Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Poezi nga Poetė tė ndryshėm (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=14316)

YanYan 03-10-11 15:17

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
[LEFT][COLOR=#000000]DY GJYSMA DASHURISH[/COLOR][/LEFT]

[LEFT][COLOR=#000000]Asgjė s’mund tė jetė siē ishte mė parė,[/COLOR]
[COLOR=#000000]Sepse kemi brenda vetes diēka tepėr.[/COLOR]
[COLOR=#000000]Njė gjysmė dashurie nga ty e vrarė,[/COLOR]
[COLOR=#000000]Dhe atė qė ruaj unė, gjysma tjetėr.[/COLOR][/LEFT]

[LEFT][COLOR=#000000]Por sot tė ndara janė ato, veē e veē,[/COLOR]
[COLOR=#000000]Ashtu siē jemi tė ndarė unė dhe ti.[/COLOR]
[COLOR=#000000]Tek njeri rri ajo qė nuk di tė vdesė,[/COLOR]
[COLOR=#000000]Dhe e vdekura pa njė varr tek tjetri rri.[/COLOR][/LEFT]

[LEFT][COLOR=#000000]Ndodh rrallė tė shihemi nė sy tė heshtur,[/COLOR]
[COLOR=#000000]Mbėshtjellė me urrejtje, mbėshtjellė me mall.[/COLOR]
[COLOR=#000000]Unė qė s’vrava kam pjesėn tėnde tė vdekur,[/COLOR]
[COLOR=#000000]Ti qė vrave ke pjesėn time tė gjallė.[/COLOR][/LEFT]

[LEFT][COLOR=#000000]Sokrat Habilaj[/COLOR][/LEFT]

lovely 07-10-11 22:21

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
[QUOTE=Dilaver;1968153][B] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Nuk kam vdekur [/SIZE][/FONT][/B][B]-[/B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3][B]Mary Elizabeth Frye[/B][/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Te varri im kur tė vish mos qajė,
Nuk jam aty,
Unė gjumė nuk mbajė
Unė jam nė puhitė qė fėrfėllojnė,
Jam nė diamantet e fluskave tė dėborės qė verbojnė.
Mė gjenė nė shkėlqimin e artė tė grurit,
Jam nė piklat e shiut tė shtatorit,
Kur mengjeset i nisė me nxitim,
Mė gjenė nė vrapin qė kėndshėm pėrfshinė,
Zogjtė qė melodinė e cicėrrojnė,
Jam nė qarqafin e yjeve qė natėn tė mbulojnė
Te varri im vajit pse i je rrekur.
Unė nuk jam aty.
Unė nuk kam vdekur.




[/SIZE][/FONT][B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3] Pėrkthyer dhe pėrshtatur nė shqip nga Daut Demaku[/SIZE][/FONT][/B]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]
[/SIZE][/FONT][/QUOTE]



Ti ishe aty
Dhe nė gjumė ishe
Tė gjeta nė puhitė qė fėrfėllojnė,
Nė diamantet e fluskave tė dėborės qė verbojnė.
Nė shkėlqimin e artė tė grurit,
Ishe nė piklat e shiut tė shtatorit,
Kur mengjeset i nisė me nxitim,
Tė gjeta nė vrapin qė kėndshėm pėrfshinė,
Zogjtė qė melodinė e cicėrrojnė,
Je nė qarqafin e yjeve qė natėn mbulojnė
Te varri yt vajit i jam rrekur.
Ti je aty.
Ti ke vdekur.

Por ti je kėtu, kujtim i gjallė
Je nė secilin qosh, nė tė madhin mallė.
Je nė mengjeset e hershme, plot ngutė
mbrėmjeve tė vona, nė cdo skutė!

jadore 07-10-11 22:24

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
[QUOTE=lovely;2133588]Ti ishe aty
Dhe nė gjumė ishe
Tė gjeta nė puhitė qė fėrfėllojnė,
Nė diamantet e fluskave tė dėborės qė verbojnė.
Nė shkėlqimin e artė tė grurit,
Ishe nė piklat e shiut tė shtatorit,
Kur mengjeset i nisė me nxitim,
Tė gjeta nė vrapin qė kėndshėm pėrfshinė,
Zogjtė qė melodinė e cicėrrojnė,
Je nė qarqafin e yjeve qė natėn mbulojnė
Te varri yt vajit i jam rrekur.
Ti je aty.
Ti ke vdekur.

