Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Historia Shqiptare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=193)
-   -   Arti Ilir ne prehistori (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=23341)

Ma-Origano 06-12-07 17:36

Titulli: Mbreteria Dardane
 
Historia e mbretėrisė dardane nė periudhėn e sundimit tė mbretit Bato dhe Monun ėshtė e lidhur nė planin diplomatik me aleancat qė ky shtet kishte me shtetin ilir dhe Romėn. Kjo aleancė antimaqedonase shprehet mjaftė qartė nė vitet 200-176 para Krishtit. Nė kėtė periudhė dardanėt e futėn nė koalicionin antimaqedonas nė aleancė me Romėn dhe mbretėri tė tjera, tė cilat kishin qenė seriozisht tė kėrcėnuara nga mbretėria maqedonase. Tek Livi pėrmendet nė vitin 200 para Krishtit, Batoja, i biri i Longarit, si mbret i dardanėve. Ai thotė.....erdhėn mbretėr tė ndryshėm e prijės fqinjė tė maqedonasve, midis tė cilėve Pleurati, i biri i Skėrdilaidit dhe Batoja i biri i Longarit. Filipi V i Maqedonisė duke ndjerė rrezikun e humbjes sė luftės me dardanėt qė tashmė kishin sulmuar mbretėrinė maqedonase, thirri nė kėtė luftė njė fis barbar i cili jetonte nė veri tė Danubit, qė njihen me emrin bastarnėve, tė cilėve ju premtua qė pasi tė shkatėrronin dardanėt tė vendoseshin nė tokat e tyre. Tit Livi shkruan se, qėllimi i Filipit ishte...qė tė zhdukte fisin e dardanėve dhe tė vendoste nė tokat e tyre bastarnėt. Ky plan mė pas u realizua nga i biri Perseu.

Ma-Origano 06-12-07 17:36

Titulli: Mbreteria Dardane
 
Shfaqja e njė serė vendbanimesh buzė luginave tė lumenjve, nė periudhėn e Bronzit (2100-1200 para Krishtit), shpjegohet me krijimin e njė tėrėsie etno-kulturore gjeografike qė shtrihet nė territorin e Kosovės antike. Riti i varrimit, kultura materiale si dhe mjaft elementė tė tjerė pėrbėrės, tregojnė se banorėt e kėsaj treve nė shek. XII-VIII para Krishtit, kishin krijuar njė njėsi etnografike e kulturore tė pėrbashkėt. Nisur nga materiali arkeologjik i zbuluar mendohet se, gjatė kėsaj periudhe nė Ballkanin Qendror, nė Dardani, ėshtė krijuar njė njėsi etnografike qė ka karakteristikat e veta kulturore, tė cilat reflektohen dhe nė zbukurimet e veshjeve. Kjo veēori e pėrgjithshme, pėrkrah shumė shenjave tė tjera, dėshmon se rruga e formimit tė etnosit ilir nė truallin e Dardanisė nuk ėshtė e veēantė nga zhvillimi i kulturės ilire nė pėrgjithėsi. Historianėt e kohės antike kanė shkruar se Dardania kishte shumė qytete tė mėdha qė ndodheshin afėr minierave ose pranė rrugėve kryesore tregtare. Dardanėt ishin dhe zejtarė shumė tė zotė sa prodhimet e tyre u njohėn dhe nė vende tė tjera tė lashta tė botės mesdhetare.

