![]() |
Mendoj se eshte koha per nje president koncesual ne keto momente.Nderkaq qdo zgjedhje institucionale populli duhet ta pranoje.
|
qyky pernime oshte i ldk amo oshte nashta prej atyne njerzve ma shqiptare qe i ka ldkja e nuk jan si kotilla e pjetrit qe na ka perqa tu qiten turli poqavre flamur e vjerasha per himnin qe edhe fmija i klases dyt i kish shkrujt ma mire o allahut i kofshim fal e nuk ja bjen ma kurr popllit shqiptare me na provu me turli pjetri e gjytyrym udhheqs boll qe qeky llapjani bon be pasha kuranin edhe nuk oshte qare pa ardhe pavarsia se oshte njeri qe punon per kosove e nuk ja rras hiq amo bash hiq papes
|
[b]Fatmir Sejdiu edhe zyrtarisht kandidat i LDK-sė pėr President tė Kosovės[/b]
Prishtinė, 7 shkurt - Fatmir Sejdiu edhe zyrtarisht propozohet kandidat i LDK-sė pėr President tė Kosovės, vendosi nė mėnyrė unanime Kryesia e kėsaj partie nė takimin e sotėm tė paradites. Prakitikisht vendimi ishte marrė mė 30 janar, por nuk u zyrtarizua pėr tė respektuar zinė kombėtare nė nderim tė Presidentit Ibrahim Rugova qė zgjati deri mė 6 shkurt. Propozimi i LDK-sė sot do t'i pėrcillet Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės pėr ta vėnė nė rendin e ditės sė mbledhjes sė Kuvendit tė Kosovės qė do tė mbahet mė 9 shkurt. Kandidaturėn e Fatmir Sejdiut tashmė e ka mbėshtetur edhe partneri kryesor nė koalicionin qeveritar AAK, pastaj PSHDK, Partia Demokratike Turke si dhe disa subjekte tė tjera. |
[b]Presidenti i ri i Kosovės zgjidhet nesėr nė ora 11.00[/b]
Prishtinė, 9 shkurt - Presidenti i ri i Kosovės zgjidhet nesėr (e premte) nė orėn 11.00 nė njė mbledhje solemne, vendosi sot Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, bėri tė ditur kryekuvendari Nexhat Daci. Ai tha se ėshtė pranuar unanimisht kėrkesa e grupeve parlamentare pėr mbajtjen e mbledhjes solemne nesėr, ndėrsa takimin e sotėm tė kryesisė e ka quajtur normal. "Unė i luta qė tė reflektohet ky unitet i treguar nė mbledhje tė kryesisė nė seancėn solemne nesėr", tha prof.Daci. Ai tha se politika kosovare gjendet nė njė sfond tė pėrbashkėt me bashkėsinė ndėrkombėtare, ndėrsa mohoi se i ėshtė bėrė presion nga LDK-ja pėr caktimin e seancės pėr ditėn e nesėrme, pasi dy ditė mė parė kryesia kishte vendosur qė seanca tė mbahet tė hėnėn. "Besoj e dini se nuk bėjnė punėn presionet nė mua; nuk kam pasur presion as nga LDK-ja", tha Daci, duke theksuar demokracinė e brendshme tė LDK-sė. "LDK-ja ėshtė shumė nė rregull"!. Kandidat pėr president tė vendit aktualishtė ėshtė vetėm prof.dr.Fatmir Sejdiu, i propozuar nga Kryesia e LDK-sė zyrtarisht tė martėn, ndėrsa kjo kandidaturė ėshtė mbėshtetur nga partneri i koalicionit tė saj, AAK-ja, Grupi 6 plus dhe Ora. Ndėrsa, qė ende PDK-ja nuk ka vendosur nėse do tė dalė me kundėrkandidat. Kryesia e Kuvendit nė kėtė takim ka diskutuar edhe ndarjen e mjeteve financiare pėr parti politike, pėr tė cilėn gjė kryekuvendari Daci tha se ėshtė pėrfillur kėrkesa e grupeve politike minore dhe minoritare, duke hequr dorė partitė e mėdha parlamentare nga njė "shumė substanciale" e mjeteve qė u takonin. Ndėrsa, kėrkesa e partisė opozitare Ora, pėr vazhdimin e seancės sė mbetur tė janarit, ėshtė vendosur tė pėrgjigjet komisioni pėr Ēėshtje Legjislative dhe Kornizė Kushtetuese. |
Per nje kohe te shkurter, me kandidatin e propozuar per President, LDK-ja edhe nje here tregoj madheshtine dhe fuqine e saj si Forca me serioze, me e zellshme, me e vendosur per te punuar per te miren e Kosoves.
