![]() |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[B]Argumentet praktike mund tė pėrmblidhen:[/B]
[B]1-[/B]Pavarėsisht si ėshtė e vėrteta pėr Skėnderbeun, duke e paraqitur si mbrojtės tė Evropės, shqiptarėt pėrfitojnė pėrkrahjen e Evropės pėr synimet e veta politike tė kohės; [B]2[/B]-Pavarėsisht si ėshtė e vėrteta duke e paraqitur Skėnderbeun si mbrojtės tė krishtėrimit, shqiptarėt fitojnė pėrkrahjen politike tė kristianėve pėrinteresat e kohės; [B]3[/B]-Pavarėsisht nga rrjedhojat qė ka sjellė politika e Skėnderbeut dhe figura e tij duhet tė ruhet pėr shkak tė frymėzimit qė jep tek shqiptarėt pėr luftėn pėr liri dhe pėr pavarėsi. Ndaj tė gjitha kėtyre argumentave janė paraqitur argumenta alternative, tė tjera, qė do tė pėrshkruhen mė hollėsisht nė vijim, po ashtu nė tė dy dimensionet: teorike dhe praktike. [B]1-[/B]Skėnderbeu pėr ēerek shekulli ėshtė mbrojtės i Evropės nė kuptimin ushtarak dhe nė kuptimin e mbrojtjes sė qytetėrimit evropian, qytetėrimit perėndimor pėrballė barbarisė lindore osmane. Ky argument thotė se Skėnderbeu e mbrojti Evropėn drejtpėrdrejtė , duke mos lejuar kalimin e pushtuesve osmanė islamikė nga bregdeti shqiptar dhe territori i zotėruar prej tij nė Evropė dhe tėrthorazi duke angazhuar forca tė mėdha ushtarake osmane nė luftė kundėr vetes dhe shqiptarėve dhe kėshtu duke dobėsuar fuqinė e saj pushtuese ushtarake ndaj Evropės. Duke e mbrojtur Evropėn nga pushtimi ushtarak osman, Skėnderbeu ka mbrojtur qytetėrimin evropian perėndimor. [I][B]Ndaj kėtij argumenti janė bėrė vėrejtje tė shumta dhe janė paraqitur argumente lternative:[/B][/I] sė pari, a nuk kishte rrugė tė tjera Perandoria Osmane pėr pushtimin e Evropės, por vetėm nga Shqipėria e Mesme (e sotme) dhe nga Durrėsi ? Nė periudhėn e Skėnderbeut, Perandoria Osmane shtrihej nė gjithė Bosnjen e Serbinė deri afėr Beogradit (qė mbahej nga hungarezėt) prej nga mund tė depėrtonte nė Evropė nėpėr luginėn e Danubit dhe po ashtu, kishte mundėsi tė kalojė Adriatikun nė vendkalimin mė tė ngushtė, Otranto, e nuk kishte pse tė kalonte patjetėr nga Durrėsi. Sė dyti, pse nuk e pushtoi Evropėn pas vdekjes sė Skėnderbeut, kur nuk mbrohej mė prej tij ? Pas vdekjes sė Skėnderbeut fuqia pushtuese e Perandorisė Osmane nuk kishte rėnė, por pėrkundrazi pėrparoi deri afėr Vjenės. Pėr mė tepėr, megjithėse e futi nė dorė bregdetin shqiptar, pėrparimin kah Evropės e ndoqi nė rrugė tokėsore, bregut tė Danubit deri afėr Vjenės dhe nuk ndėrmori sulme kundėr Italisė e papatit nga Durrėsi. Sė treti, a duhej tė mbrohej qytetėrimi dhe kultura perėndimore e asaj kohe ? Qyetėrimi dhe kultura evropiane e asaj periudhe dhe shumė mė pas, ishin ndėr tė tjera, qytetėrimi dhe kultura e kryqėzatave, inkuizicionit, djegies sė rreth 700 mijė plakave tė pafajshme tė akuzuara si shtriga, e shfarosjes sė hebrejve etj., etj. Vetė evropianėt kishin filluar dhe pak pas vdekjes sė Skėnderbeut i kishin shpallur luftė qytetėrimit dhe kulturės sė deriatėhershme evropiane, elementėve thelbėsorė tė mesjetės tė cilėn e quanin periudhė tė "vdekjes" dhe pėrpiqeshin ta zėvendėsonin me "rilindjen", periudhė dehumanizmi dhe pėrpiqeshin ta zėvendėsonin me humanizmin, periudhė tė errėsirės dhe flakjen e saj e quajtėn periudhė tė ndriēimit (iluminizmit) . Mund tė thuhet se Skėnderbeu mbrojti kushtet qė evropianėt vetė tė fillojnė luftėn kundėr kėsaj kulture perėndimore, por ky interpretim nuk qėndron, sepse lufta evropiane kundėr kulturės evropiane mori vrull pikėrisht pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nga kjo rastisje nė kohė ndoshta nuk del as se Skėnderbeu ishte pengesė e vrullit tė humanizmit, rilindjes dhe iluminizmit evropian, por vetėm se Skėnderbeu nuk kishte rol tė rėndėsishėm as pėr mbrojtjen, as pėr ndryshimin e kulturės evropiane. Sidoqoftė, sipas vetė evropianėve, gjėja qė duhej mė sė paku tė bėhej nė atė ishte mbrojtja e kulturės sė atėhershme evropiane, perėndimore etj., etj. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[B]2-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i krishtėrimit perėndimor.[/B]
Ky argument thotė se luftėrat antiosmane tė Skėnderbeut kanė qenė njėkohėsisht luftra pėr ruajtjen e kristianizmit perėndimor kundėr islamizmit, se Skėnderbeu ishte projektuar tė vihej nė krye tė kryqėzatave, se ėshtė vlerėsuar [B]"Atleti i Krishtit", [/B]se kėshilltar kryesor kishte peshkopin Pal Engjėlli dhe se pėrfundimisht nė orientimin e vet politik ishte thellėsisht kristian perėndimor. [I][B]Ndaj kėtij argumenti janė paraqitur kundėrargumente tė prirjeve tė ndryshme qė tregojnė marrėdhėnie mė tė ndėrlikuara ndėrmjet Skėnderbeut dhe kristianizmit.[/B][/I] [B]Sė pari[/B],[B] historigrafia enveriste ėshtė pėrpjekur tė zvogėlojė motivin fetar kristian tė Skėnderbeut[/B] duke nxjerrė pavarėsinė e vendit si motiv tė parė tė luftėrave tė tij, duke treguar pabesitė e papės ndaj Skėnderbeut etj. [B]Sė dyti, cilin kristianizėm perėndimor mbronte Skėnderbeu ?[/B] Edhe nė qoftė se Skėnderbeu ishte mbrojtės i katolicizmit papnor, nuk del se ėshtė mbrojtės i kristianizmit perėndimor, sepse kristianizmi perėndimor ishte ndarė nė drejtime qė nuk pranonin katolicizmin papnor dhe autoritetin e papės sė Romės. Pak para periudhės sė luftėrave tė Skėnderbeut, konflikte kishin shpėrthyer madje edhe ndėrmjet vetė kandidatėve pėr selinė e papės, njė prej tė cilėve e zhvendosi atė nė Avinjon tė Francės, e nė tė njėjtėn kohė ekzistonin tre papė qė lėshonin mallkime kundėr njėri-tjetrit. Gjatė periudhės sė Skėnderbeut kishin filluar dhe jo shumė pas vdekjes sė tij morėn vrull lėvizjet reformiste nė Gjermani me Martin Luterin, nė Francė me Kalvinin etj., pėr shkėputjen e kishave nga katolicizmi papnor qė pėrfunduan nė luftėra tė pėrgjakshme si masakra kundėr hugenotėve nė natėn e Shėn Bartolemeut, inkuizicioni, luftėrat ndėrmjet Spanjės dhe Hollandės etj., etj. Njėri pas tjetrit kisha dhe popuj evropianė ishin shkėputur nga katolicizmi dhe autoriteti papnor duke krijuar kishėn anglikane, protestantėt, kalvinistėt, luterianėt, baptistėt etj., etj., kėshtu qė termi "mbrojtje e katolicizmit" nuk mbulon termin "mbrojtje e kristianizmit perėndimor", por vetėm tregon marrjen e anės sė njėrės palė kristiane nė luftėn kundėr palės tjetėr kristiane perėndimore. [B]Sė treti[/B], a ishte luftė pėr mbrojtjen e kristainizmit kundėr islamizmit pjesėmarrja e Skėnderbeut nė luftėn e njė princi kristian (psh princit tė Napolit) kundėr njė princi tjetėr po kristian nė gadishullin italik ? [B][I]Skėnderbeu del se ka zhvilluar luftėra edhe kundėr kristianėve dhe kjo mund tė interpetohet si luftė e Skėnderbeut kundėr kristianizmit (siē interpretohet si luftė pėr mbrojtjen e tij[/I][/B], meqenėse ėshtė nė anėn e njė udhėheqėsi kristian) jo vetėm kur ishte nė shėrbim tė sulltanit, por edhe kur ishte kundėrshtar i tij, ose mund tė interpretohet se nė politikėn e vetė Skėnderbeu nuk udhėhiqej nga motivi fetar, por i forcimit tė fuqisė sė vet ose se Skėnderbeu ishte njė palė kristiane nė luftėn kundėr islamizmit dhe kristianizmit tjetėr perėndimor etj., etj. Po ashtu, si mbrojtės i kristianizmit perėndimor, Skėnderbeu nuk del as kur bėn aleanca me princėr dhe mbretėr tė kristianizmit ortodoks lindor si ata serbė, bullgarė, grekė etj. [B]Sė katėrti[/B], [B][I]devotshmėria katolike e Skėnderbeut ėshtė e dyshimtė,[/I][/B] sepse vetė ai njė kohė tė gjatė kishte jetuar si mysliman, sepse familja e tij ishte e njohur nga njėra anė pėr ndėrrimet e shpeshta fetare dhe nga ana tjetėr, [B]pjesa mė e madhe e familjes sė tij ishte nėn ndikimin ortodoks tė nėnės qė shprehet nė ortodoksė-sllavė tė vėllezėrve dhe motrave si Reposhi, Konstantini, Vllajka, Jella etj., deri tek varrimi i vėllait tė tij me nderim tė madh nė manastirin e shenjtė e Hilanadarit nė Greqi.[/B] Siē u tha edhe nė prirjet politike tek Skėnderbeu konstatohen prirje drejt kristianizmit ortodoks lindor. [B] Sė pesti,[/B] [B][I]Skėnderbeu mund tė interpretohet si udhėheqėsi shqiptar qė pėruroi fillimin e luftėrave fetare ndėrmjet shqiptarėve.[/I][/B] [B][I]Kėshtu mund tė interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve tė tjera fetare nė Shqipėri pas kthimit nė Krujė, kur kėrkoi nga kolonistėt dhe tė konvertuarit nė myslimanė tė zgjedhin ndėrmjet kristianizmit e vdekjes dhe tė gjithė ata qė nuk pranuan tė braktisin islamin i masakroi.[/I][/B] Masakra masive si kėto nuk janė kryer gjatė gjithė periudhės sė sundimit osman dhe pėrgjithėsisht kjo sjellje e Skėnderbeut nuk u pasua nga udhėheqės tė tjerė ([B]ndoshta me pėrjashtim tė Pjetėr Bogdanit dhe ndonjė rasti tjetėr tė rrallė[/B]) e nuk u shndėrrua nė traditė tek shqiptarėt. Pėrkundrazi, traditė u bė toleranca fetare qė ėshtė njė pėrvojė dhe karakteristikė tipike shqiptare. Por nė qoftė se do tė ishte vazhduar qėndrimi i Skėnderbeut, atėherė atij do t'i takonte merita e themeluesit tė intolerancės dhe luftėrave fetare ndėrmjet shqiptarėve. Sidoqoftė nga tė gjitha kėto, sjellja e Skėnderbeut nuk mund tė pėrmblidhet nėn termin "mbrojtės I kristianizmit perėndimor", as nėn termin "mbrojtės i kristianizmit" , sepse nė veprimtarinė e tij ka edhe luftėra kundėr kristianėve, sidomos kundėrshtarėve tė Papės, edhe aleanca me ortodoksinė qė nuk ėshtė kristianizėm perėndimor etj. Sigurisht, nė krahasim me islamizmin, tė gjitha format e kristianizmit kanė diēka tė pėrbashkėt, por kjo e pėrbashkėt ėshtė e pamjaftueshme qė veprimtaria e Skėnderbeut tė pėrfshihet nėn termin "mbrojtės i kristianizmit" edhe kur lufton kundėr kristianėve. [B][I]vazhdon[/I][/B] me piken [B]3[/B]-Pavarėsisht nga rrjedhojat qė ka sjellė politika e Skėnderbeut dhe figura e tij duhet tė ruhet pėr shkak tė frymėzimit qė jep tek shqiptarėt pėr luftėn pėr liri dhe pėr pavarėsi. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Me sa kuptoj nuk do ishte levizje e mencur strategjike te hidheshe ne Itali kur Shqiperia ishte akoma e lire se latinet ne bashkepunim me shqiptaret mund ta perdornin si baze per sulme kunder turqve dhe do i detyronin te luftonin ne dy fronte. Kur u pushtua Shqiperia Fatihu u hodh ne Otranto, por pasi latinet e cliruan prap Otranton Fatihu vdiq dhe mesa di ky ishte i vetmi qe i kishte ven syrin te pushtonte Romen. Te tjeret pas tij u perqendruan ne gili vili ne haremin e tyre, ose me luftra ne Lindje, ndersa ata qe sulmuan prap Evropen per cfardo arsye zgjodhen rrugen nga Vjena, jo Italia.
Sa per mesjeten e Rilindjen, pushtimi otoman i Evropes nuk do sillte nje Rilindje aq madheshtore sociale, politike, shkencore, e teknologjike ashtu si e njohim sot. Shqiptaret qe jetuam per mbi 400 vjet nen Otomanet e dim mire ca prapambetje katastrofike na la. E megjithe ate pasuri qe vodhi lart e poshte prap nuk po i jep dot drejtim vetes Turqia e sotme. E fundimisht nuk e marr vesh kte ankesen se Skenderbeu paska vrare muslimane shqiptare qe refuzuan te hiqnin dore nga Islami? A nuk ishte feja islame akoma element i ri ne ballkan dhe ata qe e adoptonin shum here e benin kte qe te tregonin besnikeri ndaj Sulltanit, armikut te Skenderbeut? E si mund te kishte besim te kta njerez Skenderbeu? Hamzait nuk i tha ndrysho fene, vec kur e preu ne bese e luftoi. Kur po lufton kunder Sulltanit si mund te tolerosh ate qe lufton per Sulltanin? |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
King i dashur do ishte mire te me lejonit kete punim (per mua i asnjeanshem sa kritik aq edhe lavderues) ta perfundoj, por po te them ca fjale qe te mos kthehem me.
