![]() |
guri sylaj
Bahet marak nasradini ne kazan te kojshis dhe vendos me mia marr.
Nje dite shkon e merr per me zie dicka dhe ku ia kthe ia qon edhe nje kusi te vogel. Kur e sheh fqiu e pyet: Nasradin e kjo kusi cka eshte ? Ka pjelle kazani ia kthen Nasradini. Kojshia tuj mendu se Nasradini eshte pak i kriszr. Pas nje kohe shk on , Nasradini e merr kazanin prap por tash nuk ia kthen ma. Vjen kojshia e i thot, Nasradin kam ardhe me e marr kazanin se po me duhet. Vallha po me vjen keq po kazani ka cofe. Qysh bre cofe kazani? Vallha nese pjell s'ka qare pa cofe. Kojshia e kuptoj por edhe e pa se e ka humbe lojen me nje te "krisur". Guri Sylaj |
[color=blue][b]Njėherė tre burra trokitėn nė derė tė njė shtėpie, dhe derėn ua hapi njė vajzė e re.
-E pyetėn vajzėn: -Ku janė Burrat? -Kanė shku njė shteg me e mshelė, e dhjetė me i qelė. -Po ndonjė plakė a gjindet nė shtėpi? -Jo tha plakat kanė shku me zanė argat. -Po gratė e kėsaj shtėpie ku janė? -Gratė tha janė nė shtėpi e po marojnė shtėpia. -Po ti kush je? -Unė tha jam hajni i kėsaj shtėpie. ----------------------------------------------------------- Kush din tė shtjelloj kėtė bisedė?[/b][/color] |
nga guri sylaj
MURGESHE E NDERUAR
Ne pyetjen e pare mund te pergjigjet dikush tjeter e te tjerat po mundohem une nese ia qelloj: Grate kan bisedu per me u da , secila me dale ne shtepin e vet. Plakate kan shku ne ndonje varrim apo te pame kurse kjo vajza eshte hajn se krejt cka ka ne shtepin e saje ,tash, mundohet neser me i qu te shtepija e burrit ku eshte e fejuar apo ku do te martohet me vone. me nderime Guri Sylaj |
Re: nga guri sylaj
[quote=GURI SYLAJ]MURGESHE E NDERUAR
Ne pyetjen e pare mund te pergjigjet dikush tjeter e te tjerat po mundohem une nese ia qelloj: Grate kan bisedu per me u da , secila me dale ne shtepin e vet. Plakate kan shku ne ndonje varrim apo te pame kurse kjo vajza eshte hajn se krejt cka ka ne shtepin e saje ,tash, mundohet neser me i qu te shtepija e burrit ku eshte e fejuar apo ku do te martohet me vone. me nderime Guri Sylaj[/quote] [color=blue][b]Shumė bukur Guri Sylaj, pėrgjigjet tė gjitha janė tė sakta. Tė parėn s`po e tregoj edhe pak se ndoshta mund ta thojnė tė tjerėt. Rrespekt pėr ty.[/b][/color] |
[quote=Murgesha][color=blue][b]Njėherė tre burra trokitėn nė derė tė njė shtėpie, dhe derėn ua hapi njė vajzė e re.
