![]() |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
[quote=egiiiii]Peja-Boy sa mij euro i ke dhan ti qe ke dal e tash pi kritikon, kosovart Pse pra masi osht aq mir e ka pun pse ti nuk jeton ne Kosov? ather ndryshe kishe mendu e ma pak kishe fol.[/quote]
Egiii Une kom dal per disa gjera tjera jo per shkak te kushteve po per te treguar Rastin apo ngjarejn se pse kam dal une e pse kam mbet ketu ateher ma mer mendja se do me kuptoje ...A nje dite Do te kthehem ne Kosove edhe do jetoj atje kete jam plotesisht i sigurt qe ka me ndodh ne kete Vit !! As nuk pres prej Politikaneve as nuk pres prej shtetit qe tmi rregulloj kushtet ato gjera do i bej qysh i kam bo gjithmon me krahet e mundin tim qe jam i sigurt se kam me arrit per nje jete mesatare po i lumtur afer Familjes time !! |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
mjer zotit cka po thon disa. sju ka met ma kurrgja njerezore
|
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
[QUOTE=bert]mjer zotit cka po thon disa. sju ka met ma kurrgja njerezore[/QUOTE]
Cka eshte njerzore per ty ? Nese dikush provokon ligjet e natyres dhe vritet per interesa personale si mund te ndihem keq me vet-fajin e tij ? |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
edhe sikur te ishin shkije prape se prape jane njerez. jo me fakti qe ata jane djem dhe vajza shqiptare. kaq poshte keni rane more hipokrite teveqele? edhe vdekja spo ju dhimbset ma. poshtersi
|
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
[quote=bert]edhe sikur te ishin shkije prape se prape jane njerez. jo me fakti qe ata jane djem dhe vajza shqiptare. kaq poshte keni rane more hipokrite teveqele? edhe vdekja spo ju dhimbset ma. poshtersi[/quote]
E Dhimbshme eshte por edhe Budallaki me mar ne qaf femijen e me e fut neper Uj !! Nje Pasaport Bullgare kushton 1200euro, nje viz Sllovene kushton 1500 euro nje Pasaport serbe kushton me shku deri serbi me e marr, ashtu keshtu ne serbi po hyjn per me dal ne Hungari ... kjo eshte mundesi se secili kryefamiljar duhet ta bej Vet e jo te mar ne qaf femijet e grat ... Nese mendon se eshte ma mire perendim ateher del Vet e rregulloje statusin beja vendin Familjes ateher merri Familjen me nje Menyr me te mire e jo ne kete menyr kapi gjuj neper ujera.. |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
po jane njerez more. por sikur te jene te afermit tuej? zot pastroje rracen tone nga kto mbeturina
|
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
Tragjedia nė lumin Tisa, shkon nė 3 numri i viktimave
BUDAPEST- Policia serbe dhe ajo hungareze kanė gjetur trupat e pajetė tė tre personave tė mbytur nė lumin ndėrmjet dy vendeve dhe ndėrkohė vazhdojnė kėrkimet pėr gjetjen e personave tė tjerė tė zhdukur, bėnė tė ditur sot burime zyrtare tė policisė. Mė shumė se 19 emigrantė nga Kosova dyshohet se kanė humbur jetėn javėn e kaluar, kur varka e tyre u pėrmbys nė ujėrat e Lumit Tisa ndėrsa pėrpiqeshin tė kalonin ilegalisht nga Serbia pėr nė Hungari, bėhet e ditur sipas medias kosovare. Policia hungareze njoftoi se ka gjetur trupin e pajetė tė njė personi nė ujėrat e lumit dhe ndėrkohė policia serbe ka gjetur dy trupa tė tjerė, ndėrsa mendohet se shumė persona tė tjerė janė mbytur nė lum. Autoritetet policore nuk kanė konfirmuar nėse ka ndodhur njė aksident i tillė dhe nuk japin shifra lidhur me numrin e personave qė rezultojnė tė zhdukur. "Dyshohet se kėta persona kanė tentuar tė kalojnė kufirin me ndihmėn e trafikantėve tė qenieve njerėzore. Policia po zhvillon hetime nė kėtė pistė tė mundshme", deklaroi Janos Pal, zėdhėnėsi i policisė sė kontesė Csongrad nė Hungari. Njė burrė dhe dy fėmijėt e tij u gjetėn tė gjallė javėn e kaluar pranė lumit nė Hungari. Njė zėdhėnės i policisė sė Kosovės tha se autoritetet kosovare tė policisė kanė ndėrmarrė njė hetim pėr zbulimin dhe arrestimin e organizatorėve tė kėtij udhėtimi tragjik. |
ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
'Tisa', EULEX hap hetime
Shekulli Online / REL | 24/10/2009 | Rajoni | 0 KOMENTE | SHARE | - + Njė prokuror i EULEX-it dhe dy policė hetues kosovarė do tė udhėtojnė pėr nė Hungari, pėr tė hetuar rastin e mbytjes sė tre shtetasve kosovarė nė lumin Tisa. Hetimet do tė bėhen nė kuadėr tė luftimit tė trafikimit me qenie njerėzore Njė prokuror i EULEX-it dhe dy policė hetues kosovarė pritet tė zhvillojnė hetime nė lidhje me rastin e mbytjes sė, tė paktėn, tre shtetasve tė Kosovės nė lumin Tisa, nė kufirin Serbi - Hungari, i cilėsuar tashmė nga autoritetet si rast i dyshuar pėr trafikim me qenie njerėzore. Policia e Kosovės konfirmon se do tė dėrgojė shumė shpejt nė Hungari dy policė hetues, kurse njė prokuror rasti, i cili ėshtė caktuar nga EULEX-i, pritet tė vė kontaktet me autoritetet policore tė Serbisė dhe ato tė Hungarisė. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, thotė se Policia e Kosovės dhe Ministria e Punėve tė Brendshme kanė marrė pėrgjigje pozitive nga autoritetet hungareze pėr dėrgimin e njė ekipi hetuesish nga Kosova. "Fillimisht parashihet qė tė nisen dy zyrtarė policorė hetues nga shtylla e hetimeve tė Policisė sė Kosovės dhe njė prokuror i rastit. Udhėtimi i tyre pritet tė bėhet shumė shpejt, nė njė kohė sa mė tė shpejtė tė mundshme", thekson Kelani. Nė rastin e cilėsuar si dyshim pėr trafikim me qenie njerėzore, tashmė ėshtė pėrfshirė edhe EULEX-i. Njė zėdhėnėsi i misionit pėr sundim tė ligjit, Nikollas Hotėn, konfirmon caktimin e prokurorit ndėrkombėtar tė EULEX-it pėr kėtė rast. "Prokurori i EULEX-it ėshtė zgjedhur tė udhėheqė rastin. Ne ende nuk e dimė se kur do tė udhėtojė ky prokuror pėr nė Serbi, apo Hungari", deklaron zėdhėnėsi Hotėn. Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, thotė po ashtu se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovės, nė pėrpjekje tė kapjes sė personave tė dyshuar pėr kėtė rast. Hetimet do tė zhvillohen nė kuadėr tė zbardhjes sė rastit dhe luftimit tė trafikimit me qeniet njerėzore. "Policia e Kosovės, nė bashkėpunim me Prokurorinė Speciale, ka ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme pėr operativa hetimore, pėr tė bėrė identifikimin e personave tė dyshuar tė mundshėm qė mund tė kenė qenė tė lidhur apo tė pėrfshirė nė rast, pėr trafikim me qenie njerėzore", thotė Kelani. Tre persona, tashmė janė identifikuar tė vdekur, kurse tre tė tjerė kanė shpėtuar gjatė kalimit ilegal tė kufirit pėrmes lumit Tisa nė kufirin Serbi - Hungari. Ekzistojnė dyshime se nė barkė kishte edhe persona tjerė, por ende asgjė nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ngushėlloi familjet e viktimave nė lumin Tisa, duke shprehur keqardhjen e tij tė thellė pėr ngjarjen tragjike. "Institucionet e Republikės sė Kosovės janė nė kontakt tė vazhdueshėm me institucionet relevante, me qėllim tė zbardhjes sė rrethanave tė ngjarjes, me shpresė se personat e tjerė qė udhėtonin me tri viktimat, tashmė tė konfirmuara, tė jenė gjallė", thotė Sejdiu pėrmes njė komunikate. "Shpirtėrisht dhe nė lutje jemi me familjet e viktimave nė kėto ēaste pikėllimi", shprehet Sejdiu. |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=bert]'Tisa', EULEX hap hetime
Shekulli Online / REL | 24/10/2009 | Rajoni | 0 KOMENTE | SHARE | - + Njė prokuror i EULEX-it dhe dy policė hetues kosovarė do tė udhėtojnė pėr nė Hungari, pėr tė hetuar rastin e mbytjes sė tre shtetasve kosovarė nė lumin Tisa. Hetimet do tė bėhen nė kuadėr tė luftimit tė trafikimit me qenie njerėzore Njė prokuror i EULEX-it dhe dy policė hetues kosovarė pritet tė zhvillojnė hetime nė lidhje me rastin e mbytjes sė, tė paktėn, tre shtetasve tė Kosovės nė lumin Tisa, nė kufirin Serbi - Hungari, i cilėsuar tashmė nga autoritetet si rast i dyshuar pėr trafikim me qenie njerėzore. Policia e Kosovės konfirmon se do tė dėrgojė shumė shpejt nė Hungari dy policė hetues, kurse njė prokuror rasti, i cili ėshtė caktuar nga EULEX-i, pritet tė vė kontaktet me autoritetet policore tė Serbisė dhe ato tė Hungarisė. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, thotė se Policia e Kosovės dhe Ministria e Punėve tė Brendshme kanė marrė pėrgjigje pozitive nga autoritetet hungareze pėr dėrgimin e njė ekipi hetuesish nga Kosova. "Fillimisht parashihet qė tė nisen dy zyrtarė policorė hetues nga shtylla e hetimeve tė Policisė sė Kosovės dhe njė prokuror i rastit. Udhėtimi i tyre pritet tė bėhet shumė shpejt, nė njė kohė sa mė tė shpejtė tė mundshme", thekson Kelani. Nė rastin e cilėsuar si dyshim pėr trafikim me qenie njerėzore, tashmė ėshtė pėrfshirė edhe EULEX-i. Njė zėdhėnėsi i misionit pėr sundim tė ligjit, Nikollas Hotėn, konfirmon caktimin e prokurorit ndėrkombėtar tė EULEX-it pėr kėtė rast. "Prokurori i EULEX-it ėshtė zgjedhur tė udhėheqė rastin. Ne ende nuk e dimė se kur do tė udhėtojė ky prokuror pėr nė Serbi, apo Hungari", deklaron zėdhėnėsi Hotėn. Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, thotė po ashtu se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovės, nė pėrpjekje tė kapjes sė personave tė dyshuar pėr kėtė rast. Hetimet do tė zhvillohen nė kuadėr tė zbardhjes sė rastit dhe luftimit tė trafikimit me qeniet njerėzore. "Policia e Kosovės, nė bashkėpunim me Prokurorinė Speciale, ka ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme pėr operativa hetimore, pėr tė bėrė identifikimin e personave tė dyshuar tė mundshėm qė mund tė kenė qenė tė lidhur apo tė pėrfshirė nė rast, pėr trafikim me qenie njerėzore", thotė Kelani. Tre persona, tashmė janė identifikuar tė vdekur, kurse tre tė tjerė kanė shpėtuar gjatė kalimit ilegal tė kufirit pėrmes lumit Tisa nė kufirin Serbi - Hungari. Ekzistojnė dyshime se nė barkė kishte edhe persona tjerė, por ende asgjė nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ngushėlloi familjet e viktimave nė lumin Tisa, duke shprehur keqardhjen e tij tė thellė pėr ngjarjen tragjike. "Institucionet e Republikės sė Kosovės janė nė kontakt tė vazhdueshėm me institucionet relevante, me qėllim tė zbardhjes sė rrethanave tė ngjarjes, me shpresė se personat e tjerė qė udhėtonin me tri viktimat, tashmė tė konfirmuara, tė jenė gjallė", thotė Sejdiu pėrmes njė komunikate. "Shpirtėrisht dhe nė lutje jemi me familjet e viktimave nė kėto ēaste pikėllimi", shprehet Sejdiu.[/quote] Duhet te ndodhe e kunderta! Penalisht duhet ndjek te gjith Personat qe gjat kalimit Ilegal rrezikojn jetra e njerzish. |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
Edhe ne kete Teme te diskutohet i njeti Rast nuk mjaftoj nje teme a ?
