Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Hajde ore perhajr na koft ky koalicioni PDK-AKR!!!!!!!! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31155)

Biznismeni 16-02-11 22:05

Titulli: Hajde ore perhajr na koft ky koalicioni PDK-AKR!!!!!!!!
 
e sa i perket IPOL

Key Statistics about Balkan Policy Institute/Instituti Ballkanik i Politikave - IPOL
Headquarters Yugoslavia
Industry Public Policy
Type Non-Profit
Company Size 15 employees
Website [url]http://www.policyinstitut[/url]

Biznismeni 16-02-11 22:08

Titulli: Hajde ore perhajr na koft ky koalicioni PDK-AKR!!!!!!!!
 
gati harrova , me te tregu se kush jan antaret e Keti insituti :

Pe financojka SOROSI , po du me tha armiku nr1 i pdk-s SURROI

[url]http://policyinstitute.eu/alb/about/people/[/url]

e ktu ki njerzit qe punojn per Surroin.

Guri i madh 16-02-11 22:11

Titulli: Hajde ore perhajr na koft ky koalicioni PDK-AKR!!!!!!!!
 
[QUOTE=Biznismeni;2023861]"Kombet e Bashkuara nuk e pranojnė marrėveshjen pėr demarkacionin e kufirit midis Maqedonisė dhe Kosovės, pėr shkak se Kosova ende nuk ėshtė anėtare e OKB-se...

Kurfar lajmi nuk qenka ky , normal qe nuk e pranojn se Kosova ende nuk ashte Antare e OKB.[/QUOTE]


po mir ne baz te 6 pikshit qe ne e kemi pranue a nuk egziston mundsia qe dikush tjter me bae ket demarkacion kur dihet se se gati te gjitha shtetet e bashkimit evropjan na e kan kthye shpinen

Guri i madh 16-02-11 22:19

Titulli: Hajde ore perhajr na koft ky koalicioni PDK-AKR!!!!!!!!
 
ktu nuk ban me u nervozue

tregomi te arriturat e ksaj qeverie ne planin nderkombtar


leximi i deklarates kushtetuse ka qen i qeveris se ma parshme veq u pritshin zgjedhjet ne serrbi e nderkombtart me na dhan sinjalin po du me than nuk mundet hasha me u krenue pse e ka lexue deklaraten a pamvarsis

qfar ka ba kjo qeveri ne planin nderkombtar per kosove edhe pse jemi viktim e serrbis prej 1918 zyrtarisht

Guri i madh 16-02-11 22:29

Titulli: Hajde ore perhajr na koft ky koalicioni PDK-AKR!!!!!!!!
 
