam gjetur, si te thashe, nje bar te cuditshem: kush esh' per te sheruar sheronet, ne mos po vdes ne gjume pa kupetuar, pa u munduar aspak, Keshtu, pra, kur e piu e em e Lulushes... Vurkua dhe Zeneli (Bashke.): U sherua! Adham-Uti: Vdiq, vdiq ne gjume, si ckeshe thene!... Zeneli: Bar i mire; nje me nje!... Adham-Uti (Te Vurkua.): Keto jane, zoteni, veprat e mia! Levdata sdua! Fjalet i merz era!... Pune, pune.. Cdel nga gazetat? Kurrgj':... Prandaj mos u mundo kot, mos'humb kohen: nuke kerren dot asnje fjale prej meje! Vurkua: (Duke qeshur pak.): Mjaft jane keto qe fole, zoteni. Tani, tu ngjate jeta! Lamtumire, doktor efendi!..('Del jashte me vrap.) Adham-Uti (Me inat.): Ah, i mallekuar! Me bere te flas shume! Pa dashur te dhashe «interview»! Po te mos me dalc perpara syve tjater here! III Adham-Uti, Zeneli Adham-Uti (Shikon oren.): Cudi! Ora 8 1/2 dhe Skendo beu sduket te vije!... Bre Zenel, po as zonjeza Lulushe serdhi? Zeneli: Jo, zot, jo! Spashe asnje grua te na vije sot ketu! Adham-Uti (Me zeinerim): C'domethene! Mos qeshin me mua... Dreq o pune! (Rri prane tryezes dhe merr e kqyr doreshkrimet qe gjenden mbi tryeze. Pas pak, ngrihet me vrap, i habitur, duke thene me rrembim.): Vdiq Haxhi Aliu! Dreq o pune. Mos me bejne syte!... Po jo! Paska vdekur pa prite e papandyer! Une e lashe mire! Pak i dobet, po jo per vdekje! I gjori Haxhi Ali! I mjeri Ali Haxhi! I gjori deputet, e keshe mik! Dhe kerkonte te me vinte ne buke te qeverise! Fatziu Haxhi Alil Haxhi! Paska vdekur! Zeneli: Jo, zot, jo! Ska vdekur! Po mbase heq shpirt! Adham-Uti: Ska dhe vdekur!... Po ahere, cthoni ketu? (Kendon doreshkrimin.): «Me hidherim te math mesuam se deputet i ckelqyer Haxhi Aliu dha shpirtin»... (Te Zeneli): Dreq o pune! Ju i vdisni n]erezit me te pahir!. Zeneli: Tu ngjate jeta, duet te dish se nje gazete me rendesi si «Liria» duhet te kete gati shkrime per cdo puni, per cdo gjeme qe mund te takoje nje dite, qe te mos ndodhet gafil. Per shembell: kete nate, ne mes te nates, mund te na vije nje tel-shkrim te na lajmeroje se Haxhi Aliu henngri buk e fiq e vdiq! Drejtor i «Lirise » ska kohe ahere te msoje se kur lindi i ndieri, nga kush lindi, ku lindi, cka bere dhe cnuke ka bere ne jete te vet. Per kete shkak, Skendo beu ben gati shkri-met... dhe keshtu Haxhi Aliu mund te vdese kur te doje, gazeta jone do te shkruaje per te gjer e gjate qate cast. Adham-Uti: (Keqyr doreshkrimin.): He, he! Pa dyshim, Haxhi Aliu do te kenaqej fort sikur te kendonte kete shkrim plot me levdata!... Pra, me thuaj, bre Zenel, sa dit jane qu shkrua ky artikull? Zeneli: Jane mjaft dit, zoteni, se drejtori i «Lirise » di cpunon kurdohere; per gjithe njerzt e ckelqyer kemi gati shkrime te vdekjese! Kemi per mbretret, se jet e ketyre varet shume here nga nje filxhan me kafe, nga nje thike, nga nje revol!... Kerai shkrime gati dhe per deputenjte, se me te shumet jane pleq... kemi per shkronjetore te ndegjuar, per njerz te medhenj, me nje fjale. Adham-Uti: Per njerz te medhenj? Zeneli: Po si, po! K per shembull, nje sheronjes i math mund qe te beje kembet bige si cdo njeri tjeter... Adham-Uti: Ashtu bir, ashtu vertet (Si mendohet do pak.). Nuke me thuaj, pag urate, me ke a sme ke per te math, mua Adham-Utin? Zeneli: Mi pyet ne je plak? Adham-Uti: Jo, bre bir! Te pyes a me ke mua pe raath? Zeneli: Ne je fort i gjate? Adham-Uti (Me betesi): Zo, bre Zenel! Dua te me th ne jam dhe une nje njeri i math, domethen jam i ndegjuar si sheronjes, si shkronjetor ment?... Zeneli: Ashtu thuaj, de!... Adham-Uti: Fole pa ndrim. Une, doktor Adham-Uti a ajam njeri i math? Zeneli (Me ndrim):. Ne je?... Adham-Uti: Njeri i math? Zeneli: Besa! Sdo pyetur: je i math? Adham-Uti (i kenaqur): Mos qesh me mua!... Zeneli: Jo, per koke te Skendos, ska dyshim qe je i raath! Adham-Uti: Nga m0 kuptove? Zeneli: Se nuke je i vogel. Adham-Uti: Tjeter shkak? Zeneli: Se ke mjeker dhe ske qime ne krye, je shinik, ma ke si kungull! Ndaj them se jesh a qeros,a i mencur. Adham-Uti (I kenaqur): Ditke dhe tc tilla? Zeneli: Mi ka mesuar gjyshja, ndjese paste! Adham-Uti: Ndjese paste! Paska qenur e mencur. Beut yt, Skendo beu, do te kete bere gati dhe per mua nje shkrirm te vdekjes. Fole, bre Zenel, me qafsh! Zeneli: Sdo pyetur! Ska dyshim; se vertet sje deputet po sje sot trim i ri, je burr i thyer... fjala mos na dalte e dalte e marrte dhene!... Adham-Uti: Mire, mire! Po, bre Zenel, a mund te te ve bese? Zeneli: Per cpune? Adham-Uti: A mund ti mbash fjale te fshehur? Zeneli: Sa per kete gje, mos ki frike: Jam si pishku... S'me kerren dot fjale as me dare. Shpyrti me del po fjala sdel nga goja ime! (Me vetehe). Nde kish e nde xhami... Adham-Uti: Fort mire! Me kenaqe... Na merr kete mexhite. Zeneli: Sido qe jam mysliman me vjen te bej kryq me dy duar... Adham-Uti: Pse? Zeneli: Thone qe je fort doreshtrenguar. Adham-Uti: Mos beso boten. Zeneli: Nje mexhite per mua? Adham-Uti: Kam dhe dy te tjera per ty, bre Zenel, sikur te me tregonje... Zeneli: Dreq o pune! E mora vesh, per zone! Do te shoh cka shkruar im zot dhe per ty... shkrimin qč do te botoje «Liria» kur te na lesh shendene? Adham-Uti: Te lumte, a ma rrefen?, Zeneli: Dreq o pune! Pse jo! Po te lutem dhe une, ne vend te mexhiteve te me besh nje te mire tjeter qe ste koshton gjisend prej xhepit, se thone qe