-E pyetėn vajzėn: -Ku janė Burrat? -Kanė shku njė shteg me e mshelė, e dhjetė me i qelė. -Po ndonjė plakė a gjindet nė shtėpi? -Jo tha plakat kanė shku me zanė argat. -Po gratė e kėsaj shtėpie ku janė? -Gratė tha janė nė shtėpi e po marojnė shtėpia. -Po ti kush je? -Unė tha jam hajni i kėsaj shtėpie. ----------------------------------------------------------- Kush din tė shtjelloj kėtė bisedė? [/b][/color][/quote] huh Murgesha, na paske qite n'pune t'trollit:) 1. Tre burra: vet i treti nxen vend deshmia (dy jo, se sa eshte e jotja po, eshte e atij jo - i treti e verteton, vet i dyti nuk nxan vend kuvendi). 2. Burrat kane shkua me Nda Nje Pleqni. E Kur nuk ndahet nje Pleqeri mire, behen dhjete bela (ndahen lagte). 3. Plakat nxane argat: hyn ne mekat me plaka mos me i trajtua mire, sidomos rejat, i paguajne argatet e plakave (cka t'ia beshe dikujt, prite prej tjeterkujt). 4. Grate mbarojne shtepia: fjalosen dhe e ndajne shtepine (grate e mbajne edhe e shkatrrojne shtepine). 5. Vajza eshte hajni i shtepise: se Bija (e martuemja) kqyre me marre gjithcka ne shtepi te prinderve e me qua tek burri e familja e femijet e vet (jo vajza). Bija asht hajni i shpise (se prindeve). *** Nina nana, djali i sime re, e nipi i tem bir. (cka jane nderveti familjarisht me femiun, gruaja qe perkunde djalin ne djep, kush eshte ai femij)? tash kush e din |
Njani e veti ni gjakovali:
_Sa djem i kie bre jaran? _Nja,vlla,edhe ata sakat. _Po shka te miren ka? _Kurgja,e pin duhannin,njanen dore gjithemone e ka nxane :wink: |
Po e pyte djali baben:
Babe me u rrehe dy te menqur a duhet me nderhy. baba po i thot , jo djali i jem nuk ke nevoj se te menqurit nuk rrehen. Po me u rreh nje i menqur e nje budalla ateher a duhet me nderhy. Jo i tha plaku se i menquri gjen nje shteg dhe leshon rruge. Po dy budalla- E aty djali jem qellofsh ti e jo baba. |
U cu me shkue nji djale i ri me bujte tu motrat.N'jana moter ish anej Drini e tjetra knej Drini.
-Ma s'pari,_tha_po shkoj me bujte tu Hava,anej Drini e,ka t'kthehna,vij e buj tu Huma,knaj Drini. U nis e i ra Drinit midis.Drini ish kane rrite.E kapi e perplasi per disa cunga qe ishin kane midis lumit.U rrok per cunga djali i ri e hypi permi ta,e pshtoi pa u myte.Aty permi cunga nejt gjith naten.Tuj nejt ata nisi e po menon me veti: _Aman jarebi!Kame pase menu me shkue me bujte edhe tu Hava edhe tu Huma,po tash meta midis Drinit, As tu Hava as tu Huma, Midis Drinit, mi dy cunga :wink: |
dy te mencur, e ngrehin fijen e kashtes, e nuk keputet fija
dy budallej, e ngrehin tranin dhe e keputin dy budalle e thejne edhe tranin |
Kur te ulesh ne sofer te kallablakut mos kqyr si te tjeret po han por mundohu edhe ti dicka me nxane!!!
************** ****************** KUR MERR RRUGE NEPER SHI MOS E KAJ KOKEN PO KEMBET!!! **************** ***************** Argatet ne are e vete ne pazar tybe n'shkofte!!!! *************** ****************** E kishin pyet plakun se kur hiqet bora nga qajo bjeshke. Plaku duke e kuptu mire se fjala eshte per floket e tij te bardha tha: kur te rrezohet bashk me bjeshken!!! |
[color=blue][b]Shkoi njani te motra e martuar, dhe pasi miqtė i banin muhabet u ba java e ky as llafė nuk po e ban qė tė kthehet nė shtėpi.
Edhe pse miqtė i banin muhabet, motra e tij ngushtohej se ishte edhe kohė vere, dhe njerėzit e shtėpisė ishin tė lodhur nga punėt e ditės. Njė mėngjez na zgjohet vėllau dhe e thėrret tė motrėn me i shpurė ujė pėr tė la sytė. -Oj motėr mė hjedh pak ujė tė laj ftyrėn. -Uh vlla ti me pas ftyrė lypė izė pėr me shku te shpija- i tha motra e inatosur.[/b][/color] |
Bjen njani ne bunar e shkojn kojshit me e nxjerr dhe njani po e pyet se si rae atje posht e ai prej ujit i tha : more qysh jam ra une e di po qysh dal ishall e dini ju.
