Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone ! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31441)

Neferta 24-04-11 15:58

Re: Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
[QUOTE=valiii;2055703]PDK- ja me pak fjale eshte kjo : muneni me paramndu PDK-ne si restaurant, ku Kadri Veseli me Xhavit Halitin jane ortak/bashkepronar, Thaçi eshte kuzhinier, Kupa shankist dhe Limaj kamarier...[/QUOTE]
Pse more po i punson njerzit, ata duhet te trajnohen nje her e mepastaj te konkurojn per nje gmbh te tille.

Kercovari 24-04-11 16:06

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
Shpeshhere para luftes diskutonim ne takime bashkerisht pa dallim bindjes politike se duhet te pregatitemi per te fituar po edhe per te humbur dicka,sot pas luftes ndasit politike na pregatisin per te humbur gjithcka.
Sikur të ishim nje popull 100 milionshi do te ishte e arsyetueshme edhe te mendonim se ka ky popull edhe per te humbur dicka,por pasi te fitonte gjithcka..

valiii 24-04-11 16:15

Titulli: Re: Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere v
 
[QUOTE=Neferta;2055710]Pse more po i punson njerzit, ata duhet te trajnohen nje her e mepastaj te konkurojn per nje gmbh te tille.[/QUOTE]

Vetem desha te tregoje se Thaçi eshte kryetar i PDK-se vetem ne leter !!!

panta_rhei 24-04-11 18:36

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
Do te duhej sqaruar, fillimisht, statusin e kesaj teme. A vlen per pdk-istat, per thaqistat, kupistat apo fatmirlimistat?
A eshte per konsum te brendshem partiak?
A eshte nostalgji nga nje pdk-ist i trente i koheve te pdk-se (epoka para vetvendosje parlamentare)?

Apo eshte e hapur per gjithkend dhe per askend :tongue: ?

Ne kete opsionin e fundit, dhe ne kontekstin e pluralizmit partiako-politik, tema ka absurd.

Te kishte qene pdk-ja si vetvendosja, e kishna dashte?
Te kishte qene pdk-ja si ldk-ja, e kishna dashte?
Te kishte qene hashimi si albini, e kishna dashte?

...

Nuk ka ashtu! Zotni. Nuk ka.

Shko, ku t'pelqen ma mire, shko.

pdk-ja eshte hashim. Nuk ka diskutim ketu.
Kur te vjen nje kryetar tjeter ne pdk, dmth paska me qene nje pdk ndryshe?! ok. rrnoft akronimi. poshte parimet dhe ideologjia.

nejse,

ju patriotat e zjarrte, qe ia keni mprehe brinat 10 vjet rresht hashim thaqit, tash kur ka fillu me ua shky b*then me qata brina... po lypni me e qu hashimin thaqin e me e gjujte ne wc. n'qenef.

Vec dijeni:
n'e qofshi hashimin n qenef, edhe uck-ja ka me shku n'qenef. sepse: hashimi eshte uck-ja. hashimi eshte pavarsia.

qeshtu ju kemi ndi duke thene, juve qe sot po e shani hashimin.
tregonani ju njeher, cka do te behet me fatin e uckes e te pavarsise, kur po e shani hashimin? Sepse nji dite fatmir limaj tha: hashimi krejt bashkpuntoret i ka zgjedhe udbasha. edhe jakupi po thote njesoj.

P.S.
Megjithate, ne politike ka moral. Zaten, une jam i bindur per kete, sepse pa pase moral nuk mundet me pase mungese morali.
(Pa pase prani, nuk mundet me pase mungese.)

murrizi 24-04-11 18:53

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
vallaji krejt i kam prit qetu veq "njonin" se kam prit ama bash hiq a ! kjo do të ishte edhe njëra ndër tre opcjonet e parashtruara.

