![]() |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
[LEFT][COLOR=#000000]DY GJYSMA DASHURISH[/COLOR][/LEFT]
[LEFT][COLOR=#000000]Asgjė smund tė jetė siē ishte mė parė,[/COLOR] [COLOR=#000000]Sepse kemi brenda vetes diēka tepėr.[/COLOR] [COLOR=#000000]Njė gjysmė dashurie nga ty e vrarė,[/COLOR] [COLOR=#000000]Dhe atė qė ruaj unė, gjysma tjetėr.[/COLOR][/LEFT] [LEFT][COLOR=#000000]Por sot tė ndara janė ato, veē e veē,[/COLOR] [COLOR=#000000]Ashtu siē jemi tė ndarė unė dhe ti.[/COLOR] [COLOR=#000000]Tek njeri rri ajo qė nuk di tė vdesė,[/COLOR] [COLOR=#000000]Dhe e vdekura pa njė varr tek tjetri rri.[/COLOR][/LEFT] [LEFT][COLOR=#000000]Ndodh rrallė tė shihemi nė sy tė heshtur,[/COLOR] [COLOR=#000000]Mbėshtjellė me urrejtje, mbėshtjellė me mall.[/COLOR] [COLOR=#000000]Unė qė svrava kam pjesėn tėnde tė vdekur,[/COLOR] [COLOR=#000000]Ti qė vrave ke pjesėn time tė gjallė.[/COLOR][/LEFT] [LEFT][COLOR=#000000]Sokrat Habilaj[/COLOR][/LEFT] |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
[QUOTE=Dilaver;1968153][B] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Nuk kam vdekur [/SIZE][/FONT][/B][B]-[/B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3][B]Mary Elizabeth Frye[/B][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Te varri im kur tė vish mos qajė, Nuk jam aty, Unė gjumė nuk mbajė Unė jam nė puhitė qė fėrfėllojnė, Jam nė diamantet e fluskave tė dėborės qė verbojnė. Mė gjenė nė shkėlqimin e artė tė grurit, Jam nė piklat e shiut tė shtatorit, Kur mengjeset i nisė me nxitim, Mė gjenė nė vrapin qė kėndshėm pėrfshinė, Zogjtė qė melodinė e cicėrrojnė, Jam nė qarqafin e yjeve qė natėn tė mbulojnė Te varri im vajit pse i je rrekur. Unė nuk jam aty. Unė nuk kam vdekur. [/SIZE][/FONT][B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3] Pėrkthyer dhe pėrshtatur nė shqip nga Daut Demaku[/SIZE][/FONT][/B] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3] [/SIZE][/FONT][/QUOTE] Ti ishe aty Dhe nė gjumė ishe Tė gjeta nė puhitė qė fėrfėllojnė, Nė diamantet e fluskave tė dėborės qė verbojnė. Nė shkėlqimin e artė tė grurit, Ishe nė piklat e shiut tė shtatorit, Kur mengjeset i nisė me nxitim, Tė gjeta nė vrapin qė kėndshėm pėrfshinė, Zogjtė qė melodinė e cicėrrojnė, Je nė qarqafin e yjeve qė natėn mbulojnė Te varri yt vajit i jam rrekur. Ti je aty. Ti ke vdekur. Por ti je kėtu, kujtim i gjallė Je nė secilin qosh, nė tė madhin mallė. Je nė mengjeset e hershme, plot ngutė mbrėmjeve tė vona, nė cdo skutė! |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
[QUOTE=lovely;2133588]Ti ishe aty
Dhe nė gjumė ishe Tė gjeta nė puhitė qė fėrfėllojnė, Nė diamantet e fluskave tė dėborės qė verbojnė. Nė shkėlqimin e artė tė grurit, Ishe nė piklat e shiut tė shtatorit, Kur mengjeset i nisė me nxitim, Tė gjeta nė vrapin qė kėndshėm pėrfshinė, Zogjtė qė melodinė e cicėrrojnė, Je nė qarqafin e yjeve qė natėn mbulojnė Te varri yt vajit i jam rrekur. Ti je aty. Ti ke vdekur. Por ti je kėtu, kujtim i gjallė Je nė secilin qosh, nė tė madhin mallė. Je nė mengjeset e hershme, plot ngutė mbrėmjeve tė vona, nė cdo skutė![/QUOTE] [FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]cdo fjal e qelluar..sdo koment me shume [/SIZE][/FONT] |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
[B][B]Nė ikje
Ne ikim nga dashuria, malli jo s’e e kemi shpirtin gur na ka djegur, bėrė shkrumb halli i kohės qė iku dikur… Ne ikim nga loti qė rri strukur si kristali nėn qerpikė nga fjalė e ngrohtė dhe e bukur qė zemrėn e bėn pikė pikė. Ne ikim dhe nga njė buzėqeshje qė befas mund tė na e fal dikush e biem pėrtokė si gjeth vjeshte se hiri i kohės s’bėhet prush. Ne ikim gjithnjė tė trishtuar prapa nesh as hije a gjurmė si duket keq jemi trazuar nga njė tik tak a njė zhurmė! Ah sa i vogėl ai tik tak na vė nė ikje, na lidh lak! (A.T)[/B][/B] |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Vetkujtesė