|
THIRRE NEVOJEN SE AJO TE NDIHMON
Baba i tha djalit: - Shko ne mal e ngarkoe kalin e samarit me dru. - Po qysh e ngarkojune vetem kalin me dru - tha djali. - Thirre nevojen, se ajo te ndihmon - ia ktheu baba. Djali mori kalin shkoi ne mal, po nuk mundke ta ngarkoi, se barret e druve i bijshin ne anen tjeter. Mundou e mundou, nuk dijti cka me ba dhe mbasi vuajti rrast, i shtini gishtat ne vesh e piskati derisa iu shtjerr zoni: - Oj nevooooje, hajde ndihmom ta ngarkoj kaliiin! Kur u lodhe fort tu thirre, tha me vete: - Hej baba jem po budalla qe je! U kujtue pak dhe i ra ndermend me e marre nji cop shkop dydegesh, ia shtini ne njanen ane barres se druve me e mbajte derisa ta ngarkon tjetren ane dhe ngarkoi kalin me dru, e shkoi n'shpi. Iu afru babes e i tha: - Babe, qysh me shtine me piskate si i trenti - thirre nevojen? - Po babo, nevoja te meson me dal n'breg! - I tha baba djalit. |
Para Luftes se Dyte Boterore vijn do historian serb ne Kosove dhe e pyesin TAHIR BERISHEN( nje plak shum i menqur i Malesise se Drenices- fshatit Berishe), se a jan moti shqiptaret ne keto troje . Plaku ju pergjigjet shkurt:
Kur e ka zhdryp Zoti - Dreqin ketu ne keto troje , neve n'a ka gjete tuj livru n'ara. Serbet , si njerez te shkolluar e kuptojn pergjigjen dhe qohen e shkojn. ************* ************* Pas Luftes se dyte nje mik i Tahirit ia qon nje selam: "Moj e mire qe shkon me edha , gzohu pak se n'a dul vera. Tahir Berisha duke e njoft situaten nga afer, sepse Rifatin e kishte djal vellau , ia kethen pergjegjen: "Moj e mire qe shkon me dhene , terrta-verrta kurr nje sen". ******************* ****************** |
Ish kane ra njani prej Malsije n'Gjakove.E kish pase emnin Mule.N'at kohe nuk kane dite m'u thane boksave sukur tash,qe u thone boksa,po shula.E kishin pa rrehe Mulen n'Gjakove me boksa se ish kane ngatrrue me njanin.
Duel Mula prej atyhit ku e kishin rrehe.I thane disa qe e kishin pa kah e rrehin:_Mule,t'kane myte me shula. U thote:_Mula per shula a,msue. :lol: |
SHKON NJANI MUSAFIR TE DO MIQE PO ATA KALLABLLAK E KUR E BIEN DARKEN E BIEN NJE PERPEQ. KUR IA NISEN THA, TEPSIA VEQ U SILLKE NEPER SOFER. TASH I ZOTI I SHTEPISE NE SHENJ NDERIMI PO I THOT MUSAFIRIT: MIK MERR- MOS UNGUT: MUSAFIRI PO I THOT ; JO, MIK NALI TUT N'MUJSH SE PO NUK U NGUTA KETU PO UNE ME MBETE SONTE PA DARKE.
|
Dheze njo o Guri, dhezne ka njo o burra, ndera e Qarrit Hasit!
Nji qike te marrshme, u munduan me e shtie me kcye (vallzua), po ajo nuk dojke dhe dikur e qiten gati si me zor ne valle para defit e tupanit. Kcej sa kcej dhe kur u ul, e ama i tha: uh moj bije, ti kcejshe, e une u dridhsha! |
Me nje raste baba i tha djalit te vete, a po shko deri ne lame te bagtive e blenae nje qingj ta presim se na vijn edhe bijat, e te kemi me cka t'i presim. Besa djali i ri nja 20 vjecar edhe niset me gomar e shkon ne pazar e blen qingjin e dikur para natet mrrini ne Malsi.Kur e uli qingjin prej gomarit,filloi te heci,me nxi ci mahej.Ishte i dobet,vec eshtnit kishte.Siellet baba rreth ati qingji,e ven doren permbi sy, me pa mire.Nuk bene ze, spo ja mbush synin qingji aspak.Me sha djalin ska mujt se vec qat djal kish pas.Kthehet plaku e thot: Paste faqen e zeze, ai ci eshte kujtua me shit kyt gjo,se me e ble eshte desht dikush. :lol:
|
Ulen me hanger sille e ne sofer edhe speca. Ja nisi djali po i qellon nje spec i djeges e prej sikleti i dalin lote . Po e pyet e ema se cka ka, e ai po i thot . Me ra ndermend per vellaun qe na ka vdek vjet. Por kur e kerkoj edhe nena nje spec e mur vesh ku po i djeg atij i tha: EU BIRI JEM AI VJET E TI SIVJET , po kta po te kallkan bre.
