![]() |
Titulli: Letėrsia e Rilindjes
[INDENT][INDENT] [B][COLOR=#12468a] Korēa[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT][INDENT] [CENTER]O vėllezėr shqipėtarė, Gėzohi qė erth kjo ditė Kaq' e mir'e kaq'e mbarė, Qė sjell gjithė mirėsitė! [/CENTER] Kjo ėshtė njė dit'e rezė, Qė bie vėllazėrinė E dėbon jetėn e zezė Dhe ndarjen e marrėzinė. Ta lusimė kėtė ditė, Q'e bekoi zot'i vėrtetė Dh'e dėrgoi me shumė dritė, T'i mbes'emėri pėrjetė. Sot e vumė gurr'e parė, Sa'ėsht'e bekuar kjo ditė! Zot'i math e pruftė mbarė E na dhėntė urtėsinė! Hapu, hapu, errėsirė! Pa jakė tėhu, o dritė! Se arriti koh'e mirė, U gdhi nata, u bė ditė. Sot niset njė tjatrė jetė, Tė rremenė posht'e shtije, Mbretėron fjal'e vėrtetė, Dhe tė mirat gjith'i bije. Zot'i math qoft'i lėvduar, Q'e nxjer nė shesht tė vėrtetėn, Se ajo si ka buruar, Pa e ndritur jetėn. Lumja ti, moj korē'o lule, Q'i le pas shoqet' e tua! Si trimi nė ball'u sule, Ta paēim pėrjetė hua! Kushdo qė ėshtė sot burrė Dhe shqipėtar i vėrtetė, Emėri s'i shuhet kurrė Dhe nderi i rron pėrjetė. Gjuha jonė sa e mirė! Sa e ėmblė, sa e gjerė! Sa e lehtė, sa e lirė! Sa e bukur, sa e vlerė! Kjo ė'shtė mėm' e mirėsisė, Qė bije qytetėrinė, Gazthin e vėllazėrisė, Njerėzin' e miqėsinė. S'jemi grekėr as bullgarė, Asgjė tjetėr nukė jemi, Jemi vetėm shqipėtarė, Ne kėt'emėr nder'e kemi. Ky emr' ėshtė shum' i mirė, Se mė s'jemi tė gėnjyer, Nukė jemi n'errėsirė, E njohėmė gjėn' e vjyer. Perėndia na e lėntė Pėrjetė ta trashėgojmė, Edhe kurrė mos e dhėntė Ta humbim e ta harrojmė! Tė lemė mėmėnė tėnė E tė marimė njė shtrigė! Zoti mos e pastė thėnė! Pun'e keq'e shum'e ligė. O, sa qenė tė gėnjyer Ata qė vuan pėr botė! Turp tė math kanė rrėfyer, Punuanė fare kotė. Pa mejtoni, o tė gjorė, Efialtin, Pafsaninė, Qė u bėnė trathėtorė Dh'e gjenė me perėndinė. Nga gjithė ē'kemi kėnduar Pėr tė njohur vetėhenė, Kaqė gjė kemi mėsuar, Tė nderojmė mėmėdhenė. Se njerėstė gjithė vdesin, Po jeta s'mbetet e shkretė, Gjuha, mėmėdheu mbesin Tė patundurė pėrjetė. Me zėmėrė tė gėzuar Dhe me gjithė shpirt uroni! Zotėrinjt' e zotėruar, Gjithė pėrnjėherė thoni: Rroft' e qoftė Shqipėria Dhe kombi e gjuha jonė! Lulėzoftė dituria, Edhe ndihmės paēim zonė. [/INDENT] |
Titulli: Letėrsia e Rilindjes
[INDENT][INDENT][B][COLOR=#12468a]Tradhėtorėtė[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT][INDENT][CENTER]Shokė, kemi nė mest tėnė Shum' armik' e trathėtorė! Popo! mos u qoftė thėnė! Veē qė s'kanė gjė nė dorė. [/CENTER] Harruanė mėmėdhenė Dh' e lanė kombinė tėnė E njė tjatėrė na gjenė! Popo! mos u qoftė thėnė! Lanė zonjėn e lėvduar E zunė njė kurvė shtrigė, Tė ndyr' e tė mallėkuar, Tė fėlliqur e tė ligė. Lanė mėmėn tė xhveshur Dhe mundohenė pėr botė, Pa dhe bota duke qeshur U thotė: mundohi kotė! Qysh u bėnė Efialtė E nuk e njohin tė mirėn, Uthullėn pandehin mjaltė Edhe dritė errėsirėn! Buk' e mėmėdheut zėntė Tradhėtorėt e pabesė! Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė, Kurrė mos paēinė pjesė! Miqt' armiq i kanė bėrė, Armikėtė miq i zunė, Qysh janė fyell tė tėrė! Ē'ėshtė kjo e madhe punė! Fajn' e math kur do ta njohin Njerėzit e mallėkuar? Dritėnė pse nuk e shohin, Apo janė tė verbuar? Janė sė gjithash tė marrė Dhe tė liq me tė vėrtetė, Mėmėdheut bėjnė varrė, Po do tė bienė vetė, Se mbretėron e vėrteta, S'del kurrė gėnjeshtr' e shkretė T'ish ashtu, qe prishur jeta, S'kish mbetur gjė e vėrtetė. Ata turpinė fitojnė, Nder' e tyre posht' e hedhin