![]() |
Titulli: Agim Gashi
[B]KĖNGĖ PĖR YLFETE HUMOLLIN[/B]
Kjo Kosovė po tokė arbnore Ju ka lėshu ni valė mizore, Me na e marr“ ēdo gja kombėtare, Prej fillores nė universitare, Po na ban ēdokend anmik Profesorė e akademik. Me masakėr e me dhunė Na“i ndalen mėsim e punė, Kanė qit helm e municion N“trupa t“njomė tė gjitha ranė. Qė dhjetė vjet n“Kosovė jetojmė, Me dhunė e vrasje, terror shtetnor, Tu“ na vra n“shkolla e n“shtėpi Njerėz ma t“mirė n“burgje tui shti Nxanės, studentė tuj i pėrjashtu“, Papunėsinė, po tu“ e shtu“ Tu“ na qujtė nacionalista, Terrorista, kanibalista Me nai kthy mbiemnat n“viēe, Naj qu“jnė nanat,lavatriqe. Mos me hy ma thell“ n“mendime, Po I kėndojmė ni vashės trime Qė jeta e saj ju fal kėtij trolli Ish shqiptarja Ylfete Humolli. Me nji shurt po agoi dita E milicėt kanė zanė prita, Me vra shqiptarė qė qojnė dy gishta Qė kėrkojn demokraci, Qė s“durojnė dhunė, kėrkojnė liri, Si gjithkund nė Kosovėn trime Qė po vuen n“vaj e idhnime N“Lupē tė Poshtėm u derdh gjaku Aty ku lindi Adem Demaēi, Volli zjarr automatiku Vashės s“re jetėn ja fiku. O atė mėngjes atė ditė me diell Stinė e dimnit po ishte verė, E Ylfetja ishte zgju“, Po nė shkoll“ ajo me shku“ Dituni pėr me fitu“, Per me mėsu“ ta urren robninė Ta kėrkon gjithmonė lirinė, Se kėshtu jeta e kishte mėsu“ Dhunė, terror mos me duru“. E Ylfetja del n“livadhe Me shokė t“shkollės rrokė nė valle, Janė rreshtu“ dy e nga dy, Tu“i ngrit veē dy gishtėrij Tu“ kerku“ demokraci As me armė e as me topa Ē“po kėrkojmė ka ndi“ bota E Ylfetja gishtat ēon Si shqiponja qi fluturon Pėr liri, demokraci Qi shqiptarėt mos t“rrnojn n“robni. Dal kadalė janė rreshtu“ Pranė flamurit janė rreshtu“ Tė bashkuem pėr liri, Tu“ kėrku“ demokraci E Ylfeta nė rreshta t“parė, E rrokė plumbi mu nė ballė, E rrokė plumbi i gjakatarit E i shtymė edhe prej tradhtarit, U nda shqiptarja nga kjo jetė, Pėr Kosovė kurr“ mos me vdekė, Nuk do vdesish, oj motra jonė Pėr Kosovė ke ra dėshmore, Se Kosova tė ka rritė, Me gjak t“njom“ me u ujitė. Nuk mbajme zi, por jem krenar Ju nderojmė me lule n“varr. |
Titulli: Agim Gashi
[B]KANGĖ PĖR SHUKRIJE OBERTINCEN[/B]
Moj pranverė tet“dhjet“ e nantė Sa e ngrysun sa e vrantė, Sa e pa shpirt ti qėllove Mbar nji popull e tradhėtove. E shum nana i verbove E Kosoves lirinė ja more, Po me tanksa e ushtri Pėr me vra vasha e djem tė ri! Me robnu popullin shqiptar Buk“n e gojės me ja marr, Me varros ēdo gja shqiptare: Kultur, arsim, lirinė kombėtare Porse populli trim shqiptar, I del hasmit ball“ pėr ball“, Djel e vasha , t“njoma,t“reja, Para tankėve i mblon hareja, I ka qit nana n“ket jetė, Me ja fal Kosovės t“shkretė, Sa shpejtė toka e uji i rrirė Me gjak Kosova me u ujitė, E ma t“kuqe lulet me u rritė Se kur vret hasmi n“Kosovė Nanat tona lindin boll“ Kur vran hasmi fėmi dhjetėvjeē Nanat lindin katėrneq! Kėshtu n“mars t“vitit tetėdhjetenantė Vit i ngrysun dhe i randė, Kur bota gėzohet nė pranverė N“Kosov“ fillon rrėmuj e skėterė Po me tankė dhe ushtri, Na e vodhėn atė pak liri. Por ngriten n“kambė djel e vasha Nėprotesta e demonstrata Ushton Kosova, Llapi, Drenica Si tė ishin ngjallė Shote e Azem Galica Ish me shokė Shukrije Obertinca. Vajz“ e re gjashtmbėdhjet“ vjeqare E lehtė e bukur si Sorkadhe, I vlonte zemra prej dėshirės T“hy n“protestė n“qendėr t“Prishtinės. Ti ngris lart dy gishtėni T“kėrkoj liri, demokraci, S“durohet dhuna me tradhėti S“lejohet tė tjerėet t“na e presin fatin Ma mirė asht me e derdh gjakun. Lamtumirė babes i thotė Nė Prishtinė unė po shkoj sot Me u bashku me shoqe t“mia Na thėrret toka dhe liria Rrugė tė mbar baba u ka thanė E mirė leje u ka dhanė, Bashkė me motėr pėrshendeten Pak ma gjat me nanė tė veten, Sa mirė nana i pėrqafon, E n“Shukrien dy lot i ranė. Me autobus rrugėn kanė marrė Nė Prishtin sa shpejt kanė ardhė, Por Prishtina ish blloku: Sa shumė milic motėr paskan pru Tė dy motrat si sorkadhe Kanė fillue me britė me t“madhe, Me grupe tjera janė ashkangjitė, Pėr Kosovė pa pas kurrė frikė Pa mendue k“tu kush do t“jesė Tu“ kėndue kangen : »Besa-besė » N“kėt rrėmuj n“kėt“ tollovi Fillun me qit po helm tė zi, E rafalėt shqiptar tue gri Tue vra t“ri edhe trimnesha Hudhet Shukrija si Luanesha, Pa mendue,se plumbi shpon Me gurė tankset i qėllon. « Para shoqe e shok » i fton! Nė katėr anėt llahtari Por