[quote]Sa per mesjeten e Rilindjen, pushtimi otoman i Evropes nuk do sillte nje Rilindje aq madheshtore sociale, politike, shkencore, e teknologjike ashtu si e njohim sot.[/quote] King e dini edhe ju qe P.Osmane ne ate kohe ka qene prijes ne keto fusha, e qka ti bejm qe me von ia ben vetit me disa tradhti dhe mbeten ku jane. [quote]Shqiptaret qe jetuam per mbi 400 vjet nen Otomanet e dim mire ca prapambetje katastrofike na la. [/quote] Paksa gabim je ketu , pasi ne ate kohe kishim Pashallare dhe funksionar te larte shqipetare , ndersa sot kemi hiq gje tjeter vetem se Prostitut-Shites nga mesi jone. [quote]E megjithe ate pasuri qe vodhi lart e poshte prap nuk po i jep dot drejtim vetes Turqia e sotme. [/quote] Turqia e sotme eshte fuqi e madhe , por qka te vodhi ty se , me bjer referenca . [quote] E fundimisht nuk e marr vesh kte ankesen se Skenderbeu paska vrare muslimane shqiptare qe refuzuan te hiqnin dore nga Islami? A nuk ishte feja islame akoma element i ri ne ballkan dhe ata qe e adoptonin shum here e benin kte qe te tregonin besnikeri ndaj Sulltanit, armikut te Skenderbeut? E si mund te kishte besim te kta njerez Skenderbeu? Hamzait nuk i tha ndrysho fene, vec kur e preu ne bese e luftoi. Kur po lufton kunder Sulltanit si mund te tolerosh ate qe lufton per Sulltanin? [/quote] Islami siq e dime me argumente historike dhe arkeologjike ka rrenjet ne keto troje para Pushtimit Turke edhe pse me pushtimin Osman ajo u rrite ne permasa te madha . Po normal qe shqipetaret mysliman kan dal kunder Tij pasi ky i fundit kishte ber lidhje me Serbet qe kishin pushtuar vilajetin e Kosoves , me shume lexo si Dukagjinasit u ngriten kunder tij apo me mire me thene ata ishin ne lufte me serbet por ne kete rast iu shtua edhe nje tradhtar qe kishte lidhur aleanc me ta dhe nuk e qante koken per kete vilajet. Ti duhet ti thuash faliminderit Perandoris Osmane e sidomos Kosovaret , qe ata me triumfin qe ben ne Kosova Polje ndaj sllavit , ben qe zeri yne te ndegjohej ne gjithe ballkanin e ne te egzistojme ne keto troje qe jane kosovearet sot ,se perndryshe do e kishe serbi edhe ketu sa i perket ndihmes se skenderbeut. ............................................................ vazhdojme me temen , Dhe duke pasur parasysh qe nje numer i madhe i "intelektuleve" shqipetar e paraqesin ate si Mbreojtes te Krishterimit , bijme sa per fillim thenjen e Fatbardh Doci-t ne ceremonin qe eshte mbajtur ndaj figures se Skenderbeut , ku nder tjerash thote: [COLOR=black][FONT=Times New Roman][SIZE=3] [SIZE=2]Strategu,gjeniu Ushtarak Gjergj Kastrioti theu te gjitha betejat kunder Osmanve dhe nuk i la te kalonin ne Europe u bembrojtsi heroi i fundit i mbrotjes Krishtrimit Europjanā,(V.Emerson) .Papa Kalisi III i shkruante nje leter Gjergj Kastriotit ne vitin 1457 si symbol i krishtrimit ku theksonteāNuk Ka njeri ne Bote,i cili te mos dij trimerit qe keni bere dhe te mos u lavdroj gjer ne qiell si[/SIZE] [COLOR=#333333] [SIZE=2]nje kryembrotjes i vertet dhe si kreyluftetar bujar te KRISHTERIMIT.[/SIZE][/COLOR][/SIZE][/FONT][/COLOR] [COLOR=black][FONT=Times New Roman][SIZE=2][COLOR=#333333][/COLOR][/SIZE][/FONT][/COLOR] [COLOR=black][FONT=Times New Roman][SIZE=2][COLOR=#333333]ja pikerisht deklaratat te tilla qe shkojne pro mendimit qe e marrin jo kritikuesit e skenderbeut ne piken 2.[/COLOR][/SIZE][/FONT][/COLOR] |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[B]3-Skėnderbeu ka vlerėn dhe meritėn se ėshtė krijues i miqėsisė sė
popullit shqiptar me popujt e tjerė tė Ballkanit,[/B] me sllavėt para sė gjithash me serbėt, malazezėt, bullgarėt dhe me grekėt, pėrmes kėrkesave pėr aleanca kundėr Perandorisė Osmane, pėrmes shembullit tė vet dhėnė kėtyre popujve pėr luftėn ēlirimtare, pėrmes frymėzimit dhe nxitjes sė besimit nė mundėsinė e thyerjes e tė fitores kundėr Perandorisė Osmane etj. Kjo miqėsi dhe admirim pėr Skėnderbeun shfaqet nė kėngėt popullore qė i kanė kushtuar popujt e Ballkanit dhe nė vlerėsimin qė i bėnin udhėheqėsit ballkanikė rolit tė Skėnderbeut nė planet e tyre politike. Kjo miqėsi e forcuar nga Skėnderbeu ėshtė vazhduar nė luftėrat e mėvonshme tė pėrbashkėta tė shqiptarėve dhe ka qenė bazė e bashkėpunimit tė shqiptarėve me serbėt dhe grekėt kundėr "armikut tė pėrbashkėt" deri nė ditėt tona. [B]Edhe ndaj kėtij argumenti janė bėrė vėrejtje tė rėndėsishme.[/B] [B]Sė pari,[/B] gatishmėria dhe pėrpjekjet e Skėnderbeut pėr tė bashkėpunuar me udhėheqėsit politikė sllavė, para sė gjithash serbė dhe udhėheqėsit politikė grekė, [B]nuk e kanė bėrė politikėn serbe e greke miqėsore ndaj shqiptarėve nė asnjė periudhė dhe pėr asnjė ngjarje.[/B] [B] Sė dyti,[/B] me bashkėpunimin e tij me serbėt dhe grekėt, Skėnderbeu ndikoi nė krijimin e njė tradite tė bashkėpunimit tė politikanėve tė mėvonshėm shqiptarė me politikanėt serbė dhe grekė kundėr "armikut tė pėrbashkėt" [B]qė pėrgjithėsisht pėrfundonin nė humbje tė shqiptarėve nė kuptimin e nėnshtrimit tė politikės shqiptare ndaj asaj serbe dhe greke qė mbetėn armiqėsore[/B]. [B] Sė treti,[/B] pėrpjekja pėr tė ndarė konceptim [B]"miqėsi mes popujsh"[/B] nga [B]"miqėsi mes politikanėsh"[/B] tė popujve tė ndryshėm nuk ka vlerė, sepse ajo qė quhet "miqėsi mes popujve" nė fakt ėshtė "miqėsi" ose bashkėpunim mes politikanėve. Pėr tė bėrė tė vlefshėm dallimin ndėrmjet termit "miqėsi mes popujsh" nga termi "miqėsi mes politikanėsh" , duhen treguar raste kur politikanėt shqiptarė ishin kundėr bashkėpunimit me politikanėt serbė dhe grekė ndėrsa populli kėrkonte bashkėpunim dhe bėnte presion mbi politikanėt pėr bashkėpunim. Mirėpo si rregull konstatohen vetėm raste tė kundėrta, kur politikanėt kanė qenė pėr bashkėpunim dhe popujt kundėr bashkėpunimit, kur pjesė tė popullit shqiptar kritikojnė politikanėt e vetė pse bashkėpunojmė me serbėt dhe grekėt dhe pjesė tė popujve serb dhe grek kritikojnė politikanėt e vetė pse bashkėpunojnė me shqiptarėt. Po ashtu, raste tė bashkėpunimit mes pjesėve tė popujve fqinjė konstatohen vetėm kur pėrfundonin miqėsitė mes politikanėve. Pėr kėtė nuk ka rėndėsi nėse popujt kanė qenė tė manipuluar nga politikanėt, sepse me manipulim nga politikanėt mund tė shpjegohen njėlloj edhe armiqėsitė, edhe miqėsitė mes popujve fqinjė (bashkėpunimi mund tė jetė nė fakt manipulimi i njė popullsie pėr interesa bashkėpunimi tė elitave politike) dhe sepse, manipulimi nuk e ndryshon faktin se popujt kishin miqėsi kur kishin miqėsi politikanėt dhe armiqėsi kur kishin miqėsi politikanėt. [B]Prandaj, ajo qė ėshtė quajtur "miqėsi mes popujve fqinjė" ėshtė miqėsi e politikanėve shqiptarė me politikanėt serbė dhe grekė dhe Skėnderbeu ėshtė i rėndėsishėm nė krijimin e traditės sė bashkėpunimit tė krerėve dhe politikanėve shqiptarė me serbėt dhe grekėt e jo i miqėsisė ndėrmjet popujve tė Ballkanit.[/B] [B] Sė katėrti,[/B] [B]"miqėsia me popujt e Ballkanit" ka qenė arsye e armiqėsimit nė radhėt e vetė shqiptarėve, sepse ata shqiptarė qė vuanin nga sundimi serb me tė cilėt bashkėpunonte Skėnderbeu e shikon me revoltė vetė kėtė udhėheqės dhe shqiptarėt qė e mbėshtesnin[/B]. [B] Prirja e Skėnderbeut pėr miqėsi dhe aleanca politike pėrveē me sundimtarin serb tė Bosnjes edhe me sundimtarin serb tė Kosovės, despotin Gj. Brankoviē ka qenė shkak i armiqėsisė sė popullsisė shqiptare qė vuante terror nėn sundimin e Brankoviēit ndaj Skėnderbeut.[/B] [B]Po ashtu, edhe princa dhe udhėheqės tė rėndėsishėm si Dukagjinasit u vunė kundėr Skėnderbeut pėr shkak tė miqėsisė sė tij me serbėt. Territoret e Dukagjinasve kufizoheshin me territoret shqiptare tė sunduara nga Brankoviēi dhe aleati politik I Skėnderbeut qė shfaroste shqiptarėt nė principatėn e vetė (Kosova) dhe nga kjo fqinjėsi, ndėrmjet Dukagjinasve dhe Brankoviēit kishte konflikte.[/B] Mbėshtetja e Dukagjinasve nga popullsia dhe kundėrshtimi i Skėnderbeut pėr arsye tė miqėsisė sė tij me Brakoviēin kanė bėrė qė nė traditėn popullore nė Krujė e sipėr tė jetojė [B]Lekė Dukagjini,[/B] ndėrsa Skėnderbeu ėshtė dėrguar vonė nėpėrmjet sistemit arsimor nė popullsi, kurse nė kujtesėn popullore dhe nė odėn tradicionale shqiptare ka qenė i harruar. [B]-Nė kėtė argument po tė pyetet se pse e "tradhėtuan" Dukagjinasit Skėnderbeun[/B],??? [B] -Pėrgjigja ėshtė se Skėnderbeu i kishte tradhėtuar mė parė duke lidhur miqėsi me armikun kryesor tė tyre, me serbėt dhe Gj. Brankoviēin. Sipas kėtij argumenti Dukagjinasit pėrfaqėsojnė politikėn e armiqėsisė me serbėt, Skėnderbeu tė bashkėpunimit me serbėt.[/B] vazhdojme me piken [B]4-Skėnderbeu ėshtė shėmbėlltyra e luftės sė njė populli pėr liri dhe pavarėsi.[/B] |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[quote=hasanmehmeti]
Po normal qe shqipetaret mysliman kan dal kunder Tij pasi ky i fundit kishte ber lidhje me Serbet qe kishin pushtuar vilajetin e Kosoves , me shume lexo si Dukagjinasit u ngriten kunder tij apo me mire me thene ata ishin ne lufte me serbet por ne kete rast iu shtua edhe nje tradhtar qe kishte lidhur aleanc me ta dhe nuk e qante koken per kete vilajet. Ti duhet ti thuash [COLOR=red]faliminderit [/COLOR]Perandoris Osmane [COLOR=red]e sidomos Kosovaret[/COLOR] , qe ata me triumfin qe ben ne Kosova Polje ndaj sllavit , ben qe zeri yne te ndegjohej ne gjithe ballkanin e ne te egzistojme ne keto troje qe jane kosovearet sot ,se perndryshe do e kishe serbi edhe ketu sa i perket ndihmes se skenderbeut. [/quote] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Hahaha, a dole mi bo nder emrit, a? :biggrin: :biggrin: [/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Nje kundermendim:[/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Perse mendon se P. Osmane u paska ardhur shqiptareve te Kosoves ne ndihme? Po mendoj ne kohen kur ajo arriti ne Ballkan, ne te gjithe ishim te krishtere (sic tregoj Kastrioti dhe TE GJITHE PRIJESIT E SHQIPTAREVE NE ATE KOHE, sepse luftuan P. Osmane). Pernga kriteriet apo qellimet e P. Islame (perhapjen e Islamit ne bote, apo krijimin e nje perandorie islame qe perfshinte tere boten), PRINDERIT E TU E TE MI ISHIN TE BARABARTE ME SERBET e jomuslimanet tjere. Atehere, perse te na vecojne neve turqit? Qe P. Osmane nuk na vecoj apo privilegjoj kurre ndaj popjve te Ballkanit, eshte fakti se askush me shume se ne nuk pati femije te asimiluar ne P. Osmane, femije te jomuslimaneve qe u morren si gjobe ("haraq ne gjak") e u sollen ne kampet mercenare ne Anadol e gjetiu, u islamizuan e turqizuan (derisa u bene Hasana), u sollen perseri ne Kosove e sot e ndiejne veten "shqiptare te forte e patriote", bile edhe Kastriotit i ndajne ligjerata ne atdhedashuri. (Vet pi lyp, pasha Qitapin fun e kry :frown:) [/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Edhe nje gje: Paske pohuar diku ne repliken tende ndaj King Gentius se ne shqiptaret paskem patur pashallare e funksionare ne P. Osmane. Nuk po te them asgje, por vetem interesohu te dijesh se cilet popuj joturqe (pra popuj te Ballkanit) paten para shqiptareve Pashallare e funksionare ne P. Osmane. Do te gjesh se ishin greket, me vone bullgaret,pastaj erdhen shqipet tua. Keshtu qe kush e shiti bothen, e mori vendin e pashallarit ne P.Osmane, jo qe u privilegjuan shqiptaret, o i mjere..[/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Simbas informacioneve te mia, ne betejen e Kosoves pati shqiptare e serbe, boshnjake e bullgare e tjere, e tjere, e tjere, qe luftuan se bashku kunder turqeve. Tek ky perfundim vjen edhe Leo Freundlich, veprat e te cilit kam pare te citosh ne tema tjera ne forum. Por edhe bashkepunimi i Kastriotit me Huniyadin (hungarez qe mbrojti Beogradin dhe tere Serbine praj pushtimit osman, i cli pati eshe ushtare serb ne ushtrine e tij), e justifikon kete "teorine" time qe Beteja e Kosoves nuk ka qene asgje serbe por me teper (mbare)ballkanase. [/SIZE][/FONT] |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[quote=arton bala]
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Hahaha, a dole mi bo nder emrit, a? :biggrin: :biggrin: [/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Nje kundermendim:[/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Perse mendon se P. Osmane u paska ardhur shqiptareve te Kosoves ne ndihme? Po mendoj ne kohen kur ajo arriti ne Ballkan, ne te gjithe ishim te krishtere (sic tregoj Kastrioti dhe TE GJITHE PRIJESIT E SHQIPTAREVE NE ATE KOHE, sepse luftuan P. Osmane). [COLOR=red]Pernga kriteriet apo qellimet e P. Islame[/COLOR] (perhapjen e Islamit ne bote, apo krijimin e nje perandorie islame qe perfshinte tere boten), PRINDERIT E TU E TE MI ISHIN TE BARABARTE ME SERBET e jomuslimanet tjere. Atehere, perse te na vecojne neve turqit? Qe P. Osmane nuk na vecoj apo privilegjoj kurre ndaj popjve te Ballkanit, eshte fakti se askush me shume se ne nuk pati femije te asimiluar ne P. Osmane, femije te jomuslimaneve qe u morren si gjobe ("haraq ne gjak") e u sollen ne kampet mercenare ne Anadol e gjetiu, u islamizuan e turqizuan (derisa u bene Hasana), u sollen perseri ne Kosove e sot e ndiejne veten "shqiptare te forte e patriote", bile edhe Kastriotit i ndajne ligjerata ne atdhedashuri. (Vet pi lyp, pasha Qitapin fun e kry :frown:) [/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Edhe nje gje: Paske pohuar diku ne repliken tende ndaj King Gentius se ne shqiptaret paskem patur pashallare e funksionare ne P. Osmane. Nuk po te them asgje, por vetem interesohu te dijesh se cilet popuj joturqe (pra popuj te Ballkanit) paten para shqiptareve Pashallare e funksionare ne P. Osmane. Do te gjesh se ishin greket, me vone bullgaret,pastaj erdhen shqipet tua. Keshtu qe kush e shiti bothen, e mori vendin e pashallarit ne P.Osmane, jo qe u privilegjuan shqiptaret, o i mjere..[/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Simbas informacioneve te mia, ne betejen e Kosoves pati shqiptare e serbe, boshnjake e bullgare e tjere, e tjere, e tjere, qe luftuan se bashku kunder turqeve. Tek ky perfundim vjen edhe Leo Freundlich, veprat e te cilit kam pare te citosh ne tema tjera ne forum. Por edhe bashkepunimi i Kastriotit me Huniyadin (hungarez qe mbrojti Beogradin dhe tere Serbine praj pushtimit osman, i cli pati eshe ushtare serb ne ushtrine e tij), e justifikon kete "teorine" time qe Beteja e Kosoves nuk ka qene asgje serbe por me teper (mbare)ballkanase. [/SIZE][/FONT][/quote] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Excusa, nje korigjim: [/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]lexo "Pernga kriteriet e P. Osmane", pra jo "P.Islame".[/SIZE][/FONT] |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
njifsh e mos pafsh thojshin ktyne here pas lufte po dihet se kosova po bahet shtet , po ne tė gjithve na interson se qfar shteti do tė jet disa pretendojna nji shtet demokratik dhe ngritjen e vlerave kombtare gjat shekujve qe i kemi lan pas
por tani disa po e shohin se ka ardh momenti i fundit qe kosoven me e kthye andej ku shqiptart nuk e deshirojn , ata e kan nji detyr bukur tė mundimshme se ata duhet te kthehen 5 ose 6 shekuj mbrapa per me demantue historin e kombit tė vet qe fatkeqsisht po i thojn veti jena shqiptar ata nuk skuqen kur e fyjn SKENDERBEUN ata e fyjn gjdo gjė qe ėsht kombtare ata e duan turkun po pasi do kalojn disa vite edhe shkavin do ta nderojn si turkun |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
"""" Paksa gabim je ketu , pasi ne ate kohe kishim Pashallare dhe funksionar te larte shqipetare , ndersa sot kemi hiq gje tjeter vetem se Prostitut-Shites nga mesi jone.""""