Fatbardhesisht, kandidatura e Zoteri Fatmir Sejdiut, ka gezuar perkrahje te plote nga forcat politike si dhe qytetaret. |
...Fatmir Sejdiu do ta kete shume te veshtire se duhet ti qetsoj disa partizane titist ne mbrendin e vete partis se ti qe jane mesuar me privilegjet e klanit te ish presidentit, pas andej do ta gjeje rrugen ma te mire dhe eshte fatebardhesishte shuuuumme me i mire se ish presidenti pacifisti-i semure...
tungiii |
fatmir sejdiu esht i respektuar nga kryesia e LDKes tani ne ket kryesi ka unitet kan mbet ata qe kan ardh me kontribue per popull e ata te cilet kishin ardh per poste tani perjargen para kamerave televizive .
por ju kisha preferu qe te merren me fall ndoshta ky esht profesioni i tyre |
[quote=laliloli]Mendoj se eshte koha per nje president koncesual ne keto momente.Nderkaq qdo zgjedhje institucionale populli duhet ta pranoje.[/quote]
Po po vetem enderroni. Sju ka mbetur kurrfarre shprese tjeter per te fituar puushtetin pos me koncensus. Majc sta keni pare ate film keto 500 vitet e ardhme. |
[quote=laliloli]Mendoj se eshte koha per nje president koncesual ne keto momente.Nderkaq qdo zgjedhje institucionale populli duhet ta pranoje.[/quote]
lali te pershendes cili politikan si mbas jush i permbush kushtet per president koncesual une mendoj se nuk ka pos dy personave qe une ju besoj ESAT STAVILECI : E PAJAZIT NUSHI tjerve nuk u besoj me ja gjue kokrren ne kuti |
Politik Meldung vom 10.02.2006, 14:38 Uhr
Sejdiu Nachfolger Rugovas als Kosovo-Präsident Parlament wählt Politiker im dritten Wahlgang Rund drei Wochen nach dem Tod von Kosovo-Präsident Ibrahim Rugova ist der gemäßigte Politiker Fatmir Sejdiu zu seinem Nachfolger gewählt worden. 80 der 120 Abgeordneten stimmten im Parlament von Pristina für den engen Vertrauten Rugovas. Der Generalsekretär und Fraktionschef der von Rugova gegründeten Demokratischen Liga des Kosovo (DLK) war einziger Kandidat bei der Abstimmung. Der 54-Jährige wird die Kosovo-Albaner in den kommenden Monaten voraussichtlich in die Verhandlungen über den künftigen Status des Kosovo führen. Sein am 21. Januar an Lungenkrebs gestorbener Vorgänger Rugova genoss große Popularität. Das Kosovo ist formal eine serbische Provinz, steht aber seit Ende des Kosovo-Kriegs 1999 unter UN-Verwaltung. Sejdiu erreichte in den ersten beiden Wahlgängen nicht die notwendige Zwei-Drittel-Mehrheit. Erst in der dritten Runde reicht eine einfache Mehrheit zur Wahl. Auch Sejdius Vorgänger Rugova musste bei den Präsidentenwahlen der Vergangenheit jeweils in die dritte Runde. Das Amt des Kosovo-Präsidenten ist weitgehend symbolisch. Sejdiu war seit der Gründung der DLK 1989 deren Generalsekretär. Zuletzt war der aus dem Norden des Kosovo stammende Politiker auch DLK-Fraktionschef im Kosovo-Parlament. Sejdiu ist studierter Rechtshistoriker und lehrte die Disziplin an der Universität Pristina. Er studierte unter anderem in den Vereinigten Staaten und Frankreich. Rugova galt als unerschütterlicher Kämpfer für die Unabhängigkeit des Kosovo, die 90 Prozent der Bevölkerung anstreben. Serbien beharrt hingegen auf seiner Souveränität in dem Gebiet. Im Laufe