![]() |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Dugolli: Nuk u shfrytėzuan mundėsitė pėr CEFTA-n
[img]http://www.telegrafi.com/fo/ekonomia/f.0629163113265_m.jpg[/img] Dugolli: Nuk u shfrytėzuan mundėsitė pėr CEFTA-nė Ish-ministri i Tregtisė dhe Industrisė Bujar Dugolli, duke folur rreth marrėveshjes sė CEFTA-sė dhe pėr problemet tė cilat ia ka shkaktuar bizneseve kosovare, ka thėnė se institucionet e Kosovės nuk e kanė shfrytėzuar mjaftė prezencėn ndėrkombėtare nė vend, pėr tė zhbllokuar tregtinė me Serbinė dhe Bosnjėn. Sipas tij, nėse Serbia i njeh dokumentet e udhėtimit tė Republikės sė Kosovės ėshtė e pa kuptimtė qė tė mos i njoh edhe vulat e Doganave. Ish-ministri Bujar Dugolla gjatė njė prononcimi pėr Telegrafin tha se institucionet kanė pėr shumė pak nė kėtė drejtim. Ai ka thėnė se ėshtė dashur tė shfrytėzohet prezenca e UNMIK-ut dhe institucioneve tjera ndėrkombėtare pėr tu zhbllokuar tregtia me Serbinė dhe Bosnjėn e Hercegovinėn. Kosova i ka pasur mundėsitė me UNMIK-un pėr ta zhbllokuar tregtinė me Serbinė dhe Bosnjėn e Hercegovinėn. Ėshtė dashur tė merret masa e reciprocitetit jo masa e doganės, sepse nėse nuk shfrytėzohet kjo masė do tė ishte e pakuptimtė nė raport me shtetet tė cilat i kanė bllokuar produktet vendore, tha Dugolli. Kurse pėr takimin radhės i cili do tė mbahet nė Prishtina ai nuk pret qė tė ndryshojė politika e Serbisė nė raport me Kosovėn. Ėshtė e pakuptimtė qė Serbia tė mos i njoh vulat e Kosovės nėse ajo i njeh pasaportat dhe letėrnjoftimet e vendit. Nėse Qeveria pranon ti ndryshojė vulat e Doganave atėherė ky ėshtė njė lėshim i cili nuk duhet tė ndodh, ėshtė shprehur ish-ministri Dugolli. Ai ka thėnė se duhet njė angazhim i madh, i tė gjitha institucioneve nė raport me shtetet tė cilat e kanė njohur Kosovėn pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje, e cila po i shkakton humbje bizneseve dhe shtetit tė Kosovės. Ndryshe, takimi i radhės do tė mbahet mė 30 qershor nė Prishtinė, ku shtetet do tė prezantohen nė rang tė zėvendėsministrave tė tregtisė. Kosova ėshtė aktualisht kryesuese e CEFTA-s. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Kuēi, Mustafės: Mospunėn po e mbulon me akuza
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0629155450655_m.jpg[/img] Zėvendėskryeministri i vendit, Hajredin Kuēi akuzoi tė mėrkurėn kryetarin e Prishtinės, Isa Mustafa, i cili sipas zėvendėskryeministrit, mospunėn e vet po mundohet ta mbulojė me akuzat nė drejtim tė Qeverisė. Kuēi nė konferencėn pėr media pas mbledhjes sė Qeverisė tha se nėse kreu i Prishtinės, njėherėsh kryetar edhe i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ka informacione tė veprimeve tė paligjshme ekzekutivit, ai duhet ti dėrgoj nė Prokurori dhe Gjykata. Zėvendėskryeministri e ftoi kreun e LDK-sė nė njė debat televiziv dhe aty sipas tij, tė hapen tė gjitha ēėshtjet. Nė kėtė konferencė, Kuēi tha se raportet ndėrkombėtare pėr Kosovėn tė bėra publike kėto ditė, qeveria i merr shumė seriozisht dhe i shqyrton me qėllim pėrmirėsimin e vėrejtjeve tė bėra. Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovės pėrmes njė komunikate pati akuzuar Qeverinė se nuk po bėn asgjė tjetėr, pėrveēse po financon strukturat e SHIK-ut. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Vetėvendosje kėrkon dorėheqjen e kryetarit tė Prizrenit
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0629172324881_m.jpg[/img] Qeveria komunale nė krye me Ramadan Mujėn ėshtė bėrė qeveri kundėr qytetarit dhe nė llogari tė Hashim Thaēit, vlerėson Lėvizja Vetėvendosje. Keqpėrdorimet dhe abuzimet me paranė publike tė evidentuara sė fundi nė Komunėn e Prizrenit nga Zyra e Auditorit Gjeneral tė Kosovės gjatė auditimit tė pasqyrave financiare pėr vitin 2010, dėshmojnė qartė pėr institucionalizimin e vjedhjes dhe plaēkitjes sistematike tė parasė publike nga ana e pushtetarėve lokal, thuhet nw komunikatw. Njė pushtet i tillė nuk pėrfaqėson vullnetin e qytetarėve dhe si i tillė ėshtė thellėsisht jodemokratik dhe kryekėput nė shėrbim tė kleptomanėve, me tė cilėt nė kushte dhe rrethana normale duhet tė merrej drejtėsia. Nuk mund tė llogarisim nė ndėrgjegjen dhe moralin e kėtyre politikanėve. E vetmja gjė qė mund tė llogarisim ėshtė presioni ynė qytetar. Kjo ėshtė arsyeja pse ne pėrmes kėtij aktiviteti simbolik, lokalizuam vendin ku kryhen keqpėrdorimet dhe abuzimet dhe krimet e vazhdueshme tė pushtetarėve tė korruptuar nė llogari tė xhepave tė tyre, thuhet nw komunikatėn e Lėvizjes Vetėvendosje. Kėrkojmė nga Kryetari i Komunės Ramadan Muja, qė sė bashku me dorėheqjen e tij para pensionimit, tė bėjė edhe denoncimin publik dhe ligjor tė tė gjithė personave pėrgjegjės pėr abuzimet e kryera ndėr vite. Qytetarėt e Prizrenit nuk e meritojnė njė qeverisje tė tillė, nuk i meritojnė njerėz tė tillė! Prandaj ata duhet tė largohen. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Me FSK-nė nė NATO
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0629190328724_m.jpg[/img] Ministri i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj ka marrė pjesė nė takimin e radhės ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe vendeve anėtare tė Kartės sė Adriatikut. Nė fjalimin e tij para tė pranishmėve, nė mesin e tė cilėve edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-sė, Anders Fogh Rasmussen dhe ministrat e Punėve tė Jashtme tė shteteve tė rajonit, Hoxhaj ka falėnderuar NATO-nė pėr mbėshtetjen qė i ka dhėnė popullit tė Kosovės dhe garantimit tė paqes nė Ballkan. KFOR-i ka bėrė njė punė tė mrekullueshme nė sigurimin e paqes nė Kosovė. Reduktimi i trupave tė NATO-sė nė Kosovė tregon se gjendja e sigurisė ėshtė pėrmirėsuar. Megjithatė, gjendja nė veriun e Kosovės edhe mė tutje mbetet e ndjeshme, prandaj reduktimi i trupave tė NATO-sė duhet tė bėhet gjithmonė nė pėrputhje me gjendjen nė veri tė Kosovės, ka thėnė Hoxhaj. Ministri i Jashtėm i Kosovės, nė kėtė forum ka kėrkuar ndihmėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe tė shteteve tė rajonit pėr pjesėmarrjen e Republikės sė Kosovės nė NATO dhe nė Partneritetin pėr Paqe. Synimi ynė mbetet anėtarėsimi i plotė nė NATO. Ne kemi krijuar Forcėn e Sigurisė sė Kosovės, e cila pritet tė zėrė vendin e vet nė strukturat euroatlantike. Mirėpo, Republika e Kosovės ėshtė i vetmi vend qė ėshtė i pėrjashtuar nga Partneriteti pėr Paqe. Ne mendojmė se anėtarėsimi i Republikės sė Kosovės nė kėtė mekanizėm duhet tė bėhet paralelisht me implementimin e Pakos sė Ahtisaarit dhe Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, ka thėnė ministri Hoxhaj. Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thėnė se siguria nė Kosovė ka shėnuar rritje, andaj Aleanca Veriatlantike ka vendosur tė reduktojė trupat e KFOR-it. Kosova ka bėrė shumė pėrparime nė fushėn e sigurisė dhe nė reformimin e Policisė sė Kosovės. Kosova ka perspektivė euroatlantike bashkė me shtete e rajonit, ka thėnė Rasmussen, duke shtuar se ky forum ėshtė mjet i mirė pėr tė realizuar njė synim tė tillė. Nga ana e tij, ministri i Punėve tė Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Republikės sė Malit tė Zi, Milan Roqen ka thėnė se pjesėmarrja e Republikės sė Kosovės nė kėtė mekanizėm tregon pėrkushtimin e shteteve tė rajonit pėr Kosovėn. Ne do tė ndihmojnė Republikėn e Kosovės pėr tu anėtarėsuar nė mekanizmat euroatlantik, ka thėnė Roqen. Gjatė kėtij takimi qė ėshtė zhvilluar nė Budvė tė Malit tė Zi, ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me ministrat e shteteve anėtare tė Kartės sė Adriatikut, homologun nga Kroacia, Shqipėria dhe Maqedonia. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Zannier largohet nga Kosova
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0630100413115_m.jpg[/img] Pėrfaqėsuesi i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Lamberto Zannier, po e pėrfundon punėn e tij nė Kosovė. Ai pėrfundon misionin e tij nė Kosovė pas mė shumė se 3 vjetėsh, pėr tė marrė drejtimin e OSBE-sė, si sekretar i pėrgjithshėm i kėsaj organizate. Nuk janė paralajmėruar takime tjera, pėrveē atij me zėvendėskryeministrin Behgjet Pacolli. Zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės z. Behgjet Pacolli do tė zhvillojė njė takim lamtumirės me PSSP-nė, Lamberto Zannier i cili kėto ditė pėrfundon misionin e tij nė Kosovė, thuhet nė njoftimin e Qeverisė sė Kosovės. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Pas tre muajsh konfiskojnė hajninė