Cfare arritje kishim bere ne si popull le te themi deri ne vitin 1911? A nuk ishte gjendja e popullit e mjerueshme? """"Turqia e sotme eshte fuqi e madhe , por qka te vodhi ty se , me bjer referenca ."""" Mbi 400 vjet liri. """"Islami siq e dime me argumente historike dhe arkeologjike ka rrenjet ne keto troje para Pushtimit Turke"""" Po sa, 200-300 cope? """" edhe pse me pushtimin Osman ajo u rrite ne permasa te madha ."""" Pas vitit 1650. """"Po normal qe shqipetaret mysliman kan dal kunder Tij pasi ky i fundit kishte ber lidhje me Serbet qe kishin pushtuar vilajetin e Kosoves """" Nga doli qe muslimanet e Krujes kan dal mbrojtes te Kosovarve dhe jo thjesht besnike te Sulltanit? """"me shume lexo si Dukagjinasit u ngriten kunder tij apo me mire me thene ata ishin ne lufte me serbet por ne kete rast iu shtua edhe nje tradhtar qe kishte lidhur aleanc me ta dhe nuk e qante koken per kete vilajet."""" Dukagjinasit kan pas hasmeri me Skenderbeun per arsye te ndryshme, nuk di qe Kosova te ket qen e vetjma arsye. Megjithate jam dakort qe Skenderbeu duhet ti kishte kushtuar me teper vemendje shqiptarve te Kosoves. """" Ti duhet ti thuash faliminderit Perandoris Osmane e sidomos Kosovaret , qe ata me triumfin qe ben ne Kosova Polje ndaj sllavit , ben qe zeri yne te ndegjohej ne gjithe ballkanin e ne te egzistojme ne keto troje qe jane kosovearet sot ,se perndryshe do e kishe serbi edhe ketu sa i perket ndihmes se skenderbeut."""" Osmanet nuk erdhen nga Mongolia se u ka ardh keq per Kosovaret, po ardhen te plackisin, dhe beteja e mesiperme ishte ne kuader te keti qellimi. Kosovaret ngadale ngadale perfituan nga rasti. Falenderimi kryesor i takon kosovareve, po ju supozoni se fuqia e serbeve do ishte vazhdimisht ne rritje dhe e shqiptarve vazhdimisht ne ulje. Une nuk besoj se kemi ndonje menyre te konkludojme se cka do u ndodhte shqiptarve te Kosoves e me gjere ne shekullin 15 e me tej. Sic keni then vet, rrjedha e historise nuk mund te shihet me parimin "po te kishte halla mustaqe do ishte xhaxha". Vetem pastaj duke aplikuar standartin tuaj te falenderimeve, sigurisht i takon faleminderim osmaneve qe shtyne shum serbe ne veri te Kosoves, dhe falenderim serbeve te cilet vendosen te mbledhin plackat e te kthehen nga kishin ardh, lol. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Ne dy postimet e mia te meparshme ka disa editime qe te shprehja me qart mendimin tim.
Sa per miqesine mes popujve qe Skenderbeu thuhet te jet munduar te krijoje, disa qarqe serbe ose greke sot admirojne punen e Skenderbeut vec ne kontekstin qe ai eshte serb a grek ne menyre qe ti heqin kombit shqiptar nje pjese te rendesishme te historise dhe tij e te na nxjerrin komb pa histori etj etj etj. Serbet e sidomos greket e kohes se Skenderbeut nuk kishin ndonje admirim special per te per shkak te lidhjeve te tij me Papen dhe Katolicizmin, ose po te doni me qendrimin e tij Ortodoks Uniat. Skenderbeu vet kryesisht eshte perqendruar me aleance politike me latine dhe jo me greket/serbet. Greket urrenin me shum Papen se Sulltanin. Ata refuzuan te njohin Papen si kryetar te kishes se tyre si shkembim per ndihme kunder Osmaneve dhe kjo ishte nje nga arsyet Konstandinopoja ra ne duar te Osmaneve. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[B]4. Skėnderbeu ėshtė shėmbėlltyra e luftės sė njė populli pėr liri
dhe pavarėsi.[/B] Me luftėrat e tij pėr gati njė ēerek shekulli, Skėnderbeu ėshtė shembulli i virtytit dhe kryerjes sė detyrės ndaj atdheut, i luftės pėr ēlirim nga pushtuesit mė tė egėr tė vendit. Ai po ashtu ėshtė shembulli I trimėrisė dhe strategut ushtarak, meqenėse u ndesh me njė fuqi shumė mė tė madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. [B]Edhe ndaj kėtij argumenti janė paraqitur vėrejtje tė ndryshme dhe interpretime alternative.[/B] [B]Sė pari,[/B] a ėshtė Skėnderbeu shėmbėlltyrė e luftėtarit pėr liri apo siē ėshtė e zakonshme nė politikėn e shqiptarėve edhe ai ėshtė bashkėpunėtor me njė pushtues dhe sundimtar kundėr njė pushtuesi dhe sundimtari tjetėr ? Skėnderbeu ka qenė bashkėpunues politikisht me serbėt, veēanėrisht sundimtarin e Kosovės Brankoviē. Prandaj pėrgjigja nė kėtė pyetje ėshtė e lidhur me pėrgjigjen nė njė pyetje tjetėr: [B]a ėshtė Kosova toka shqiptare, do tė thotė atdhe, pjesė e atdheut ?[/B] [B]Nė qoftė se po dhe ndodhej nėn sundimin serb, atėherė del se bashkėpunimi me serbėt ėshtė bashkėpunim me pushtuesit e atdheut.[/B] Nė qoftė se Kosova nga udhėheqėsit shqiptarė nuk konsiderohet tokė shqiptare, pjesė e atdheut, atėherė bashkėpunimi me serbėt nuk ėshtė bashkėpunim me pushtuesit e atdheut, por vetė politikani shqiptar sillet dhe mendon njėlloj si politikani serb, domethėnė jo si bashkėpunėtor i serbėve, [B]por si vetė sebėt[/B]. Sepse konsiderimi i Kosovės tokė joshqiptare ėshtė karakteristikė themelore e mendimit tė ēdo politikani serb. Nė tė dy rastet, bashkėpunimi i Skėnderbeut me serbėt tregon rreshtimin e tij nė anėn e pushtuesve, pėrkatėsisht tė armiqve tė shqiptarėve. Argumente tė ndryshme janė zhvilluar pėr tė treguar se serbėt gjatė pushtimit osman kanė qenė edhe vetė tė pushtuar dhe prandaj nuk ka kuptim tė quhen pushtues (psh historiografia enveriste), por argumente janė zhvilluar pėr tė treguar se edhe osmanėt pas disa shekujve tė qėndrimit nė Ballkan, nuk ishin mė pushtues, por vetėm popull sundues (psh Castellan). Sidoqoftė, mė tepėr se ēėshtje pėrkufizimi teorik, cilėsimi i serbėve dhe osmanėve si pushtues ėshtė i lidhur me pėrjetimin e tyre nga popullsitė e sunduara. Dhe, edhe pas shekujsh sundimi si serbėt, si osmanėt, pėrjetoheshin si pushtues dhe sundimtarė. Nga bashkėpunimi me serbėt Skėnderbeu nuk del shembull i luftėtarit pėr liri dhe pavarėsi, por I bashkėpunimit me njėrin nga pushtuesit (serbėt) nė luftė kundėr pushtuesit tjetėr (osmanėve). [B] Sė dyti,[/B] cili ka qenė pushtuesi ose po tė pėrdoret termi i Castellan, sundimtari mė i rrezikshėm pėr shqiptarėt: sundimtari serb apo osman ? [B]Dėshmitė tregojnė bindshėm se jo vetėm para, por edhe pas pushtimit osman pėr shqiptarėt rreziu kryesor, sundimtari dhe pushtuesi mė i rrezikshėm mbeten sllavėt dhe grekėt.[/B] Prandaj tė gjithė politikanėt shqiptarė zgjodhėn ndėrmjet rrezikut mė tė madh dhe rrezikut mė tė vogėl dhe jo ndėrmjet lirisė dhe robėrisė, zgjodhėn bashkėpunimin me armikun dhe pushtuesin mė pak tė rrezikshėm osman, ose me armikun dhe pushtuesin mė tė rrezikshėm sllav e grek. [B]Bashkėpunimi i Skėnderbeut me serbėt dhe grekėt tregon se ai ka qenė bashkėpunėtor me armiqtė dhe pushtuesit mė tė rrezikshėm sllavė dhe grekė.[/B] Bashkėpunimi i Skėnderbeut me serbėt dhe grekėt tregon se ai ka qenė bashkėpunėtor me armiqtė dhe pushtuesit mė tė rrezikshėm e jo luftėtar i lirisė. [B]Sė treti[/B], [B]a ka qenė Skėnderbeu shėmbėlltyrė e luftėtarit tė lirisė apo tė vasalit ?[/B] [B]Skėnderbeu nuk kishte pranuar vasalitet ndaj sulltanit, por kishte pranuar vasalitet ndaj Venedikut.[/B] [B]Nga kjo del se Skėnderbeu nuk ka qenė shėmbėlltyrė e luftėtarit tė lirisė, por vasal, sepse fakti qė nuk ėshtė vasal i sulltanit, por i Venedikut nuk e ndryshon faktin se ka qenė vasal.[/B] Kjo pėrsėri ėshtė vetėm ēėshtje e zgjedhjes: [B]vasal i kujt ?[/B] Kėtu shtohet edhe se Venediku po ashtu mbante nėn sundim territore dhe portet mė tė rėndėsishme shqiptare dhe Skėnderbeu ishte vasal i njė sundimtari e pushtuesi. [B]Sė katėrti,[/B] Skėnderbeu vėrtetė ėshtė shėmbėlltyra e strategut ushtarak, por raporti ndėrmjet luftės dhe politikės tek ai ėshtė I pėrmbysur, sepse lufta shikohet si kryesore dhe politika dytėsore, ndėrsa politika do tė duhej tė ishte mbi luftėn. [B]Sė pesti,[/B] nė luftėrat e tij Skėnderbeu ka qenė i manipuluar nga agjentura joshqiptare, para sė gjithash papati, Venediku, hungarezėt etj., etj., tė cilėt e kanė pėrdorur Skėnderbeun pėr tė dobėsuar rrezikun osman ndaj tyre duke zhvilluar luftėrat nė territor shqiptar. Duke e konceptuar si politikan injorant, kėto fuqi kanė arritur ta fusin Skėnderbeun nė luftė kundėr superfuqisė mė tė madhe tė kohės (si t'u shpallė sot Shqipėria luftė SHBA-ve), luftėrat janė zhvilluar nė territor shqiptar, pėr rreth njė ēerek shekulli shqiptarėt as kanė mbjellė, as kanė korrur, as kanė zhvilluar tregtinė, zejet etj., ėshtė shkatėrruar njė pjesė e madhe e popullsisė, e pasurive si: ullinjtė, vreshtat etj., etj. Nga tė gjitha kėto, nga kjo politikė e Skėnderbeut mund tė kenė pėrfituar popujt e ndryshėm, por kanė humbur shqiptarėt. Megjithė premtimin pėr tė mos bėrė digresione (degėzime) tė argumentimit, kėtu bėhet i nevojshėm njė i tillė. Fjala ėshtė pėr argumentin se ndėrmjet prirjes sė Skėnderbeut drejt katolicizmit dhe prirjes sė tij drejt sllavizmit dhe ortodoksisė ka njė kontradiksion tė papajtueshėm, sė paku nė kontekstin e marrėdhėnieve ndėrmjet katolicizmit shqiptar dhe sllavėve ortodoksė, nė radhė tė parė serbėve. Nė traditėn katolike shqiptare ka pasur njė rrymė tė fortė tė konfliktit me ortodoksizmin serb qė kur u ndanė kishat nė romake dhe bizantine. Nė kohėn e Skėnderbeut ende ishin tė pathara damkat e hekurit tė skuqur tė pėrdorur nga serbėt e Stefan Dushanit e pasardhėsit tė tij, masakrat, shpronėsimet, ndarjet e burrit nga gruaja, e fėmijėve nga prindėrit si presion pėr konvertimin e shqiptarėve katolikė nė ortodoksė. Pėrdorimi i shkallės kaq tė lartė tė dhunės pėr konvertim, ėshtė tregues edhe i shkallės sė lartė tė kundėrshtimit tė shqiptarėve katolikė pėr t'u kthyer nė ortodoksė qė e bėnte tė nevojshme pėrdorimin e mjeteve ekstreme mesjetare tė dhunės. Prirja e Skėnderbeut pėr aleanca me nipin e Car Lazarit, Brankoviēin, ishte krejt nė kundėrshtim me kėtė qėndresė popullore dhe me rrymėn e klerit katolik shqiptar qė pėrpiqej tė ruante lidhjet me papatin dhe katolicizmin nga ortodoksizmi sllav. Qėndresa e klerit katolik shqiptar jo vetėm me bazė fetare, por edhe mbi bazė etnike ndaj sllavizimit tė kishės shqiptare vėrtetohet pėrgjatė gjithė shekujve. Ata, qė nė atė kohė janė ngritur kundėr mbushjes sė kishave shqiptare me klerikė tė besimit katoloik, por etnikisht sllavė (psh raguzianė) siē dėshmohet nė dokumentat e kohės dhe kjo ndeshje e klerit katolik me klerin sllav, qoftė edhe katolik, gjendet gjatė gjithė historisė sė katolicizmit shqiptar deri sot. Armiqėsia e lashtė e ortodoksizmit sllav ndaj katolicizmit shqiptar u vėrtetua si edhe mė e dhunshme nė vitet 1913-1914 nė masakrat e kryera nga qeveria malazeze ndaj popullsisė myslimane e katolike shqiptare pėr konvertimin e tyre nė ortodoks. Prandaj Skėnderbeu me prirjen e tij drejt sllavizmit dhe ortodoksisė ėshtė nė kundėrshtim me qėndresėn popullore dhe tė klerit katolik shqiptar kundėr ortodoksizmit sllav, sepse nuk mund tė ishte njėkohėsisht edhe mik i sllavėve, edhe mbrojtės i katolicizmit shqiptar. vazhdojme me piken 5. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Ne postimin e fundit gjej plot shtremberime dhe ekzagjerime. Na del se Skenderbeu ka pas kryesisht prirje per aleance me sllavet/greket/ortodoksine dhe jo me latinet/katolicizmin, gje qe nuk qendron as historikisht as llogjikisht. Sic e dim shum mire Skenderbeu i varte shpresat nga Perendimi nga ku vinte dhe ndihma kryesore (p.sh. traktati i Getes ne 1451). Pastaj ca kuptim ka te kembengulesh ne aleance me princat e dobet serbe/greke qe ishin dorezuar dhe kishin pranuar vasalitetin ndaj sulltanit ne krahasim me Perendimin te cilin Sulltani nuk e kishte ne dore dhe ishte me i fuqishem se vasalet serbe/greke. Pastaj nje aleance e ketille mund ti kushtonte edhe humbjen e mbeshtetjes nga Perendimi per arsye fetare.
