![]() |
Titulli: Agim Gashi
X.
Mos u tremb botė mos u tut Se n`Kosovė po bahet luftė, E ban luftėn shqiptaria Shumė e shtrenjtė na asht liria. E Drenica mbjell me vorre Dukagjinit po i ēon fjalė, Qėndro vėlla si ke qėndrue Nėpėr shekuj flakė e gjallė. Krisma shpejt n`Drenicė mbėrrini Jo s`pėrkulet Dukagjini, I kem thanė shkaut tė zi Kallim veten e t`farojmė ty. Nuk i lshojmė troje e prag Pa u mbush Drini me gjak, Pa u ba krej Sharri hi Kurrė Kosova s`bahet Serbi. XI. Dorė e zezė plagon Arbninė Karavanet sapo mbrrinė, Me t`plagosun gra e fmi E kanė msy nanėn Shqipni. Dalin shqipet n`kufi t`Atdheut Qė asht ba midis Shqipnisė, Presin zemrat e plagosuna N`sofra t`shtrueme t`bujarisė. Eni vllazėn eni motra Se nuk jeni ju tė huej, Bukė e kryp e zemėr t`bardhė Qet Tropoja n`sofrėn tuej. Ah, Tropojė, Tropojė e vjetėr Prite, prite gjakun tim Ē“po mė pret me atė fllad bjeshke M“i merr plagėt n“ledhatim. Vij pushoj nė prehnin tand Pak cigares ja dredh tymin, I ngjesh armėt marshoj malit Krah i bahem Dukagjinit. Me atė frymė tė Mic Sokolit Me atė za tė Smajl Hysenit, Mė jep gjak me ujė t“Valbonės Mė jep forcė me gur t“Shkėlzenit. Se kjo luftė qė po djeg tokėn Ku bie gjaku pėr liri, Asht nji luftė e shenjtė kombtare Pėr me ba shqipninė - SHQIPNI. Se nga Toplica e n`Ēamėri Asht nji popull gjithmonė nji, E kah flitet gjuha shqipe Asht nji tokė i thonė Arbni. 19 Ēonju vasha e djelmosha Me i rrokė armėt shqiptare Me ju dal zot kėtyne trojeve Prin ushtria ēlirimtare. Ka ardhė koha me u bashkue Me gjithė hovin e djelmnisė, Me e ba kėtė luftė tė shenjtė Me ja shpėtu trungun Arbėnisė. Me u lidh me u besatue Si nė Lezhė njaj Kastrioti, Kur t`na shoh dhe zot i madh Sjell buzėqeshje ndrrohet moti. Rrjedhin Drina Bardh e i Zi Lulėbozhuret ēelin prore, Bahet bashkė nana Shqipni, Hidhet n`valle toka arbnore XII. Ka njimijė e disa vjet Janė mundu“qė t“na dėbojnė, Porse rranjėt kėtu i kishim T“l“shume thellė nė tokė tonė. Na dėbu“n n“shtete anmike Nė Rusi e Anadoll, Porse shkjau nga Karpati Nuk e di se kur asht boll. Shumė herė djegė e kanė kėtė tokė Siē po djegin sot shpi e prag, N“hi e zjarr prapė mbinin lulet Se ujiteshin me gjak. Prapė shtėpitė tona ndėtonim Mbillnim pemė e mbillnim ara, Mbi ēati dridhej flamuri Mbinte prapė e shqipes fara. Do t“vijė prapė pranverė shqiptare Porse duhet t“jem“unik, Tuj i lanė hasmitė ndėrvete Bahmi t“fortė porsi ēelik. Sot kur thėrret za i shqiptarit Kush i l“shon k“to rrugė t“lirisė, Ka me namė nana shqiptare Qė n“Altar ra vetė e dytė. Jemi shkep nė t`katėr anėt Ja kem kthy o shninėn nanės, S`po cicrrojmė si dallėndyshet N`ēerdhe tonat vajtojnė qyqet. Jo nuk kemi tjetėr atdhe Veē Kosovėn ku kem le, Kthehuni burra pėr liri Nė njat copė Dardani. Kthehuni burra ju thrret Shqipnia Ju thrret Tetova,Ju thrret Gucia Ju thrret Presheva e Toplica Dukagjini edhe Drenica. Kthehuni burra pėr atdhe N`ato troje ku kem le, Kthehuni burra me gjithė fmi Mos m`u mbush me shapkali. S`kemi kohė jo tė mbarohemi Ka ardhė koha tė vetėmbrohemi, T`kapim pushkėt pėr atdhe Se s`ka kush me i kap pėr ne. XIII. Thėrret Kosova moj nanė Shqipni A ma ndin moj zanin ti? Tue t`thirrė nanė kam mbetė mjetun Me za t`dhembshėm me za t`ējerrun. Qyshse kur prej teje m`ndanė Vajin kurrė nuk e kam nalė, Tuj tė thirrė Oj nanė Shqipni Sa shumė gjak kam derdh pėr ty. Ah moj nanė nana Shqipni Shumė herė n`zjarr kam ra pėr ty, Pa dėshirė na kanė coptue Por unė ty nuk t`kam harrue. Ah moj nanė nana Shqipni Sa shumė plagė kam marrė pėr ty, Po mė dhemin kam mbet mekun Asi gjallė asi i vdekun. Ah moj nanė lule dukate A e sheh si jam bonjake, Pėrmbi kam shtrigėn Serbi Don me m`ba shkrum e hi. Ma ka kallė zemrėn e shkretė Shumė e djem syrgjyn kanė tretė. Tjetėrkush na hini n`shpi Lujnė me gra e lujnė me fmi. N`vaj e kuje gati jam tretė Loti lotin s`po ma pret, Merre nanė nji faculetė Edhe fshimi kta lot tė shkretė. 