shqiptari pėr liri I ngreh gishtat proteston, Se Kosova nanė na fton Me e derdhė gjakun e lirisė. Ka nevojė toka e Arbnisė. Gruppe, grupe, vasha t“reja Ua kaplon zemrat hareja Grupe, grupe vasha e t“ri, Kerkojnė liri, demokraci, Por kur hynė nė rrugė t“pazarit Villnin zjarr tyta t“tradhtarit, Villnin zjarr pėr me shue jetė E me vra Shukrien e shkretė, Me dhanė jetė me shumė shokė t“vetė, Se n“pranverė e kish pagzimin Me ja ba n“pranverė vorrimin. Kėshtu plumbi i gjakatarit, E rrok Shukrien nė lule t“ballit E rrok motra nė prehen t“vet, E nė gjoks kokėn ja qet Gjaku i kuq nga goja i del I afrohen shokėt nė ndihmė, Porse nana nji Shukri lindė, E kėtė vashė ja vrau Serbia Me ja qu t“vdekun te shpija. Nė vend t“fustanit tė nusnisė, Me i qitė flamur t“lirisė Nė vend t“dasmorve me hare Mija vetė me e qu n“dhe, Pėr Kosovė pėrsri me le Se e dha jetėn pėr atdhe Gjaku i saj u derdh n“kėtė dhe E kjo toka e Arbėnisė Nuk harron kurr gjak t“lirisė. Moj Shukrije Obertinca Je trimneshė si Shotė Galica, Vrasja jote asht nder i vendit Si i pat dhanė Nora e Kelmendit Fli e qetė nuse e lirisė Nuk t“harrojmė per jetė t“Arbnisė. |
Titulli: Agim Gashi
[B]KANGĖ PĖR VEHBI IBRAHIMIN[/B]
Ēka ka qielli qė gjemon, Ēka kanė detnat qė ushtojnė, Ēka kanė kodrat qė rėnkojnė, Ēka kanė fushat qė vajtojnė, Ēka kanė lulet aromė qė s“lėshojnė, E bilbilat qė s“kėndojnė, Edhe Drini rrjedhen ndal Se nji burr shqiptar e vranė, Vehbi Ibra emnin ia thonė. Dhjet“ tetor tetdhet“ e nji Atje larg n“kurbet tė zi, Dorė e UDB-es paska mbrri, Me vra burrin nė tradhėti Zgjati dorėn UDB-a sllave Pėr me vra zemra shqiptare Pa zot shpie mbet nji familje, Pa nji anėtar po kjo Besėlidhje. E lotun tė shtatė fėmija, E lotun tanė shqiptaria, E vajtoj gruja me plumba n“gji, Se ra deshmor pėr nanė Shqipni. Me lot n“sy por me krenari E kujtojmė vepren e tij, Se n“protesta e demonstrata Ishte n“ball me ndjenja t“pastra, Ja k“ndoj kangen me sharkinė mike Se ra deshmor pėr troje etnike. S“ndalej trimi e s“e ndal turrin Me Arben Kosovėn kėtė far“ burri Te tanė Evropėn tuj e shetit, Kosovėn nanė me e qitė n“dritė, Virtyte t“larta e ideal E me besė t“popullit shqiptar Sa i afėrt ishte pėr mikun Shumė i tmerrshem pėr anmikun Fjal“t e tij si lunte topi Shpirt i tij fuqi baroti, Hal“ nė sy iu ba Serbisė E i dhanė po zjarr alltisė T“vdekun n“tokė po tue lanė Pėr shqiptar hero e banė. Pėr kėtė djal e trim bujar Ngrit ja kanė nji lapidar Edhe i vdekun e gurbetqar, Edhe i vdekun nė kurbet t“zi Po pushon sot trupi i tij, Po do t“vjen e jona liri Do t“i marrim eshtnat e tij E I varrosim ne nė Arbni Nė vendlindje n“fshatin Uglar Do t“i ngrisim Lapidar, Edhe kanga do t“i kendohet n“mote Se ra deshmor i kėsaj toke. [COLOR=#000066]1992-Gjermani[/COLOR] [COLOR=#000066][/COLOR] [B]KANGĖ PĖR ALI AJETIN[/B] Mė 30 Maj tetdhjet e nandė Na u hap nji lajm i randė, Pėr gjithmonė u shue nji jetė, N“fushė t“mejdanit, aty mbeti, Me armė nė dorė Ali Ajeti. Kėtė kangė ja fali shpirtit tė tij Se dha jetė pėr nanė Shqipni. Gjak rinor e zemėr bujare Me plot ide pėrparimtare, Me Fadil Vatėn e Afrim Zhitinė, Me shumė tė tjerė dhe Fahri Fazlinė, Ua kėndoj kėtė kangė me sharkinė mike, Se dhanė jetė pėr troje etnike. Bir i popullit dhe i kėsaj toke, Qe e kish“ rritė ajo nanė Loke, Mos me leshue armėn prej dore Amanet shokėve der“ n“fitore. Pėr me i kėndue brezat e ri Se ra deshmor Ai pėr liri. Sot nė Sveqel pėr kėtė djal bujar, Ngritet lartė nji Lapidar Me u tregue brezave te ri Se si vdiset pėr liri. E Amanetin n“vend me e qu“ Der“ n“fitore me luftue. Pėr kėtė trim s“duhet biografi, Se vetė e shkroi me gjakun e tij, N“fushė t“mejdanit po kur mbeti Zemėr trimi Ali Ajeti. Ja falė kangėn nėpėr mote Se ra deshmor pėr liri t“k“saj toke. [COLOR=#000066]1998-Burgu i Mitrovicės[/COLOR] |
Titulli: Agim Gashi
[B]ZAMBAKUT TĖ LISMIRIT[/B]