des Jahres soll in Verhandlungen ein Kompromiss für den künftigen Status des Kosovo gefunden werden. UN-Vermittler ist der ehemalige finnische Präsident Martti Ahtisaari. Rugova war bisher Chefunterhänder des Kosovo. Ob auch sein Nachfolger diesen Posten übernehmen wird, ist bisher unklar. Die Verhandlungen hatten im November begonnen, das nächste Treffen ist für den 20. Februar angesetzt. Auch Sejdiu zeigte sich stets als scharfer Verfechter der Unabhängigkeit des Kosovo. Der verheiratete Vater dreier Kinder gilt als gemäßigt. Dies dürfte die Verhandlugnen mit Belgrad erleichtern, das sich kategorisch weigert, mit Guerilla-Chefs zu sprechen. So verzichtete etwa Hashim Thaci auf eine Präsidentschaftskandidatur. Thaci ist Chef der stärksten Oppositionspartei DPK und ehemaliger Unabhängigkeitskämpfer |
Presidenti Sejdiu zotohet pėr realizimin e pavarėsisė dhe ruajtjen e integritetit tė vendit
Prishtinė, 10 shkurt -Presidenti i ri i Kosovės u zgjodh prof.dr.Fatmir Sejdiu, me 80 vota pro nė raundin e tretė tė votimit tė Kuvendit tė Kosovės. Nga 110 deputetėt e pranishėm nė dy raundet e para tė votimit kandidatura e LDK-sė, prof.dr.Fatmir Sejdiu nuk arriti pėr 2 dhe 3 vota tė zgjidhej President, ashtu siē ėshtė e pėrcaktuar me Kornizė Kushtetuese, qė pėr zgjedhje i duhen dy tė tretat e numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovės. Ai mori dy tė tretat e votave nė raundin e tretė tė votimit 80 pėr, 12 kundėr dhe 17 tė pavlefshme, kur i nevojitej shumica e thjeshtė prej 61 votash. Ndėrsa, nuk kishte asnjė kundėrkandidat nė procesin e votimit. Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci, para fillimit tė votimit rikujtoi se seanca mbahet me kėrkesėn e tė gjitha grupeve parlamentare, tė cilat e kanė vlerėsuar tė nevojshme pėrmbushjen e vakuumit tė krijuar pas vdekjes sė Presidentit Rugova. Ai tha se edhe pas vdekjes sė Presidentit Rugova, institucionet e vendit do tė punojnė me pėrkushtim pėr shtetin e pavarur e sovran tė Kosovės. Presidenti Sejdiu, menjėherė pas zgjedhjes u betua solemnisht para deputetėve dhe qytetarėve tė Kosovės, se do tė reflektojė unitetin e popullit, tėrėsinė tokėsore tė vendit, dhe funksionimin demokratik tė institucioneve. "Betohem solemnisht se do tė ruajė dhe mbroj unitetin e popullit, tėrėsinė tokėsore tė vendit, dhe do tė siguroj funksionimin demokratik tė institucioneve tė Kosovės", tha Sejdiu. Presidenti Sejdiu qė nė postin mė tė lartė tė vendit pason Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova, udhėheqėsin historik tė shqiptarėve nė rrugėn e pavarėsisė, tha se ėshtė nderuar dhe i privilegjuar pėr zgjedhjen, por njėkohėsisht barrė dhe pėrgjegjėsi e veēantė. "Unė zgjidhem nė kėtė detyrė dhe marr postin qė ka mbajtur Presidenti ynė i parė dhe tashmė historik., Ibrahim Rugova", tha ai duke shtuar se kėtė post tė lartė tė vendit e bėnte mė tė madh me figurėn e veēantė prej njeriu e prijėsi tė papėrsėritshėm. Presidenti Sejdiu, ka pėrkujtuar edhe njėherė Presidentin Rugova nė fjalėn e tij duke e vlerėsuar lart veprėn e tij. "Presidenti Rugova ka lėnė njė trashėgimi tė pasur politike e shtetėrore, tė ndėrtuar me dije, me