jot shoqe tep vetem pese grosh diten... Adham-Uti: ckerkon nga une, bre djale? Zeneli: Ketu, skerrej gjesendi, vetem sa jetoj si mos me keq. Adham-Uti: E?... Zeneli: Mendonem te vete ne Misir, nAleksandrie. Adham-Uti: E pastaj? Zeneli: Ty, zotni, ste behet fjala dy, ndaj te lutem te mapsh nje leter per kryetarin e «Bashkimit» te me vere ne pune. Adham-Uti: Po a e di emerin e kryetarit? Zeneli: Besa jo! Emri sme vjen nder ment, po me kane thene qeshte nje mustaqemath me nje trup atje lart dhe me dy sy... Adham-Uti: Do te thuash: nje cope mish me dy sy! Ha, ha, ha... doemos qe ka te holla?... Zeneli: Po, zoteni, ka do ara nga e shoqja; eshte nga ata burra qe rrojne nga grate! Adham-Uti: Seshte per te share per kete pune, mor i mallekuar, se dhe une vete... po cna duhen keto fjale? Thuaj pra, cpune do te kerkosh nga kryetari i «Bashkimit»? Zeneli: Faqja me nder te me vere tellall nde burse. Adham-Uti: Po a di ti te besh nje te tille pune? Zeneli: Po si po! Te kam nje ze si shpelle... Adham-Uti: Ze te forte ka dhe veshgjati, po s'rryn dot ne burse, bre Zenel. Pastaj sa mund te fitoje nje tellal qe te ushqeje vedin dhe familen e vet? Zeneli: Une, doktor efendi, familje skam. Vertet rroj me nje grua disa vjet, po se kam me kurore. Adham-Uti: Mos thuaj «kurore», po thuaj ti je mysliman. E mira eshte ta besh grua, qe te rrosh rne nder ne sy te botes. Zeneli: Bota pandeh se une jam i martua: them kurdohere dhe gazeta "Kuvendi" keshtu ka shkruar. Adham-Uti: Po kini genjyer ti dhe "Kuvendin"? Zeneli: Zoteri, genjeshtra eshte kripa e se vertetes, si me ka thene sekretar i «Bashkimit» mot qe pat ardhur ne Selenik. Adham-Uti: Kush, bre dreq? Zeneli: Smbajtke ment fare, bre djale, i paske trute si hirre! Per kete lengate kam shkruar nje liber fort te cuditshem. Zeneli: Doktor efendi, e gjeta! E gjeta! Adham-Uti: Se thon Arkimidhi, jo; sekretar i "Bashkimit" quhet zoti Maci!? Adham-Uti: E cte thosh zoti Maqi? Zeneli: Me thosh se nde Misir gjithe shqipetaret jane te verber dhe vetem ay eshte me dy sy, pa i genjen dhe i mjel pareshtur. Adham-Uti: E verteta eshte se shqiptaret e Aleksandrites kane qene gjithmone grekomane te rrepte dhe zoti Maci(Leonidha Naci) ca me teperr, njeri i poshter, njeri rrugash, i ka hequr nga hunda, per te tradhetuar atdhene, sikurse kane veperuar doktoret e mallekuare Harisi, Harisi, Naumi dhe Tru-Tuli(M. Turtulli) qe arriti ne shkalle tč nalte me thashethome, me llageme, me djallezira, me dhelperira. Pra dhe Maci yt, bre Zenel, kčte rruge ka zenč. Mos me keq, o zot!... Zeneli: Ahere qenkam krejt budalle qe se paskam kupetuar. Te te them te verteten: dic rmora erč...por kur e pashe te veshur kaqe bukur, pusho Zenel, thashe me vetehe, se ky zoteni do te jete doemos nje shqipetar i ckelqyer. Adham-Uti: Veshur bukur, po! Por duet te dish se petkat i kish blere duke grabitur arken e «Bashkimit»! E di fort mire une kéte faqezi! I duket vedi buall dhe eshte vetem nje krimb i dheut. Le te veje pra ne dreq te math bashke me miqte e vet, dhe te vime ne punen tone. Ku e kishim f jalen? Zeneli: Ku e kishim fjalen? Adhani-Uti: A! Fjala ishte per jeteshkrimin qe do tč botoje «Liria» per mua kur te vdes. Qe te ma tvegosh, te faIa nje mexhide. Zeneli: Dhe mč dhe fjalen e nderit dhe per dy mexhide te tjera. Adham-Uti: Sa bukur mbajtke ment kur te vjen mbare! Tregoma pra, dhe kur te shkoc ne Misir do ti shkruaj kryetarit «Bashkimit», kushdo qofte, mustaqemath a nje cope mish me dy sy, te te ndihmoje, Zeneli: Besa! Adham-Uti: Besa-bese, more dreq, vetem te me tregosh shkrirain qe ka bere gati per mua Skendo beu. Zeneli: Pse jo: po tani skujtonem dot se ku gj6ndet. Adham-Uti: Kerko, me rrofsh Zeneli: Po duet te ma kthesh prape qe ta vloj. Adham-Uti: Ska dyshim. Zeneli: Fort mire! Kur ta gjej, nje dite... Adham-Uti: Cdite, bre burre! E dua tani. Zeneli: Tani? (Kercet telefoni dhe Zeneli vete me vrap e pyet me telefon): Allo!... Une Zeneli!...Kush? Posi, po; erdhi dhe po te pret ketu doktor Adham--Uti, po zonjeza Lulushe ska dhe ardhe. (Te Adham-Uti) Esht im zot, Skendo beu. Adham-Uti: A! Dale te flas vete me bejne. (Shkon ne telefon). Allo!... Jam une Adham-Uti... Shume mi-re, po ti qysh je?... o si, po, kur me the i vajta ne shtepi... Po, i dhemb nje sy... Cduhet bere? Pas mendjes sime syr i semure duet kerryer me vrap, qe te mos i dhembe dhe tjetri!... I thashe po nuke kandiset. Ti vete prape? Fort mire, po kush do te me paguaje?... A! Zotrote, fare mire!... Kur? Qe kete cast vete ti kerrej syne, ne me lente!... Ashtu po, pas dy ore do te kthenem ketu te flasem per abetarin shqip... do te shoq, do té shoq se ceshte!...Ma, te te gjej vertet nde klub!... Po si, po: edhe zonjeza Lulushe duet te gjendet -ketu... Te fala shume... Qofsh me shendet! Zeneli: Kujt i dhemb syri, doktor efendi? Adham-Uti: Si se paske mesuar? Mehdiut. Zeneli: Mutesarifit? Adham-Uti: Skendo beu me lutet ta sheroj. Zeneli: Dhe zotnia jote kerkon ti kerrej syne? Adham-Uti: Ndryshe sbehet, se i pelcasin qe te dy. Une e kam gjetur kete methode te re: te dhemb nje ' dore? Preje qe te shpetoje tjetra! Te dhemb nje kembe? Me vrap sharroe qe te shpetosh tjetren! Te dhemb nje sy? Kerre,je qpejt qe te mos se-muret dhe tjetri! Keshtu m'ra dhe per time shoqe: i dhembi nje dite syr i djathte: me vrap ja qita dhe