Me sa di marredhenja midis Skenderbeut e Brankovicit ka qen zakonisht neutrale/paqesore dhe disa here armiqesore, si psh sulmet e Skenderbeut kunder Brankovicit ne 1444 e 1448 kur Brankovici pengonte veprimet anti-turke te Skenderbeut. Nuk di qe Skenderbeu te ket ndihmuar ndonjeher Brankovicin kunder Dukagjinit. Pastaj se kush ka qen armiku me i rrezikshem eshte nje term relativ dhe nuk eshte e vertet qe turku ka qen gjithmon rreziku me i vogel, dhe se e vetmja alternative ishte aleanca me serbet/greket. Skenderbeu kishte alternativen e trete, aleance me latinet qe vertet ishte rreziku me i vogel ne krahasim me turqit/greket/serbet. Sa per manipulimin e Skenderbeut nga latinet, kjo eshte e vertet, ata me shum na prishin pune se sa na ndihmuan. Ata paten humbje po jo aq sa ne. Sa per hungarezet nuk mund te them te njejten gje se dhe ata luftuan shum ashper dhe pesuan humbje me te medha se ne. Ndersa ne lidhje me serbet greket nuk shikoj ndonje perfitim se ata ishin te pushtuar ne kohen e Skenderbeut dhe nuk mund ta perdornin luften e shqiptarve ne avantazhin e vet. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Sipa F.Docit, Skėnderbeu tek po largohej i zhgėnjyer dhe i helmuar nga Qyteti i Shenjtė i Romės, nė fund tė marsit 1467, mallkoj klerin me kėto fjalė:
[B][I]“Jo vetėm qė duhet tė lidhim paqė, por duhet t’ja hapim turkut edhe rrugėn drejt Romės, qė t’i shtrojė siē duhet kėto priftėrinj...”[/I][/B] [U][Oliver Jens Schmit: “Arbėria Venedike” shqipėruar nga Aben Puto, Tiranė 2007, f. 365] [/U] |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[IMG]http://www.malesiaforum.com/images/icons/icon1.gif[/IMG] [B]Fisnikėria e trimėria e Skėnderbeut[/B]
[FONT=Arial Black][SIZE=3][COLOR=darkred]Fisnikėria e trimėria e Skėnderbeut [/COLOR][/SIZE][/FONT] [FONT=Arial Black][COLOR=navy]Pėrgatiti Agim Bacelli [/COLOR][/FONT] Kėto dy letra janė tė vitit 1461, njėra e Skėnderbeut dhe tjetra e Joanes Antonius, gjatė njė replike para betejės nė Itali. Pėr vėrtetėsinė e tyre, unė nuk kam asnjė tė dhėnė, megjithėse kam kėrkuar nėpėr shėnimet e mija tė nxjerra para 25 vjetėsh nga revistat "Shkenca dhe Jeta" nga ku mblodha edhe kėtė material tė mė poshtėm. Autori (nuk ja kam emrin) thotė se letrat janė marrė nga Vatikani ku ato gjenden nė latinisht nė formėn jo origjinale. Nėse dikush tjetėr ka ndonjė burim mė tė saktė, le ta plotėsojė kėtė shkrim. [B][IMG]http://i268.photobucket.com/albums/jj8/vajzgrudet_2008/Skenderbeu.jpg[/IMG][/B] Lufta e Skėnderbeut nė Itali Dihet historikisht qė Skėnderbeu ka pasur miqėsi me Alfonsin, mbretin e Napolit. Pas vdekjes sė mbretit Alfons, i biri, Ferdinandi, u ndodh ngushtė. Duka Xhiovani nga dera Anzhu e shtėpisė mbretėrore tė Burbonėve, i ndihmuar edhe nga konti italian Piēinino, kėrkonte tė pushtonte vendet qė qeveriseshin prej Ferdinandit. Me 7 korrik 1460 mbreti i ri u thye keqas nė betejėn e Sarnos dhe mbas 20 ditėsh edhe nė krahinėn e Pulias. Nė kėto rrethana tė vėshtira Ferdinandi, me anėn e tė dėrguarit tė tij Marko Karvaēino, i kėrkoi Skėnderbeut ndihmė ushtarake. Skėnderbeu dėrgoi nė fillim nė Itali Gjon Stres Ballshėn me 500 ushtarė si pararojė. Mė vonė edhe vetė Gjergj Kastrioti shkoi me 5000 ushtarė, nė fillim tė vjeshtės se vitit 1461. Ai u hodh nė Itali sė bashku me Moisinė, Vlad Goricėn dhe Zahari Gropėn, tre nga gjeneralėt e tij mė tė fuqishėm. Nė Itali prijėsi shqiptar arriti nė kohėn mė kritike kur Ferdinandi ishte i rrethuar keqas nė Bari prej ushtrive franko-italiane. Ardhja e ushtrisė shqiptare nėn komandėn e njė luftėtari tė madh dhe tė mirėnjohur nė mbarė Evropėn, e tmerroi ushtrinė rrethuese aq shumė sa konti Piēinino e ngriti me tė shpejtė rrethimin dhe u tėrhoq rreth 50 km mė tutje. Ferdinandi i gėzuar i hapi dyert e kėshtjellės dhe e priti krahėhapur Skėnderbeun me trimat e tij. Nė pėrgjigje tė falėnderimeve tė pambaruara tė mbretit tė ri Ferdinand, Skėnderbeu i tha atij me modesti: "Paguaj njė pjesė tė vogėl tė borxhit qė i kam babit tuaj, Alfonsit..." Ndėrkaq armiqtė e mbretit nga sulmues u kthyen nė mbrojtės pasi Skėnderbeu nuk mund tė largohej pa i shpartalluar ata. Ai i ndoqi dhe i kapi nė Ursar mė 18 Gusht 1462. ushtria italo-franceze u dėrmua krejt prej shqiptarėve. Ata lanė nė fushėn e luftės mbi 4000 tė vrarė, 100 robėr dhe 25 flamurė nė duart e fitimtarėve. Skėnderbeu sė bashku me tė birin e mikut tė tij, hynė triumfalisht nė Napoli. Mbi qėndrimin burrėror tė shqiptarėve nė tokėn italiane na hedhin dritė dy dokumente tė asaj kohe, tė cilat janė dy kopje letrash tė shkruara nė latinisht. E para i dėrgohet Skėnderbeut nga princi i Tarantos Joanes Antonius dhe e dyta ėshtė letra plot sarkazėm e Skėnder-beut. Letra e Joanes Antonius dėrguar Skėnderbeut Gjergjit shqiptar, shėndet! Do tė ishte punė mė e hijshme pėr ty si luftėtar i dėgjuar ti ndiqje deri nė fund turqit, pėr hir tė dashurisė pėr fenė e krishterė nėse ke, dhe jo kėshtu si vepron ti tashti, qė lė vendin tėnd dhe hidhesh nė Itali pėr tė luftuar me ne tė krishterėt qė jemi vėllezėrit e tu vetėm nė fe (nėse jemi pasi ti e ndėrron fenė sa herė tė pėlqejė!!). Ti e quan veten luftėtar tė pa thyeshėm e kokė derr e na je hedhur neve sipėr qė me plotė tė drejtė quhemi nga populli si tė krishterė tė vėrtetė. Kur erdhe kėtu, mos ke kujtuar se do tė luftoje me turqit jevgė qė dinė tė kruhen me jevga? Ne jemi tjetėr fis. Jemi njerėz me tradita tė pasura fisnike e jo si ju shqiptarėt apo turqit. Thonė se je i tmerrshėm kur tė shohin, por kėtu tek ne, asnjė nuk do tė trembet nga fytyra jote e pėrbindshme. Ne italianėt e njohim mirė kombin tuaj. Ne i mbajmė pėr bagėti shqiptarėt dhe na vjen turp tė ndeshemi me ju nėpėr beteja kafshėsh! Mbase nuk munde dot tė shpėtosh shtėpinė tėnde nga turqit, mendove tė pushtosh shtėpinė e huaj. U gėnjeve, kėtu nė vend tė shtėpisė do tė gjesh varrin tėnd, o Gjergj! Joanes Antonius Pėrgjigja e Skėnderbeut Gjergji, zotėrues i Shqipėrisė Joanes Antonius, princit tė Tarantos. "Me qenė se pata njė armė-pushim me armiqtė e mi turq, nuk desha t'ia kursej ndihmėn time mikut tim Ferdinando, sepse Alfonsi, i ati i tij, mė ka ndihmuar nė luftė kundėr turkut. Do tė isha mosmirėnjohės po tė mos ja shpėrbleja tė birit. Ti kėrkon tė pushtosh tokat e birit tė mikut tim duke e prerė nė besė e tradhtuar pasi ju kishit njė aleancė me atin e tij dhe pėr kėtė do tė marrėsh nga unė shpėrblimin qė meriton. Do tė shohėsh vetė sesa fisnik je dhe se ēdo tė thotė prerje nė besė, po ku kupton ti nga kėto qė po them unė! Kjo ėshtė e vetmja arsye qė mė shtyn mua tė vij nė Itali dhe tė matem me ty. Shumė shpejt ne do tė pėrleshemi bashkė dhe pėr mua kjo do tė jetė si njė zbavitje nė krahasim me betejat qė kam bėrė me turqit jevgė, siē i quan ti. Sa pėr punė fisnikėrie qė ti mė pėrmend, unė dua tė kujtoj se sot fisnik tė bėn vetėm njė luftė e drejtė dhe e ndershme. Ai bujk qė dije kapte parmendėn, sot pas njė lufte tė drejtė mund tė kapė fronin dhe di ta mbajė, por mos harro se nuk ka mė keq kur fisnikun e dėrgojnė tek parmenda dhe ai nuk di ta mbajė! Mos harro kėtė qė po tė them, nuk ka fisnikėri mė tė madhe se trimėria dhe nesėr do t'ia shohim fisnikėrinė njėri tjetrit. Ti pėrbuz kombin tim duke i quajtur bagėti shqiptarėt, flet plot sharje se ashtu tė ėshtė mėsuar goja. Ju nuk e njihni kombin tim dhe as origjinėn tonė. Tė parėt tanė kanė qenė epirotėt me nė krye Pirron. Nga sulmet e kėtij burri mezi shpėtuan romakėt tėnd. Por, o fisniku im trim, pėrderisa (sipas jush) shqiptarėt janė bagėti, pėrse juve ju dridhen kėmbėt dhe zhdukeni si lepuj kur ndodheni pėrpara tyre?! Kėto ditėt e fundit e treguan fare qartė se kush ishin bagėtitė dhe ditėt qė vijnė do ta tregojnė akoma mė shumė sidomos kur ne tė dy tė jemi ballė pėr ballė. Deri mė sot qė jam duke luftuar me ushtarėt e tu, s'kam parė asnjė trim tėndin qė tė guxojė tė mė vėshtrojė drejt e nė sy, siē bėj unė me ata! Unė dhe luftėtarėt e mi shikojmė pėr ditė vetėm shpinat e ushtarėve tė tu trima! Fytyra dhe gjokse tė ushtarėve tė tu ne kemi parė vetėm nė ato raste kur u kemi prerė kokat ose u kemi hedhur hekurat nė duar! Unė nuk e kam zili shtėpinė tėnde dhe tė askujt mbase mė mjafton shtėpia ime, por, nėse do tė ngelesh gjallė, unė kėrkoj prej teje qė tė mos i prekėsh kurrė tokat e mikut tim Ferdinando! Mbetsh me shėndet! Skėnderbeu. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[quote=arton bala] e qe Beteja e Kosoves nuk ka qene asgje serbe por me teper (mbare)ballkanase. [/quote] Porta e Larte nuk i erdhi ne ndihme shqipetareve por duke debuar sllavet largoi zgjedhen e eger shqiptarozhukese serbe dhe krijoi premisat e integrimit te elementit shqipetare ne radhet e Perandorise pushtuese,premise kjo e zbehte per popullin serb,sic n adeshmon historia.Eshte fakt qe viset shqipetare te Kosoves njohen nje zhvidhim ekonomik te papare qe u ndal me luftrat Bogdanjane qe e shnderruan Shiperine ne shesh betejsah dhe persekutimesh te shqipetareve. Nuk duhet te nenkuptohet nderhyrja Osmane si ndihme ashtu sic nuk eshte ajo e USA,sot,por vetem nje situate gjeopolitike nga e cila shqipetaret perfituan dhe po perfitojne.Nese atehere doli mbi ujera toka shqipetare sot Kosova po i drejtohet pamvaresise,e kjo nese konsiderohet si humanizem i superfuqive do te ishte shume qesharake...per vete shembujt historik qe na rrethojne. Kriteret e Perandorise Osmane nuk evidentonin thellesisht kriteret etnike por nuk i zhduknin ato sic benin serbet ndaj shqipetareve.Bashkimi Europian sot ka disa kritere te perbashketa qe bashkojne armiq te hershem qe jane masakruar njeri me tjetrin por nuk zhdukin elementin etnik.Nga ana tjeter bashkimi fuqizon...edhe pse ne kohen e Perandorise Osmane nuk mund te flasim per Bashkime te ketilla por ama kriteri perbashkues,kur nuk ka qellime asimilimi, nuk sjell deme ashtu sic nuk po i sjell sot Europes ne te cilen do te hyje Shqiperia pas Maqedonise dhe pse jo edhe Serbia!! Qe prinderit e mi dhe te serbeve te ishin te barabarte duhej kriteri fetare qe serbet nuk e permbushen kurre.Por edhe sikur te ndodhte,elementi etno-kulturore eshte identitet me vehte dhe i pakapercyeshem kollaj.Aq sa ne me turqit edhe pse jemi musliman nuk jemi identik,te barabarte pervecse ne fe.Nese ne luftojme perbashktesine me serbet duhet t'i perjashtojme ato nga kontinenti Europian ne te cilin bejme pjese qe te dy kombte,nga rraca indoeuropiane,gjuhet indoeuropiane,raca e bardhe(nese mund te flitet per nej te tille,nga Ballkani..etj te perbashketa qe ndajme me serbet por qe nuk na barazojne. Nese elementi Islam i Portes se Larte na barazonte me prinderit serb,ai i Skenderbeut shnderronte parardhesit e mi ne aleat dhe miq te atyre serb,pra te barabarte(duke perdorur nje term tendin),edhe pse serbet luftonin barbarisht elementin shqipetare ne Kosove dhe gjetke me qellim zhdukjen nepermjet eliminimit fizik apo asimilimit. Ne kete menyre ne vellazeroheshim me serbet.Vete e pohon ne paragrafin e fundit kur i rendit shgqipetaret perkrah serbeve dhe bullgareve duke u nisur nga pjesmarrja e Balshes,katolikut te konvertuar ne ortodoks,te vellazeruar me serbet. Ashtu sic na u moren femijet neve mund t'i merreshin edhe serbeve,malazezeve,bullgareve,grekeve...por nuk ka pergjigje faktike pohimi yt. Realiteti Islam nuk erdhin nga harci i gjakut qe paguhej kryesisht nga familjet feudale shqipetare per mos bashkepunim me Porten e Larte per zgjedhjen e bashkepunimit me Brankovicin,zhupanin e Kosoves.Ky eshte nje argument i konsumuar.. Beteja e Fushe Kosoves nuk ka lidhje fare me Huniadin dhe Skenderbeun,dy miqte e vjeter,i pari mbrojtes i serbeve,i dyti aleat i tyre,pse jo edhe nip. Te gjithe historianet me me te konsideruar ne sferen Ballkanike,flas per ato jashteballkanik si me neutral,e paraqesin ate beteje si deshtim serb dhe jo Ballkanik ndonese moren pjese shume prijes me etni te ndryshme.Udheheqesi ishte gjithmone serb,beteja u zhvidhua ne Kosoven serbe,sulltani u vra nga nje serb.Pjesmarrja e Balshajve nuk e kombetarizon pjesemarrjen shqipetare ne ate beteje ashtu sic nuk i ben lufte shqipetare apo Ballkanike betejat e Heroit tone kombetare pjesmarrja ne disa beteja pertej Adriatikut,por vetem politike vasaliste.