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0630092712731_m.jpg[/img] EULEX ka paralajmėruar se pas tre muajsh do tė ndėrmerren hapat e parė nė luftėn kundėr krimit ekonomik. Nė fillim tė vjeshtės, organet gjyqėsore do tua konfiskojnė pasurinė njerėzve qė e krijuan atė nė mėnyrė tė paligjshme. Burime tė Express nga misioni evropian thonė se kėto masa janė detyrime ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Ai qė nė Kosovė ėshtė pasuruar ilegalisht brenda natės, nė mėnyrė legale brenda ditės tjetėr mund tė mbetet i varfėr. Rezultatet e para tė kėsaj mėnyre tė re tė veprimit tė drejtėsisė kundėr krimit tė organizuar ekonomik pritet tė shihen pas tre muajve tė ardhshėm. Kėshtu sė paku shpresojnė zyrtarė tė EULEX-it, pas takimit tė parė qė kanė pasur me dyer tė mbyllura me prokurorė dhe gjyqtarė vendorė nė ndėrtesėn e kėtij misioni nė Prishtinė. Takime tė tilla nė formė sesionesh dhe kėshillimesh, hetuesit e EULEX-it do tė mbajnė njė herė nė javė pėr 12 muajt e ardhshėm, nė mėnyrė rotative me tė gjithė prokurorėt dhe gjyqtarėt e vendit. Nė takimin e parė tė kėtij lloji, rreth 30 prokurorė dhe gjyqtarė vendorė e ndėrkombėtarė kanė dhėnė arsyet e tyre pėrse nuk e kanė pėrdorur kurrė deri mė tash ngrirjen e pasurisė apo aseteve tė atyre qė dyshohen se janė pasuruar brenda natės. Sipas tyre, dy janė arsyet pėrse ata nuk e kanė zbatuar tė drejtėn qė u jep ligji. Prokurorėt janė arsyetuar se kėtė nuk e kanė bėrė pėr shkak se bashkė me policinė gjatė tėrė kohės kanė qenė tė preokupuar se si tė gjejnė prova pėr tė dėshmuar aktakuzėn. Ndėrkohė, gjyqtarėt janė shprehur se nuk e kanė zbatuar kėtė tė drejtė pėr shkak se kanė qenė tė pėrqendruar mė shumė nė mbarėvajtjen e procesit gjyqėsor qė ai tė jetė i drejtė dhe i paanshėm. Ėshtė ēudi se si nė kėtė rast asnjė prej tyre nuk e ka pėrmendur frikėn apo kėrcėnimet qė mund tė kenė, kur ndaj dikujt merret vendim pėr ngrirje tė aseteve dhe pasurisė. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Barrikadohen dukagjinasit
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0630112803730_m.jpg[/img] Qindra familje tė rajonit tė Pejės, Deēanit dhe Istogut vazhdojnė tė kenė probleme nė shfrytėzimin e pronave tė tyre qė shtrihen pėrgjatė brezit kufitar Kosovė-Mal i Zi. Madje, shėnimi i demarkacionit me shtetin malazias qė pritet tė ndodhė nė shtator tė kėtij viti, nuk pritet tė jetė edhe aq i lehtė, ashtu sikurse pretendon Qeveria e Kosovės, pasi qė banorėt e Rrafshit tė Dukagjinit janė duke u vetorganizuar pėr mbrojtjen e pronave e tyre, tė trashėguara nga gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit e tyre. Banorėt e 36 fshatrave tė brezit kufitar qė kanė stanet e tyre pėrgjatė kufirit me Malin e Zi, nga pėrfundimi i luftės e kėndej janė penguar nga forcat e shtetit fqinjė qė ti shfrytėzojnė pronat, duke iu pamundėsuar kėshtu qasja nė trashėgiminė e tyre, shkruan Zėri. Autoritetet malaziase tashmė kanė hyrė nė brendi tė territorit tė Kosovės rreth 6 kilometra, duke vendosur kėshtu rregulla tė ashpra pėr banorėt e rajonit tė Pejės, Deēanit dhe Istogut, tė cilėt dėshirojnė ti kenė nėn shfrytėzim pronat e tyre. Edhe sivjet stanarėve iu ėshtė pamundėsuar shkuarja nė bjeshkė, pėr shkak tė djegies sė staneve tė tyre nga forcat e Malit tė Zi. Livadhet dhe kullosat kanė mbetur tė shkreta, ku dora e banorėve tė Rrafshit tė Dukagjinit nuk ėshtė ndjerė tash e njė dekadė. Shefqet Balaj nga fshati Strellc i komunės sė Deēanit, i cili ka pronat e tij nė Bjeshkėn e Zhlebit tregon se autoritetet malaziase po e administrojnė dhe kontrollojnė gjithė vijėn kufitare edhe nė brendi tė territori tė Kosovės. Ish-drejtori i Policisė Kufitare, Behar Selimi, i cili ka qenė pjesė e ekipit pėr shėnimin e demarkacionit tė kufirit me Maqedoninė pret vėshtirėsi nė shėnimin e vijės kufitare me Malin e Zi. Ka prona tė paluajtshme, pėr tė cilat ka pretendohet se janė banorėve dhe qė mund tė jenė me tė vėrtetė, por qė iu mungon dokumentacioni. Andaj, nė kėtė drejtim pres qė tė ketė vėshtirėsi, ka thėnė ai. Ndėrkaq, kryetari i Komunės sė Pejės, Ali Berisha, thotė se ėshtė marrė shumė seriozisht me shqetėsimet e banorėve tė kėsaj, ane tė cilėt frikėsohen se pronat e tyre mund tė mbesin pėrtej kufirit me Malin e Zi. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Komuna e Prishtinės shqyrton lokacionin pėr Xhami
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0630140100211_m.jpg[/img] Komuna e Prishtinės pėrmes njė njoftimi pėr media bėri tė ditur se ėshtė nė shqyrtim tė lokacioneve pėr Xhami, nė pjesėn qendrore tė qytetit. Nė njoftim thuhet se kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa, ka pasur dhe ka takime tė rregullta me kryesinė e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, dhe asaj tė Prishtinės, ku nė kėto takime ėshtė biseduar pėrveē tjerash, edhe pėr mundėsinė e caktimit tė njė lokacioni pėr ndėrtimin e njė Xhamie nė lagjet qendrore tė qytetit, si dhe caktimin e njė lokacioni pėr ndėrtimin e njė Qendre Islamike nė territorin e komunės. Mė tej thuhet se udhėheqja e Bashkėsisė Islame e Kosovės, ka paraqitur para organeve tė komunės kėrkesėn pėr ndarjen e lokacionit pėrball Institutit Albanologjik, nė lagjen Ulpiana, si lokacion tė mundshėm pėr ndėrtimin e Xhamisė. Komuna e Prishtinės dhe kreu i saj janė duke e trajtuar seriozisht kėtė kėrkesė si dhe kanė para vetės disa lokacione tjera nė lagjet qendrore tė qyteti. Pas procedurave tė rregullta, normale nė shqyrtimin e lokacioneve tė mundshme, Komuna e Prishtinės do tė takohet me kryesinė e Bashkėsisė Islame pėr tu pajtuar dhe pėr tė filluar procedurat e parapara ligjore pėr ndarjen e lokacionit pėr ndėrtimin e Xhamisė, thuhet nė njoftim. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Amir Sopa dėnohet me 10 vite burg pėr vepėr terrorizmi
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0630151741599_m.jpg[/img] Njė trup gjykues i pėrbėrė nga gjykatės vendorė dhe tė EULEX-it, tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, e dėnoi Amir Sopėn, i njohur edhe si Kadri Kameri, me dhjetė vite e njė muaj burgim, pasi qė u shpallė fajtor pėr veprat penale tė terrorizmit dhe posedimit tė paligjshėm tė armėve. Nė njoftimin pėr media tė EULEX-it, thuhet se Gjykata vėrtetoi se Amir Sopa ka marrė pjesė aktive nė njė organizatė terroriste Armatėn Kombėtare Shqiptare (AKSH) nė vitin 2003. Mė 20 korrik 2003, Amir Sopa e kishte shkrepur njė predhė nga njė raketahedhės, qė e kishte nė pronėsi tė paligjshme, drejt Zyrės sė Kryeprokurorit tė Qarkut nė objektin e Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė. Mė 10 maj 2003, ai i kishte dėrguar njė letėr ku e kėrcėnonte me vdekje Ismet Beqirin, i cili nė atė kohė e mbante postin e kryetarit tė Komunės sė Prishtinės. Ndjekja penale u bė nga njė prokuror kosovar i Prokurorisė Speciale tė Kosovės. Aktgjykimi ėshtė nxjerrė mė 29 qershor 2011. Palėt kanė tė drejtė ankese brenda 15 ditėve. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Kryeprokurorja nė largim paralajmėron verė tė nxehtė
