Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Informatika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=119)
-   -   Lulzsec dhe Anonymous (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31756)

Zero Cool 28-01-13 17:35

Titulli: Lulzsec
 
[B]Si parashikoi 14 vjeēari Aaron Swartz nė vitin 2001 tė ardhmen e internetit[/B]


[IMG]http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRfTOe8PEUFgfBRzMHkZ62RiVT2uS7XSK25y7jhSpJ4FezsGs0Y[/IMG]


Nė vitin 2001 nė njė intervistė pėr radio stacionin WBEZ, atė kohė Aaron Swartz, vetėm 14 vjeē, pėrgjegjės pėr zhvillimin e standardit RSS, i shpjegoi udhėheqėsit tė kėtij radio stacioni se si e kishte paramenduar ai se do tė dukej e ardhmja e internetit.

“Mė e vėshtirė ėshtė tė parashikohet e ardhmja afat shkurtėr sesa ajo afatgjatė”,- paralajmėroi ai Swartz, por sugjeroi se uebi semantik gjendet “pas qoshit”. Ky do tė duhej tė ishte “ueb dykahorė”, tha Swartz, “ku pėrdoruesit e internetit mund tė bėjnė me tė vėrtetė uebfaqet e tyre”, transmeton BuzzFeed.

Pėrdoruesit, shpjegoi ai, do tė jenė nė gjendje qė me tė vėrtetė tė marrin pjesė, kėshtu qė interneti nuk do tė jetė vetėm njė medium pasiv ku mund tė uleni dhe tė lexoni se ēfarė shkruajnė njerėzit tjerė, por do tė mund tė merrni mė shumė hapėsirė nė ueb dhe tė merrni pjesė nė tė.” Nė atė kohė, MySpace nuk do tė lanēohej edhe dy vjet.

Nė tė ardhmen e mėtejme, imagjinoi motorė kėrkimit tė cilėt do tė mund tė pėrgjigjen nė pyetje komplekse dhe teste, ndėrsa kompjuterėt “do tė jenė nė gjendje tė kujdesen pėr detyrat nė jetėn tonė tė pėrditshme,”

Para njė jave, njė lajm i trishtuar u pėrhap nė botėn teknologjike, ku pas luftės me depresionin 26 vjeēari Aaron Swartz, aktivist interneti dhe njeriu i cili ndihmoi nė ndėrtimin e Reddit dhe Creative Commons dhe i cili si 14 vjeēar ishte pjesė e ekipit qė zhvilloi versionin e parė tė RSS, bėri vetėvrasje nė New York.


[B][I]Anonymous sulmon MIT-nė pas vetėvrasjes sė Aaron Swartz[/I][/B]

Aaron nė mesin e vitit 2011 ishte arrestuar pėr shkak tė marrjes sė katėr milion revistave akademike nga JSTOR (librari dixhitale) nė mėnyrė qė ti shpėrndante falas pėrmes rrjetit P2P. Ishte akuzuar pėr mashtrim, mashtrim kompjuterik, marrje tė paligjshme tė informacioneve nga kompjuteri i mbrojtur dhe dėmtim tė kompjuterit tė mbrojtur.

Nė fund tė vitit tė kaluar padia u rrėzua, ndėrsa JSTOR ofroi falas revistat e veta, por nė njė edicion tė kufizuar.

Pėr fat tė keq, prokuroria e shtetit nuk hoqi dorė nga akuzat dhe vazhdoi tė ndiqte Aaron-in, tė cilin e kėrcėnonte dėnimi prej madje 35 viteve burg dhe njė milion dollarė gjobė. Shumica u pajtuan se dėnimi ishte i tepruar, duke marrė parasysh peshėn e veprės sė Aaron-it, faktin qė ai nuk kishte qėllime pėrfitimi me veprėn e tij.

Universiteti MIT ka njoftuar pėr njė hetim tė brendshėm pėr rolin e tij nė vdekjen e aktivistit Aaron Swartz.

Inēizimin e intervistės sė Aaron Swartz pėr radion stacionin WBEZ mund ta ndiēni [B][URL="https://soundcloud.com/wbez/from-the-archives-aaron-swartz"]kėtu[/URL][/B].