24 A mban mend kir ne bashkė ishim Krenarinė nė qiell e kishim, Me vasha t`bukura e djem tė rrallė Ndalnim krajla e pashallarė. Sot qan Sharri e qan Tomorri Kjo e keqe si na ndodhi, Qajnė dy Drinat i bardhė e i zi, Si rrinė ndamas nanė e bijė. Ngrite ballin oj nanė Shqipni A po e sheh se kam ra n`zi, Ngrite kokėn nanė njiherė Edhe ēilma me nji derė. 25.O7.l998 |
Titulli: Agim Gashi
Demir KRASNIQI
KUJTIM MALLI Sa e ėmbėl ėshtė kėnga e shqiptarit, Sa i pėrmallshėm ėshtė zėri i mėrgimtarit! Sa i ėmbėl ėshtė zėri i bilbilit, Aq mė i ėmbėl ėshtė zėri i Agimit! Tė mbajė mend kur :”More rrugėn pėr nė det “, Dhe nė vend tė kripės – na solle sherbet ! “Lulet” tė dėgjonin dhe “ ēelnin nė dritare”, Ato hidhnin valle nė dasmat shqiptare! I mbaj mend dasmorėt nė pajtime gjakesh , Kur sharkia jote , kumbonte n’ ballė oxhakėsh !... Por nuk e di oxhaku yt , ku do tė qet tim , O, vėlla i gjakut – miku im Agim?! Ndoshta mėrgimtarėt , koha do t’i tres, Por kėnga e bilbilit, kurrė nuk do tė vdes! Ajo do t’ jehojė fuqishėm dhe krenare - Edhe atėherė kur rrėnohen oxhaqet shqiptare!... Kush s’ ia ngrehė bilbilit, njė ēati mbi kokė – Do ta mallkojė djepi , do ta mallkojė kjo tokė ! Se ēerdhja e bilbilit s’ peshohet me ari – Ai, do t’ vdes aty, ku ka lind sė pari ! Kėto vargje nga shpirti - nuk dolėn pahiri – Pėr ty, vėlla Agim, i shkroi Demiri ! Se zėri yt , gjithmonė n’ vesh m’ tingėllon Dhe zemra ime, kurrė nuk tė harron ! |
Titulli: Agim Gashi
Re: Shkrime pėr Agim Gashin
Selim Hasanaj KANGĖ PER ARTISTIN DHE PATRIOTIN AGIM GASHI Nga Selim Hasanaj I KĖNDOJ KANGEN NJI RAPSODI Qifteli ti mikja ime, banu gati pash at Zot. Se nji kangė unė due me kėndue, per nji burr , nji patriot. Por, kujdes ti mikja ime , sepse sot do ta kesh vėshtirė. Mem shoqnue mue kėsaj herė, zanin tim qė shkon tue u dridhė. Andaj ti oj qifteli, duhet sot tė me ndihmosh. Kėtė kangė unė qė e kamė nisė, ti si din ta perfundosh. Unė gjithmonė tye t`pata mike, dhe gjithmonė ti mė shoqnove. Sa herė kangės unė ja nisa, Telat ti i akordove. Dhe kėtė herė unė do kėndojė, per nji BURR nji PATRIOT. Qė sharkinė ai ndorė e mban, sepse asht i madhė rapsod. Agim Gashi Andaj sot unė po kamė frikė, se mue zani do mtradhton. Emocionet mkanė kaplue, qifteli ti mė ndihmon. Duhet bashk ne te mendojmė, posa kanges dojm m`ja nisė. Agim Gashit t`ja kushtojmė, kėtij Rapsodi t`Dardanisė. Ishin vitet e 90-ta, na pushtojė neve Serbia. U quen n`kambė e gjithė rinia Anton Cetta po ju prinė. Agim Gashi me sharki n`logje burrash dhe n`per oda Kendonė kangė ky per LIRI N`kamė u que e tanė Kosova. T`gjitha gjaqet u pajtuen shqiptaria ka lidhė besen Per liri tė Dardanisė deri n`nja do ta bajmė vdekjen. Agim Gashi ky rapsod qė asht burr dhe patriot Zani ti ambel kumbon per Atdhe pa pra kendonė. Kendon kangė ky per Kosovėn President Ibrahim Rugoven. Agim Gashi burr shqiptarė i`kendon atdheut me faqe t`bardhė. Edhe unė , rapsod i vogėl sod kėtė kangė qė e kendojė Dhe nga zemra e nga shpirti Agim Gashit shendet i urojė. Selim M. Hasanaj Sarpsborg Norvegji |
Titulli: Agim Gashi
Teksti i kenges per Sali Cekun eshte nje kopje e keqe e poezise sime Kerset pushka ne Koshare dhe data e shenuar posht tekstit nuk eshte e vertete.Kete tekst (origjinalin) e ka marr Agimi personalisht nga une!!
