Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Diskutime Shoqėrore (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=111)
-   -   A DINI SE PO HUMBNI IDENTITETIN KOMBETAR NEPER BOTE (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16374)

laliloli 08-06-05 22:46

rreziku i asimilimit
 
Reana asimilimi eshte nje dhe i pandashem por jo i njejt qdo kund .Nuk mund te flasim me nje gjuhe per asimilimin si ne diaspore dhe ne vendlindje ,sepse rrethanat jane ndryshe .Ne atdhe ndodhin ndryshime por ai nuk mundet te quhet asimilim ,perderisa ne diaspore ai eshte shume i theksuar .
Shembull nje i aferm i imi qe 6 vite eshte ne SHBA dhe tani eshte kthyer per pushim ,femijet e tij edhe pse te medhenj kane shkuar ,shume rend flasin shqipen ,e kjo eshte rruge drejt asimilimit

te pershendes reana

Reana 08-06-05 23:36

Lali,

Ne nje teme tjeter kishe cekur rastin e disa Rahovecianeve te cilet nuk flasin shqip derisa fillojne shkollimin!!!
Per mendimin tim si keta femije te Rahohecit qe nuk e flasin shqipe, si keta femije qe jetuakan ne Amerike ne mungese te mjedisit familjar qe stimulon vlerat kombetare kane perafersisht te njetat rezultate.

Injoranca dhe vetedija e ulet sjell asimilimin, permasat mund te jene te ndryshme, megjithate influenca kulturore te huaja mund te kene te njetin efekt pamarre parasysh se ku jeton, krejt varet nga masa qe lejojme te absorbojme elemente te huaja!

Nese mendon se po mbroj prinderit shqipetare qe jetojne jashte atdheut, dhe te cilet nuk e kane se paku nje librari te vogel me libra ne gjuhen shqipe per femijet e tyre, nuk praktikojne te folurit shqip ne familje, etj, me duhet te them se nuk eshte keshtu....

Ajo qe po dua te them eshte se asimilimi kombetar e kulturor si dukuri egziston edhe ne trojet etnike, dhe fakti se ne i mbyllim syte, nuk do te thote se kur i hapim, ky proces eshte eliminuar...

Isha ne Prizren para dy vitesh gjate veres me rastin e nje feste, por te gjithe qe kishin dale dhe festonin me vetura duke brohoritur, duke iu rene burive (shumica ishin rini me vetura) dhe me flamuj arab dhe turk perderisa ASNJE prej tyre nuk kishte sjellur flamurin shqipetar :cry: ....

Shqipetareve ne Kosove iu ndalua flamuri shqipetar me dekada, madje edhe dasmat krushqit nuk i lejonin te shfrytezonin flamurin..
E sot ne kohe lirie, pa i mbajtur askush, disa shqipetare te mjere preferojne flamurin turk e at arab...
Disa preferojne te flasin ne gjuhe te huaja, disa te tjereve nuk iu intereson historia, konceptin e kombit e quajne "furgon", personalitetet komebtare i hudhin ne kontenjer..etj...
keto te gjitha jane elemente asmilimi...
kam takuar njerez qe ndoshta nuk e dine shqipen mire dhe qe jetojne me gjenerata jashte vendlindjes, por jane shume me atdhedashur dhe PUNOJNE per interesat kombetare ne qarqe te ndryshme shume me shume sesa disa qe kurre jashte atedheut nuk kane dalur!!!

Odise 08-06-05 23:49

[quote=Odise]a mund te dihet pse merreni me njeritjetrin e jo me temen? Tema eshte e kjarte: a po dini se po humbni identitetin kombetar NEPER BOTE, e disa verberohen deri ne ate mase, sa e bejne edhe komike e tregojne dokrra ne kete ceshtje madhore, qe na ka kushtuar shume shtrenjte me shekuj!