Zero Cool 28-01-13 17:37

Titulli: Lulzsec
 
[B]Anonymous sulmon MIT-nė pas vetėvrasjes sė Aaron Swartz[/B]


Vetėm pak orė pasi Instituti i Teknologjisė sė Massachusetts premtoi njė hetim pėr rolin e vet nė ngjarjet qė ēuan nė vetėvrasjen e Aaron Swartz, grupi i hakerėve online, Anonymous, sulmoi uebfaqen e kėsaj shkolle.

Swartz, qė ėshtė bashkėthemelues i Reddit-it, i cili ishte ndėr tė parėt qė mundėsoi qasje tė hapur nė dokumentet nė internet, gjatė ditės sė premte bėri vetėvrasje. 26 vjeēari ishte arrestuar nė korrikun e vitit 2011 dhe ishte akuzuar pėr vjedhjen e 4 milionė dokumenteve nga MIT dhe Jstor, qė ėshtė njė arkiv i gazetave shkencore dhe letrave akademike. Ai do tė pėrballej me 4 milionė dollarė gjobė dhe me njė pretencė tė mundshme prej 50 vitesh burg.

Kryetari i MIT-sė, Rafael Reif, paraqiti njė deklaratė duke premtuar njė: “analizė tė plotė tė pėrfshirjes sė MIT-sė nga koha qė ne sė pari morėm veprimtari tė pazakontė nė rrjetin tonė nė vjeshtėn e 2010-ės deri tani,” Anonymous sulmoi tė paktėn dy uebfaqe tė MIT-sė. Pėr dallim nga herėt e tjera, porosia e postuar nė uebfaqe ishte njė thirrje pėr reformė nė shenjė kujtimi pėr aktivistin e internetit. Pasi e quajti ndjekjen e Swartzit “njė dėshtim tė panatyrshėm tė drejtėsisė” dhe “njė hije tė shtrembėruar dhe tė ēoroditur tė drejtėsisė pėr tė cilėn Aaron vdiq”, Anonymous listoi qėllimet nėn seksionin e rezervuar me etiketėn “Dėshirat tona”:

[B]1. [/B]Ne thėrrasim qė kjo tragjedi qė tė jetė njė bazė pėr referoma tė ligjeve pėr krime kompjuterike dhe prokurorėt fanatikė qė i pėrdorin ato.

[B]2. [/B]Ne thėrrasim qė kjo tragjedi tė jetė njė bazė pėr reforma pėr ligjin pėr tė drejtat e autorit dhe pronėn intelektuale, duke e kthyer atė nė principet e duhura tė tė mirės sė pėrbashkėt pėr shumė, nė vend tė fitimit privat pėr disa.

[B]3.[/B] Ne thėrrasim qė kjo tragjedi tė jetė njė bazė pėr njohje mė tė madhe tė shtypjes dhe padrejtėsive tė grumbulluara gjatė ditės nga persona dhe institucione tė caktuara tė autoriteteve ndaj ēdokujt qė guxon tė ngrihet dhe tė numėrohet pėr besimet e tyre dhe pėr solidaritet mė tė madh dhe ndihmė tė pėrbashkėt si reagim.

[B][I]Anonymous: “Na prisni nė 2013-ėn”[/I][/B]

[B]4.[/B] Ne thėrrasim qė kjo tragjedi tė jetė njė bazė pėr njė pėrkushtim tė ri dhe tė patundur pėr njė internet tė lirė dhe tė ēliruar, tė kursyer nga censura me barazi pėr qasje dhe privilegj pėr tė gjithė.

[B][I]Vetėvritet bashkėthemeluesi i Reddit Aaron Swartz[/I][/B]

Kritikėt e prokurorėve thonė qė zyrtarėt kishin vepruar padrejtėsisht duke u pėrpjekur qė tė bėjnė njė shembull nga Swartzi. “Vdekja e Aaron nuk ėshtė thjesht njė tragjedi personale”- tha familja e Swartzit nė njė komunikatė. “Ajo ėshtė produkt i njė sistemi pėr drejtėsi kriminale plot me frikėsim dhe mashtrime prokuroriale. Vendimet e marra nga zyrtarėt nė zyrėn e Pėrfaqėsuesit Ligjor tė SHBA-sė nė Massachusetts dhe nė MIT kontribuuan nė vdekjen e tij.”