Lule moj, nana e lume S“tė lė varr nana me kume Nuk janė kume oj lum-nana, Por asht gjak i derdhun te thana. Po pse gjak, oj bi nė gji -Mu ndal rrita nder lajthi M“ra zaptia me kobure Pėr ne, tha, ti sjell ogure. Lule moj, Lule-Zambak Vijnė krushq e lypin hak N“vend tė pajės s“nuserisė T“veshin Flamurin, e lirisė. Varrin Tand e kemi ēerdhe Lule-moj, mirė se na erdhe Flij e qetė nėpėr jehonė S“te lė vetem Nana e jonė. [B]KANGA E TĖ BURGOSUNIT[/B] Moj hapsane ty t“kalltė furra Sum“ e gratė nai le pa burra, Ty t“kalltė zjarri e tė baftė hi Qysh nai dogje djelt“ e ri? Na i le nanat me du“r n“gji Na i le motrat pa vėllazni. Na i dogje shumė vasha t“reja Nė kėtė pranverė godit rrufeja. Ujq tė etshėm e tė terbu“m , Dojshin fėmitė me i coptu“ Tue hy n“ēerdhe e shkolla Tu“ helmu“ vasha t“njoma Tu“ helmu“ po ēikė e djalė Pėr me mbetė shqipja pa farė Por nanės shqipe si ēeliku S“mund t“ja ndalė lindjen anmiku. Ēupėza e vogėl agresive Ajo e don babin pa hile Gardianit i thot shtrigan, Pse s“po mė len ta shoh babanė, Ty xhelat t“u shoftė fara, Pse s“na lėshon t“punojm“ nė ara Sa shumė vjet nė shpi s“jem kanė Na merr malli me thirr nanė. O polic, polici plak, Ē“e ke ba shufrėn me gjak Ma shumė sjell sesa pushon Djemt“ e ri po i shkatėrron. Porse ne jemi betu“ Pėr Kosovė jetė me ndėrru“ Tash e di bota mbarė Se kush asht kombi shqiptar. Ka traditė, zemrėn ēelik S“ka ē“i ban asni anmik. [COLOR=#000066]1996-Burgu i Prishtinės[/COLOR] [COLOR=#000066][/COLOR] [B]KANGĖ PĖR JUSUF GĖRVALLĖN[/B] Me shtatėmbdhjetė Janarit O tetėdhjet e dy U hap lajmi nė gjithė botėn Pėr shqiptarė ish zi. Sepse UDB-eja Jugosllave Atje n“Gjermani Nė mėnyrė mizore e tradhėtare I vrau tre djem t“ri. Na e vranė Jusuf Gėrvallėn Trimin guximtar Na e vranė dhe Kadri Zekėn Me Bardhoshin vranė. Qohu Jusuf shihe Bardhoshin Ma tė voglin vlla, Qohu e shihe Kadri Zekėn Shok kurrė pa u nda. Qohu Jusuf shihe Donikėn Qė po tė rri pėrbri, Shih sa duket sot renare, Lot si sheh nė sy. Qohu Jusuf e shih shokėt T“popullit tand trim-o Fjala Jote para vdekjes Na ka dhanė kushtrim. [COLOR=#000099]Janar 1981,Lipjan[/COLOR] |
Titulli: Agim Gashi
[I][COLOR=#999999]
[/COLOR][/I][B]O ATDHEU IM; KOSOVĖ![/B] O atdheu im, Kosovė, Mori Pejė edhe Gjakovė, O ti Llap edhe Gollak, S“pate frikė as nė Pollatė, Kaēanik, tė nderojmė ne, Na ke falė Kushtetutė t“re. O Gjilan, ti nė Moravė, Oj Viti, ti e bame varrė, Suharekė-o nė Podrime, Ti e ke dhe Bllacėn trime, Prizren, ti me Kala, Edhe nji lidhje kem“ m“e ba. Moj, Kosovė, mor vendi im, Sot pėr ty kam nji kushtrim, Ne lirinė duhet me fitu“ O me pushkė,ose t“u shkru“ Se Prishtina zemrėn ēelik, Me 2 Korrik shpalli Republikė. Ferizaj, vend historik, Pėr atdhe ishe besnik, Mori Shtime e Carralevė, Ju luftuet gjithė me nderė, Plavė, Gusi, Tetovė, Kėrēovė... Pėr shqiptarin janė Kosovė. [COLOR=#000066]1997-Burgu i Prishtinės[/COLOR] [B]THĖRRET KOSOVA OJ NANĖ SHQIPNI[/B] Th“rret Kosova,oj nanė Shqipni A ma ndien o zanin Ti, Tue t“thirrė NANĖ kam mbet e mjerun Me za t“dhembshėm e za t“ējerrun?! Kur at“herė prej teje me ndan Vajin kurr“ nuk e kam ndalė, Tue t“thirrė oj nanė Shqipni Sa shumė gjaku u derdh per Ty. O moj nanė, nana Shqipni Shum herė nė zjarr kam ra pėr Ty, Pa dėshir“ na kan“ coptue Porse Ty kurr“ s“t“kam harrue. Oh moj nanė, nana Shqipni Shum“ e varrė jan“ ba pėr Ty, Po mė dhambin, kam mbet e mekun, Pa shpirt n“tokė sikur e mekun. Ah moj Nanė lule Dukate, A e sheh kam mbetė bonjake, Me bonjake gjithkush lun“ , Po me sjellin n“buz“ e n“hunė. Ma kanė kallė zemrėn e shkretė, Shum djel t“mi syrgjyn kanė tretė, Tjetėr kush po na hi n“shpi, Lujn“ me gra e lujnė me fėmi. Unė e di nanė qė s“je mirė Por je e pastėr dhe e dlirė, Tash gajretin nanė ta du, Jam e jotja me mė ndihmu. N“vaj e kuj gati kam tretė, Loti, lotin s“po ma tretė, Merre nanė nji faculetė Edhe fshimi k“to lot“ e shkretė. A e mban mend kur bashkė ne ishim, Krenarinė nė qiell e kishim, Me vasha t“bukura e djel tė rrallė, Vritshim krajl e pashallarė Sot qan Sharri e qan Tomorri, Kjo keqėsi ne na ndodhi, Qajnė dy drinat i Bardh“ e i Zi, Si rrinė ndamas nanė e bi. Ngrite koken nanė Shqipni, A po e sheh na mbuloi zia Ngrite kokėn nanė njiherė, Ēilma edhe mu nji derė. |
Titulli: Agim Gashi
[B][SIZE=3][COLOR=#cc0000]VAJI I SHQIPTARIT - EDHE VDEKJA TĖ GJEN NĖ KURBET