Ma-Origano 06-12-07 17:37

Titulli: Mbreteria Dardane
 
Mbretėria dardane shtrihej nė territorin e sotėm tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Veriperėndimore, nė Serbinė Jugore dhe njė pjesė tė Sanxhakut. Dardanėt, ashtu si dhe ilirėt e tjerė u bashkuan 2400 vjet mė parė nė mbretėrinė e tyre.
Ku shtrihej mbretėria dardane
Treva ku u formua mbretėria dardane ndodhej nė zemėr tė Ballkanit dhe ėshtė trualli ku historianėt e vjetėr kanė vendosur fisin e madh tė dardanėve. Ky rajon nė kohėn e lulėzimit tė mbretėrisė dardane arrinte nė veri deri nė lumenjtė e Agros (Morava e Ibari) dhe qyteti Nais, nė kufirin me autoriatėt e skordiskėt. Nė jug mbretėria dardane shkonte deri te rrjedhja e lumit Axios (Vardar) duke u kufizuar me Paioninė, Pelagoninė e Penestinė. Ndėrsa nė lindje, lumi Margos (Morava Pėrėndimore) e ndante Dardaninė nga Trakia. Nė pėrėndim lumi Drin dhe mali i Sharrit e kufizonin nga trualli i shtetit ilir. Dardania e lashtė nė vija tė pėrgjithshme i pėrgjigjet territorit tė sotėm tė Kosovės.

Si shprehet njė historian i vjetėr pėr dardanėt

…dardanėt kanė kaq shumė skllevėr sa dikush kishte njėmijė….kurse tė tjerė edhe mė shumė. Secili nga kėta (skllevėr) nė kohė paqe punon tokėn, kurse nė kohė lufte merr pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės tė zotin e vet.

Ma-Origano 06-12-07 17:37

Titulli: Mbreteria Dardane
 
Beteja e zhvilluar nė vitin 176 para Kr. e udhėhequr nga i biri i Longarit, Monuni, ishte shumė dramatike. Ja si pėrshkruhet kjo nga Tit Livi...Posa mėsuan kėtė tėrheqje, e cila i la bastarnėt vetėm me forcat e tyre, ata (dardanėt) i ndanė trupat nė dy ushtri, njėra prej tė cilave duhej tė marshonte drejt armikut dhe ta sulmonte nė ballė, ndėrsa tjetra do ta sulmonte nga prapa pasi tė sillej nėpėr rrugė tė fshehta. Por beteja filloi para se kjo ushtri t’i dilte prapa armikut dhe dardanėt tė mundur u tėrhoqėn nė qytet, i cili nuk ishte veēse dymbėdhjetė milje larg lėmit tė bastarnėve. Fituesit e rrethuan menjėherė qytetin, tė bindur se armiqtė do tė dorėzoheshin qė tė nesėrmen nga frika, ose do ta pushtonin menjėherė me anė tė forcės. Ndėrkohė, ushtria tjetėr e dardanėve, qė e kishte bėrė rrugėn e vet, duke mos ditur humbjen e sė parės, e gjeti pa mbrojtje lėmin e bastarnėve dhe e shtiu nė dorė pa asnjė mundim. Ja se ēfarė shkruhet pėr njė nga betejat qė zhvilloi mbreti i dardanėve me ushtrinė maqedonase, mė tė fortėn e asaj kohe: Tit Livi.....kur dardanėt kthyen flamujt dhe u vendosėn nė radhė tė rregullt pėrballė armikut, beteja u zhvillua si njė luftė e vėrtetė….

……U vranė pak, tė plagosur pati mė shumė, por asnjė nuk u zu rob, sepse nė raste tė rralla dalin nga radhėt e tyre dhe tė shtrėnguar tė gjithė sė bashku luftojnė ose tėrhiqen. Nė kėtė kohė mbretėria dardane ishte mirė e organizuar, gjė qė reflektohet nė disa drejtime. Ekonomia dardane e bazuar nė zejtari, bujqėsi dhe blegtori ishte integruar nė qarkullimin tregtar tė vendeve tė Mesdheut

Ma-Origano 06-12-07 17:38

Titulli: Mbreteria Dardane
 
Prodhimet bujqėsore apo blegtorale si dhe argjendi dardan ishin shumė tė rėndėsishėm pėr qytetet ilire tė bregdetit Adriatik si, Dyrrahu dhe Apollonia dhe mė gjerė. Rruga qė lidhte dardanėt me ilirėt e bregdetit ishte padyshim ajo e Drinit. Nėpėrmjet saj qytetet ilire tė Scodrės (Shkodrės) dhe Lisit (Lezhės) bėnin tregti me qytetet dardane. Po ashtu tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė tregojnė se nė mbretėrinė dardane kishte marr hov rritja e jetės qytetare, si p.sh. nė qytete si Domastioni, Uskana, Draudaku etj. Njėkohėsisht kishte filluar zbatimi i programit tė ndėrtimit tė njė sėrė kėshtjellave, tė cilat do tė mbronin tėrė territorin e mbretėrisė. Natyrisht, programe tė tilla mund tė realizoheshin vetėm nga njė mbretėri e organizuar mirė, e cila administronte resurset natyrore dhe potencialin ekonomik tė shtetit