mund e sakrifica, por edhe me guxim tė pashoq, pėr mė shumė se njė dekadė e gjysmė", tha ai. Presidenti Sejdiu tha se rruga tė cilėn e trashėguan institucionet nga Presidenti Rugova ėshtė e sigurtė pėr ta pėrmbyllur procesin e pavarėsimit tė vendit tonė. "Pavarėsia nuk ėshtė vetėm njė privilegj pėr tė jetuar tė lirė e me dinjitet njerėzor e nacional, por ėshtė edhe obligim dhe pėrgjegjėsi, gjithashtu", tha ai. Presidenti Sejdiu tha se zyra e tij nė udhėheqjen e tij do tė bashkėpunojė ngushtė me institucionet e tjera tė Kosovės, me partitė politike nė pushtet dhe nė opozitė, me grupet etnike dhe tė gjithė qytetarėt e Kosovės nė dobi tė unitetit, funksionimit demokratik, zhvillimin ekonomik, pėrparimin e pėrgjithshėm dhe mirėqenien sociale. "Kjo ėshtė detyrė e imja kushtetuese, ky ėshtė obligim qytetar i imi dhe i secilit institucion e qytetar tė vendit, sidomos tani qė pėrmbushja e synimit tonė pėr Kosovėn shtet tė pavarur e sovran ėshtė afėr", tha ai. Presidenti premtoi vazhdimin e bashkėpunimit tė ngushtė me UNMIK-un, KFOR-in, TMK-nė dhe SHPK-nė nė dobi tė forcimit tė mėtejshėm tė institucioneve tė Kosovės dhe tė sigurisė sė vendit. Nė fjalėn e tij Presidenti i sapozgjedhur Sejdiu, foli edhe pėr procesin e bisedimeve pėr Kosovėn, i cili tha se shtron detyra esenciale. Ai premtoi se si President, do tė ketė angazhim parėsor udhėheqjen e punės sė Grupit Negociator dhe arritjen e njohjes sė pavarėsisė. Ju siguroj se unė, si President, do tė kem angazhim parėsor udhėheqjen dhe vazhdimin e punės sė Ekipit Negociator tė Kosovės si ekip i unitetit, ashtu si e kishte strukturuar Presidenti Ibrahim Rugova, pėr tė pėrshpejtuar kėtė proces pėrballė nevojave tė vendit tonė dhe vendosmėrisė sė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta pėrmbyllur me sukses kėtė proces sa mė parė, gjatė kėtij viti, nė pėrputhje tė plotė me vullnetin e popullit tė Kosovės, tha ai. Nė kėtė kontekst ai premtoi bashkėpunim tė ngushtė me Emisarin e OKB-sė pėr Statusin e Kosovės, z.Maarti Ahtisaari. Ai poashtu u zotua se ai dhe ekipi i tij, do tė bashkėpunojnė ngusht me SHBA-tė, Unionin Evropian, dhe Grupin e Kontaktit, siē tha ai me qėllimin e vetėm qė Kosovėn ta bėjnė, "shtet nė paqe me veten dhe fqinjtė e vet, njė vend qė do tė garantojė tė gjitha liritė qytetare, njerėzore dhe tė pakicave, nė pajtim me standardet mė tė larta qė ka vendosur bota demokratike". "Dhe nė tė njėjtėn kohė tė shprehim denjėsinė tonė pėr tė qenė partner i integruar nė strukturat euro-atlantike", tha ai. Ai u bėri thirrje tė gjithė qytetarėve dhe nė veēanti komunitetin serb, qė tė punojnė sė bashku pėr njė Kosovė demokratike, pėrparimtare dhe tolerante, ku respektohen dhe nderohen veēantitė e secilit. Kandidaturėn e presidentit Sejdiu e bėri nėnkryetari i LDK-sė z.Kolė Berisha, i cili ndėrsa foli pėr personalitetin e veēantė tė Presidentit Sejdiu, e ka kujtuar edhe ēastin qė ka propozuar edhe kandidaturėn e Presidentit Rugova, dhe se nė atė moment 'askush nuk mund ta besonte se do tė ndaheshim nga ai aq shpejtė'. Ai tha se Prof Dr. Fatmir Sejdiu, qė prej themelimit tė kėsaj partie, ka qenė nė forumet mė tė larta tė