Bruksel, 16 shkurt – „E kemi humbur momentin qė ta pėrfshijmė edhe Kosovėn nė procesin e liberalizimit tė vizave. Siē ndodh gjithmonė kur humb njė rast, rrethanat komplikohen. Gjithēka qė ka mundur tė shkojė keq pėr pėrfshirjen e Kosovės nė liberalizimin e vizave, ka shkuar keq“, e fillon bisedėn pėr “Kohėn Ditore” njė diplomat i lartė i BE-sė, duke shprehur shqetėsim se Kosova nuk do tė mund tė llogarisė se do tė dalė shpejt nga izolimi. Pėrderisa nė Kosovė protestojnė pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile kundėr asaj qė e quajnė „getoizim tė Kosovės“, duke kėrkuar liberalizim vizash edhe pėr shtetasit e shtetit mė tė ri nė botė, qė kremton nesėr trevjetorin e lindjes, nė BE heqja e vizave ėshtė gjėja e fundit qė u shkon nė mend. Madje, krahasuar me disa muaj mė parė, ėshtė nė rritje numri i kundėrshtarėve tė nisjes sė ēfarėdo dialogu me Kosovėn pėr liberalizimin e vizave. Burimet diplomatike nė BE thonė qartė se lėnia anash e Kosovės nga procesi i liberalizimit tė vizave nuk ėshtė pėr shkak tė mospajtimeve rreth statusit tė Kosovės. Varianti zyrtar i BE-sė ėshtė se „Kosova nuk i ka pėrmbushur kriteret pėr tė marrė dokumentin e Strategjisė sė dialogut tė vizave“, ndėrsa jozyrtarisht thuhet se shumė vende tė BE-sė nuk duan qė nė kėto rrethana ekzistuese tė nisė dialogu edhe me Kosovėn. Nė mesin e kėtyre vendeve janė Franca, Holanda, Gjermania, Suedia dhe Belgjika, ndėrsa numri i vendeve qė kundėrshtojnė nisjen e dialogut me Kosovėn ėshtė po ashtu nė rritje nė vend qė tė ndodhė e kundėrta. Diplomatė tė BE-sė thonė se rrethanat aktuale nė BE, situata nė Kosovė, akuzat pėr pėrfshirje tė liderėve kosovarė nė krim tė organizuar, manipulimet gjatė zgjedhjeve sikur edhe valėt e azilkėrkuesve nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia, janė shkaku pse ėshtė rritur kundėrshtimi qė BE-ja tė nisė dialogun e vizave me Kosovėn. Disa prej tyre premtimet e mandatarit tė Qeverisė sė ardhshme, Hashim Thaēit, pėr „heqje vizash brenda 15 muajsh“ me ironi e quajnė si njė „film fantastiko-shkencor“. „Sė pari nuk e dimė se kur do tė fillojė dialogu. Dhe nėse ai fillon do tė zgjasė disa vite me Kosovėn“, thotė njė diplomat i BE-sė. Edhe Ulrike Lunacek, njė ndėr personat qė mė sė shumti angazhohet pėr pėrfshirjen e Kosovės nė liberalizim vizash, i kishte quajtur kohė mė parė parashikimet e liderit tė PDK-sė si „joreale“. Diplomatėt thonė se arsyet pse disa shtete, qė janė mike tė Kosovės, nuk duan tė dėgjojnė tash pėr pėrfshirjen e Kosovės nė liberalizimin e vizave ėshtė numri i madh i azilkėrkueseve nga Kosova qė vijnė nga kėto vende. Kosovarėt nė disa vende, sipas shifrave mujore, janė azilkėrkuesit mė tė mėdhenj dhe kjo ndikon tek qėndrimet e qeverive tė kėtyre vendeve. „Duhet tė pranojmė se ne qė orvatemi tė nisim sa mė shpejt dialogun me Kosovėn pėr liberalizim vizash jemi viktimė edhe tė titujve negativė tė gazetave rreth refugjatėve nga Kosova, ndėrkaq nuk ndihmojnė as raportet pėr krimin e organizuar“, pranon njė diplomat tjetėr. Kėta bashkėbisedues tė “Kohės Ditore” insistojnė se „dialogu mes Kosovės dhe Serbisė nuk ka lidhje me liberalizimin e vizave“. „Edhe nėse dikush qė do tė jetė nė emėr tė BE-sė i angazhuar pėr tė ndihmuar dialogun premton heqje tė shpejtė vizash pėr Kosovėn, ata nuk kanė fuqi qė njė vendim tė tillė ta bėjnė. Vendimet i marrin ministritė e punėve tė brendshme tė vendeve anėtare dhe ato zakonisht janė shumė mė skeptike sesa ministritė e punėve tė jashtme“, pranon njė diplomat i njė vendi tė madh tė BE-sė. Zyrtarėt nė institucione tė ndryshme tė BE-sė qė merren me Kosovėn, thonė se vazhdojnė pėrpjekjet e tyre qė tė bindin vendet anėtare pėr dobinė qė edhe BE-ja do tė kishte nga pėrfshirja e Kosovės nė liberalizimin e vizave. „Ata kanė frikė nga vala e azilkėrkuesve, por nėse Kosova pėrfshihet nė liberalizim vizash, atėherė ato vende do ta kenė mė tė lehtė qė t'i kthejnė me procedurė tė menjėhershme azilkėrkuesit e rrejshėm“, thotė ky zyrtar. Tash BE-ja ėshtė duke mbledhur tė dhėna pėr numrin e atyre qė kanė keqpėrdorur heqjen e vizave pėr vendet e Ballkanit, siē janė Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipėria. Qė tani disa vende tė BE-sė janė alarmuar me rritjen e madhe tė numrit tė azilkėrkuesve nga Serbia dhe Maqedonia, ndonėse thonė se shumica prej tyre janė shqiptarė dhe romė. Kjo, pranojnė diplomatėt nė BE, po ashtu nuk shkon nė favor tė Kosovės. Edhe nisja e dialogut tė vizave me Turqinė, edhe kriza e shkaktuar me refugjatė nga Tunizia janė po ashtu elemente qė psikologjikisht ndikojnė nė zyrtarė tė vendeve tė BE-sė kur mendojnė pėr pėrfshirjen e Kosovės nė liberalizim vizash. Prandaj, shumė prej bashkėbiseduesve tė gazetės pranojnė se ndoshta ka qenė gabim pse nuk ishte nisur mė herėt dialogu edhe me Kosovėn dhe parashohin sinqerisht se edhe pėr njė kohė, sa i pėrket liberalizimit tė vizave, Kosova do tė mbetet vend i vetėm jashtė kėtij procesi. Njė diplomat tjetėr madje shkon edhe mė larg, duke dhėnė edhe parashikime tė zeza: „Ndoshta mė parė do tė rikthehen vizat pėr disa vende tė Ballkanit, pėr tė cilat i kemi hequr, sesa tė hiqen pėr Kosovėn“. Nė BE ka pasur nisma tashmė nga disa vende anėtare qė tė thjeshtėzohet procedura e suspendimit eventual tė liberalizimit tė vizave me vendet e Ballkanit, por nuk ka pasur ndonjė kėrkesė zyrtare qė vizat vėrtet tė kthehen.

Zanzi/M 17-02-11 09:49

Titulli: Hajde ore perhajr na koft ky koalicioni PDK-AKR!!!!!!!!
 
[FONT="Times New Roman"]Ky besoj (pacolli) ka me na pru njohje ma shume se ai ftyr rrudhti Sejdiu dhe ky hic sma merr mendja se ka me e shkel Kushtetuten.

Urime koalicioni[/FONT]

valiii 17-02-11 15:21

Titulli: Hajde ore perhajr na koft ky koalicioni PDK-AKR!!!!!!!!
 
Urime koalicioni...
Ky koalicion do te zgjate aq kohe sa nevojitet me e shite veriun e Mitrovices, privatizimin e kekut dhe te postes.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:10.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.