Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Dosja e Krimit (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21603)

Peja-Boy 07-09-07 19:40

30.08.2007
 
Dje me datė 30.08.2007 nė qytetin e Prishtinės, nė vendin e quajtur "Te Santea" ėshtė vrarė pjestari i forcave speciale pėr mbrojtje nga aferisa nė kuader tė SHPK-sė Triumf Riza.


Motivi supozohet tė jetė ngaterresa qė i ndjeri ka patur me kriminelin e mirnjohur nė Prishtinė Enver Sekiraqa. Kjo ngaterresė ka ndodhur muaj mė parė nė lokalet e Swiss Casino ku edhe ishte vrar njė pjestar i SHPK-sė. Ndėrkohė ngaterresa ka vazhduar nė ditet e mėpasme me prangosjen e Enver Sekiraqes i cili edhe ishte rrahur nga ana e pjestarve tė SHPK-sė dhe ishte derguar QKU nė gjendje kome.

Mirpo historia nuk mbaron me kaq, dje pjestaret e bandes sė Enverit rreth ores 15 nė qender tė Prishtinės qelluan me bresheri automatiku mbi trupin e Triumfit i cili kishte vdekur nje ore mė pas nė QKU. Varrimi i tė ndherit do tė bėhet sot nė orėn 17.00 nė fshatin Stagovė tė Kaēanikut.

Qarkullojnė zėra se kohen e fundit i ndjeti bashkjetonte me kėngėtaren e mirmnjohur Adelina Ismaili

Peja-Boy 07-09-07 19:47

04.01.2003
 
Pejė: vritet Tahir Zemaj, ish-oficer i lartė i Ushtrisė Ēlirimtare tė KosovėsBesim Abazi
4 janar 2003 (19:15 UTC)
[I]04-01-2003[/I]

Tė shtunėn nė mbrėmje u vra nė qytetin e Pejės Tahir Zemaj, ish-oficer i lartė i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Sė bashku me tė ėshtė vrarė edhe i biri, si dhe njė i afėrm.
Autoritetet po zhvillojnė hetime mbi kėtė incident tė pasqaruar ende dhe policia nuk ka shpallur ndonjė tė dyshuar pėr kėtė vrasje.
Tahir Zemaj ishte njė nga ish-oficerėt e lartė tė UĒK-sė, i afėrt me krahun politik tė presidentit aktual, Ibrahim Rugova.
Emri i tij ėshtė pėrmendur jo rrallė nė lidhje me rivalitetet qė kanė ekzistuar ndėrmjet grupeve tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Pak kohė mė parė, Tahir Zemaj ishte dėshmitar i Prokurorisė nė procesin kundėr pesė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė, qė u dėnuan pėr ”veprime kriminale kundėr bashkėkombasve tė tyre nė fund tė luftės nė Kosovė".

Peja-Boy 07-09-07 19:48

Mė 10 nėntor. – Nė rrugėn Pejė-Arbnesh (Vitomiricė) tre persona tė panjohur
sulmuan me armė zjarri anėtarėt e familjes Elshani nga Drineshi (Ozdrini) i
Pejės, qė po udhėtonin me veturė, me ē'rast u plagosėn rėndė Virgjil Elshani
(19), ish-ushtar i UĒK-sė dhe Granit Elshani. Virgjili, i cili u dėrgua nė
spitalin e Prishtinės ku vdiq nga plagėt e marra. Sulmuesit, qė ishin
shtetas tė Shqipėrisė, duke ikur nga vendi i ngjarjes, pėsuan njė aksident
trafiku, me ē'rast morėn plagė tė rėnda, njėri prej tyre vdiq, ndėrsa dy tė
tjerėt, nė gjendje kritike, janė tė shtrirė nė spitalin e Pejės.
Mė 12 nėntor. - Nė lagjen “Halit Ibishi” nė Ferizaj, e banuar kryesisht nga
hashkalinjtė, u gjet trupi i pajetė e i djegur i fėmijės hashkali Emrah
Hysen Hasani (13). Tash pėr tash, rrethanat e vdekjes sė tij nuk dihen.