|
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[B]Monumenti i Gjergj Kastriotit - Skenderbeut nė Prishtinė[/B]
[IMG]http://www.kosova.com/up/galeria/skenderbeu/gjergj1.jpg[/IMG] [IMG]http://www.kosova.com/up/galeria/skenderbeu/gjergj2.jpg[/IMG] [IMG]http://www.kosova.com/up/galeria/skenderbeu/gjergj3.jpg[/IMG] [IMG]http://www.kosova.com/up/galeria/skenderbeu/gjergj4.jpg[/IMG] |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[IMG]http://i121.photobucket.com/albums/o230/bardhiDJ/trek%20earth/keshtjellaekrujes.jpg[/IMG]
|
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[IMG]http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/06/betejat-e-shqiptarve.bmp[/IMG]
|
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[U][IMG]http://72.41.173.214/album_pic.php?pic_id=1214&sort_method=pic_time&sort_order=DESC&full=true[/IMG][/U]
|
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[IMG]http://lajme.parajsa.com/images/guri3.jpg[/IMG]
|
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[B]Kalaja e Skenderbeut[/B]
[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/cult/f.0117163229656_m.jpg[/IMG] Kalaja e vjeter Guri Qendres Trimeri Akoma ne kembe E pa rrezuar. Zeri i yt Large Shume Trishtueshem Akoma i pa shtjerrur Neper bote. Guret e tua Fortesi Fakte Deshmi Se jemi te paret Dhe do te mbesim Me kalan krenare. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[URL="http://www.thegjelajcollection.com"]http://www.thegjelajcollection.com[/URL]
Art shumi bukur me karakter historik |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Gjergj Kastrioti i quejtun Skanderbej.... figura ma e ndritur per shqiptaret ashtu do te jet gjithmon, edhepse nigjova se do "shqiptar" ja kishin nis me pergoju e me fol kunder emrit te tij, beso se me gjith qef i kishna tredh ata njerez
|
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[IMG]http://img641.imageshack.us/img641/7176/kastrioti.jpg[/IMG]
|
Titulli: Fjalet e fundit tė Skenderbeut
[quote=Psikologu]
Fjalėt e fundit tė Skėnderbeut Dr. Shan Zefi [I]kur Gjergj Kastriotit [/I] [...] [I]luftoi pėr komb e pėr fe tė tė parėve tė tij. Shpejt pėrfituan turqit nga kjo vdekje e Heroit Kombėtar e Martirit tė krishterimit. Shkodra e Kruja ende rezistonin. Pali II, edhe pas vdekjes sė Gjergj Kas-triotit vazhdoi ta bėnte atė qė ishte e mun-dur. [/I] [I]Edhe nga ky testament i fundit mund tė shihet se ēfarė ishte qėndrimi i Gjergj Kas-triotit ndaj Kishės (Katolike) [/I][...] [I]pra ai qė e shkroi formulėn e pagėzimit nė shqipe, i pėrndritshmi argjipeshkėv Pal Engjėlli.[/I][/quote] Lexova kete postim te percjecllur me autoresi te nje "Dr." shkencash. Ne Itali, ku doktorohen prifterinjte dhe ku ka me shume te tille se ne Shqiperi apo Kosove, nuk nodh qe titulli, nese mund ta quajme laik "dr." te shoqeroje emrin e klerikut. Tek ne nodh, qe titulli fetare te zevendesohet fare. Edhe Papa aktual ka doktorature, por a keni vene re t'i derjtohet njeri me "Dr."?! Kjo tregon, qe ne fillim se cfare ngjyre do te kete shkrimi dhe cfare qellimi ka postimi. Megjithate mua me pelqen pasi verteton se Zefi nuk eshte studjues serioz, por vetem prfit i zellshem i mgleur pak ne Mesjete. Me tej, ne fjalet ne "corsiv" qe jane te vetmet te priftit Shan Zefi, nuk zhgenjehem nga mendimi im i mesiperm. Ka disa ide qe rrjedhin nga analiza e dokumentit. Duhet thene ne fillim, se per nje dokument eshte i nevojshem burimi dhe disa referenca e jo "testameti i filanit" sepse te tille shkruan cdo njeri, sic ishte testamenti i Kostandinit, ku i linte Kishes autoritet politiko-fetrare dhe territore, e ne te veretete u zbulua pas 1200 vitesh, se ishte nje fallso. Pra, zakonisht nga "doktoret", kerkohet edhe justifikim i seriozitetit te fushes ku jane doktoruar. Shohim qe Zefi eshte ne prift ne sherbim te Kishes dhe asgje me teper. Ky pohim vertetohet, sic thash nga fjalet e tija, si komenti i figures se Skenderbeut. Ai e quan "[I]Martirit tė krishterimit"[/I] dhe evidenton [I]"qėndrimi i Gjergj Kas-triotit ndaj Kishės (Katolike)[/I]". Tek citimi i fundi kembengul ne kllapa, te percaktoje cilen Kishe, pasi ajo tjetra eshte e jashteligjshme. Skenderbeu ne fakt lidn si ortodoks ne nje familje ortodokse ku i Ati kishte sponsorizuar per nje nga manastiret e famshme te malit Atos ne Greqine e sotme. Kruja kishte nje bazilike ortodokse dhe e gjitha familja e Gjergjit, ka antroponimi ortodokse. Prifti Zefi, kete nuk e shikon fare, e anashkalon edhe pse eshte doktoruar si studjues, edhe pse si prift duhet te tregoje te verteten. Nuk do hyj me shume ne detajet e qendrimit te Skenderbeut ndaj Kishes Katolike, por do kujtoja se nje qendrim i tille ben Heroin Kombetare nje Hero Kishtare duke e larguar nga atdheatrizmi dhe nacionalizmi i quajtur shqiptarizem, per intersa te ngushta te priftit Zefi. Zoteria ben nje lapsus banal kur pohon se luftoi "[I]pėr fe tė tė parėve tė tij"[/I] ne njekohe qe me poshte percakton Kishen Katolike, kur feja pararendese e Kastriotit ishte ortodosksia! Po keshtu edhe e familjes se bashkeshortes Donikes; e burrit te motres qe shkoi tek Crnojeviēet; e motres qe shkoi tek Muzakajt; dhe e gura se vete djalit te Skenderbeut, qe u martua me nje ortodokse. Nuk jane rastesi keto. Kjo eshte feja e te pareve te Skenderbeut. Keshtu Zefi, tregon se vlerat e larta si studjues. Nuk mjafton kjo, Ai shkruan se luftoi per "[I]komb [/I]"! Ku kishte Komb ne Mesjete?! Serbet e bejne nje pretendim te tille, te nisur nga arsye shovinsite, por ta beje nje studjues qe pretendon se eshte edhe perendimore, eshte qesaharake. Mbase Ai eshte koshient se nuk ka komb, por nje Skenderbe qe lufton vetem per Kishe, do te ishte i shemtuar dhe pasi Zefi nuk i heq dot "luftoi per Kishe" eshte i detyruar te shtoje edhe "luftoi per Komb". Ky eshte motivi i pare, ndersa i dyti eshte se,per Zefin Kombi shqiptare duhet te jete domosdoshmerisht Katolik, te tjeret jane joshqiptare sebashku me origjinat iliro-pagane. Se fundit, nje ndalese e detyruar tek Pal Engjelli. Zefi nuk e percakton ate si njeri atdhetare, dhe nuk jep asnje hollesi, por evidenton "formulen e pagezimit". Valle eshte kjo formule shenje nacionalizmi, Kombi dhe cdo gje tjeter qe lidhet me laicizmin e Shqiptarizmit?! JO. Pal Engjelli perktheu nje formule feare per t'i sherbyer komunitetit fetare, pra per qellimi teresisht fetare. Ai nuk perktheu Aristotelin sic behej ne Itali, madje nuk perktheu as Biblen sepse popullit (kjo) "nuk i duhej njohuria". I mjaftonte nje formule. Arsyeja e formules vjen si shqetesim i Pal Engjellit per ato familje, qe nuk kane mundesi te pagezojne femijet ne Kishe dhe mund ta bejne vete, ne kushte lufte, apo per ato prifterinj qe nuk njohin latinisht. Pra gjithmone per t'i sherbyer Krishterimit, me falni, Katolicizmit sepse vetem ky vlen per Zefin: Krishti i te tjereve eshte Djall. ****** Shan Zefi, nuk na mrekullon shume, por deshmon edhe nje here, nepermjet papagalleve se Feja eshte mbi gjithcka. Pra ky shkrim i sjelle ketu, eshte ploteisht antikombetare dhe totalisht monofetare. Do te shtoja, madje, se eshte nje shkrim ofendues ndaj figures madhore te Skenderbeut. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[IMG]http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/3309402.jpg[/IMG]
|
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Himni i trimave Shqiptar nė kohėn e Skendėrbeut
Kalojmė nė fusha, kalojmė nė male Kėrkojmė kulla e tokė ... Kjo ditė na ftonė edhe kush nuk ndalėt, Atdheu ne na fton, ne na fton Atdheu, Athdeu ne na fton, Atdheu ! Atdheu ne na fton, ne na fton ... Na pritė ō popull, na prit ō popull Po vimė nė shpėtim, E le t'pėrhapėt vallė rreth e rrotull, Kjo kėng si kushtrim, si kushtrim... Kjo kėng, kjo kėng, si kushtrim, si kushtrim, kjo kėng! Kjo kėng, si kushtrim, si kushtrim... Tė gjithė o burra mbas Kastriotit, Luftojmė si vetima... Nė luftė bimė si burrat moti, Nė krujė, trima nė krujė, trima nė Krujė ! Nė krujė, nė Krujė trima nė Krujė, nė Krujė ! Nė Krujė, trima n'Krujė, trima n'Krujė ! |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[img]http://a8.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/228200_173289379394939_100001416342755_483991_922164_n.jpg[/img]
|
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Skenderbeu kur jetonte Shqipėria lulėzonte. Ishe e fortė, ish e zonjė Kish nė flamur njė shqiponjė Njė shiponjė me dy krerė Ai lirisht hapej nė erė. Kur armiku na vėrvitej Flamuri i kombit ngrihej Gjėmonin njė mij trumbeta Suleshin treqind mij veta. De...rdhjin gjakun si tė marrė Qė tė mbaheshin Shqipėtarė. Derdhjin gjakun pa peshuar Pėr flamunrin e bekuar. Po trimat shkuan pėrjetė, Shqipėria mbet e shkretė Trimat shkuan edhe vanė Kordhėt po ndryshken mėnjanė. Kordhėt ndryshkėn e nė baltė Na ra flamuri i naltė! Na ra flamuri i naltė Mbeti e u kalb nė baltė! Sot kan dalė ca zuzarė Qė ulėrtinė shqipėtarė, Po kėtė emėr e lanė U bashkuan me aganė E punojnė nat e ditė Qė tė mebtemi pa dritė, O zuzar, o tradhėtorė Ne na bėjtit shėrbėtorė, Na e vuatlitė lirinė E na shkeltė Shqipėrinė. Rrėmbyet e po rrėmbeni Gjith se ēpatmė e se ēkemi! Po mjaft! Koha ėsht afėr, Kur tė ndizet lufte ashpėr, Lufta tri here bekuar Qė na ka pėt tė shpėtuar, Jo luftė kundrė Turqisė, Jo kundrė mbretit Shqipėrisė, Po luftė pėr ca zuzarė Qė u lindnė shqipėtarė E, armiq tė Shqipėrisė, I fryjnė dritės sė lirisė, Sna lėnė dhe ne tė tjerėt, Tdalim nga gjumi errėt, Po ēdėgjojnė ven e thonė, E ēshohin e tradhėtojnė Eshtė turp prej kėsi krimbash Tė mundohet njė komb trimash! Ngrehuni, o shqipėtarė, Ti shtypim kėta zuzarė!
Faik Konica |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[IMG]http://a5.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash1/168161_103393753072503_100002056355237_23994_1886347_n.jpg[/IMG]
|
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[img]http://photos-e.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/267845_212327302141873_176327202408550_622816_7594994_s.jpg[/img]
SHPATA "MAGJIKE" E GJERGJ KASTRIOTIT Gjergj Kastrioti nė vjetin 1461 bani nji marrveshje paqeje me sulltan Mehmetin e II-tė. Sulltani mendonte se kundėrshtari i tij posedonte armė magjike dhe e bind atė nėpėrmjet ndėrmjetsit tė marrveshjes sė paqes, ti dhuronte shpatėn e vet. Gjergj Kastrioti ia plotėson kėrkesėn por pas pak kohėsh ja ...kthejnė mbrapsht duke i thėnė: - Sulltani e refuzon kėtė shpatė, sepse asht nji shpatė si gjithė tė tjerat, ju nuk i keni dhanė shpatėn e vėrtetė qė vret e pret si asnji shpatė tjetėr. Gjergj Kastrioti buzqesh dhe i thotė: - I kam dėrgue Sulltanit shpatėn time ma tė mirė po skisha se si me i dėrgue edhe krahun tem. (Giacomo De Antonellis, marrė nga "Storia illustrata") |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Virtyti mė i lartė dhe besa e vėrtetė, o princėr fort bujarė dhe ju, o bashkėluftėtarė tė mij shumė tė dashur, kujtoj se ėshtė sė pari tė adhurosh, tė kesh kujdes dhe tė nderosh si duhet, me shpirt tė pastėr e me frikė Perėndie nė zemėr Zotin e madh dhe tė vėrtetė. Sė dyti, jo vetėm ta duash dhe ta kesh gjithmonė para syvet atdheun dhe shtetin, ku secili ka lindur dhe ėshtė edukuar, por edhe ta mbrosh edhe ta shpėtosh me gjak. Kėto padyshim tė gjitha, kėto kurdoherė unė i kam patur pėr zemėr dhe pėr to kam derdhur tėrė zotėsinė dhe jam pėrpjekur me mish e shpirt. Dėshmitarė mė tė mirė pėr kėtė unė kam sė pari Perėndinė dhe ju.