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0630141237349_m.jpg[/img] Aktakuza ndaj ish-guvernatorit tė Bankės Qendrore tė Kosovės, Hashim Rexhepi, do tė ngrihet gjatė kėsaj vere. Por ajo nuk do tė jetė e vetmja qė e ka paralajmėruar tė mėrkurėn Isballe Arnal, kryeprokurore nė largim e Prokurorisė Speciale tė Republikės sė Kosovės. Nė verė, sipas saj, do tė ketė edhe aktakuza tė tjera dhe raste qė do tė procedohen, shkruan Koha Ditore. Pėrderisa do tė ngrihet njė aktakuzė nė rastin Kleēka, ku ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, akuzohet pėr krime lufte, nuk do tė ketė aktakuzė nė rastin tjetėr pėr kėtė ish-ministėr. Prokuroria Speciale e Republikės sė Kosovės do tė kėrkojė nga gjykata qė t`ua zgjasė mandatin e hetimit tė korrupsionit nė MTPT edhe pėr gjashtė muaj. Sidoqoftė para tetorit, kur do tė bėhet kjo kėrkesė, Fatmir Limaj do tė merret nė pyetje. Kėto janė vetėm disa nga paralajmėrimet e kryeprokurores sė Prokurorisė Speciale tė Republikės sė Kosovės, Isballe Arnal. Prokurorja franceze qė shėrbeu nė Kosovė pėr pesė vjet, fillimisht nė UNMIK e pastaj nė EULEX, ka udhėhequr institucionin kryesor dhe mė pėrgjegjėsin pėr luftimin e krimit tė organizuar. Ajo po e pėrfundon mandatin me bindjen se ka bėrė diēka. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
[QUOTE=Zero Cool;2084792]KMDLNJ: Ēėshtja e xhamisė nė Prishtinė po politizohet
Protestat e shoqatės Bashkohuni pėr mos dhėnien e lejes pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe nė Prishtinė, Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut i cilėson si tendencė pėr politizimin e kėsaj ēėshtjeje. KMDLNJ pėrmes njė njoftimi pėr media thekson se politizimi i fesė nė emėr tė realizimit tė lirisė sė religjionit ėshtė tendencė e rrezikshme dhe e papranueshme, ndėrsa vlerėson se vėrehet lehtė qė pėrfaqėsues tė shoqatės qė po proteston janė duke e[U] [B][SIZE=4]sfiduar Bashkėsinė Islame tė Kosovės[/SIZE][/B][/U] dhe po promovohen politikisht. Duke kujtuar se KMDLNJ kishte reaguar edhe kundėr ndėrtimeve tė objekteve tė feve tė tjera, kjo organizatė kundėrshton ashpėr rrėnimin e objekteve shkollore qė mė pas nė tė njėjtin vend tė ndėrtohen objekte tė kultit. Kėshilli pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, pasi akuzon edhe Institucionet e vendit pėr premtime tė ngutshme, ju kujton atyre qė Kosova nga aspekti kushtetues, ėshtė shtet laik, ndėrsa e dėnon ēdo pėrpjekje pėr tensionim tė situatės dhe thirrje pėr dhunė andaj kėrkon vetėpėrmbajtje nga tė gjithė akterėt. KMDLNj mendon se kėsaj i kanė kontribuar edhe institucionet tė cilat me disa nga veprimet dhe premtimet e tyre janė duke i kontribuar njė politizimi tė tillė, thuhet nė komunikatė.[/QUOTE] Ashtu pra duhet sfiduar BIK-un e shitur, qe i ka lidhe allashverishet me partit politike dhe lun biznese ne kurriz te popullates muslimane te Ks, duke i manipuluar... Si mos te sfidohet gjithmon sfidohet kur nuk i qendron besnik pozites dhe nuk punon per te miren e besimtarve dhe nuk bon kurrfar perpjekjesh... BIK kukell qe eshte vegel e PDK dhe LDK ... Ne duhet me se pari ti qerojm hesapet me Myftiun dhe stafin e tij, e pastaj te kerkojm te drejtat e tona... kta pisa jan njesoj sikurse qeverit e egjiptit dhe arabis...pisa fund e krye prej Maim ternaves e rend Sabri Bajgora profesor ne FSI (fakultetin e shkencave islame) i cili kur pytet per nje hadithe se kush e ka percjell thot '' ai papaku - ebu Hurejra '' profesor i thot vetit... komplet stafin e kisah largue, aty ne BIK te Kosoves meritojn te jan njerzi te devotshem qe ia kan friken Allahut... jo pisa te sojit te tyre.. qe jan aktualisht. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
[QUOTE=taraku-1;2085541]Ashtu pra duhet sfiduar BIK-un e shitur, qe i ka lidhe allashverishet me partit politike dhe lun biznese ne kurriz te popullates muslimane te Ks, duke i manipuluar...
Si mos te sfidohet gjithmon sfidohet kur nuk i qendron besnik pozites dhe nuk punon per te miren e besimtarve dhe nuk bon kurrfar perpjekjesh... BIK kukell qe eshte vegel e PDK dhe LDK ... Ne duhet me se pari ti qerojm hesapet me Myftiun dhe stafin e tij, e pastaj te kerkojm te drejtat e tona... kta pisa jan njesoj sikurse qeverit e egjiptit dhe arabis...pisa fund e krye prej Maim ternaves e rend Sabri Bajgora profesor ne FSI (fakultetin e shkencave islame) i cili kur pytet per nje hadithe se kush e ka percjell thot '' ai papaku - ebu Hurejra '' profesor i thot vetit... komplet stafin e kisah largue, aty ne BIK te Kosoves meritojn te jan njerzi te devotshem qe ia kan friken Allahut... jo pisa te sojit te tyre.. qe jan aktualisht.[/QUOTE] Sipas kesaj qe thua ti i nderuar duket se paska grupacione te ndryshem mes besimtareve islam ? Duket se paska nga ata qe e dojne BIK-un dhe institucionet tjera fetare dhe nga ata qe jane kunder tyre. Gjithashtu edhe ne keto vendet qe i permend ti (egjipt e arabi) kishte dhe ka perkrahes te institucioneve dhe grupe kunder tyre... Kjo me sjelle , ne koken time, nje perfundit qe ju besimtaret e devotshem keni probleme mes vete, probleme grupacionesh ?! Jane keto probleme shkaku i pushtetit (karriges) ? Me nje fjale ju besimtaret e devotshem fillimisht duhet te zgjidhni problemet mes jush e pastaj te filloni zgjidhjet tjera... Nje gje bie ne sy ketu, ne shkrimin tend dhe bashkmendimtareve te tu (shihe shkrimin tend nuk e bera pa qellim kopje ketu), jeni plotesisht kunder [b] gjdo institucioni, jo vetem kunder atyre fetare[/b], a nuk te duket ty qe jeni [b][url=http://en.wikipedia.org/wiki/Anarchism]anarkist[/b] [/url]? [img]http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7a/Anarchy-symbol.svg/125px-Anarchy-symbol.svg.png[/img] |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
[QUOTE=Zero Cool;2085543]Sipas kesaj qe thua ti i nderuar duket se paska grupacione te ndryshem mes besimtareve islam ? Duket se paska nga ata qe e dojne BIK-un dhe institucionet tjera fetare dhe nga ata qe jane kunder tyre. Gjithashtu edhe ne keto vendet qe i permend ti (egjipt e arabi) kishte dhe ka perkrahes te institucioneve dhe grupe kunder tyre...
Kjo me sjelle , ne koken time, nje perfundit qe ju besimtaret e devotshem keni probleme mes vete, probleme grupacionesh ?! Jane keto probleme shkaku i pushtetit (karriges) ? Me nje fjale ju besimtaret e devotshem fillimisht duhet te zgjidhni problemet mes jush e pastaj te filloni zgjidhjet tjera... Nje gje bie ne sy ketu, ne shkrimin tend dhe bashkmendimtareve te tu (shihe shkrimin tend nuk e bera pa qellim kopje ketu), jeni plotesisht kunder [B]gjdo institucioni, jo vetem kunder atyre fetare[/B], a nuk te duket ty qe jeni [B][URL="http://en.wikipedia.org/wiki/Anarchism"]anarkist[/URL][/B]? [IMG]http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7a/Anarchy-symbol.svg/125px-Anarchy-symbol.svg.png[/IMG][/QUOTE] O vlla e vertet ne kem probleme me BIK, me stafin e saj, nuk jan askund hiq jan njerzi te mevludeve edhe nejave e te fatihas, e kendojn aty pak a shum me teper jan syfaqsi se sa hak... nuk merren me hakun e islamit nuk ja dhan hakun fes... rrejn manipulojn e kshtu me radhe, ktu eshte problemi pse ka filluar xhemati mos ti besoj me te kerkojn alternativa tjera... per me u thene e verteta gjithmon.. dhe te punohet hakikat, jo me dollovere ... pse te largohet Dr Shefqet Krasniqi nga fakullteti islam ku ishte si profesor, vetem pse e thot hakun a, apo duhet me ndejt naim ternava aty ende me bo allashverishe si rambo e hashimi bashk.... nese i fryn fllad ne te lshon korriken ka kush e merr edhe e udheheq... jo te mbaj aty e te rren ... ,deri sa jan kta ne krye kurr besimtaret musliman te Kosoves skan me pas mundsi as ndertim xhamije as asi gjo hiq.... p.sh Dr Shefqetin e dojn xhemati e dojn populli kot e ka BIK qe e largon e mundohet me izolueee shanc ska.... 10 muj Ekrem Avdiut nuk i kan dhene pages... si imam i xhamis ne tavnik.., me gjas se lodhet ai edhe e lshon vendin edhe kta BIK e fusin kan dojn..., jo 10 muj po 10 vjet e mbajn Ekrem Avdiu poziten e imamit en xhami, dhe kur e kan paaa qe po dojn mu korit, kan fillue BI e Mitrovices me i dhene pages mujore, 10 muj en bisht te sorres... jo pse spunon Ekrem Avdiu por... pse BI e Mitrovices te beheet e poshter... kurse asnje metelik se ka dhene donacion per ndertimin e xhamis ...., xhemati e dojn Ekremin.. kjo o poshtersi...nga ana e BIK..,smuj lun ti me popull qysh don. kto jan problemet... qe BIK nuk bashkpunon me xhematin por cakton rregulla vet pa deshiren e xhematit dhe gradualisht po i dalin senet prej dore bjen qifti i tyre stafit ne stilin e anarkis ... dhe ja hup vleren BIK |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Kujdes, Policia e Kosovės, gjobit nė Shqipėri