Sa per asimilimin ne atdhe, atje ka kush flet, ashtu sikur foli e veproi me shekuj, per kete mund te hapet nje teme tjeter e re dhe kontestoni segmentet e (pa)pjekurise direkt! A nuk po kuptohet se kush eshte per ta ēuar temen e progresin perpara, e kush regresin? Si mund te krahasohet asimilimi, kur eshte ne pyetje identiteti kombetar - ne relacion DIASPORE - ATDHE? Apo disa vetem permes huqeve personale shesin dokrra qorre! Me falni, por kjo eshte e verteta e hidhur bile edhe ma e hidhur se sa vet humbja e identitetit - sepse te hedhesh helm ne qumshtin e Nanes, eshte edhe nje lloj krimi, qofte edhe si shprehje teorike! Cfare do te thoni me shprehjet terminologjike: asimilim kulturor, arabizim te trojeve shqiptare, patriot me rrota, cfare jane keto analfabetizma? Asimilimi nuk eshte kulturor, por nje dhune indirekte, qe te pengon, te shkrine, te tjeterson dhe ne fund mbetet vetem - pendimi. Kurse me arabizim te trojeve shqiptare, eshte turp sa te veprohet, po aq edhe kur flitet per te! Nuk mund ta nderrojme ne evolucionin religjioz me dokrra e inate, por me vepra te mira e me BINDJE te njerezve, kur ke aftesi bindese! Patriotet jane patriot! Ndersa ata qe siellen ne rrota e skija e saja, e kolltuqe nen 'ambrrella' dihen vetiu se cfare jane me dy fjalegoje!

Kjo teme ka qellim sa prekes, aq edhe nxites, qe te japim mendimet e lira (jo kacafytje e intriga me njeritjetrin), por bindje shpirterore, duke analizuar situaten e djeshme e te sotme te emigrimit dhe pasojat e tij!
Ketu duhet te matesh tri here e te shkruajsh nje here!

Pse nuk e ēoni temen perpara, me mendime te thukta, te dendura logjike
kur dikush tenton se posedon ato vlera!

Shpresoj se nga ketu, nuk do te merremi me njeritjetrin, por me temen!


Nderime!

Odise[/quote]

***Te nderuar diskutues edhe ti Reana! Cfare po shihni ketu ne kete shkrim origjinal - dicka i shtyer nga ndjenjat personale? Sa e ēuam perpara ne progres kete teme, pas shkrimit tim? Pse Reana drejtohesh ti personalisht, kur une flas per te gjithe diskutuesit e ti merr barren e te gjithve? Cfare don te thuash me shprehjen:'' Asimilimi si dukuri NUK NJEH KUFIJ GJEOGRAFIK!!!! '' Doni ta barazoni asimilimin si ne atdhe si ne diaspore? Sikur te ishte ashtu si thua ti, bota do te ishte krejt SHQIPTARE sikur ne atdhe, gjithkund ku ka shqiptare neper bote! Ende nuk kuptoni cfare do te thot, qe jetosh ne atdhe, e cfare ne diaspore? Nuk po njihka kufinj gjeografik asimilimi? Mos u nxitoni se edhepse eshte nje forum, lexohet nga shumekush qe nuk ua merr mendja!
Kush je ti qe ven termin patriot ne rrota - mbipatriote? Nuk luhet me termin patriot, patrioti eshte patriot, ose pseudopatriot! Nese thua pseudopatriot ne rrota, eshte dicka tjeter, po ke problem me nxitimin! Kujdes!

Po kjo shprehja:''KUSH QENKAN ATA KOMPETENTE SIPAS TEJE TE CILET JANE PERGJEGJJES TE FLASIN PER ASPEKTET E ASMIMILIMIT NE VENDLINDJE???? Ndersa per ata ne mergim je ti??? '' - nuk po vritka drejtim direkt personit (edhe me rrapllim syshe ne emocion)? Kompetent eshte kush eshte i zoti, i afte te gjykoje ne cdo prizme e ane, subjektin e motivit te asimilimit, rrjedhen e tij, pasojat, tjetersimin e njeriut........
Kompetent te flasin per aspektet e asimilimit (qe as kjo nuk eshte thene drejte, sepse duhej te thohej: kush duhet te flasi per humbjen e identitetit kombetar neper bote, se ketu nuk kemi te bejme me vendlindjen, por per diasporen - si duhet ta ngulitesh ne tru matutje). Kujdes e nderuar!