[img]http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/252431_1783764033048_1207894137_31553877_2440748_n.jpg[/img] "Historia e Skėnderbeut - Marin Barleti. Libri i Trembėdhjetė:" Vdekja e Skėnderbeut - Pjesė (Fillimi - Fjalėt e hyrjes) nga Fjalimi (i fundit i tij), drejtuar bashkėatdhetarėve dhe tė birit Gjonit". |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[I]Arėbėrėsit e parė tė kombit Arbėror,
truallin e kishin si krahėt e njė shkabe, mbi pendėt brezare, njė lis madhėshtor, bėnte hije me degėt e kurorės vigane. Lisi mbulonte dyzet male e dyzet kodra, dyzet fusha e dyzet livadhe tė blerta. Nė degėt e tij, dyzet shkaba me dy koka ruanin arėbėrėsit e armatosur me heshta. Lisi kishte rrėnjė tė trasha dyzet metra, qė thithnin ujė nė dyzet degė tė lumenjve dhe zbrazeshin me rrėmbim nė dy detra, ku retė i kthenin te burimet e shkėmbenjve. Nėn degėt e tij nėnat u nanurisnin djepeve, djem e vajza shkrepnin strallin e dashurive, nuset ndiznin dasmat me daullet e qejfeve, bilbilat pėrzienin kėngėt me telat e sharkive. Luftėrat, nga heshtat, te shpatat e dyfeqet, zaptuan me gardh disa nga degėt anėsore. Por lisi me rrėnjėt e thella tė nėndheshme, pėrcolli tek tė gjitha limfėn e vet arbėrore. Tani, kur lisi arbėror shtriu degėt nė botė, dhe thith ujėra nė dhjetėra dete e oqeane, rrėnjėt trashen tė mbajnė thellė nėn tokė, pėrmasat kontinentale tė kurorės gjigante.[/I] |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[B]Pasardhėsi i Skėnderbeut, pas gjysmė shekulli nė Shqipėri: Ne ekzistojmė[/B]
[IMG]http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2011/06/giorgio_castrioti.jpg[/IMG] Giorgio Maria Castriota Scanderbeg ka shkelur pėr herė tė parė pas 55 vjetėsh tokėn shqiptare. Ėshtė pasardhės i heroit kombėtar nga linja e Napolit. Jeton nė Kazerta, afėr Napolit sė bashku me gruan, Stefania dhe dy djemtė. Ka mbėrritur dje nė portin e Durrėsit, aty ku 500 vjet tė shkuara u largua familja e Skėnderbeut e ka udhėtuar mė pas drejt Krujės. Emri e lidh pashmangshėm me Skėnderbeun. Ėshtė pasardhės i heroit kombėtar nga linja e Napolit. Zyrtarisht njihet edhe linja e Leēes, ndėrsa ka shumė tė tjerė qė abuzojnė me kėtė emėr. Me ftesė tė drejtorit tė Institutit Kombėtar tė Diasporės nė Ministrinė e Jashtme, z. Roland Bimo, do tė njohė nga afėr vendin e tė parėve. Ka mbėrritur rreth orės 10.00 nė Tiranė dhe pak mė pas ka udhėtuar drejt Krujės. Nuk i pėrshkruante dot emocionet e kėsaj vizite tė parė. [IMG]http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2011/06/Kruja_Castle-300x223.jpg[/IMG] Sot do tė udhėtojė drejt Peshkopisė, ku me mbėshtetjen e kryetarit tė bashkisė, Ilir Korsit dhe kryetarit tė qarkut, Naim Gazidede, do tė zhvillohen edhe festimet kryesore pranė shtatores sė Skėnderbeut nė kėtė qytet, realizuar dy vjet mė parė nga artisti Sadik Spahiu me mbėshtetjen e Zaim Krosit. Njė udhėtim nė fshatin e vendlindjes sė paraardhėsve nė Sinė dhe pastaj udhėtimi drejt Dibrės sė Madhe, ku do ti presė kryetari i bashkisė, Argėtim Fida. Aktivitetet do tė vazhdojnė me njė pritje tė ministrit tė Jashtėm, z. Haxhinasto e mė tej Giorgio (Xhorxho) do tė shkojė nė Arkivin e Shtetit pėr tė dorėzuar dokumentin e pemės gjenealogjike tė familjes marrė nga Arkivat e Kėshillit tė Konsultės Araldike. Nė njė intervistė pėr gazetėn Shqip, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg tregon historinė e tij dhe tė familjes. Kjo ėshtė hera e parė qė ju vizitoni Shqipėrinė. Cilat janė ndjesitė apo mendimet qė ju vijnė? Hera e parė ėshtė njė ndjesi shumė e veēantė. E pres kėtė moment prej mė shumė se 55 vjetėsh. Emocionet janė tė pafundme. Kam jetuar me to gati njė muaj mė parė, kur Ylli Polovina, me tė cilin jam njohur mė herėt nė Itali, mė tha se mund tė ishte mundėsia tė udhėtoja drejt Shqipėrisė me njė ftesė zyrtare. Kjo mė nderoi shumė. Shpresoj tė jem nė lartėsinė e duhur tė pėrfaqėsoj denjėsisht familjen time Kastrioti Skėnderbe nė vendin nga i cili u nisėm 500 vjet mė parė. Shqipėria do tė ishte i vetmi vend ku nuk do tė vija kėmbė nėse nuk do tė kisha pasur ftesė zyrtare, dhe kjo jo pėr tė fituar njė lavdi tė kotė. Ne na dallon nga tė tjerėt fakti qė kemi pasur fatin tė lindim Kastrioti Skėnderbe dhe duhet ta prezantojmė denjėsisht figurėn e tij. Mundėsinė pėr tė ardhur zyrtarisht nė Shqipėri ne e kemi pasur. Familja ėshtė pėrfaqėsuar nga xhaxhi im, i cili sė bashku me kushėrirėn time, Maria Luisa kanė ardhur me Urdhrin e Maltės pėr tė sjellė ndihma nė ditėt e vėshtirat tė vitit 1997. Kjo i paraprinte njė vizite zyrtare. Unė ecja me pasaportėn nė xhep nė pritje qė tė dilte ēasti i duhur pėr tė ardhur e pėr tė parė tokėn tonė. Janė ēėshtjet historike qė na kanė detyruar tė mos vijmė. Duhet ta pranoj se kėtu Skėnderbeu ėshtė njė hero kombėtar, por nė Itali ėshtė keqtrajtuar figura e tij. Unė mendoja se ishte e drejtė tė fillonim tė bėnim njė emigracion nga e kundėrta. Kjo do tė thotė se ėshtė Skėnderbeu qė rikthehet nė shtėpi dhe kthehem sė bashku me gruan time Stefania. Tė vegjėl mendonim se nuk do tė mund ta vizitonim kurrė kėtė vend. Na dukej se ishte i ndaluar pėr njerėz normalė, e jo mė pastaj pėr ne qė mbanim kėtė mbiemėr. Ndiheshim si nė ekzil, por tani ndihem si nė shtėpinė time. Unė vij nga njė familje qė nuk ka kėrkuar asnjėherė tė shpėrfaqet. Ne nuk duam gjė tjetėr, veēse tė themi se ekzistojmė. Pėr tė gjithė lexuesit, a mund tė na sqaroni degėn familjare pėrmes sė cilės ju jeni pasardhės i Skėnderbeut? [IMG]http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2011/06/dottcasttriota-300x224.jpg[/IMG] Pas vdekjes sė Skėnderbeut nė vitin 1468, familja (Gjoni me tė ėmėn Donikėn) u transferua nė Mbretėrinė e Napolit. Falė marrėdhėnieve tė mira dhe ndihmės qė Skėnderbeu i kishte dhėnė kėsaj mbretėrie, mbreti Ferdinand i Aragonės i ktheu respektin familjes. Si nė ēdo familje tjetėr, nė vitet qė pasuan lindėn shumė fėmijė, disa prej tė cilėve zgjodhėn rrugėn e tyre pėr tė mos qėndruar nė Napoli. Ne jemi trashėgimtarė nga Achille Scanderbegh (Akilit). Ne jemi linja e Napolit. Ekziston edhe linja tjetėr trashėgimtare e Leēes me Alessandro Scanderbegh (Aleksandėr Skėnderbe) nga Pardo. Ne nuk e mohojmė. Tė dy jemi Kastrioti Skėnderbe, tė dy jemi krenarė qė jemi pėrfaqėsues tė heroit tė madh. Nuk kemi marrėdhėnie tė ngushta me ta, por ska vend as pėr aludime tė tjera. Mė duket e parėndėsishme tė thuash qė unė jam trashėgimtar direkt e tjetri indirekt. Sipas dokumenteve qė ne zotėrojmė, tė thuash qė unė jam direkt apo indirekt mė duket e parėndėsishme. Por pėr tė shpjeguar kėtė rast, po marr njė shembull tė thjeshtė. Unė kam dy djem: Filipo Maria Kastrioti Skėnderbe dhe Aleksandro Maria Skėnderbe. Nėse djali i madh, Filipo nuk do tė mundet tė ketė fėmijė ose nuk do tė ketė fėmijė meshkuj, tė drejtėn e pasardhėsit do ta gėzojė Aleksandri. Ne rrjedhim nga njė familje sė cilės mė 1945, me vdekjen e trashėgimtarit direkt Franēesko, i kaloi nderi pėr tė pėrfaqėsuar Skėnderbeun. Nė kėtė linjė, unė jam i fundit trashėgimtar deri sa kjo ti kalojė djalit tim, Franēeskos. Tė gjitha kėto qė po them janė tė dokumentuara nė Arkivat e Romės, lehtėsisht tė verifikueshme. Gjatė kėtyre viteve ka pasur shumė persona qė kanė pretenduar apo e kanė shpallur veten pasardhės tė familjes sė heroit kombėtar. Jeni nė dijeni edhe ju? Pėrmes internetit fillova tė lexoja pasaktėsi pėr sa i pėrket familjes Kastrioti Skėnderbe dhe fillova tė rebelohesha. Ne nuk kėrkojmė asgjė, por historia duhet tė respektohet. Unė pėrfaqėsoj trashėgiminė aktuale direkte tė heroit shqiptar. Shpresoj qė vetėm nė nivel emri tė jemi tė nderuar qė i pėrkasim atij dhe tė tregojmė se i pėrkasim. Ndaj kam sjellė me vete njė broshurė qė pėrmban tre dokumente: Janė pemėt gjenealogjike tė familjes, njėra prej tyre e njohur mė 1910 edhe nga Arkivi i Kėshillit tė Konsultės Araldike (familjet fisnike), tė cilat do ti dorėzohen Arkivit Qendror Shtetėror. [B]vijon[/B] |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[B]vijimi[/B]
Ju thatė se Skėnderbeu ėshtė i keqtrajtuar nė Itali. E thoni kėtė krahasuar me kontributin e tij pėr kėtė vend? Kultura italiane ndaj figurės sė Skėnderbeut ėshtė indiferente. Ai ėshtė njė hero qė i ka dhėnė shumė jo vetėm Shqipėrisė, por gjithė Europės, por fatkeqėsisht nuk ėshtė i vlerėsuar ashtu si nė vendin tuaj, madje mė lejoni tė them, nė atdheun tonė. Nė Itali, ne tė familjes Kastrioti Skėnderbe jemi njerėz normalė, ashtu siē ėshtė e drejtė tė jemi: punėtorė dhe prindėr. Roma ka sheshin Albania me monumentin e Skėnderbeut, po aty ėshtė edhe pallati i famshėm me emrin e tij, i cili duhet tė ishte njė vend ku tė tregoheshin marrėdhėnien e shkėlqyera italo-shqiptare, por pėr fat tė keq atje ėshtė muzeu i makaronave. Ėshtė i pashpjegueshėm pėr mua fakti pse nuk ka njohje pėr figurėn, njeriun dhe historinė e Skėnderbeut. Kjo ndoshta vjen edhe pėr faktin se politikani i vėrtetė sot nė Itali ndoshta nuk ekziston, sepse politikani historik kulturalisht ishte shumė i pėrgatitur. Unė vet ndjehem i papėrgatitur pėrballė Skėnderbeut nga i cili rrjedh, imagjinoje ai qė nuk ka asnjė lidhje, ēfarė mund tė dijė pėr tė. Historia e njė heroi qė ka punuar shumė pėr Europėn sot nuk njihet, pėrveēse nga arbėreshėt apo nga ata me origjinė arbėreshe. Sigurisht qė nėse takoni djalin tim, ai do tu pėrgjigjet. E meqenėse flasim pėr arbėreshėt, ata janė ende dėshmi e gjallė e asaj qė ndodhi nė vitet 500. Si janė raportet tuaja me ta? Arbėreshėt pėrfaqėsojnė historinė dhe traditat qė sipas meje, nuk gjenden mė kėtu, edhe pse nuk mund tė flas me siguri pėr Shqipėrinė. Ata flasin ende shqipen e vjetėr, janė krenarė, tė mrekullueshėm dhe kanė gjak shqiptar, qė rrjedh nė mėnyrė tė vrullshme. Kontaktin e parė qė kam pasur me arbėreshėt ka qenė vitin e shkuar. Patėm nderin tė ftoheshim nga Portocannone (Porkanun) nė njė festė tė pėrvitshme, ku na trajtuan shumė mirė. Do tė ishim edhe kėtė vit, po tė mos kishim marrė ftesėn pėr nė Shqipėri, nė tė cilėn nuk mund tė mungoja. Doja tė sillja edhe djemtė, por do tė ishte e ekzagjeruar. Do tė udhėtoni nė Krujė, nė Peshkopi, nė Dibėr tė Madhe. Ēfarė prisni tė gjeni nė kėto qytete? Krujėn e konsideroj si qytetin tim. Njė vizatim i saj qėndron pėrballė tryezės sime tė punės sė bashku me njė flamur shqiptar dhe shqiponjėn. Do tė mė duhet ti vizitoj mė parė e pastaj tė flas. A trashėgoni objekte me vlerė historike nga familja, libra apo dokumente? Ruaj ende njė pikturė tė shkėlqyer tė Skėnderbeut. Nė fakt ėshtė e vendosur te shtėpia e Nėnės nė Napoli, por mė pėrket mua. Ruaj po ashtu edhe njė pikturė qė motra e gjyshit tim Ferdinandos donte ta sillte si dhuratė nė dasmėn e Mbretit Zog. Mė kanė treguar se Mbreti Zog kishte pasur mundėsinė tė martohej me njė pasardhėse tė Skėnderbeut qė ishte halla ime, Matilda. Kjo lidhje nuk u bė, nuk e di as se pse dhe nuk dua tė ngatėrrohem. Por Matilda, kur u martua Mbreti Zog, kishte ndėrmend ti dėrgonte njė pikturė qė pėrfaqėsonte Skėnderbeun si luftėtar. Nuk pati guximin ta dėrgonte, sepse kishte thėnė se e kishte realizuar vetė, por nė fakt ishte e njė piktori tjetėr. Janė gjėra tė vogla tė familjes. Janė edhe disa tekste tė 1800-s qė dėshmojnė pėr vazhdimėsinė e dinastisė Skėnderbe. Ēfarė angazhimi keni ju nė jetėn e pėrditshme? Njė ditė e zakonshme e jona, nėse nuk do tė ishim nė Tiranė, do tė na gjente mė Napoli ose Kazertė ku jetojmė. Nė idenė e vjetėr, princat jetonin nė njė botė ekstravagante, plot me luks. E jona ėshtė njė jetė normale. Unė jam drejtor i njė banke, ndoshta jam mė mirė se tė tjerėt, por ka edhe mė tė mirė se unė. Bashkėshortja ime Stefania ėshtė e zonja e shtėpisė dhe administron familjen. Tė premten, deri nė orėn 14:00, kam punuar nė bankė duke paguar ēeqe, mora skuterin (ėshtė kali im) dhe u ktheva nė shtėpi. Psikologjikisht u pėrgatita tė marr njė tjetėr pozicion dhe shpresoj tė pėrfaqėsoj denjėsisht familjen time. Ēfarė do tė merrni me vete kur tė ktheheni? Gjithēka, mendoj se nuk do mė mjaftojnė lekėt (Qesh). Do marr me vete kujtimin mė tė mirė. Sapo arrita, mė njoftuam se do tė kem takime tė ndryshme dhe aktivitete qė nė njėfarė mėnyre do tė pėrcillen mediatikisht, duke e bėrė mė tė njohur familjen time. Unė dua qė tė gjithė tė kuptojnė qė nuk kam ardhur tė bėj asgjė, veēse tė prek me kėmbėt e mia territorin shqiptar, qytetin tim Krujėn, fshatin e origjinės Sinėn dhe ėshtė lumturi e pashpjegueshme. Kush nuk quhet si unė, nuk mund ta kuptojė. [IMG]http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2011/06/skenderbeu1.jpg[/IMG] |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Kush sderdh njё pikё gjaku pёr tokё tё vet, nuk jepё asnjё qindarkё pёr atё tokё, ai njeri ska tё drejtё morale tё vorroset nё atё vend. Sami Frashёri
|
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Mirė paska thonė Sami Frashėri , por t'ish kan me qu Samin nga vorri tė shiqon si ėshtė zbrazur Kosova nga lufta nė vitin 1999 , ish shokuar .