[img]http://www.zeri.info/fotot/31488/main_policia_e_kosoves_-_mirdite_-_shekulli.jpg[/img] Qytetarėt e Kosovės qė udhėtojnė nė Shqipėri duhet tė kenė kujdes gjatė vozitjes pasi gjobat super tė larta, minimumi 25 euro, mund t'i marrin deri nė Mirditė. Kjo pasi Policia e Kosovės ka filluar patrullimet deri nė kėtė pjesė. Ata shqiptojnė gjoba nė bazė tė rregulloreve tė Kosovės, qė janė 10 herė mė tė larta se nė Shqipėri. Njė patrullė policore nė afėrsi tė Skurajve, ku duket qė nė orėt e para tė ditės, tė dy policitė po mbajnė nėn kontroll akset mė tė ngarkuara pėr tė shmangur aksidentet apo incidentet e ndryshme. Nisur kjo dhe nga shifrat e larta tė aksidenteve tė vitit tė kaluar, falė kėtij bashkėpunimi, ato janė minimizuar, dhe nė kėtė aks rrugor autostradal, janė eliminuar; sė paku prej dhjetė ditėsh nuk ėshtė shėnuar asnjė aksident. Policėt rrugorė kosovarė disponojnė gjithė teknologjinė e nevojshme pėr tė argumentuar tejkalimet e shpejtėsisė apo shkelje tė tjera tė qarkullimit rrugor, ndaj gjithēka dokumentohet me saktėsi, pėr tu pėrcjellė me procesverbale drejt njėsive operacionale dhe shtabeve tė drejtimit tė kėtij aksioni tė pėrbashkėt nė qarkullimin rrugor. Patrullat kosovare ndėrrohen krye dhjetė ditėsh, dhe do tė zgjasė si plan bashkėpunimi i pėrbashkėt deri mė 15 shtator. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Bashkohu: Protestojmė, por nuk bllokojmė rrugėt
[img]http://www.zeri.info/fotot/31525/main_muslimanet-pr-afp.jpg[/img] Lėvizja Bashkohu, lėvizje kjo e besimtarėve myslimanė, e drejtuar nga Fuad Ramiqi, e cila dy tė premteve tė kaluara kishte organizuar protesta nė rrugė pėr mungesėn e njė xhamie nė qendėr tė Prishtinės, ka njoftuar se kėtė tė premte nuk do tė ketė protestė, pavarėsisht paralajmėrimeve tė mėhershme. Lėvizja Bashkohu, njofton se nesėr, mė datė 01.07.2011, do tė bėhet falja e namazit tė xhumasė tek xhamia e Qarshisė (te trekėndshi) por nuk do tė bllokohet rruga, thuhet nė njė komunikatė nga kjo lėvizje. Kjo lėvizje gjithashtu u ka bėrė thirrje myslimanėve nė tėrė Kosovėn qė tė bashkėngjiten nė faljen e namazit tė xhumasė te Xhamia e Qarshisė, nė Prishtinė, tė premten, mė 1 korrik. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
[QUOTE=Zero Cool;2085705]Bashkohu: Protestojmė, por nuk bllokojmė rrugėt
[IMG]http://www.zeri.info/fotot/31525/main_muslimanet-pr-afp.jpg[/IMG] Lėvizja Bashkohu, lėvizje kjo e besimtarėve myslimanė, e drejtuar nga Fuad Ramiqi, e cila dy tė premteve tė kaluara kishte organizuar protesta nė rrugė pėr mungesėn e njė xhamie nė qendėr tė Prishtinės, ka njoftuar se kėtė tė premte nuk do tė ketė protestė, pavarėsisht paralajmėrimeve tė mėhershme. Lėvizja Bashkohu, njofton se nesėr, mė datė 01.07.2011, do tė bėhet falja e namazit tė xhumasė tek xhamia e Qarshisė (te trekėndshi) por nuk do tė bllokohet rruga, thuhet nė njė komunikatė nga kjo lėvizje. Kjo lėvizje gjithashtu u ka bėrė thirrje myslimanėve nė tėrė Kosovėn qė tė bashkėngjiten nė faljen e namazit tė xhumasė te Xhamia e Qarshisė, nė Prishtinė, tė premten, mė 1 korrik.[/QUOTE] do me than me i lan te zbrazta xhamiat tjera e me ardh nė prishtin kjo taktik esht perdorur qe 10 vite per te vetmin qellim qe me u duk sa ma shum e nuk po kan hapsir per lutje fetare |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Clinton i ofron mbėshtetje Jahjagės dhe Kosovės
[img]http://www.zeri.info/fotot/31522/main_jahjaga_clinton.jpg[/img] Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga u takua tė enjten me sekretaren amerikane tė Shtetit, Hillary Clinton. Sekretarja Clinton e shprehu gėzimin e saj pėr zgjedhjen e Jahjagės nė postin e Presidentes sė Kosovės. Ajo i ofroi mbėshtetjen presidentes Jahjaga dhe Kosovės nė tė gjitha proceset qė ka vendi pėrpara. Jahjaga dhe Clinton u takuan nė Vilnius tė Lituanisė, ku po marrin pjesė nė punimet e konferencės Gratė pėrforcojnė demokracinė: praktikat mė tė mira, e organizuar nga presidentja e Lituanisė, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandės, Tarja Halonen. Nga ana e saj, presidentja Jahjaga e falėnderoi sekretaren e Shtetit pėr mbėshtetjen e vazhdueshme qė ajo dhe SHBA i kanė dhėnė Kosovės dhe tha se roli i SHBA pėr Kosovėn dhe rajonin e Ballkanit ėshtė i pazėvendėsueshėm dhe i domosdoshėm nė proceset e integrimeve evropiane. Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga nė margjinat e konferencės qė po zhvillohet nė Vilnius tė Lituanisė, u takua tė enjten edhe me presidenten e Finlandės, Tarja Halonen. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Xhematlinjtė falen nė shesh, nuk e bllokojnė rrugėn
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0701133115920_m.jpg[/img] Nė sheshin Adem Jashari qė ndodhet nė mes tė Komunės dhe Kuvendit tė Kosovės janė mbledhur njė numėr i madh i besimtarėve, tė cilėt po e kryejnė obligimin e tyre fetar pa e bllokuar rrugėn, ashtu siē ishte besuar se do tė bėnin. Megjithatė rreth kėtyre besimtarėve po vėrehen forca tė Njėsisė speciale. Nė kėtė Shesh i pranishėm u pa tė jetė edhe Fuad Ramiqi. Namazi i besimtareve myslimanė, i cili po mbahet nė ambient tė hapur, po bėhet si shenjė proteste, pėr tė kėrkuar ndėrtimin e njė xhamie tė madhe nė qendėr tė Prishtinės. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Zyrtari i EULEX-it nė anėn e tė dyshuarve nė Vidovdan
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0701120144964_m.jpg[/img] Policia e Kosovės, Drejtoria Rajonale e Prishtinės i ka kėrkuar EULEX-it sqarime lidhur me praninė e njė zyrtari tė saj nė operacionit tė Vidovdanit, i cili sipas pretendimeve tė policisė, nuk ėshtė sjellė nė mėnyrė adekuate gjatė menaxhimit tė kėtij operacioni. Sipas burimit tė gazetės Kosova Sot, Policia pretendon se zyrtari nė fjalė, nė rastin e arrestimit kishte anuar qartė nė anėn e tė dyshuarve, duke penguar kėshtu punėn e Policisė. Festimet pėr Vidovdan ishin shoqėruar me disa incidente, kur turma tė serbėve tė ardhura nga Serbia, apo edhe nga pjesė tė ndryshme tė Kosovės, kishin bartur patrulla provokuese dhe si rezultat i kėsaj ishin pėrleshur nė disa raste me Policinė e Kosovės. Incidenti mė i rėndė kushte ndodhur nė pėrfundim tė manifestimit, kur Policia i ka arrestuar pesė pjesėmarrės tė manifestimit, tė cilėt kishin refuzuar ti ulnin nga veturat e tyre parullat ofenduese, ndėrsa pas ndėrhyrjes sė Policisė pesė tė rinjtė kishin tentuar ti goditnin me gurė policėt dhe ti refuzonin urdhrat. E tėrė situata, ishte pėrmbyllur me arrestimin e kėtyre pesė personave, ndėrsa gjatė kėsaj kohe ishin shfaqur edhe zyrtarėt e EULEX-it, tė cilėt kishin kėrkuar sqarime rreth situatės sė krijuar. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Topi pėrfshin Kosovėn nė deklaratėn e SEECP
[img]http://www.zeri.info/fotot/31613/main_bamir-topi-gi.jpg[/img] Kosova ėshtė pėrfshirė nė deklaratėn e presidentėve tė SEECP nė Budva tė Malit tė Zi, kjo ėshtė bėrė e mundur nga insistimi i Shqipėrisė. Nė samitin e 14 nė Budva presidenti Bamir Topi deklaroi se kjo ėshtė njė iniciativė qė synon forcimin e lidhjeve e mbėshtetjes mes vendeve. Kosova nuk mund e nuk duhet mė tė lihet jashtė, tha Topi, raporton Shekulli. Mali i Zi e mbylli tė premten Presidencėn dhe drejtimi i saj do t`i kalojė Serbisė. Samiti i kryetarėve tė shteteve dhe i qeverive tė Procesit tė Bashkėpunimit tė Vendeve tė Evropės Juglindore (SEECP) ėshtė njė iniciativė e vendeve tė Evropės qendrore e rajonit dhe drejtohet ēdo vit nga njė shtet anėtar. Nė kėtė Samit tė rėndėsishėm ishin tė pranishėm bashkė me presidentin Topi dhe presidenti i Malit tė Zi, Filip Vujanoviq, presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, presidenti i Bosnje-Hercegovinės, Nebojsha Radmanoviq, presidenti i Kroacisė, Ivo Josipoviq dhe presidenti i Maqedonisė, Gjorgje Ivanov. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Kosova pėrherė pėrkrah popullit dhe qeverisė sė SHBA-ve