|
E veti njaniMulla Avdullahin e Pollacit;
_Mulla Avdullah,kur t'jem ngat vorreve,cfare dove duhet me knue? _Masi i ke ba gjashtedhete vjet e s'din hala cfare dove duhet me knue,knoe kangen e Isuf Hajdarit_i tha Mulla Avdullahi. :wink: |
E BVESIN Mulla SHERIFIN ; A ME SEVAP ESHTE ME HECE PARA TABUTIT A MAS TINA KUR PERCILLET DIKUSH NE RRUGEN E FUNDIT.
aI THOT : KRYESORJA ESHTE MOS ME KAN N'TABUT SE NDASH HEC PERPARA N'DASH PERMAS. |
Marash Marku i Malesise iu ankue burrave;
_O burra,nizet e kater here m'ka rrehe grueja. _Po rren“!_i tha e shoqja. _Qe,o burra,a u bane nizet e pese here? :wink: |
E pyeten Lan Selimin:
- Lan, a po t'ngucė kush? - Jo bre, veē - Lani po e ngucė veten! edhe une e nguca veten, erdha n'ode, e oda thate eee s'kanė folė burrat kot: m'i hapė s'a^ zor, po m'i mbajtė a^ zor:) |
Malsorja ka thene : ME KAN KALLAJ ME MAJT SHPI KOLA I JEM I KISH MAJT TRI !!!
ODISE kur t'ia nisesh me shkepe duhan qitjau taneve kutine perpara e jo veq njanit se ne ode jemi bukur do burra e besa edhe do burrnesha qe ndoshta najhere ia qesin timin- flaken. Me nderime i juaji Guri Sylaj |
Kola jem i kish mbajte tri
me takat e me fuqi - po shpia nuk mbahet me takat e fuqi 'asha buken! O GURI SYLAJ kutine e kini perpara e percielljani shoqishoit, sa t'qindron, une nuk ta qita kutine ty m'i mbajte muhasere, po shkepjau tanve, kush e pin, e mos t'dhibmet - Nderi i Qarrit t'Hasit! :lol: |
Malsorja e kishte pas ditė me kohė qe hatri i tepert asht edhe dam.
Nji malsore nuk kishte pasun burrė. E kohė prej kohe mbeti me bark, Katuni edhe e dveten: Qysh moj ti pa burrė e me bark , shka u ba kshtu. Tha : Pasha tokė e qill se dij , veq hater me kta e hater me ata mbeta keshtu qysh jamė. |
Daut Kolica i Baranit, plakė e s'mujke me punu ma, veē i rujke dhėntė. Pėrdit, mashkujt i thojshin: Babė ēou me i l'shu (me i rujtė) dhėntė! Nji ditė e pėr dit, e dikur u mėrzit edhe nji ditė, ēohet heret e shtrėhet nė ēergė gjanegat edhe nuk po lunė vendi. Erdh koha me i kullotė dhėntė, e ai nuk po lunė vendi, veē i shtrėmė. Dikur erdhen djemt edhe e panė t'shtrėmė.
- Ēka kij babė? - e dveten djemt. Dauti pa lujtė vendi, iu tha: - Qe vdiq Daut Kolica, iu vdiq baba, e tash ēka doni me ba? - Hajt e l'shoni dhėntė e bani ēka t'doni! Prej asaj dite, ma nuk e thirren djemt baben, me i l'shu dhėntė. |
ou pasha musafin, jena pak ngusht bre, oda e vogel, bile me pas kone n'kat te trete te kulles meidan babalukė, me na pas hapė nji hyqmetperzore (qysh po i thoni ne komp. nenforum, dritare)...qy qy qyre erdh edhe ky k...kk...karvani (kurvani) jaaa terrsyshe m'ra, po ku e ke bre ate tjetrin Qyrranin, po a s'dijti kush emna ma t'mire me ju ngjite a? :lol: hajde mireserdhe burre bre, po k'tu 'asha krisht e muhamet, nuk ka asi
ēka po lype emni yt bre, hajde 'njattjeta, e rahatou se na kane dhone izė :wink: po ēka u ba me ate mahallen e sadriovite e saitovite, mbasi ai axhamia e paska qethė stamen, a u moren vesh a jo? Ēudi, ky cfare emni paska, e ēka fole ketu! Elhyqmyrylah! Shkon njoni musafir, e zotshpia, po mundohet me hy n'llafe me to, po kurrqysh me ia gjete vegzen e muhabetit e me ia zgidhe gojen edhe i tha: - E ka njoni nji kali t'shal's, si kush s'e ka! Musafiri, tha po bre kemi boll te na. (hah nuk koka binxhi (kalores) ky, mendoi zotshpia. - A bre po bashtina t'forta ka kjo mahalle (pasuni)! - tha zotshpia. - Po bre te na kemi bashtina t'forta, sa t'duesh! - ia ktheu musafiri (hah, as shpijanik s'koka ky, mendoi zotshpia) - A bre e kemi nji prrue q'atje, e gjithditen rrine gra e qika n'prrue tuj la tesha, u shkallmuen t'shkretat! - thot zotshpia. - Haaah, q'aty deshta me fole, po pritova kah rava asajde! - ia ktheu musafiri. Tash, ky zotshpia e mori vesh se koka kurvar edhe t'i hyne muhabetit gjithnaten e lume me zanat, se musafirit duhet me ia gjete fijen e lamshit, kah e ka zanatin e me fole n'zanatin e tij, n'daē me bo muhabet! |
E kishin pas dvet njėhere nji plak!