Ma mirė mos ta ngucim atdhetarin Sami mos tė sheh edhe Mitrovicėn e ndarė nga njė grusht shkie , kish ra nė depresion . per fatkeq kėshtu eshte ne Kosovė . |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
XHAMARIA BIEMI DHE MITI PĖR SKĖNDERBEUN
[IMG]http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/395354_10150530247672210_182132672209_8834516_2123211515_n.jpg[/IMG] Avni Alcani Me rastin e 544-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut Cilido shqiptar, studiues apo lexues i thjeshtė qė e ka lexuar, studiuar dhe hulumtuar jetėn dhe veprėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, do ta kishte shumė tė vėshtirė tė dilte nga miti qė ėshtė krijuar pėr figurėn e Heroit Kombėtar, pasi ky mit ėshtė krijuar ndėr vite nga tė gjithė shqiptarėt pėr vetė shqiptarėt. Por ky mit ėshtė ushqyer edhe nga njė lloj literature aventureske, e cila ėshtė krijuar nė shekujt e kaluar, siē ėshtė, p.sh., libri Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh (Breshia, Giam, Battista Bossino 1742), i njė autori italian tė shekullit tė 18, priftit nga Breshia, Xhamaria Biemi, vepra e tė cilit ėshtė vlerėsuar si vepra mashtruese e hileqare dhe vetė autori i saj si jo serioz dhe si njė falsifikator profesionist. * * * Historianė shqiptarė tė shek. tė 20, tė cilėt janė marrė me studimin e figurės sė Skėnderbeut, nė lidhje me Xh. Biemin dhe veprėn e tij tė sipėrpėrmendur, janė ndarė nė dysh, duke pasur mendime dhe opinione tė ndryshme nga njėri-tjetri. Dy prej historianėve mė tė njohur shqiptarė, qė kanė shkruar libra pėr historinė e Skėnderbeut, siē janė Fan S. Noli dhe Kristo Frashėri, e pranojnė Biemin dhe veprėn e tij, kurse disa historianė tė tjerė (Aleks Buda, Dhimitėr Shuteriqi etj.), e kundėrshtojnė si Biemin, por edhe veprėn e tij. Noli, nė librin Gj. K. Skėnderbeu. 1405-1968 (Tiranė 1967), shkruan se burimet qė janė nxjerrė nga libri i Biemit janė shumė tė besueshme. Kjo, sipas tij, pasi Biemi paska shfrytėzuar librin e njė biografi tė vjetėr shqiptar, qė ėshtė quajtur Anonimi i Tivarit dhe se Biemi ėshtė i pari dhe i vetmi historian qė e pėrdori librin e Tivarasit, i cili duket se ka humbur pėrfundimisht (Noli, faqe 158). Tė njėjtin qėndrim me Nolin, pėr Xh. Biemin dhe veprėn e tij, mban edhe historiani i mirėnjohur Kristo Frashėri nė librin Skėnderbeu. Jeta dhe vepra, (Tiranė 2002). Kundėrshtarėt e Biemit hedhin dyshime nė tė dhėnat autentike qė jep ky autor nė veprėn e tij pėr Skėnderbeun. Dh. S. Shuteriqi, nė shkrimet kushtuar aranitėve, shpeshherė e ka pėrmendur edhe Biemin si biograf tė Skėnderbeut, por ai shkruan pėr abatin breshian se Biemi ka fantazuar shumė. Kurse historiani i shquar shqiptar, Aleks Buda, nė parathėnien e librit tė F.S. Nolit, Gj. K. Skėnderbeu 1405-1968, shkruan se Njė e metė qė mbėshtetet akoma nė punimin e ri tė Nolit ėshtė fakti se ai vazhdon tė pėrdorė si burim tė dorės sė parė disa burime tregimtare shumė tė dyshimta. E kemi fjalėn pėr historinė e tė ashtuquajturit Tivaras, pėr tė cilin historianė me autoritet kanė shprehur mendimin e argumentuar se kemi tė bėjmė me njė falsifikim tė njė falsifikatori profesionist tė shek. XVIII, Xhamaria Biemi (Buda, Fan S. Noli, historian i Skėnderbeut, Parathėnie e librit: Gj.K.Skėnderbeu. 1405-1968, Tiranė 1967, faqe 8). Buda e vijon mė tej kritikėn ndaj Nolit, kur thotė se pėr shkak tė kėtij burimi kaq tė dyshimtė, Noli lė qėllimisht pas dore njė burim si biografinė e hartuar nga shqiptari Marin Barleti, tė cilin kėrkimet e reja po e vėrtetojnė gjithnjė e mė tepėr si njė burim nė kuptim tė plotė autentik e tė dorės sė parė (Buda, po aty, faqe 8). Pėrse njė historian me pėrmasa si Fan Noli gabon nė pėrdorimin e burimeve historike pėr Skėnderbeun nga njė autor i dyshimtė, si ėshtė Xh. Biemi?! Kjo ka ndodhur, sipas mendimit tim, sepse Fan Noli ishte i mbrujtur me idealet e rilindėsve shqiptarė, tė cilėt, pėr qėllimet e tyre atdhetare, e kishin glorifikuar dhe mitizuar figurėn e Skėnderbeut qė ai ti udhėhiqte drejt idealit tė tyre madhor, ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtimi i gjatė turk. * * * Kundėrshtari mė i rreptė i Xh. Biemit dhe i veprės sė tij ka qenė njė historian jo shqiptar, Frans Babinger (1891-1967), profesor i njohur gjerman i historisė nė Universitetin e Mynihut (Gjermani). F. Babinger ėshtė autor i disa librave pėr historinė e otomanėve. Ai ka shkruar disa artikuj e libra edhe pėr historinė e Shqipėrisė. Veprat e tij mė tė njohura janė librat: Mehmet Pushtuesi, Elbasani dhe Fundi i arianitėve. Ne nė kėtė shkrim do tė fokusohemi te libri Fundi i arianitėve, botim i Akademisė sė Shkencave tė Bavarisė dhe i Shtėpisė Botuese tė Akademisė sė Shkencave tė Bavarisė (Mynih 1960). Nė vitin 2004 libri u pėrkthye edhe nė gjuhėn shqipe nga Shtėpia Botuese Plejad, nė kolanėn: Plejada e Mendimit Botėror, Histori. Libri i kushtohet Kostandin Aranitit, djalit tė dytė tė Gjergj Aranitit, i cili ishte njė personalitet i madh dhe njė prej emrave mė tė lakuar nė oborrin papnor, tė mbretėrve tė Francės dhe tė Gjermanisė, nė fund tė shek. XV dhe deri nė fillim tė shek. XVI. Veprimtaria e tij diplomatike nė shėrbim tė mbretit Maksimilian I tė Gjermanisė dhe tė Kurisė Romane tė Vatikanit, ishte tepėr e rėndėsishme dhe vendimtare. Falė lėvizjeve tė tij tė zgjuar dhe nuhatjes sė mprehtė prej diplomati, Kostandini fitoi pushtet, prona dhe u bė personaliteti mė i preferuar i Papa Julianit II. Pak kohė para se Juliani II tė vdiste, e caktoi Kostandin Aranitin Kapiten i Pėrgjithshėm i trupave tė Kėshillit tė Gjithėmbarshėm tė Lateranit. Qė nė faqet e para tė librit, nė parathėnien e tij, lexuesi ndeshet me njė qėndrim kritik tė Babingerit ndaj historianėve shqiptarė dhe i bėn fajtorė ata pėr vlerėsimin jo tė denjė qė i kanė bėrė figurės sė Gjergj Arianitit, atit tė Kostandinit, si dhe pėr errėsimin e nėnvlerėsimin nė dobi tė dhėndrit tė tij, Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Babinger shkruan: Pėr sa ka tė bėjė, sė fundi, me historinė e Shqipėrisė, para sundimit pėrfundimtar osman, mbi kėtė popull aq tė dhėnė pas lirisė, nga faqet e hyrjes sė kėtij shkrimi ka tė ngjarė tė shihet qartė se, ndofta, roli i Gjergj Arianitit ėshtė errėsuar nė mėnyrė tė dyshimtė nė tė mirė tė dhėndrit tė tij, tė mbiquajtur sė fundi capitano generale dei Signori dAlbania (Gj. Muzaka) Gjergj Kastrioti, i quajtur Skėnderbej (Babinger, faqe 9). Babinger shpreh njė konsideratė tė veēantė pėr Gj. Arianitin, duke e cilėsuar atė si njė gjeneral dhe mbrojtės tė vendit tė tij. Gjergj Arianiti, shkruan Babingeri: del nė dritė jo vetėm tė historisė sė Shqipėrisė, por dhe tė historisė sė Perėndimit, si dhe lavdinė e tė cilit, si gjeneral dhe mbrojtės tė vendit tė arnautėve nga turqit qė i binin nė qafė e qė vetėm mbas vdekjes sė tij qe lėnė nė hije dhe, sė fund qe errėsuar krejtėsisht nga ajo e dhėndrit tė tij, Gjergj Kastrioti, i quajtur Skėnderbe, (Babinger, faqe 21-22). Duke krahasuar sukseset e Arianitit me ato tė dhėndrit tė tij, Babinger ka shprehur mendimin se: sukseset ushtarake tė Gjergj Arianitit, para sė gjithash ushtria e tij nė luftėn e vogėl, vėshtirė se mund tė mbeten pas atyre tė burrit tė vajzės sė tij (Babinger, faqe 22). Por, pas vitit 1455, shkruan Babinger, ēuditėrisht zhduket emri i tij nga vjetarėt e Historisė sė Shqipėrisė, qė kėtej e tutje lavdėronin vetėm emrin e burrit tė vajzės sė tij, Gjergj Kastriotit, (Babinger, faqe 25). Le ti rikthehemi ēėshtjes sonė, atė tė kritikės qė i ka bėrė F. Babinger priftit italian Xhamaria Biemi dhe libri tė tij tė titulluar Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh (Breshia, Giam, Battista Bossino 1742). Babinger ėshtė tepėr i ashpėr nė qėndrimin e tij ndaj Biemit dhe e etiketon priftin breshian si mashtruesi i pacipė dhe librin e tij si vepra mashtruese e hileqare e abatit breshian (Babinger, faqe 9). Ai i kėshillon historianėt shqiptarė qė studimet historike shqiptare (duhet) tė ēlirohen nga vepra mashtruese e hileqare letrare e Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh e Gianmaria Biemit (Babinger, faqe 9). Babinger ka vėrtetuar se nuk ka qenė botuar asnjė libėr i shkruar nga njė Anonim i Tivarit. Ky libėr ėshtė njė sajesė e Xh. Biemit. Qysh nė vitin 1933 Babinger e kishte nxitur mikun e tij, Kurt Ohly, njė specialist i inkunabulave,) qė tė gjente njė libėr tė tė ashtuquajturit Anonimi Tivaras, i cili pretendohej se ishte botuar qė nė vitin 1480 dhe mbi tė cilin abati breshian kishte sajuar historinė e tij pėr Skėnderbeun. Babinger shkruan se Kurt Ohly, me nxitjen time, e demaskoi mashtrimin e paciptė tė abatit breshian te Vjetari i Gutenbergut 1933, te faqe 53-61, nuk do tė pėrdorej nė mėnyrė tė vazhdueshme si njė burim i besueshėm dhe kėshtu do ti bėhej shkencės njė shėrbim me tė vėrtetė i mirė (Babinger, faqe 10). Kėtė e pohon edhe vetė Noli nė librin e tij tė historisė sė Skėnderbeut, se Kurt Ohly nuk ka mundur tė gjejė asnjė provė qė njė libėr si i Tivarasit tė ketė qenė botuar ndonjėherė nė Venedik, prej Radolit tė Augusburgut (Noli, Gj.K.Skėnderbeu. 1405-1968, Tiranė 1967, faqe 160). Fan S. Noli, si njė pėrkrahės i veprės sė Biemit, pati debatuar me Babingerin, duke e akuzuar studiuesin gjerman se ai ka nxjerrė pėrfundime tė nxituara nga Biemit dhe veprės sė tij dhe se Babingeri ka shumė tė ngjarė ta ketė lexuar tek-tuk librin e Biemit (Noli, faqe 160). Kėtyre akuzave tė Nolit profesori i historisė u ėshtė pėrgjigjur, se po qe se peshkopi shqiptar Fan Stilian Noli (Boston) nė librin e tij George Castrioti Skanderbeg (1405-1468) (New York, 1947), nė faqen 41 ankohet pėr kėtė... e gjitha kjo e nderon pak dashurinė pėr tė afėrmin, tė kėtij titullari tė kishės dhe aq mė pak i shėrben ai, nė kėtė mėnyrė, studimit tė ndėrgjegjshėm historik (Babinger, faqe 10). * * * Historianėt dhe gjithė krijuesit shqiptarė e mitizuan figurėn e Skėnderbeut. Ai pėrshkruhej si nėpėr legjenda, me kalin qė kapėrcente malet dhe me shpatėn qė nuk e mbanin dot as dhjetė burra etj., etj. Mitizimi i figurės sė tij mori pėrmasa tė jashtėzakonshme nė shek. e 19, gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare shqiptare. Rilindėsit shqiptarė kėrkonin tė zgjonin te shqiptarėt ndjenjat e kombėtarėve, pėr ti mobilizuar tė ngriheshin nė luftė pėr ēlirimin e vendit tė tyre nga pushtimi i gjatė 5 shekullor otoman. Ata kėrkonin njė figurė heroi qė tua paraqisnin shqiptarėve, qė ta kishin si shembull. Figura mė e pėrshtatshme ishte e Skėnderbeut, njė figurė historike e shek. tė 15, qė u kishte bėrė qėndresė tė jashtėzakonshme ushtrive turke pėr 25 vjet rresht dhe kishte pėrballuar ushtrinė mė tė madhe dhe mė tė fortė nė botė. Krijuesit e parė qė u morėn me figurėn e Skėnderbeut dhe pėr Motin e Madh ishin shkrimtarėt arbėreshė tė Italisė, si De Rada, Gavril Dara, Zef Serempe, B. Bilota etj. Poeti kombėtar i shqiptarėve, Naim Frashėri, shkroi Istori e Skėnderbeut, qė e pati marrė frymėzimin nga vepra e M. Barletit. Poema pati njė jehonė tė madhe nė Shqipėri, por edhe te krijuesit e tjerė shqiptarė, tė cilėt pothuajse tė gjithė shkruan dhe patėn nė tematikėn e krijimeve tė tyre figurėn e Skėnderbeut. Pėr fat tė keq mitizimi i Skėnderbeut dhe mbivlerėsimi i figurės sė tij u bė gati nga tė gjithė historianėt shqiptarė tė shek. tė 