Peja-Boy 07-09-07 20:01

17.01.2002
 
Nė Pejė, nė rrethana tė pasqaruara u vra deputeti Smajl Hajdaraj
Pejė, 18 janar (Kosovapress)

Mbrėmė, nė hyrje tė banesės sė tij nė lagjen Fidanishte tė Pejės, nga persona tė paidentifikuar ėshtė vrarė deputeti i Parlamentit tė Kosovės, Smajl Hajdaraj (51).
I ndjeri ka qenė komandant i Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, nė rajonin e Rugovės dhe njėherit kėshilltar nė KK tė Pejės. Aktualisht ai ishte edhe anėtar i kryesisė sė LDK-sė tė degės nė kėtė qytet.
Me profesion inxhinier i diplomuar, Hajdaraj ka qenė baba i katėr fėmijėve.
Vrasja ka zgjuar indinjatė tė thellė jo vetėm nė mesin e qytetarėve pejanė, por edhe tė mbarė Kosovės, duke e rėnduar edhe mė klimėn edhe ashtu tė tensionuar nė skenėn politike tė Kosovės.

Peja-Boy 07-09-07 20:07

12.10.2002
 
Vrasje tjetėr e rėndė nė kėtė muaj ishte ajo qė ndodhi mė 12 tetor 2002, nė afėrsi tė restorantit “Peja
city” nė Pejė nga “persona tė panjohur dhe pėr motive tė panjohura”. Me atė rast u vranė Avni Elezaj
(1981) nga Alba (Jabllanica) e Vogėl e Pejės dhe Bekim Mustafa (1975) nga Klina e Ulėt e Skėnderajt me
banim nė Arbnesh (Vitomiricė) tė Pejės. I ndjeri Avni Elezaj ishte njėri ndėr luftėtarėt mė tė rinj tė
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė rajonin e Dukagjinit i njohur edhe si “njeriu qė kishte vrarė kriminelin

Peja-Boy 07-09-07 20:13

Ndėrkohė, gjendja e lėvizjes sė lirė dhe e sigurisė nė tėrė Kosovėn u zhvillua si muajve tė tjerė me
shenja pėrmirėsimi dhe pa tensione tė theksuara pėrkundėr garave tė partive politike pėr pėrvetėsimin e
votuesve dhe pėrpjekjeve nga jashtė pėr bojkotimin e zgjedhjeve, veēmas nga ana e pjesėtarėve tė
komunitetit serb. Por, brengos fakti qė edhe nė kėtė muaj ėshtė vrarė njė pjesėtar i Shėrbimit Policor tė
Kosovės. Tė shtunėn, mė 2 tetor, rreth orės 23.00, nė fshatin Qyshk tė komunės sė Pejės, nė
magjistralėn Pejė-Prishtinė, nė njė sulm brutal me thika nga pesė persona, tashmė tė arrestuar, ka
mbetur i vdekur polici i Shėrbimit Policor tė Kosovės, Xhavit Muēolli (27), me shėrbim nė Stacionin Policor
tė Pejės. I ndjeri ėshtė sulmuar nė tė dalė nga njė shitore. Pa marrė parasysh se, nė momentin e sulmit,
i ndjeri nuk ishte nė shėrbim zyrtar dhe motivet e sulmit e tė vrasjes ende janė tė panjohura, edhe kjo
vrasje ishte goditje e rėndė pėr Shėrbimin Policor tė Kosovės nė kohėn e stabilizimit dhe tė kompletimit
tė tij me njė numėr mė tė madh tė kuadrit tė vet tė shkolluar e tė profesionalizuar qė ėshtė duke marrė
gjithnjė e mė tepėr kompetenca dhe pėrgjegjėsi pėr ruajtjen e rendit dhe tė qetėsisė sė gytetarėve, tė
jetės dhe tė pasurisė sė tyre. Kjo ėshtė vrasja e tetė e pjesėtarėve tė policisė nė dy vjetėt e fundit.
Ndėrkohė, Njėsiti Qendror i Hetimit tė Krimeve ėshtė nė rrugėn e zbulimit tė vrasėsve tė dy policėve tė
SHPK-sė Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj para njė viti nė fshatin Raushiq tė Deēanit dhe mė 8 tetor tė
kėtij viti gjykata kompetente ka lėshuar urdhėrarrestin pėr Bedri Nezir Krasniqin (1979) nga fshati
Turjakė i Pejės, i cili dyshohet pėr “vrasje nė bashkėpunim me kryerės tė tjerė” dhe momentalisht ėshtė i
ikur.