Diaspora dhe atdheu eshte teme krejt tjeter, ketu flitet vetem per diasporen, sepse nese eshte ashtu si thua ti Reana - atehere as ne atdhe pas dy-tre brezash nuk po u flitka askund shqip, mbase asimilimi nuk po njihka kufij gjeografik! Gjera elementare edhe mos te kuptohen nga nje studente, qe ia vare edhe larte bile? Mos e nderuara, ul syte nga rrapllimat!:) Brenga per humbjen e identitetit kombetar neper bote, i bie rrumit sot, e tingllima i ndihet neser! Po, qellimi eshte cfare Na mund te bejme, ne te mire te ruajtjes se identitetit kombetar ne diaspore, perveē aktiviteteve kulturore e artistike, ma thelle ne gjirin familjarė, ne leximin e literatures shqipe, qe GJUHA SHQIPE TE JETE SOVRANE NE FAMILJE, e ne bisedat e thjeshta e te nderklikuara te shqiptareve ne diaspore! Te kontestohen konstruktivisht veset e vetite e disave psh, ne telefon: ''hallo, ouuu what's up man, kujtova se je tjeterkush... po mire, what's going? ahaaa fine... une per vete jam very busy... mbame punova overtime, lodhe...tired to death... ouuu poo I forget krejt cka me ke thane... sorry man! OK do ta kam parasysh soon as possible! Mos ke merak! Hajt byeeee! Apo tjetri/a Hallo, kush eshte... wass ist lose...ahaaa no no ich weiss nicht...per bese nuk e dij...kush ta tha more... dass ist einverstanden fuer mich...mire pra... chuesssss glueckkkkk edhe nicht vergessen a... fuer diese ueberaschung...auf viedersehen...mireupafshim mine freunde! ... ose fol shqip, ose ate gjuhe tjeter, se po i keqperdore te dy gjuhet edhe vetveten edhe kulturen kombetare! Kuptohet se shprehia e punes e ben te veten, perzierja e fjalorit te natyrshem, mosaftesia a humbja e refleksit nga ndikimi i gjuhes tjeter, qe flet ma gjate, apo lazdrimi gjoja u bera ma i ngritur e i kulturuar se po ju tregoj se dij shume, ēthuarja e vetedijes me vetdashje, po ka edhe qe ne momentin kur flet, as qe i kujtohet fjala shqipe ne shprehje, e t'ia fute gjuhe e m'gjuhe, shpat e m'shpat fjales martine!!!

Kemi shume te flasim per pengimin e humbjes se identitetit ne diaspore!

A mendojne mergimtaret se jane mysafirė ne atdhe, kur njehere ne vit a ne disa vite vizitojne atdheun? Kete e din gjithkush!


comme on... te ecim perpara :cry: lot gezimi a? :lol: [/i]

Reana 09-06-05 00:11

[quote=Odise]

Diaspora dhe atdheu eshte teme krejt tjeter, ketu flitet vetem per diasporen, sepse nese eshte ashtu si thua ti Reana - atehere as ne atdhe pas dy-tre brezash nuk po u flitka askund shqip, mbase asimilimi nuk po njihka kufij gjeografik! Gjera elementare edhe mos te kuptohen nga nje studente, qe ia vare edhe larte bile? [/quote]

Pyetje per ty i nderuar, meqe une qenkam VETEM nje studente :lol::

[b]Kush jane ata qe e quajne veten sot pakice turke qe jetojne ne Kosove dhe Maqedoni?????[/b]

Qe ti te mos mundohesh shume me bashketogefjalshat gjermane :lol: :lol: :lol: po te tregoj se te gjithe keta ishin shqipetare te cilet u asmiluan, perkunder faktit se tere jeten e tyre e jetuan ne vendlindje!!!! Shumica e tyre nuk e flasin madje edhe nje fjale te vetme shqipe edhe sot e kesaj dite...
(Dihet shume mire se Administrata Osmane kur u terhoq nga Ballkani i mori me vete te gjithe njerezit e vet, njekohesisht qe keta "turq" te trojeve tona as perafersisht nuk perngjajne me turqit e Turqise)

Njerezit qe ruajten identitetin e vertete kombetar ne trojet tona ishin kryesisht shqipetaret qe jetuan ne viset malore dhe qe kishin kontakte te kufizuara me administraten turke, ndersa pothuaj gjithe ish "qytetaret" vuajne prej sindromit turkoman...

Prandaj te keshilloj perseri ti rrekesh temes me seriozitet e premisa shkencore e jo me egoizem se nuk jemi ne gara ketu!!!

Odise 09-06-05 01:14

E nderuara Reana, pergjegjen per kete pyetjen tende e ke ne shkrimet e mia ne temen per Prizrenin poketu ne forum:''Kush jane ata qe e quajne veten sot pakice turke qe jetojne ne Kosove dhe Maqedoni????? ''
nuk po bejme gara ketu, por po shprehim mendime, analizojme, ēmojme prioritetet, kritikojme konstruktivisht...e perceptojme subjektin nga te gjitha anet e mundshme dhe motivin e rrjedhes se dukurive tona, per ti qite ne shesh e per t'i abstrahuar negativet edhe ngritur e veēuar vetite, doket e zakonet tona - per ta mbrojtur sadopak identitetin kombetar!