Zero Cool 08-04-13 19:36

Titulli: Lulzsec
 
[B]Anonymous “sulmon” Korenė e Veriut[/B]


[IMG]http://www.pcworld.al/wp-content/themes/pcworld/includes/timthumb.php?src=http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/04/anonymos-Korea.jpg&w=400&h=304&zc=2[/IMG]


Kohėt e fundit janė dėgjuar disa kėrcėnime nga Koreja e Veriut kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Koresė Jugore, por ky shtet siē duket ėshtė duke pėsuar goditje nga hakerė, tė cilėt kanė sulmuar disa llogari tė tyre online.

Faqet zyrtare tė shtetit nė Flickr dhe Twitter janė shkatėrruar, pėr tė cilat veprime pėrgjegjėsinė e mori grupi i hakerėve, Anonymos.

Sipas raportimit tė bėrė nga The Next Web, hakerėt po ashtu fituan qasje nė dyqanin pėr libra dhe muzikė dhe faqen pėr informacione dhe lajme pėr vendin.

Faqja nė Flickr tani pėrmban njė fotografi tė liderit tė Koresė Veriore, Kim Jong-un, me disa veshė derri dhe njė tatu tė Mickey Mouse nė barkun e tij. Nė fotografi thuhet se Kim ėshtė i kėrkuar pėrveē tė tjerash pėr “Kėrcėnim tė paqes botėrore me armė ICMB dhe nukleare”.

E njėjta fotografi tani paraqitet nė aindf.com, qė ėshtė njė grup politik nga Koreja Jugore qė ka lidhje me Korenė Veriore.

Fotografitė e tjera pėrfshijnė njė logo “Ne jemi Anonymous” dhe njė palė tė fotografive tė tjera tė maskave tė “Guy Fawkes” qė paraqet njė simbol tė popullarizuar tė hakerėve tė grupit Anonymous.

Nė llogarinė nė Twitter tė Koresė Veriore ėshtė postuar njė varg i cicėrimave qė dėrgojnė te faqet e sulmuara.


[IMG]http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/04/korea-1.jpg[/IMG]

Zero Cool 27-05-13 21:07

Titulli: Lulzsec
 
[B]Si vodhėn hakerėt 45 milionė $ brenda dy ditėve[/B]



Kjo ėshtė vjedhja e bankave nė epokėn dixhitale: pa pasur nevojė pėr maska, pėr armė, pėr pėrballje fizike me policinė, mjaftojnė vetėm disa klikime pėr tė krijuar njė plan hakimi.

Gjithēka u realizua nė dy operacione, nė dy data tė ndryshme: 12 dhjetor 2012 dhe 19 shkurt 2013. Njė skuadėr ndėrkombėtare hakerėsh dhe hajdutėsh arritėn tė vidhnin nė total 45 milionė $ nga mbi 5000 Atm nė tė gjithė botėn. Nė lidhje me kėtė ēėshtje u arrestuan tetė tė dyshuar, megjithatė i gjithė procesi se si u realizua vjedhja mbetet ende pėr t’u zbuluar.

Nė infografikun e mėposhtėm tregohen pikat mė tė rėndėsishme nga operacioni i skuadrės, qė nga rritja e limiteve tė lejuara nė llogaritė e debitit nė Oman e deri tek tėrheqja e parave nga bankomatet e 27 shteteve tė botės, tė gjitha me detaje.





[IMG]http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/05/infografik.jpg[/IMG]

Zero Cool 29-10-13 18:04

Titulli: Lulzsec dhe Anonymous
 
[B]12 vjeēari pranon qė ka sulmuar faqet qeveritare pėr Anonymous[/B]



[IMG]http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/04/Anonymous.jpg[/IMG]



Njė 12 vjeēar nė Montreal u vetėshpall fajtor pėr thyerjen e disa uebfaqeve tė qeverisė dhe policisė nė emėr tė grupit tė hakerėve Anonymous, raporton Toronto Sun.