[/COLOR][/SIZE][/B][I][COLOR=#999999] [/COLOR][/I][B]KU ME LINDE NANĖ[/B] Linda jasht“ atdheut Porse jam shqiptare, Emnin e kam t“lules Mė thonė kurbetqare. Ah moj Kosovė Nė Ty e kam nji motėr Kurrė nuk e kam pa Pa Ty s“kam sevda. Pse mė lindi nana Jasht tokės shqiptare A ke ikė prej qefit A nuk pate qare? Pse s“mė merr moj nanė Me mė kthye n“vatan? Ta shoh motrėn time Edhe ngryk ta marr. Unė e di moj nanė Se ēka sjellė kurbeti Edhe gjuhėn time shqipe Nga mendja ma treti. Nuk po du oj nanė As gjiun me ma dhanė M“soma gjuhen shqipe Tė kam shpirt, tė kam gjan. A mendon oj nanė Me u kthy n“Atdhe, Kosova ashtė toka ime Edhe pse jashtė ka le!? Atje asht dhe motra ime Ti vetė mė ke thanė, Bashom me gjakun tim Tė kam shpirt, tė kam gjan. [COLOR=#000066](Düren,1993)[/COLOR] [B]SA E BUKUR JE KOSOVĖ[/B] Sa e bukur, Kosovė, je, Vend i dashtun ku kam le, Se nė ty lulėzojnė zymbylat, N“tė katėr anėt kėndojnė bylbylat. Mbi kėto male legjendare, Dhe kėto fusha heroike, Po si zonjė bukuroshe Shtrihet Kosova e jonė kreshnike. Mendja mė shkon nė tė kaluemen, Nė histori kurrė s“pate gėzim, Tė kanė plaēkitė, edhe robnu“, Gjithė nė vaj edhe idhnim. Por gjithmonė ti ke pasė trima, Si nė lufta e n“kuvende Aq larg ty ta ēu“n zanin, Kah bie dielli e hana endet. Po kur tė shoh sot prapė t“robnueme, Zemra ime mbushet helm, Mė qan shpirti, mė qan zemra, A do t“vijė pranverė ndojherė? Minatori n“horizonte, Ai ma xehe s“po gėrmon, Nė fabrika, n“shkolla, n“ara, Nuk ka gėzim as s“ka jehonė. Por prapė, Kosovė, e bukur je Nė ty kam lindė, tė kam atdhe, Do t“lulėzojnė gjithmonė zymbylat, Do t“kėndojnė edhe bylbylat. Minatori n“horizonte, Xehe tona do t“gėrmojė Nė fabrika, n“shkolla, n“ara, Kanga e lirė do tė jehojė. [COLOR=#000066]Okllap,1989.[/COLOR] |
Titulli: Agim Gashi
[B]KTHEHUNI[/B]
Jem“ shpernda nė t“katėr anėt Ja kem“ kthye shpinėn NANĖS, S“po kėndojmė ma si dyllendyshet N“ēerdhe tona vajtojnė qyqet. Jo nuk kem“ tjetėr Atdhe Veē Kosovėn ku kem“ le, Kthehuni burra, pėr liri Se ende i thonė po Dardani. Kush nuk kthehet kur bie kushtrimi Do ta quajmė tradhėtar trimi, Kush nuk kthehet nė Atdhe I ka ndrrue komb e fe. Kthehuni burra ju th“rret Shqipnia Ju th“rret Tetova ju th“rret Gusia Ju th“rret Presheva e Toplica, Ju th“rret Sharri, ju th“rret Galica. Kthehuni burra nė Atdhe Nė ato troje ku kemi le, Kthehuni gra e kthehuni femijė Se na kanė shkelė k“ta shapkali. Nuk a kohė tė asimilohemi Erdh“, koha tė mbrohemi, T“kapim pushkėn per atdhe Se s“ka kush me e kap“ pėr ne. [COLOR=#000066]Bruksel,1993.[/COLOR] [B]KTHEHU TI MOJ RINI[/B] Kah po shkojnė k“ta trena t“zi Ku po e qojnė gjith kėtė rini? Kah flutrojnė k“ta aeroplan“ , Kėtė Kosovė po kujt ja lanė? Kujt ja lanė nanė e babė, Qe n“pleqni n“shpi i kan“ lanė? Kthehuni Ju moj rini Se Kosova nuk asht Serbi. Kthehuni Ju nė vendin tuj, Se Kosova nuk asht e huej, Jo kurr“ mor JO! Nuse t“reja nė shtatzani Nė kurbet po lindin fėmijė Po lindin n“Evropėn plakė, Fėmijė pėr t“huej e t“pa nafakė, Mblidhni mendjen motrat tona Se s“harrohet dot Kosova! Kthehuni pra gra, pleq, e tė ri Mos ta lamė Kosovėn n“Serbi Kthehuni ju nė vendin tuj Se Kosova s“bahet e huej, Jo kurr“ mor JO! Ju kolona me djem te ri Pse po i bani Kosovės tradhėti Ju kolona, n“kurbet qe shkoni, Pse Kosvėn po e tradhėtoni. Kthehuni ju djel tė ri Ta bajmė luften me Serbi, Kthehuni Ju n“vendin tuej Se Kosova s“bahet e huej, Jo kurr“ mor JO! Kujt ja lini Ju kėtė prag Qė shkjau na e lau me gjak, Kah po shkojnė po vlla e motėr Kujt ja lanė plang e votėr? Kurrė n“Kosovė lule s“ēelin ma Far e gjakut pa u ra, Lulja n“Kosovė s“mund pip“ me qitė, Gjak i ri, tė mos i ujitė, Kur kjo tokė sot lėngon Plis e huta n“shpi i keni lanė. Kthehuni Ju more tė rinj Ta bajmė luftėn me Serbi Kthehuni nė vendin tuej Se Kosova s“bahet e huej, JO KURRĖ MOR JO! |
Titulli: Agim Gashi
[B]LULJA E BUKUR E SHARRIT[/B]
Lulja e bukur e Sharrit, Ajo me kunorė Po i ban tė fala lules, Qė rritet n“Kosovė. Rritu, e lulėzo, Se motėr tė kemi, Nji ujė na ujit, E tė nji dheu jemi. Lulja e bukur e Rugovės, Ajo qė lėshon erė, Pėrshėndet lulen kosovare: Oj, lule, qofsh me nderė. Rritu e lulėzo, E shtatin me lėshu“, Se do tė vijė pranvera Bashkė kem“ me lulėzu“. Veē lulja n“saksi, E mbyllun ka mbetė- S“ka kush e ujit, Me dorė kush s“e prek. I humbi aroma, Qė e pat dikur. Ēonju, vllazėn, ēonju, Ja qesim pak ujė. Tani po qajnė lulet, Tė bjeshkės e tė fushės, Pėr lulet e mbylluna, Qė kurrė s“u banė nuse. Njana rri n“dritare, Tjetra kėqyr kah dera, Vesin njana-tjetrėn: Kur do t“vijė pranvera? [COLOR=#000066]Janjevė,1975.