Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Hapėsirė filozofike-psikologjike (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=114)
-   -   Omar Al-Khayyam (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=26485)

Shqiptare_ne_Turqi 16-02-09 21:38

Titulli: Omar Al-Khayyam
 
C'fitova nga tė gjith' andrallat? Hiē!
Dhe nga mundimet e vėrdallat? Hiē!
Sa para bėn se sot jam Yll e Dritė
Kur shuhem nesėr, shkoj me prrallat? Hiē!



hiē !

Fllozofi ! pér té pa ngopurit .....

Shqiptare_ne_Turqi 17-02-09 14:13

Titulli: Omar Al-Khayyam
 
[I][FONT=Times New Roman][SIZE=4]Sipas té gjitha burimeve,Omar Khayyami i ka lan pas prej 158 deri 200 rubaire dhe,prap sipas te githa burimet,shum tjera rubaire ( afro 900) ju kan bashkangjit emrit té Omar Khayyamit edhe pse nuk jan té Khayyamit. [/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Times New Roman][SIZE=4][/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Times New Roman][SIZE=4]Pas periudhes sé jeteses sé tij,... Krijimi i njé mentalitetit i mospranimit té mendjes dhe ides ne boten Islame, shfrytézimi i Islamit,pér ta ruajtur autoritetin mbi popullaten, e ban autoritet &pushtues njé errsiré !!!... Dhe,fillozofve sikur Omar Khayyami qé jan pérpjek té bajn drit mendjen e njeriut u kan thén" sapık "
[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Times New Roman][SIZE=4]Pra me uljen e edukimit shoqérore u kuptua Khayyami sikur me qené,njeri vetum i verés dhe i qejfit ! ...Prandaj Omar Khayyami ne te gjitha kohérat ka frymézua pér opozitarét e mazhorances ...[/SIZE][/FONT][/I]

gjini 17-02-09 16:06

Titulli: Omar Al-Khayyam
 
91

Aristotel ndriēofsh, ngrysesh e hump!
Qesar ēdo fron zaptofsh, pėrmbysesh, hump!
Qelqin Xhamshid kungofsh, thyhesh e hump!
Bahmar u lavdėrofsh, mbytesh e hump!


92

Ah, Rrot' e Qiellit vrasėse, mizore,
Sa shtyp e shtrydh nė Tirėn shekullore:
Ah, Dhe i zi, nė gji sa xhevahire,
Pėrpin, e sa dafina prej kurore!


93

Ah, Zot, qė botėn me njė urdhėr themelove,
Sa e sa zemra copėtove e shove:
C'burbuqe buzėkuqe, flokėzeza,
Pa lulėzuar nė qivur m'i shtrove!


94

O Racė Njerėzore e verbuar,
O Hiē, mbi Er' e Pluhėr e ndėrtuar,
O Hiē, e korkolitur mbi Avushėn,
Pėrball' e pas prej Hiēit e rrethuar!


95

Apo mos e harruat Historinė
Qė Botės i dha Dritėn, Diturinė,
Se Zoti me ca Llom' e Baltovinė
Sipas fytyrės s'Tij gatoi Njerinė?


96

Krijesa zbardhėlloi, Parajsa leu,
E para krijatyrė del nga Dheu:
Po pak qėndroj! Njė drapėr Vdekja kėreu,
Adamn' e shkret' e korri, e rrėmbeu.


97

Si en' e bėn me mend e thellėsi,
Kuror' i thur me nder e me lavdi:
Pastaj Poēari Kryeveprėn kap
Dhe e dėrmon pėrtokė, e bėn hi.


98

Pse pra mėrziti pėr mjerimn' e zinė?
Kėshtu e bėri Zoti Njerėzinė:
Krijesa llome, mbrujtur vrer e helm,
Vajtojnė pak e ēduken nė Greminė.


99

Njeri, Margaritari i Krijesės,
Q'u shove nga tortyrat e Jetesės,
Pi Kupėn e harrimit e tė prehjes,
Ckulu nga pellgu i frikės dhe i shpresės.


100

Pėrulu Fatit tiranik e vrer,
Pi Verė, mos pėrfill Parajs' e Ferr:
Linde nga Pluhuri, nė Pluhur kthehesh,
Sa je mbi Pluhėr, lagu, mos u ter.

gjini 17-02-09 16:07

Titulli: Omar Al-Khayyam
 
101

Ah, kap e kap ēdo gas e ēdo dėfrim
Nė Pluhėr sa pa zbritur pėr pushim,
Pluhėr nė Pluhėr, nėnė Pluhurin shtrirė,
Pa Ver' e Kėng' e Grua - pa mbarim!


102

Pi, pi sa kohė ligjėron Bilbili,
Puth, puth sa ėsht' i ēelur Trėndafili,
Dhe Kupėn plot shafran pa drithm' e zbras
Kur tė ta japė natėn Xhebraili.


103

Njė ēast nga Pus'i Jetės tė ngjėrojmė
Dhe para se tė vdesim ta gėzojmė:
Se Yjt' u shuan dhe Karvani u gdhi
N'Agimn' e Hiēit! - Oh, le tė nxitojmė!


