![]() |
[b][color=red][size=6]Coptimet e trojeve tona.[/size][/color][/b]
[b] Ne veri me thyen nje lule, Dhe ne lindje me thyen nje dege, Ah ne Jug... perseri... Me keputen ca zemerzinje... Oh, moj Nena Shqiperi! Ne veri, ne Mal te zi, Ma keputen lulen Malesi, Dhe ne lindje atje tej Drinit Ma keputen rrezen e Diellit. Qe nga Nishi e gjer ne Struge, Ne cdo shteg e ne cdo rruge... Nga Presheva ne Manastir, Me mberthyen me zinxhir! Dhe Janines tej Camerise, Sec mi prene e mi dermuan Gjithe cfare patem e gjalluam Krejt mi djegen, mi shkaterruan! Ah, po sot o moj Shqiperi, Ku me je, si ndjehesh ti? Si kjo lule qe shpirtit tim, Sec me rritet me mundim... Trendafilash te perthyer... Dhe petalesh gjak perlyer, Vegjelia aq te don... Dhe per ty me shpirt lufton ! Por ca te tjere, me thene: "me nder"! Qe na mbahen "politikane"! Vec se fryhen si Gjel-deta... Per ti mbushur ato kuleta... Per te fryre barqe dhe vila... Bashke me shefa dhe servila... Me njemije e nje qind fytyra, Ngjeshur vesesh neper zyra![/b] |
[color=green][b]Ti qave I Kadare
Ti qave dhe me the me zė te ulet Se une te trajtoja si prostitute. Athere loteve te tu s'ua vura veshin Te desha, pa ditur se te desha. Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk, Athere kuptova c'kisha humbur, C'kisha fituar kuptova gjithashtu. Me rrezellinte si smerald merzitja, Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re... Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe. Se ish i tille ky koleksion bizhush Qe drite e terr leshonte njekohesisht, Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte, Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish. [/b][/color] |
FUKARAN MOS E FALTĖ ZOTI
Tė kam dashtė mė shumė se veten pėr dashni mė bėre be pėr ty vajz e lidha jetėn ē`tė gjet tash qė mu mė le. Pse prej meje vajz po ik pse pėr mua s`mendon fare po martohesh nė Amerikė a e shet zemrėn pėr pare. Pėr ty mbeta pa u fejua se unė besen ta dhash ty s`kam dėshirė mė me jetua kaq rėnd zemrėn ma ke thy. N`fund t`dyrnjas e theve qafėn por prej mendjes s`muj me t`hjek ala pa gjum e ēoj naten s`mund t`harroj n`zemer ke mbet. Pasuria marton dhe qenin e pėr fat t`zi jam fukara n`kėt dyrnja unė se kam vendin ma mir m`del veten me vra. Fukaran mos e falt Zoti selamet nuk sheh me sy gjithmon n`sy do t`i rrij loti gjithmon zemren kan m`ja thy. |
Kreshnikėt e kohės
SOLEMNISHT
Solemnisht tė pagėzova baladė kur ti mė hodhe nė harresė solemnisht kėshtjellė ndėrtova me kafkėn tėnde eshtrat t' i varrosa tej kufirit KRESHNIKŹT E KOHŹS U lindėn pėr t' i shndėruar lumejtė nė male e male gjerdanė prej stralli thurnin secili fuqinė e fjalės e njihte fjalės qė ruan gjuhėn e nėnės ju i patet mbetur borxh Kosovės nė atė praneverė nisuni hartės deri nė jug-lindje lumenjtė le tė mbesin lumenj malet le tė shndėrrohen nė kreshnikė ju kėtu e keni nisur pėr herė tė historisė lėvizje tė ndezur s' ėshtė rastėsi nė Drenicė zjarri tė bėhet ujė uji tė bėhet zjarr kreshnikėt e kohės ē' prej kohėsh e kanė mėsuar alfabetin e syve e gjatė ėshtė kėngė e tyre e gjatė pėrtej bjeshkėve tė dhimbjes. GOTĖ E VERĖS Dikush ka fat qe te jetoj tjetri te jete humbes kurse ti mesove te jetosh o mik me gjate se gote e veres |
[b]Atdheu eshte dhimbje
Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende, sa karrigia e zyres, sa dhoma komode A me degjon, ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes, per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje? Atdheu s'eshte loje kalamajsh. Atedheu eshte dhimbje. O Zot, Dhembje! Bardhyl Londo[/b] |
[b]LETER POPULLIT TIM
Populli im, buken e mengjesit nen sqetull, nje cigare tymzeze, sy rrathenxire nga pagjumesia. Ku po shkon kete fundshekull? Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane, mengjesi. dileme hamletiane, mesdita-. plak urt, femije rebel, ne c'enderr hyn, valle naten, nga c'enderr ne mengjes, valle del? Ti, i pasigurti si nje syth marsi, Ti, i sigurti si deti, me i urte se vete Buda, Me martir se Krishti, Me profet se Muhamedi. Lerme te t'i puth syte serish S E R I SH Syte, ah, syte, fole dhembjesh, arene tragjikomedish. T putha dhe putha gjithe pellumbat, Te qafova dhe qafova gjlthe detet. Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull? Kudo shkofsh me merr me vete. Me merr ashtu thjesht, pa karrige, pa veture. Bardhyl Londo[/b] |
qe nje poezi qe me pelqen shume,
I am nobody! Who are you? Are you nobody too? Then there's a pair of us - don't tell They'd banish us you know. How dreary to be somebody! How public, like a frog to tell your name the live long day To and admiring bog! eshte e Emily dickinson, shume sen i mire nese analizohet mire. :wink: |
[color=blue]Dy fjalė nga autori Llemadeo
