![]() |
Titulli: Migjeni
[LEFT][B][SIZE=2]MELODI E KĖPUTUN[/SIZE][/B]
[SIZE=2]Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni i njė grues sė dashun... andje e pėrplasun, xhevahir i tretun, njė andėrr e shkelun, buzė e paputhun nė melodin e kėputun. Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun, verbojnė nga zbardhimi... e ther, ther hidhnimi pėr ēasteet e rrėshqitun, pėr fatin e ikun, pėr gėzimin e humbun nė melodin e kėputun. Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun: Qan grueja e pikllueme me zemėr tė piskueme (njė kitarė e gjymtun, za kange i mbytun nė buzė nga dhimb' e puthun nė melodin e kėputun). Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme... syni i venitet nė tė loti vėrvitet, diēka nxjerr nga xhepi grues ia lė - dhe sė shpejti e len gruen e humbun nė melodin e kėputun. Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet, gjaqet turbullohen, pėrzihen, pėrvlohen, ēohen peshė, tėrbohen ... e vetėm ndėgjohen ahtėt e molisun nė melodin e grisun.[/SIZE] [/LEFT] |
Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)
[B]Migjeni ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn. Pėrfaqėsuesi mė i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi nė letėrsinė tonė me njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re dhe optimizmin e thellė.
Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit. Pėr njė tė ri me interesa tė gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytėse. Nga leximet Migjeni ra nė kontakt me ide revolucionare tė kohės qė zienin nė gjithė Evropėn. Nė vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi tė sigurojė njė bursė pėr tė vazhduar studimet e larta, mbeti pa punė deri sa mė 1933 u emėrua mėsues nė Vrakė, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrakė-Shkodėr, qė ai bėntė pėrditė me biēikletė, ia keqėsoi gjendjen shėndetsore. Gjatė kohės qė qėndroi nė seminar, Migjeni sėmurej shpesh dhe ishte nėn kontroll tė vazhdueshėm tė mjekut, ngaqė mushkėritė e tij ishin tė dobėta dhe rezikoheshin tė prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna. Ndėrkohė, ai kishte filluar tė botonte shkrimet e tij nė revisten "Illyria". Nė to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit tė zymtė, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar[/B] |
Titulli: Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)
Poezia e Migjenit
Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u bė shprehėse e fuqishme e pakėnaqėsisė ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunės dhe shfrytėzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqėror dhe hipokrizisė. Duke shpėrthyer drejtpėrdrejt nga jeta e gjallė ajo pasqyroi botėn shqiptare nė vitet '30 me protestat, dhembjet, ėndėrrat dhe shpresat pėr tė ardhmen. Vėllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershėn "Parathėnia e parathėnieve" ku shpėrthente gėzimi i tij se shekulli ka nisur tė ēlirohet prej skllavėrisė shpirtėrore. Lajtmotivi i kėsaj vjershe e cila ėshtė njė sintezė e mendimit revolucionar tė Migjenit, ėshtė vargu: "Pėrditė prendojnė Zotat", Njeriu po hipėn nė majėn e fronit, po bėhet zot i jetės, i tokės sė tij, i vetvetes dhe nuk do t'u pėrulet mė "idhujve". Pas kėsaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarė nė gjashtė cikle: "Kangėt e ringjalljes", "Kangėt e mjerimit", "Kangėt e perėndimit", "Kangėt mė vete", "Kangėt e rinisė" dhe "Kangėt e fundit". Nė ciklin e parė bėjnė pjesė pesė nga vjershat mė tė mira tė Migjenit. Filli qė i bashkon kėto vepra, ėshtė gėzimi pėr lindjen e "Njeriut tė Ri", prej atyre tė varfėrve tė rritur nė mjerim, tė cilėt janė ngritur nė luftėra tė reja, qė tė mos humbin mė nė lojėn e pėrgjaktė tė historisė, tė mos jenė mė skllevėr tė titajve tė tėrbuar, por zot tė vetes e tė njė bote tė re, ku njeriu tė jetė i lirė dhe askush tė mos e shkelė personalitetin e tij. Kėto luftėra nuk janė grabitqare e as pėr tė siguruar privilegje tė reja, si ato tė