![]() |
Titulli: Kryetarėt e PDK-sė
Babe o babe , jam bere mbret ...
babai ua kthen djalit te vet... o bir mbret je bere amo njeri nuk je bere,,, Keshtu eshte puna ne Kosove. |
Titulli: Kryetarėt e PDK-sė ----> Neyse ky kryetar i Pacovit.
[B]Nipi i Agim Bahtirit sulmon rojtarin e parkingut tė komunės[/B] 15.12.2014 Qerim Hetemi, roja i parkingut tė komunės sė Mitrovicės ėshtė sulmuar tė premten nga Nehat Bahtiri, shofer i kryetarit tė komunės Agim Bahtiri dhe, nė tė njėjtėn kohė, djalė i vėllait tė tij. Hetemi ėshtė veteran i UĒK-sė dhe punon nė parkingun zyrtar tė Komunės se Mitrovicės nė tė cilin hyjnė vetėm veturat zyrtare tė Komunės Hetemi tha pėr KALLXO.com se ngjarja ka ndodhur kur ai ishte nė detyrė. Sa isha nė punė ka ardh Nehat Bahtiri bashkė me dy rojet e sigurimit tė Kryetarit dhe kanė kėrkuar tė hyjnė nė parking me njė veturė private. Unė ua kam kėrkuar lejen se a mund tė futen nė parking, ata mė kanė sharė fillimisht dhe me dhunė kanė provuar tė fusin veturėn nė parking kur unė e kam marrė telefonin ta thėrras policinė ata ma morėn edhe telefonin dhe ma hodhėn nė tokė, dhe mė kanė rrahur dhe tani jam nė tretman mjekėsor" u shpreh ai. Hetemi tha se rastin e ka paraqitur nė polici mirėpo thotė se hetuesit dhe prokuroria mė shumė janė marrė me tė se me shoferin e kryetarit Bahtiri. Ata janė liruar dy orė para meje nga stacioni policor, tha Hetemi. Avni Zahiti, zėdhėnės i Policisė nė rajonin e Mitrovicės tha se rasti do tė procedohet nė procedurė tė rregullt drejt prokurorisė. Personat janė marrė nė pyetje si tė dyshimtė ndėrsa njėri ėshtė deklaruar se ėshtė Zyrtar i Komunės, ndaj dy personave ėshtė hapur rast. E tėra ka ndodhur pėr shkak tė parkimit tė veturės civile qė kanė synuar ta parkojnė nė parkingun zyrtar tė Komunės, tha zėdhėnėsi Zahiti. Ndėrsa kryetari i komunės, Agim Bahtiri, nuk ka dashur tė prononcohet rreth kėtij incidenti. |
Titulli: Kryetarėt e PDK-sė
[B]Bastiset edhe Kryetari i Klinės Sokol Bashota[/B]
23.12.2014 Ėshtė bastisur edhe Kryetari i Klinės, Sokol Bashota, i cili ėshtė nėn hetime pėr procesin e ndarjes sė banesave komunale ku pėrfitoi vet ai, nėnkryetari nga radhėt e AAK-sė, Enver Berisha dhe njė sėrė politikanėsh lokalė edhe nga LDK-ja. Nė Komunėn e Klinės nuk kanė komentuar. Edhe zyra dhe prona e Kryetarit tė Komunės sė Klinės, Sokol Bashota ėshtė bastisur, bėjnė tė ditur burime tė Express brenda Policisė. Express raportoi tė martėn se ishte bastisur Zyra e Nėnkryetarit tė Klinės, Enver Berishės, gjė qė ėshtė konfirmuar edhe nga Prokuroria e Shtetit. Pas kėsaj, Berisha u pėrjashtua nga partia e tij. Siē merr vesh Express, bastisja lidhet me njė hetim qė ėshtė duke u kryer nė kėtė komunė mbi mėnyrėn e shpėrndarjes sė banesave qė janė ndėrtuar nga kjo komunė, e nė tė cilat kanė pėrfituar edhe Sokol Bashota, Kryetar i Komunės pėr mandatin tretė tashmė dhe politikanė tjerė lokal si Fadil Gashi (LDK) dhe Enver Berisha(AAK), Arben Limani (LDD), Vezire Elshani (LDK), Esat Raci (PDK). Prokuroria Speciale e ka konfirmuar pėr Express bastisjen e pronave dhe zyrės sė nėnkryetari Enver Berisha, po ashtu pėrfitues i banesės sė ndėrtuar nga Komuna, por Prokuroria deri tash nuk ka folur pėr Kryetarin, Sokol Bashota. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:41. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.