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0703205132273_m.jpg[/img] Me rastin e 4 Korrikut, pėrvjetorit tė pavarėsisė sė SHBA-ve, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ua ka pėrcjellė urimet mė tė pėrzemėrta, ambasadorit amerikan nė Kosovė, Christopher Dell, stafit diplomatik, ushtarėve amerikanė tė KFOR-it, Qeverisė sė SHBA-ve dhe mbarė popullit amerikan. Nė urim thuhet se Dita e Pavarėsisė sė SHBA-ve ėshtė moment i festės jo vetėm pėr popullin amerikan, por edhe pėr popullin dhe Republikėn e Kosovės dhe tė gjithė popujt paqedashės dhe demokracinė nė botė. Nė kėtė ditė, ne, duke ndarė gėzimin me popullin amerikan, pėrcjellim edhe njė herė mirėnjohjen dhe falėnderimin tonė pėr tė gjithė mbėshtetjen qė SHBA-tė i kanė dhėnė popullit dhe vendit tonė nė rrugėn e vėshtirė pėr dinjitet, liri dhe pavarėsi kombėtare e qytetare. Kosova dhe populli i Kosovės do tė jenė pėrherė pėrkrah popullit dhe qeverisė amerikane nė projektin dhe vizionin madhor pėr liri, paqe e demokraci tė popujve kudo nė botė, thuhet nė urimin e AAK-sė. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Njeriu i marrėveshjeve
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0704084859500_m.jpg[/img] Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi po qėndron nė njė vizitė zyrtare nė Bruksel. Gjatė ditės, kryeministri Thaēi pritet tė ketė njė drekė punė me pėrfaqėsuesen e lartė tė Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Catherin Ashton. Siē raportohet nga burimet nė Bruksel, takimi ėshtė jo formal. Thuhet se Ashton me Thaēin do tė diskutojnė pėr situatėn nė Kosovė, raportet e Kosovės me Bashkimin Evropian, e sidomos pėr dialogun nė mes tė Prishtinė dhe Beogradit. Ndryshe, nga kabineti i zonjės Ashton, thuhet se rolin kryesor nė dialog e ka kryeministri i Kosovės edhe pse ai personalisht nuk merr pjesė nė kėto bisedime, njofton Radio Evropa e Lirė. Zyrtarėt e Bashkimit Evropian vlerėsojnė se ėshtė koincidencė fakti, qė vizita e Thaēit nė Bruksel realizohet vetėm dy ditė pas arritjes sė disa marrėveshjeve nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit nė dialogun e nisur kohė mė parė. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
EULEX-i ka amnistuar strukturat paralele serbe
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0704101520797_m.jpg[/img] Misioni i Bashkimit Evropian pėr sundim tė ligjit, EULEX, gjatė veprimtarisė sė deritanishme nė Kosovė nuk ka hezituar qė ti zbatojė kompetencat e veta ekzekutive ndaj institucioneve legale tė vendit, ndėrkohė qė ka amnistuar institucionet paralele tė Serbisė, qė veprojnė nė veri dhe nė jug tė lumit Ibėr. Koha Ditore shkruan se pėrderisa prokurorėt e EULEX-it nė kuadėr tė hetimeve tė veprave penale kanė bastisur institucione tė niveleve tė ndryshme tė Republikės sė Kosovės, duke pėrfshirė ministritė e komunat, ata nuk janė parė tė kenė vepruar ngjashėm edhe me institucionet paralele serbe, qė haptas sfidojnė rendin juridik, atė politik e sigurinė nė Kosovė. Edhe pse zyrtarėt e misionit tė BE-sė, tė Qeverisė sė Kosovės e madje edhe tė Qeverisė sė Serbisė pajtohen me faktin se EULEX-i ka mandat tė plotė pėr hetimin, por edhe pėr bastisjen e institucioneve paralele serbe, deri mė tani hetuesit evropianė nuk e kanė ndėrmarrė ndonjė veprim tė kėtij lloji. Zėdhėnėsi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka bėrė tė ditur se ky mision ka mandat tė plotė pėr zbatimin e ligjit dhe se fillimi i ēfarėdo hetimi varet nga vlerėsimi i prokurorėve. EULEX-i ka mandat ti hetojė tė gjitha krimet serioze, nėse prokurori e sheh tė arsyeshme pėr tė iniciuar hetim, ka thėnė ai. Sipas tij, prokurorėt dhe hetuesit e EULEX-it fillojnė hetime kur ka dėshmi tė bazuara apo padi nga palėt dhe pėrmes hetimeve preliminare vėrtetohet nėse ka dėshmi tė mjaftueshme pėr tė filluar hetimin zyrtar. Ai nuk ka saktėsuar nėse deri mė tani ėshtė iniciuar ndonjė procedurė e ngjashme penale edhe ndaj pėrfaqėsuesve tė institucioneve paralele serbe. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Opinion
Kosova nėn State Capture Zaptimi (kapja) i shtetit tė Kosovės tashmė nuk vihet nė dilemė. Komisioni Evropian pati thėnė qysh mė 9 dhjetor 2009 se Kosova po hyn nė kėtė fazė tė rrezikshme. Nga institucionet publike, deri tek bėrja biznes ėshtė zaptuar nga njė grup i vogėl njerėzish. Dilema qė mbetet ėshtė: Deri kur? BURIM RAMADANI [img]http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc3/16563_190975294616_505289616_2697544_4505274_n.jpg[/img] Jo pak njerėz besojnė se nė Kosovė po ndodh Zaptrimi i Shtetit. Jo pak njerėz e dinė se kjo ėshtė fazė tepėr e rėndė e zhvillimeve negative. Jo pak njerėz e kanė tė qartė se pas stadit Zaptim i Shtetit vjen stadi Shtet Mafioz. Jo pak njerėz janė tė shqetėsuar, madje tė trishtuar nga kjo. Jo pak institucione supra-nacionale e kanė paralajmėruar. Jo pak organizata ndėrkombėtare kanė rrahur gongun. Por, nė Kosovė, pak njerėz e thonė e kėtė. Ēuditshėm pak njerėz tentojnė tė tregojnė kėtė realitet tė zi. Pak-kush e di se ēka do tė thotė realisht tė jetosh nė njė Shtet tė Zaptuar. Pėr mė keq, pak-kush ėshtė nė gjendje tė mendojė se si tė tejkalohet kjo mortje. Nė botė, 9 dhjetori njihet si Dita Ndėrkombėtare kundėr Korrupsionit. Nė Kosovė nuk punohet asnjė ditė kundėr korrupsionit. Nė botėn demokratike njerėzit bashkohen nė luftėn kundėr tė keqes. Nė Kosovė, e keqja i bashkon. Megjithėse kjo qė po ndodh nė Kosovėn e vitit 2011 ishte paralajmėruar qysh mė herėt, jashtėzakonisht e errėt duket pamja kur mendohet nė veprimet kundėr kėsaj. Ėshtė tejet e rėndėsishme tė kthehemi edhe njėherė dhe tė shohim si jemi sjellė gjatė kėtyre viteve tė pas-shpalljes sė pavarėsisė. Perceptimi se njė numė ri vogėl njerėzish mendojnė se shteti ėshtė vetėm i tyre, po del tė jetė realitet. Pra, nuk ėshtė mė nė nivel perceptimi. Si duan, ēka tė duan, kur tė duan dhe qysh tė duan sillen. Ngatėrrohen dhe prishin raportet edhe me Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Dėmtuan shumė fuqishėm raportet ndėr-shtetėrore me Gjermaninė, kur menduan se po bėnin patriotizėm me publikimin e pamjeve tė tre agjentėve gjermanė. Nuk u gajlosen fare nga raportet e pėrvitshme tė Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr nivelin shqetėsues tė Trafikimit me Qenie Njerėzore dhe Prostitucionit. Lejuan tė vidhet Dhoma e Dėshmive nė Policinė e Kosovės. I dėrguan selam raportuesve evropianė dhe ndėrkombėtarė pėr ēėshtje tė ndryshme nė Kosovė. E quajtėn mrekulli Raportin e Progresit tė vitit 2010 nga Komisioni Evropian. Gėnjyen sa ua kishte ėndja. Pėr mė tepėr, vodhėn votėn e lirė tė qytetarit, duke shkelur kėshtu mė sė shumti vlerėn bazike tė kulturės dhe tashmė traditės Perėndimore. E ēka nuk bėnė tjetėr? Nuk i bėri pėrshtypje se ēka po na thoshin ndėrkombėtarėt tash e sa muaj. As kur Komisioni Evropian, pėrkatėsisht Zyra Ndėrlidhėse nė Prishtinė, pati publikuar njė raport mė 9 dhjetor 2009, se Kosova i ėshtė afruar definimi tė Zaptimit tė Shtetit. Nuk donin as tė dėgjojnė se ēka po na thonė evropianėt. Jo pse nuk e dinin. As pse nuk e kuptonin. Por, sepse nuk deshėn as tė mendojnė se ku e kishin afruar vendin. E tashmė, mė pak se dy vjet ntga ai raport i Komisionit Evropian, Kosova ka arritur atė shkallė. Atė definim. Ėshtė zaptuar nga zaptuesit. Zaptimi i shtetit ndodh kur njė numėr i vogėl i individėve apo kompanive janė tė fuqishėm tė rregollojnė rregullat e lojės nė avantazh tė tyre, pėrmes pėrfitimeve masiove jo-transparente. Shembuj tė kėtyre sjelljeve pėrfshijnė edhe fuqinė pėr tė kontrolluar votat legjislative, marrjes sė vendimeve ekzekutive favorizuese pėr ta dhe vendimet gjyqėsore. Pra, zaptimi i shtetit ėshtė njė fenomon kur interesat e jashtme (zakonisht interesat private, ekonomike, rrjetet mafioze etj) janė tė fuqishėm tė orientojnė ligjet e shtetit, politikat dhe rregulloret nė pėrfitime tė tyre pėrmes transaksioneve korruptive me zyrtarėt publik tė shtetit dhe politikanėt. Nocioni Zaptimi i shtetit derivon nga nocioni tradicional i korrupsionit, nė tė cilin byrokratėt marrin ryshfet nga njerėzit individualė apo kompanitė nė interes tė tyre apo tė politikanėve duke vjedhur asetet e shtetit. Zaptimi i shteti ėshtė i njohur si problemi mė dekonstruktiv dhe i papėrmirėsueshėm i korrupsionit, mbi tė gjitha nė ekonomitė tranzitore me proces tė pakompletuar tė konsolidimit tė demokracisė. Gongu po bie. Tė gjithė njerėzit qė duan njė Kosovė me demokraci tė konsoliduar duhet tė veprojnė. E gjithė shpresa, tash pėr tash, mbetet tek kushtet dhe kriteret ndėrkombėtare qė Kosova duhet ti plotėsojė. Ato nuk plotėsohen pa u luftuar zaptimi i shtetit. Por, sė pari, duhet ta kemi tė qartė se ku ndodhemi. Nė njė shtet tė zaptuar. Nga hajnat, normalisht. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Krasniqi mbėshtet opozitėn
