![]() |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B][SIZE=2]Kercenimi[/SIZE][/B]
[B][SIZE=2][/SIZE][/B] [SIZE=2]Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat, Do te t'i vras qente shtat'qind vjet. Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar, Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete. Erdh'pas tij i nenti,i dhjeti radhaz. Sa ngadale ne epos mllefi del... Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat, Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.[/SIZE] [/LEFT] |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B]Llora[/B]
-I- Llora Prape mu kujtove, Llora. Dashurine tone te shkuar Prape ripertyp Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget Naten Ne grazhdin e rrethuar nga bora. Po ripertyp Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites, Borite dhe katroret mizeri te taksive, Tabelat e kafeve plot drite, Afishe, stacjone metroshe Ku me ty brodha Nofullat e zemres Me dhembin Llora. -II- Tani shiu godet me shkelma xhamave. Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire. Llora, Me ka marre malli, Mall boje hiri. Tani nata si nje mbulese vigane qendisur me drita aneve Karrfosur me paralele dhe meridiane Nga lindja ne perendim, Na mbulon e shqetesuar. Ne shtrihemi nen te, Si ne ethe zbulohemi Te ndare, Te larget, Te vetmuar. Pati nete I qullur nga stuhia jote Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua Si mbi nje kryq te madh Te bardhe. Ne fillim e mora kaq lehte. Madje s'thosha as fjalen "dashuri". S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti Do te kryqezohesha mbi ty. -III- Ja Vetetimat e bardha ne qiej Adresen tende shkarravisin. Sikur keto re Te perhimta Te ngarkuara Te ti dergoja si letra, Larisa. Letra ... Nga tere letrat qe shkrova Sdi pse te dergova ate me te marren Pas se ciles si personazh Dostojevski Te thashe njeqind here "me fal!" Me pas ate faj per ta shlyer Doja te te shkruaja por me kot. Lapsi me ngrinte mbi leter Dhe une ngrija si robot. Ti u ngryse kur ta shpjegova, Veshtrimi t'u err, t'u mpi, Si syte e falltarit kur pikasin Midis fallit kumtin e zi. Dicka qe prishur ne bote Ne zemrek te saj, ne aks. Ikje e letrave si e zogjve S'parandillte vec dimrin plak. -IV- Keshtu pra te ti nisja keto re Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes. Ti ne mesnate e hutuar atje Do te coheshe nga gjumi Tek xhami t'afroheshe: C'ndodh keshtu? C'eshte kjo gjeme, Ky shi her i merzitur, her i rrepte, Keto vetetima, Keto rrufe? Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja Rete te deshifroje, Llora. -V- Zor se ne jete do te takohemi. Adresat humben, S'ka me letra. Ti mjegullat, Une rete Do ti dergojme njeri-tjetrit Gjersa dhe vete Te mjegullohemi. -VI- Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes Si nje terbim, si nje shkulm ere, Shkronjat vallzonin si ne ethe: Prerje. Prerje. Prerje. Prerje mardheniesh diplomatike Kurre s'do te shoh ty. Ambasadat u mbyllen. Pasaportat, Vizat Rame ne zi. Mbi ijet e tua te bardha Ra pluhur. Mbi syte e tu. Larisa diplomaticeskaja C'ndodhi ne bote keshtu? -VII- Qendrova perpara globit. Ballin e nxehte mbeshteta Mbi rrudhat e meridjaneve Do te desha te pija me globin, T'endeshim te dy te dehur, Ai mes kozmosit, Une rrugicave te Tiranes. -VIII- Nga erdhi kjo dashuri Ne kohen kur turp me vinte nga fjale. Ishte me siguri si ndeshkimi I atij qe me tempullin tallet. Njohja ne stacjonin Konsomolskaja Banale si rrallehere ish Numri i telefonit Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem Me te kuq buzesh Barbarisht. Restorant Leningradi Shampanje Snobizem i dyanshem. Kotni. Perlat, secili, pse valle Perpiqet ti fshihte ne thellesi? Nje te kollur si prej prostitute Ajo nxirrte ore e cast si mburoje, Ndersa une ngukembe se nga lirat, Merrja vesh me pak se nga futbolli. Vec te port e shtepise Nen ca jargavane Ajo psheretiu njerezisht Dhe iku me vrap pas puthjes se pare E kthyer ne madone serisht. -IX- Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes Naten avjoni u ul n'aeroport. C'pati mes nesh, Llora, Harrese, ftohje, abort? Tek dera e avjonit era te priste. Zemra ime me debore u mbush Si nje vetmi e madhe zbrisja Po n'aeroport. Askush. askush. Hamej, merrini keto valixhe. Te renda? Jane mbushur me pritje. Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes Ti s'dija c'kishe, s'me prisje. -X- Ne kafe artistike bashke jemi prape. Jashte debora ruse. Brenda ti. Shkrofetin brenda meje geni i rraces: Prape me sllaven ben dashuri. Pusho, gen i vjeter i rraces, Ne thellesi, ne humnere hesht, Nese jetes sime do ti duhej nje kryq Kryqi im ajo le te jete. -XI- Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta. I ngrysur, shpresepak, shteteror, Kemi flakur te dy mburojat, Si qelqi te thyeshem jemi prore. Ku jane ditet e shkudesshme. Te djelat mendjelehta, te martat, Kur ti me shthurjen une me njorancen Vertiteshim si me maska? Tani qe te tjeret rresht vune maskat Ne papritur i hoqem ato Fishkelle, uleri ere e marre, Oren e ndarjes kendo! -XII- Ndarja ... Nje fjale goje Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit. Te ndertosh nje ndarje per te qene Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide. Si yjet jane vertete dashurite, Kerkojne hapsira te medha e po aq mund. por jet e njeriut s'eshte galaktike Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb. Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton Per dashuri, Per ndarje, Harrese. Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi Kengetor i thinjur shetites syqorruari ... Era e nentorit Librin e trete te vjeshtes Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar. Te gjitha keto rikujtoj Ripertyp. Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin, Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura. Keshtu pra, Larisa, moskovitja. Keshtu pra, Llora. [/LEFT] |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B]Pa ty[/B]
Ti ike udhes se pafundme Ku zverdhin druret gjetherenes Mbi gjokse pellgjesh tani tundet I arti medalion i henes. Lejleket iken. Fill pas teje Si stof i keq u zbeh blerimi Dhe ngjajne toka, pylli, reja, Me negativin e nje filmi. Tani ne fusha shkoj menduar Ku nis te fryje ere e ftohte, Ku ca mullare te gjysmuar Duken qe larg si Don Kishote. C'te bej, po them me vehten time, Ne kete ore te vone te muzgut, Ku qerrja baltave ben shkrime. Te lashta sa te Gjon Buzukut? Do te shkoj te ulem permbi pellgjet, Te pi ne gjunje duke rene, Ne gryke e di qe do te me ngelet I ftohte medalioni i henes. [/LEFT] |
Titulli: Ismail Kadare
[FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Mall[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT='Arial Unicode MS'][FONT=Century Gothic][SIZE=3] [/SIZE][/FONT][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Ca pika shiu rane mbi qelq[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Per ty une befas ndjeva mall[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Jetojme te dy ne njejtin qytet[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Dhe sa rralle shihemi sa rralle...[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][FONT=Century Gothic][SIZE=3] [/SIZE][/FONT][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Dhe mu duk pak e cuditshme[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Si erdhi kjo vjesht ky mengjes[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Qiejt e ngrysyr pa lejleke[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Dhe shirat pa ylber ne mes.[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][FONT=Century Gothic][SIZE=3] [/SIZE][/FONT][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Dhe thenia e vjeter e Heraklitit[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Sec mu kujtua sot per dreq[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]"Te zgjuarit jane bashke ne kete bote[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Kurse te fjeturit jane vec"[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][FONT=Century Gothic][SIZE=3] [/SIZE][/FONT][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Ne c'enderr kemi rene kaq keq[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Qe dot s'po zgjohemi valle?...[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic]Ca pika shiu rane mbi qelq[/FONT][/SIZE][/FONT] [FONT='Arial Unicode MS'][SIZE=3][FONT=Century Gothic] Dhe une per ty sec ndjeva mall.[COLOR=fuchsia][/COLOR][/FONT][/SIZE][/FONT] |
Titulli: Ismail Kadare
[INDENT][INDENT] [B][COLOR=#12468a] Kinema e Vjetėr[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT][INDENT] [CENTER] Kinema e vjetėr, Kinema e braktisur, Ku prej kohėsh mė s'lozin filma tė pėrsėritur, Ku s'bėjnė mė zhurmė njerėzit me karriget, Ku nė pushimet e seancave S'shesin kikirikė. Ekrani me njolla, Megafonėt prishur, Stolat janė boshe si radhė tė pashkruara; Kėtė poemė stolash tė gjatė, tė braktisur Nga dera e vėshtroj Plot mall e i menduar. Kinema e fėminisė, Kinema e rrėmujės, Kam parė aq vende, Kam parė aq salla, Por n'asnjė prej tyre s'kam hyrė me aq bujė, Sa tek ti, E shtrenjta barakė, E rralla! Mė mirė asgjėkund veten s'e kam ndier, As nė sallat luksoze me kadife qė shndrit, Megjithėse nė to me leshverdha kam qenė, Kurse tek ti vija Me jevgun Rakip. Lekė, lekė, Tė mbledhura me mundim paret, Tingulli i gėzuar nė biletari, Afishet tek xhamia Dhe tek Qafė e Pazarit Tė shkruara nga vetė portieri Qani. [/CENTER] Pėr tė njėjtin film tek njėra afishe Shkruhej titulli ndryshe, Te tjetra. Por kjo asnjeriu punė s'i prishte. T'i falnin ty tė gjitha, E dashura, E vjetra. Nė atė copė ekran, Pėr herė tė parė, Njė copė tė botės sė gjerė ne pamė. Nė gjashtė metra katrore. Bota fund s'kish e anė, Bota ngjante e shkėlqyer, Ndonėse ekrani ish me arna. Dhe ne ishim me arna, Me arna ish Republika, Koha, bėrrylat, shtetet ishin me arna. Por nė sytė tanė Kish tė tillė dritė, Qė nuk e patėn kurrė Mė tė ndriturat ekrane. Kinema e vjetėr, Kinema e braktisur, Stola ku janė ulur varg Ditėt e fėminisė, Cicėronjėse gjithmonė Si njė rresht zogjsh Mbi njė tel telefoni. Kinema e vjetėr, Kinema e braktisur, Stola tė rėndė, tė gjatė, tė vithisur. Nė ēdo moshė qė tė hyj, Nė ēdo vend qė tė vete Si hamall kėto stole Do t'i marr me vete. [/INDENT] |