hershmet, por janė luftėra tė reja, siē i quan poeti kryengritės. Nė kėtė cikėl kemi edhe protestėn ndaj gjendjes sė rėndė tė shoqėrisė shqiptare, ndaj gjithė forcave konservatore, qė e mbajnė nė vend atė, dhe shpėrthimin e entuziazmit pėr lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtojė kombin drejt njė agimi tė ri. Nė kėtė cikėl jeton edhe ideja se vetėm nė liri mund tė shpėrthejnė energjitė dhe aftėsitė njerėzore. Nė gjithė ndryshimet, pėrmbysjen e botės sė vjetėr dhe krijimin e botės sė re, poeti njeh si protagoniste rininė. Ajo ėshtė mė e pastra, mė e bukura pjesė e shoqėrisė, ku ai var shpresat, besimin pėr fitoret e ardhme, pėr triumfin e idealit pėr njė jetė tė re: Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di! Thueja kangės sate, qė tė vlon nė gji. Nxirre gėzimin tand, tė shpėrthejė me vrull. Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė. (Kanga e rinisė) poeti ėshtė i bindur se asgjė s'mund ta pengojė mė lulėzimin e lirisė, ku do tė shpėrthejė hovshėm gjithė ato kėngė, qė ende i flenė nė shpirt. Kjo ėshtė intuita e poetit, i cili ka aftėsinė ta ndjejė i pari rrezen e ngrohtė tė Diellit tė jetės sė re: Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue Apo ndoshta shekujt me ne prapė po tallen Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn |
Titulli: Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)
Problematika, qė trajtoi Migjeni nė tregimet e nė skicat, ishte ajo qė trajtohej nė publiēistikėn dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės. Ndryshimi qėndron nė zbėrthimet e thella dhe pėrgjithėsimet e mėdha tė Migjenit, nė krijimet me njė nivel shumė tė lartė artistik. Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti nė shtėpi", "Tė ēelėn arkapijat", "Historia e njenės nga ato", "Qershijat", "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", nė tė cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar nė problemet mė thelbėsore dhe dramatike tė saj, qėndrojnė pėrkrah poezisė sė tij mė tė mirė. Migjeni ėshtė krijuesi i vetėm i letėrsisė sonė tė sė kaluarės qė u shfaq me tė njėjtėn forcė artistike si nė poezi ashtu edhe nė prozėn e shkurtėr. Me tregimin e tij nė letėrsinė shqiptare motivohet pėr herė tė parė plotėsisht nė art problemi i shkatėrrimit tė personalitetit tė njeriut nė kushtet e njė shoqėrie despotike. Nė tregimet e skicat, ashtu si edhe nė poezitė e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtėrore kushtėzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtėrore e morale shkatėrrohen nė kushtet e mjerimit e vuajtjeve tė shumta tė jetės sė shtresave tė varfėra. Me dhembje e revoltė ai tregon se si dinjiteti legjendar i malėsorit, nderi i malėsores, dhe i qytetares sė varfėr kanė marrė fund nė luftėn pėr ekzistencė nė vėshtirėsinė pėr t'i siguruar fėmijės njė copė bukė a pėr ta shpėtuar nga vdekja.
Nė krijimtarinė e tij Migjeni shprehu bindjen se pėrderisa tė mos pėrmbyseshin idhujt e jetės sė vjetėr, gjithēka, nė jetėn e qytetit dhe tė fshatit do tė mbetej nė gjendjen ekzistuese, nė mjerim dhe varfėri. Nė prozėn e tij mjerimi, uria, konservatorizmi, patriarkalizmi, degjenerimi, kanė njė burim: shtypjen dhe shfrytėzimin, qė mbrohen me ligj nga rendi nė fuqi. Ky qėndrim ndaj realitetit, i cili ishte njė kundėrvėnie edhe ndaj krijimeve tė autorėve konservatorė, jepet nėpėrmjet njė konflikti tė fuqishėm, dramatik. Nė kėtė prozė kemi njė ekuilibrim ndėrmjet shpėrthimit lirik tė emocioneve dhe veprimit dramatik e pėrdorimit mjeshtėror tė fjalės. Ai shkroi me dashuri e pikėllim pėr ata njerėz, qė e shkonin jetėn nė kthetrat e mjerimit, kurse pėr shkaktarėt e vėrtetė tė kėsaj gjendjeje ai derdhi urrejtjen dhe pėrbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin nė prozėn e tij si dukuri tė njė jete qė brehej nga kontradiktat e thella dhe jo mbi bazėn e instiktit, ndaj ai arriti tė sjellė nė letėrsinė tonė pėrgjithėsime tė rėndėsishme ideoartistike. Personazhi i prozės sė Migjenit ėshtė