Fjalia - a po dini se po humbni identitetin kombetare neper bote, ne dukje te pare, nuk verehet, por ne brendesi, mbane tragjiken e kombit, cka do te thot: neser te mos e njohesh as vetveten per shqiptar, as mos te dijsh relacionet familjare me familjen e farefisin, gjenetiken tende, mos ta njohesh - Bimen gjenealogjike te familjes sate, nga rrenjet, trungu e deget gjenetike familjare! Kjo eshte tragjika: NESER, MOS TA NJOHESH VETVETEN - SHQIPTAR/E!

Nuk po behet ketu asfare gare a tryesnie, por te flasim me realitetin tone te hidhur edhe mos te skuqemi, se asnje progres nuk vjen, pa i analizuar elementet regresive brenda nje motivi te nje dukurie, qofshin edhe ato elemente mbreterore! Ma qete qike e mos vlo, nga ndonje rrokaqiell atje! :lol: Na po flasim u knaqem biseda, nganjehere ngacmohemi, nxisim njeritjetrin te japi dicka me vlere ( e sheh se ti e ke shkruar ma mire ate shkrimin e gjate, mbase te nxita:) Kupto pse zgjatet biseda me dikend, e pse shprehet lakonike me dikend! Capish? :wink:

Reana 11-06-05 07:08

[quote=Odise]E nderuara Reana, pergjegjen per kete pyetjen tende e ke ne shkrimet e mia ne temen per Prizrenin poketu ne forum:''Kush jane ata qe e quajne veten sot pakice turke qe jetojne ne Kosove dhe Maqedoni????? ''
Capish? :wink:[/quote]

"capish" :evil: ????
Thuajse nuk ka fjale shqipe te denja qe halli yt te mundet ta shprehe mendimin shqip :evil:

Ende nuk kam hasur ne nje demagog te ketille te stilit komunist qe shkruan aq shume me plot kunderthenie, e faktikisht madje nuk i permbahet as tezes se inicuar vet!!!!! :? :? :? ti ke shkruar per pakicen "turke" ne vendlindje, por FATEKEQESISHT ke harruar se cka ke thene...

PROBLEMI SHUME I THJESHTE :arrow:

Nese vendi i huaj po te ASIMILON ty, femijet tu, bashkeshorten tuaj, e ke shume lehte :arrow: mblidhi "pandlat" dhe kthehu ne vendlindje!!! Askush me zorr nuk po te mban neper BOTE!!!!

Problemi fillon dhe mbaron me "armikun" e brendshem!!!
Ne vendlindje Akademia Muzikore nuk kujdeset per Muziken shqipe, por lejohet propagandimi dhe stimulimi i "tallaves" me gjitfare elementesh te huaja...
Instituti i Albanologjise nuk merret me ruajtjen e vlerave gjuhesore, ka grupacione qe insistojne ne de-unifikimin e gjuhes shqipe dhe perdorimin e gegerishtes hap ky qe qon ne ndarjen e indetitetit shqipetar...
Politikanet kane harruar objektivat paresore dhe merren me interesa personale...e per dobi personale marrin vendime qe i sjellin deme mbare kombit..etj etj

te gjitha keto dukuri barten neper diaspore...[b]e aty ku nuk jane rrenjet e forta, deget jane edhe me te dobeta...[/b]
...

Diasporalinjte, kane OPCIONE, munden te zgjedhin te kthehen kur tu doje zemra :arrow: si ti shpetojme shqipetaret nga degjenerimi i identitetit kombetar ne vendlindje, eshte pyetja me rendesi :evil:
Prandaj MJAFT ME, me kukuvajtjet e tua qe qojne ne ZHVENDOSJEN e vemendjes prej PROBLEMEVE te medha :arrow: qasja yte selektive e diskriminuese, nuk i kontribon ASGJESE, perveq futjes se konfuzionit, ne mesin e lexuesve!!!