sot syr i mengjer eshte shendosh e mire, sa shikon edhe naten... Zeneli (I habitur): Dreq o pune! Sheroke fort bukur! Ahere, zoteni, po te dhembi do kujt koka, i dash'ka prere? Adham-Uti: Pusho, bre Zenel! Keto gje'ra jane te larta, te thella; ti si kupeton dot... une kam ngrenur jeten time...Po mos harro, te lutem, fjalen qe me dhe per jeteshkrimin. Zeneli: As zotrote mos harro te dy mexhidet. Adham-Uti: Peshin, bre burre! Po kerko te gjesh sa te vete te Mehdiu dhe te kthenem. Ah! Po te vije zonjeza Lulushe ketu, thuaj te rrije te me prese. Zeneli: Fort mire, doktor efendi. Udha e mbare!... (Adham-Uti del jashte). Fragmenti eshte shkeputur nga komedia "Pas Vdekjes", qe eshte nje nder veprat me te arrira artistikisht dhe me te fuqishme, per demaskimin qe u behet perfaqesuesve me tipike te pseudo patrioteve, atyre qe per interesat vetjake ishin gati te sakrifikonin cdo ceshtje te atdheut. |
[b]Pamje e parė: Burrė e grua*) [/b]
(Ėshtė natė. Brėnda nė njė odė pėr tė fjetur, zoti Vangjel e zonja Tanė bėhen hazėr pėr tė rėnur. Nė fund tė odės ndrit njė llambė afėr shtratit.) ** Tana Dėgjo, burrė... * Vangjeli C'ke, moj grua? T. (Rėnkon.) Jam sėmurė. ******* V. Qė kur! Ē'thua? ******** T. Ē'them? Ja them qė jam sėmurė, koka mė digjet si furrė, s'e keshė pėsuar kurrė. ********* V. Po tani, vallė, ē'pėsove? Mė duket se u ftove; gjithė natėn u zbulove dhe s'mė lė fare tė flėrė! ********** T. Gjithė ditėn ē'keshe bėrė? Ti pėr bar e pėr dru s'vete dhe qahesh se nukė flete? Tėrė ditėn ngas qetė dhe drek' e darkė bėj vetė, gjithė puna pėrmi mua! ********** V. Pėrse tė kam marrė grua? Gratė pėr punė po janė. *********** T. (Qesėndis.) Edhe burratė tė hanė dhe tė rrinė nat' e ditė! V. (Me inat.) Mos mė bėn tė tė godit. se zakonė s'e harrova, sonte shumė tė durova. Nga hunda s'mė heq dot kurrė, se nuk' jam si ēdo burrė! Jam shqipėtar i vėrtetė, do tė bėj si dua vetė! Ē'ke qė s'pushon duke qarė? Nga une ē'tė ligė ke parė? S'tė kam lėnė si tė tjerė, Vetėm, tė shkret' e tė mjerė. Nukė ika kurrė nga fshati, eja, s'tė shkoi inati? Ngreu tė biem tė flėmė dhe kėto fjalė t'i lėmė. ************ T. Bjer e fli, mua s'mė flihet. ************ V. Nesėr, porsa qė tė gdhihet, do t'dėrgoj djalėn me vrapė tė bjerė jatronė1) prapė. ************** T. Cinė jatro? ************** V. Adhamutnė.2) ************** T. S'e shoh dot me sy ēifutnė, as pėr mace s'i vė besė! ************** V. Le. moj grua, ta thėrresė, kokėn mund tė ta shėrojė. ** T. Nuk' e dua tė mė shojė! Tė bukur jatro qė gjete! Mė p'hair tė ruaj qetė. **************** V Mos kuvėndo kėshtu, moj grua. ************ T. (Me inat.) Nuk' e dua, nuk' e dua! Pse s'shėron gruan e tij? Se nga ajo ha e pi. .. Ndaj e mori me njė sy, i dalēinė qė tė dy. ************* V Ē'jatro tė tė bie unė? Mitrua s'ėshtė kėtunė, dhe Naum kokėshiniku kėtejė natėn iku. . . Nė vende tė tjerė vanė, kėtu vetėmė na lanė, ikn' e muarė Misirė, u hante koka pėr brirė ************ T. Prapa diellit tė venė, se ēnderuan mėmėdhenė, s'jam sėmurė pėr jatrua, se s'mė ka gjė koka mua, Po tė mė ndėgjosh njė fjalė. ************ V. Folė, ē'do tė thuash vallė! Do t'mė lėsh dhe sot pa gjumė? ************ T. Kemi ara, vreshta shumė. . . ************ V. Tė gjitha ē'duhen i kemi, si do zot vetė jemi; si ne s'ka shumė tė tjerė. T. Sa qe e ndyera vjehrrė, pas takatit pleqėrisė, bėnte punėt e shtėpisė, dhe kur ktheneshė nga ara, gjejė darkėnė pėrpara. Po tani, ē'tė bėj mė parė, nė vrėshtė tė jem a nd'arė? Tė tė bėj dhe drek' e darkė? Tani s'mund, se jam mė plakė. ************** V. Plakė? S'je plakė, moj grua, po je ashtu si tė dua. ************** T. (Me tė lutur.) Tė tė vijė keq pėr mua: punėtė janė tė rėnda, S'punoj dot jashtė dhe brėnda. Puno sa tė duash vetė arat jepi me tė tretė Kjo punė s'bėnetė kurrė, po djali na u bė burrė. Ndaj tė lutem ta martojmė, erdhi dita tė gėzojmė. Ne pa nuse pse tė rrimė? Kur tė kem nusenė ndihmė, punėtė bėnenė vetė, nukė rrojmė me jetė! Pse s'mė flet? ******** V Ē'tė them, moj grua? Ēuditem me ē'fjalė thua! Katėrmėdhjetė vjeē djalė do ta martosh? ********** T. Sa jam gjallė, dua tė gėzoj si mėmė! ********** V. Eja tė biem tė flėmė. ********** T. T'i ē'mė thua, u ē'tė them! Sikur kemi shumė djem! Me Gjinė mbeti kjo derė. *********** V. Qasu tė tė bėj tė tjerė, tė pjellē, pa mbushurė moti... *********** T. (Duke qarė.) Me fjalė je shum' i zoti. *********** V. Ē'ke qė qa prapė taninė? *********** T. (Me lot.) Ku tė mos qaj un' e mjera? Une tė flas me perėndinė, ti mė flet fjalė tė tjera! *********** V. Eja moj grua nėr mėnde. *********** T. Ēuditem me kokėn tėnde. V. Sado qave, ngreu bjerė. *********** T. S'je baba si tė tjerė! Thuajmė, pėr perėndinė, pse s'do ta martojmė Gjinė? ************ V. Ėsht' i vogėlė, moj Tanė! ************ T. C'thua! Pa shikoi shtanė bota nukė shonė vjetė. Shihe sa mori pėrpjetė: duketė njėzet vjeē djalė, kur hipėn e bredh me kalė. Me mua kur u martove, sa vjeē jeshe, mos harrove? Tani pėr djalėnė tonė do tė ndėrrojmė zakonė? ************* V. Mos kėrko ē'bėnim njėherė, Po shiko ē'bėjnė tė tjerė: Shiko bejnė rrėnjėdalė, nukė ka dhe ai djalė? Kur i thashė ta martojė, «Le tė bėjė si tė dojė, s'mė ha malli pėr tim birė, u pėr vete tė rroj mirė" mė tha dhe mė ktheu kratė. ************ T. I muarė mėntė gratė! Tė bukur njeri qė gjete! Ai tė kish