O gabim shka je tuj fol pantareus, sepse Hashim Thaçi nuk lidhet me gjithçkahen në të kaluarën, derisa lidhet me gjithçkahën për në të ardhmën !
Oshtë edhe i gjo tjetër z. panta, në fakt Hashim Thaçin e sotëm po ta kishte njohur mirë e mirë i ndjeri Rugova, jam mëse i bindur që do ta linte për trashëgimtar të fronit në Ldk, me nji fjalë Hashimi i sotëm i përgjigjet si lider Ldk-jes, e jo partis që e rriti.
Rahmet mi knue Guri Sylajt (e ka tho ni llaf t'madh)
"klyshin që ti e rrit, do ta vrasësh vetëm atëher kur t'fillon ta rrezikoj pronarin".

panta_rhei 24-04-11 19:10

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
jo vallahi, murriz aga, nuk e kam ndermend me te lshu bash lehte.
Jo.
Ki me ia ba njeher katharsisin vetvetes ti. Ki me pastru shpirtin tend njehere.
Ki me na tregu:
A ka qene hashimi gjithmone pis? Diktator? Servil? Tradhtar? A jo?

Sepse, ka pase shuuuuuume mendje te thjeshta, pa fije filozofije, qe te kane thane para 10 vjetev qe hashim thaqi eshte pis, tradhtar, servil, diktator e udbash... e ti e ke mbrojte e perkrahe sa ke mujte. Qiftat tu edhe kane vra njerez te mire, patriota, intelektual e te pafajshem, per hashim thaqin. Ne emer te patriotizmit.

Prandaj,
jo shokit, nuk po e hame sapunin, sepse e dijme shume mire cka eshte djathi.
N'koft hashimi pis, servil, tradhtar e kriminel... qata qe e kane ba hashimin hashim jane nja 40 here ma te zi se hashimi... e5he duhet me shku "qatje" para hashimit... edhe duhet me u turperu nja 40 here ma shume se hashimi. Vec deri para tre muajve fatmir limaj rrehke gjyks "jam krahu i djatht i hashimit... jam shtylla kryesore e hashimit".
E tash, po thot "jam shtylla e udbashit... krahu i djatht i udbashit e servilit".

murrizi 24-04-11 19:20

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
Jam tuj kqyr familjen moderne bre mos em merr n'qaf, ej a di çka ?!

Qe pi bie shkurt se o reklam n'tv,
Hashimi nuk i ka ato që ja përmene, apo ma mirë me thonë nuk i ka pas kur e kemi njoft na, i ka boe tash !
zare muer errnek dikah tjetër, kushedi e msoj dikush "qysh dahet drejtësia" n'koh t'sodit.

Kercovari 24-04-11 19:49

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
Fjala del nga yty ku del shpirti,dhe pjestaret i nje fisi "Kinta Kunte"te flasin per perfektizem te Hashos,njeri i cili ka aftesi per shumcka dhe te mos le asnje gjurma pas per dicka qe do te u hapte rruge fakteve te akuzes,e gjith cka qe thuhet ketu eshte nje blof politik dhe muhabete kafenesh.
Ani ani,ia vlen edhe kjo te pakten me keto fjale goje shperlanje bythen...

Neferta 24-04-11 20:03

Re: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
Uqk- ja nuk personifikohet me një idivid sa do i madh të ishte ay. Eshtë tërsija ajo që e bënë individin.

Faktori kohë-hapsirë është vendimtare për një realitet në këtë parim është bazuar edhe i madhi [B]Einstein.[/B]

[B]cit: Artur Shopenhauer- E gjithë e vërteta kalon nëpër tre hapa:[/B]
[B]i pari- ajo përqeshet;[/B]
[B]i dyti- ajo kundërshtohet dhunshëm;[/B]
[B]i treti - ajo pranohet si e vetprovueshme!.[/B]

Guri i madh 24-04-11 20:11

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
[QUOTE=murrizi;2055755]Jam tuj kqyr familjen moderne bre mos em merr n'qaf, ej a di çka ?!

