Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mėsime nga Kurani (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=136)
-   -   Shtegu i Njohjes (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=20472)

musl|m 09-11-06 02:09

Shtegu i Njohjes
 
[B]Perkulja[/B]

Pėrkulu me drojė nga Zoti i Madhėruar, me zemėr tė pėrulur dhe me lėvizje tė nėnshtruar nė mėnyrė qė ta pėrmbushėsh pėrkuljen tėnde. (Psherėti nė brengė, nė pėrkujtim tė ēastit kur do tė sillesh Ditėn e Fundit kur tė vijė urdhėri qė t’i pėrulemi Zotit). Ti nuk ke aftėsi t’i kryesh detyrimet ndaj Tij pėrveēse me ndihmėn e Tij; as qė mund ta arrish Kopshtin e Kėnaqėsisė sė Tij pėrveēse me mėshirėn e Tij; as qė mund tė pėrmbahesh nga tė gabuarit pėrveēse me ruajtjen e Tij; as qė mund tė shpėtosh nga dėnimi i Tij pėrveēse me faljen qe Ai te ofron. I Dėrguari i Zotit ka thėnė: [B]“Askush nuk do tė hyjė nė Xhennet prej (meritės sė) veprave tė tij. shokėt e tij pyetėn: A thua edhe ti o i Dėrguar i Zotit? As unė nėse Ai nuk mė pėrfshin me mėshirėn e Tij.”[/B]

musl|m 09-11-06 02:10

Shtegu i Njohjes
 
[B]Pėrgjunja[/B]

Pėrgjunju Zotit si rob i pėrulur i cili e di se ėshtė krijuar nga pluhuri tė cilin e shkelin tė gjitha krijesat. Nėse njeriu mendon mbi pėrbėrjen e tij lėndore prej uji e dheu, do t’i shtohet pėrulshmėria ndaj Zotit, kurse vetvetes do t’i thotė: “Vallė pėrse e ngrite kokėn, pėrse nė pergjunje nuk vdiqe, kur Zoti e ka bėrė Pergjunjen pėr afrim me Tė?” Ai thotė:[B] “Pergjunju dhe afrohu drejt meje.” (el-Alak, 19). [/B]
Kush i afrohet Atij, njėherėsh i largohet ēdo gjėje tjetėr veē Tij. Ruaje vetinė e pėrgjunjes nė frymėn e kėtij ajeti: [B]“Nga dheu ju krijuam, nė tė ju kthejmė dhe prej tij sėrish do t’ju nxjerrim.” (Taha, 55). [/B]
Kėrko ndihmė (pra) tek Allahu i Madhėruar pėr gjithēka ...

musl|m 09-11-06 02:11

Shtegu i Njohjes
 
[B]Ulja [/B]

Ulja nė namaz ėshtė madhėrim dhe falėnderim i Zotit e paraqitje pėr pranim tė pafundėsisė sė begative tė Tij. Prandaj largohu nga pohimet e tua dhe vėrtetoji me vepėr fjalėt me tė cilat shpreh gjendjen tėnde prej robi. Ai tė ka krijuar si rob dhe tė ka urdhėruar t’i qėndrosh rob Atij ashtu si tė krijoi. Bėje robėrinė tėnde kėnaqėsi me urtinė e Zotit, dhe adhurimin tėnd pėr t’iu pėrulur mė shumė Atij.
Lutu pėr bekime mbi tė dashurin e Tij fill pas lavdėrimit te krijuesit, sepse dashuria ndaj tė Dėrguarit as. ėshtė ngushtė e lidhur me dashurinė tonė ndaj Allahut; bindja e tė Dėrguarit as. me tė bindurit Atij. Allahu i Madhėruar thotė:[B] “Thuaj (o Muhamed): Nėse e doni Allahun mė ndiqni mua qė Allahu t’ju dojė.” (Ali Imran, 33). [/B]
Krijuesi i Madhėruar tė ka urdhėruar tė lutesh me salavat mbi tė Dėrguarin e Tij as.:[B] “Vėrtet, Allahu e lavdėron dhe engjėjt luten pėr tė Dėrguarin. O ju qė keni besuar lutuni pėr tė dhe pėrshėndeteni me paqe.” (el-Ahzab, 56).[/B] I Dėrguari i Zotit ka thėnė: [B]“Kush lutet (me salavat) mbi mua, Allahu pėr tė sjell dhjetė salavate dhe e pėrfshin me begatitė e Tij[/B].” (Trans. Taberani dhe Tirmidhi). Allahu i Madhėruar thotė: [B]“Dhe kujtimin pėr ty lart e ngritėm.” (el-Inshirah, 4).[/B]