Pse e ka ndryshu dhe pse tash e sjell ne emer te tij kjo le te mbetet ne nderin e tij!! Krahasimin mund t'a beje secili qe don! |
Titulli: Agim Gashi
Shife tash ani ty nji poezi ta paska vjedhen, une qysh i pava nja 4-5 te mijat i kish marue edhe kajka. Ev shoq me poezi te mija me marue kajka edhe me fitue pare. Sha zoten ne zatetsha fare koncerti qete Sharkijen Akllap :biggrin: sha zoten gjysen e qatyne pareve qka ti fitojne ka mi nda pergjysem se nuk ka mujten qishtu me fitue pare shoqi.
|
Titulli: Agim Gashi
[quote=GURI SYLAJ]Teksti i kenges per Sali Cekun eshte nje kopje e keqe e poezise sime Kerset pushka ne Koshare dhe data e shenuar posht tekstit nuk eshte e vertete.Kete tekst (origjinalin) e ka marr Agimi personalisht nga une!!
Pse e ka ndryshu dhe pse tash e sjell ne emer te tij kjo le te mbetet ne nderin e tij!! Krahasimin mund t'a beje secili qe don![/quote] ----------------------------------- Nuke njoh as nuk e kam takuar kurr Agim gashin- disa kėngė i sho te mira qe i ka shkruar por meqense e nderuara urata na paska sjell disa vargje as nuk po dihen te kujt jan - sepse duhet definuar autori me emer e mbiemer qe te mos perzihen gjėrat .- dhe identititet- e sa i perket kopjave dhe sjelljeve te tilla plagiate qe siq thot guri sylaj ma poshtersi se sa ta kopjosh dikend nuk ka dhe nuk esht kurfar artisti ai qe kopjon diken fjalet ne krijimtari duhet hulumtuar duhet me i gjet vet fjalė ka boll nuk ka nevoj te kopjohet askush fjalė ka sa te duash si deti por duhet me i gjet krijuesi artisti |
Titulli: Agim Gashi
[quote=Urata][B][SIZE=3][COLOR=#cc0000]KENGE PER SALIH CEKUN[/COLOR][/SIZE][/B][SIZE=3][COLOR=#cc0000]
[/COLOR][/SIZE][I][COLOR=#999999]E marte, 11-12-2007, 10:32am (GMT)[/COLOR][/I][COLOR=#999999] [/COLOR]Krisi topi nė Koshare, Na i ka shkye gur e dhe, Komandanti Salih Ēeku, Filloi luftėn pėr atdhe. Salih Ēeku ep kushtrimin Tue puthė shqipen nė flamur Po ban be ne Diell e Hanė, Nuk e la pa i hjek“ k“ta gur. Sdurojn“ ma k“to troje t“mija, As tradhėti e jo as puēe, Kėta gur qė ndajnė kufi E kan vendin te Molla e Kuqe. Bini djel, trimat e malit.. Hudhnju hasmit nė istikam Se k“ta gur“ jane t“mir pėr vorre, E n“Serbi vendin e kanė. Si rrufeja hudhet trimi, Kur e merr plumbi nė ball, Para vllazen pėr liri Se unė rashe me mbetė i gjallė. N“maje t“bjeshkės dalin Zanat, E te koka i qendrojne, Me uj“ t“Drinit e dhe t“Kosovės, Plagėt trimit ja sherojnė. Nga zemra e trimit mbushen duert, Trimėni me dashuni, E i hudhin mbi Kosovėn, Me mbjellė faren pėr liri. Amanet ua la Kosovėn, Qė ta bani me plot liri, Amanetet i marrin zanat I shpėrndajn nė shqiptari. Kėrset topi nė Koshare Na i ka shkye dhe e gur, Komandanti Salih Ēeku Ra deshmor mos me vdekė kurrė. [COLOR=#000066]Agim Gashi 1999- Gjermani[/COLOR][/quote] ------------------- Kjo kėngė pa dyshim dihet qė ėsht e Guri sylajt- te gjith qka jemi ne dardani e dijm ket - kur kam bertitur un se po bėhen kso poshtersirash DHE PO KOPJOJN NGA FORUMI DARDANIA asnji nuk keni reagauar-te gjith po thuajse keni heshtur vetem kur ju prekė diqka ejuaj ather po reagoni ndersa e te tjerve jo egoizem tipik i kosovarit qe un e njoh edhe ma heret qe