Ma-Origano 07-12-07 19:19

Prijesa Ilire
 
[B]Agroni

[/B]Mret ilir, i biri i Pleuratit. Sundoi rreth viteve 250-231 para eres sone. Ne kohen e tij shteti ilir u be nje fuqi e rendesishme ne arenen politike te Ballkanit. Kufijte e tij perfshinin nje treve te gjere qe nga Naretva e sotme (Narona) ne Dalmaci deri ne brigjet e Vjoses (Aoos), me perjashtim te Durrahut dhe Apollonise. Qytetet kryesore te mbreterise se tij ishin Lisi, Scodra, Olcini dhe Rizoni.
Agroni krijoi nje fuqi detare dhe tokesore shume me te madhe nga ajo e para ardhesve te tij. Ne fushen e politikes se jashtme eshe e njohur marveshja e tij me mbretin e Maqedonise Demetrin II, me 231 para eres sone. Sipas kesaj mareveshjejel, mbreti ilir merrte persiper te ndihmonte banoret e qytetit Akarnan, Medionit, aleate te Maqedonise qe ishin rrethuar nga Etolet. Nga zhvillimi i mevonshem i ngjarjeve del se Agroni me kete akt synonte te dobesonte ndikimin Etol mbi fqinjet jugor te mbreterise se tij dhe te shkepuste Epirin nga aleanca me ta. Pas fitores ne Medion, Agroni u semur rende dhe vdiq. Politiken e tij e ndoqi e shoqja, Teuta, qe sundoi si mbretereshe ne emer te Pimesit, trashegimtarit te mitur te Agronit

Ma-Origano 07-12-07 19:20

Titulli: Prijesa Ilire
 
Teuta

Mbretereshe ilire, ne vitet 230-228 para eres sone. U vu ne krye te mbreterise pas vdekjes se te shoqit Agronit. Si tutore e Pimit, birit te mitur te tij qe e kishte me gruan e dyte, Triteuta. Ndoqi politiken e Agronit dhe zhvilloi nje veprimatari energjike. Perballoi rivalitetet e brendshme, rruajti aleancen me Maqedonine dhe e rrite fuqine politike te mbreterise. Ne vitin 230 para eres sone, kreu sulmin kunder Lidhjes Epiriote, pushtoi kryeqytetin e saj, Foiniken, dhe e detyroi Epirin te shkeputej nga aleanca me Etolet dhe te lidhej me mbreterine ilire.
Forcimi i pozites se mbreterise ilire ne Ballkan prekte interesat e politikes te fuqise se re mesdhetare, Romes, e cila ishte drejtuar nga lindja ne kete kohe. Teuta perballoi denjesisht perpjekjet e senatit romak pa mundur te menjanoj konfliktin e armatosur qe filloi me nderhyrjen e pare romake ne Iliri ne vitin 229 p.e.s. Edhe pse Teuta mori masa te forta per te mbrojtur vijen bregdetare, nuk pati sukses. Plani i saj per te pushtuar Issin, Dyrrahun, Apollonine dhe Korkyren deshtoi. Pas tradhtise se komandantit te saj Demeter Farit qe iu derzoi romakeve Korkyren, Teuta u detyrua te heq bllokaden detare dhe nga qyetete te tjera. Qendresa qe bene iliret ne tokat e Ardiejve dhe sidomos ne qytetin Nutrija, nuk e ndryshoi fatin e luftes. Pas kesaj, Teuta me forca te pakta u mbyll ne qytetin e fortifikuar te Rizonit. Ne pranvere te vitit 228 p.e.s, ajo dergoi perfaqsuesin e vet ne Rome dhe nenshkroi nje mareveshje me senatin nje paqe me kushte ne disfavor te ilireve. Pas kesaj ngjarje Teuta kishte dhene doreheqjen ose kishte vdekur, sepse nuk permendet me. Ne krye te mbreterise ilire u vu Demeter Fari.