Por ti je kėtu, kujtim i gjallė
Je nė secilin qosh, nė tė madhin mallė.
Je nė mengjeset e hershme, plot ngutė
mbrėmjeve tė vona, nė cdo skutė![/QUOTE]

[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]cdo fjal e qelluar..sdo koment me shume [/SIZE][/FONT]

jadore 09-10-11 11:19

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
[B][B]Nė ikje
Ne ikim nga dashuria, malli
jo s’e e kemi shpirtin gur
na ka djegur, bėrė shkrumb halli
i kohės qė iku dikur…

Ne ikim nga loti qė rri strukur
si kristali nėn qerpikė
nga fjalė e ngrohtė dhe e bukur
qė zemrėn e bėn pikė pikė.

Ne ikim dhe nga njė buzėqeshje
qė befas mund tė na e fal dikush
e biem pėrtokė si gjeth vjeshte
se hiri i kohės s’bėhet prush.

Ne ikim gjithnjė tė trishtuar
prapa nesh as hije a gjurmė
si duket keq jemi trazuar
nga njė tik tak a njė zhurmė!

Ah sa i vogėl ai tik tak
na vė nė ikje, na lidh lak!
(A.T)[/B][/B]

Antika 09-10-11 11:33

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
Vetkujtesė

Mos e mat ecjen me hapat e hedhur
Me hapat e pahedhur, largėsinė mos e mat
Kur para teje shumė udhė ka mbetur
Kurse kohė, ah kohė, ka mbetur shumė pak!

Mos e mat moshėn me kohėn e ikur
Me kohėn e pa ikur, ē’ka mbetur mos e mat
Mund edhe para njė shekulli tė kesh lindur
Dhe ti tė ndjesh, lindvdekjen ēdo ēast.

Mos e mat mendjen me fjalėt e thėna
Me fjalėt e pathėna, heshtjen mos e mat
Shiko shpirtit tėnd, ēfarė bote mban brenda
Dhe botėn shiko, ēfarė nga shpirti tėnd mban.

Mondishall

Zero Cool 11-10-11 20:53

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
[I]Ti mė the

Ti mė the se ndihesh mjaft e vrarė,
Se tė vajti jeta brengė e lot.
Po ndriēimn’ e syve aq mitarė
Dėshpėrimi s’ta ka errur dot.

Unė shoh njė foshnjez brenda tyre,
Ėndrra tė kaltra tek thur…
Kot i ndrydh nė gonxhe ti dėshirat!
Ku ka gonxhe, qė nuk ēel dikur!?

Deri vonė vjeshtės, trėndafili
Ēel e na verbon me bukuri.
Kohė lulesh s’ėshtė vetėm prilli,
Zemra nė ēdo stinė ndjen rini!

JORGO BLLACI
(1938-2001)[/I]

jadore 13-10-11 21:47

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]Heshtje

Pėr ty askujt nuk do t’i flas njė fjalė
as mė tė voglėn, asgjė dhe hiē asgjė
do tė hesht si guacė e hedhur nė zall
o si njė peshk i kapur hė pėr hė.

Do pėrpėlitem gjuhėlidhur, frymėpak
por asgjė s’do tė them, kėtė e di dhe ti
sado qė tundimi shpesh na bėn farmak
sado qė malli me njė gėllėnjkė na pi.