|
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
pergjegjesi eshte e policise qe te parandaloje kalime te tilla kufiri. ne kete rast pesha bie mbi ministrin e brendshem. kufomat jane gjate punes se tije
|
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=bert]pergjegjesi eshte e policise qe te parandaloje kalime te tilla kufiri. ne kete rast pesha bie mbi ministrin e brendshem. kufomat jane gjate punes se tije[/quote]
Pse! A Ministri i puneve te mbrendshme duhet te ndjek Shqiptaret ka sillen neper gjith boten a ? Ja ke rras kot me ket titull. Duhet ndjek penalisht te gjith personat Shqiptar qe kan hyp ne ate bark /anije te pasigurt. Dhe shpenzimet qe do te bej Shteti per personat e till duhet te ia dergoj Fakturat -Familjarve te tyre ne Kosove. |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
ata njerez u larguan nga kosova jo nga ndonje vend tjeter dhe detyrimisht kosova nuk qe e zonja ta zbulonte kete skeme largimi dhe nuk qe e zoja ti ndalonte. ne vendet demokratike keshtu gjykohet kjo ngjarje. ju tani jeni shtet sovran dhe mos kerkoni te tjeret te ju mbrojne kufijte tuaj
|
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=Shpati]Pse!
A Ministri i puneve te mbrendshme duhet te ndjek Shqiptaret ka sillen neper gjith boten a ? Ja ke rras kot me ket titull. Duhet ndjek penalisht te gjith personat Shqiptar qe kan hyp ne ate bark /anije te pasigurt. Dhe shpenzimet qe do te bej Shteti per personat e till duhet te ia dergoj Fakturat -Familjarve te tyre ne Kosove.[/quote] Jo jo nuk eshte ashtu se nese shkon ne Kosove edhe te dalin Serbet ateher Gjermanija mer masa ndaj shtetasit te vet...nese ke nenshtetesi gjermane ..Po edhe nese te nxjerr nga Duart e serbeve nuk te dergon Fakturen e shpenzimeve !! Duhet Luftuar Krimin ,Kontrabanden ata persona se e rrejn Popullin qe keni me dal ulun ne Auto e skeni me Hec kemb as 200metra e tani ka mesi i rruges i fusin neper Uj !! |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=bert]ata njerez u larguan nga kosova jo nga ndonje vend tjeter dhe detyrimisht kosova nuk qe e zonja ta zbulonte kete skeme largimi dhe nuk qe e zoja ti ndalonte. ne vendet demokratike keshtu gjykohet kjo ngjarje. ju tani jeni shtet sovran dhe mos kerkoni te tjeret te ju mbrojne kufijte tuaj[/quote]
O Zotri! Kufijt e Kosoves jan te lir dhe Njerzit hyn dhe dalin lirisht dhe esht mir qka esht keshtu. Shteti sun e nalen askendin qka don me mbyt veten ose nuk esht ne gjendje te kupton rrezikun. |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[QUOTE=Shpati]O Zotri!
Kufijt e Kosoves jan te lir dhe Njerzit hyn dhe dalin lirisht dhe esht mir qka esht keshtu. Shteti sun e nalen askendin qka don me mbyt veten ose nuk esht ne gjendje te kupton rrezikun.[/QUOTE] ne cfare shteti jeton ti zotni pasi ne shtetet perendimore demokratike ministri i brendshem do ishte shkarkuar dhe cuar per ndjekje penale |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=bert]ne cfare shteti jeton ti zotni pasi ne shtetet perendimore demokratike ministri i brendshem do ishte shkarkuar dhe cuar per ndjekje penale[/quote]
Pse more po ja rras kot ! Psh: Ne Gjermani 10.000 Njerz bejn vetrasje ne vit, me mijra mbyten neper fatekqesi te ndryshme. Nje keshill ! Kqyr ty mos te te ndjek penalisht . |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
Sa ministra te rendit shkarkohen ne SHBA per kalimin ilegal dhe vrasjet ne kufirin SHBA-Meksike????
|
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
shba-te nuk emigrojne ne meksike. ne cplanet jeton ti?
|
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[B][quote=bert][/B][B]ne cfare shteti jeton ti zotni pasi ne shtetet perendimore demokratike ministri i brendshem do ishte shkarkuar dhe cuar per ndjekje penale[/quote][/B] [B][quote=bert]Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale??????[/quote]
Ti na trego nese ke mundesi ??[/B] |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
duhet angazhim per gjetjen e kufomave. autoritetet hungareze kane vetem nje skuader ne kerkim. duhen 50 skuadra qe te kontrollohet mbare gjatesia e lumit dhe nen uje me polumbare
|
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=Peja-Boy]Jo jo nuk eshte ashtu se nese shkon ne Kosove edhe te dalin Serbet ateher Gjermanija mer masa ndaj shtetasit te vet...nese ke nenshtetesi gjermane ..Po edhe nese te nxjerr nga Duart e serbeve nuk te dergon Fakturen e shpenzimeve !! Duhet Luftuar Krimin ,Kontrabanden ata persona se e rrejn Popullin qe keni me dal ulun ne Auto e skeni me Hec kemb as 200metra e tani ka mesi i rruges i fusin neper Uj !![/quote]
Pohimi i juaj sesht i vertet. Gjermania te thot mos me i ra ka Serbia se e din se Serbia esht Shtet Kriminelesh. Dhe! Fakturen ta dergojn me Post. Esht normale ne kohe fatekeqesie Njerzit, duhet ndimuar,fatekqesia nuk ndalet (mund te ndodhe ne Autobus, Aeroplan ,etj). Por nuk hypet neper barka te pasigurta. As ne kohe te luftes sdo ti kisha preferuar askuj. |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=Shpati]Pohimi i juaj sesht i vertet.
Gjermania te thot mos me i ra ka Serbia se e din se Serbia esht Shtet Kriminelesh. Dhe! Fakturen ta dergojn me Post. Esht normale ne kohe fatekeqesie Njerzit, duhet ndimuar,fatekqesia nuk ndalet (mund te ndodhe ne Autobus, Aeroplan ,etj). Por nuk hypet neper barka te pasigurta. As ne kohe te luftes sdo ti kisha preferuar askuj.[/quote] ehhh more SHPAT skamja esht der hekuri skamja te dergon ne der te HASMIT fajtorin duhet ta kerkojm ne KOSOV pikrisht NE QEVERIN E KOSOVES |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
!!!