Nė shėnje rrespekti e ngushllimi pėr prindrit, motrat e vllezrit e tė afėrmit e atyre tė rinjėve qė humbėn jetėn nė udhet e Shqipėrisė, si dhe ne shenje kujtimi pėr ata nxėnes tė njomė gjimnaziste qė po shkonin pėr herė tė parė pėr tė parė atdheun amė Shqipėrinė, unė po u kushtoj kėtė elegji nė vargje, si njė simbol kujtimi tė pėrjetshėm pėr ata tė rinjė![/color] [b]Jo Fati juaj nuk ishte ashtu! Elegji Kjo pendė zeza mė dridhet sonte, Nėpėr fjalė tė pėrvajshme udhėn ka marrė Nepėr lot e lagur pėr ju o nxėnės, Pėr ju o vllezėr, o djem shqipėtarė. Nė qiejet e pafund zutė vėnd atje, Nė emėr tė mallit pėr Shqipėrinė. Njė udhė e gjatė qė kurrė mė sju kthen Ta shihni atdhun, kosovėn e liriė. Nėnat kur iu nisėn, motrat baballarėt, Fjalen udhe e mbarė ua thanė me zemėr, Ua dhanė me vete uratėn e shpirtit, Nė udhėt e atdheut ngado qė tė venit. Por ah, ai ēast i zi qė jetėn ua mori, Humnerės sė udhėve tė Shqipėrisė Zemrat e nėnave e tė motrave i dogji, Baballarėt e vllezrit i plasi nė shpirt. Ah, shoqerisė mbarė nė trojet shqipėtare Edhe ne kėndej detrave e udhve nė mėrgime Na mbyti dhėmbja pėr ju nė lot e vaje, Kėshtu siē po mė qan sot, ah kjo zemra ime! Ētė qaj me parė o engjuj shqipėtarė? Beratin, Rifatin, Xhevdetet, Agronin, Visarin, Mėgzonin , cilin me parė? Ju tė gjithė jeni nė shpirtin tonė si yje tė radhė! Si Ėngjuj u niset me mallin nė gji, Shqipėrinė mėmė ta shihni e ta gzonit, Por ah, ai fat i hidhur si njė helm i zi, Tė gjithve na rrėzojė, atje ku ju u hodhi. Nuk ishte fat i juaj vdekja kobzezė Por ishte fat i zi i mėmė Shqiperisė Qė dashurinė tuaj tė ua shpėrblejė, Me pritje humnerave tė pakujdesisė. Nuk ish veē faj i rėndė i tė gjithve atje, Pse pėrpara nuk u dolėn o bij tė mirė, Por ishte fat i zi i atyre qė mbi dhe Bėjnė vetėm hije bashkė me qeverinė Nuk ishte faj i udhve i maleve Shqipėtare, Sepse asfaltet maleve nuk zgjėrohen vetė, Por ishte dhe do jete faj i i pushtetarve, Qė kujdesin pėr njerzit e lėnė gjithnjė tė zbehtė! Por ah, tash kur jeta juaj shkojė nė gji tė dheut, Ėshtė e kotė tė thuhen kritika nėpėr rradhė Ajo dhėmbje e thellė qė nėnave u ther Nuk zbutet lehtė jo, kurrė, nga asnjė fjalė! Kjo vjeshtė aq e hidhur u erdhi nėnave, Qė shpresėn aq tė ndezur e patėn nė gji, Me nuse tė iu shihnin, me punė tė reja Pėr Kombin, pėr Kosven pėr nėnėn Shqipėri ! Motrat e gjora qė lotin derdhin lumė, Iu patėn dritė tė syrit nė ditet mė tė mira. Udhėt mė si shohin pėr ju, jo kurrė, Por lule do tė mbledhin pėr ju nėpėr lendina. Dhe do vijnė aq shpesh tek koka tej tek varri, Atje nė lendinė, ku ju, rrini pushuar, E ashtu me dhimbje do ta nisin vajin, Pėr ju o mė tė mirėt qė heret na shkuat ! Babat edhe vllezrit jo nuk mbahen dot, Vėshtirė e kanė o njerėz, tepėr tė vėshtirė, Cilit mund ti themi, ndali ata lot! Kur ai Vajė i tyre malet po i dridhė! Nuk mbahet jo dhėmbja, gjama nuk ndalon, Se ikja e juaj ishte krejt pa radhė, Nuk ishte luftė e rrebtė qė ju u rrėzoj, Por ishte fat i keq i Atdheut krahthatė! Qė ecėn i gjymtuar ashtu i sakatosur, Pa asnjė fuqi pėr vete as pėr ju Sepse ca zuzarė me shpirtin e helmosur I qėndrojnė nė kyre si krerė pa Tru! Pranvera kur tė vijė e vera tė lulezojė Atje tej nė lendinė do tė vijnė me trėndafila Shokėt edhe shoqet qė sot pėr ju vajtojnė Nėnat, baballarėt dhe motrat zemėr thyera. Do qajnė nėpėr vite koha vetė me lot, Pėr ditėn e zezė qė i ndodhi Shqipėrisė, Pse nė udhėt e liga humnera iu pėrpiu, Pėr fajet e shtetit, tė vetė qeverisė! Nuk mundėm qė tė hesht pa i thėnė dy fjalė, Pėr vetė kyrenministrin atė zemėr keq, Qė kur atdheu ka zi pėr vdekje tragjike Ai dėndet turrneve nė Turq e Grek e dreq! Oh, por ju o shpirtra tė mirė tė perėndisė, Qė shkuat tė njomė porsi Trėndafila, Iu qau njė komb i tėrė me lotėt e dashurisė, Nė gji iu mban me mall e gjithė shqiptaria! Ju nėna e ju motra qė lotėsh jeni mbuluar, Mbahuni fisnikrisht nė kohėn qė iu vrau, Ata nuk i harrojmė kurrė nė ditėt tona, Se dhėmbja edhe ne zemrat na i thau! Autori: Llemadeo Dukagjini 17.10 2004 Gjermani[/b] |
[color=black][/color][b]Mama Dhe Bijtė
Gjithmonė e mė rallė tė shohė, Gjithmonė e mė tepėr Cuditėm Si dola nga barku yt ,dhe ti je ime bije. Sepse je e vogėl, mama, e pafajshme Dhe lotėt i ke tė brishtė e tė rinjė. Ti qe u plake dhe qanė si foshnje Kur duhėt tė gėzohesh E qė pikėllimi tė ndjek si urith Pikėrisht kur liria hapė njė shtegė. Po ti je e vogel, mama, e pafajshme... O zot, c'deshi nje njeri si ti Nė kėtė botė tė sprovuar... Ti akoma s'ke mėsuar tė gėnjesh, E shtrenjtė dhe duart i ke si dy Bonbone tė vogla, tė ėmblat duar, tė sheqerta Nga lotėt e tu. Mireserdhe mama! Ja shtėpia, filaxhani i kafesė dhe mirėsjellja ime Tė sėrviret me kujdes, sofostike ėshtė, megjithatė Nė mode... Coje kokėn, perse qan? Bijte e tu janė rritur tashmė- Bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku; Ty tė duan Misheredhimbsur, mama, Nuk tė harrojnė, Mė mirė vdesin, Ke dhe ti ne zemen e tyre nje dritare, Nje oval gezimi, drite e shprese, Sepse tė tute ishin naivėt, Si kuaj lufte, me syte e medhenj Ushqyer me ujėra kroi. I deshe fort, mama, sic dite i deshe, I mallkove fort, mama, sa munde i mallkove, Me zerin qe e kishte si varg rruazash mbi gur... Dikur...e mban mend, mama? Nė shtėpi kėndoje, Ishe e re, e bukur Tani e kuptoj. Perėndimi vdiste i lumtur pėr atė llojė kėnge, Dhe syri yt i lumtur pėr atė llojė kėnge, Dhe jeta ishte oganike, mama: Luanin kalamajtė, Naivett qė ti i rite me delir horizonti... Ja ku i ke pėrballė, tė rrahur me jetė e me sprovė, Felligeshtia i ka vrarė, por gjakun nuk ua ka sterpikur. Jane tė virgjer, mama, tė pėrdalet e tu, Jane tė virgjer, Lakuriq tė pambrojtur, me gjithcka tė fituar me Dhembe. Mos i shajė, mama, se ben fajė. Mos i truaj. Te kane dashur, mama, te kane dashur. I duaj. (Kurre prindi nuk mund te mberrije dashurine e femijes.) Kthehu, ece nė vete, mama, Mos qaj mė. Jane te fundit vjete te tute, ne Kėtė femijeri te dytė Mund tė ngrohė pak dielli, Po t'i teresh syte. Fshiji lotet, mama, jemi dermuar, Tė buzėqeshėsh pak, kjo ėshtė bukė pėr ne. O femija im i deshperuar, Mekati me i madh i perendise mbi dhe. -------Mimoza Ahmeti [/b] |
