![]() |
Re: Titulli: Re: Titulli: Ēmimi Nobel pėr Paqe 2012, i shkon Bashkimit Evropian
[QUOTE=valiii;2249771]Cka ta merr menja ty ... Pse Norvegjija nuk eshte pjese e BE-se, nuk i permbushin kriteriumet apo ende s'kan aplikuar ?[/QUOTE]
Nuk ia kane dhene ēmimin vetit. |
Re: Ēmimi Nobel pėr Paqe 2012, i shkon Bashkimit Evropian
Shtypi britanik tallet me Ēmimin Nobel pėr BE-nė
Gazetat britanike kanė shprehur pėrbuzje pėr dhėnien e Ēmimit Nobel pėr Paqe Bashkimit Evropian, duke reflektuar kundėrthėnien e vendit kundrejt fqinjėve tė tij nė kontinent, shkruan agjencia e lajmeve AFP. BE-ja duket tė jetė tallur! ka shkruar tabloidi Sun, duke e cituar ish-ministrin konservator tė financave Norman Lamont, i cili e ka quajtur ēmimin e sė premtes si qesharak dhe absurd. Ēmimi Nobel i Paqes pėr idiotėsi, ka shkruar krahu i sė djathtės Daily Mail, pranė njė foto tė protestuesve nė Athinė tė veshur si nazistėt, ndėrsa protestonin kundėr masave tė imponuara tė kursimit tė BE-sė, gjatė kohės sa Athinėn e vizitonte kancelarja gjermane Angela Merkel. Komentatori i gazetės, Max Hastings tha se ēmimi i dhėnė nė kohėn e krizės sė eurozonės, shkon pėrtej satirės. Gjykatėsit e Nobelit kanė vendosur mbi ne njė shaka tė madhe e mizore, ka shkruar ai. Gazeta e krahut tė majtė Independent, ngjashėm ka pėrdorur njė imazh tė protestuesve grekė, tė rrethuar nga mbeturinat dhe gazi lotsjellės, nė ballinė, me njė citim nga komiteti i Nobelit me seli nė Norvegji: Njė projekt unik qė zėvendėsoi luftėn me paqen. The Times e quajti ēmimin tė pavlerė dhe tha se projekti evropian ėshtė shndėrruar nė "njė skemė utopike pėr ribėrjen e kontinentit tė Evropės . Komentatorėt e tij kritikuan rritjen e sė djathtės ekstreme dhe krizėn e borxheve. Konservatorja Daily Telegraph shkruante nė njė editorial se vendimi mbi tė gjitha, ngre njė pyetje: A ėshtė tepėr vonė pėr trashėgimtarėt e Alfred Nobelit qė tė tėrheqin paratė e tyre?". Shėrbimi mė i madh nuk i ėshtė bėrė pėr diplomaci, por pėr komedi. Por, thuhet nė gazetė, ende ka kohė pėr Evropėn ... pėr tė rizbuluar dhe riafirmuar lirinė e pėrbashkėt dhe prosperitetin e pėrbashkėt qė e bėri atė njė fener tė tillė pėr kombet e varfėra apo tė burgosura nė kufijtė e saj . Financial Times ishte njė zė i vetmuar qė mbėshteti ēmimin, duke thėnė se ai me tė drejtė njeh njė tė arritur historike. Kryeministri David Cameron ėshtė nėn presion nga krahu i djathtė nė partinė e tij Konservatore pėr tė mbajtur njė referendum nėse Britania duhet tė ndryshojė marrėdhėniet e saj me BE-nė, ose tė largohet tėrėsisht nga unioni. Pėrgatiti: Albana Isufi __________________ [URL]http://www.evropaelire.org/content/article/24738470.html[/URL] __________________________ Kurseni kohen e mos e lexoni ne teresi kete artikull inteligjent te shtypit britanik... nje rezyme ne vazhdim : Fjala eshte per ēmimin per paqe ndare ndaresimit evropian : _ Ēmimi Nobel i Paqes pėr idiotėsi". Kush jane autoret e kesaj idiotesie ? Po de evropianet jane keta idiotet per te cilet po na flasin gazetat britanike. Prandaj ky ēmim cilesohet si "qesharak e absurd" nga nje gazete tjeter inteligjente britanike. Gjithemone njerezia eshte talle e i ka perqesh budallenjet(budalla eshte sinonim i kretenave ose idioteve evropiane) siē po shkruajne gazetat britanike. Dhe vazhdohet me shaka e perbuzjve ne vijim : Gjykatėsit e Nobelit kanė vendosur mbi ne njė shaka tė madhe e mizore. Idiote, te mjere, qesharake...ishin fjalet kyēe te shtypit britanik ne llogari te nje pseudo unioni qe britaniket do ta braktisin se shpejti. Inteligjente valla keta pasardhesit e Shekasperit. Kjo eshte ajo cilesia kryesore qe dallon inteligjencen nga idiotesia! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:39. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.