Ka mund te jem edhe une ne vend te tyre. Ngushellime per familjaret , se di pse ndonje minister nuk jepi doreheqje akoma. Sinqerisht asnje qeveri as kjo as ato te me pareshmet nuk i kan kushtu rendesi ketyre gjerave qe ti ndalin te pakten te bejn diq te ndajn ndonje fond si lloj sociali edhe per te gjithe ata te rinje qe jan te papune te pakten t'mos ikun nga Kosova dhe te mbyten neper vendet e huaja duke kerkuar diq me mire. |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=Guri i madh]ehhh more SHPAT skamja esht der hekuri skamja te dergon ne der te HASMIT
fajtorin duhet ta kerkojm ne KOSOV pikrisht NE QEVERIN E KOSOVES[/quote] Nuk esht ne pyetje skamja por mendjeletsija. |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=Shpati]Nuk esht ne pyetje skamja por mendjeletsija.[/quote]
PO de po edhe une kam rrezikue ALPET nga austria ne gjermani ose nga qyteti ZELLAMSE I AUSTRIS NE badrachenahal po shkavi ather u KULLKE NE KOSOV kam pas fat e tash e kena shtetin qe ju ka premtue pun e mirqenje sociale , pos ne afganistan nuk e di se esht punsue dikush rina po i kryjn fakulltetet qka me bae veq me shit fara fara ne stadion , po edhe atje konkurenca shum e madh fajtori esht ne qeverin e kosoves nuk munden me i ik ksaj pergjegjsie , nese e konsiderojn vehten si perfaqsus te popullit |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[QUOTE=Guri i madh]PO de po edhe une kam rrezikue ALPET nga austria ne gjermani ose nga qyteti ZELLAMSE I AUSTRIS NE badrachenahal po shkavi ather u KULLKE NE KOSOV kam pas fat e tash e kena shtetin qe ju ka premtue pun e mirqenje sociale ,
pos ne afganistan nuk e di se esht punsue dikush rina po i kryjn fakulltetet qka me bae veq me shit fara fara ne stadion , po edhe atje konkurenca shum e madh fajtori esht ne qeverin e kosoves nuk munden me i ik ksaj pergjegjsie , nese e konsiderojn vehten si perfaqsus te popullit[/QUOTE] edhe ateher i kem pasministrit edhe i kem pas krejt jasht kosove pse po bje preh e krimineleve nuk ka drejt asnje polic ta ndaloj hyrjen ose daljen nese e ke pasaporten per ta kaluar kufirin Kosov-serbi te duhet vetem pasaporta e UNIMIKUT apo e Serbis njejt jemi ne te gjitha kufijt si ka drejt te me ndaloj mua polici i kosoves ose i shqipris kur kam un dokumentat ne rregull (pasaporten) ku e din polici se un do tja msy italis me gomone Unė jam fajtor |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
Tragjedia nė Tisa, Topi ngushėllon Sejdiun
TIRANĖ- Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, i ka dėrguar njė mesazh ngushėllimi Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėr ngjarjen tragjike nė lumin Tisa ku humbėn jetėn pesėmbėdhjetė qytetarė kosovarė. Sipas zyrės pėr shtyp tė Presidencės, nė mesazhin e tij Topi shpreh keqardhjen pėr ngjarjen e rėndė. Nė emėr tė popullit shqiptar dhe nė emrin tim personal, mė lejoni tju pėrcjell ju si Kryetar i Shtetit tė Kosovės dhe nėpėrmjet jush familjarėve tė tė gjitha viktimave ngushėllimet mė tė thella e tė sinqerta pėr kėtė humbje tė rėndė vijon mesazhi i Presidentit Topi. Sipas njoftimeve zyrtare, rreth 15 kosovarė janė mbytur nė lumin Tisa, mes 14-16 tetorit. Ministria e Jashtme e Kosovės nė njė deklaratė, pas njoftimeve lidhur me ngjarjen nė Lumin Tisa, nė kufirin mes Hungarisė dhe Serbisė, ėshtė shprehur se ngjarja vazhdon tė mbetet ende e pasqaruar. Dyshohet se grupi i qytetarėve nga Kosova janė zhdukur ndėrsa tentonin tė kalonin ilegalisht kufirin. |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=Shpati]Pohimi i juaj sesht i vertet.
Gjermania te thot mos me i ra ka Serbia se e din se Serbia esht Shtet Kriminelesh. Dhe! Fakturen ta dergojn me Post. Esht normale ne kohe fatekeqesie Njerzit, duhet ndimuar,fatekqesia nuk ndalet (mund te ndodhe ne Autobus, Aeroplan ,etj). Por nuk hypet neper barka te pasigurta. As ne kohe te luftes sdo ti kisha preferuar askuj.[/quote]Asnje shtet nuk te tregon rrugen se ka e ke ti ma te leht te shkosh ne pushime ate e din ti vet ... Po nese ke probleme ne shtete jash Gjermanis ateher duhet Informuar Ambasaden edhe ajo merret me qeshtjen e Banorit te vet ... Edhe Faktura ska se ti sigurimin nuk e paguan kot i nderuar !! |
Te Vdesesh Per Te Ikur
Tė vdesėsh pėr tė ikur