[/COLOR] [B]KUR UNĖ SHKOVA NE KURBET[/B] N“prehen t“grues e lashė qikėn Kur unė shkova nė kurbet, Tash asht rritė e asht ba nuse Nuk e njeh babėn e vet. Zemra e shpirti mu kanė tha Syt“ as flokun pa ja pa. Lidh per djepi e lashė djalin Kur unė shkova nė kurbet, Ka ba dasmė e ka marrė nuse Pa nji pushkė tė babės t“vet. Hej ē“mu tha zemra prej mallit Pa e g“zu dasmėn e djalit. N“kry duvakun ja lashė motrės Tuj ja prit krushqit nė derė, Pa ja pa unė fėmijt rreth votrės Mu mbush zemra helm e vner“. Ē“mė dhemb zemra, ma ngrit gjakun Pa ja puth motrės duvakun. Nė sy nanės ju ngri loti Nė kurbet kur shkova s“pari, Vdiq e shkreta tuj kqyr udhėt Vorrin tash ja ka mblu bari. Hej ē“mu tha zemra mu ngri Pa ja mbjell mbi vorr nji bli. Unė n“kurbet baba nė pritje Ju ba mjekrra bardh si borė, Asht qorrun po shkon me krroqe Pa mė prek ma e tija dorė. Zemra e shpirti mu kanė tha Edhe nji herė o babė me t“pa. [COLOR=#000066]Vien,1992.[/COLOR] [B]EDHE VDEKJA T`GJEN N`KURBET[/B] Shum“ tė zeza haj na ranė nė kokė, Ngryset qielli haj gjemon kjo tokė, Gjėmojnė fushat, kodrat legjendare, Tė Kosovės haj t“Kosovs“ krenare, Rrjedhin lotėt sikur t“bie shi Tuj pėrcjell“ bijt po n“kurbet tė zi. Na ranė t“zezat edhe morėm ikėn Ne dikr kujt s“ja kishim frikėn, Nė Kosovė e lamė qiellin, tokėn... Me trastė nė krah sot e morėm botėn, Tuj kerkue shpetim prej vdekjes Tuj i shtue t“zezat e jetės. Morėm fėmijėt nėpėr kambė, Shkollė e banka n“Kosovė tue i lanė, Morėm vajet dhe kujtimet Kangė t“kurbetit dhe vajtimet, Tue i shkrue kujtimet n“letėr, E tuj kėrkue ni vdekje tjetėr. Tue ik“ vdekjes morėm malet Porse vdekja s“mund tė ndalet, Se me vdekun per atdhe Asht sikur pėrsėri me le, E n“kurbet po me ndrru“ jetėn Ajo ka nji emėn tjetėr. N“kurbet vdekjen pra me mendue, Sa t“jem gjall“ vendit me i ndihmue Pėr Kosovė ēdo gja me dhanė, Sot, se nesėr bahet vonė, Vendin tonė na me qitė n“dritė N“dash tė vdekun mirė me t“pritė. Nji kafshat sot kush s“mund me nda Vend pėr vorre n“Kosovė nuk ka Ka me e nemė gjaku i lirisė, Qė u derdh n“lule t“rinisė, Ka me e nem toka e dheu As te vdekun s“ka me dashtė atdheu. [COLOR=#000066]Zagreb,1990.[/COLOR] |
Titulli: Agim Gashi
[B]NUK VAJTON ZANA[/B]
Po ku je, moj Zana e Malit, Qė s“po del ti me vajtu“ Pse s“ja thu“ edhe njherė vajit, Siē vajtojshe prru“ mė prru“ . Vaji yt bante me kja, Lisa, trungje dhe livadhe, Pėr ēdo t“vramė sa shumė vajtojshe, Edhe lot“ derdhshe me t“madhe. More, djalė, ti qė po flet Unė jam nji zanė prej malit, Kurrė s“vajtoj ma pėr tė gjallė, Kur vret hasmi bij t“shqiptarit. Kam vajtu“ unė kurrė pa ndalė, Lotė e mi kanė rrjedhė pa pra, Porse djeltė e shqiptarisė, Ndėrmjet veti kur janė vra. A s“po sheh a s“po t“bajnė sytė Qė sot shqipja ashtė pajtu, Se dhe zogjtė e ēdo shpendi Me nji ēerdhe donė me rrnu“. Sot i biri i nanės shqipe Nuk del kurrė ma me vra vėlla, Kundėr hasmit nat“ e ditė- Me luftue don pa ia da. Mjaft nė jetė ke vajtu“ , Lotėt tanė po kurrė s“janė ndalė, Sepse shqipja shumė kohė Ndėrmjet veti na janė vra. Se ka pa qė gjithė anmiku Na ka shti me u pėrēa, Mos me ditė ēka asht i yti Tu“u vra vėllau me vėlla. Sa e ēmon sot Zana shqipen, Se nuk del ma me vajtu“, Nat“ e ditė do t“knojė e t“qeshi, Sepse shqipja u bashku“. E kuptoi i madh shqiptari, Se pėrēamja ashtė e hu“j Do t“jemi gjithmonė t“bashkum, Tė, pėrēamė ma kurrė e kurrė. [COLOR=#000066]1990-Lubjanė[/COLOR] |
Titulli: Agim Gashi
kam pas rastin me njoft rrapsodin e njohur Agim Gashin e pershendes
|
Titulli: Agim Gashi
[B][SIZE=3][COLOR=#cc0000]VAJI I SHQIPTARIT - NĖ HAJME TĖ EVROPĖS
[/COLOR][/SIZE][/B][I][COLOR=#999999] [/COLOR][/I][B](Satirė)[/B] [B]NĖ KURBET NA DOLĖN EDHE VAJZAT[/B] E kem pasė ne gjithmonė nji dert Kur djemt ma t“mirė shkojshin n“kurbet, Shum na i merrte kurbeti i zi Vdiqshin, shkojshin pa u pa me sy. Tash na erdhi nji tjetėr adet Edhe ēikat po shkojnė n“kurbet, T“u i lanė n“Kosovė shtėpitė tė thata, E nė dhe tė huj po shkojnė gra e plaka Po shkojnė nxanės, shkojnė profesoresha, Nuse tė reja edhe studentesha. Ah! Po e lanė sot Kosovėn thatė Ku ke pa mor n“kurbet me na shkue gratė? Pėr arat tona urrė pa u merzitė Rrugėve t“Evropės tash tuj u shetitė. Prej qė na hyni kjo demokraci Pak si tepėr grat na kan marrė liri, Se me ba burri me e nguc graninė Qohen grat shqiptaresha e thirrin milicinė Shpejt vinė milicia me sirena tu“ fishkllu, Me nda gruen prej burrit, hajmin me ua ndrru, Se me u ba nder burrave hiē s“u shkon ndermend, Burrat rrinė te dera, grat nė t“parin