Sidoqoftė, sulmet nuk ishin tė motivuara politikisht; djaloshi dėshmoi qė ai iu kishte dhėnė informacionet pėr anėtarėt e Anonymous nė shkėmbim pėr video lojėra.

I mituri pranoi qė ka sulmuar uebfaqet e policisė sė Montrealit, Institutit tė Shėndetit Publik nė Quebec dhe qeverinė e Kilit, si dhe faqe tė tjera. Sulmet e tij pėrfshinin “pėrmbytjen” e serverėve pėr tė rrėzuar faqet, duke shpartalluar tekstin dhe dukjen e faqeve dhe duke fituar qasje nė informacionet e pėrdoruesit.

Gjykata vlerėson qė ai ka bėrė dėme nė vlerė prej 60 mijė dollarė dhe emri i tij ka mbetur anonim pėr shkak tė moshės.

Zero Cool 03-01-14 14:30

Titulli: Lulzsec dhe Anonymous
 
[CENTER][B]Snapchat per iphone dhe android???[/B][/CENTER]

[IMG]https://encrypted-tbn1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcQgAcYPuQSuuXsWaSp0Rdm9wgR7sH4kx8ubtnTsGSOLqGq4iRe-[/IMG]





[B]Bėhen publike 4.6 milionė emra pėrdoruesish dhe numra telefoni nga Snapchat [/B]




Mbi 4.6 milionė emra pėrdoruesish dhe numrash telefoni janė zbuluar online gjatė ditės sė martė nga njė haker anonim i cili i ka postuar kėto tė dhėna nė njė uebfaqe tė quajtur [B][URL="http://snapchatdb.info/"]SnapchatDB.info[/URL][/B]. Baza e tė dhėnave qė pėrmbante keto informacione ishte e disponushme pėr t’u shkarkuar si njė skedar SQL ose CSV pėrmes SnapchatDB.info, e cila pėr momentin ėshtė pezulluar. Pėr tė parė njė version tė ruajtur (cache) tė faqes, klikoni [B][URL="http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:JXVE3rtXZcAJ:www.snapchatdb.info/+&cd=4&hl=en&ct=clnk&gl=ca"]kėtu[/URL][/B].

“Po shkarkoni 4.6 milionė informacione lidhur me numrat e telefonit sė bashku me emrat e pėrdoruesve. Njerėzit tentojnė tė pėrdorin tė njėjtin emėr pėrdoruesi nė ueb, kėshtu qė kėtė informacion mund ta pėrdorni pėr tė gjetur tė dhėna mbi llogaritė e tyre nė Facebook apo Twitter, ose thjesht tė gjeni numrat e telefonit tė njerėzve qė ju interesojnė,” shkruhej nė faqe. Hakerėt kanė pėrdorur njė dobėsi tė publikuar nė Snapchat API pėr tė aksesuar emrat dhe numrat e telefonit tė pėrdoruesve.

“Motivi ynė nė kėtė rast ishte tė rrisnim dijeninė e publikut lidhur me kėtė ēėshtje si dhe t’i ushtronim presion kompanisė tė bėnte rregullimet e duhura pėr kėtė dobėsi. Kuptohet qė startup-et kanė burime tė kufizuara por siguria dhe privatėsia nuk duhet tė jenė qėllim dytėsor. Siguria ka po aq rėndėsi sa edhe pėrvoja e pėrdoruesit,” janė shprehur hakerėt.

Ata thanė gjithashtu se kishin hequr dy shifrat e fundit tė numrave tė telefonit tė pėrdoruesve nė mėnyrė qė tė minimizonin abuzimet. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se njė publikim tė plotė mund tė mos e bėjnė nė tė ardhmen. Ata shtuan se vendosėn ta pezullonin faqen pėr shkak se trafiku nė tė u ngarkua shumė dhe nuk synojnė ta rikthejnė sėrish. Gjithsesi, baza e tė dhėnave qė ėshtė bėrė publike mund tė gjendet nė shumė vende nė internet. Nga ana tjetėr, kompania ėshtė shprehur se po merr tė gjitha masat e nevojshme pėr tė rikthyer sigurinė e pėrdoruesve.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:06.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.