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0704122742564_m.jpg[/img] Jemi kėtu tė mbrojmė ligjin dhe jo ta shkelim atė. Kėtė ua ka bėrė tė qartė kryeparlamentari Jakup Krasniqi deputetėve nė mbledhjen e sotshme tė Kuvendit tė Kosovės, nė momentin kur po diskutohej pėr Kėshillin e Komisionit tė Pavarur tė medieve. Krasniqi ka mbėshtetur tė hėnėn kėrkesėn e opozitės pėr votimin, jo vetėm tė katėr kandidatėve, por tė tetė kandidatėve qė kanė konkurruar pėr Kėshillin e Komisionit tė Pavarur pėr Media, raporton KosovaOnline. Kėrkesa pėr votimin e tetė kandidatėve ka ardhur nga Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, i cili ka kontestuar vlerėsimin e Komisionit Ad hoc tė Kuvendit tė Kosovės pėr kėtė kėshill. Edhe Vetėvendosja dhe AAK-ja e kanė mbėshtetur kėrkesėn e Beqirit, ndėrkohė PDK dhe KKR kanė thėnė se duhet tė respektohet ligji dhe ti besohet punės sė Komisionit Ad hoc. Sidoqoftė, Krasniqi ka thėnė se ky komision ka bėrė shkelje tė ligjit, duke mos zgjedhur emrat me konsensus. Shkelje ligjore ka bėrė Komisioni Ad hoc. Unė, sikurse edhe ju, jam kėtu pėr ta mbrojtur ligjin. Ligji kėrkon konsensus tė komisionit. Unė dyshoj qė mundet komisioni tė arrijė konsensus. Andaj nėse nuk ka konsensus mė sė miri ėshtė qė me votim tė fshehtė tė votohen, ka thėnė Krasniqi. Ligjvėnėsit me shumicė votash kanė vendosur qė kjo pikė tė shtyhet pėr njė seancė tjetėr. Nė njė mbledhje tė 24 qershorit, Komisioni Ad hoc, i drejtuar nga deputeti i PDK-sė, Berat Buzhala, me votim tė fshehtė ka votuar pėr tetė kandidatėt pėr kėtė kėshill, prej tė cilėve mė sė shumti vota kanė marrė Sadija Nikshiq, Xhavit Shala, Ramė Bajraktari dhe Hamdi Podvorica. Kuvendi i Kosovės nė mbledhjen e sotme ka miratuar edhe katėr projektligje, Projektligjin pėr dizajnin industrial, Projektligjin pėr patenta, Projektligjin pėr mbrojtjen e fatkeqėsitė natyrore dhe fatkeqėsitė tjera dhe Projektligjin pėr markat tregtare dhe ka miratuar edhe raportin e punės sė Komisionit pėr ndihmė juridike. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Edhe Kosova shėnon 4 Korrikun
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0704104203170_m.jpg[/img] Me rastin e 4 Korrikut, pėrvjetorit tė pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė Kosovė janė paralajmėruar pėr tė hėnėn aktivitete tė ndryshme, me tė cilat shėnohet kjo datė. Po ashtu subjektet politike kanė pėrgėzuar SHBA-tė pėr 235 vjetorin e pavarėsisė. Duke i konsideruar Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si aleatin mė tė mirė tė Kosovės, institucionet dhe qytetarėt nė vazhdimėsi e shėnojnė 4 Korrikun. Kėshtu nė mbrėmje ndėr tė tjera, nė Sheshin Nėna Terezė nė Prishtinė do tė mbahet njė koncert festiv, ndėrsa nė Muzeun e Kosovės do tė hapet njė ekspozitė Faleminderit Amerikė. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
U ndėrpritet kontrata katėr komandantėve tė veriut
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0705173908119_m.jpg[/img] Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Kosovės, Reshat Maliqi u ka ndėrprerė marrėdhėnien e punės katėr komandantėve tė PK-sė nė veri tė Kosovės tė cilėt nuk u janė bindur urdhrave. Sipas burimeve brenda PK-sė, vendimi i drejtorit ėshtė bazuar nė rezultatet e hetimeve qė kanė bėrė Njėsia e Standardeve Profesionale tė PK-sė, me ērast janė gjetur shkelje tė rėnda disiplinore siē janė: mosbindja e rėndė ndaj urdhrit tė eprorit dhe mungesė pa arsye nė punė pėr tri ditė radhazi. Ndėrkohė mėsohet se tė pėrjashtuarit nga puna janė: Bratislav Kragovic, komandant i pikėkalimit nė Jarinje; Nenad Djuric, komandant i stacionit policor nė Leposavic; Radomir Radosavlevic, komandant i stacionit policor nė Zveēan dhe Zoran Milkovic, komandant i stacionit policor nė Zubin Potok, tė cilėt nuk i ishin bindur urdhrit tė drejtorit tė pėrgjithshėm pėr ndėrrimin e pozitave. Vendimi i drejtorit tė pėrgjithshėm ėshtė bėrė nė bazė tė rezultatit tė hetimeve tė Njėsisė sė Standardeve Profesionale, ėshtė po ashtu i bazuar nė nenin 46 pika B tė Ligjit pėr Policinė e Kosovės, dhe udhėzimit administrativ tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme 15/08, ka thėnė njė burim zyrtar brenda PK-sė. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Kosova anashkalohet nė ndarjen e ambasadave tė ish-RSFJ
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0705145231824_m.jpg[/img] Vendet trashėguese tė ish-Republikės Socialiste Federale tė Jugosllavisė (RSFJ) kanė arritur marrėveshjen pėr ndarjen e pronės sė ish-pėrfaqėsive diplomatike. Maqedonia sipas marrėveshjes, nė fazėn e parė nga ndarja ka fituar ambasadėn nė Kanbera tė Australisė si dhe konsullatėn nė Athinė. Nė kėtė ndarje tė pasurisė, Kosova ėshtė anashkaluar, pasi qė ajo ishte pjesė autonome konstituive e federatės, mirėpo sipas kushtetutės ishte nė kuadėr tė Serbisė. Sipas marrėveshjes sė ndarjes, Serbia do ti japė Kroacisė ndėrtesėn e ambasadės nė Vjenė dhe dy apartamente diplomatike nė Trst, njofton Ina. Sllovenia pėrfiton rezidencėn nė Romė, Konsullatat nė Klagenfurt dhe Milano. Bosnjė-Hercegovinė do tė pėrfitojė rezidencėn nė Budapest dhe shtėpi nė Uashington. Serbia pėrfiton ambasadėn nė Pragė si dhe rezidencat nė Washington dhe Otavė. Ndarja u bė sipas kuotave tė marrėveshjes tė ish-anėtareve tė federatės. Ndarja e sėrishme do tė bėhet gjatė muajit shtator. Nga viti i ardhshėm do tė fillojė ndarja e pronės nė vendet e Organizatės pėr bashkėpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD), me ē`rast do tė nisin negociatat pėr objektet nė Afrikė, Azi dhe vendet tjera nė botė. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Krasniqi: Jam i gatshėm tia thyejė dhėmbėt Thaēit
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0706104210682_m.jpg[/img] Deputeti i Lėvizjes Vetėvendosje, Florin Krasniqi, gjatė njė konference pėr medie tė mbajtur tė mėrkurėn para Gjykatės Komunale nė Prishtinė, ditėn kur pritej tė mbahej seanca e padisė qė ai kishte bėrė ndaj kryeministrit tė vendit, Hashim Thaēi, se ky i fundit e kishte quajtur Krasniqin kriminel, ka deklaruar se ėshtė i gatshėm pėr ballafaqim direkt me kryeministrin, madje edhe tė ia thyej dhėmbėt. Unė po du qė problemin me tė ta zgjidh me drejtėsi, por ka edhe forma tjera qė unė nuk po i du ato. Unė muj me dal me ja thy edhe dhomt. E meriton. Jo qė nuk muj edhe nuk guxoj, dhe jo qė se meriton ai edhe banda e tij, por kjo nuk ėshtė drejtėsi, ka deklaruar Krasniqi gjatė kėsaj konference. Ndėrkaq, Krasniqi ka insistuar qė rasti i tij i padisė ndaj kryeministrit Thaēi tė merret nga vendorėt, e jo nga ndėrkombėtarėt, raporton Zėri. Florin Krasniqi, ka ngritur padi nė Gjykatėn Komunale tė Prishtinės ndaj kryeministrit Hashim Thaēi, duke e akuzuar atė pėr shpifje kundėr tij dhe familjes sė tij. Ky vendim i Krasniqit erdhi si kundėrpėrgjigje ndaj akuzave, tė cilat ia ka adresuar ndaj tij Partia Demokratike e Kosovės (PDK) me 5 nėntor tė vitit tė kaluar, pėrmes njė komunikate tė publikuar nė media. Nė padinė, e cila pėrfshin gjithsej 14 pika, Krasniqi ka theksuar se akuzat tė cilat i janė vėnė pėrsipėr atij nėpėrmjet komunikatės nė fjalė, sipas tij, janė shpifje dhe fyese pėr tė dhe familjen e tij. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Rasti Bllaca, katėr tė arrestuar