Ruben Avxhiu | 25/10/2009 | Komente | 0 KOMENTE | SHARE | - + Shoqėria duhet tė reflektojė pėr domethėnien e tragjedisė nė Lumin Tisa dhe pėr kontrastin e fortė social-ekonomik nė realitetin e ri tė Kosovės Nuk mund tė ketė lajm mė shokues pėr tė gjithė ata qė pėr vite me radhė punuan pėr pavarėsinė e Kosovės sesa lajmi se 15 qytetarė tė saj mund tė jenė mbytur, duke u pėrpjekur qė tė ikin nga shteti pėr krijimin e tė cilit u sakrifikuan shumė. Autoritetet nuk janė ende nė gjendje tė konfirmojnė numrin e saktė tė viktimave, por ngjarja ėshtė njė kujtesė e vogėl e tragjedisė sė madhe tė re qė po i varet mbi kokė popullit tė Kosovės me mbi 50% tė popullsisė sė papunė, me dhjetėra vetvrasje, me kontrabandė e trafik prostitucioni, me ikje masive drejt Perėndimit etj. Kjo fotografi e jetės sė sotme nė Kosovė ka pėrballė atė tjetrėn: tė kafeneve tė zhurmshme e lokaleve plot drita, tė shtėpive dhe makinave luksoze, tė milionerėve tė rinj tė njė shteti tė sapo krijuar, tė mashtrimit tė parė e tė zhgėnjimit tė parė tė njė populli qė besoi se ikja e serbėve do tė sillte nė mos begatinė tė paktėn drejtėsinė sociale. Viktimat mbi Lumin Tisa, pavarėsisht nėse janė 15 apo njė e vetme, rėndojnė nė ndėrgjegjen e politikanėve tė Kosovės. Askush nuk pret njė ngritje tė ekonomisė nė mė pak se njė vit. Ajo qė nuk falet ėshtė paaftėsia pėr tė mbajtur lart optimizmin dhe shpresėn e popullit. Ata humbėn vetėm nė njė mėnyrė: kur vdes besimi te shteti dhe e ardhmja. Shqiptarėt qė po vdesin pėr tė ikur nga Kosova mbeten nė ndėrgjegjen e atyre qė po qeverisin, duke lejuar korrupsionin dhe kontrabandėn. Janė nė ndėrgjegjen e ndėrkombėtarėve qė kanė mė shumė merak marrėdhėniet shqiptaro-serbe sesa ato tė krimit tė armatosur e qė harrojnė se njė rini e papunė e pa perspektivė ekonomike nuk mbahet me policė e me specialistė. Por, kėto vdekje janė edhe nė ndėrgjegjen e qytetarėve tė thjeshtė tė Kosovės. Vetėm politika nuk do ta ndryshojė shtetin e ri. Mbarė shoqėria duhet tė punojė pėr tė ringritur ekonominė e pėr tė ndalur krimin. Kėto vdekje janė nė ndėrgjegjen e tė gjithė atyre qė bėjnė biznes nė tė zezė dhe nuk i paguajnė taksat shtetit tė Kosovės (duke u bėrė vjedhės tė pasurisė sė popullit, aspak mė tė mirė se serbėt qė bėjnė bllokadėn ekonomike). Kėto vdekje janė nė ndėrgjegjen e njerėzve nė doganat dhe administratėn e re tė Kosovės, qė mbyllin njėrin sy nė shkėmbim tė ryshfetit dhe lėnė tė kalojnė mallrat e padoganuara e kriminelėt e biznesit. Nė gjendjen e mjeruar qė ndodhet njė pjesė e popullsisė sė Kosovės, ėshtė e domosdoshme qė tė mblidhen taksa e tatime tė mjaftueshme pėr tė krijuar njė mbrojtje sociale pėr kėta njerėz. Qė ata tė mos ikin, si dikur nė kohėn e Millosheviēit, drejt njė vendi tjetėr, pėr njė fat mė tė mirė, tė ndryshėm nga fati i shtetit tė tyre. Kėto vdekje janė nė ndėrgjegjen e qeveritarėve dhe ekspertėve tė Kosovės qė kanė lejuar e lejojnė shitjen e pasurive tė popullit tė Kosovės nė procedura naive apo mashtruese tė privatizimit qė pranojnė ēmime shumė mė tė ulėta se vlera e tyre reale nė shkėmbim tė korruptimit personal. Tė gjitha kėto janė vjedhje nė kurriz tė popullit tė Kosovės e pjesė e faturės qė njė ditė do tė detyrohen ta paguajnė tė gjithė. Kėto vdekje janė nė ndėrgjegjen e politikanėve, qė paratė e buxhetit i kanė shpėrdoruar sipas interesave tė tyre dhe njerėzve tė tyre tė afėrt. E pėr mė tej, kėto vdekje janė edhe nė ndėrgjegjen e atyre mijėra njerėzve, qė ndonėse nuk kanė pasur gisht nė asnjė nga veprimet e lartpėrmendura i kanė parė ato tė ndodhin e tė kryen nga njerėz tė tyre tė afėrt dhe kanė heshtur, kanė aprovuar e kanė pėrfituar nė mėnyrė tė tėrthortė. Ata qė po pasurohen nė kurriz tė popullit, apo ata qė janė nė gjendje tė mirė financiare nga tė afėrmit qė jetojnė nė Perėndim, ndoshta mendojnė se jeta e tyre nuk rrezikohet nga fati i njė pjese tė shoqėrisė. Ndoshta mendojnė se Lumi Tisa ėshtė shumė larg oazit tė tyre tė bukur e tė lumtur. E pra, ata rrezikojnė njė zgjim tė frikshėm. Nuk duhet harruar se mungesa e perspektivės pėr njė jetė mė tė mirė krijon shtresėn rinore, tė pakėnaqur qė mund tė transformohet kulturalisht nė mėnyra qė variojnė nga terrorizmi e deri anarkizimi majtist. Shenja tė kėtyre dukurive qė janė parė qė tani nė Kosovė. Njė shprehje politike thotė se "nėse nuk shkon ti te lagjia e keqe, lagjia e keqe do tė vijė te ti". Ata qė drejtojnė Kosovėn dhe emrat e njohur tė shoqėrisė e tė medias duhet ta mendojnė edhe njėherė se pse kėrkuan me ngulm pavarėsinė dhe tė drejtėn pėr tė pasur njė shtet mė vete. Ėshtė koha pėr tė shpallur zi kombėtare pėr tė qarė jo thjesht ata qė ikėn, por zhgėnjimin e madh qė mbillet dalėngadalė nė zemrėn e njė populli qė vuajti e luftoi shumė pėr lirinė e qė tani meriton nė mos njė jetė mė tė mirė, tė paktėn mė shumė sinqeritet e ndershmėri. |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
PRISHTINE-Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi i ka dėrguar sot njė telegram ngushėllimi familjeve qė kanė humbur tė afėrmit e tyre nė tragjedinė e lumit Tisa.