musl|m 09-11-06 02:13

Shtegu i Njohjes
 
[B]Selami

[/B]Selami (paqja) ėshtė njė ndėr emrat e bukur tė Zotit tė Madhėruar (i njėjtė me atė qė Ai u dhuroi njerėzve ta pėrdorin nė sjellje dhe pėrshėndetje). Nėse dėshiron paqe, atėherė nga ti le tė jetė i ruajtur dhe i qetė shoku yt. Profeti as. ka thėnė:[B] “Nuk do tė hyni nė Xhenet derisa tė besoni, e nuk do tė besoni derisa tė mos duheni. A dėshironi t’ju udhėzoj nė diēka qė nėse e kryeni do tė nisni tė duheni? Pėrhapni ndėrmjet jush paqen(nė pėrshendetje).” (Transmeton Muslimi). [/B]
Ki dhimbsuri ndaj atij qė nuk ka dhimbsuri pėr veten e tij, sepse krijesat janė nė sprovė me tė mira qė tė falėnderojnė, ose me vėshtirėsi qė tė durojnė.

musl|m 09-11-06 02:13

Shtegu i Njohjes
 
[B]Lutja

[/B]Kryeje lutjen nė mėnyrėn mė tė mirė dhe kundroje Atė qė lut: si e lut, pėrse e lut dhe pėr ēfarė po e lut?
Pranimi i lutjes (duasė) thelbėsisht varet nga qėndrimi yt ndaj tė Vėrtetit , nėse ti nuk i plotėson kushtet e duasė, atėherė nuk ėshtė kusht edhe pranimi i saj. Kėshtu Malik bin Dinar thosh’ kur njerėzia luteshin pėr shi:[B] “Ju pritni tė bjerė shi kurse unė frikėsohem se mos bien gurė!” [/B]
Edhe sikur Zoti tė mos na kish urdhėruar t’i luteshim, do tė na ishte e domosdoshme qė ta thėrrasim Atė, edhe nėse do e dinim qė lutja jonė nuk do gjente pėrgjigje. E si tė mos i lutemi atėhere kur ai na ka siguruar se do tė na pėrgjigjet nėse i lutemi siē duhet? Allahu i Madhėruar thotė:[B] “Mė lusni dhe do t’ju pėrgjigjem.” (Gafir, 60). [/B]
I pyetur pėr emrin mė tė lartėsuar tė Zotit, Ebu Jezid el Bistami ka thėnė: “Cliroje zemrėn nga ēdo gjė pėrveē Zotit e pastaj thirre Atė me cilin emėr tė duash.”[/b]
profeti as ka thene:[B] ”Zoti nuk i pėrgjigjėt zemrės sė shpėrqėndruar, e nėse lutesh sinqerisht, atėherė gėzoju njėrės nga tri gjėrat:
Ose Zoti do ta plotėsojė kėrkesėn;
Ose do tė zgjedhė pėr ty diēka tjetėr mė tė vlefshme;
Ose do tė tė ruajė nga njė sprovim qė do tė tė godiste”.[/B]
Duanė bėje pėrunjėsisht e jo nxitueshėm. Transmetohet prej profetit te kete thėnė:[b] “Zoti ka thėnė: Kė e preokupon pėrmendja Ime mė tepėr nga ajo qė mė kėrkon (nė lutje) Unė i jap edhe mė shumė nga ajo ēka u jap atyre qė kėrkojnė.” (Buhari nė Tarih, Bezari nė Musned dhe Bejheki ). [b]
Ebu Husejn el Ueraku thotė:[B] “E kam lutur njėherė Allahun aq shumė qė tė ma pranojė lutjen saqė harrova pėr ēka kisha nevojė (nė lutje).” [/B]
Dhe mos u ngushto pėr atė cfare the e nuk the; Ai vėrtet e di ē’ėshtė mė e mira pėr ty.

musl|m 09-11-06 02:14

Shtegu i Njohjes
 
[B]Agjėrimi

[/B]Kur tė agjėrosh pėrpiqu tė pengosh egon nga ndjekja e epsheve sepse agjėrimi ėshtė kufi pėr kėndjet e brendshme. Nė tė ėshtė pastėrtia e zemrės dhe ushtrimi i trupit; ėshtė pėrkujtesa pėr bamirėsi ndaj varfanjakėve, kthim kah Allahu dhe falėnderim pėr tė gjitha begatitė tė cilat Zoti na ka dhuruar. Dhurata e Zotit tė Madhėruar qė tė mundėsoi tė agjėrosh ėshtė mė e madhe nga mundėsia qė ke t’i falėnderohesh pėr kėtė.

musl|m 09-11-06 02:14

Shtegu i Njohjes
 
[B]Zekati

[/B]ēdo pjesėz e trupit tėnd ka zekatin (“taksėn”) tė cilėn detyrohet ta japė.