saj dhe njėri ndėr bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Presidentit tė ndjerė, Ibrahim Rugova. "Duke pasur votėn e kėtij Kuvendi pėr President tė Kosovės me punėn e tij prej pedagogu, punėtorit tė zellshėm tė shkencės dhe intelektualit tė mirėfilltė, me njė kulturė tė gjerė dhe njohės i mirė i rrethanave aktuale nė vend dhe jashtė, me pėrvojėn e tij tė deritashme organizative dhe politike, me prirjen e njeriut i cili reflekton tolerancė, bashkėpunim dhe mirėkuptim, dhe duke qenė pėrherė njėri ndėr bashkėpunėtorėt mė tė aftėr tė paraardhėsit tė tij, tė presidentit tashmė tė ndjerė Ibrahim Rugovės, do ta arsyetojė besimin tonė", tha ndėr tė tjera Kolė Berisha. Pas zgjedhjes sė Presidentit Sejdiu nė kėtė post, atė e kanė pėrshėndetur kryeadministratori Petersen, Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci etj. "Jam i kėnaqur qė nė kohėn e duhur, ishte pak njė lapsus i vogėl qė duheshin votat e raundit tė tretė tė jenė nė raundin e parė qė tė mos lodheshim, megjithatė i dėshiroj shėndet tė mirė dhe sukses. Kryetari i ri do ta ketė pėrkrahjen e plotė tė Parlamentit me respektimin e vullnetit politik tė popullit dhe atė qė e kemi pasur mė herėt", tha kryekuvdenari Daci. Kryeministri Bajram Kosumi vlerėsoi se zgjedhja e Kryetarit ėshtė bėrė me njė procedurė shumė tė mirė demokratike, se nė kohėn e duhur ėshtė bėrė veprimi i duhur. "Edhe njė herė klasa politike ka dėshmuar se nė ditė tė vėshtira, atėherė kur pritet qė tė jetė mė sė vėshtiri nuk dorėzohemi, pėrkundrazi e rishikojmė vetveten, pozicionet dhe qėllimin ku do tė arrijmė", tha ai. Ndėrsa kryeadministratori Petersen tha se ishte njė mbėshtetje e fuqishme, duke iu referuar rezultatit tė votimit. "Dėshiroj ta uroj parlamentin e Kosovės pėr ecjen kaq tė shpejtė pėrpara, duke u siguruar qė edhe procesi i statusit mund tė ec pėrpara nė kėtė moment tė rėndėsishėm pėr Kosovėn. Do ta ruajė unitetin, stabilitetin dhe tė sigurohemi se mund tė ecim pėrpara drejt njė zgjidhej pėr statusin. E kam shprehur mbėshtetjen e plotė pėr Presidentin e ri tė Kosovės, dhe jam i gėzuar qė do tė mund tė shkojė nė Kėshillin e Sigurimit dhe tė them qė pas humbjes tragjike tė presidentit Rugova, dhe se nė mė pak se tri javė, institucionet demokratikee kanė zgjedhur presidentin e ri tė Kosovės, i cili gėzon mbėshtetje tė fuqishme", tha Petersen. Shefi i zyrės amerikane Filip Goldberg, tha se ishte dėshmitar i njė votimi tė rėndėsishėm dhe qė hap rrugėn pėr tė shkuar pėrpara. "Sapo ishim dėshmitarė tė njė votimi tė rėndėsishėm, diēka qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn pėr tė ecur pėrpara me bisedimet rreh statusit tė Kosovės. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e mirėpresin bashkėpunimin me Presidentin Sejdiu dhe Ekipin Negociator tė cilin ai do ta drejtojė nė ditėt dhe javėt e ardhshme pėr tė ndihmuar ēuarjen pėrpara tė procesit tė statusit final", tha Goldberg. "Besoj se delegacioni i Kosovės do tė rifunksionalizohet", tha lideri i PDK-sė Hashim Thaēi, duke shtuar qė pas kėtij momenti duhet tė jenė sa mė tė pėrgatitur pėr takimin e Vjenės qė pritet tė mbahet mė 20 shkurt. "Sfidat e Kosovės