Odise 11-06-05 07:55

Ende nuk kam hasur ne nje demagog te ketille te stilit komunist qe shkruan aq shume me plot kunderthenie, e faktikisht madje nuk i permbahet as tezes se inicuar vet!!!!! ti ke shkruar per pakicen "turke" ne vendlindje, por FATEKEQESISHT ke harruar se cka ke thene...

ti nuk meriton te flas

natenemire :idea:

Reana 11-06-05 08:28

[quote=Odise]Ende nuk kam hasur ne nje demagog te ketille te stilit komunist qe shkruan aq shume me plot kunderthenie, e faktikisht madje nuk i permbahet as tezes se inicuar vet!!!!! ti ke shkruar per pakicen "turke" ne vendlindje, por FATEKEQESISHT ke harruar se cka ke thene...

ti nuk meriton te flas

natenemire :idea:[/quote]

A e din ti se cka jane thonjezat ti????
Me siguri ke nevoje te kthehesh ne klasen e pare te fillores meqe nuk i njeh shenjat e pikezimit dhe domethenien e tyre ne gjuhen shqipe :twisted:
"turke" ne thonjeza cuni i lales.... :wink: deshifroje tash ti kete :lol:

Odise 11-06-05 19:36

thonjezat? Perpiqu mos ta gerrithesh vetveten me thonjet tuaj! :wink:

Kaq din ti per humbjen e identitetit neper bote! :idea:

Alb_4ever 26-06-05 12:08

[quote]Instituti i Albanologjise nuk merret me ruajtjen e vlerave gjuhesore, ka grupacione qe insistojne ne de-unifikimin e gjuhes shqipe dhe perdorimin e gegerishtes hap ky qe qon ne ndarjen e indetitetit shqipetar... [/quote]


shume e mencur zonjusha jone e forumit qe i rrase hundet gjithekah

tash te ka dalur pune edhe me institutin e albanologjise... lehte e ke ti vec te leshojsh fjale si disa kolege te tu pa mos i ndier pasojat dhe ngrohtesine e vendlindjes.
kur te flasish per institutin duhet te dish se aty ka njerez shume me kompetent se ne te gjithe per ate pune. ata me se miri i dine punet, prandaj te kisha lutur qe mendimet e tua te cekta mos t'i plasosh prej ne "corner" se prej mendimeve te tilla(lexo-ceketa) ne shpesh jeni fundosur.

mos harro se me unifikimin e fundit te gjuhes shqipe jane bere shume padrejtesi dhe falsifikime te perdorimit te gjuhes shqipe....ne te gjithe i dime rrethanat se si jane bere. sistemi i xhaxhit ne shqiperi ka bere gjithcka qe i ka konvenuar atij...dora e tij e zgjatur e ka perzier edhe gjuhen......

prandaj duhet te pastrohen disa gjera, me mire njehere se kurre....

jadore 19-01-06 23:45

--Une nuk e shof ashtu !!!
--dij ,qe edukates familjare qytetare dhe ate kombetare qe trashigova nga vendi im (mendoi vetit me te mira ) ja bashkangjita dhe nivelin e nje kulture te ngritur nga vendi ku jetoi -.....mendoi qe nuk eshte kombinim i keq????? -pse te krijojme panik ,fobi qe te jemi transparent ,-sjell dobi lokalizimi apo mbyllja ne" poziten vendnumero" per hire te nje ruajtje tradicionale???? --identiteti nuk humbet jo --te kesh identitet mendoi qe do te thote te jesh Vetevetja ........!!!!!!!

Kalt 12-03-06 19:56

[quote=jador]--Une nuk e shof ashtu !!!
--dij ,qe edukates familjare qytetare dhe ate kombetare qe trashigova nga vendi im (mendoi vetit me te mira ) ja bashkangjita dhe nivelin e nje kulture te ngritur nga vendi ku jetoi -.....mendoi qe nuk eshte kombinim i keq????? -pse te krijojme panik ,fobi qe te jemi transparent ,-sjell dobi lokalizimi apo mbyllja ne" poziten vendnumero" per hire te nje ruajtje tradicionale???? --identiteti nuk humbet jo --te kesh identitet mendoi qe do te thote te jesh Vetevetja ........!!!!!!![/quote]

Super Jador :smile:

Ka njerez qe mendojne se nese jeton jashte atdheut do te humbesh identitetin!
Ai qe ka kulturen dhe edukaten e nevojshme, nuk e humb kurre, kudo qe te jetoje, per me teper sot qe jane gjithe ato mundesi kontaktesh.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:15.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.