Titulli: Ismail Kadare
[INDENT][INDENT][B][COLOR=#12468a]Mall[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT][INDENT][CENTER]Ca pika shiu ranė mbi qelq. Pėr ty unė befas ndjeva mall. Jetojmė tė dy nė njė qytet, Dhe rrallė shihemi sa rrallė. [/CENTER] Edhe m'u duk pak e ēuditshme Si erdh kjo vjeshtė, ky mėngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekė Dhe shirat pa ylber nė mes. Dhe thėnia e vjetėr e Heraklitit Seē m'u kujtua sot pėr dreq: "Tė zgjuarit janė bashkė nė botė, Kurse tė fjeturit janė veē". Nė ē'ėnderr kemi rėnė kaq keq, Qė dot s'po zgjohemi vallė?... Ca pika shiu ranė mbi qelq Dhe unė pėr ty seē ndjeva mall [/INDENT] |
Titulli: Ismail Kadare
[FONT=Arial]Ismail Kadare
LAMTUMIRA E FUNDIT Kurora dhe kurora pa mbarim, Kurora gjithė lule, gjithė yje; Dhe sytė tė pėrlotur me trishtim Dhe pamje e rėndė zije. O shokė! Pėr tė fundit herė sot, Babanė po pėrcjell turm e pasosur Me dhėmbje tė kulluar e me lot, Me zemėr tė plagosur. Dhe ja tani, mes heshtjes, nė eter, Njė zė i njohur, qartė po dėgjohet. Nė emėr tonė sot, shoku Enver, Pėrpara tij betohet. Nė gjysmė-shtiz flamurėt era tund, Gjėmime topash ndihen nė hapėsirė; I jep Stalinit turma e pafund, Tė fundit lamtumirė. Pra, lamtumirė mik i madh, baba! Ēdo zemėr i thotė sot lamtumirė. Sė bashku me Leninin krah pėr krah Ay ka pėr tu shtrirė. Pushon tashti Ay nė qetėsi, Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon tė rrojė! Dhe fjal e tij e urtė pėrsėri Pėrpara do na ēojė! [/FONT] |
Titulli: Ismail Kadare
[INDENT][INDENT] [B][COLOR=#12468a] Tė Huaj Jemi[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT][INDENT] [CENTER] Tė huaj jemi ne prej kohėsh Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė. Si gurėt qė zėnė vend nė tokė Njė jetė vend ne kemi zėnė. [/CENTER] Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet Si dy qytete mesjetarė Me mure, heshta dhe me pirgje. Por natėn kur i lodhur truri Portat i Mbyll me qetėsi, Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda Njė shteg qė vetėm ti e di. Futesh dhe si n'rrugica parqesh Shetit mes cirkonvolucionesh. Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur, Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė. Po kur mėngjesi zė ofrohet Nis shqetėsohesh befas ti. Dhe heshturazi del pėrjashta Nga shtegu qė veē ti e di. E dita vjen. Rrjedh prap jeta Dhe ne tė dy si dhe mė parė Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur Si dy qytete mesjetarė. [/INDENT] |
Titulli: Ismail Kadare
[FONT=Arial][FONT=Garamond][SIZE=3]Ismail Kadare[/SIZE][/FONT]
PRANVERA DHE STALINI Lulet po ēelin nė fushat e blera. Qielli ēpaloset i kaltėr pa fund. Erdhi pranvera dhe ėmbėl fryn era, Gjethet e njoma lėkund. Erdhi pranvera! Nė pyll tė bleruar Buzės sė lumit un prapė shėtis; Por kėtė herė pėrse i trishtuar Vallė pranverėn sodis? Avull i kaltėr kudo. Pranverė. Toka nė fllade prej lulesh po qesh. Erdhi pranvera por o, kėtė herė, Ati nuk ndodhet mes nesh. Tufa me lule, qė mbaj un nė duar Vdekjen e tij mė kujton pėrsėri. O, kėto lule shikoj i trishtuar Lule pėr bustin e tij. Shpesh nga Kremlini Ay kish kundruar Pranverėn e bukur me lule e blerim. Hapur dritarja. Ēibuku nė duar [/FONT] |
Titulli: Ismail Kadare
[COLOR=#000000][LEFT][COLOR=#333333][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=black]TI ISHE PĖR MUA [/COLOR][/SIZE][/FONT][COLOR=black]
[FONT=Century Gothic][SIZE=2]Ti ishe pėr mua e pamposhtur si Troja [/SIZE][/FONT] [FONT=Century Gothic][SIZE=2]Troja qė unė dot se pushtoja. [/SIZE][/FONT] [FONT=Century Gothic][SIZE=2]Ti ishe pėr mua e pakuptueshme, [/SIZE][/FONT] [/COLOR][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=black]Mė e pakuptueshme se mbishkrimet etruske [/COLOR][/SIZE][/FONT][COLOR=black] [FONT=Century Gothic][SIZE=2]Vetėm nė ėndrra, ah, nė ėndrra [/SIZE][/FONT] [FONT=Century Gothic][SIZE=2]Ti pėrqafoja flokėt e dendura. [/SIZE][/FONT] [FONT=Century Gothic][SIZE=2]Gaz mė shumė ndjeja tek tė pushtoja [/SIZE][/FONT] [FONT=Century Gothic][SIZE=2]Se gjithė grekėt kur ra Troja. [/SIZE][/FONT] [FONT=Century Gothic][SIZE=2]Vetėm nė ėndrra mishe e kuptueshme, [/SIZE][/FONT] [FONT=Century Gothic][SIZE=2]Ti, e shtrenjta ime etruske[/SIZE][/FONT][/COLOR] [/COLOR] [/LEFT] [/COLOR] |
Titulli: Ismail Kadare
Ismail Kadare lindi mė 28 janar 1936 nė Gjirokastėr, ku pėrfundoi edhe arsimin e mesėm; mė 1958 mbaroi degėn e gjuhės e tė letėrsisė nė Universitetin e Tiranės. Mė pas shkoi nė Moskė me studime pėr dy vjet nė Institutin “Gorki”. Ėshtė poet, prozator dhe njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare.