punėtori i papunė, malėsori qė i ka harruar hynitė e tij dhe i pėrgjėrohet kokrrės sė misrit, nėna qė mallėkon pjellėn e vet e qė detyrohet tė shesė vetvehten, e reja dhe i riu tė cilėve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat, shpresat dhe ėndrrat rinore. Nė tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet mė tė rėndėsishme tė kohės dhe u bė shprehės i kontradiktave tė saj. Personazhet e tij janė tipizme tė plota tė njė shtrese tė caktuar tė shoqėrisė sė kohės. Ai nuk i pėrshkruan ato, por i krijon me anė tė zbėrthimeve tė thella psikologjike, nėpėrmjet detajeve. Personazheve tė tilla si malėsorja ("A don qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti nė shtėpi"), ose Bakalli ("Tė ēelen arkapijet") e Kola ("Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot"), janė dhėnė me forcė tė rrallė artistike. Pjesėn mė tė madhe tė krijimtarisė nė prozė tė Migjenit e zėnė skica dhe fejtoni. Nė kėto krijime tė rėndėsishme realiteti ėshtė pasqyruar me shumė larmi dhe mjeshtėri artistike. Nė prozėn satirike tė tij Migjeni herė kalon nė trajtim konkret tė problemit tė mjerimit, papunėsisė, tė mohimit tė mėshirės kristiane e artit pėr art. ( Njė refren i qytetit tim, Mollė e ndalueme, Nė kishė, Luli i vocėrr, Zoti tė dhashtė, Programi i njė reviste, Legjenda e misrit, Bukuria qė vret, etj.), herė nė trajtim tė pėrgjithshėm nė formėn e njė eseje filozofike tė problemeve tė dinjitetit tė njeriut, tė sė ardhmes sė vendit, tė ushtrimit tė dhunės pėr tė mposhtur personalitetin e njeriut tė thjeshtė etj, (Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun, Ne me Krishtin, Pėrrallė abisine, Gjysėm ose italian, Mėsim gjeografie etj. |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][SIZE=2][FONT=Century Gothic][B]Lutje[/B]
Te lutem, o perendi, per nje simfoni me tinguj t'argjante e akorde t'arte. Te lutem, o perendi, per nje simfoni plot dashuni te nxehte si te vasha gjite kur vlojne ndijesite. Te lutem, o perendi per nje simfoni te defrej ne lumni t'u u perkunde n'ani te bukur t'andrrimeve te kalter, ku te fantazmeve buzet me terheqin zjarrte e me digjen syt e flakte. Te lutem, o perendi, per nje simfoni e kurr, e kurr ma mos te zgjohemi[/FONT][/SIZE].[/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2][B]Recital i Malesorit[/B]
0, si nuk kam nje grusht te forte t'i bij mu ne zemer malit qe s'bezane, ta dij dhe ai se c'domethane i dobet - n'agoni te perdihet si vigan i vrame. [/SIZE][/FONT][/FONT][/LEFT][/COLOR] [COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2]Une lugat si hij' e trazueme, trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, endem mbi bark te malit me ujen e zgjueme dhe me klithma te pakenaqura t'instinktit. Mali hesht. Edhe pse perdite mbi lekure te tij, ne loje varrimtare, kerkoj me gjete nje kafshate ma te mire... Por me rren shaka, shpresa genjeshtare. [/SIZE][/FONT] [/FONT][/LEFT][/COLOR][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2]Mali hesht, dhe ne heshtje qesh. E une vuej, dhe ne vuejtje vdes. Po une, kur? heu! kur kam per t'u qesh? Apo ndoshta duhet ma pare te vdes? [/SIZE][/FONT] [/FONT][/LEFT][/COLOR][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2]0, si nuk kam nje grusht te fuqishem! Malit, qe hesht, mu ne zemer me ia njesh! Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshem... E une te kenaqem, te kenaqem tu' u qesh. [/SIZE][/FONT] [/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][SIZE=2][FONT=Century Gothic][B]Kanget e Pakendueme[/B]
Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme te cilat ende vuejtja as gezimi s'i nxori, te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori. Thellte ne veten teme kanget e mia jesin... e une jam vullkani qe fle i fashitun, por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun ne nje mije ngjyra te bukra qe nuk vdesin. Por a do te vije dita kanget me u zgjue? Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen? Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue dhe e ndjej nga Dielli valen. [/FONT][/SIZE][/FONT][/LEFT][/COLOR] [COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2]0 kanget qe fleni reliktet e mia q'ende s'keni prekun as nje zemer te huej, vetem une me ju po kenaqem si femia une djepi juej; ndoshta vorri juej.[/SIZE][/FONT][/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][SIZE=2][FONT=Century Gothic][B]Vuejtja[/B]