Ma-Origano 07-12-07 19:20

Titulli: Prijesa Ilire
 
Bardhyl

Mbret ilir, themelues i mbreterise ilire, sundoi me 393-359 para eres sone. Ishte me prejardhje nga shtresa te uleta, qymyrtar, gezonte simpatine e luftetareve. Beri kryengritje dhe rrezoi nga froni mbretin Syra. Gjate dyzet vjeteve luftoi me mbreterit maqedone per zoterimin e Lynkestise. Me 393 p.e.s mundi Amynten II dhe e detyroi te paguante tribut vjetor, me 369 p.e.s theu Aleksandrin II, kurse ne 360 p.e.s Perdiken III, qe u vra dhe vete ne fushe te betejes bashke me 4 mije maqedone. Per te dobesuar ndikimin spartan dhe maqedon ne Epir, u lidh me 385 p.e.s me tiranin e Sirakuzes, Dionisin. U mund nga Filipi II i Maqedonise ne 359 p.e.s. Sipas burimeve, ne kete beteje, Bardhyli luftoi mbi kale ndonese ishte 90 vjec. Vendin ia zuri me 356 p.e.s mbreti Grabo.

Ma-Origano 07-12-07 19:21

Titulli: Prijesa Ilire
 
[B]PIRROJA[/B]
Mbret i Epirit ne vitet 307-302 dhe 297-272 para eres sone. Figura me e shquar ne historine e lashte te Epirit dhe nje nga komndantet ushtarake me ne ze qe ka njohur bota antike. Rridhte nga familja mbreterore e fisit ilir te Moloseve. Gjate sundimit te tij shteti epirot u fuqizua shume ekonomikisht e ushtarakisht e u be nja faktor i rendesishem ne arenen politike te botes mesdhetare te kohes. Lindi ne 319 p.e.s. Pirroja hipi ne fron ne vitin 307 p.e.s, kur ishte 12 vjec. Pasi e humbi fronin ne vitin 302 p.e.s, per shkak te nje nderhyrjeje maqedone ne Epir dhe e rifitoi ate perseri. Ai zbatoi nje politike te jashtme aktive. Eshte e njohur vecanerisht fushata e tij ne Italine e Jugut, ku i thirrur per ndihme nga Tarentasit, qe luftonin me Romen, zbarkoi ne vitin 280 p.e.s, ne krye te nje ushtrie te madhe te perbere nga 20.000 kembesore, 3000 kalores, 2000 varketare dhe 500 hobetare, duke pasur me vete dhe 200 elefante. Pirroja zhvilloi me romaket tri beteja te medha. Te paren e fitoi me lehtesi prane Heraklese ne vitin 280 p.e.s. Per here te pare perdori me sukses elefantet per carjen e rrethimi t romak. Ne betejen prane Auskulit, nje vit me vone Pirroja fitoi perseri por me humbje aq te medha, saqe fitore te tilla u be zakon te quhen " si fitorja e Pirros", kurse betejen e trete prane Beneventit ne vitin 275 p.e.s e humbi. Nje tjeter aspekt i rendesishem i tij ne politiken e jashtme eshte me Maqedonine. Perpara se te zbarkonte ne Itali i theu maqedonet dhe per nje kohe arriti te shpallej dhe mbret i tyre, por zoterimet ne Maqedoni qe i detyruar t'i ndante me sundimtarin e Trakise, Lisimaun, i cili nuk vonoi ta shtrengoje te hiqte dore prej tyre. Pas disfates me Romen, ne vitin 272 p.e.s Pirroja iu drejtua perseri Maqedonise, por gjate kesaj perpjekjeje te tij te re mbeti i vrare duke luftuar neper rruget e Argosit kunder forcave te bashkuara maqedone e spartane.. Pirroja mbeti ne histori nsi nje nga strateget me te medhenj te kohes, i dyti pas Aleksandrit te Madh, sipas vleresimit te komandantit te njohur kartagjenas, Hanibalit

Ma-Origano 07-12-07 19:21

Titulli: Prijesa Ilire
 
[B]BALAI[/B]
Mbret ilir, qe sundoi pas vitit 168 p.e.s. Njihet vetem nga nje numer i madh monedhash me emrin e tij. Qendra e mbreterise se Balait mendohet se ka qene Rizoni, ne gjirin e Kotorit.