mėnt pėr vete, nukė shkretonte shtėpinė, s'kish marrė porropotinė! Mėndjeprishur, zemėrligu, la tė shoqenė dhe iku! E zeza grua se ē'hoqi'. Njėzet vjet e la i shoqi dhe nė pleqėri s'e poqi, (Tė mos arrij' tė kish ardhė!). nukė pa ditė tė bardhė: nat' e ditė duke qarė nga turpetė qė kish parė. E mba mėnt ē'grua ka qėnė? S'kishe shoqe nė vėnd tėnė: e nderēme, zėmėrmirė, punoi e rriti tė birė. Ka qenė grua pėr mbretnė. burri s'ja diti kimenė. Dhe tani nė pleqėri, dashuri mė dashuri! E gjetė nga perėndia, se prishi shtėpin' e tia! Gruaja vdiq nga qederi! Kėtė kėrkonte dhe derri: tani mban disa tė tjera, i vaftė shpirti nė ferral *********** V. Pse kuvėndon kėshtu, moj Tanė? Njerezit e mėdhenj kėshtu e kane: njerezit e tyre i mundojnė duan ata q'i lėvdojnė. *********** T Nė bėjnė kėshtu tė mėdhenjtė, djalli t'i marrė pėr jetė! Beu djalėn ta martojė! Me sy nukė do ta shojė, se nė turpe do tė rrojė, si ka rrojturė ngaherė! Dhe guxon e mson tė tjerė! Ka lojturė nga fiqiri. Njė ditė mė thosh i biri: "Baban' e mirė nderoje, baban' e lik duroje" Do tė bėhet djal' i mbarė, se me mėmėnė ka gjarė Po nė ngjaftė me babanė. .. V Minji gdhietė, moj Tanė! Tani lė bejnė mėnjanė dhe hajde tė flemė pranė, eja se mė mori gjumi. (Shtrihet.) ************* T. Dhe mua mė marrtė lumi! ************* V. Pa dhe nesėr kuvėndojmė ************* T. Djalėnė do ta martojmė? ************* V. Pa tė shomė. . . ************* T. Ēo tė shoē? Nukė do tė mė ndėgjoē! Ndėgjo dhe mua njė herė. ************ V. Tė ndėgjoj, po hajde bjerė. ************ T. Tė vi, po tė mė apē fjalėn, qė do tė martojmė djalėn. ************ V. Puna, s'bėnet me njė natė, do menduar gjer' e gjatė. ************* T Ē'do menduar, pa mė thua? ************* V. Ē'vajzė do t'i apėm grua? ************ T. Mos e ki kėtė qeder: djalėn tėnė kush s'e merr? Kush nuk' e do Gjinon tim, q'ėshtė nga trimat mė trim? ************ V. Trimėrinė s'ja nxė dheu! * T. Nukė ėshtė si djalė beu. .. po ėsht' i mir' e i mbarė, kush ta rrėmbejė mė parė. S'ėshtė ndonjė djal' i mbetur unė nusen ia kam gjetur. ************ V. Ja ke gjetur! Po ē'e thonė? ************ T. Ēupėn e gjitonit tonė. ************ V. Cinė ēupė, Marigonė? Ēupėn e zotitė Kore? ************ T. E bukur e .punėtore. Mos e pyet ē'grua ėshtė! Si pėr ara dhe pėr vrėshtė, pun' e saj s'gjėndet nė jetė, Punon vetėmci sa dhjetė! Nukė them mirė? Ti ē'thua? ************ V. Nė do tė mė ndėgjosh mua, Gjini Katonė tė marrė, tė bėhem krushk me korēarė. . . Ara, vreshta shumė kanė. ************ T. Ti pse s'e do Marigonė? Ajo nuse bėn pėr mua. ************ V. Po ėsht' e madhe, moj grua. Njėzet vjeēe!... ************ T. Kaq e dua, nukė marr nuse pėr sisė, po pėr punėt e shtėpisė; tė dijė tė ngasė qetė, se nukė mund t'i ngas vetė, tė na bėjė dru nga mali. *********** V. Mirė ti, po ē'thotė djali? Gjini me tė do tė rrojė. *********** T. Doemos qė do tė dojė! Pse kuvėndon kshtu, mor burrė? Pyeten fėrnija kurrė? Ta martojm' ashtu mė rruash. *********** V. Moj grua, bėn si tė duash dhe mė qafė t'i kesh vetė! T. Em kėtu, em n'at jetė!. . . Nesėr do t'vete tė bluaj, tė shėtunė tė gatuaj, tė diel tė bėjmė dasmė, gjithė miqtė t'i gėrshasmė (Qan). ********** V. Tani pse qa? ********** T. Qaj nga gazi, mė shpėtove nga marazi. Tani do tė bėnem vjerrė! ********** V. Shuaj dritėn dhe shko bjėrė. (Tė dy bien tė flėnė nė shtrat. Perdja mbyllet.) * * Pamje e Katėrt; Dit' e Dasmės (Ndė odė tė krushqet, sofra plot me mish tė pjekur m hell. Burra, gra, ēupa, djem, kėndojnė a hedhin valle. Ēoku kėrcet ndonjė pushkė. Burrat e shtrojnė me dolli, dhėndri rri mė kėmbė, dhe dy a tri trima qerasin kru,- shqit pas urdhėrit "dollibashit". Kėto tė gjitha bėhenė mė darkė.) I. Gratė vetėm: A tė pėlqen nusia, more djal' o lulia? Ėsht' e mir' e shoqe s'ka, m'e mirė nga gjithė na. Nusia si zogė deti, sikur ėshtė bijė mbreti. Gra e burra bashkė: Ē'mirė ja bėm' krushkėsė, q'i muarm tė bijėnė, atė mė tė mirėnė, Maro gjeraqinėnė. Burrat vetėm, nė valle: Moj unaza rreth me ar, per grua do te tė marr, gjithė tė kanė nakar.') nakar le tė kishninė, sa tė mos pėlcisninė. Moj unaza rreth flori, gjithė tė kanė zili, se do tė tė marr ndė gji. Zili le tė kishninė, sa te mos pėlcisninė. II (Burrat rrinė pėrdhe tė pinė me dolli.) Nuni: Djalė, bjerė, shtjerė verė shtjerė, shtjert-- nė tė tjerė. Pini vere, mor tė mjerė, se qederė do tua nxjerrė. Gjithė burrat: Kush e pi kėtė dolli? Zoti nun me trimėri, i gėzofshim mė shtėpi! Nuni te prifti: 0 prift, tė kam gjetur! Pa pirė ke mbetur, tė gjej me kupė me verė lė ėmbėl si shqerė. Prifti Tek unė mir' se tė vish. N. Kėtė ta dish e ta pish pėr shėndet tė dhėndėrit, qė rri mė kėmb' e dremit. Gjithė tok Shėndet tė mirė tė ketė, tė trashėgohet pėr jetė! (Kėrcet njė pushkė). P. (Te nuni) Zoti, nun, mir' se mė erdhe! Po verėn pse na e derdhe? N. (Te prifti) Mir' se tė gjeta, uratė, tė kesh jetėnė tė gjatė. Kupėn e piva me fund dhe mė tutje, mo e tund. P. S'e pi dot, jam prift njeri. N Tė di, uratė, tė di. . . P. Kur e bėn emėrė vete pike nė kupė mos mbete! Ti qė vure sot kurore, pagezofsh edhe me dore, Gjithė tok Nuni qė vuri kurorė pagezofte e me dore urdher, o nun se jam plak tė lutem, bėmė konak. N Konak? Gjej Vangjel' e shkretė. P Kėtė kėrkojė dhe vete' Vangjel, e mira tė gjete. V Me njė kupe ē'do tė jetė? P. E di mirė kush