Ka do dit qe po shof fare mire se si nga vuejtja syt po me madhohen, neper ball dhe ftyre rrudhat po me shtohen e si buzqeshja m'asht e hidhun... ... dhe po ndij se si mengjeset e mia nuk jane ma mengjese hovi e pune, as ndertimi, por te shtymt dita me dite e nje jete qe s'durohet. Dalngadale po shof si jeta nje nga nje secilin ndjesi me tradhti po ma vulos dhe s'po me mbete asgja qe me u nda si shej gezimi, perpara nuk e dishe, ojete, se kaq i tmerrte asht grushti i yt qe mbyt pa meshire. Por kot ne pasqyre po shof se si nga vuejtja syt po me madhohen neper balle dhe ne ftyre rrudhat po me shtohen, dhe shpejt do te bahem flamur i vjetruem i rreckuem nderluftat e jetes.[/FONT][/SIZE][/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][SIZE=2][FONT=Century Gothic][B]Te Lindet Njeriu[/B]
Te lindet nje njeri nga gjin' i dheut tone te rim me lot te vaket, nga thalb' i shpirtit tone qe shkrihet ne deshire te flaket per nje gen te ri, Te lindet nje njeri! Pa hyll ne ball por qe me fjale te pushton, qe te rremben qetsin e ban gjakun te te vloje rrkaje, e ban synin ligshtin ta zhgjetoje, qe neper shekuj ndergjegjen na tradhton. Te dali nje njeri! Te mkambi nje Kohe te Re! Te krijoje nje Epope! Nder lahuta tona te kendohet Jeta e Re... Te gjithe kombet po dehen n'epopea te veta, flake e zjarrmit te tyne na i perzhiti ftyrat dhe neper to nje nga nje po shtohen rrudhat, e nen kambe e mbi krye tinze po na ikjeta. (Liri! - Po, liri dhe gaforrja gezon, por gaforre asht... Liri, ku plogsi ndergjegje gjallon, jo, liri nuk asht!), Te lindet nje njeri i madh si madhni dhe ndergjegjet tona t'i ndezi ne dashni per nje ide te re, ideal bujar, per nje agim te lum e te drejte kombtar.[/FONT][/SIZE] [/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2][B]Zgjimi[/B]
O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta te shekujve te kaluem! O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te titajve te terbuem! Te cilet n'udhe per ne theqafje ketejpari i rane dhe vatrat tona ne mjerim i perlane... O vullnete te ndrydhura! O vullnete te shtypuna! Shkundni prangat te mbrapshta! E me britme ngadhnyese, me hove viganash, deshirash flatruese, turniu ne te gjitha anet dhe poshte ne dhĆĘ zbritni ndosht' aty keni per te gjete fillin e nje hymni, qe Illyri e vjeter nder kremtime kendonte, ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte. O vullnete te ndrydhuna! O vullnete te shtypuna! Tash shegjetat e flakta te shprehjes suej zharitse drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit, i cili fatin tone mbytte ne mnije te vet perpise a dije se te Birt' e Shqipes folen ia ngrehen vetvetit.[/SIZE][/FONT][/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2][B]Lagja e Varfun[/B]
Krahet e zez te nje nate pa fund e varrosen lagjen prane, drite, jete, gjallsi askund, vetem errsine e skam. U harrue jeta e dites nder shtresat e nates, e pagja u derdh nga parzm' e errsines... n'andrra perkundet lagja. Njerzit nder shtepia flejne me gjoksa te lakurte e te thate e grate... femi po u lejne pa ushqim ne gji, pa fat, Pushojne gjymtyrt e shkallmueme ne punen e dites se kalueme, sherohen trute e helmueme ne gjumin e nates s'adhrueme. Vec zemrat e njerzve te lanun me te rektunt prralla rrfejne: mbi barrat e jetes se namun qe shpirt dhe korriz thejne. Prralla mbi femij rrugaca barkjashte e me hunde te ndyta, qe dore shtrijne me vjedhe, me lype e ngihen me fjale te ndyta. Prralla mbi varza te fyeme me faqe e me buze te thithna. Prralla mbi djelm, me te thyeme shprese, ne burg me duer te lidhna, te cilt neser para gjyqit per delikt do te pergjegjin, vetem dreqit e hyllit te gjith fajet tash ua mbshtesin. Keshtu lagj' e varfun peshprite dhe errsines hallet tregon. Nje gjel i undshem, me drite te hanes i rrejtun, kendon. Hesht! or gjel kryengrites, i lagjes se varfun. Ketu nuk zbardh per ty drita e drites. i gjikuem je me ngordhe n'u.[/SIZE][/FONT][/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2][B]Blasfemi[/B]