besa me vjen keq por kshtu esht realitetti ma mir te flasim drejt e hapur - dhe ne nje far menyre edhe disi me skepticizem ken shikuar reagimet e mia - si te teperta -ndersa ndaj diskriminimeve te shumta te kalueres time shum pak keni reaguar diksriminim tridhjet vjeqar si duket po ju duket pak tridhjet e ma teper vjet dhe ne fund doli edhe ky nezir myrta dhe po ashtu sillet me mosmirnjohje qe edhe ky nji far plagiati esht - sa i perket agim gashit un shoh se agimi me gjithat paska shkruar disa kenge te bukura nuk e di a i ka shkruar vet apo ia ka shkruar dikush - ndersa ai nezir myrta ka bė kso vperimesh te papergjegjshme ne forume tjera ne dy tri vende-ku un ja kam pas terhequr vrejtjen - ai thoshte kur qiten vargjet ne internet jan te te gjithve merre me mend qfar njeriu esht ky- domethėnė jeta e njeriut qe bėn mund i kushton koha e humb jeten pas vargjeve e kohen pa bė diqka tjeter qenka hiq gjė ja se sa te pa ndergjegjshem jan disa shpirtė kopila e debila- njeriu ne vend se te merret me vargje mund te merret me rregullimin e standardit t e jete s e vet te biznesit dhe pasuris per te jetuar si njeri te pakten pa strese - vargjet jan stres te humbin shum kohė dhe amndej gjithnji ke brenga per to sepse je thell ne to i dashuruar prandaj jan brengė psiqike te bejn me vuajt e meraku per to te han te duket sikur po ta marrin nji cop shpirti prandaj un kam thėnė sikur te mos isha krijues vargjesh ma mir te isha diqka tjeter biznesmen je ma i qet se paku pra njeriunq ekrijon vargje e humb kohene ben mund e dikush tjeter takllet me kohen e tij jeten e tij esht haram poshtersi krim dhe diskrimin ndaj nji tjetri padrejtesi am dhe dhe e denueshme sepse mund dhe djersė e kushton kohė edhe krijimtaria e tjetri ta merr per se gatshm,i efryhet me to kjo esht ma shum se poshtersi - Un ja qes emrin e mbiemrin poshtė dhe lart vjershes SECILES - e nezir myrtaj shkon eja heq EMRIN DHE MBIEMRIN VJERSHAVE TE MIA POSHTė DHE LART E SI NJI SKILE E LIGė I QET NEPER FORUME TJERA PA ME PYETUR FARE PA ADRESė EMRI E MBIEMRI KY QENJE E MJERė - emrin dhe mbiemrin pa me pyetur fare e e qet nepEr disa forume tjera- KY NEZIR MYRTA TRI PUNIME TE MIA I KA QIT NE PSEUDONIMIN E VET - me psuedonimin e vet - a nuk esht kjo poshtersi-PERZIERJE DHE DISKRIMINIM- TE NEVRIKOSė DHE TE NXITė NE REAGIME ME PROVOKIME TE TILLA PRA- prandaj un gjithqka e adresoj ja jap emrine mbiemrin identitetin- qdo gjėje dhe adresen e sakt - per shkak se kam pervoja me lugeter- edhe ma parė ma heret ne praktiken e jetes time- me vjen keq - por ktu ne dardani pergjojnė SI KJOFTLARGTI SHUM KRIJUES TJERė QE HESHTIN ENUK LAJMROHEN -SA DINAK QE JAN-LE TE SHEH VET POPULLI LEXUESI dhe heshtin por me lexu lexojn -e mandej kopjojnn - Un i njoh dukuritė negative dhe veset e njerzve nga pervoja jetsore- prandaj edhe jam i rezervuar nuk besoj shum nuk ja kam besen disa njerzve hiq - |
Titulli: Agim Gashi
Kam degjuar per rapsodin Agim gashin kam degjuar edhe per disa kenge e qiftelin e tij -
e kam pa edhe ne televizion por nuk e kam takuar asnjiher |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:16. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.