Rrugėn e krijimtarisė letrare e nisi si poet qė nė vitet e gjimnazit, por u bė i njohur sidomos me vėllimin Shekulli im (1961), qė u pasua nga vėllimet e tjera poetike, si: Pėrse mendohen kėto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresė shquhet pėr idetė e thella dhe pėr figuracionin e pasur e origjinal; rol me rėndėsi pėr pasurimin e poezisė shqiptare. Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975). Nė romanin Kronikė nė gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinė provinciale dhe traditat prapanike. Probleme tė rėndėsishme tė historisė janė trajtuar edhe nė pėrmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtėsia (1980). E veēanta e talentit tė Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t’i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani Pallati i endrrave(1981). Shumica e veprave tė Ismail Kadaresė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės dhe janė pritur shumė mirė nga publiku lexues. Libri qė botoi Kadare nė vitin 2006 “Identiteti evropian i shqiptarėve - sprovė”[1] pjesė e tė cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar njė polemikė nė mes tė tij dhe Rexhep Qosjes. Kėshtu pėrderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarė si perėndimorė, Qosja nė librin e tij tė quajtur “Realiteti i shpėrfillur”[2], thotė se identiteti shqiptar ėshtė njė miks i atij perėndimor dhe lindor, krishterė dhe mysliman. Tituj tė veprave * Frymėzime djaloshare - 1954 * Shekulli im - (1961) * Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963 * Pėrse mendohen kėto male - 1964 * Dasma - 1968 * Motive me diell - (1968) * Kėshtjella - roman - 1970 * Kronikė nė gur - roman - 1971 * Koha (1976) * Dimri i madh - roman - 1977 * Ura me tri harqe - 1978 * Prilli i thyer - 1980 * Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980 * Nata me hėnė - 1985 * Koha e shkrimeve - 1986 * Koncert nė fund tė dimrit - 1988 * Vepra Letrare - 1981-1989 * Dosja H - 1990 * Piramida - 1992 * Shqipėri - 1995 * Pallati i ėndrrave - 1996 * Dialog me Alain Bosquet - 1996 * Spiritus - roman- 1996 * Kushėriri i engjėjve - ese- 1997 * Poezi - 1997 * Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998 * Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998 * Ikja e shtėrgut - tregim - 1999 * Qorrfermani - roman - 1999 * Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999 * Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000 * Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000 * Breznitė e Hankonatėve - 2000 * Vajza e Agamemnonit - 2000 * Bisedė pėrmes hekurash - 2000 * Elegji pėr Kosovėn - 2000 * Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000 * Unaza nė kthetra - 2001 * Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim) * Qyteti pa reklama - roman - 2001 * Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002 * Pasardhėsi - roman - 2004 * Shkaba - 2004 * Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006 * Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė - 2006 * Spiritus - 2007 * Ēėshtje tė marrėzisė - * Poshtėrimi nė Ballkan - * Muzgu i perėndive tė stepės - * Darka e gabuar - roman - 2008 Skenare filmash * Cendres et sang (2009) * Abril Despedaēado (2001) * Avril brisé (1987) * Tė paftuarit (1985) * Generale dell’armata morte, Il (1983) * Ballė pėr ballė (1979) * Radiostacioni (1979) * Kur vjen nėntori (1964) Mirėnjohjet * Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit, Kosovė * Man Booker International Prize, Britani, 2005 |
Titulli: Ismail Kadare
[I]Identiteti europian i shqiptarėve, pse publicistikė politiko-letrare?
Kadare ėshtė njė shkrimtar erudit, intelektual dhe si misionar, tė cilin gjithmonė e kanė shqetėsuar ēėshtjet, tė cilat kanė tė bėjnė me kombin e vet, si humanist i cili me anė tė penės sė tij gjithmonė ka pėrēuar vlerat, identitetin, kulturėn shqiptare, me kėtė synim ėshtė nisur dhe kur ka shkruar sprovėn Identiteti europian i shqiptarėve nė 2006-tėn. Njė sprovė, ku si nė njė ambiguitet bashkėjetojnė publicistika politico-shoqėrore bashkė me historinė, kronikėn, komentin, analizėn opinioniste. Njė sprovė publicistike e botuar nė libėr ku dallohet qartė shqetėsimi pėr kombin, jeta nė zgrip tė tranzicionit, ngjarjet e politikės sė brendshme dhe marrėdhėniet me politikėn e jashtme pas viteve 90. Njė