-Cka eshtė dija ma e madhe? -Po -tha plaki; -Kur ndegjon e ndegjon ,e flet kur tė dvet dikush, se me fol eshtė njė grushte serm , e me ndegju nje kilo dukat. Se goja nga pak , huduti rahat!!! |
goja kapak - huduti rahat :wink:
|
Ishte kan njeherė njė hajn dhe kishte pas vjedhun shumė.
Kohė prej koe e nxun dhe ja pėr veper e denuan me vdekjem por i dhanė mundesi qė tė ka plotsojn deshiren e fundiy. Ai kerkoj pėr deshiren e fundit qė ta ketė njė Advokat tė cilin ky kishte deshirė ta merrte mė para por nuk ja lejun. Deshira ju plotsu dhe ja sjellen advokatin. -A me shpeton ti mua - e pyti hajni -Advokatin. Po -tha advikati , veq qka marrė une prej teje. -E dajm pergjysė mallin i premtoj hajni. Mirė pra ! Para se tė shkojn ne gjyq , advokati e kshilloj se qka me ba ky ne gjyq. -A pendohesh pėr vjedhje , e pyti gjykatsi hajnin? -Fiiijjjjjjjjjjjuuuuuu- fishlloj hajn! -A din qė do tė vjerrim - i tha gjykatsi! -Fijjjjjjuuuuuuuu-prapė fishlloj hajni! --A mendon ti me kokė - e pyten prapė? -Fiiiijjjjjjuuuuuu- fishlloj prapė hajni. -Prikurori tha;- Lshone se qenka budallė! Kur ketė e lirun , ne te dalun jashtė , advokati i tha hajnit: -Ej , ne jemi marrė vesh diqka! Fijjjjjjjjjuuuuuuuuuuu- fishlloj hajni, dhe foli. Ti ore Advokat me ketė fijjjjjuu tanden i paske shpetu shumė klineta gjoja se je i meqem , por edhe une tash po ta bejė ty fijjjjjuuuuuuuu! |
Nastradin, pse tu ka shkye plisi
Tue fole drejte - tha Nastradini! |
Me njefar vakthi thoshte nje plak: Kur t'i luteni Zotit lutjuni edhe per 3 gjera "extra"; Thuaj, o Zot ruajem nga:
1.Gruja e leshume (leshueme nga goja) 2.Shaka (kudra) e terbume. (cartun) 3.Rrasa e lemueme. (se ta then qafen) Odise pshtielle i duhan Shkodret,perciellja kutin edhe Gurit. :wink: |
uliksi 31-jr . T'u rrite nera e muhabeti!