[color=black][/color][b]Koha e Pamjaftuėshme
S'kam kohė tė harrojė shumė gjėra Qė nga mėndja ti nxjerr pėrjetė. Pėr tragjiket e vjetėr e shkreptimat Do t'me duhen se paku dy vjet. Dhe ndoshta po aq pėr Danten, Pėr frengjishten tok me plazhėt po aq, Ndoshta gratė do tė jen duke fshirė Kur muzgu do tė afrohėt ndėrkaq. Si udhėtari me peshė tė tepėrt Para avionit qė niset pas pak I ngarkuar rėndshėm ende Do t'afrohem tek varri humbak. Nga supet si ta heq kėtė barrė? Ku ta hedh kėtė peshė, si? Me tė s'mundė tė zbresė atje poshtė Por as lart dot s'e le kurrsesi. I menduar gjerė nė cast tė fundit Nga mosthėnia, nga pengu tragjik, Njė shenje ndoshta te pakuptuėshme Do t'iu bėjė tė gjithėve e do ik. ------------Ismail Kadare[/b] |
Dita e Bardhč
Pse nuk vjen ti o ditč e bardhč Kur tč presim me padurim Pse nuk nxiton ti o ditč e re Tč na i mbushčsh zemrat me gčzim. Athua zoti mos na mallkoi Qč tč mbesim nč errčsirč Pse nuk vjen ti ditč e bardhč Pse nuk vjen ti ditč e dčlirč. Pse s`i lčshon rrezet e sč mirčs Qč ajo zemrat tč na i galdojč Pse nuk na e ndritč fatin E tč keqijat tč na i largojč. Pse nuk vjen ti ditč e bardhč Kur ne tč presim me padurim Nč zemrat tona ndčrto folenč Nč shpirtčrat tanč tč mos ketč trishtim. Hanmije-Mimka Gashi |
[color=black][/color][b]Pelegrini
Unė jam prej kohėsh Pelegrin Udhėtar nė vėndin e shpresės sė thyėr Jam ndarė pa dashur nga karvani im Mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer. Kėrkoj karvanin tim nė rene e shpat Karvanin qė e ka ndruar drejtimin me kohė Ndaj nė udhė jam krejt i humbur,jam fillikat Me shami tė grisur lidhur nė kokė. Pėr ujė buza ime u dogjė u bė zhur Dhe sytė mė shpojnė nga shterja e lotit Mė duhėt tė arrij karvanin e tretur qėkure Capitur mes vapės,mes shiut e tė ftohtit. Unė jam prej kohėsh Pelegrin Shtegtar i karvanit tė humbur Dhe bartė nė kurriz njė premtim Tė dhėnė gjyshėrve tė mundur -------Dritero Agolli[/b] |
[b]Ti do te heshtesh
Ti do te heshtesh gjate ate dite, ndoshta per fare ate nate, kur te mos jete mbi sferen e humbur te tokes, figura ime krenare me syte e fuqishem si shpeze qe vec lirise i perkasin, qe ti ti i deshe aq shume. Ti do te heshtesh djale, ti do te heshtesh,burre, ti do te heshtesh,shpirt, kur te mos jem me une. Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul, do te heshte. Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin. Ajo heshtje e madhe, ajo heshtje e mungeses, ajo heshtje e kthimit tend, ne nje,ne nje,ne nje. Ti qe gjithmone me mua ishe dy, dhe prape njesuar, po kurre bir vetmie. Do te heshtesh, ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla, qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur, do te heshtesh ti,qe aq shume te desha, Do te kthehesh ne nje burre si mijera (kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.) Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej, krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi. (Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!) Do te ikesh argati im,do te zhdukesh, dhe ketu historia jone do te mbaroje historia jone e padegjuar qe e pergjonin yjet e pikuar e qe kapnim me dore nen cati. Mimoza Ahmetaj[/b] |
[b]Poema e Mjerimit
Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi kur shef ftyra tė zbeta edhe sy tjeshilta qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin. E mbi ta n'ajri, si nė qesendi, therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta, profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli qė e ka, syt qė e shprehin, buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin - janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes, t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele, zhele fund e majė, flamujt e njė shprese t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese. Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore. Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa, kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat. Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit dridhet posi flaka e mekun e qirit nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga, ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė, e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon, e ama s'e don, por vetėm mallkon. Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit! Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis. Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet, don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet, atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes, njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes. Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e natė tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė, tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė. Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!". Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė, qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė, dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga. Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim -jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme, por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė, mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra. Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem - thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem. Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash. Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn. Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni- dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike. Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt. Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba, dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh, qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh ose bahe fli e mjerė e paragrafesh. Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt! Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė, t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė. Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj. Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj. ---------Migjeni[/b] |
[color=blue][b]FEMIJA BRENDA MEJE
Kam nje femije diku ne qenien time, qe cdo mengjes me zgjon me nje deshire te cmendur, te harroj kush jam e te kthehem mbrapsht ne kohera. Te rend ne rruge e te luaj kukafshehtasi, te harrohem pas trungje pemesh e detyrat t'i le pa bere, e kur e lodhur nga dita te jem, t'i ulem gjyshes ne preher e t'i lutem t'me tregoje perralla derisa te me zere i embli gjume. Te me zgjoje cukitja e zogut ne dritare, e ne aventura me Tipin te kridhem, te shtrihem mes gjethesh e te mos leviz, derisa dielli te puthet me perendimin, e dashuria perveluese e atij bashkimi te shkrije friken e strukur tek une. Te ndaloj ne rruge e cdo vjershe qe mbaj mend ta recitoj me ze te larte, t'i varem degeve te kumbulles derisa te me dhembin krahet, mamin ta mbys me kersheri e vellait te vogel floket t'ia shkul sa per te marre mbrapsht nje te share; te ha dhe cokollate pas cokollate, pa u merakosur per linjat, e paraleleve t'u gjarperosem me elasticitetin e nje gjimnasteje, si dikur... Kam nje femije te prape brenda vetes, qe nuk e njeh fjalen "mos" e i pelqen te thote "s'dua", nje femije qe seriozitetin e te rritures nuk e duroka dot me. E dua, e dua cmendurisht kete rebele te pafajshme, ne heshtje e kundroj e fanatisht e ruaj. Cfare bekimi te kesh nje femije brenda vetes, qe pafundesisht ta duash e ta kesh zili! Irma Spaho.[/b][/color] |
[b]NOLI
Marshi i Barabajt Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhen me hithr e me shtok turfanda Gumezhit, o zinxhir e kamcik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba! Trathetor, ti na nxive, na le pa atdhe, Ti na cthurre, na ckule, na cduke cdo fe, Varferi, poshtersi, roberi ti na dhe, Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba! Ne budrum, neper llom e kufom u mallkofsh, Ne sketerren, katran e tiran, u harbofsh, Me tam-tam e allarm e me nem u shurdhofsh, Ne zendan mbreterofsh: Hosanna, Barabba! O i cgryer, i shyer, i vyer per hu, Turpendotkundermonjes te krrusen mbi gju Dallkauket, kopuket e turmat pa tru, Zemerkrundegerdhu: Hosanna, Barabba! Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhen me hithr e me shtok turfanda, Gumezhit, o zinxhir e kamcik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba![/b] |
[b]DRITERO AGOLLI
I Perndjekuri I Dashurise Une jam i burgosuri yt Rroj me prangat qe ti me ke vene Po cudi as qelia s'me mbyt Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze Kur ti prangat m'i hodhe ne mish Une i putha duart e tua Eshte rast i pashembullt ta dish Qe xhelatin ta puth a ta dua I perndjekuri yt erotik I perndjekur te mbetet gjithmone Erotim i mire a i lig Hidhmi duart ne fyt, torturome Ky burgim sa do zgjase s'e di I perjetshem do kisha deshire Vec ti eja me shih ne qeli Te perndjekurit tend i vjen mire.[/b] |
[b]Netė Shkurti
Tė shtėna Nata shpohet e pikon U mbush qyteti me ujė prej macesh Tė shtėna, tė shtėna Rrėzohet gjumi pėrmbi nėnat Rrjedh nėpėr udhė qumėshti i gjirit Valiumi Frika qytetare, meshė e mekur nėn bankat e drunjta Tė shtėna tė shtėna Zhurmojnė nėpėr qepalla kėpucėt e rėnda Me kėmbė tė mitura ushtarėsh brenda ---------Ervin Hatibi[/b] |
[b]Eja trishtim
Eja, trishtim , Eja me hapa fletėsh qė biėn nga degėt, Eja me hapa shiu qe kėputet nga fletėt... Eja trishtim , Eja me hapa tingujsh qė dridhen nė mbrėmje, Eja me hapa zemrash qė rrahin mė dhimbje... Eja , trishtim, O preher i ėmbėl qe nuk mė braktise kurrė, O strehė e qetėsise sime, O ėndėrrime tė mia, O gji i shpresės sime. Eja , trishtim, Trishtim , Eja. ---------Bilal Xhaferi [/b] |
[b]AZEM SHKRELI
Liqeni Flas me ty Ti hesht e luan me valė. Ti s'je mė syri Im as loti i saj. Flas me ty Ti shikon pulėbardhat. Pėr Shėn Naumin Paske zemėr t'gjerė Flas me ty, Ti kotesh mrekullie. Mė vjen tė zbres nė fund t'fundit Tė vdes i gjelbėrt me algjet.[/b] |
[b]Tetor Tiranas
Na jane mbaruar fjalet. Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes. C'te bejme? te shkojme a te mos shkojme per nje kafe ne pallat te Kultures? Tavoline e zakonshme tej dritares qyteti vishet ne muzg. nje gote uje per te dy, kafja jote mbetur pergjysme, imja pire me fund. pergjysme, pergjysme, pergjysme, fjala, buzeqeshja, ledhatimi, si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja, perjetesisht nga takimi. Sa here t'i puthja syte e bukur, papritur binte briri i kushtrimit. Kohe e ashper : Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin te ndare na duhej te vdisnim. -------Bardhyl London [/b] |