vend Ju qesh fytyra pse burrat rrinė te dera Tani janė tė lira tė kenė dhe shvalera, I zgjedhin dashnorėt t“zi a ndoj arap Se janė ma tė fort duken si tarak, Burrit shpesh ja bajnė: ēka je ba si morri Dil pak me shėtitė se vjen haus-majstori. Mori gra shqiptare ju vraftė perėndija Si humbet k“shtu deri,si humbet njerzia, S“janė per krejt shqiptaret kto fjalė qė po i kėndoj Edhe me kėt“ kangė due tė kritikoj Ju lutem tė gjithave mos me marrė pėr veti Le ti marrin ato qė kanė mitė mbas veshi. Se n“lokale t“natės se ka shqiptaresha vendin Me shitė nder me pare nuk e kemi rendin. Kemi mjaft ne ēuna, shqiptar djel tė ri Qė tė lidhet jet“ e tė ēohet dashuni, Pastaj, gra tė reja me tre-katėr fėmijė, Burrat i lanė n“shpi, vet dalin n“kurvni Ose i lanė burrat e i lanė fėminė, Me agjensi tė ndryshme marrin arratinė. Shkojnė e na shkruhen azil n“Gjermani Diku nė Evropė a Skandinavi Nėpėr hajme tė ndryshme strehohen kto gra, Ju binė n“dorė mafive sa keq sa hat. E disa prej tyne s“tregojnė se janė shqiptare Thonė jemi tė Bosnės k“tu kem ardė pa qare Nuk ju dhimben burrat, nuk ju dhimben fėmija Qė pa gru e nana na kanė mbet tė shpija, Ēupėza e vogėl thėrret: ku je nana ime? -Üse shkone n“kurbet e mė lė jetime, Edhe ēuni vogėl nanėn e thėrret; -Pse ma ndave gjinin nanė e shkove n“kurbet? E disa vasha t“reja qė s“kanė obligime Kur vinė nė kurbet shumė na bahen trime, Jemi thonė tė pastra si gurra t“Rugovės, Tuj u martu“ me t“huj i ndihmojmė Kosovės, Se Kosovėn tonė e lamė nė mjerim Tuj i marrė tė tjerėt po bajmė informim. Po edhe me e marrė shqiptarin pėr burrė, -Vallahi moj motėr nuk po ka kulturė, Merre naj t“Afrikės a naj Italian, Kanė motėr kulturė, pėr burrė janė taman. Na lavdojnė n“Kosonė naj bajnė aferim K“shtu nė diasporė bajmė informim, Nuk tė rrahin kurrė e s“shohin me sy N“dash shko n“kafene e nė dash n“kurvni -Pse erdhėt n“kutbet?- ivet, na pėrgjigjet bija: -Shuj vllaēko, shuj: m“kan rreh milicija, E disa gra tjera nga fshati e nga malsija, Dimitė dymbdhjet“ metra edhe me sargija, Dymbdhjet“ metra gat“ i kanė leshu ne tokė E kujt asht“ kjo veshje?-po pyet kjo botė. Po mė tregon nji ditė nji ēun i ri -Ma kanė qitė nanėn nė fotografi! Se nana ime, e veshun n“dimija Asht“ patriote e ka ndjek Serbia, Vetshin gazetarėt:-Kėtė veshje kush e mban? -Jemi tė osovės e na thonė Alban! Por e kontrollun nanėn, milicėt para fmive, Dhjet aparata ja gjeten, nė palė t“dimive! Kėshtu shumė prej neve i ikėm Serbisė, I tregojmė Evropės dhe Skandinavisė, Se me vjedhė e me u prishė ndėrveti, Beli ma trima ma smund i gjan n“gjeti. Por mblidhni mendjen ori motrat tona, Kultura e huej nuk bahet e jona, Kujtoi dėshmorėt qė ranė pėr liri Pėr Kosovėn nanė e jo pėr Gjermani. Rueni motra nderin e rame moralin, Me shitė nder e besė nuk na e la i pari, Kujtoni heroinat qė ranė pėr atdhe, Vend s“ke nė kurbet po atje ku ke le, Banu motra pilote, kėngėtare, balerinė... Me punė tė ndershme madhnoje Shqipninė, Po erdhe n“kurbet fillo me u shkollu“ , Keq e kemi Kosovėn duhet me i ndihmu. Banu shqiponjė mali, fluturo nga Kosova, Se sot me nder e dije pushtohet Evropa. |
Titulli: Agim Gashi
[B]N`MAJE T`BJESHKĖS M`LINDI NANA[/B]N“majė t“bjeshkės m“lindi nana
Baballartė i kam azgana, Krejt ne shalla e nishana Janė tė pasun e pareli Veēse janė o pak tė zi, E kam vendlindjen n“Suedi Edhe shqipen hiq s“e di Pėr Kosovė s“kam ndie kurrė Hiq s“e di ēka jam bre burrė. N“maje t“bjeshkės, n“majė t“botės Kapuq e shallė qė i vnoj kokės, M“ka thanė nana nuk je vetė, Tre vllazni n“Kosovė t“kanė mbetė Veēse janė tė bardhė si bora S“janė tė paqtė edhe kanė morra Po kėshtu mė ka thanė nana S“janė si ti po janė Albana. Baba im kėtu n“Suedi Asht i madh e asht i zi I ka flokėt dredha, dredha, E tė forta sikur therra Asht i urtė si delja rudė, S“ban pantoll po ban bermude Po ban kmish e po ban t“lina Pi veē kola e molina Kur m“qillon mue baba ngat Prej kėrkuj s“kam frigė aspak, Une e di qė asht arap A nana i thotė e kam tarak N“Suedi po nuk jam vetė, Se kam shokė dy tre mijė vetė, Unė kam shokė edhe n“Danimarkė, Norvegji edhe Finlandė, Po kam shokė edhe n“Gjermani Po nė Zvicėr e Austri, Gjysa t“bardhė e gjysma t“zi Tjera ngjyra turli, turli, Vllazni e motra jem pėrzi E n“kulturė besa kem hi, Me shumė baba e t“ni nanės, I thomė vetit jemi tė