"Me pikėllim tė madh morėm lajmin pėr humbjen e jetės sė tė afėrmve tuaj nė tragjedinė qė ndodhi nė lumin Tisa. Nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe nė emrin tim, ju lutem pranoni ngushėllimet mė tė sinqerta", thuhet nė telegram. "Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe tė gjitha institucionet e vendit, nė bashkėpunim me institucionet pėrkatėse ndėrkombėtare, janė thellėsisht tė angazhuara dhe do tė marrin tė gjitha masat e duhura qė tė gjenden shkaktarėt e vėrtetė tė tragjedisė dhe ata tė pėrgjigjen para drejtėsisė", theksohet nė telegramin e ngushėllimit tė kryeministrit Thaēi. (m.a/BalkanWeb) |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=Guri i madh]ehhh more SHPAT [B][COLOR=darkred]skamja esht der hekuri[/COLOR][/B] skamja te dergon ne der te HASMIT
fajtorin duhet ta kerkojm ne KOSOV pikrisht NE QEVERIN E KOSOVES[/quote] shum e vertet kjo qe thua me vjen keq per ket humbje me dhimben familjet e te gjith te vdekurve por me teper shpierti i tyre shum veshtir per bes edhe 10 vite mas lufte dhe ende te ndodhin kto gjana shum keq katastrof per udheheqsin e kosoves |
Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
[quote=Guri i madh]ehhh more SHPAT skamja esht der hekuri skamja te dergon ne der te HASMIT
fajtorin duhet ta kerkojm ne KOSOV pikrisht NE QEVERIN E KOSOVES[/quote] Nė Kosovė PO. Nė qeverine e Kosves , JO. Mergimi i kosovareve eshte tradite e gjate: ka fillue para lindjes se Hashim Thaēit, dmth para 60 vjetve. |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
[I][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=darkslategray]Vertet me ka ardh teper keq... e teper keq jem ndi e ter familja ime,,, kur kem degju lajmet...... per ket tragjedi qe ju ka ndodh......:frown: [/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=#2f4f4f][/COLOR][/SIZE][/FONT][/I] [I][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=#2f4f4f]Une nuk mundem ti kuptoj disa gjana bre.... Si munden me e reziku nje engjell,,, sa po ka fillu jeten e vet ( Femi) ta mer e ta mbyt me duart e veta ?? cncnncncn kjo vertet asht nje dhimje e madhe.....!!!![/COLOR][/SIZE][/FONT][/I] [I][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=#2f4f4f][/COLOR][/SIZE][/FONT][/I] [I][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=#2f4f4f]Vetem Ju them ngushllimet e mia..... per ato familjet e atyre qe sot,,,, nuk gjinden [/COLOR][/SIZE][/FONT][/I] |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
Me kqyr realisht,po tkish qellu ne ket rast hashimi ne opozit,sot kish lyp shkarkimin e QEVERIS! Hashimi,e ka perdor cdo tragjedi te Kosoves per poena politik,dhe si qellim e ka pas qe permes ketyre tragjedive te vjen ne pushtet!
Po t'ish Hashimi ne opozit,sot edhe fshatari,pirro edhe ca veta tjera....sot kishin me thon se fajtor per ket ngjarje eshte qeveria,se spo krijon vende pune,njerzit po ikin prej Kosoves sepse ende ska perspektiv ne ket vend,etj etj! Dmth kjo pune ish politizu aq shum,sa qe i kish ardhe gjynah edhe vet forumit!!! E vetem nje e vertet eshte ketu!! Se nga halli,ata njerz dhe shum tjer qe po e leshojn ket vend,po e shohin vdekjen me sy!! |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
a din me tregu najkush prej juve se sa tragjedija ka ndodh ne Kosov a keni ndegju najher qe ka dhan dorheqja spaku nje deputet i thjesh mos te flasim per ata qe kan qen ne pozita te larta ku i ka hanger K....
politika:::rav te Kosoves perpopull |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
fara ju zhdukte atije shqiptari q del ne zgjedhje per kta hajduta dhe kriminele. bojkotoni zgjedhjet dhe kerkoni largimin e tyre pergjithmone nga politika pasi po tallen me fatet e kufomave
|
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
Po tani kush do kerkoj?
Ndėrpriten kėrkimet pėr viktima nė Tisa PRISHTINE-Policia hungareze ka ndėrprerė kėrkimet nė anėn e saj tė kufirit. Sipas saj, tashmė ėshtė kontrolluar tėrė territori dhe nuk ka gjasa tė gjenden trupa tė tjerė. Bilanci i deritashėm, sipas policisė hungareze, ėshtė 3 tė vdekur, 3 tė mbijetuar dhe dyshohet pėr 12 tė humbur. Zėdhėnėsi i policisė hungareze, Szabolcz Szenti, ka thėnė se, nė bashkėpunim me policinė serbe po hetojnė pėr trafikim tė qenieve njerėzore, mirėpo nė kėtė moment nuk kanė asnjė tė dyshuar. Pėr shkak tė specifikave tė rastit, ai nuk ka bėrė tė ditur emrat e viktimave, por ka konfirmuar se ata janė kosovarė. Viktimat janė dy gradhe njė burrė. Ndėrsa sot familjarėt kanė identifikuar njėrėn nga viktimat, bėhet fjalė pėr Elvira Jahėn, fėmijėt dhe burri I sė cilėsi i shpėtuan vdekjes. Ndėrsa dyshohet se emri i viktimės tjetėr ėshtė Bahrim Koci. Policia e Kosovės edhe sot nuk ka dhėnė asnjė informacion tė ri me faktin se nuk ka zhvillime tė tjera. Ndėrkohė, ėshtė bėrė e ditur se katėr tė dyshuarit pėr kontrabandim nė rastin Tisa, janė nga rajonet e Prishtinės, Pejės, Gjilanit dhe Mitrovicės. Fletarrestimet pėr kėta katėr persona janė lėshuar nga gjyqtari i procedurės paraprake tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė. Personi i cili ėshtė vetė-lajmėruar me