[b]Etėrit
Etėrit na ikėn... Nė ditėvite tė ndryshme. Me vdekje tė thjeshta, Si jeta e tyre. Na ikėn... Cdo ditė e mė shumė Ua numėrojmė tė mirat... Ku ishim mė parė Ne bijtė, ne bijat?! Tani, qė s'i kemi, Ah, dhe njė ēast t'i kthenim! Tė bėjmė ca rrugė Andej nga Liqeni, T'iu japim njė kafe, Qė s'ua dhamė te "Rinia" Dhe tutje mė shumė T'iu bėjė pleqeria... Rradhėve mos t'i lodhim Nė asnjė lloj dyqani, Mbrėmja mos heshtojė Me sy tek ekrani. Tė nisim udhė bisedash Pėr botėn anembanė, Njė gotė, ēdo mbrėmje Ta pimė me etėrit tanė... Cfarė s'japim, T'iu jepnim, Ato, qė dot s'ua dhamė! Tė urtėve, Tė pafjalėve, Tė mirėve, Etėrve tanė! -------------Zhuliana Jorganxhi [/b] |
[quote=ShEjToNkA][b]Tetor Tiranas
Na jane mbaruar fjalet. Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes. C'te bejme? te shkojme a te mos shkojme per nje kafe ne pallat te Kultures? Tavoline e zakonshme tej dritares qyteti vishet ne muzg. nje gote uje per te dy, kafja jote mbetur pergjysme, imja pire me fund. pergjysme, pergjysme, pergjysme, fjala, buzeqeshja, ledhatimi, si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja, perjetesisht nga takimi. Sa here t'i puthja syte e bukur, papritur binte briri i kushtrimit. Kohe e ashper : Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin te ndare na duhej te vdisnim. -------Bardhyl London [/b][/quote] Ah, Bardhyl ShEjToNkA, me duket vetja si tren siper ketyre shinave, o zot! |
Pershendejte per te gjith emitoret e poezive..me mire do kishte qen nese do mundoheshit te shkruanit vet ndonje poezi.....
|
ShEjToNkA shkruajti:
Tetor Tiranas Na jane mbaruar fjalet. Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes. C'te bejme? te shkojme a te mos shkojme per nje kafe ne pallat te Kultures? Tavoline e zakonshme tej dritares qyteti vishet ne muzg. nje gote uje per te dy, kafja jote mbetur pergjysme, imja pire me fund. pergjysme, pergjysme, pergjysme, fjala, buzeqeshja, ledhatimi, si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja, perjetesisht nga takimi. Sa here t'i puthja syte e bukur, papritur binte briri i kushtrimit. Kohe e ashper : Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin te ndare na duhej te vdisnim. -------Bardhyl London Pershendtje me mir te mos lodhemi |
GJUHA JONĖ
Vėllezėr shqipėtarė! Tė prekim urtėsinė, Tė zėm' udhėn e mbarė, Tė ngjallim Shqipėrinė. Shqipėria ka qėnė Edhe po do tė jetė, Po sot nė ditėt tėnė Tė metė tė mos ketė. E ka nderuar zoti Gjithėnjė Shqipėrinė, Ish fort mirė qėmoti, Do bėhet dhe taninė. Sa ishte trimėria N'atė kohė tė vjetrė, Kish emrė Shqipėria, Sa s'kish nonjė vėnt tjetrė. Sa burra kordhėtarė Ka nxjerrė Shqipėria Mė pastaj e mė parė, Q'i shkruan istoria! Ajo ish koh' e zjarrtė Dhe kish mundime tepėr, Po sot pėndė dhe kartė Na duhet, nukė tjetėr. O burra, shqipėtarė, Tė marrim dituritė, Se s'ėshtė koh'e parė, Tani lipsetė dritė. Tė shkruajm' gjuhėn tėnė, Kombinė ta ndritojmė, Gjithė ē'ėshtė e ē'ka qėnė Ngadalėzė ta msojmė. pa shihni ē'gjuh' e mirė! Sa shije ka e hije, ē'e bukur'edh'e lirė, Si gjuhė perėndie. Shum'e bardhė kjo ditė Pėr gjithė shqipėtarėt, Do na sjellė njė dritė, Qė s'e kishin tė parėt. Kjo dritė do na bjerė Tė gjitha mirėsitė Dhe gjithė do t'i ngrerė Dėmet e marrėzitė. Si lum kush zė tė mbjellė, Lum kush vė kėtė pemė! Se kjo ka pėr tė pjellė, S'mbulohetė me remė. Vargje poetike nga Naim Frasheri |
UJKU DHE QĖNGJI
Ujku pa fe Erth nė kope Dhe, si s'pa qėn, U fut nėr dhėn, Njė qėnq zuri Zėmėrguri. Qėngji i tha: "Ore vėlla? E po pėrse? As mė rrėfe Se ē'faj tė kam? I vogėl jam." Ujku i tha: "Do tė tė ha! A e mba mėnt Mė kėtė vėnt Kur mė shave? Mė the xhave!" { xhave -- qėn qė leh mė kot } Qėngj' i thotė: "E ke kotė, Unė sivjet Jam pėrmbi dhet." "Mase, i tha, Qe yt vėlla." "Vėlla, tha, s'kam, I vetėm jam." "Fort mir', i tha, S'paske vėlla, Po jot ėmė Ē'pati prėmė { prėmė -- mbrėmė, dje nė darkė } Qė mė qėrtoi E mė kallėzoi? Do mė zinin, Tė mė vrinin!" Qėngji i tha: "Dy muaj ka Qė s'mė rron mė, Ah, ah, im mė!" Dhe s'duroi dot, Po qau me lot. "E yt atė, Njė brigjatė, Mė pat vrarė Mon' e parė," Tha makuti, Shpirtladuti, Dhe mė s'mėnoi; Mė s'e mundoi, Po posht' e vu Edhe e zu Nga lėfyti Edh' e mbyti, Se tė ligut, Zėmėrshtrigut, Nuk i vjen keq Pėr njė qė heq. { tė heqėsh -- tė vuash } Poezi nga Naim Frasheri Botuar sė pari nė revistėn "Dituria", 10, 1885. |
POEMA E MJERIMIT
Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė ze trishtimi kur shefftyra tė zbeta edhe sy tėjeshilta qė tė shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin tė tanėjetėn e vet derisa tė vdesin. E mbi ta n'ajri, si nė qesendi, therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta, profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulėn e vet tė shėmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli qė e ka, syt qė e shprehin, buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin - janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes, tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele, zhele fund e maje, flamujt e njė shprese tė shkymė dhe tė coptuem me tė dalun bese. Mjerimi tėrbohet nė dashuni epshore. Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, tė qelbta, tė ndyta, tė lagta lakuriqen mishnat, si zhangė; tė verdhė e pisa; kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnė fillin tė marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat. Mjerimi nė dritzėn e synit te kėrthini dridhet posi flaka e mekun qirini nėn tavan tė tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga, ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq tu' ndukė gjitė e shterruna tė sė zezės amė, e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon, e ama s'e don, por vetėm mallkon. Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit ku foshnjėn pėrkundin lott edhe tė fshamit! Mjerimi rrit fėnnin nė hijen e shtėpive tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis. Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet; don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet, atij grusht qė nė gjumė e shtėrngon pėr fytit kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes, njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes. Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fėmia nė bark tė dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e natė tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė, tue u zhigatun deri nė gjujė nė baltė e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė. Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!". Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin pėnnendore e njė tregtis sė ndytė, qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat tė vet i dytė; dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga. Mjerimi gjithashtu len dhe nė trashigim -jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme, por eshtnat e shtrembta e nė gjoks ndoj dhimbė, mund qė tė len kujtim ditėn e dikurshme kur pullaz' i shtėpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra. Kėshtu nėn kambė tė randė tė zotit t'egėrsuem - thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem. Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash. Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn. Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn nė fyt pėr me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni - dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike. Tė gjitha hallet skami nė gotė i mbyt kur njėqind i derdh njė nga njė nė fyt. Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba, dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh, qė t'apin litarin tė shkojsh fill' e tė varesh ose bahe fli e mjerė e paragrafesh. Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt! Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė, tė cilt nė mnyrė pompoze posi farisejt i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' nė shplakė. Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj. Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj. Vargje poetike nga Migjeni |
[quote=KriSTaL]hej bre zoti ju marroft , a spo keni poezi te juvet a[/quote]
JU me duket i keni ngatrruar sendet-rubrikat,ketu shkruhen poezi te shkrimtareve tone te njohur e jo poezit tona per kete kerkoje qe ju te kerkoni falje e jo te beni kritika te pa hijshme. |
[b]Zonja Mėmė
Jam lodhur duke pritur Zonja Mėmė Ti nisėsh shėrbėtorėt e Tu (Dhe unė shėrbėtor Yti jam) Tė mi kėputin hekurat Jam bėrė njė ashtlėkurėnajė E ka rėndė Dhe toka tė mė mbajė Ku ta kėput kokėn Mbėshtetur pėr muri Ti Zonja Mėmė Mos resht tė mi ledhatosh shpresat Po mbahem pėr njė fije floku I bindur se ėshtė floku Yt i thinjur Zonja Mėmė Mendimet pėr Ty Mi vrasin nė rrugė Po malcimet e plagėve Ti mi ndien Dhe ballin rrėzon nė shuplakė Ti duhet ta dish Zonja Mėmė Kur mė hipėn zjarrmia Ai kroi i cemtė Qė rrjedh dikund aty pranė Je Ti Kur mė ngushtohen rrugėt Dhe e kam pisk E di se Ti Zonja Mėmė Do tė mė hapėsh njė shteg Se me Ty ėshtė liria Dhe dashuria ime pėr Ty -------Abdullah Konushevci [/b] |
Naki ok kerkoj falje : dhe une do filloj me poezi te poeteve tan te shquar....!Kristal
Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej si tė harroj une dalėngadal si vdes tek une kujtimi yt si vdesin flokėt dhe gjithēka. Tani kėrkoj poshtė e lartė njė vend ku ty tė tė lėshoj nje strofė a notė, a njė brilant ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj. Nė s'tė pranoftė asnjė varr asnjė mermer, a morg kristal mos duhet vallė prapė tė tė mbart gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė. Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh do gjej njė fushė a njė lulnajė ku butėsisht porsi polen gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė. Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu dhe tė tė puth tė ik pa kthim dhe nuk do dine as ne askush harim ish ky a s'ish harim Naki Vertet ju kerkoj falje |
Kush ta fali bukurine
Kush ta fali bukurine Qe t'e me trerosh te zine! Kur te pashe per te vluar, Pellumbeshe pende-shkruar, Bubu!plumb ne kraharuar, Plumb qe vret dyke gjemuar! Mbledhur shoqet me nje qoshe, Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe, Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe. Pa me syckezat e tua, Sy-larme!c'me fole mua. Leshrave t'ju binte hija, Yll i ndezur me shkendija, Ndezur mun ne mes ne balle, Te me vesh ne dhe te gjalle. |
Dy buzė...