janė shumė mė tė mėdha", tha Veton Surroi, duke shtuar se duhet tė kemi tė njėjtin seriozitet, tė njėjtin unitet tė treguar pėr tė vazhduar procesin e nisur tė bisedimeve pėr statusin. "Ne kishim njė kandidat, i cili pėrfaqėson vlerat politike dhe maturitetin politik tė LDK-sė. Fatmir Sejdiu, ėshtė njė zgjedhje e duhur nė momentin e duhur dhe jemi tė bindur qė do ta ndėrtojė njė strukturim politik pėr Kosovėn tė tillė ēfarė i nevojitet Kosovės tash. Zgjedhja ka shkuar nė mėnyrėn mė demokratike, Fatmiri ka fituar 80 vota, qė janė dy tė tretat, ėshtė njė votim i madh nė Kuvend, pėr Sejdiun Kryetar. Unė jam i bindur qė e ka edhe dijen edhe maturinė edhe qėndrimin qė tė jetė njė garant i zhvillimeve politike nė Kosovė pėr ta mbaruar, pėr ta kurorėzuar tė gjithė sė bashku pavarėsinė e Kosovės nė kėtė vit. Nuk ėshtė koha tė flitet pėr nuanca, ėshtė koha tė flitet pėr zgjidhjen. Zgjidhja ėshtė njė zgjidhje demokratike, dhe njė zgjidhje e mirė. Mos bėni krahasime kurrė. Ky ėshtė njė mendim i ndjeshėm pėr tė gjithė ne qė kemi punuar gjatė me Ibrahim Rugovėn. Rugova ka qenė njė institucion politik vetvetiu, Fatmir Sejdiu, do tė jetė njė President i mirė,njė njeri qė e kryen mirė funksionin e Presidentit, tha akad.Sabri Hamiti, kryetar i komisionit parlamentar pėr marrėdhėnie me jashtė. |
[quote=krijuesiii]...Duhet te jete njeri nga ata pak te miret qe kane mbete ne LDK e qe si ka perjashtuar e quajture me cfare do fjale klani i ish Presidentit...
...Kam respekt per kete Fatmire Sejdiun eshte Koha qe njeher te udheheqin ja Llapjante jo Drenica se na mbyten kta tjerte tu na vjedh... tungiii[/quote] nji ndarje te till regjionae i shkon pershtati vetem serbis edhe krijesesave anti kombtare llap drenic rrafsh kosove dugagjin ana drin e malsi karadaku jan nji |
[quote=Guri i madh][quote=krijuesiii]...Duhet te jete njeri nga ata pak te miret qe kane mbete ne LDK e qe si ka perjashtuar e quajture me cfare do fjale klani i ish Presidentit...
...Kam respekt per kete Fatmire Sejdiun eshte Koha qe njeher te udheheqin ja Llapjante jo Drenica se na mbyten kta tjerte tu na vjedh... tungiii[/quote] nji ndarje te till regjionae i shkon pershtati vetem serbis edhe krijesesave anti kombtare llap drenic rrafsh kosove dugagjin ana drin e malsi karadaku jan nji[/quote] ... ke te drejt shoki ishte me shume siperfaqesore dhe me nuanca humori se vetem le te qojne Kosoven perpara dhe le te dele ai qe dine me e que proceset perpara e jo me veq me vjedhe sic po bejen shume ministra te tashem ne pushtet... tungiii |
Pėrshėndes zgjedhjen e presidentit tė ri tė Kosovės Dr. Fatmir Sejdiut, i cili ka kapacitet intelektual, menēuri dhe pėrvojė politike tu prijė proceseve qė kanė tė bėjnė me zgjidhjen e statusit tė Kosovės.
|
Me nje respekt te madhe , pershendes zgjedhjen e Dr:Fatmir Sejdiut ne postin e presidentit te Kosoves. Kam besimin e plote , me menqurin dhe urtesin e tij do te arrijme deri tek qellimi i jone kombtar.
Zoti i ndihmofte Kosoves dhe udhheqsise se saj drejt rruges se plote te Pamvarsis. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:16. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.