Oda eshte e musafirit po jo edhe me lu guxha neper ode. Me nderime GURI SYLAJ |
Njani i kish pase dy gra.Gjithmone shkojke i pari n'xhami me fale sabahin.Ni dite e veten shoket:
_Pse po vjen gjithmone i pari? _Ikam dy gra edhe po m'bajne gati shpejt;njana po mi ban gati teshat,tjetra ujt me marre avdes,e keshtu po vi i pari. Njani i sh kane i pasun edhe,kur i njeu kto fjale,vetmeveti tha:"Si te shkoj te shpija kam me e ba plan ku me e lype edhe ni rob edhe me i ba dy gra".Mbas do ditesh u martu ky i pasuni edhe i bani dy gra. Kur shkuen nestret n'xhami,kit t'pasunin,qe i bani dy gra,e gjeten aty tuj prite. _Pse je ardhe kaq heret?_e veten xhemati. _E more shoke,une kame dashte me ardhe prame se s'mujsha me nejte n shpi pej dy grave :wink: :lol: |
hahahah
halla e madhe qka paskam qef me bo muhabet me ty,shum bukur kjo puna e dy grave. 8) |
[quote=uliksi31-jr.]Me njefar vakthi thoshte nje plak: Kur t'i luteni Zotit lutjuni edhe per 3 gjera "extra"; Thuaj, o Zot ruajem nga:
1.Gruja e leshume (leshueme nga goja) 2.Shaka (kudra) e terbume. (cartun) 3.Rrasa e lemueme. (se ta then qafen) Odise pshtielle i duhan Shkodret,perciellja kutin edhe Gurit. :wink:[/quote] ***o tu rrittndera, Zog Shqipje uliksi31-jr, urdheroni kutine e burrit, o Guri i Vendit, e deri ta ndezi cigaren, po bluej nji kutulle: kane thone, oda e burrave, se ka fole Burri dhe osht ngulė Guri, po tash ma mire - Oda Shqiptare, ku ka edhe burrnesha, qe ia ngulin gurin fjales. Halla_Madhe, respekt per ty - burri me dy gra, kemisha pa la - burri me dy gra, mjere kush i ka...e askush nuk ka ēka i ikė Fjales se Vertete, o uliksi31-jr, se nuk mundet edhe po deshti, se fjala e burrit e vret shejin, po edhe fjala e burrnesh's! Ma e madhja burrni osht me ia dijte hadin vetit! Lum kush merr fryme per gabzherr t'vetin, se burrat e provuem kane lane edhe fjale t'provueme - shkoi njoni per pleqni te Ramadan Shabani i Kieves, per nji keshille, per fatin e vet, se nuk dijtke, a m'i marre nji grue vejushke, a nji qike te pamartueme, apo nji grue te leshueme edhe qellon i biri i pleqnarit, nji djale i vogel (mbase pleqnari nuk qelloi aty), ia ndau pleqnine: vaji me vajė, gazi me gaz, ik se po t'bjen pela shkelem! :lol: Perciellja Odes kutine o Guri i Vendit! :lol: |
Jane shkue miqt e “Carrallukes me da vade n'Drenice.Burrat e asaj shpije s'kan mujte me da vade pa pelqimmin e grave.Miqt edhe e nien zhurmen e grave,kur shkuen burrat te grate.Selman Jashari i Carrallukes ju ka brite shokve:
_Conu burra se e mujti Shyta Kaprecin! :wink: Odise_theze nji duhan prej kutije se shkelmat e Shytes lajne shenja bilahi...hahahaa :wink: |
o tu rrittndera halla_madhe, se vertet, duhan burrash po pijke :lol:
Nastradinit, i kish pjelle nje macė, kater maca te vogla - e gruaja e tij, si perdreq, i lutet me ua ngjite emnat macave te vogla. Nastradini, u nxu ngusht, qysh me ua ngjite emnat macave te vogla? Po e shoqja nguli kembe - veē me ua ngjite emnat! Nastradini i tha te shoqes: po qysh me ua ngjite emnat macave, moj vrafsh veten, po a ka ba vaki kund? - Hajt ti nisja me t'paren, emnoe ti, e une ia ngjes te dytes! - ani tha gruja. - Maca e pare e ka emnin: ēka baj une, ti nuk e din! ani, ia ktheu i shoqi. - Maca e dyte e ka emnin: besa e dij po s'kam ēka boj! Hajt ti tash tjetres! - Maca e trete e ka emnin: ēka osht kone, ajo osht shkue! tha grueja - Maca e katert e ka emnin: ēka piqet, nuk hiqet! - tha Nastradini. Edhe i emnuen macat e vogla - shqip :wink: O Guri i Vendit, ēka kij qe je ra shybe, e po dredhe mustakun? :lol: |
Ish kane n'vakt t'mretit Zeke Sallahi i LLaushes edhe kish pa rrehe njerz edhe kish pa myte besa njerz.Ni i katunas i thote:
_Zeke,bre! _Hoja! _A ke rrehe? _Po valla. _Po a ke vra? _Po valla. _Po a munde kush me t'rrehe ty? _Jo. _Amundet kush me t'vra ty? _Jo valla. _A i tutesh kujt? _Kerkujt si tutna hic. _Po zoti,bre Zeke,a munet me t'vra? _Zoti munet me m'vra. _hej Zeke,mos e lashte pa t'vra! :wink: |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:24. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.