Notojne xhamiat dhe kishat neper kujtime tona, e lutjet pa kuptim e shije perplasen per muret e tyne dhe nga keto lutje zemra zotit ende s'iu thye, por vazhdoi te rrahi nder lodra dhe kumbona. Xhamiat dhe kishat madhshtore nder vende te mjerueme... Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtepia tona perdhecke... Zani i hoxhes dhe i priftit ne nje kange te degjenerueme... 0 pikture ideale, e vjeter nje mije vjece! Notojne xhamiat dhe kishat neper kujtime te fetarve. Tingujt e kumbones ngatrrohen me zanin e kasnecit, Shkelqen shejtnia mbi zhguna dhe nder mjekra te hoxhallarve 0, sa engjuj te bukur perpara deres se ferrit! Mbi keshtjellat mijvjecare qendrojne sorrat e smueme, krahet i kane vare pa shprese simbojt e shpresave te humbune me klithma te deshprueme bajne fjale mbi jete te pemdueme, kur keshtjellat mijvjecare si xhixha shkelqejshin te lumtuna.[/SIZE][/FONT][/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2][B]Kanga e te Burgosunit[/B]
Neper hekra te kryqzuem te dritores seme shof qiellen te coptueme ne katerdhete cope edhe shof diellin sa nje pare serme aq larg asht qielli nga e emja grope. E kjo grope e eme e ka emrin burg. E dini se burgu nuk asht per defrim. Prandaj burg' i em asht shum i ulte dhe me bani palmuc dhe me mbyti ne trishtim. Hekrat e kryqzuem dhe ndergjegj' e eme, dy anmiq te betuem, luftojne dit' e nate; por hekr' i forte e mund ndergjegjen teme dhe ne deshprim perplasem si nje qen i ngrate. E kur nata vjen dhe xhixhillojne hyjt gezohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojne syt', por t'u sjellmen mbrapa shof driten e smute edhe hijen teme tu' u zgjate ne murt si nje kercnim ligji, posi nje dajak. Dhe ateher terbohem dhe urrej pa mase driten, hijen, veten, muret edhe hekrat edhe e ndjej veten lua te ndryem ne kafas. Neper hekra te kryqzuem te dritores seme shof qiellen te coptueme ne katerdhete cope dhe zemra e eme ndien po aq te breme ne mes te kater murve si ne nje grope.[/SIZE][/FONT][/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2][B]Kanga e Dhimbes Krenare[/B]
0 dhimbe krenare e shpirtit qe vuen dhe shperthen nder vargjet e lira... A deshte, vall, per t'u ngushlluem tu' e stolise boten me xhevahira? 0 dhimbe krenare nder vargjet e lira, qe kumbojne me tinguj te sinqerte... Vall, a do te prekish kend nder ndijesina? Apo do vdesish si vdes gjethi ne vjeshte? 0 kange e deje e dhimbes krenare... Mos pusho kurr! Por bashke me vaje, si dy binjake kendoni mjerimin se koha do t'ju bije ngushllimin.[/SIZE][/FONT][/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Titulli: Migjeni
[CENTER][COLOR=#000000][LEFT][FONT=tahoma, sans-serif][FONT=Century Gothic][SIZE=2][B]Nje Nate[/B]
Grue a hyjneshe, e mbeshtjellun n'errsi te nates, zbriti nga sfera te panjoftuna nder odat e mia dhe u shtrue nje fllad, nje e kandshme ndjesi, nje heshtje parathanse zemren don te ma perpije, vetem qe ora kendon kangen e thjeshte te nates -jo -jo! dhe diku larg degjohen tingujt e kanges Grue a hyjneshe m'erdhi nga gjin' i errsines... Qe! frymen ia ndjej dhe zemren qe rreh prej fellsines. Buzet e njoma te saj, Syt e zez e te mdhaj me hamnoni vijash te bindshme premtojne nje dashni te hijshme (ashtu dhe akordi i heshtjes frytin e ambel te marrveshtjes). Dhe njemend! At nate vallzuen ndjesit e jona me nje valle defryese, pa marrun fryme...[/SIZE][/FONT][/FONT][/LEFT][/COLOR][/CENTER] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:31. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.