Dy buzė tė kuqe, dy dėshira tė flakta, qė afshin ma thithėn, gėzimin ma fikėn, si fantazma hikėn ndėr do bota tė larta... Dy buzė si tėpėrgjakta, dy dėshira tė flakta, qė afshin ma thithėn nė buzė kur mu njitėn andjet m'i trazuen, zemrėn ma tėrbuen, trurin ma helmuen e nė fund u mėrguen... Dy buzė tė kuqe, bukuri fatale, tė njė gruaje stėrzane njė pjsė zemre mė nxorne, njė pranverė tė tanė mė morne dhe gėzimin ma vodhne... Ato dy buzė tė kuqe dhe dy lote tė mija qenė shenja tė dhimbjes, kur mė vrau bukuria, kur mė zu dashunia e mė dogji rinia. Migjeni. |
Mejtimi
Rri mejtohem shumė herė Tek perėndon yll'i zjarrtė, Edhe hapetė njė derė, Soje rrjeth njė drit' e artė. Retė, nga pak' e nga pakė, Marrėn njė tjatėr fytyrė, Bėnenė tė kuqe flakė, E deti ndrin si pasqyrė. Oh! sa tė bukura janė Fushatė qė gjelbėrojnė, Qiejtė qė s'kanė anė, Luletė qė lulėzojnė, Zoqthitė qė flasin belbėr E fluturojnė ndė erė, Pyll'i veshur mė tė gjelbėr, Deti i qet' e i gjerė, Lumi qė nxjerr oshėtimė, Qė bubullin nėpėr male Dhe ikėn me fishėllimė Nėpėr fusha me ngadale, Brigjet' e veshurė me bar, Me lule, me gjeth, me fletė, Rrahurė n'ergjėnt edhe n'ar, Ahu me krye pėrpjetė! Mė ēdo kėnt edhe mė ēdo vis E mė ēdo ēuk' e ēdo brinjė Shoh njė plep, njė vith a lis, Njė qarr, njė bush, njė dėllinjė. Hap sytė dhe pėrqark shikonj Fushė, limė, brigje, male, Edhe tė shkuarat kujtonj Njė nga njė, dalengadale. Pėr ata qė janė ndarė Prej nesh, qė rrinim gjithė tok Edhe mė s'i kemi parė, Qė i patmė shpirt edhe shok, Zėmėra mė pėrvėlohet Edhe them vallė ē'u bėnė, Kur shoh qė koha po ndrrohet Dhe tė mugėtit ka rėnė, Po rrjeth nėpėr hapėsirė Edhe sa vete po shtohet, Lint nata me errėsirė, Dheu e qielli ndryshohet. Kėshtu rrotullohet moti, Yjt' e hėna sytė hapin Dhe pas nomit q'u vu Zoti S'rrinė, po gjithėnjė ēapin. Lumi me njė psherėtimė Ikėn edhe vete nė det, Dėgjohet njė bubullimė, Qė pėrhapetė pėrmbi dhet. Duke shkuar dit' e net, E duke ndėrruarė moti, Vemi si lumi nė det, Nga Zoti, prapė te Zoti. Naim Frasheri |
Anės Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresė, Anės Elbė-s, anės Spree-sė. Ku e lam' e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anės detit i palarė, Anės dritės i paparė, Pranė sofrės i pangrėnė, Pranė dijes i panxėnė, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur. Se ē'e shempnė derbederėt, Mercenarėt dhe bejlerėt, Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė, Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė, Se ē'e pren' e se ē'e vranė, Ē'e shkretuan anembanė, Nėnė thundrėn e pėrdhunės Anės Vjosės, anės Bunės. Ēirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, ēarmatosur, As i gjall', as i varrosur, Pres njė shenj' e pres njė dritė, Pres me vjet' e pres me ditė, Se ē'u tera, se ē'u mpaka, Se ē'u ēora, se ē'u mplaka, Lark prej vatrės dhe prej punės, Anės Rinit, anės Tunės. Ēakėrdisur, batėrdisur, Pėrpėlitur dhe zalisur, ĖndĖronj pa funt, pa shpresė, Anės Elbė-s, anės Spree-sė. Dhe njė zė vengon nga lumi, Mė buēet, mė zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pėlcet, kėrcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjėmon trumbeta. Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini, Katundar' e punėtorė, Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė! Ky ilaē e ky kushtrim mė bėn djal' e mė bėn trim, mė jep forc' e mė jep shpresė, anės Elbė-s, anės Spree-sė. Se pas dimrit vjen njė verė, qė do kthehemi njėherė, pranė vatrės, pranė punės, Anės Vjosės, anės Bunės. Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresė, anės Elbė-s, anės Spree-sė. Fan.S.Noli |
Dashuria