Ma-Origano 07-12-07 19:22

Titulli: Prijesa Ilire
 
[B]GENTI[/B]
Mbret ilir, i biri i Pleuratit. Sundoi me 181-168 p.e.s ne periudhen e acarimit me te madh te kontradiktave midis shteteve te Ballkanit dhe Romes, qe e intensifikoi politiken e saj agresive. Ne keto rrethana Genti beri perpjekje per forcimin ekonomik e politik te mbreterise. Ne pollitiken e brendshme mori masa per asgjesimin e kundershtareve politike pro-romake, pa kursyer as te vellane, Platorin. Grumbulloi forca ushtakake, tokesore e detare te medha. Fuqizoi arken e shtetit dhe preu monedha bronzi me emrin e vet. Ne politiken e jashtme u lidh me forcat antiromake ne Ballkan, beri aleanca me mbreterine Dardane dhe Perseun e Maqedonise. I sulmuar nga Roma me 168 p.e.s, i priti forcat pushtuese ne afersi te qytetit Basania, diku ne Jug te Lisit dhe qendresen e fundit e beri pa sukses ne kryeqendren e mbreterise, ne Shkoder. Bashke me familjen, me roberit dhe me placke te madhe lufte u dergua ne Rome. Romaket kapen dhe 220 anije te tij. Genti vdiq ne roberi ne qytetin Iguv te Italise.

Ma-Origano 07-12-07 19:23

Titulli: Prijesa Ilire
 
[B]Glaukia[/B]

Mbret ilir qe rimekembi shtetin ilir te themeluar prej Bardhylit. Sundoi ne 325-302 para eres sone (p.e.s) Deri me 325 ishte prijes i Taulanteve. Me 335 p.e.s kishte ndihmuar Klitin per marrjen e Pelionit. Pas vdekjes se Aleksandrit te Madh cliroi krahinat rreth liqenit Lihnid, i bashkoi me zoterimet e veta dhe u be mbret. Ndoqi nje politike kunder maqedoneve dhe u perpoq te dobesonte ndikimin e tyre ne Epir. Per kete u afrua me lidhje martesore me mbretin molos Aiakidin dhe kur ky u rrezua me 317 p.e.s, mori nen mbrojtje te birin e tij dyvjecar, Pirron. Nuk pranoi t'ia dorezonte Pirron mbretit maqedon Kasandrit as kur ky i premtoi si shperblim shumen e madhe prej 200 mije talantesh, as kur ai e kercenoi me lufte. Ne vitet 314-312 p.e.s Glaukia luftoi me sukses kunder Kasandrit per Apolonin e Dyrrahun, duke pasur edhe ndihmen e Korkyrasve. Tre vjet me vone hyri ne Epir, mposhti kundershtimin e grupit promaqedon te kryesur nga xhaxhai i Pirros, Alketit, dhe vuri ne krye te shtetit molos, Pirron 12 vjecar. Glaukia permendet si mbret ilir deri me 302 p.e.s. Gjate sundimit te tij ai u be e vetmja force e rendesishme ne Ballkan qe iu kundervu Maqedonise dhe ndikoi ne ngjarjet kryesore politike te kohes.

Murgesha 07-12-07 20:24

Titulli: Prijesa Ilire
 
Ma origano.

Tė falemderit pėr pasurim tė forumit me tema tė reja por....
Shumė nga temat e tuaja nuk qėndrojnė nė nėnforumet e pėrcaktuara pėr to, andaj do t`u kisha lutur qė ti postojsh nė forumet pėrkatėse pėr tė mos na marr kohė ne moderuesve me bartjen e tyre.

Murgesha!

Ma-Origano 08-12-07 08:06

Titulli: Prijesa Ilire
 
Murgesha mire i kam keshtu!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:57.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.