martonet? Djali tė tė trashėgonet. Do ta pi pas urdherit, shendet te dhėndnt! Gjithė tok Dhėndėri tė trashėgonet, tė gėzonet e tė shtonet! V S'e pive tė tėr' uratė! P. Pėrmbys e ktheva, s'e patė? V. 0 prift, mirė se urdhėrove, rrofsh e qofsh qė mė nderove! Dhe dollibashi na rrofte, dhėndėri ju trashėgofte' Gėzofsh dhe nė dere tende'. N Dhe zoti tė dhėntė mėnte!. .. V. Unė verėn s'e kam pirė qė tė mos kuvėndoj mirė.. . Po dilni, paskam mėnt pak, tė lutem bėmė konak. N. Ē'konak kėrkon tė mė thuash? V. Dėrgomė ku do tė duash! N. Zotnė Brodanė tė gjėsh dhe si tė duash tė bėsh! V. 0 zoti Brodan, tė gjeta! B. Mir' se erdhe, t'u ngjatė jeta' V. Kėtė kupėzė, ta dish, pėr dhėndėrin plot ta pish. Gjithė tok Dhėndėri shumė tė rrojė, jetė tė mirė tė shkojė! B. Zotrote qė gjete mua, mė shtėpi ta paēa hua! Dhe dollibashi me nder, u bėftė dhe vetė vjehrr dhe rroftė sa shkėmb' i malit. N. Gėzofsh mė dasmė tė djalit! B. Ku do t'mė dėrgosh tė pshtetem, se do tė pi e mos dejtem. N. Ecė pshtetu te Abazi, s'ka pir' e ju tha gurmazi. B. Tė gjeta, Abaz i mjerė! A. Kshtu tė mė gjesh kurdoherė! B. Kėtė kupė do ta kthej pėr shėndet tė kėtij bej. (Rrėfen dhėndėrin.) Gjithė tok Me nuse tė trashėgonet, nga e liga tė mergonet! A. (Te nuni) Dollibash, tė qofsha falė, zoti tė faltė njė djalc' N. Rrofsh e qofsh! A. Kush mė ka gjetur? N. S'e ndėgjove? Keshe fletur? Tė ka gjetur Brodan Duni. A. Mė ke gjetur, thotė nuni, tė gjet' e mira pėrjetė, tė rrosh sa tė duash vetė. Gjithė S'mba mėnt? U deje pa pirė? A. Dhe nė mos kuvėndoj mirė, un, i mjeri jam ēoban; sos jam, i ziu, nė stan, dhe sos jini dhėn e dhi, tė di pėr cinė tė pi. N. Ky ėshtė shėndet i parė, pėr dhėndėrin, mor i marrė. A. Sa malet, o nun, tė rrosh! Tani ku do t'mė dėrgosh'; Se dua tė pi njė verė. N. (Numėron) Njė, dy, tri,. . . s'ka mė tė tjcrė. A. Numuroi dhėntė mirė. N. Le tė kollet kush s'ka pirė... Me mua, zoti Abaz. N. Tė gjeēa kurdo me gas. Kėtė kup do ta pi pėr shėndet. tė dhėndrit tė ri. Gjithė tok. Shėndet tė mirė tė ketė dhe tė gėzojė pėrjetė! I zot' i shtėpisė rroftė dhe djali ju trashėgoftė! (Soset dollia dhe prifti ngrihet e zė vallen me burra, duke kėnduar). Do tė them njė kėngė vetė, kėngė prifti tė vėrtetė, rroftė vėshti dhe dhėria, rroftė vera dhe rakia, q'i ka bėrė pėrėndia. Se dhe zoti Krisht njė herė mori uj' e bėri verė. Moj verė, burim i gjakut, gaz' i djalit e i plakut! 0 raki, moj bukuroshe, qė na hedh qoshe mė qoshe! Se ē'bėn vera e rakia, pin' e dejen trimėria, sa vjen rotullė shtėpia! Det i madh e det i gjerė, pse s'tė bėri zoti verė, se do ta pinim pa blerė? IV (Ėshtė natė: krusliqit zėn' e ikin duke uruar mėmėn e dhėndėrit, zonjėn Tanė, qė ėshtė shumė e gėzuar.) N. Tė tė trashegonen! B. Si bletė tė shtonen! A. Me jetė t'u rrojnė! P. Dhe t'u pleqėrojnė! T. U paēa, tė rroni, gjithė tė gczoni! (Njė nga nje ikin tė tėrė dhe mbeten vetėm ndė odė Tana me djalė e me nuse.) T. (Tek i biri) Rri me nusen, djalė, dhe doli dy fjalė, tė mos ketė frike. Dhendėri (i thotė s'ėmės) Ngreu mėm' e ikė. (Tana ikėn.) V. (Dhėndri me nusen mbeten vetėm) DH. Lozėm ndonjė lodėr? Tė dua si motėr. N. Ē'motėr mė ke mua, o lum' e pėrrua? Ti mė more grua. Dh. Pse u zemėrove dhe u hidhėrove? Kur s'lot ndonjė lodėr, s'tė dua si motėr, tė dua si mėmė! Po hajde tė flemė, se mė mori gjumi. N. Fli tė marrtė lumi! * * ************************** 1)Mjek 2) Ēajupi e ka fjalėn pėr Adhamidh Frashėrin, njė ndėr figurat kryesore oportuniste tė lėvizjes sė shqiptarėve tė Egjiptit. Fragmenti ėshtė marrė nga Komedia "14 vjeē dhėndėr",e cila ka nė qendėr problemin e martesave midis ēiftesh me mosha tė papėrshtatshme. Tana dhe Vangjeli qė nė fillim dalin si pėrfaqėsues tė mentalitetit patriarkal tė kohės,si bartės tė njė psikologjie tė prapambetur. Dialogu midis dy bashkėshortėve ėshtė ndėr ēastet mė tė realizuara nė komedi. Vini re si ndėrthuren nė tė disa gjendje emocionale tė Tanės:trishtimi, gėzimi, mospermbajtja dhe kėmbėngulja pėr tė arritur synimin e saj.Nga ana tjetėr; pėrballe Tanės, ėshtė Vangjeli, indiferent, dembel, i gatshėm tė miratojė martesėn e pahijshme vetėm qė tė ruajė qetėsinė e vet. Kėto dy figura, veēanėrisht Tana, kanė hyrė nė galerinė e portreteve realiste mė tė goditur tė letėrsisė sonė tė traditės. |
[b]Baba Musa Lakuriq" [/b]
Vanė mėnt' e mia, vanė,1) njė mejtim mė prishi trutė, Glithė profetėt pse janė ja arapė, ja~ēi£utė? Pse s'ka profetė tė tjerė? Kėtė s'e kuptoj dot... Gjėrat qu bėnė njė herė pse nuk' bėhen dhe sot? Gjėra qė s'i kuptoj. Mos u habitni me mua: nė duhet qė t'i besoj, do t'i besoj, dua s'dua. do tė besoj shėn, Mėrinė, kėtė grua tė bekuar, e cila polli Mesinė1) me frymėn e. shėnjtėruar; Do tė besoj, or tė mjerė, Krishtin qė nuk e kam paro, qe slipėtoi njerėz te tjere; dhe la tė tjere tė varė. Do tė besoj, kur mė thonė: Krishti vdiq (gjė e vėrtetė), dhe qė tė mos zemėrohi, besoj q'u ngjall prapė vetė! Si gjithė besoj dhe unė sa shėnjtorė kanė qėnė, po besoj dhe tjatėr punė, besoj mėndja na ka lėnė! S'ka si Mesopotamia,1) pėrveē, thonė, Shqipėria, vėnd' i bukur dhe i mbarė, qė nxjerr burra luftėtarė; ato fusha, ato male ku dhėntė kėrcejnė valle, atje ujėt tė ftohtė, atje bilibli ia thotė, atje leu trimėria, atje rnbretėron liria, atje do tė dalin trima tė flakėt si vetėtima, per atdhe, do tė lėftojnc, per jete do ta