Qe pi bie shkurt se o reklam n'tv,
Hashimi nuk i ka ato që ja përmene, apo ma mirë me thonë nuk i ka pas kur e kemi njoft na, i ka boe tash !
zare muer errnek dikah tjetër, kushedi e msoj dikush "qysh dahet drejtësia" n'koh t'sodit.[/QUOTE]



Murriz Efendi


a esht qyky hashimi qe ka kwerkue moratorium per kosoven fill pas lufte ,bile nga nderkombtart esht apllauzuar

e nga shqiptart ka marr kritike e sidomos nga i ndjeri Ibrahim Rugava

edhe esht shum gabim i madh me krahasue te ndjerin me nji pasardhes te familjes servile ndaj oznes e ndaj udbes


e tash ne fund qe te gjith e njohim Gani THaqin

Neferta 25-04-11 14:05

Re: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
[I][B][SIZE=4][COLOR=green]Të drejtat e të zotit të shtëpis sipas kanunit të shkruar moti kohë më parë:[/COLOR][/SIZE][/B][/I]
[SIZE=4][B]1) Mu perkujdesë per të marët e gjindes e të shpis;[/B][/SIZE]
[B][SIZE=4]2) Me mbajt në fre gjinden e shpis të mos t’i sjellin ndo’i dam a rrenim;[/SIZE][/B]
[B][SIZE=4]3) Me pri ma i pari në punë qi i perkasin vehtjes së tij;[/SIZE][/B]
[B][SIZE=4]4) Me mbajtë sy mbi tokët, të mos të jesin djerr; mbi tufë të gjas s’gjallë, të mos praptohet e mara e sajë;[/SIZE][/B]
[B][SIZE=4]5) Me punue me mend e urti merenda e jashta shpijet e të mos t’a çoj rrenimi e fika shpin;[/SIZE][/B]
[B][SIZE=4]6) M’u perkujdesë per veshë e mbathë të gjindes së shpis prej fitimeve të shpis;[/SIZE][/B]
[B][SIZE=4]7) Me mbajtë udhen e drejtsis në shpi, e mos me i a mbajtë krahin ma teper njanitt se tjetrit;[/SIZE][/B]
[B][SIZE=4]8) M’u ble armët djelmvet, kur të shofë se janë ba per to.[/SIZE][/B]



[B][SIZE=4][IMG]http://1.bp.blogspot.com/_EysxAF6oP1M/SyumjZJmJnI/AAAAAAAAADA/HTmvukfP0hE/S600/kanuni_albanian.jpg[/IMG][/SIZE][/B]



[B][SIZE=4]§. 24. Tagri i gjindes së ships.[/SIZE][/B]

[B][SIZE=4]1) Me hjekë të zo’n e ships per në pashin se nuk punon per të marët e shpis a i çon kah fika;[/SIZE][/B][LIST][*][B][SIZE=4]Edhe atëher paskan mendua si ne tani[/SIZE][/B][/LIST]

Gjumashja 03-05-11 21:36

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
syri i keq mos e paft PDK-ne e ne veqanti Hashim Thaqin...

Daglasi 03-05-11 22:29

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
Hiq nuk me pelqen qyky hashim broja si politikan,vec edhe ma tmire ne pdk nuk ka,e as qe ka me pas,qyky diqysh pi mashtron disa radikala ne pdk,qe i ka ne parti,e tjert skan me pas trimni,as me fjet prej tyne pa i vet:biggrin:

Guri i madh 03-05-11 22:35

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
[QUOTE=Gjumashja;2059486]syri i keq mos e paft PDK-ne e ne veqanti Hashim Thaqin...[/QUOTE]


po ta jap nji shembull ,nese e ke percjell darsmen mbretrote qe ishte para tri kater ditve


ishte nji parad e gardes kombtare me kuaj , po nji kali disi ju kish dal nga kontrolla kalorsve edhe filloj te vrapoj ma shpejt se kta te tjert edhe ne drejtim te pa kontrolluar



edhe ky hashimi esht si aj kali qe nuk i perfilli rregullat e ceremonis maretesore te kynugut

Gjumashja 06-05-11 10:11

Titulli: Një Pdk- ndryshe ? Një Pdk pa Hashim Thaçin sa nuk eshte bere vone !
 
pa Thaqin nuk do te ekzistonte as Republika e Kosoves.. :smile:


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 19:11.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.