shqetėsim pėr kapėrthimet dhe trazirat, kaosin qė kaploi jetėn nė Shqipėri asokohe, ku njė bosht kryesor i sprovės ėshtė sidomos Shqipėria nė sy tė Europės, marrėdhėniet me jasht, identiteti europian i saj, siē ėshtė dhe titulli i kėsaj sprove. Ai analizon dhe gjykon si njė avokat profesionist, por herė pas here me stil letrari, i cili ka pėrballė palėn e kombit nė mbrojtje, dhe gjykuese palėn europiane. Ėshtė njė publicistikė letraro-politike e gėrshetuar bukur, ku informacioni , ngjarjet, personazhet janė realė, kjo e bėn sprovė publicistike. Ndėrsa nga krahu tjetėr e gjithė kjo sprovė nė njė stil letrar prej shkrimtari. Pra, autori i qėndron besnik fakteve tė realitetit, faktor themelor pėr tė qenė publicistikė. Meqė nė kėtė sprovė ka tė adresuar realė, ngjarje reale , kjo e bėn atė publicistikė nė thelb, por me nuanca letrare patjetėr. Reagimi i Kadaresė nė kėtė sprovė, ėshtė pėrpjekja, ėshtė ndjesia, ėshtė akumulimi i impulseve nacionale tė misionit tė shkrimtarit pėr tė ti ardhur nė ndihmė zėrit dhe faktorit tė shqiptarėve nė momente tė vėshtira qė ka kaluar pėrgjatė historisė sė tij, kjo nėpėrmjet njė kėndvėshtrimi e botėkuptimi politik. Duke qenė se vetė Kadareja ka jetuar midis Tiranės dhe Parisit , pėrjetimi i ngjarjeve tė para herė nė distancė dhe herė nga afėr, ka bėrė qė analiza e politikės sė jashtme tė jetė mė e kthjellėt pėr tharmine identiteti shqiptar. Ėshtė njė sprovė e thjeshtė, ku stili i figurshmėrisė sė Kadaresė me nėnkuptime tė tėrthorta tė letėrsisė sė tij nė kėtė sprovė ia ka lėnė vendin figurave : metaforave, metonimive etj, por tė kuptueshme dhe pėr njė lexues tė thjeshtė. Pasi kėtu, ngjarjet, personazhet, datat, dihen nga tė gjithė, tė gjithė i kanė pėrjetuar dhe parė, ku personazh ėshtė vetė shqiptari, identiteti i tij pas viteve 90 , por dhe para viteve 90. Nė fakt, duket se, Kadareja ashtu si ka ai dėshirė tė tė lidhė kohėt(veti e stilit tė tij), me njė fabul pa kohė lineare, pa fillim zero nė sensin kronologjik, porse me njė kronologji tė vendosur e mbivendosur, ku aty ku fillon njėra mbaron tjetra(dhe anasjellas), bėn lidhjet, gjen ngjashmėritė tek fenomenet. Si gjithmonė(tipike kadaerane) ai niset nga e tashmja(ardhja e Barosos mė 2006-tėn dhe nėnshkrimi i marrėveshjes me Tiranėn zyrtare) me tė kaluarėn, ku kthehet tė kujtojė identitetin e shqiptarėve nė kohėn e perandorisė osmane apo dhe tė regjimit komunist duke i krahasuar ato me tė tashmen, gjithnjė nė fuksion pėr tė formatuar identitetin europian tė shqiptarit(identiteti europian i shqiptarėve do tė jetė togėfjalėshi ēelės, me tė cilin do tė hapim shumė dritare dhe plane nė kėtė shkrim). Bėhet fjalė pėr njė sprovė ku jeta, ngjarjet, personazhet konceptohen dhe ilustrohen shpesh si nė letėrsi me figura letrare dhe shpesh tė tipit stigmatizuese, groteske, tipike kadareane(Shiko Grotesku kadarean A.Uēi). Ka njė harmonizim simbiotik tė egzistencės sė konceptimit botkuptimor me anė tė figurave letrare tė ngjarjeve, qėndrimit ideoemocional tė autorit ndaj asaj ēka ka dashur tė tė pėrēojė nė kėtė sprovė duke trajtuar probleme reale tė ngjarjeve, tė cilat kanė tė bėjnė sidomos me marrėdhėniet e Shqipėrisė me Europėn, duke dhėnė qartė njė tezė se, shqiptarėt janė europianė dhe tė vjetėr nė moshė po aq sa Europa. Atėherė, pėr tė nxjerrė nė pah tiparet publicistike letraro-politike tė sprovės, do tė ndjekim kėtė linjė arėsyetimi: 1. Tiparet Publicistike(ngjarje politike) tė sprovės: Informacion,ngjarje me data, tė adresuar dhe personazhe realė: Siē duket spuntoja autorit i jepet njė datė kohore viti 2006, me ardhjen e Barosos, kryekomisionerit europian pėr marrėveshjen me Shqipėrinė. Lihet e tashmja pezull(ashtu siē Kadare vepron gjithnjė me kohėn: merret spunto nga e tashmja, bėhet lidhja me tė shkuarėn duke dhėnė mesazhinn e sė ardhmes), pra 2006-ta nė kėtė rast dhe autori kthehet para viteve 90, nė periudhėn komuniste duke kujtuar marrėdhėniet e asaj kohe, por dhe sjelljen e shqiptarėve nė kapėrcyellin e dy epokave pikėrisht mė 90. Meqėnėse tashmė, rruga e kritikės pas 90 ėshtė e hapur, shkrimtari nuk kursehet tė japė qėndrimin e tij pėr tė vėrjetur sjelljen e Shqipėrisė zyrtare, kryesisht ndaj Europės, por dhe anasjellas: si Europa ėshtė sjellė mė Shqipėrinė. Nuk ėshtė vetėm fshikullimi ndaj politikės dhe gabimeve tė saj, por dhe konceptimi