njė grumbull parash nė duar, para kėto tė dhėna nga viktimat e tragjedisė sė lumit Tisa, nė kufirin serbo-hungarez, ėshtė i pesti me radhė. Megjithėkėtė, i vetėlajmėruari nė polici, i cili ėshtė gjithashtu nga rajoni i Prishtinės, nuk ėshtė arrestuar nga policia dhe pasi ka dhėnė deklaratėn, ėshtė lėnė i lirė, deri nė ndonjė vendim tjetėr tė organeve pėrkatėse. Hetimet nė lidhje me kėtė rast ėshtė duke i kryer Njėsiti Kundėr Trafikimit me Qenie Njerėzore tė Policisė sė Kosovės dhe prokurorėve tė EULEX-it. Pėr kėtė tragjedi, sė cilės ende nuk i dihet fundi, dy policėt hetues tė Policisė sė Kosovės, nga dita e diel, janė nė Hungari sė bashku me prokurorin e EULEX-it, Francesko Mandoi. Situata e rėnd sociale nė Kosovė ka vazhduar tė detyrojė shumė familje qė tė marrin rrugėn e mėrgimit, pėr tė kėrkuar njė jetė mė tė mirė, duke mos marrė parasysh edhe rreziqet. Kėtė situatė tė rėndė janė duke e shfrytėzuar rrjetet kriminale pėr pėrfitime tė majme. Nė rajonin e Ballkanit sipas shumė raporteve kėto grupe janė shumė tė zhvilluara sidomos ato tė trafikimit tė qenieve njerėzore. Edhe Komisioni Evropian nė Raportin e progresit nė Kosovė, trafikimin e qenieve njerėzore e ka identifikuar si njėrin nga problemet e shumta tė shtetit mė tė ri nė botė, dhe ka bėrė thirrje qė tė merren masa. |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
Arrin nė 5 numri i viktimave nė lumin Tisa
PRISHTINE-BEOGRAD-Policia e Serbisė ka gjetur tė martėn dy kufoma qė besohet tė jenė tė kosovarėve qė tentonin tė futeshin nė shtetet e BE-sė. Burime tė gazetės kosovare Koha Ditore kanė bėrė tė ditur se njė kufomė e njė vajze rreth dhjetėvjeēare ėshtė gjetur tė martėn rreth orės 14:00 afėr vendit tė quajtur Adorjana, rreth pesė kilometra afėr vendit Kanjizha, ku janė gjetur dy kufomat e tjera. Ndėrkaq rreh orės 17:00, afėr vendit ku dyshohet tė jetė mbytur varka, ėshtė gjetur edhe trupi i njė tė riu i moshės 20-30-vjeēare, ende i paidentifikuar. Gjykatėsi hetues i Serbisė, Erne Berenji, ia ka konfirmuar Gazetės Koha Ditore gjetjen e kėtyre dy kufomave. Ai ka thėnė se te viktimat nuk janė gjetur dokumente pėr tu identifikuar. Dy trupat e pajetė janė dėrguar nė morgun e spitalit tė Novi Sadit. Peshkatarėt nė afėrsi tė kėsaj zone kanė thėnė se kanė parė njė kufomė dhe e kanė lajmėruar policinė lidhur me rastin, e cila pas kėrkimeve gjeti dhe kufomėn tjetėr. Ata kanė thėnė se uji i lumit Tisa ka temperatura tė ulėta nė kėtė periudhė dhe se nė raste tė tilla kėrkohet deri nė dy javė qė trupat e pajetė tė dalin nė sipėrfaqe tė lumit. Ndėrkohė njė viktimė tjetėr ėshtė identifikuar si Ermira Jaha, nėna e 2 fėmijėve qė i gjetėn gjallė brigjeve tė Tisės sė bashku me babain e tyre Blerim Rama. RTK bėn tė ditur se Familja Jaha nga Podujeva kanė udhėtuar dje drejt Suboticės pėr tė ditur pėr rastin e vajzės sė tyre Elvira Jaha. Babai i viktimės, Vesel Jaha e ka konfirmuar vdekjen e Elvira Jahės 23 vjeēare nėnė e dy fėmijėve 1 dhe 3 vjeēar, tė cilėt kanė shpėtuar sė bashku me babanė e tyre Blerim Rama. Mėsohet se kryefamiljari i familjes Jaha sė bashku me bashkėshortin dhe fėmijėt e viktimės tani janė duke u kthyer nė Podujevė. Pėr viktimėn tjetėr, identiteti i sė cilės deri tani nuk ėshtė ditur, sipas burimeve jozyrtare tė RTK-sė, bėhet fjalė pėr njė femėr e lindur mė 23.03.1986 nė komunėn e Vushtrrisė, emri i sė cilės ėshtė i njohur pėr redaksinė tonė. Gjithnjė sipas burimeve jo zyrtare ėshtė rrezik se deri sa nuk lajmėrohen familjarėt, apo institucionet kosovare, trupi i saj mund tė varroset nė shtetin e Serbisė. Ndėrkohė besohet se viktima e tretė ėshtė Brahim Koci. Policia serbe dyshon se bėhet fjalė pėr 4 femra, 5 meshkuj dhe tė tjerėt fėmijė qė dyshohet tė jenė mbytur nė lumė. |
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
[B][SIZE=3]Mbytja e ndjenjės njerėzore[/SIZE][/B]
Institucionet shtetėrore nuk e bėjnė as hapin mė tė vogėl tė mundshėm, qė disi do ta pastronte edhe ndėrgjegjen e tyre: shpalljen e njė Ditė Zie pėr kėtė Tragjedi. As kėtė nuk e bėjnė. Dreqi e marrtė, as kėtė nuk e bėjnė! Nga Pressing - Tė Tjerė mė 30.10.2009 nė ora 12:59 [B]Arben Idrizi[/B] Fjalėt qė do ti them nė tėrėsi nė kėtė tekst do tė mund tė duken si fjalėt parimisht tė fundit qė dikush i thotė nė fillim. Dhe kėsodore duket tepėr skandaloz, pėr tė mos thėnė idiot. Por, kjo i ndodh, siē besoj se do ta kuptojmė nė vijim, sidomos dikujt si unė qė i ėshtė kallur pylli i mendjes. Dhe kur tė kallet pylli i mendjes, do tė thotė se je i skandalizuar nga Diēka qė ka ndodhur andaj fjalėt e fundit i thua tė parat. E unė, pėrtej dhimbjes njerėzore, jam i skandalizuar nga qėndrimi i autoriteteve pėrballė Tragjedisė nė lumin Tisa, nė kufirin mes Serbisė dhe Hungarisė. Ndėrkohė, e tėrė kjo qė e them nė veten e parė, ėshtė ndoshta krejt e parėndėsishme nė krahasim me atė dhimbje dhe humbje qė kanė pėsuar familjarėt e viktimave tė lumit Tisa. Ashtu siē nė fund Humbjen e Madhe e kanė pėsuar vetė viktimat. Jam i skandalizuar, sepse me gjithė skepticizmin e bekuar qė kam fituar tashmė nga njohjet dhe pėrvojat e mia solide nė kėtė vend tė shkretė spo mund