Peja-Boy 07-09-07 20:28

Per kete kam Fol edhe tek nje Tem qe kishte Hapur MURGESHA
 
Mė 2 janar, pjesėtari i forcave speciale tė Shėrbimit Policor
tė Kosovės (SHPK), Albert Markaj, vrau tė arrestuarin Besnik
Kastrati nė stacionin policor tė Pejės. Kjo vrasje kishte tė
bėnte me hakmarrje ndėrmjet familjeve Markaj dhe Kastrati. Nė
tetor, Markaj u shpall fajtor pėr vrasje dhe u dėnua me 10
vjet burg.

Mė 2 dhjetor, Hetem Sadri Rexhaj u vra nė stacionin policor nė
Pejė. Nuk pati tė dhėna tė tjera pėr kėtė rast nė fund tė
vitit, ndonėse njėsia e SHPK-sė pėr standarde profesionale
ishte duke zhvilluar hetimet.

Peja-Boy 09-09-07 17:38

[URL="http://www.youtube.com/watch?v=G68TGtMoPFI"]http://www.youtube.com/watch?v=G68TGtMoPFI[/URL]

Peja-Boy 25-09-09 19:29

Titulli: Dosja e Krimit
 
[B][IMG]http://www.gazetaexpress.com/images/gexGallery/15620/cache/petrit_rrahmani_-_vrasje_ne_klin___0302-490x320.jpg[/IMG]
[/B]

[B]
[/B]

[B]Kush e vrau Mensurin?Nga Jeton Musliu, “Express”“Kemi bėrė shtet, por a kemi vėrtet shtet?” Kėtė pyetje ua drejton me dhimbje Sheremet Raci nga Siēeva e Klinės tė gjithėve nė Kosovė. Sheremeti, tė mėrkurėn e javės qė kaloi, varrosi djalin e vet, Mensurin.[/B]


“Kemi bėrė shtet, por a kemi vėrtet shtet?” Kėtė pyetje ua drejton me dhimbje Sheremet Raci nga Siēeva e Klinės tė gjithėve nė Kosovė. Sheremeti, tė mėrkurėn e javės qė kaloi, varrosi djalin e vet, Mensurin, 21 vjeē, i cili dyshohet se u vra nga kushėriri i tij, Hasan Raci.
Tash Hasani ėshtė nė paraburgim, por vrasja e Mensurit ėshtė e dyta me radhė brenda nėntė muajve, qė dyshohet se ėshtė kryer nga ky person. Kėshtu Hasani, pas vrasjes sė vajzės sė tij 16-vjeēare, tė mėrkurėn, nė qendėr tė Klinės, me gashtė plumba, dyshohet se kreu ekzekutimin e radhės.
Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, Hasani ka vrarė tė bijėn e tij nė oborr tė shtėpisė, duke mos lejuar qė as tė afėrmit t’i shkojnė pėr vizita. Pėr vrasjen e sė bijės, Gjykata e qarkut nė Pejė e kishte dėnuar Hasanin vetėm me gjashtė muaj burg, periudhė tė cilėn ai e ka shlyer duke qėndruar nė paraburgim.
Sistemi i drejtėsisė nė Pejė duket tė jetė shumė efikas, kur i njėjti njeri, i gjetur fajtor pėr vrasjen e vajzės, arrestohet, hetohet, dėnohet, mban burgun dhe tė gjitha kėto brenda nėntė muajve! Nė pjesėn tjetėr tė dėnimit prej pesė vjetėsh me kusht, sipas vendimit tė gjykatės, Hasani ėshtė dashur qė tė mos e pėrsėrisė veprėn e njėjtė penale tė vrasjes. Nė kėtė mėnyrė, Hasani ka qenė thuajse i lirė.
Vendimi i pesė anėtarėve tė trupit gjykues, tė drejtuar nga gjyqtari Ukė Muēaj, i ka mundėsuar Hasanit, vrasėsit tė sė bijės, qė tė mund tė shėtisė lirshėm.