104

Pra, si Zambaku qė me sy pėrpjetė
Pret vesėn gojėhapur lart nga retė,
Ashtu dhe ti, se nesėr u pėrmbyse
Si Kupė bosh me kokėn tatėpjetė.


105

Kur tė gjesh Verė, pije pa mejtuar,
Kur tė gjesh Vajzė, puthe pa pushuar,
Se as pėr mjekrėn tėnde as pėr timen
S'kujdeset Zot'i Math i lavdėruar.


106

Rrot' e ēkujdesur po vėrtit Dynjanė,
Shenjtorėt nuk ja shqitnė dot Davanė:
Kij mendjen, nesėr vdes, merr ėndrra fund,
Tė piu varri, krimbat do t'tė hanė.

gjini 17-02-09 16:07

Titulli: Omar Al-Khayyam
 
107.

Lėviz, Khajam, se Kup' e Vdekjes vjen,
Se Fati nėnė Rrotė tė mbėrthen:
Pi Lėnk, puth Lule! Lart nė Qiell s'i gjen!
Se Feja me Parajsėn tė gėnjen.


108.

Mos u mėrzit me punė Perėndie,
As me andrralla e profka Njerėzije:
Mbyti tė gjitha nė duman tė Verės
Dhe loj me Trėndafij e Rrush Hardhie!


109.

Munxosi Qiejt' e shurdhėr qė shkelmuan
Cdo lutje qė tė mjerėt u drejtuan
Dhe kap Dollin' e pėrqafo Selvinė:
Kush na u kthye nga ata qė shkuan?


110.

Gjer kur, gjer kur do tė pėrpiqemi,
Me Fe e sherr Sheri tė piqemi?
Mė mirė lagemi me Lėnk prej Rrushi
Se sa me vrer pėr hiē tė ligemi?

gjini 17-02-09 16:08

Titulli: Omar Al-Khayyam
 
111.

Me mjekrėn ēdo Tavernė ta kam fshirė,
Parajsės i kam thėnė: "Lamtumirė!
E bukur je, po nukė bėn pėr mua!"
Kėrkomėni nė Vreshtė dhe nė Tirė.


112.

Pėr Ligjė kam pėr ditė tė dėfrej,
Pėr Besė kam ēdo Fe ta kapėrcej;
Kur mora nuse Jetėn, s'deshi pajė;
Mė tha: "Gas pafsh, atė pagesė vlej".


113.

E dini, o miq, se nė kasollen time
Dasmė tė re kam bėrė me dėfrime:
Tri her' e ndava Fen' e Arėsyen
Dhe mora nuse Rrushkėn Serafine.


114.

Pėr Qėnien dhe Mosqėnien jam munduar
E Qiell e Dhe kam matur e peshuar:
Po qė tė gjitha i hodha n'erė! S'jam
I thellė veē nė Verėn e Kulluar.


115.

Kur isha i ri, kujtoja se e gjeta
Pallatin ku shkėlqente e Vėrteta:
Tani q'u mplaka di qė s'dija gjė
E qė s'di hiē nga Bota dhe nga Jeta.


116.

Kur isha i ri, me zell, me mall po milja
Doktorė me Shenjtor' e trobolitja
Tė thella argumente: po pėrherė
I marrė hyja dhe m'i marrė dilja.


117.

Me ta tė Lartėn Urtėsi e mbolla,
Me dorėn tim'e rrita, e pėshtolla,
Dhe kjo ish tėrė pema qė m'u fal:
"Si ujė zbrita, dhe si erė dolla!"


118.

Nė Botė, dhe pa ditur as pėrse
As nga, po rrjedh pa dashur si rrėke,
Dhe jashtė saj si er' e shkretėtirės,
Pa ditur ku, po fryj te Nat' e Re.


119.

Si zok nga pylli sterr' u arratisa,
Pėr njė fole nė ferr' e driz' u grisa:
Po prinjės qė di Udhėn gjėkunt s'gjeta,
Nga dera q'u vėrsula jashtė krisa.


120.

Me Ujė hiēi Balta m'u gatua,
Zemra me zjarr e vrer m'u pėrvėlua:
Fryja nė Botė si njė flak' e marrė
Dhe shkrumbi im nė tym u ēkatėrrua.

GURI SYLAJ 19-02-09 19:32

Titulli: Omar Al-Khayyam
 
Kur isha i ri, kujtoja se e gjeta
Pallatin ku shkėlqente e Vėrteta:
Tani q'u mplaka di qė s'dija gjė
E qė s'di hiē nga Bota dhe nga Jeta.


Me ta tė Lartėn Urtėsi e mbolla,
Me dorėn tim'e rrita, e pėshtolla,
Dhe kjo ish tėrė pema qė m'u fal:
"Si ujė zbrita, dhe si erė dolla!"


Ne keto dy Rubaire autori shperfaqe nje filozofi te tere qe edhe me heret e kishin thene fil.antik grek. Kjo tregon per njohjen e thelle per rrethin por edhe per vetveten , flet per mendjen e nje gjeniu....!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:41.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.