samės. Se nuk jemi besa nacista Edhe kurrė s“jem kanė racista, Nji familje me shumė ngjyra, Kjo asht puna ma e mira Po nė Evropė shpejt kemi me hi Do si sorra do si korba t“zi. Po qyshė rr“nojmė n“kurbet me ju tregu, Nėper hajme jemi tubu E me krejt racat e botės, Se jem t“Zotit e jem tė tokės Na i binė, Biblat n“gjuhė tė botės, Me turli turki e tartar; Paj me Rus edhe Bullgar Tė Adis-Abebės e Tunis- Marokit, Besa t“shnosh si gjylja e topit Pėr me hangėr e me pi, Kemi sa t“dush more zotni Edhe majna pastėrti, Po me rend hajmin tue fshi Kemi rush e kemi molla, Na rrinė nanat me Haus-majstora Nana m“thot lumja unė e mjera Nė kurbet mu ka shtue pjella. Kur mė qet n“gjumė nana mu, Ajo nisė ninulė me knu Fli o bir mu bafsh zotni, Se t“ban nana ty shum vllazni Edhe motra vjet pėr vjet T“rriti n“shtrat e jo nė djep Si i pata rrit tjerėt n“djep tė drunit Mu bafsh i shehrit jo i katunit. E lshum Kosvėn erdhėm n“dynja Po shumė shqiptarė more hata, Do prej zorit e do prej qefit Do prej lezeti do prej kijameti E n“Ēeki, n“Pilzen, n“Teplicė, Na bajnė rrasht e kalanicė, Aty asht stacioni i parė Pėr me dhanė tatim n“shiptarė Nji mijė marka ti me ia dhanė, N“Gjermani po ndash me dalė I jep paret si zotni Tė qojnė malit drejt n“polici. T“zanė gjermanėt e t“kthejnė n“Ēeki, Tė bamė rrasht e kalanicė Si me kanė ne Mitrovicė E tuj fol shqip sikur n“Drenicė Po kajnė robėt e po kajnė fmija, Si me t“hy n“shpi policija Kshtu punon sot shqiptarija. Na kan“ dal shum patriota Pareli me ide t“forta S“don me ndi pėr Qeveri Pėr Kosovė as pėr Shqipni Naj kanė ba po shum parti Kryetar turli-turli, N“Kosovė punojshin me Serbi, Pėr Kosovė nuk pagujnė kurrė, I thonė vetit unė jam burrė, Jam ma i meē se Ibrahim Rugova Djalė si mu nuk ka Kosova. Por mblidhni mendt more shqiptarė, T“rrimė si njerėz jo si gomarė Mos t“ju nemė toka e juej Mos t“ju nemė ai Skenderbeu Mos t“ju nemė gjaku i shqiptarit, Qė u derdhė prej shkaut e tradhėtarit Se dheu i huej s“bahet i yti, E kurbeti ne na mbyti; T“mendojmė pak pėr Kosovė t“mjerėn, Qė na lindi e na e dha jetėn, E nanė Kosova na ka rritė Me i ndihmue kur asht n“rrezik. [COLOR=#000066](Düren, 1993)[/COLOR] |
Titulli: Agim Gashi
[B]TEZET AZILANTE[/B]
Po flasin nji ditė Nja dy teze t“mia: -A ke ni moj motėr Po na kthejnė te shpia?! -Shuj Hajri qyqe!- Po ia kthen Hata, Gjermani me Serbin Kanė llafe tė gata. Ēka tha Bratisllava Jo, nuk paske ni, Nuk i la shqiptarėt Jo as n“Rumani. Veē me ba moj motėr Me na kthy n“Kosovė, Naj prishin lezetin Qė kem“ n“Diasporė. Kėqyri nji herė hejmat Me djem t“bardhė e t“zi, Turli afrikani, Kurdė e turqeli. O gjithė natėn burrat Raki tuj pi, Tanė ditėn tuj fjetė- Gratė sallamadi. Tuj hangėr turli mishi Pėrditė rrush e molla, Gue m“gu po rrimė moj Me Hauzmajstora. Ani tash me ba N“Kosovė me na kzhy“, Qysh m“i desh hellonkat E me veshė dimi?! Se n“Kosovė nuk kemi Kurrfarė afrikani, Tuj nejtė burrat n“shpi Tybe bahet nami! Shuj, Hato, shuj M“shtine me t“ba be, Kam me shti Hajdarin Letra falls me ble! Le t“i pagujė t“shtrejta Le t“pagujė me mija, Veē le tė shkruajnė: -I ka rreh policia! Ma mirė mori Hato Me krisė kjameti, Se m“u kthy n“Kosovė Me na u prish lezeti. -Qitma Hajri kafen Se i bahet qare, Edhe n“Gjermani azili P“u blejke me pare. Avokat Nellesit Ja jep nja 10 mi“, Pasaportė gjermane Ki me shti nė gji. Nuk kthehna n“Kosovė Kurrė me veshė dimi, Ma mirė asht moj motėr Me dekė n“Gjermani. [COLOR=#000066](Köln, 1996) [/COLOR] |
Titulli: Agim Gashi
[B]LETRA E KUNATES[/B]
Ēoi letėr Dudia te Kunata n“Llap A kujtojshe bijo se mun“ u m“ban zap, A kujtojshe bijo se tė baj nė shpinė Herė me gatu n“magje herė me kqyr baēinė. A kujtojshe bijo se nuk nrrohet moti E kam burrė Hakifin s“ka njeri ma i zoti, A kujtojshe bijo s“muj dal n“Gjermani Me t“i lanė te shpija bija e vjehrri. Bija e vjehrri kopengj me t“i lanė Me mushė ujė me kofe me krah me bajtė sanė, Tuj i kqyr bullicat pėrditė tuj gatue As pėr ditė t“Bajramit n“opēinė mos me shkue. N“Gjermani kunatė moj jam sikur n“xhenet Po rrnoj si gigutka a po t“vjen siklet, A po t“vjen siklet moj a po t“kris ty zemra A e din kur t“thojsha s“un vjen as te themra. Tuj punu Hakifit-o hiē nuk i del dita Se kur vjen ashami del lun me ēibrita E bjen nji grusht marka do sinxhirė dukati, I qes kos e fli moj pa u ba sahati. Pa