E mban mėnd, moj Marė, dashurin' e parė? Njeri nuk e gjegji, se jeshmė te vegji. Unė pa ty s'rrojė, vij' e tė kėrkojė; tl pa mua s'rroje, vij' e me kėrkoje. Nė lule me erė putheshim ngahere, dhe si burr' e grua losnim nėnė ftua. Njė ditė, tė dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinė tė besoj taninė, perėndin' a dashurinė? Perėndi nė kėte jetė ėshtė dashuria vetė. ------ Bukuria jote, leshėrat e tua posi pėndė korbi, tė gjata mbi thua,ballėtė si diell, faqetė si mollė,qafa jot' e gjatė, mesi yt i hollė,sisėtė si shegė, dhėmbėt si thėlpėnjė,buzėt si burbuqe, sytė si gėshtėnjė, dora si dėborė, fjala jote mjaltė, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė; gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua, po zėmėra jote u bė gur pėr mua! ----- Pika-pika bie shiu dhe dėbora flokė-flokė, vetėtin e fryn veriu, breshėri kėrcet mi tokė! Le tė fryjė er' e ftohtė, s'ka ē'mė bėn dimėri mua: Dashuria mė mban ngrohtė, se pushtoj atė qė dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dėbor' e shi, sa flė njeriu me gas, kur ka mikenė nė gji! |
[b]Vdekja e Nėnės
U zvogėlua nėna dhe u tretė e gjitha, U bė si pulėbardhe e lehtė Dhe nje mėngjes pa zbardhur ende drita Rėnkoi e fluturoi mbi retė Andej u fsheh si ylli Aferdita Dhe ne pastaj s'e pame, pastė ndjese! Vec ndodh qė vale e endrrave tė trishta E sjell nė breg te shtratit tim si shpezė. ---------Dritero Agolli [/b] |
[color=indigo][b]Shembja e Nje Natė Dashurie:
Ktheva kokėn, mbajta hapat: Binin tjegullat, binin trarėt, Binte qielli i njė nate dashurie. Atje mbi papafingo, pranė yjeve e pata puthur, Shembėn yjet tani, bėhen pluhur. Dritare s'ka, ka sy tė zgavėrt, S'ka mure me plasaritje tė etshme, Skelete fjalėsh nė gjysmėrrėsire, Skelete ėndėrrash, premtimėsh tė nesėrme. Ngrihet tymi si njė mjegull e bardhė, Njė grusht eshtrash tė njė nate germadhe. Nė cep tė rrėnimit Dy burra po pinė qete-qete cigare. Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulėrijne brenda meje xhindet, Edhe pak e llava do te dalė jashte meje si tek vullkanet. Mos u kthe ne kujtim, i thashė Mos u kthe ne harrim, me tha; Botės i falėm njė natė dashurie Dhe kjo s'ėshtė pak. Njė natė. Dhe ēfarė nate! Dora mbi sup, Hėna mbi mal, Qielli i kaltėr i botės mbi krye... Mbajeni, mbajeni! Ajo po bie...po bie.... Dhe ishte njė natė e paemėr, Siē ishin tė paemėrt yjet. Kini mėshirė, mos e shembni atė natė! Ėshtė renkimi im apo klithma e saj? Kini mėshirė, kini mėshirė! Ajo ishte njė natė dashurie Qė kurrė s'duhej tė kish gdhirė. Kini mėshirė, Nė mos po atje nėn gurė, Nėn peshėn e natės sė shembur do te shembem, I vrarė jo nga urrejtja, po nga dashuria, Qė, pėrjetėsisht quhėt dhembje............ ---------------Xhevahir Saphiu [/color][/b] |
KATER KESHILLA VETES
Mos u beje poet nese s,mund te lindesh me secilen varg,te lindesh me secilen fjįle Ngrehu mbi veten ne dot te rrokesh freret e ererave, te shkelesh shpergajt e merise dhe shterngatat e gjakut tende N'se dashurohesh,dashurohu n'flake e n'vale Jo ne sy te kaltert,se behesh det“i cmendur pendimi Mos u beje poet n'se s'mund te vdesesh Per secilen varg,te vdesesh per secilen fjale! (AZEM SHKRELI) |
[b]ĒAST
Pranė vehtes tė marr- tė pėrkėdhel flokėt sikur dėgjoj njė erė qė fryn nė drurėt e pyjeve... Shoh sytė e tu - qiell i kthjellėt deri nė pafundesi po ja ca re tė vogla, tė bardha po duken... Vendos dorėn nė faqen tėnde - mermeri i lėmuar i ujrave valėzat pėrhapen e coptėzojne kaltėrsinė... Tė puth nė sy - qėrpikėt pulitėn sikur ndjellin shtėrgatėn nga qielli i syve ca pika shiu zbresin nė heshtje... Mbėshtetem tek ti - e ti pranė meje mbėshtetėsh na duket vehtja si zogj tė gėzuar qė lagen nė shi... Pragu i puthjes sė parė - ėshtė ndarje me diēka tė dhimbėshme si ēdo prak qe e ndan shtėpine me udhėn... Mos qaj Nuk mund tė ketė bashkim pa ndarje! Kolec Traboini[/b] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:22. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.