(A.T)[/SIZE][/FONT]

Etnical 13-10-11 22:07

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
Dy Buzė

Dy buzė tė kuqe,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn,
gėzimin ma fikėn,
si fantazma ikėn
ndėr do bota tė larta...
Dy buzė tė pėrgjakta,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithen
nė buzė kur m'u njitėn
andjet m'i trazuen,
zemrėn ma tėrbuen,
trunin ma helmuen
e nė fund u mėrguen...
Dy buzė tė kuqe,
bukuri fatale,
tė njė grueje stėrzane
njė pranverė tė tanė mė mormė
njė pjesė zemre mė nxormė,
dhe gėzimin ma vodhnė...
Ato dy buzė tė kuqe
dhe dy lotė tė mia
qenė shenjat e dhimbjes
kur mė vrau bukuria,
kur mė zu dashunia
e mė dogji rini

MIGJENI

tipi engjellor 15-10-11 18:46

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
U zhyta si papritur nė llumin e njerėzimit,
Me shpresėn tė shpėtoja kėtė botė,
Mė trėmbi dhe mė lodhi kalvari i mjerimit,
Dhe mundi im i marrė..Mu duk i kotė!
Kapitur,fyer,humbur nė mes dhimbjesh,
Nė botėn e pėrtejme e pashė njė dritė tė zbehtė,
Dėrrmuar,e brengosur nga episodi dhimbjes,
Tentova arratinė...!! S'mė la e shenjta JETĖ!
Lediana Kapaj

e_martumja 22-10-11 22:31

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
Sikur dhembja te mund te fliste
Te gjitha do ti tregonė
Dhembjen qe kam permbrenda
E cila me mundonė.

Dhembja nuk ka fjalė
Ajo ka vetėm lot
Lot malli qė dalin
E lagun letrėn sot.

Zemren e kam akull
Fytyra mė ėshtė ngrirė
Njė plag e tmerrshme pėrhapet
Sho vetėm errėsirė.

Ike dhe pėr ne le shumė plagė
Plagė tė rėndė dhe shumė lotė
Do tė na trembin gjithnjė
Pėr shumė kohė e pėr shumė motė.


Shumė herė njerėzit mė thonė
E ke parė vetėm njėherė
Por njė zė ėshtė si jehonė
Eshtė i gjakut tėnd' mė tremb!

Njėherė tė pashė
Dhe te shihja pėrsėri mbaja shpresė gjithėherė
Po qė sdo tė shihja kurrė mė
Se kam menduar asnjėherė.

Thonė shpresa vdes e fundit
Dhe shpresė mbaja gjithmonė
Po tė vazhdojė ajo nuk mundi
Kishte vdekur qe shumė kohė.

Pėr ty po shkruaj poezi
Se mė bėn tė ndihem mė mirė
Nuk mė bėn mua me mėrzi
Se mėrzinė e kam nė brendėsi.

M. K.

Antika 24-10-11 10:37

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
Lulzim Kalaj
DORA

Gishtėrinjtė e dorės tė gjithė tė shpėrndarė
Tė gjithė tė fryrė si gungat e ftoit
Me njėri-tjetrin gjithmonė tė paparė
Dikush bjeri thumbit,tjetri patkoit

Gishtėrinj shtrembėruar ,me nyje e gremca
Tė gjithė tė zgjuar,tė tjerė tė mohojnė
E ngrihen me vrull si anza,si grenza
Kė tė pėrdhosin e kė tė thumbojnė

Muskujt e dorės janė krejt tė sfilitur
Dora rėnkon se dot si mbledh gishtat
Rri nė mendime,mrekullinė duke pritur
Si tavull cigaresh veēse mbledh bishtat

Qėndron e pėrēartur si vera nė gusht
E lutet nė Zot:-mi bėj gishtat grusht

YanYan 30-10-11 04:30

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
[LEFT][COLOR=#000000]Tė pashė nė ėndėrr dhe u zgjova,[/COLOR]
[COLOR=#000000]dhe pėrsėri ndjeva njė mall...[/COLOR]
[COLOR=#000000]Nėn kokė duart kryqėzova[/COLOR]
[COLOR=#000000]me njė tronditje tė paparė.[/COLOR][/LEFT]

[LEFT][COLOR=#000000]Dhe nisa veten ta qetsoja ,[/COLOR]
[COLOR=#000000]t'i mbushja mendjen se ish ėndėrr...[/COLOR]
[COLOR=#000000]Se ty mė kurrė s'do tė takoja.[/COLOR]
[COLOR=#000000]Po hajde qė ta bindėsh zėmrėn.[/COLOR][/LEFT]