Dhe armikėtė gėzojnė E nė errėsirėt bredhin. Nuk ėshtė kurrė haruar Dh'e mira dh'e lig' e shkretė, Tė gjitha janė paguar, S'ka mbeturė gjė nė jetė. Lerini, pa do ta gjejnė, Tė vėrtetėn do ta njohin, Se tani s'e dinė ē'bėjnė, Janė tė verbėr e s'shohin. O, popo ē'turp kanė marrė! Janė bėrė tradhėtorė Dhe s'janė mė shqipėtarė, Se nga kombi hoqnė dorė. Me tė huajnė u bėnė, Me armikn' e Shqipėrisė, S'duanė gjuhėnė tėnė Armikėt' e Perėndisė! Ndjej, o Zot, se nukė dinė Se ē'bėjnė, janė mahnitur, Rrahin tė prishin shtėpinė Pun' e lig' edh' e mėrzitur. Tė gjorėt janė nė gjumė, Tė vėrtetėnė s'e dinė, Do tė mundohenė shumė, Pasdaj mėnttė do t'u vinė. Vėllazėrin' e harrojnė Dhe kombin e mėmėdhenė, Dhe armikėtė dėgjojnė Edhe s'dinė se ku venė. Hiqni dorė, hiqni dorė! Mblithni mėntt' e tupėrohi, Mos u bėni trathėtorė, Se pasdaj do tė pendohi. [/INDENT] |
Titulli: Letėrsia e Rilindjes
[INDENT][INDENT] [B][COLOR=#12468a] Emri i Zotit[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT][INDENT] [CENTER]Zot i vėrtetė, Bota e tėrė Gjithė ē'ke bėrė E ē'ka nė jetė Tė gjitha ē'janė Yje dhe diej, E dhé e qiej, Njė gjuhė kanė, Qė thotė emrin tėnt! [/CENTER] Ngado qė shikonj, Atė emėr dėgjonj. E shoh mė ē'do vėnt. Dheu, qė rrimė ne, Duke mbleruar, E kam dėgjuar, Qė thotė se ē'je. Yjtė me dritė, Duke kėrcyer, E duke kthyer, Nat' edhe ditė, Re me gjėmim Zoqtė me fjalė, Deti me valė, Lumi me rrėmbim Lulja me erė, Dhe me bukuri, E me mituri, Kur ēel nė verė, Emrin tėnt thonė, Ty tė tregojnė E tė lėvdojnė, Ty gjithė monė! Po njeriu, o Zot! S'ta di emrin tėnt, Se s'gjendet me mėnt. Ah! S'e thotė dot; Njeriu nukė munt, Se gjuhė s'i dhe Qė tė thotė ē'je, O fuqi pa funt! Dielli kur del, A tek perėndon, Zogu kur kėndon, E gjethi tek ēel, Bukur tregojnė, Emrin qė ke, Rrėfejnė ē'gjė je, Dhe mė gėzojnė. Nė gjithė botė Vetėm njeriu s'di Rri si ēilimi E s'mundet ta thotė! Me zė tė zjartė, Donja tė flisnja, Edhe t'i grisnja, Retė si kartė, Si vetėtima; Apo si lumi, Qė s'e zė gjumi, Me oshėtima! Falmė nga togu Q'ėshtė e ē'shohėm Nga gjithė ē'njohėm, Zėn' e njė zogu, Tė rri mė njė vėnt, Edhe mė lerė, Tė them njė herė, Njė herė emrin tėnt. [/INDENT] |
Titulli: Letėrsia e Rilindjes
[INDENT][INDENT] [B][COLOR=#12468a] Dėshira[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT][CENTER]Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Tė kem Ditė, Dritė, Jetė, Vetė, Ah, dua, Qė thua, Tė mos vdes, Po tė mbes Pėrjetė Tė ketė Shpirti im Pa mundim Shėndenė Tė jenė Me mua Sa dua. Sonte jam gjall', E jam mirė, Po kam dhe mall E dėshirė, Zot i vėrtetė I gjithėsisė! Tė rronj pėrjetė Ndaj njerėzisė! Ti ke nė dorė, Ēdo gjė qė tė duash; Nukė je i gjorė, Arrin qė tė thuash; Pa bėhenė gjithė ē'dua, Po tė mė dėgjosh mua, Le tė bėhetė thua, Dhe gjithė janė bėrė! Atė qė thua ti vetė, Zot i math e i vėrtetė! Ajo bėnetė nė jetė, Edhe mbaronet' e tėrė! Ti epi jetė njerėzisė, Shto e beko dhe bagėtinė, Se ti je Zot' i gjithėsisė, Nė dorėz' e ke mirėsinė Njerėzis' epi jetė tė gjatė, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinė shkret' e lugėnė thatė Mos e shih kurrė, po mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithė ē'ke Nga tė mirat, E tė pėshtirat Hidhi tutje, A vari mė ndonjė grep, A mbuloji mė ndonjė mal, E lėrė vetėm mirėsitė, Fal edhe dritė e jet' e ditė Le tė prehet gjithė njerėzija E tė mos ketė kurrė tė kėqija; Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė, Urdhėri yt, puna jote, Zotth' i math e i vėrtetė, E vėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė! [/CENTER] |