i ndėrkombėtarėvė tė Europės atlantike ndaj kėtij vendi tė vogėl ballkanik. Nė fakt , duket se pas 90,autori, qė tashmė i shihte ngjarjet dhe nga njė kėnvėshtrim nė distancė nė Paris(siē e thamė dhe mė sipėr) dhe mė tė qetė nė tė logjikuar tė fenomeneve qė po ndodhnin nė Shqipėri pėrmend ogurin e zi, vitin 1997, ku sipas tij, shqiptarėt treguan se ishin europian nė sjelljen pėrkundrejt ushtrisė euroatlantike, e cila vjen pėr tė shuar luftėn ndėr vetė shqiptarėve atė vit(rigjetjen e Europės sė humbur, shkruan Kadare). Autori kujton anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen Islamike, si njė veprim i nxituar dhe jo efiēent,duke kritikuar si pozitėn ashtu dhe opozitėn pėr heshtjen e mėvonshme kur vjen nė pushtet. Fajet e ngarkuara Shqipėrisė pėr strehim terroristėsh autori i pėrshkruan nė mėnyrė groteske duke kujtuar dhe arrestimin e atyre qė s ishin arabė, por romė. Dhe vetė autori nė njė mėnyrė pothuaj tė drejtpėrdrejtė jep qartė mesazhin se futja nė Europė dhe arritja brenda familjes europiane varet nga njė factor shumė thelbėsor qė ėshtė marrėveshja e brendshme midis palėve, pozitė opozitė, tė majtė-tė djathtė. Lėkundjet e identitetit europian tė shqiptarėve qė pėr njė farė kohė u bėnė rend dite dhe kapluan shtypin e ditės asokohe, Kadareja i ka qartėsuar dhe komentuar si zhurma qė sa vinin e shtoheshin, meqė marrėveshja e Shqipėrisė apo Tiranės zyrtare duhet tė nėnshkruhej me Europėn. Pikėrisht, pas kėtyre ngjarjeve kronikė fillon tė ngjitet boshti i vėprės(fabula e ndėrprerė lidhet sėrish) sėrish tek ulja e avionit tė Barosos, kryekomisionerit europian nė aereoportin Nėnė Tereza. Besoj se mbani mend se si kundėrshton tezat e akademikut Qose me diskutimin dhe lidhjen e tė qenit europian me fetė e shqiptarėve myslimane dhe tė krishtere sėbashku me argumentet se si lidhen fetė me pushtimet e shumta ndaj shqiptarėve ndėr vite. Si dhe argumentin pėr pozitėn gjeografike, i cili sėrish ėshtė element me emra tė pėrveēėm realė publicistik. Pėr boshtin ose togfjalėshin ēelės tė kėsaj sprove, atė qė mundohet ta mbrojė si tezė Kadareja, pra identitetin e pėrgjysmuar(kriteri fetar ėshtė mė i fuqishmi) europian tė shqiptarėve sėrish vijnė nė ndihmė elementėt publicistikė emra realė si poetėt De Rada, Naim Frashėri. Shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė vjetėr tė kontinentit europian, popull themeltar nė rrafshin e tij, ashtu siē ėshtė pranuar gjuha shqipe nga gjuhėtarėt e mėdhenj, si njė ndėr 10 a 12 gjuhėt bazė tė kontinentit. Argumentet dhe gjykimet vijojnė me :pozitėn gjeografike, me ngjyrėn e popullsisė, preardhjen e saj nga ilirėt(trako-ilirėt) me histori tė kronikės mesdhetare europiane, ku tre qyetet Durrėsi, Shkodra dhe Berati kanė afėrisht njė moshė mė Romėn. Duke vazhduar sėrish me tė adresuar konkretė si : gjurmėt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro tė mesjetės shqiptare, vepra e Milan Shuflait, Gjergj Kastriot Skėnderbue, si mit europian, Kanuni, Eposi i Kreshnikėve, emrat e autorėve tė letėrisė sė Rilindjes, Alfabeti latin i shpallur nga Gjergj Fishta si alfabeti zyrtar shqiptar etj. [/I] |
Titulli: Ismail Kadare
[I]-Antieuropianizimi sipas Kadaresė
Ashtu siē kėrkohet tė argumentohet europianizimi i vendit tė shqiponjave, Kadareja argumenton sėrish me emra, ngjarje, konkrete dhe antieuropianizmin duke pėrmendur pushtimin 5-shekullor osman dhe komenti i pushtimit apo mė saktė pasojat me fakte qė jep autori nė faqet e librit, me trysninė e fesė myslimane, Letėrsia bejte, stile, vese, veshje te botės arabe, deri tek tentativa pėr shkatėrrimin e gjuhės shqipe, qė nuk u arrit dot pėrgjatė 5 shekujsh, nga pernadoria osmane, (si faktor dominant nė lėkundjen e identitetit europian tė shqiptarėve). Kundėr otomanizmit, thekson Kadareja u vu Rilindja Kombėtare, duke e luftuar fenomenet anadollake, obskurantiste duke mbrojtur Shqipėrinė, gjuhėn shqipe, kulturėn shqiptare orgjiniale dhe etnike. Ndėrsa pas ikjes sė turqve pėrmendet dhe miti i Haxhiqamilit dhe rebelimi tij, sėrish fenomene reale, ngjarje reale, si fenomene qė mbollėn veēse robėri nė Shqipėrinė e asaj kohe, thuhet nė sprovė. Dukej se e gjithė frika e shkrimtarit ėshtė tek keqpėrdorja e fesė myslimane sė saj duke pėrmendur kėtu mendjen e ndritur Konicėn, i cili ndikoi me thirrjet, qė u bėri popullit tė vet dhe kryesisht