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0706135109785_m.jpg[/img] Policia e EULEX-it ka arrestuar tė mėrkurėn katėr persona lidhur me rastin Bllaca. Personat e arrestuar, sipas zėdhėnėsit Nicholas Hawton, janė tė dyshuar pėr njė rast tė vrasjes. Hetimet kanė tė bėjnė me pohime pėr vrasje tė rėndė dhe tentim vrasje tė rėndė tė kryera nė vitin 1999 dhe 2000. Arrestimet u kryen pa ndonjė incident. Pritet qė sot mė vonė tė katėr individėt tė paraqiten para njė gjyqtari tė procedurės paraprake, ka thėnė Hawton. Nga katėr personat e arrestuar tre prej tyre janė Shpresim Uka, Driton Hajdari, Shaban Syla, emrat e tė cilėve pėrmenden nė video incizimin e publikuar nga njeriu qė e ka cilėsuar vetėn si ish-agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca. Ata akuzohen pėr krim tė organizuar, pėr vrasje tė Ibush Kllokoqit e tė Selim Broshajt, si dhe pėr tentimvrasje ndaj Adem Salihajt dhe Agim Veliut, dhe pėr njė vepra tė tjera, pėr tė cilat ka denoncuar Nazim Bllaca |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Protestė e policėve nė veri
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0706141127773_m.jpg[/img] Policėt e stacioneve veriore kanė protestuar tė mėrkurėn rreth njė orė, para zyrave tė tyre, nė shenjė pakėnaqėsie ndaj vendimit pėr pėrjashtimin nga puna tė katėr komandantėve tė tyre, tė cilėt u larguan sepse nuk zbatuan urdhrin pėr rotacion. Komandanti i pikėkalimit nė Jarinje, Bratislav Kragovic, komandanti i stacionit policor nė Leposaviq, Nenad Djuric, mandej komandanti i stacionit policor nė Zveēan, Radomir Radosavlevic, si dhe komandanti i stacionit policor nė Zubin Potok, Zoran Milkovic, fillimisht ishin suspenduar me pagesė dhe pas rreth dy muajve pasi nuk kanė pranuar tė respektojnė zinxhirin komandues u pėrjashtuan. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Thaēi: Fjalori i Krasniqit jo me traditėn shqiptare
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0706160611986_m.jpg[/img] Kryeministri Hashim Thaēi tha sot se fjalori i deputetit tė Vetėvendosjes Florin Krasniqi, ėshtė njė fjalor, i cili nuk ka tė bėj me traditėn shqiptare e as me kulturėn politike. Kryeministri Thaēi, po ashtu ka theksuar se edhe qytetarėt e Kosovės duhet tė distancohen nga tė tilla deklarata dhe nga njė politik e tillė. Kėto komete kryeministri i ka bėrė gjatė njė takim me gazetarė tė medieve nė Kosovė, pas mbledhjes sė Qeverisė. Kryeministri Thaēi nė kėtė takim ka folur edhe pėr marrėveshjet me serbin, marrėveshjet mes Serbisė dhe Kosovės tė cilat ai ka quajtur konkludimi qė kanė dalė pas pėrfundimit tė njė pjese tė procesit tė kėtyre negociatave. Kėto konkluzione sipas tij, janė nė pėrputhje me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe ėshtė njė zgjidhje e modelit evropian. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Vetėvendosje: Sdo tia thyejmė dhėmbėt Thaēit
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0707124041107_m.jpg[/img] Anėtari i lėvizjes Vetėvendosje, Glauk Konjufca tha tė enjten se kjo lėvizje nuk do tia thyejė dhėmbėt kryeministrit Hashim Thaēi, por sipas tij, qėllimi i Vetėvendosjes ėshtė qė tia thyejė konceptet politike tė cilat janė tė dėmshme pėr Kosovėn. Konjufca nė njė konferencė pėr gazetarė tha se e akuzoi Thaēin se ka bėrė marrėveshje me Serbinė, tė cilat e degradojnė shtetin e pavarur tė Kosovės. Sipas tij, delegacioni i Kosovės iu ka pėrgjigjur kėrkesave tė Serbisė dhe kėtė, sipas tij, Thaēi e bėn me qėllim qė tė qėndrojė nė pushtet. Pėrfundimi i kėtyre negociatave, sipas kėsaj lėvizje i dha Serbisė atė qė nuk i takon, dhe ia mohoi Kosovės atė qė i takon. Sipas lėvizjes Vetėvendosje kėto marrėveshje janė brenda Rezolutės 1244. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Tre avokatė akuzohen pėr krim tė organizuar
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0707125848484_m.jpg[/img] Prokuroria Speciale e Republikės sė Kosovės ka ngritur aktakuzė, me tė cilėn ka akuzuar avokatėt Kolė Puka, Zef Marleku dhe Lon Palushaj pėr krim tė organizuar. Nė njoftim thuhet aktakuza i ngarkon tre tė pandehurit me vepra penale, si krim i organizuar, shpėrdorim i pozitės zyrtare ose i autorizimit, nxjerrja e kundėrligjshme e vendimeve gjyqėsore, keqpėrdorim i besimit, shpėrlaje e parasė, shmangie nga tatimi etj. Tė pandehur sė bashku me, tani tė ndjerin, H. H. i cili ka qenė pėrgjegjės nė kompaninė e sigurimit Kosova nė Prishtinė, nė periudhėn 2002-2009, nė mėnyrė tė paligjshme, duke falsifikuar dokumente relevante, qė kanė qenė pėr kompensim dėmi pranė kėsaj kompanie, kanė tėrhequr mjete financiare nė vlera milionėshe, duke mos e ditur fare palėt e dėmtuara qė kanė pėsuar me shėndet apo me jetė nė aksident komunikacioni. Nė rastet kur kanė ditur dhe kanė autorizuar tė pandehurit ata nuk ua kanė dhėnė vlerėn e tė hollave klientėve nė shumėn e duhur, por nė vlerė shumė mė tė vogėl, duke i mashtruar ata. Me kėto tė holla qė tė tre tė pandehurit kanė blerė patundshmėri brenda dhe jashtė vendit, tė cilat asete nė njė masė tė madhe janė sekuestruar. Po ashtu janė sekuestruar edhe njė vlerė e madhe e mjeteve financiare, thuhet nė njoftim. Tė pandehurit kanė bėrė edhe shmangie nga tatimi, sidomos Kolė Puka nė vlerė prej mė tepėr se 500.000,00 euro. Lidhur me kėtė rast, u tha se sė shpejti do tė ngritėn edhe aktakuza tjera, ndėrkaq hetimet i ka udhėhequr dhe ka ngritur aktakuzėn njė prokuror vendės i Prokurorisė Speciale tė Republikės sė Kosovės. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Mustafa nuk i pėrgjigjet ftesės sė Gjykatės
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0707131609834_m.jpg[/img] Kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa nuk i ėshtė pėrgjigjur sot ftesės sė Gjykatės komunale tė Prishtinės qė tė jetė prezent nė njė seancė pėrgatitore. Mustafa, nė bazė tė padisė private tė biznesmenit Ukshin Menxhiqi akuzohet pėr shpifje dhe ofendim publik. Nė seancė, kryetari i Prishtinės ėshtė pėrfaqėsuar nga avokati i tij Burim Xhemajli, i cili nuk ka dashur tė prononcohet pėr media, duke thėnė se kjo nuk ėshtė ēėshtje juridike dhe nuk mund tė komentoj njė gjė tė tillė. Ndėrkaq, paditėsi Menxhiqi dhe mbrojtėsi i tij kanė akuzuar Mustafėn se nuk po i pėrgjigjet drejtėsisė dhe nuk po e respekton institucionin e gjykatės, duke fajėsuar atė pėr shtyrjen e seancės. Seanca e ardhshme do tė mbahet mė 2 shtator. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Thaēi ia dorėzon konkluzat presidentes Jahjaga
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0707150047607_m.jpg[/img] Kryeministri i vendit, Hashim Thaēi ia dorėzuar tė enjten presidentes, Atifete Jahjaga konkluzat e tė dėrguarit tė BE-sė, Robert Cooper, pėr pajtueshmėrinė e arritur gjatė procesit tė dialogut ndėrmjet Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Serbisė, tė zhvilluar nė Bruksel. Nė njoftimin pėr media thuhet se presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga ėshtė takuar tė enjten me kryeministrin e Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, gjatė sė cilit ėshtė biseduar pėr gjendjen aktuale politike, pėr koordinimin e veprimeve, pėr vizitat jashtė shtetit, pėr bisedėn telefonike ndėrmjet zėvendėspresidentit tė SHBA-sė, Joseph Biden dhe presidentes Atifete Jahjaga. Gjatė kėtij takimi kryeministri Hashim Thaēi ia dorėzoi presidentes Jahjaga konkluzat e tė dėrguarit tė BE-sė, Robert Cooper, pėr pajtueshmėrinė e arritur gjatė procesit tė dialogut ndėrmjet Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Serbisė, tė zhvilluar nė Bruksel. Ndryshe, Qeveria e Kosovės ėshtė kritikuar pėr mungesė transparence lidhur me bisedimet me Beogradin. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
EULEX-i liron katėr tė arrestuarit pėr rastin Bllaca
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0707152421254_m.jpg[/img] Pas procedurave tė intervistimit janė liruar nga arresti katėr personat e arrestuar tė mėrkurėn nga policia e EULEX-it, lidhur me rastin Bllaca. Gjykatėsi i procedurės paraprake u ka shqiptuar atyre masėn e paraqitjes njė herė nė javė nė stacionin policor si dhe ndalimin e kontaktit me disa nga persona qė mund tė kenė implikime nė kėtė rast i cili vazhdon tė jetė nėn hetime. Personat e arrestuar dhe tani tė liruar janė Shpresim Uka, Shaban Syla, Driton Hajdari dhe Sadik Abazi. Ata pėrmenden nė rastin Nazmi Bllaca, i cili proklamoi vetėn si ish -agjentit tė SHIK-ut, duke i implikuar tė katėrtit si tė dyshuar pėr njė vrasje dhe tentim vrasje gjatė viteve 1999-2000. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Ortaku i Qemajl Mustafės, pėrfiton miliona nga Termokosi