nderojnė, Pu ē'ndegjoj? Ē'mė shonė sytė? Njerėz tė egėr, njerėz tė ndytė! i vinė rrotull paprerė... Hapi syt', o komb' i mjerė, se armiqtė qė ke pranė, pėr tė zotuar tė kanė! Dhe tek fryn' er' e lirisė, do tė fryj er' e zisė!... Eliezer,*) jetėgjatė, (personazh Biblik) mos u ēudit, paē uratė, me kėto fjalė qė bėra; jam profet, i di tė tėra Ē'do tė ngjajnė, ē'kanė ngjarė tek pashė dritėn e parė. Nė kėtė vend tė bekuar, tė bukur, tė lulėzuar, tė veē e tė kėrkosh mirė, tė gjeē nuse pėr tim birė, tė zgjedhėsh atė qė tė duash, se ne kėtė vend tė mbarė, mos harro, ashtu mė rruash, kam sua, soj, fis' e farė; me tim vėlla, kur u ndashė, brenda nė Kanaan e lashė. Nahari sot s'ėsht' i gjallė, po thonė se la njė djalė, Vathuil mė ngjan, i thonė dhe nderon shtėpinė tonė. Tek ay tė veē nė ballė, nga unė bėni tė falė, dhe nė do tė gėzojsh mua, kėrko ēupė nga ky sua, Edhe merre bjere vetė,» Eliezer, plak' i gjorė, kur foli kėto patriku, u ngre e puthi nė dorė, q'at dit' u nis e iku. mori pesėdhjet' devera kurrizdala dhe zverkgjata, mori dhe shumė tė tjera tė Paēmuara dhurata: unazė, komsa dhe vathė, lidhur me gur' tė paēmuar, pėr devetė mori bathė dhe iku duke gėzuar. Fatmirosh, sytė ē'i panė udhės nuk tregonet, se bukuria qė kanė kėto vise, nuk ēmonet: Brigje, kodra lulėzojnė me gjethe dhe me dafinė, mali, fusha gjelbėrojnė, me bar e me trėndelinė. Pėrroj' tė gjat' e tė gjerė, me rrėmbim te lumi shkojnė, nėpėr pyll tė paprerė, ku zogjtė rrin' e kėndojnė. Nė kėtė vėnd udhtari nukė nginjet nat' e ditė, se era qė del nga bari, gėzon shpirtin, rrit mėlēitė. Eliezeri, plak' i vjetėr, betohej pėr perėndinė, se nukė kish parė tjetėr vėnd si Mesopotaminė. Ditėn ēlodhej nė stanė dhe hante djathė tė butė, natėn e gdhinte nė hanė se kish frikė nga hajdutė. E vėrteta do treguar, ky vėnd i mir' e i mbarė, kėto vise tė bekuar janė mbushur me kusarė, njerėz tė liq ka kurdoherė. Udhėtari, pa tė metė, nė Kanaan u afrua dhe qėndroi me devetė jashtė fshatit, tek njė krua. "Ti e di Patrikun plak dhe barrėn qė mora unė, zot, tė lutem nga ky shkak, ndimė, qė tė mbaroj punė. Ajo ēupė qė tė vijė, tė marrė ujė tė ftohtė dhe tė rrijė tė mė ndijė, t'u ap tė pinė devetė, tė flas me mua plaknė, ajo nuse le tė jetė pėr t'im zot, pėr Isaknė" Eliezer' i bekuar, lutjen s'e kish dhe mbaruar, kur pa njė vajzė nė krua, me vrap e iu afrua. Dhe qė ta shohė mė mirė, lipi ujė pėr tė pirė dhe zu qė tė bėjė fjalė. E reja u kuq nė ballė, pastaj me llėrė pėrveshur mbush dorinė duke qeshur, Me uj' akull si dėborė dhe ia ep plakut nė dorė, mė pastaj merr dhe devetė njė nga njė i ujit vetė. Eliezeri shikon, fėrkon sytė, se s'beson, kjo ēupė qė ka pėrpara, kaq' e bukur, kaq' e mbara, e kujt ėshtė do ta dijė. E kujt je ti, moj bijė? Sa gėzohem qė tė gjeta. Unė jam, t'u ngjatė jeta, e mbes' e Nahorit ndjerė, nė Padan-Aram kam lerė, Vathuil quhet im atė. Ti si quhesh, paē uratė? Rebeka, tė qofsha falė, irn' atė ka dhe njė djalė. Po zotrote ē'bėn kėtunė? Nė kėtė fshat kam njė punė, rri kėtu, se jam i huaj, Nė ka vėnd nė shtėpi tuaj, Ec e thuaj; tek yt atė, Tė vij tė gdhi] kstė natė. Zot, ē'janė kėto kuvėnde? Nė shtėpi kemi plot vėnde pėr shumė jo, pėr ty vetė, kemi vėnd dhe pėr devetė, po t'u jap vetė tė hanė; vete tė dėrgoj Llabanė, tim vėlla, njė djal' i iTibare, tė vijė kėtu t'u marrė, Kėto tha vash' e bekuar dhe me dy dori nė duar u largua si thėllėzė, dhe si njė sorkadhe mėze U ēudit Eliezeri dhe qėndroi si mermeri, s'harriti ta ngjatėjetojė, mbeti me fjalė nė gojė. Llabani nė krua shkoi, se Rebeka e dėrgoi, Njė orė nukė kish shkuar, Eliezeri i bekuar brėnda nė shtėpi kish vatė me Llabanė, pastė uratė; Rebeka mori devetė ne oborr i lidhi vete. I shkreti Eliezer U prit me njė barrė nder. Vathuil pėr nder tė mikut, pėr shėrbėtor' e patrikut, theri dashin mė tė mirė, bashkė me njė qėngj tė pirė, dhe Rebeka, pa pėrtuar, ndėnji bėri njė lakruar, po dhe Llabani s'pėrtoi, shumė gjellėra gatoi: mish me qepė, me patate, mish me pras' e me domate, njė paēa qė nuk ēmohet njė kukurec qė s'tregohet, njė pilaf si tė Sulltanit pruri dhe nga vėnd' i stanit njė pėrshesh mbytur nė gjalpė orle, djath, kosė, shtalpė. Po dhe Vathuil i ndjerė nuk' ndenji kėtė herė me duarlidhur, i qetė: Nė hell dashin e vuri vetė, vetė e poqi, vetė e ktheu, vetė kur u poq e preu, dhe pastaj, nė darkė herė, vet' u nis der' mė derė dhe grishi ca miq tė tjerė, pėrveē nga Eliezerė. , Kur u mblodhėn gjithė bashkė, u pėrshėndoshėn mė ashkė, pastaj i zot' i shėpisė mori kupėn e rakisė, dhe me gjithė miqt' e tjerė uroi Eliezerė. Dhe me njėri-tjetrin thanė Pas zakoneve qė kanė: --Mirė se erdhe, t'u ngjatė jeta! --Zotėrinj, mir' se ju gjeta! Ju qė nderoni sot mua, njė ditė ua paēa hua; u ardhsha dhe pėr tė mirė, tani s'jemi dhe pirė, as me raki, as me verė, ndėgjoni Eliezerė... Tė mėsoni pse kam ardhė, nė kėtė ditė tė bardhė. Abraam, imzot i ndjerė, nė kėtė katund ka lerė, dhe Nahorė, pastė ndjesė, e kishte vėlla me besė. Kur shkoi nė dhe tė huaj, kėtu la babanė tuaj, kur u largua kėtejė, nuk' la vėnd tė mos vejė, sa dhe nė Misir ka vatė me nipin e tij dhe me gratė, dhe nė kėtė vėnd, si thonė, u njoh dhe me faraonė; nuk' di ē'punė punoi, po shumė para fitoi. Duke qėnė shumė vapė, nga Misiri iku prapė, u kthye nė Kanaan, q'atė ditė rron nė stan. S'i numėrohen devetė, kuajt, lopėt