ta besoj se Autoritetit shtetėror nė tėrėsinė e tij institucionale nuk i bėn pėrshtypje as si ndodhi mediale kjo Tragjedi, ku kanė humbur jetėn Nėntėmbėdhjetė (19) Qenie Njerėzore. Jam i skandalizuar, sepse Autoriteti (mė konkretisht, dy partitė nė koalicion qė e drejtojnė Qeverinė, PDK dhe LDK) janė zhytur kėmbė e krye nė kėnetėn e dasmės sė tyre tė fushatės zgjedhore dhe nga aty nuk kanė si ti dėgjojnė klithmat dhe vajet e tė mbyturve nė lumin Tisa. Jam i skandalizuar, sepse nė tė njėjtėn baltė ėshtė zhytur edhe opozita, natyrisht, dhe, pėr qėllime aq perverse, nė pėrfundim tė kėngės sė tyre tė fėlliqur folklorike, ngrenė zėrin gjoja tė dhimbjes duke e akuzuar Pushtetin qė spo bėn gjė nė lidhje me kėtė, duke harruar ndėrkohė se vetė ishin dikur Pushteti dhe sbėnin gjė e nesėr ndoshta do tė jenė prapė Pushteti e prapė sdo tė bėjnė gjė. Pėrveē se, si Pushteti i tanishėm, do tė jenė neglizhentė a indiferentė ndaj mundėsive dhe gjasave krejtėsisht tė hapura qė tė ndodhin edhe mė tej tragjedi tė tilla, ose bile edhe tė pėrzier nė to. Jam i skandalizuar, sepse hetuesve kosovarė, tė shoqėruar nga prokurori i EULEXit, u ka mjaftuar njė ditė qėndrim nė Hungari pėr ti mbledhur materialet e nevojshme dhe pėr ta zbardhur rastin, mirėpo e tėra ėshtė konfidenciale. Jam i skandalizuar, sepse Kuvendi i Kosovės nuk e sheh tė arsyeshme tė debatojė pėr tragjedinė para zgjedhjeve tė 15 nėntorit. Gjė qė, ndėr tė tjera, do tė thotė: e kush mėrzitet qė paskan humbur jetėn Nėntėmbėdhjetė Qenie Njerėzore, qytetarė tė panumėrueshėm tė vendit tonė (qė edhe ashtu nuk do tė votonin), kur kemi me qindra-mijėra tė tjerė shėndoshė e mirė kėndej pari dhe tė cilėt i kemi futur tashmė nė vallen tonė tė zgjedhjeve! Jam i skandalizuar, sepse njėri prej anėtarėve tė Kryesisė sė Kuvendit deklaron pėr media se nuk janė pėr atė qė kjo ēėshtje tė debatohet gjatė fushatės pėr shkak tė implikimeve qė mund tė ketė ky rast edhe nė proceset e Kosovės drejt liberalizimit tė vizave. Pra, ēanalizė ti bėjmė kėsaj deklarate? Gjuhėsore, psikanalitike? Gjuhėsisht, tė mjaftohesh qė njė Tragjedi ta quash ēėshtje, ėshtė mė tepėr se eufemizėm. Do tė mund tė thoshim se ėshtė njė shndėrrim pėr fare i domethėnies sė termit. Eliminim i sė vėrtetės qė pėrmban dhe tenton tė manifestojė ai term. Ndėrsa, nė analizė tė dytė, duke kėrkuar ndjesė pėr diletantizmin tim psikanalitik, do tė mjaftohem tė them se ta quash ēėshtje (abstrakte) njė Tragjedi (konkrete) ėshtė skizofreni. Pastaj: ēka nėnkuptohet me implikim nė procesin e liberalizmit tė vizave? A nuk ėshtė pikėrisht kjo politikė nė tėrėsi dhe ky Pushtet, pėrtej politikės sė BEsė, ai qė nuk po tregohet i zoti ti plotėsojė disa nga kushtet themelore qė do ta mundėsonin liberalizimin e vizave? A nuk ėshtė pikėrisht pėr shkak tė atyre vizave qė ata 19 vetė kanė humbur jetėn? Liberalizimi i vizave u arritka duke injoruar dhe harruar Tragjedinė qė e shkaktoi mungesa dhe pamundėsia e marrjes legale tė vizave? Liberalizmi ndodhka duke e lėnė ligjin tė pafuqishėm pėrballė rrjeteve kriminale tė trafikimit tė qenieve njerėzore? Jam i skandalizuar, sepse po e kuptoj atė qė e kam kuptuar tashmė: vdekjen tragjike tė njė qenieje njerėzore nuk e regjistrojnė as nė shpirtin as nė mendjen e tyre (ni paēin!). Ashtu siē nuk kanė pikė respekti, dashurie, nderimi fillimisht pėr Qenien Njerėzore, (bashkė)qytetarin e tyre. Jam i skandalizuar, sepse atė Tragjedi e ka shkaktuar edhe vetė shoqėria jonė, me nė krye Pushtetin. Pėr arsye shumė tė thjeshta dhe tė qarta: pėr arsye tė mjerimit ekonomik nė tė cilin vazhdojmė tė vdesim pėr ēdo ditė nga pak; pėr arsye tė mossuksesit tė Pushtetit pėr ta luftuar trafikimin e qenieve njerėzore; pėr arsye tė zhgėnjimit qytetar qė vjen si pasojė e mosperspektivės nė kėtė vend tė humbur; pėr arsye tė mashtrimeve, korrupsionit, keqpėrdorimeve, burokracisė dhe injorancės qė e identifikojnė politikėn, pėrkatėsisht Pushtetin. Jam i skandalizuar, sepse kėto institucione shtetėrore qė na pėrfaqėsojnė nuk e bėjnė as hapin mė tė vogėl tė mundshėm, qė disi do ta pastronte edhe ndėrgjegjen e tyre: pra, ta shpallin njė Ditė Zie pėr kėtė Tragjedi. As kėtė nuk e bėjnė. Dreqi e marrtė, as kėtė nuk e bėjnė! Sepse njė Ditė Zie pėr njerėzit tonė tė humbur do tua prishte imazhin e lumturisė sė tyre egoiste e perverse tė fushatės zgjedhore dhe etjes (instinktit) pėr Pushtet. Jam i skandalizuar, sepse pėr herė tė parė e pashė Pushtetin tė jetė i sinqertė: meqė nė esencė nuk shqetėsohet aspak pėr kėtė Tragjedi, as qė e pėrmendė. Tregon qartė se sdėshiron tia dijė pėr tė. Kurrė mė sdo ta shoh kaq tė sinqertė, pa maskė, me surratin e tij tė vėrtetė. Jam i skandalizuar, sepse (na) i kanė pėrdhosur edhe vlerat mė elementare njerėzore tė tė qenit nė kėtė vend, nė kėtė kohė. Dhe kjo pėrdhosje do tė trashėgohet. Jam i skandalizuar, sepse (na) e kanė neveritur ekzistencėn. Jam i skandalizuar, sepse nuk shoh as dritėn mė tė mekėt tė optimizmit pėr tė mos e ngrehur edhe gishtin e mesėm tok me zėrin. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:14. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.