Pėrgjegjėsia


Pėrgjegjėsisė nė lidhje me kėtė dėnim tė shqiptuar ndaj vrasėsit tė sė bijės, tenton t’i largohet secili nga zyrtarėt e Gjykatės sė qarkut nė Pejė. Me hetimin e kėsaj vrasjeje ėshtė marrė Gėzim Kollēaku, prokuror i Prokurorisė Publike nė Pejė, i cili tash e disa kohė e ka braktisur kėtė detyrė, duke iu kthyer zanatit tė avokatit.
Por, sa i pėrket vrasjes sė parė dhe dėnimit qė ka marrė Hasan Raci, ish-prokurori Kollēaku nuk dėshiron tė flasė gjatė, me arsyetimin se ėshtė i zėnė. “Etika e prokurorit e kėrkon qė tė mos pėrzihemi nė punėt dhe vendimet e gjykatės. Duke u bazuar nė prova, ai person ėshtė shpallur fajtor. Por, se sa dėnohet, shumė apo pak, kjo ėshtė ēėshtje tjetėr. Kjo i takon gjykatės”, - thotė Gėzim Kollēaku pėr “Express”.
Avokati i Hasan Racit, pėr tė dyja rastet, edhe pėr ēėshtjen e vrasjes sė vajzės, edhe tash kur ai dyshohet se ka vrarė Mensurin, kushėririn 21-vjeēar, ėshtė Haxhi Ēekaj.
Pasi shpjegon se nė lidhje me vrasjen e kushėririt, gjyqtari i procedurės paraprake, klientit tė tij ia ka shqiptuar masėn e paraburgimit prej tridhjetė ditėsh, avokati Ēekaj nuk dėshiron tė komentojė vendimin e gjykatės nė lidhje me vrasjen e parė.
“Pėr rastin e dytė klienti im ėshtė mbrojtur nė heshtje. Kurse pėr ēėshtjen e parė, kjo ėshtė njė gjė pėr tė cilėn nuk kam kompetencė tė flas. Ky ėshtė njė rast i kaluar dhe nuk dua tė kthehem prapa”, - thotė shkurt avokati Ēekaj pėr “Express”.
Nė fakt, Gjykata e qarkut nė Pejė ka kohė qė ka mbetur pa ‘zot shtėpie’. Ky institucion nuk e ka kryetarin, qė prej kohės kur ka vdekur i ndjeri, gjyqtari Esat Shala. Pėr disa kohė, si ushtrues detyre tė kryetarit tė Gjykatės sė qarkut nė Pejė ishte emėruar gjyqtari Ukė Muēaj. Por edhe ky i fundit, pas njė kohe ėshtė pezulluar nga ky post dhe detyra e gjyqtarit pas dyshimeve pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare.
Ndėrkohė, gjyqtari Muēaj ka qenė kryetar i trupit gjykues nė rastin e vrasjes sė parė tė kryer nga Hasan Raci, i cili e ka ekzekutuar tė bijėn nė oborr tė shtėpisė sė tij. “Nuk kam asnjė koment mbi kėtė rast”, - ėshtė krejt ēfarė ka pėr tė thėnė gjyqtari Muēaj.
Ndėrkaq, “Express”, sipas shkresave zyrtare, ka mėsuar se vendimi ėshtė marrė duke u bazuar nė ekspertizėn e mjekėve tė QKU, tė cilėt kanė vlerėsuar gjendjen mendore tė tė akuzuarit.
Sipas shkresave, thuhet se Hasan Raci ka qenė nė afekt dhe depresion nė momentin e vrasjes. Vendimi ishte marrė nga anėtarėt e panelit. Por, si e precizon Kodi Penal i Kosovės vrasjen e fėmijės sė mitur nga prindi i tij, qoftė edhe nė afekt?


Ligji


Por kapitulli i 15 i Kodit tė Pėrkohshėm Penal tė Kosovės, qė merret pikėrisht me vrasje, neni 146, shkruan qartė se “kushdo qė e privon personin tjetėr nga jeta, dėnohet me mė sė paku pesė vjet burgim”. Nė kėtė rast, nė kapitullin e njėjtė, neni 147, i cili i klasifikon vrasjet e rėnda, pika 1, e vendos nė kėtė kategori edhe vrasjen e fėmijės.
Nė kėtė rast, personi qė do tė privonte nga jeta njė fėmijė, dėnohet “me sė paku dhjetė vjet burgim apo me burgim afatgjatė”.
Ndėrkohė, neni 148 i kėtij kapitulli, i cili flet pėr vrasje tė kryer nė gjendje tė afektit mendor, akt i cili dyshohet se ėshtė kryer nga Hasan Raci ndaj vajzės sė tij 16-vjeēare, dėnimi ėshtė shumė i qartė. “Kushdo qė tjetrin e privon nga jeta nė gjendje tė afektit mendor, i vėnė pa fajin e tij nė gjendje tė tronditjes sė fortė mendore tė shkaktuar nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rėndė nga ana e personit tė vrarė, dėnohet me burgim prej njė deri nė dhjetė vjet”, - thuhet nė kėtė nen.