[LEFT][COLOR=#000000]Kanė kaluar kaq vjetė,[/COLOR]
[COLOR=#000000]larg e me tjetėr dashuri ,[/COLOR]
[COLOR=#000000]po zėmra nuk tė harron lehtė,[/COLOR]
[COLOR=#000000]i ka mbet mendja si fėmi.[/COLOR][/LEFT]

[LEFT][COLOR=#000000]Dhe nis tė rrahė me drithėrimė,[/COLOR]
[COLOR=#000000]kur rastėsisht tė sheh nė ėndėrr...[/COLOR]
[COLOR=#000000]Pėrjetė si gurin e Sizifit,[/COLOR]
[COLOR=#000000]si peshė tė rėndė tė mbaj nė zemėr.[/COLOR][/LEFT]

[LEFT][COLOR=#000000]Sulejman Mato[/COLOR][/LEFT]

Zero Cool 01-11-11 18:28

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
NJERĖZIT E EGĖR

Njerėzit e egėr
s’ishin tė egėr si modernėt e sotėm.
Bukuroshet epshndjellėse
pas shfrimit nuk i vrisnin.
Rivalit egėrshan
s’ia hiqnin nga trupi kokėn.
Dhe nuk pėrdhunonin
vogėlushėt e egėr tė fisit.

Nuk u vinin zjarr shpellave
dhe kasolleve tė tjetrit.
Grave u linin punėt e lehta
pėrqark lėkurėve.
Nuk i linin pa fruta
dhe pa mish gjahu tė vjetrit.
Nėnat nuk i hidhnin
fėmijėt e gjirit shkurreve.

Femrat e reja linin ē’kishin
nė sytė e lakuriqėsisė,
por nuk i tėrbonin meshkujt
me kureshtje formale,
me dy gisht reēipeta
te sumbullat mbi sisė
dhe me njė rrip tė hollė
mbi foletė gjenitale.

Njerėzit e egėr
nuk shkatėrronin
sendet e bashkėsisė,
pėr tė pohuar tek i pari
besnikėrinė e verbėr.
U faleshin kafshėve
vizatuar mbi shkėmbinj,
por s’linin figurėn e prijėsit
nė ēdo perimetėr.

Kishin nė tru botėkuptimin
primitiv tė njė turme.
Por nuk lakmonin
shumė shpella me dritė.
Nuk laheshin e lyheshin,
me erėra parfumesh.
trupin e linin si kafshėt pis,
por binin era njeri nė shpirt.

Zero Cool 01-11-11 20:19

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
MĖ THANĖ TĖ BĖHEM PRIFT

Me propozuan ca miq tė bėhem prift,
me njė mjekėr tė madhe larushane.
U thashė, emri im s’i kėnaq tė gjithė,
besimtarėt e shumtė tė fesė kristiane.

Vėrtet di tė psalt e tė kėndoj mirė,
me fjalė poetike tė prek shpirtrat.
Por i zhgėnjen njerėzit ky emri im,
qė tregon nė shqip pasion-dėshirat.

Mė sugjeruan emėr tė pėrkthyer,
nė gjuhėn helene, qė kėrkon feja.
Papa Pizmo, mė shkoka shkėlqyer,
se tėrheq nė rrėfime femrat e reja.

Kėtu qesha fort me gjithė shpirt,
se edhe sikur kjo tė bėhej vėrtetė,
unė kam njė zemėr qė nė rrėfim
shndėrrohet nė trėndafil me fletė...

Dhe kisha e vogėl Shėn Kostandin,
ngritur mbi njė liman qė rreh dallga,
do tė kthehej nė disko pėr pelegrinė,
ku tė kėnaqnin shpirtrat djem e vajza.

Dhe predikimet e mia pėr qiellin kozmik,
do shndėrroheshin nė ekstaza tė tokės.
Ndaj tė mė linin nė qiellin tim poetik,
ylber qė i tregoj ngjyrat artistike kohės.

Zero Cool 05-11-11 00:15

Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
Kur syt` e tua un` i shėkoj,
Ēdo vojtj`e dhembje un`e harroj;
Po kur tė puth me aq dashuri,
Shėrohem krejt si pėr ēudi.

Hajnrih Hajne
Shqipėroi:Lasgush Poradeci


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:38.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.