20. Skėnderbeu u pėrshkrua si njė udhėheqės i shquar i kryengritjes ēlirimtare tė shek. XV kundėr zgjedhės osmane, si njė strateg gjenial qė korri vazhdimisht fitore ushtarake kundėr sulltanėve turq, si njė farkėtar dorėfortė qė krijoi shtetin e pėrqendruar kombėtar shqiptar, si njė burrė shteti, i cili me luftėn e tij njė ēerekshekullore konsolidoi identitetin kombėtar tė shqiptarėve, si njė personalitet i historisė mesjetare, i cili nė tė njėjtėn kohė mbrojti edhe qytetėrimin e Europės humaniste. (Prof. Kristo Frashėri, Skėnderbeu i shpėrfytyruar, Dudaj, 2009). Para disa viteve shpėrtheu njė polemikė e ashpėr kundėr botimit tė njė biografie tė re tė Skėnderbeut nga historiani zviceran Oliver Jens Schmitt, profesor nė Universitetin e Vjenės. Schmitt-i pati guxuar qė tė zbresė nga froni i mitologjisė, ku e kishin vendosur historianėt shqiptarė heroin e tyre, dhe tė tregonte se ai ishte njė kryengritės i zakonshėm kundėr sulltanit. Por, a mund tė konceptojė gjykime tė tilla lexuesi shqiptar, qė ėshtė i mbrujtur qysh nė bankat e shkollės me heroizmat legjendare tė Heroit tė tyre Kombėtar?! Pėrshkrimet mitologjike qė e mbivlerėsuan Skėnderbeun, e patėn dėmtuar jo vetėm figurėn e heroit, por ato errėsuan qėllimisht dhe nė dėm tė bashkėluftėtarėve tė tij. Nė njė bisedė qė kam pasur me tė ndjerin prof. Dh. Shuteriqi, ai mė pati thėnė se mbivlerėsimi i figurės sė Skėnderbeut pati errėsuar (eklipsuar) bashkėluftėtarėt e tij, si Gjergj Arianitin, Moisi Golemin, Tanush Topinė, Muzakėn e Angjelinės, Lekė Dukagjinin, Kont Uranin etj., tė cilėt ishin gjeneralė tė shquar dhe po aq tė zotė sa edhe vetė Skėnderbeu. Kohėt e fundit ėshtė folur pėr rishkrimin e historisė. Pėr fat tė keq kjo thirrje ka ardhur nga politika. Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve do tė rishkruhet drejt kur ajo tė mos jetė mė e ndikuar nga koniunkturat politike dhe tė pastrohet nga burimet e atyre veprave tė autorėve qė janė cilėsuar si falsifikatorė dhe mashtrues hileqarė. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[B]Sot shėnohet pėrvjetori i 544-tė i vdekjes sė Skėnderbeut[/B]
[IMG]http://knninfo.com/repository/images/17_G_kulture-Sot_shenohet_pervjetori_i_544.jpg[/IMG] Krujė, 17.01.2012 10:39 Sot shėnohet pėrvjetori i 544 i vdekjes sė Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Ditėn e sotme pritet tė ketė aktivitete nė qytetin e Krujės, por edhe nė qytete tė tjera pėr nder tė heroit tonė kombėtar, ku nuk pėrjashtohen edhe homazhet nė varrin e tij qė ndodhet nė qytetin e Lezhės. Me kėtė rast aleanca "Kuq e Zi" do tė organizojė sot nė Kalanė e Krujės njė aktivitet nė pėrkujtim tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar dhe sipas aleancės kėtij aktiviteti do t`i bashkohet edhe pinjolli i familjes sė Gjergj Kastritotit Skėnderbeut Flavio Misasi. Gjergj Kastrioti ka hyrė nė histori si njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj tė kohės, si njė strateg i shquar i luftimeve mbrojtėse, si njė burrė i madh shteti, qė udhėhoqi luftėn pėr pavarėsi tė kombit te tij kundėr pushtuesit osman, i cili punoi edhe pėr bashkimin politiko-shtetėror tė popullit shqiptar . E pikėrisht me Kuvendin e Lezhės mė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu vuri themelet e njė shteti arbėr tė organizuar, as para tij as pas tij princat shqiptarė nuk mundėn tė gjenin rrugėn e bashkimit. Pėr 25 vjet me radhė Skėnderbeu mbrojti lirinė e popullit dhe tė vendit tė tij dhe lufta e tij pengoi pėrhapjen osmane drejt Evropės. Pėr shqiptarėt emri i Skėnderbeut ka qenė njė burim frymėzimi pėr rilindasit, shembull i ndritur pėr t`u pasur nė betejat e ndryshimeve pėr t`i kthyer popullit lirinė, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugėn e pėrparimit. Nė figurėn e pavdekshme tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, populli shqiptar kurdoherė ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, tė vėllazėrimit, tė lirisė, tė atdhedashurisė, tė harmonisė e tė demokracisė. |
Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
[B]Kisha ku vuri Skėnderbeu kurorė me Donikėn[/B]
[IMG]http://www.knninfo.com/repository/images/28_G_kulture-Kisha_ku_vuri_Skenderbeu_kurore_me_Donike.jpg[/IMG] Vlorė, 28.02.2012 11:39 Sipas historisė, nė 23 prill tė vitit 1451, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu kurorėzoi martesėn me Donikėn (Andronikėn), vajzėn e madhe tė Gjergj Arianitit, kryezotit tė Kaninės, nė afėrsi tė Vlorė. Kjo martesė, sipas historianėve, shėrbeu edhe pėr tė forcuar aleancat e Skėnderbeut nė jug tė Arbėrisė. Nė atė vit, Skėnderbeu ishte 46 vjeē, ndėrsa Donika, 23 vjeēe. Shpura e madhe e dasmorėve, qė mbėrriti nė Kaninė nė 23 prill, do tė qėndronte aty tre ditė. Nė ndryshim nga studiues tė tjerė, historiani vlonjat, prof.dr.Bardhosh Gaēe, thotė se "ceremonia e vendosjes sė kurorės (bekimit ungjillor), u zhvillua nė njė kishė tė vogėl, qė ndodhet pranė Kaninės, rreth 2-3 km nė lindje tė saj". Sipas tij, kjo kishė, pėr shkak tė konstruksionit me gurė tė bardhė, ėshtė emėrtuar ndryshe edhe Kisha e Bardhė, qė i ka dhėnė emrin edhe njė fshati qė ndodhet pranė saj, Qishbardhė. Me kėtė emėr vazhdon tė njihet sot ky fshat, qė ėshtė ndanė rrugės qė bashkon Vlorėn me krahinėn e Lumit tė Vlorės (njė pjesė e Labėrisė). Por, shumė pak prej banorėve tė kėtushėm e dinė origjinėn e emrit tė fshatit tė tyre e aq mė pak, historinė qė lidhet me emrin e Heroit tonė Kombėtar dhe princeshėn e Arbėrisė e tė Kaninės. Gaēe nėnvizon se "kjo kishė e vogėl dhe e bardhė, qė ndodhet e fshehur nė njė shpat mali, qė qarkon njė luginė tė thellė, u bė pikėnisja e historisė martesore tė bashkėshortėve tė famshėm. "Nuk ishte manastiri i Ardenicės, por Kisha e Bardhė, vendi ku vendosi kurorė Skėnderbeu me Donikėn", thekson historiani Bardhosh Gaēe. Nė fakt, ceremonitė fetare qė nisėn kėtu, vazhduan mė pas edhe nė Ardenicė, si edhe nė Berat. Ndėrkohė, vetė Kisha e Bardhė, nga njė pjesė e banorėve tė moshuar vendas njihet edhe si njė ish- manastir shumėshekullor. Madje edhe me njė emėr tjetėr; Manastiri i Kllogjerit, qė vjen nga fjala "kallogjer"-murg. Me kėtė informacion, u nisa njė ditė nė drejtim tė vendit, ku mendoja se do tė gjeja kishėn e famshme. Mėsova se ai vend ishte braktisur prej dekadash. Gjithashtu, njė grua e moshuar, deri vonė vazhdonte tė ndizte qirinj nė mjediset e kėsaj kishe, ku shkonte e vetme dhe humbiste njė ditė dhe njė natė. Prej vitesh, nė kėtė vend, nuk shkelte askush. Kjo edhe pėr shkak tė terrenit tepėr tė thyer, ku mungojnė edhe ato qė nė terminologjinė popullore, quhen "shtigje dhish". Duke pyetur banorėt vendas, nė afėrsi tė fshatit Qishbardhė sė bashku me njė mikun tim, u shkėputėm nga rruga kryesore dhe vazhduam nė drejtim tė jugut, pėrmes njė segmenti tė ndėrtuar me ēakėll, pėr tė shfrytėzuar njė kavė guri. Vazhduam pėr disa kilometra, aq sa mund tė lėviznim me makinė dhe mė pas e lamė atė nė njė lėndinė, pranė disa kodrave tė larta. Vazhduam pėrreth 500 metra nė kėmbė nė njė mjedis shkurresh, duke ndjekur njė shteg tė ngushtė. Lėvizja sa vinte dhe vėshtirėsohej, ndėrkohė qė nė horizont nuk dukej asgjė. U kthyem. Mendova se gjithēka ishte vetėm njė legjendė dhe nė realitet nuk mund tė kishte mbetur asgjė nga kisha e famshme mbi 7 shekullore. Teksa shpresėthyer po nisja autoveturėn nė rrugėn e kthimit, dy banorė tė zonės, qė po prisnin dru nė luginėn e njė pėrroi tė vogėl, na rikthyen besimin. "Manastirin e Kllogjerit kėrkoni(?) Po, ėshtė nė atė drejtim, por do tju duhet tė lodheni ca, sepse ėshtė nė njė shpat mali tė lartė, ku me zor mund tė ngjitesh". Mė i moshuari prej tyre, njė 65 apo 70 vjeēar, kishte qenė aty vite mė parė. Mė tregoi madje, se mbante mend qė ekzistonin ende muret e kėsaj kishe, apo manastir siē e quante ai. Duke mbajtur njė sėpatė tė vogėl nė dorėn e djathtė, ai na tregoi drejtimin se ku mund tė ecnim. Me mė tepėr besim, korrigjova itinerarin e mėparshėm. Ecja nė kėmbė bėhej gjithnjė e mė e vėshtirė. Njė shteg i ngushtė mes shkurreve tė dendura, qė vendasit i quajnė "xina" apo "pėrralla", humbiste diku. Gjurmėt e dhive zhdukeshin gjithashtu. Kishin kaluar dy orė, kur nė njė mjedis natyror ku perspektiva e luginės vazhdonte pambarim, arritėm tė dallonim muret e bardhė. Ato ngriheshin shumė pranė kreshtės sė asaj kodrine(mali) tė lartė, nė njė mjedis shkėmbor. Na duhej tė linim drejtimin e lėvizjes dhe tė ngjiteshim pingul shpatit, duke u mbajtur fort pas shkurreve. Nė mesditė ishim pranė objektivit. Muri perėndimor i godinės sė kishės apo manastirit, ishte i ruajtur nė njė gjendje shumė tė mirė. Gurėt e latuar, tė marrė nga ky mjedis shkėmbor, ku ngrihej edhe vetė kisha, ishin tė lidhur me gėlqere, sipas teknologjisė dhe traditės sė zonės. Nė fasadėn e godinės, nė pjesėn jugore tė saj, dera kryesore e dikurshme, pėrfaqėsonte tashmė njė si "gojė" tė hapur, pėrmes sė cilės futesh nė sallėn kryesore tė kėsaj kishe. Ėshtė njė hapėsirė me pėrmasa 3x4 metra. Pėrgjatė mureve, pjesėrisht tė rrėzuara, dallohen kthinat qė i ndeshim rėndom nė kishat ortodokse. Mė tej, vazhdojnė edhe dy dhoma tė tjera, njėra prej tė cilave e ruan ende ēatinė prej guri. Brenda saj mund tė hysh pėrmes njė tuneli tepėr tė ngushtė, ku mund tė kalohet vetėm duke u zvarritur. Mjedisi ėshtė tepėr mistik dhe nga lartėsia e mureve tė kishės, dallohet kalaja e famshme e Kaninės, 2-3 km nė perėndim. Pėr tė ardhur prej saj kėtu, nuk duhen mė shumė se 2 orė. Mė tej, nė horizont, spikasin me radhė ishulli i Sazanit, Zvėrneci, Narta. Ndodhemi nė njė lartėsi mbi 450 metra mbi nivelin e detit, rreth 50 mė shumė se Kanina dhe pamja qė ofrohet ėshtė mahnitėse. Gjithė zona shfaqet si nė pėllėmbė tė dorės. Pak mė tej mureve tė kishės, nė rrėzė tė shkėmbinjve, dallon njė tjetėr mur guri. Ai vazhdon pėr dhjetėra metra gjatėsi dhe qarkon njė hapėsirė mė tė madhe. Mesa duket ėshtė muri rrethues, qė duhet tė ketė pasur edhe njė funksion tjetėr, atė tė mbrojtjes sė kėtij mjedisi nga rrėshqitja e gurėve dhe e shkėmbinjve. Pėrgjatė shekujve, nuk pėrjashtohet mundėsia qė kisha e dikurshme e bardhė, tė jetė shndėrruar nė njė manastir. Sipas historianėve, ndoshta kjo shpjegon edhe ndryshimin e emėrtimit tė saj, nė atė qė disa banorė vendas e quajnė Manastiri i Kllogjerit(Kallogjerėve-murgjve). Madje, kėtė e pėrforcojnė edhe dimensionet e vetė kėsaj godine, ende tė ruajtur, si dhe e hapėsirės qė qarkohet nga muri rrethues, shumė mė e madhe se e njė kishe tė zakonshme. Gjithsesi, pavarėsisht ndryshimit tė emėrtimit tė shekuj tė saj, nga "Kisha e Bardhė", nė "Manastiri i Kllogjerit", sipas njė pjese tė vendasve, ajo ka njė histori, qė do tia kishin zili mjaft objekte tė tjera tė ngjashme, sepse lidhet me njė moment tė rėndėsishėm tė jetės sė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Prej dekadash, kėtu nuk shkel kėmbė njeriu. Madje, askush nuk e di me siguri se kur ėshtė braktisur ajo, kur janė larguar prej kėtu murgjit e fundit pėr tė mos u kthyer mė. Ndoshta para 50 vjetėsh, ndoshta mė shumė se kaq. Por, ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė historia qė lidhi jetėn e Kryezotit tė Krujės me Princeshėn e Kaninės dhe tė Arbėrisė, Donika Kastriotin. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:14. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.