[img]http://www.indeksonline.net/repository/images/lajme/termokos.jpg[/img] Qe dy sezone tenderėt milionėsh tė Termokosit pėr furnizon me mazut i fiton kompania private Compact Group, pronari i sė cilės, Mustafė Shala, ėshtė edhe ortak i kryetarit tė Komunės sė Gjilanit, Qemjal Mustafa nė kompaninė tjetėr private Frutta Viva, e njohur edhe si fabrika e barnave nė Kosovė. Po nė kėto dy sezone, Termokos ka pasur vazhdimisht telashe me mazut, me procedura tė prokurimit deri nė pėrzgjedhjen e kompanisė, dhe mbi tė gjitha, nė kėto dy sezone Zyra e Auditorit ėt Pėrgjithshėm (ZAP) gjen shkelje nė kėta tenderė, shkruan Zėri. Ndonėse qė nga viti 2006, Qemajl Mustafa dhe Mustafė Shala bėjnė biznes bashkė, duke qenė ortakė nė Frutta Viva, kryetari i Gjilanit thotė se nuk ka lidhje me tenderėt milionėsh nė ndėrmarrjen publike Termokos, qė deri pak ditė mė parė udhėhiqej nga Fėllėnza Pula. Mustafa thotė qė ska pasur ndikim Asnjėherė nė asnjė rast nuk jam i involvuar nė punėt e pronarit tė Compact Group. Kam dėgjuar nga mjetet e informimit nė njė prononcim tė drejtoreshės Pula tė Termokosit, se kompania Coompact Group tė kishte kinse mirėkuptim, edhe pse borxhet ndaj saj ishin rreth 2 milionė euro. Pra, kjo nuk ka tė bėjė absolutisht asgjė me mua, ka thėnė pėr Zėrin, Qemajl Mustafa, aktualisht kryetar i Komunės sė Gjilanit. Derisa nė kompaninė Compact Group nuk duan tė flasin pėr kėtė ēėshtje, Mustafa thotė se natyra e ndryshme e bizneseve tregon se ai nuk ka pasur lidhje me tenderėt milionėsh tė Termokosit. Aksionet e mia nė Frutta Viva janė 15 % dhe kjo ėshtė njė natyrė krejt tjetėr e biznesit, qė nuk ka tė bėjė asgjė me institucionet, sepse ato nuk blejnė e as nuk shesin banane, ka thėnė Mustafa. Shpėrblimin me tenderė publikė tė kompanive tė ortakėve tė politikanėve, Avni Zogiani nga OJQ-ja Ēohu e sheh vetėm si njėrėn nga format e pėrfitimit tė zyrtarėve nga paraja publike. Format e pėrfitimit tė zyrtarėve nga fondet publike janė ose nėpėrmjet kompanive tė afėrta me to, ose duke shpėrblyer financuesit e fushatave zgjedhore. E keqja e madhe ėshtė se kėto, nė Kosovė janė bėrė tė zakonshme, dhe me as qė paraqesin lajm. Madje edhe shoqėria civile, por edhe mediet, sikur janė bėrė imunė ndaj reagimeve pėr kėtė formė tė pėrfitimit tė zyrtarėve, dhe jemi bėrė vendi nga vendet e transicionit, qė mė sė keqi jemi duke e pėsuar nė kėtė drejtim, thotė Zogiani pėr Zėrin. Rastin e Compact Group e Frutta Viva, ai e sheh si rast tipik tė fenomenit nė fjalė, dhe thotė se duke pasur parasysh pozitėn e Mustafės dhe vlerėn e fondeve publike qė ka pėrfituar ortaku i tij nė biznes, duhet tė fillojnė hetim. Dy vjet me shkelje Compact Grup qe dy sezone furnizon me mazut Termokosin. Gjatė vitit 2010 kjo kompani ėshtė paguar nga Termokos nė shumė prej 3.110.532 urosh, kurse shuma e borxhit tė papaguar pėr tė ishte pėr vitin 2011 ishte 1.598.587 dhe kjo kompani ka ngritur padi gjyqėsore ndaj Termokos-it. Nė kėtė tender, ZAP ka gjetur se Termokos ishte furnizuar me mazut nė sasi prej 7511 tonė, ndėrsa ishin shpenzuar gjithsej 7500 tonė. Sipas rishikimit tė kontratės qė e kanė bėrė auditorėt, tė nėnshkruar mė 30.09.2010, kanė vėrejtur se ēmimi i ofruar nė ofertė ishte ēmimi sipas bursės plus premia 17.68 pėr tonė, kurse kontrata dhe pagesat pėr mazut ishin bėrė sipas ēmimit prej 26 euro plus premi pėr ton. Edhe nė vitin 2009, nė po tė njėjtin tender dhe me po tė njėjtėn kompani, auditorėt gjetėn shkelje tė shumta. ZAP-i nė 2009 gjeti se Compact Group ka furnizuar me mazut Termokos-in me ēmimin pėr ton mė tė lartė sesa kompanitė tjera qė kanė importuar mazut nė Kosovė, ku ishte shkaktuar njė dėm nė vlerė prej 307.497. Ky institucion i pavarur pati gjetur edhe se pėrfaqėsuesi i Compact Group nuk ka pasur as licencėn e lėshuar nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė pėr furnizim me mazut dhe derivate tė naftės, siē ėshtė kėrkuar me dosje tė tenderit. Pėr mė shumė, nė vitin 2010 kur Compact Group mori edhe njė herė tenderin e mazutit procedura pėr zgjedhjen e kompanisė ishte anuluar dy herė. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Do tė konfiskohen dokumentet serbe
[img]http://www.indeksonline.net/repository/images/lajme/rexhepi.JPG[/img] Dokumentet e reja tė Serbisė, letėrnjoftimet, patentė shoferėt dhe targat e regjistrimit, nuk janė tė pranueshme nė Kosovė. Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi ka paralajmėruar se me ligjet e Kosovės, Policia ėshtė e obliguar ti konfiskojnė ato. Nė njė deklaratė pėr Radio Kim, Rexhepi ka thėnė se kanė konfiskuar dokumente biometrike serbe, pasi sipas tij, ato janė ilegale. Ai ka shtuar se kėto dokumente duhet tė zėvendėsohen me ato tė Kosovės tė konfiskuara njė ditė mė parė. Sipas tij, jo mė larg se mė 1 nėntor, tė gjitha institucionet paralele serbe duhet tė shuhen dhe tė gjithė regjistrat dhe librat duhet tė transferohet nė juridiksionin e Kosovės. Nuk mund tė ketė dy institucione tė cilat lėshojnė dokumente nė tė njėjtin territor, ka thėnė Rexhepi. |
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Zannier e krahasonte Kosovėn me Afganistanin
[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0708152247209_m.jpg[/img] Ish-shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, para se ta lėshonte Kosovėn ishte pėrkujdesur qė tė bėnte njė krahasim tė ēuditshėm tė Kosovės me Afganistanin. Nė disa korrespodenca ndėrmjet tij dhe komandantit tė KFOR-it, gjeneralit Erhard Buhler, tė cilat Koha Ditore ka arritur ti sigurojė nga burime ndėrkombėtare, ish-shefi i UNMIK-ut pėrmend incidentet nė Afganistan si arsye pėr tė mbajtur nė nivel tė lartė sigurinė e stafit tė UNMIK-ut nė Kosovė. Nė njė letėr dėrguar komandantit tė KFOR-it lidhur me murin qė rrethon selinė qendrore tė UNMIK-ut nė Mitrovicė, ish-shefi i UNMIK-ut shkruan se muri ėshtė i nevojshėm pėr shkak tė sigurisė sė stafit tė UNMIK-ut dhe kėrkon nga KFOR-i qė tė ndalė Komunėn e Mitrovicės nga aksioni pėr largimin e tė njėjtit mur. Ish-shefi i UNMIK-ut mundohet qė pastaj tia shpjegojė komandantit tė KFOR-it arsyet se pse ky mur ėshtė i nevojshėm. Mė duhet tė shtoj se ky aspekt ka njė rėndėsi edhe mė tė madhe pas incidenteve tragjike nė Mazai-Sharif tė Afganistanit, dhe nė disa vende tė tjera, kur protestat e qeta janė kthyer nė tė dhunshme dhe kanė shkaktuar vdekjen e stafit tė Kombeve tė Bashkuara, shkruan ish-shefi i UNMIK-ut. Diplomati italian, qė sipas burimeve tė gazetės letrėn e ka shkruar nė ditėn e fundit tė mandatit tė tij nė Kosovė, ia rikujton komandantit tė KFOR-it se ėshtė kompetencė e Kombeve tė Bashkuara qė tė vendosin se ēfarė masash sigurie nevojiten pėr stafin e tyre, dhe kėrkon nga KFOR-i qė tė pamundėsojė aksionet e mundshme tė Komunės sė Mitrovicės qė tė heqė murin rrethues. Korrespondenca ndėrmjet ish-shefit tė UNMIK-ut dhe komandantit tė KFOR-it ndodh pas njė kėrkese nė letėr tė kryetarit tė Komunės sė Mitrovicės, Avni Kastrati, i cili kėrkon nga UNMIK-u heqjen e rrethojave me qėllim qė tė lirohet hapėsira publike. Nė letėr, Kastrati ua kujton zyrtarėve tė UNMIK-ut se Komuna ka kohė qė ka kėrkuar heqjen e murit nė mėnyrė qė nė atė hapėsirė tė zbatohet njė projekt i Komisionit Evropian pėr gjelbėrim. Ndėrtesa e UNMIK-ut gjendet nė qendėr tė qytetit tė Mitrovicės, disa metra nė jug tė lumit Ibėr. Kryetari i Komunės nė letrėn e shkruar mė 27 qershor, ua jep si afat pėr heqjen e murit zyrtarėve tė UNMIK-ut 6 korrikun. Nė tė kundėrtėn, Kastrati paralajmėron se Komuna do tė detyrohet qė vetė t`i heqė shtyllat e kėtij muri. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:46. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.