muhamedanėve. Prandaj dhe qė tė bėhej dhe tė bėhet Shqipėria europiane ka nevojė pėr tė krishterė dhe myslimanė ashtu siē ėshtė ajo sėbashku me tri fetė e saj, thotė autori mė poshtė. Do tė kishte tre pėrbėrės tė njė identiteti dhe jo njė identitet i ndarė nė tresh, gjė qė arriti ta bėnte Ahmet Zogu me dekretet e tij tė famshme :heqja e perēes, falja nė kėmbė etj). Ka njė periudhė ndėrpreje tė europianizmit tė Shqipėrisė dhe kjo ishte periudha komuniste prej 50 vjetėsh afėrisht duke mbjellur dhe edukuar urrejtje thotė autori, ndaj Europės. Europa e harroi Shqipėrinė, me duar tė lira, tashmė jugosllavėt iu turrėn identiteti shqiptar. Nė pjesėn 7 tė sprovės, autori sėrish thekson dhe pėrsėritet 2006-ta si fillim i hyrjes sė Shqipėrisė nė Europė, ku pėrmenden fjalimet amerikane nė parlamentin shqiptar mė 1997, por dhe qėndrimet e politikanėve shqiptarė , pėr tė cilėt thuhet: kujtojnė se me dredhitė e pazareve tė pluhurosura tė dikurshėm, mund tė hyjnė nė institucionet e demokracisė kontinentale. Sėrish vijnė data reale, si 1997 dhe 1999 kur Europa mesazhon pėr Shqipėrinė , me atė identitet qė kishte, por me demokraci dhe emancipim, thuhet mė poshtė. Por duket se Haxhi Qamili, qėndron si pėr dreq aty nė mes tė Tiranės dhe madje kėtė autori e sheh si ogur jo tė mirė pėr europianizmin e shqiptarėve dhe identitetin e tyre. Nė kontrast me vendosjen e shtatores sė Nėnė Terezės nė Shkodėr, ku si qytet do mbetet gjithnjė qendėr e madhe e qytetėrimit europian. Futen nė njė emėrues tė pėrbashkėt politikanėt shqiptarė qė duan Europėn, por mendjen e kanė nga lindja, kjo duket se dhe kur duan tė bėjnė ndėrmjetėsin, nė mosmarėveshjen ShBA Iran pėr energjinė bėrthamore , tė cilėn autori e quan ėndėrr nė diell, dhe nė rastin mė tė keq korrupsion. Shkrimtari publicist nė kėtė rast, ka anėn e vet tė fortė dhe tė padiskutueshme anėn letrare, por duhet tė sprovojė nė atė publicistike dhe duket se ia ka arritur ta bėjė atė duke shperhur mendimet e veta nė lidhje me kėtė fenomen. Kjo sprovė ėshtė njė qėndrim politik, dhe kryesisht politikė e jashmte(kėtu pėrfshihet dhe lexuesi i huaj, jo shqiptar dhe kjo e bėn sprovėn europiane, universale, pasi kumti i saj i bie gongut pėr Shqipėrinė nė radhė tė parė dhe Europėn, pėr fqinjėt, Ballkanin, Greqinė. Politika, ka qenė njė nga temat e prefereruara tė Kadaresė(pėr sa ajo vendos pėr fatet e shoqėrisė dhe popullit shqiptar), kujtojmė kėtu Pallatin e ėndrrave, Dimrin e madh, si vepra qė kanė element politike brenda duke pėrshkruar ngjarje nė Institucionet e e politikės si Ministri etj. Siē e thamė dhe mė sipėr shkrimtari vizionar ia var nė qafė peshėn e pėrgjegjėsisė politikės shqiptare nė sfond historik, e cila mban njė rol kryesor nė koegzistencėn e identitetit europian tė shqiptarėve. Synimi i kėtij studimi ėshtė vėnia nė pah e elementėve publicistikė tė sprovės dhe nga ana tjetėr elementėt letrarė tė saj qė bashkohen dikotomisht si nė njė trup tė vetėm. 2.Ana letrare, arma e padiskutueshme e autorit (pėr tė mos ju lodhur po ju japim emra faqesh figurat letrare tė pėrdorura gjatė sprovės): Europa, xanxa kryeėsore pėr shqiptarėt, fq8. Fill pas dehjes sė parė pėr Europėn fq.11 Krejt si njė shpend i verbėr , njė dėrgatė shqiptare fluturoi me avion pėr nė Xhedal .fq.11 .nė vend tė kthjellimit tė strategjisė politike shqiptare, ca re tė zeza e mbuluan horizontin.fq 12 aq mė kėmbėngulėse bėhej kokrrama se shqiptarėt ishin mish i huaj, pra i padashur pėr Europėn. Fq 14 Kombi shqiptar, pėrpara se ta lexojė nė libra e ka ndier nė mish kėtė lemeri.fq17 Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar. Fq 20. Mė 28 nėntor u shpall pavarėsia dhe nga zgafellat e kombit u nxorr famuri i moēėm mbretėror me shkabė dykrenore fq 24 Pa shkrimin asnjė ngrehinė gjuhėsore s mund tė mbetej gjatė nė kėmbė. .po gjuha osmane veēse sa i gėrvishte gjuhėt kryeneēe tė vendasve.fq 26 Letėrsia e betjexhinjėve .njė sajesė prej qerpiēi prej murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine.fq27 Kundėr kėsaj zgjyre qė s dije ēemėr ti vije, u ngrit Rilindja Kombėtare shqiptare.fq.30 lufta midis identitetit tė lodhur shqiptar dhe pėrēudnimit tė tij langaraq, u duk se do tė pėrfundonte shpejt. Fq 31. Greqia gjatė njė shekulli lirie kishte arritur ti pastronte njėfarėsoj hithrat dhe ferrat e pushtuesit. Fq 32. Jugosllavia, kjo primadonė e botės sė tretė, ..fq.42 Nė ēaste tė vėshtira popujve u ndriēohet mendja nė mėnyrė tė ethshme. fq.44 .Rilindja e flakėroi mendimin shqiptar fq 44. Ata kujtojnė se me dredhitė e pazareve tė pluhurosur tė dikurshėm, mund tė hyjnė nė institucionet e demokracisė kontinentale. fq 48[/I] |