u ba sahati moj pa u ba dakiki Dal e pėrvloj ēajin moj fisin s“e koriti, Dal e pėrvloj ēajin dal e ngjeshi bukėn Fund e kry“ Frankfurtit moj s“ja kemi kuj tutėn. N“dash me ta plasė barkin, o pasha Kuranin, Si dikur sulltanat e majmė Ramazanin, Tana punve mirė moj ja u qesim kararin Me fiq e me hurme e presim iftarin. Tespitė n“dor Hakifi me do turqeli Nuk e prish avdesin dek ter n“taravi Tash moj Kunatė zeza s“po di shka me t“shkrue Veē nja 100 marka pėr bukė me t“i ēue. [B]Pėrgjigje nga Llapi[/B] Pa u ba dakiki moj pa u ba sahati E rroku kalemin kunata prej Llapi, Nisi m`i qit shkrolat sikur me tėrfurk Me ja shprazė inatin Dudijes n`Frankfurt. Ani moj kunatė moj keq ishe mashtrue Qat letrėn me kungja qi ma kishe shkrue, Qat letrėn me kungja n`ta me 100 marka Qė tash n`Podjevė qaq po kushton darka. Ato buzt e trasha mos i qaravesh Edhe kėtu farmerkat po i veshim shpesh, I veshim farmerkat nuk bajnė za vjehrria Veē ty pėr kerrname t i rujmė do dimia. Prej luftės e knej s“kemi gajle hiē Edhe rreth Tetovės tash kem zanė shumė miq, N desh pėrbej nKuran ndesh pėrbej nxhami Ma mirė rrnojnė gratė n`Llap sesa n`Gjermani. Tana janė me errz te tana me namuz Si ti nevojtore s`lajnė si me topuz, Pėr dollarė e marka kurrė se kemi zorin Mos me pasė shumė gajle n`derė e kemi KFOR-in. Tybe treqin tybe s`muj me t`pa moj bi Shpijat e gjermanve me rub n`dorė tuj fshi, Se prej durve tua s“hahet kurrė ma flia Kur e di shka ban tug po m“ēon gėrdia. Dola me def n`bahqe dola n`fllad t`akshamit Me ta ēu kadal kangėn para xhamit, Me ta ēu kadal me pasė shka me ni Moj qyqe e rremit mos rri n`Gjermani. Mos rri n`Gjermani moj se naj more ftyrėn Tuj vjedh me Hakifin ja nxore ynyrėn, Kur e ban krej skllotė kur e ban pėrshesh N`telefona t`dorės kėtu po marrim vesh. |
Titulli: Agim Gashi
[B][SIZE=3][COLOR=#cc0000]VAJI I SHQIPTARIT - KUR FLISTE BURRI
[/COLOR][/SIZE][/B][I][COLOR=#999999] [/COLOR][/I][B]KANGĖ PĖR ANTON ĒETTĖN[/B] Po qajnė malet legjendare, Po qajnė fushat heroike, Pėr profesorin Anton Ēettėn, Qan Kosova e jonė kreshnike. Ditė e premt tre dhetor Mori dhenė lajmi mortor, Se dha jetė nji burr“ me orė, Plak i urtė me shpirt rinor Qe pėr komb ora i priu Si yll n“zemėr fort i ndriu. N“kry t“rinis“ u vu prijetar Nisi punėn fort tė mbarė; Tuj pajtue n“Kosovė gjaqet, Tue i g“zue, besa, konaqet, Tue i g“zue votrat e ndryeme, Tue i ēelė zemrat e vyeme, Me guxim e urti burrit Rend i zbuste zemrat prej gurit- I pushtonte burrat e dheut, Tanė stėrnipa t“Skėnderbeut, Qė bajshin ballė edhe burrni Tue deshmu besė edhe trimni Tue i dhanė fund pėr jetė gjaksimit Shtrishin dorėn e pajtimit. Po kur fliste burri n“kuvend Fjalė prej shpirti e me mend- I pushtonte ai zemrat rend, I forconte me fjalė burrnije, E i ndizte me dritė lumnije, Mirė i ndizte me orė tė bardhė Fjalėt e tij peshonin arė: -Po ju qofshi faqe bardhė, qė n“ditė t“sodit k“shtu veproni shpi e fis mirė i nderoni, E nderoni popllin tuej Qė s“duron sundin e huej- Me guxim e shpirt bujari Si zakon na e la i pari Pėr me ba punėn trimnisht, Pėr me falė gakun burrnisht, Si i ka hije vetėm trimit Pėr me shtri dorėn e pajtimit; Me dhanė besėn prej shqiptarit Trashėgim qė na la i pari, Se prej sodit kurrė ma tjetėr S“do tė ketė gjaksi tė vjetėr, S“kem me u vra, pra, vlla me vlla, Po me u dhtė em pa ia nda: Orsi nana qi e don fminė, Si i don motra vllazninė, Porsi zogu qi e don qiellin, Sikur bima qi e don diellin, Si na m“soi njaj Kastrioti Pėr me u dasht-o sa t“jetė moti. Si rrufeja fjal“t tingėllojshin, Si n“preanverė zemrat gufojshin, Shtriheshin duert sa mirė bashkoheshin, Bjeshkė e fushė pėrnjiherė gėzoheshin, Keso valle te trimnisė S“mbante mend toka e Arbnisė, Mirė krenohej mbarė Shqipnija, N“bark tė nanės gėzohej fmija N“rreze t“diellit fort krenare Sa mirė ndriste ora shqiptare. E ne sot kur kur me ne sje, N“zemra tona gjithmonė je Mbar nji popull tė kujton, Me urtėsi tande sot jeton, Dashuninė qė kem pėr Ty Si n“Kosovė e si n“Shqipni N“dhjet milion e kem nda nji emėn Nga nji pjesė e ndrym nė zemėr, Do ta ruajmė me xhelozi Atė kujtim qė kem pėr Ty. Sa t“jet moti e sa t“jetė jeta, Sdo t“harrohet o Anton Ēetta. [COLOR=#000099](Düren, 1996)[/COLOR] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:50. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.