- Zekati i zemrės: ėshtė pėrsiatja mbi madhėrinė, urtinė, fuqinė, dėshmitė, begatitė dhe mėshirėn e Allahut.

- Zekati i syrit: ėshtė tė parėt pėr tė marrė mėsim dhe tė kthyerit e vėshtrimit prej epsheve tė ndaluara.

- Zekati i veshit: ėshtė tė dėgjuarit e asaj nė ēka ėshtė shpėtimi yt.

- Zekati i gjuhės: ėshtė nė tė thėnėt e asaj qė tė afron tek Allahu i Madhėruar

- Zekati i dorės: ėshtė largimi i saj nga e keqja dhe shtrirja e saj drejt sė mirės.

- Zekati i kėmbės: ėshtė qė me tė tė ecė atje ku ėshtė mirė pėr zemrėn tėnde.

musl|m 09-11-06 02:15

Shtegu i Njohjes
 
[B]Haxhi[/B]

Kur njeriu dėshiron tė shkojė nė haxh duhet tė bėjė nijet qė kėtė vepėr ta kryejė duke u frikėsuar se mos i refuzohet. Pastaj duhet tė pėrgatitet si ai i cili ka pak shpresė se do rikthehet; tė nisė tė zbukurojė sjelljen me tė tjerėt, tė pastrohet me veshjen e rrobės sė bardhė tė ihramit nga pasionet e tij; tė pastrohet nga mėkatet dhe t’i veshė rrobat e sinqeritetit e tė besnikėrisė; tė kthehet kah Zoti qė t’i pėrgjigjet thirrjes sė tij: “Ja ku jam pėr ty o Allah, ja ku jam. Ja ku jam; i pashoq Ti je; ja ku jam. Vėrtet gjithė lavdėrimi, begatia dhe sundimi janė tė Tuat, i pashoq Ti je.”
Kur tė vijė nė Xhaminė e Shenjtė le tė bėjė rrotullimin adhurues edhe me zemrėn e tij; le ta pastrojė jashtėsinė dhe brendėsinė e vet kur tė jetė nė Safa; kur tė vrapojė le t’ia paraqisė vetes ikje nga shprehitė e rėndomta; le t’i pranojė mėkatet e veta nė Arafat, nė Muzdelife gjatė gjuajtjes sė gurėzve, le tė hedhė me to pasionet e veta dhe kėshtu t’i afrohet Allahut; le t’i flijojė kėndjet e tij; (le tė shkrihet vllazėrisht me karvanin e miqve tė respektuar tė Ka’bes); le ta puthė gurin e kėnaqėsisė me caktimin e Allahut tė Madhėruar dhe le tė pėrshendet me tė gjithė tė tjerėt veē Allahut kur ta bėjė tavafin e lamtumirės.

ps.
[B]Safa, merve, muzdelife, jane vende qe vizitohen gjate haxhit.
Tavaf, eshte rrotullimi adhurues rredh gurit te zi qe kabes.[/B]

musl|m 09-11-06 02:15

Shtegu i Njohjes
 
[B]Paqėtimi

[/B]Kėrko pėr veten paqėtim (shpėtim), sepse ai qė e kėrkon mbase ndonjėherė edhe e gjen…Sa ėshtė i nevojshėm ai nė njė botė sprovash…
Paqėtimi arrihet me tė zotėruarit e vetes (egos); por nėse pėr kėtė nuk je nė gjendje, atėherė tėrhiqu nė meditim, por kjo nuk ėshtė e barabartė me zotėrimin e vetes. Nėse nuk tėrhiqesh, atėherė pėrmbaju heshtjes, por ajo nuk ėshtė e barabartė me tėrheqjen. Nėse nuk hesht, atėherė pėrpiqu tė flasėsh vetėm atė qė tė sjell dobi.
Nėse dėshiron paqėtim mos iu kundėrvi tė paditurit qė tė kundėrshton dhe mos u grind, nėse tė thotė[B] “Unė jam!”[/B], thuaji[B] “Je ti”…[/B]
Paqėtimi ėshtė nė tė dalėt nga qerthulli i pėrditshmėrisė sė rėndomtė, dalja nga ky qerthull arrihet me braktisjen e lakmisė, kjo braktisje arrihet duke mos u pėrpjekur tė mėsosh atė qė Zoti e ka caktuar tė ndodhė. Zoti i Madhėruar thotė:[B] “A nuk mjafton vetė Allahu pėr robin e Tij?!” (el-Zumer, 36).[/B]