Titulli: Letėrsia e Rilindjes
[INDENT][INDENT] [B][COLOR=#12468a] Falja[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT][CENTER]Zot i math e i vėrtetė Qė kreve ē'shohėm nė jetė, Edhe tė tjerė qė janė Pa funt pa krye pa anė, Edhe kudo je ti vetė, Syri yn tekdo shikon, Qė nga lint e gjer tek perėndon, Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė, Urtėsin' e madhėrinė, Falna gjithė mirėsitė, Epna dituri e dritė, Tregona udhėn' e mirė, Mos na lerė n'errėsirė, Dhurona gjithė tė mirat, Mėrgona nga tė pėshtirat. [/CENTER] Zot! falna vėllazėrinė, Dashurin' e miqėsinė, Epna dėshirė tė msojmė, E tė mirat tė punojmė, Bėna tė but' e tė qetė, E tė urt' e tė vėrtetė, Jetėnė ta trashėgojmė. |
Titulli: Letėrsia e Rilindjes
[INDENT][INDENT] [B][COLOR=#12468a] Zonj' e Fatit[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT][CENTER]O moj plaka lozonjare, Qė ndjek fatn' e njerėzisė Dhe mas' e peshė s'ke fare, Po me shkop tė marrėzisė. [/CENTER] Moj po me ē'sy e me ē'faqe Mė qasesh prap' e mė ēfaqe? Tė shoh qė vjen posi hije Ngadalė si qėn i qetė Edhe hi syvet mė shtije, T'u thaft' ajo dor' e shkretė! Ata sy tė zgurdulluar T'i shoh, o e mallėkuar! S'je e verbėrė, si thonė, Qė s'sheh, s'di se ē'bėn nė jetė, S'je e shurdhėr, pasha Zonė! Dėgjon posi djalli vetė. Po je e keqe dhe shtrigė, E pabes' e zėmėrligė. Ti fjalėtė i ke kthyer, Prandaj na ke pėrvėluar, A, popo, ē'na ke gėnjyer! Njeri s'tė ka trashėguar. Dhe kur ndrin, ndrin si lugati, Prandaj s'tė ka qėndrim fati. Jakė, se jam dėshėruar E mė s'e duronj dot vrerė, Qesh, mos rri e zėmėruar, Makar pėr njė copė herė. Qesh njė herė, o leshrakrėnde, Me tė qarė nuk u dėnde? |
Titulli: Letėrsia e Rilindjes
[INDENT][INDENT] [B][COLOR=#12468a] Mejtimi[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT]Rri mejtohem shumė herė Tek perėndon yll'i zjarrtė, Edhe hapetė njė derė, Soje rrjeth njė drit' e artė. Retė, nga pak' e nga pakė, Marrėn njė tjatėr fytyrė, Bėnenė tė kuqe flakė, E deti ndrin si pasqyrė. Oh! sa tė bukura janė Fushatė qė gjelbėrojnė, Qiejtė qė s'kanė anė, Luletė qė lulėzojnė, Zoqthitė qė flasin belbėr E fluturojnė ndė erė, Pyll'i veshur mė tė gjelbėr, Deti i qet' e i gjerė, Lumi qė nxjerr oshėtimė, Qė bubullin nėpėr male Dhe ikėn me fishėllimė Nėpėr fusha me ngadale, Brigjet' e veshurė me bar, Me lule, me gjeth, me fletė, Rrahurė n'ergjėnt edhe n'ar, Ahu me krye pėrpjetė! Mė ēdo kėnt edhe mė ēdo vis E mė ēdo ēuk' e ēdo brinjė Shoh njė plep, njė vith a lis, Njė qarr, njė bush, njė dėllinjė. Hap sytė dhe pėrqark shikonj Fushė, limė, brigje, male, Edhe tė shkuarat kujtonj Njė nga njė, dalėngadalė. Pėr ata qė janė ndarė Prej nesh, qė rrinim gjithė tok Edhe mė s'i kemi parė, Qė i patmė shpirt edhe shok, Zėmėra mė pėrvėlohet Edhe them vallė ē'u bėnė, Kur shoh qė koha po ndrrohet Dhe tė mugėtit ka rėnė, Po rrjeth nėpėr hapėsirė Edhe sa vete po shtohet, Lint nata me errėsirė, Dheu e qielli ndryshohet. Kėshtu rrotullohet moti, Yjt' e hėna sytė hapin Dhe pas nomit q'u vu Zoti S'rrinė, po gjithėnjė ēapin. Lumi me njė psherėtimė Ikėn edhe vete nė det, Dėgjohet njė bubullimė, Qė pėrhapetė pėrmbi dhet. Duke shkuar dit' e net, E duke ndėrruarė moti, Vemi si lumi nė det, Nga Zoti, prapė te Zoti |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:03. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.