dhe qetė, dhen e dhi tri mijė kokė, zemėrmirė qė s'ka shokė. Nga tė mirat qė ka bėrė e nderon bota e tėrė. i dha zoti dhe njė djalė, Qė nuk' ēmohet me fjalė, mė i mėnēur burrė s'ka lerė nė kėtė botė tė gjerė. Isaku, po tė rrojė, far' e fis do tė nderojė, trim qė nuk' ka tė sharė, lum ēupa qė do ta marrė; kush ka vajzė pėr martesė Gėnjehet me kėtė shpresė. Nė Kanaan, ku vdiq Sara, tė tėra shtėpitė e para te patriku ven' e vinė, pėr tė mbaruar krushqinė, po Abraami, plak me mėnd, s'pėlqen nuse nga ky vėnd. Njė ditė dolli mė thirri dhe me tha, veē nga i biri: «Dua, sa jam vet' i gjallė, o Eliezer, paē uratė, tė gjesh njė nuse pėr djalė, Se jeta s'hiqet pa gratė. Doje tė mos ta martojė me turpet qė shoh nė botė; tė tjera thash me gojė, tė tjera zemra mė thotė. Me njė kėmbė nė varr jam, dit' e fundit kur tė vijė, djalin e vetėm qė kam ta le prapa me fėmijė. Mė ke shėrbyer me besė, dyzet vjet qė je tek unė, ndaj tek ti vetėm kam shpresė tė mbarosh dhe kėtė punė. Po kėtu nė Kanaan, tė lutem grua mos kėrko, se je rritur nė stan, nuk' shkojm dot me to. Tė veē nė Padan-Aram, vend' i bukur dhe i mbarė, se atje shumė njerėz kam, nga njė fis e nga njė farė. Me tim vėlla kur u ndashė, me Nahor, ndjesė tė ketė, brenda nė Haran e lashė, sot s'ėshtė nė kėtė jetė, po tė veē tė gjeē tė birė Vathuil, falju nga mua, dhe do bėsh shumė mirė tė. zgjedhėsh ēupė nga ky sua Zotit Vathuil i thuaj: dua ta martoj me Isakne, po ēupė s'dua tė huaj, se s'dua tė trazoj gjaknė, tė lutem mos kėrko shumė bukuri, ar dhe ergjend, tė gjitha venė pėr lumė, kur s'ėshtė nderi nė vėnd. Kush do tė rrojė me grua jetė tė mirė tė ketė, lė marrė ēupė nga sua, pra e varfėr le tė jetė, vash' e mirė, ē'e do gjėnė? Burrat qė rrojnė nga gratė, s'janė burra pėr tė qėnė, turpėrohen dit' e natė...» Abraami, kėto fjalė tha dhe mė puthi nė ballė, e putha dhe un' nė dorė dhe ika pas dy-tri orė. ****************** Vathuil, t'u shtoftė nami, tė bėn tė fala Abraami, Ai tė do si yt atė, tė dėrgon njė barr' uratė, dhe tė lutet me dėshirė t'i apėsh nuse pėr birė, Rebekėn, rroftė pėr jetė, se kėshtu do zot' i vėrtetė.» ****************** Vathuili me Llabanė Eliezerit i thanė: «Rebeka juaja qoftė, me Isakn' u trashėgoftė !» Kur u bėnė kcto fjalė, u shtruan nė mėsallė,1) gjithe tok hėngrėn e pine, duke kėnduar u gdhinė. Nė mėngjes. pa ardhė dreka, u nis pėr udhė Rebeka, bashkė me Eliezerė. Sa lot qė derdh mėm' e mjerė, Po qysh tė mos qaj e mjera? Sos ka dhe ēupa tė tjera. Dhe Rebeka nuk' mbahet, se nga mėma s'mund tė ndahet. I ati u fshin lotė, i kėshillon dhe u thotė: Ē'janė kėto qė punoni? S'ju vjen turp qė turpėrohi? Gra si ju nuk' kam parė; S'ėshtė ditė pėr tė qarė. Ē'vajzė nuk' ėsht' e gėzuar, kur niset pėr t'u martuar? Dhe cila mėmė s'gėzohet, e bija kur i martohet? Po dhe ty, moj jetėgjatė, tė vetėm tė kish yt' atė, kur tė martoi me mua, jot ėmė sa u gėzua; Vajza s'na vete, si thuaj, nė vėnd dhe nė njerz tė huaj, Isaku, moj punėmbarė, mė ka kushėri tė parė. Tani, tė lutem, fshij lotė, dhe kujto ē'bėhet nė botė: njeri nuk' vė kurorė, pa marrė pajė nė dorė. Njė burrė qė s'ka tė hajė s'pėlqen ēupė qė s'ka pajė; sot nuk' ėshtė si njė herė, burrat dalin pėr tė blerė... Ke tė holla, burra shumė, le tė jesh lum' e pėr lumė, le tė jesh e ēalė e qorre, thuaj se burrėn e more; Je faqekuqe, si molla, e bukur, po s'ke tė holla? Tė rruatė bukuria, s'tė nxjerr njeri nga shtėpia; nė mos daltė ndonjė plak tė ranė dhėmbėt nė prak... Ēupa jonė kėmbėmbarė, merr burrė qė s'ka tė sharė, dhe ē'burrė, njė bir patriku; shėndoshė na qoftė miku; martoj vajzėn pa njė grosh; kėto gjėra tė mendosh, se s'ėshtė fitim i pakė, mendoju si grua plakė, mos qaj se lotė dėm venė, mos i prish ēupės kėsmenė, po ngrehu epi uratė tė ketė jetė tė gjatė, 0 bijė, pushoi lotė, se jot ėmė s'di se ē'thotė, eja tė tė puth dhe vetė, tė trashėgohesh pėrjetė" Rebeka me kėto fjalė, u bė gati pėr tė dalė. Gjithė fshati pėr tė dolli, gjer te kroi e pėrcolli, gra e burra tė gėzuar tė tėrė duke kėnduar: Ku je nisur pėr tė vatė, shelege bejk' e ēobanit? Ku lė jot ėm' e tyt atė dhe gjithė shoqet e stanit? Thėllėza gurė mbi gurė, trimat rėnkojnė pėr tynė, nga foleja mos dil kurrė, se ta kanė vėnė synė... Moll' e kuqe bukuroshe pse tė dalē e pabesė? Kur s'na doje pse s'na thoshe, po na gėnjeje me shpresė? S'tė dinim kaqė fodulle, manushaqe qė mban erė, tani qė lėshove lule, tė trashėgojnė tė tjerė. Ndėgjoni shoqet e mia, diē t'u them e diē t'u qahem: do tė ndahem nga shtėpia, nga njerėzit e mi do tė ndahem. Obobo, ē'ėshtė kjo punė? Moj nėnė pėr ku mė nise? Pse s'mė martoni kėtunė? Ē'mė vjen keq pėr kėto vise! Ikė, zogė, se pret zogu, qė kėndon pranė folesė, rnbi njė degė borziloku dhe shikon udhėn me shpresė. Ikė, bėfsh udhėn e mbarė, tė pret miku tė martoni, tė dy bashkė tė pandarė, pėr jetė tė treshėgoni! * * * As kėndoni tė kėndojmė, ju e dini kė martojmė; 0 Isak, jeta t'u ngjatė si mbret tė marton yt atė, more nuse si je vetė, tė trashėgohenė pėrjetė. Nuni qė vuri kurorė pagėzoftė edhe me dorė. Dhėndėr, o lule lejmon, hip e rri nė kėtė fron. Tė tė laj, tė tė ndėrroj te nusja tė tė dėrgoj. A tė pėlqen nusja, more djal' o lulja? Ėshtė' e mirė, shoqe s'ka, m'e mirė nga gjithė na. Moj nuse buzėqershia, S'tė ēmonet bukuria, Tė lėvdon bot' e tėrė. Lum mėma qė tė ka bėrė. Thėllėza, gurė