musl|m 09-11-06 02:16

Shtegu i Njohjes
 
[B]Veēimi

[/B]Nė veēim ėshtė ruajtja e gjymtyrėve, ēlirimi i zemrės, zvogėlimi i detyrimeve ndaj njerėzisė, mbyllja e dyerve tė kėsaj bote, thyerja e armės sė djallit dhe fuqizimi i jashtėsisė e brendėsisė tėnde.
Isai as.(jezusi) thuhet tė ketė thėnė: [B]“Sundoje gjuhėn tėnde dhe tė tė mjaftojė shtėpia jote. Njerėzit kanė qenė ilaē me tė cilin shėroheshe kurse tani janė bėrė helm nga i cili duhet shėruar.”[/B]

U pyet nje njeri i urte: pėrse nuk pėrzihej me njerėzit dhe u pėrgjigj:[B] “Si tė pėrzihem me ata tė cilėt vetėm vėzhgojnė mangėsitė e mia… Kush gjen prehje nė vetmimin me Zotin, kėrkon veēimin prej njerėzve.” [/B]
I Dėrguari i fundit Muhamedi as. ka thėnė: [B]“Do tė vijė ruajtja e fesė do tė jetė si mbajtja e prushit nė dorė…”[/B]

musl|m 09-11-06 02:16

Shtegu i Njohjes
 
[B]Adhurimi[/B]

Pėrkushtoju detyrave fetare (farzeve) sepse vetėm kėshtu arrin tė bėhesh ai qė duhet tė jesh.
Qė tė ruash pėrkushtimin tėnd nė to, shtoji edhe mė tej tė detyrueshmes; e sa mė shumė t’i shtosh adhurimet, aq mė shumė pėrpiqu pėr frikėn dhe falėnderimin.
Jahja bin Muadh ka thėnė: “Cuditem me atė qė shqetėsohet pėr tė pėlqyeshmen dhe harron tė detyrueshmen.”
Ebu Bekr el Verraku thotė: “Sakrifiko katėr gjėra pėr katėr tė tjera:
Tė pėlqyeshmet pėr tė detyrueshmet
Jashtėsinė pėr brendinė
Merakun pėr njerėzit me atė pėr veten
Tė folurit pėr veprate mira me fshehjen e tyre.

musl|m 09-11-06 02:18

Shtegu i Njohjes
 
[B]Tė Menduarit[/B]

Mendo mbi fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: [B]“Vėrtet ka qenė dikur njė periudhė kur njeriu nuk ekzistonte fare si diēka e pėrmendur.” (el-Insan, 1) [/B]
Vėshtroje gjendjen tėnde dhe mendo sa ka kaluar nga kjo botė, e sa i vogėl je ti! A ka jetuar dikush pėrgjithmonė? Ajo ēka ka mbetur i pėrngjan asaj qė ka kaluar, si uji qė vjen befas ujit qė shkoi.
Nuhut as. i ėshtė thėnė: “Si tė duket kjo botė, o i Dėrguari mė jetėgjatė i Zotit?”. Thuhet se ėshtė pėrgjigjur:[B] “Ashtu si dhoma qė ka dy dyer; nė njėrėn hyra e nga tjetra dola”. [/B]
Mendo pėr mė pas!

Ketu, erdhem ne fund te shtegut po ju e te mendoni ashtu sic do mendoj edhe une, nderkohe shpresoj ka kaloni shume here ne lexim kete shteg, sepse do te shohesh qe eshte shtegu qe fton ne shpetim dhe te shpie drejt drites hyjnore qe nuk shteret kurre.

Se fundit duhet te dime edhe se: [B]Atij qe Zoti si jep drite, ska drite per te[/B]
Zoti ju nderofte.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:56.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.