Titulli: Ismail Kadare
[I]Ėshtė njė sprovė publicistike pasi jep njė qėndrim ideoemocional tė autorit, qėndrim ndaj fakteve, ngjarjeve qė kemi renditur pak mė sipėr duke na dhėnė njė shqetėsim tė madh tė niveleve kombėtare, etnike, siē ėshtė vėnia nė diskutim, historia e identiteti europian tė shqiptarėve nė njė moment kur Europa po hapte dyert realisht pėr Shqipėrinė(Ardhja e Barosos mė 2006). Shpesh ngjarjet nė kohė dhe fenomenet komentohen, pėrshembull fenomeni Haxhi Qamil dhe otomanizmi, reagimi i politkanėve shqiptarė pėrkundrejt fenomenit Ahmet Zog qė ėshtė nė antinomi tė plotė me tė tre tė parėt duke pėrfaqėsuar dy shtylla: europianizmin dhe antieuropianizmin sipas autorit. Ashtu si veprohet nė njė ssprovė publicistike nė tė arėsyetohet, gjykohet pėr fenomenet dhe pėr politikat e ndjekura shpesh duke folur dhe pėr individė tė veēantė(Enver dhe Nexhmije Hoxha). Faktet, ngjarjet, komentet qėndrimet pėr to vijnė nėn petkun e mrekullueshėm letrar dhe me figurshmėritė. Pak a shumė i kemi renditur mė sipėr, kėto plotėsojnė mozaikun ambiug tė publicistikės letraro-politike-shoqėrore nė kėtė rast.Hamit Boriēi tek Publicistika letrare thotė: Publicistika ėshtė vetė pohimi ose mohimi, ėshtė mendimi pėr faktet e fenomenet e jetės, shfaqur e pėrpunuar nėpėmjet njė lloj shkrimi, ėshtė zhvillimi dhe pėrpunimi i mendimit, arėsyetimi mbi faktet, ngjarjet dhe fenomenet, qėndrimi i autorit ndaj tyre. Duken qartė figurat e preferueshme tė stilit avangardė tė Kadaresė si alegoritė, stigmatizimet, ironitė, personifikimet, metaforat, metonimitė, epitete(Pazare tė pluhurosura, identitet i lodhur), simbole(Jugosllavia, primadonė e botės sė tretė)krahasimet(krejt si njė shpend i verbėr, njė dėrgatė shqiptare..). Tek Publicisitika letrare Boriēi thotė:Figurat nė publicistikė shėrbejnė pėr tė paraqitur njerėz, ngjarje dhe evenimente, nė tė cilat mishėrohen interesa shoqėrore me karakter aktual dhe perspektiv. Figurat e mėsipėrme, nė kėtė sprovė janė dhe pikėtakimet midis letėrisė dhe publicistikės.
Kadareja nuk ėshtė nacionalist, kėtė e ka thėnė dhe nė Ftesė nė studio, por ėshtė i tillė pėr sa kohė qė kombi dhe etnia, gjuha, shqiptaria cėnohen dhe dėmtohen rėndė, misioni i tij nė kėtė sprovė ėshtė ruajtja e imazhit tė vendit tė shqipeve dhe ai ėshtė nė kėtė aspekt ambasador i shqiptarizmit. Kadareja nė kėtė sprovė i ngacmuar nga ngjarjet e momentit nė vitin 2006-tė ardhja e Barosos, i ka vėnė vetės njė qėllim kur ėshtė ulur tė arėsyetojė, komentojė faktet, ngjarjet, dukuritė, tė adresuarit realė pėr tė shprehur opinionin e tij pėr kėtė fenomen, pra identitetin europian tė shqiptarėve duke e ndjerė se ėshtė moment pėr tė thėnė diēka nė lidhje me tė, nga njė kėndvėshtrim politiko-shoqėror. Kadareja ia ka arritur qėllimit me anė tė sprovės tė pėrēojė mesazhet tė qarta tek lexuesi duke komentuar, gjykuar, arėsyetuar dhe konkluduar pėr identitetin europian tė shqiptarėve duke ndikuar tek opinioni i pėrgjithshėm shoqėror me anė tė kėsaj sprove. Kjo sprovė publicistike zbukurohet nga elementėt letrarė qė kemi renditur mė sipėr, por gjithnjė duke ilustruar tė adresuar, fenomene konkrete. [/I] |
Re: Ismail Kadare
[URL="http://www.albobserver.com/archives/28935/600full-ismail-kadare-5"][COLOR=#15527e][IMG]http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2011/10/600full-ismail-kadare-251x300.jpg[/IMG][/COLOR][/URL]Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ndodhej sot nė njė takim tė zhvilluar nė bibliotekėn e Universitetit tė Shkodrės Luigj Gurakuqi.
Shkrimtari i njohur dha se Shqipėria ka shumė pėr ti sjellė Europės, pasi sipas tij, Europa ėshtė njė orkestėr ku ēdo komb sjell diēka. [B]Shqipėria do tė pėrēojė[/B] [B]harmoninė fetare[/B], vuri nė dukje ai. Kadareja nėnvizoi se gjuha shqipe ėshtė ndėr 10-12 gjuhėt themeltare nė Europė. Populli ynė, tha ai, po ribėhet europian duke u mbėshtetur rrėnjėt europiane tė vendit tonė. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:13. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.