mbi gurė, me gojė s'mė fole kurrė, mė, do a s'mė do pėr burrė? Moj, nė mė do sa tė dua, lė jot' ėm e rri me mua. Moj lulja vergje, vergje, tė fola, pse s'm'u pėrgjegje? Moj, mos je sėmur' e dergje? As sėmurė s'jam, as dergjem, po s'dua tė tė pėrgjegjem, se kam frikė nga im atė, qė pėrgjon nat' pėr natė. Borziloku fletėgjerė, ēuditem se kur u rrite, ditėn qė tė mora erė, m'u nė zemėr mė godite... Shum' e bukur je, moj vashė, u ēuditēė kur tė pashė, cullufet fije-fije, besa sa tė kanė hije; faqet si moll' e kuqe, goja jote si burbuqe, mesi yt unazė dore, sa mėnd qė kesh' m'i more, me dy sy tė zezė nė ballė si dielli mė tė dalė. Vetullat pse t'u nxinė? Mos u ke vėnė mazinė? Jo, besa, pėr perėndinė, e kam vetė bukurinė, Vura njė kopsht me mollė, nusja si selvi e hollė; falmė, falmė, moj selvi, mollėt qė ke nė gji... Vura njė kopsht me dardhė, nusja jonė fort e bardhė; nėmė, nėmė, moj selvi, dardhėtė qė ke nė gji... Vura njė kopsht me pjeshkė, nusja jonė njė syzezkė, eja, eja, moj selvi, eja me pjeshkė nė gji!... 0 shoko, more shoku, dhėnt' e mia kush i do? Se s'mund tė vete me to; me miken dua tė rri nat' e ditė nė shtėpi, tė los e ta marr nė gji. Do tė los ballė pėr ballė, Posi luga nėpėr dhallė, do tė los faqe pėr faqe, tė marr erė manushaqe, do tė los gushė pėr gushė, posi shtjerratė nė fushė. Moj nuse ē'ėshtė kjo punė, qė ditėn qė je kėtunė, pse na rri duke menduar? Vallė, kush tė ka qortuar? Pse na mban sytė pėrdhe, turp tė vjen a frikė ke? Mos u mendo, paē uratė, harro jot' ėmė e yt' atė; kėtu rrotull sa jemi gjithė far' e fis tė kemi, dhe burrin qė more vetė nukė ka shokė ndė jetė. 0 zot, shitet njeriu si njė lopė, si njė kalė! Ē'janė kėta qė rėnkojnė? Nuke janė njerėz tė tėrė? Po si njerėz pse nuk' rrojnė? Zbathur e zhveshur pse janė? Pse punojnė pėr tė tjerė? Pse nukė kanė tė hanė? Ē'janė kėta njerėz tė mjerė? Ku i shpienė si dhėntė? Nė treg pse duan t'i shesin? E tillė jetė mos qėntė, Mė pahir ėshtė tė vdesin. Skllav! Kjo fjalė na tregon njerinė si njė gomar, tjatėr njeri e mundon e blen, e shet a e var. Ju qė mbroni skllavėrinė, ju qė bėni tė kėqija, ju qė mundoni njerinė, e gjeēi nga perėndia! Eshte poeme e gjate, me mbi 6000 vargje, e ndare ne 49 kenge. Poema mbeti per shume kohė doreshkrim, me gjallje tė poetit nuk u botua dhe deri vone nuk njihej. Fillimisht poeti i vuri titullin «Dhjai.' e vjeter e cfacune», por me vone e korrigjoi duke e emeruar "Baba Musa lakuriq".. Ky ndryshim lidhet me synimin e Ēajupit per te paraqitur plaget e shoqerise se kohes, ashtu lakuriq, siē ndesheshin nė realitetin e atyre viteve. Nė vitin 1903 Ēajupi i shkruante mikut tė tij, poetit tone Asdrenit: «Sa pėr njerezit e liq dhe pėr tradhtaret e kombit, nuk do te rreshtem kurrė t'i rrefej ne bote e te perēaj ashtu si duhet, per te miren e shqiptarisise,dhe nga ky shkak po bej gati nje tjeter librė shqip me emrin "Dhjat' e vjeter". |
[b]Bretkosa qė do te trashet sa njė ka[/b]
Bretkosa sa njė ve, pa nje ka sa njė deve dhe nakari nuk' e la, desh tė trashet sa njė ka. Kur vu kėtė gjė ndėr mėnd, vate u shtri ndė njė vėnd duke ngrėn e duke pirė, qė tė fryhet sa mė mirė. Shihni, shihni, sa u rrita, thėrrit e thoshte pėrdita. Mos u mburr' e mos u mbaj, - i thoshnė shoqet e saj. Shihni, nukė jam sa demi? Jo! Shikoni. Jo, tė themi. Pa shikoni kėtė bark si tė kaut. Jo, je lark! Bretkosa, nga marasi, u fry, u fry gjersa plasi. Shumė njerėz ndė kėtė botė thone se janė te zote; si bretkosa mendohen mburren e lėvdohen. * |
[b]Fyell\' i bariut[/b]
Bariu, shoke, bariu, kur gjemon e fryn veriu, eshte perjashta fatziu, e rreh bresheri dhe shiu! Barine, shoke, barine, mos e harroni fatzine, se le gruan e shtepine t\'u kullose bagetine. kullotni, moj bageti, ti, ti, ti. . . Kullotni, biro, kullotni, kur te vdes te me kujtoni, Ndjese paste! te me thoni. Shikoni barin\' e gjore: ne diell a ne debore, bariu me shkop ne dore ruan deshte me kembore. Veshtronje barine mire, me te ngren\' e me te pire, t\'u marre dhente pa gdhire, t\'i kullose me deshire, te rrije bashke me to. Hani, moj bageti, hani, kur te vdes do te me qani, per mua zi do te mbani! |
[B]Besa - Besė[/B]
Gjithė vendetė gėzojnė, ti, Shqipėri, pse pushon? Gjithė njerėzit kėndojnė, ti, shqiptar, pse rėnkon? Gjithė duanė lirinė dhe pa tė njeriu s'rron; ti, shqipėtar, Shqipėrinė nė zgjedhė si e duron? Zgjohuni, o shqipėtarė, erdhi dita pėr liri! Zini luftė me barbarė, pėrpiqi pėr Shqipėri! Tė krishter' e myslimanė, tė tėrė njė sua kemi; gegė, toskė, dibranė, gjithė shqipėtarė jemi. Mblidhuni te bėjmė benė, tė gjithė dorė pėr dorė: Tė duamė mėmėdhenė, edhe malet me dėborė. Qė ditėn qė u shkeli robėria dhe gjer sot nukė bėn mė bar Dhėmbeli dhe Tomori qan me lot. Male me krye nė qieli, si duroni robėrinė? Ju qė shihni drit' e diell, pse s'ndrini dhe Shqipėrinė? Ku janė vaftet e parė, qė kini dhėnė yrnek? Ku jini, o shqipėtarė, pse s'dėgjohet njė dyfek? Apo humbi trimėria, apo s'doni mėmėdhenė? A u shua Shqipėria, qė ka pjellė Skėnderbenė? Pse rrini lidhur me lak? Pse s'shpėtoni vėnd' tuaj? apo s'u mbeti mė gjak, se e derdhtė pėr tė huaj? Mirri pushkėtė nė duar edhe bėni besa-besė: Shqipėria do shpėtuar, kokė turku tė mos mbesė! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:25. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.