Siēeva


Nė fshatin e Hasan Racit, nė Siēevė tė Klinės, banorėt tregojnė se nuk kanė vėrejtur asgjė tė dyshimtė tek ai, vrasėsi i vajzės sė tij, para se ai ta kryente kėtė akt. Por pas vrasjes dhe varrosjes tė sė bijės, si dhe moslejimin pėr vizita ngushėllimi, ata kanė parė se Hasani thjesht nuk fliste me askėnd.
Sipas banorėve, ka mė shumė se njė vit qė Hasani, sė bashku me familjen e tij, janė shpėrngulur nga fshati i tyre nė drejtim tė qytetit tė Klinės. Fshatarėt e Siēevės tregojnė se vizitat e kėtij personi nė fshatin e tij kanė qenė tė rralla, pėrveē ditėve tė fundit para se ai tė vrasė Mensurin.
Sheremet Raci ėshtė babai i Mensurit tė ndjerė. Ai bėn be se nuk kanė pasur kurrė mosmarrėveshje me kushėririn e tij, Hasanin. Tė ulur nė odėn e tij, Sheremeti nis rrėfimin qė nga koha kur Hasani ka vrarė vajzėn e vet, kur familja e tij ka shkuar pėr ngushėllime dhe si kanė shkuar pėr ta parė, kur ėshtė lėshuar nga burgu.
“Nuk e di pse e ka vra djalin tim, i cili ka qenė me agjėrim. Nė varrimin e Mensurit kanė ardhur tė gjithė axhallarėt tij”, - thotė Sheremeti pėr “Express”. Sipas tij, pėr tė marrė pjesė nė varrim, sipas traditės, ka kėrkuar edhe babai i Hasanit, por njė kėrkesė e tillė ėshtė refuzuar nga familja e viktimės.
“I kam thėnė hoxhės qė erdhi me atė porosi se po tė ndodhte vrasja aksidentalisht, sigurisht qė do ta lejoja. Por jo nė kėtė mėnyrė, sepse nuk e di pse e ka vra”, - thotė Sheremeti pėr “Express”. Tash, Sheremeti thotė se mė shumė se vrasja, e mundojnė fjalėt e njerėzve, tė cilėt pėshpėritin se djali i tij ka pasur lidhje me vajzėn e vrarė nga Hasani.
“I kam pyetur tė gjithė pėr kėtė, askush nuk mė ka thėnė se djali im ka pasur punė tė tilla. Ende koka ime nuk e beson se djalin e dytė nuk e kam mė. A kemi shtet?” - shprehet Sheremeti, duke iu mbushur sytė me lot.


Policia


Sipas policisė, tė mėrkurėn rreth orės 10, njė 21-vjeēar nga Siēeva e Klinės ėshtė vrarė nė qendėr tė kėtij qyteti, pėr motive ende tė panjohura. “Vrasėsi besohet se ėshtė kushėriri i tij, H. R. 37-vjeēar, kurse policia rajonale nė Pejė njoftoi se viktima ėshtė M. R.” - ka njoftuar policia.
Sipas hetimeve tė para tė policisė, i vrari ka qenė duke ecur rrugės, kur ėshtė qėlluar me armė zjarri nga kushėriri i tij. Nė momentin kur ėshtė kryer vrasja, siē tha policia, nė afėrsi tė vendit tė ngjarjes kanė qėlluar nė detyrė zyrtare pjesėtarėt e njėsisė speciale tė policisė, tė cilėt menjėherė kanė intervenuar dhe kanė arrestuar tė dyshuarin, si dhe kanė konfiskuar revolen, me tė cilėn ėshtė kryer vepra.
“Kryesi i veprės ėshtė arrestuar dhe po mbahet nė ndalim policor, ndėrkohė qė policia akoma nuk ka njohuri pėr motivin e vrasjes, e cila ka tronditur mėngjesin e sė mėrkurės banorėt e Klinės”, - ka njoftuar policia njė ditė pas ndodhjes sė kėtij rasti.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:58.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.