Mos e mat ecjen me hapat e hedhur Me hapat e pahedhur, largėsinė mos e mat Kur para teje shumė udhė ka mbetur Kurse kohė, ah kohė, ka mbetur shumė pak! Mos e mat moshėn me kohėn e ikur Me kohėn e pa ikur, ēka mbetur mos e mat Mund edhe para njė shekulli tė kesh lindur Dhe ti tė ndjesh, lindvdekjen ēdo ēast. Mos e mat mendjen me fjalėt e thėna Me fjalėt e pathėna, heshtjen mos e mat Shiko shpirtit tėnd, ēfarė bote mban brenda Dhe botėn shiko, ēfarė nga shpirti tėnd mban. Mondishall |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
[I]Ti mė the
Ti mė the se ndihesh mjaft e vrarė, Se tė vajti jeta brengė e lot. Po ndriēimn e syve aq mitarė Dėshpėrimi sta ka errur dot. Unė shoh njė foshnjez brenda tyre, Ėndrra tė kaltra tek thur Kot i ndrydh nė gonxhe ti dėshirat! Ku ka gonxhe, qė nuk ēel dikur!? Deri vonė vjeshtės, trėndafili Ēel e na verbon me bukuri. Kohė lulesh sėshtė vetėm prilli, Zemra nė ēdo stinė ndjen rini! JORGO BLLACI (1938-2001)[/I] |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]Heshtje
Pėr ty askujt nuk do ti flas njė fjalė as mė tė voglėn, asgjė dhe hiē asgjė do tė hesht si guacė e hedhur nė zall o si njė peshk i kapur hė pėr hė. Do pėrpėlitem gjuhėlidhur, frymėpak por asgjė sdo tė them, kėtė e di dhe ti sado qė tundimi shpesh na bėn farmak sado qė malli me njė gėllėnjkė na pi. (A.T)[/SIZE][/FONT] |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Dy Buzė
Dy buzė tė kuqe, dy dėshira tė flakta, qė afshin ma thithėn, gėzimin ma fikėn, si fantazma ikėn ndėr do bota tė larta... Dy buzė tė pėrgjakta, dy dėshira tė flakta, qė afshin ma thithen nė buzė kur m'u njitėn andjet m'i trazuen, zemrėn ma tėrbuen, trunin ma helmuen e nė fund u mėrguen... Dy buzė tė kuqe, bukuri fatale, tė njė grueje stėrzane njė pranverė tė tanė mė mormė njė pjesė zemre mė nxormė, dhe gėzimin ma vodhnė... Ato dy buzė tė kuqe dhe dy lotė tė mia qenė shenjat e dhimbjes kur mė vrau bukuria, kur mė zu dashunia e mė dogji rini MIGJENI |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
U zhyta si papritur nė llumin e njerėzimit,
Me shpresėn tė shpėtoja kėtė botė, Mė trėmbi dhe mė lodhi kalvari i mjerimit, Dhe mundi im i marrė..Mu duk i kotė! Kapitur,fyer,humbur nė mes dhimbjesh, Nė botėn e pėrtejme e pashė njė dritė tė zbehtė, Dėrrmuar,e brengosur nga episodi dhimbjes, Tentova arratinė...!! S'mė la e shenjta JETĖ! Lediana Kapaj |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Sikur dhembja te mund te fliste
Te gjitha do ti tregonė Dhembjen qe kam permbrenda E cila me mundonė. Dhembja nuk ka fjalė Ajo ka vetėm lot Lot malli qė dalin E lagun letrėn sot. Zemren e kam akull Fytyra mė ėshtė ngrirė Njė plag e tmerrshme pėrhapet Sho vetėm errėsirė. Ike dhe pėr ne le shumė plagė Plagė tė rėndė dhe shumė lotė Do tė na trembin gjithnjė Pėr shumė kohė e pėr shumė motė. Shumė herė njerėzit mė thonė E ke parė vetėm njėherė Por njė zė ėshtė si jehonė Eshtė i gjakut tėnd' mė tremb! Njėherė tė pashė Dhe te shihja pėrsėri mbaja shpresė gjithėherė Po qė sdo tė shihja kurrė mė Se kam menduar asnjėherė. Thonė shpresa vdes e fundit Dhe shpresė mbaja gjithmonė Po tė vazhdojė ajo nuk mundi Kishte vdekur qe shumė kohė. Pėr ty po shkruaj poezi Se mė bėn tė ndihem mė mirė Nuk mė bėn mua me mėrzi Se mėrzinė e kam nė brendėsi. M. K. |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Lulzim Kalaj
DORA Gishtėrinjtė e dorės tė gjithė tė shpėrndarė Tė gjithė tė fryrė si gungat e ftoit Me njėri-tjetrin gjithmonė tė paparė Dikush bjeri thumbit,tjetri patkoit Gishtėrinj shtrembėruar ,me nyje e gremca Tė gjithė tė zgjuar,tė tjerė tė mohojnė E ngrihen me vrull si anza,si grenza Kė tė pėrdhosin e kė tė thumbojnė Muskujt e dorės janė krejt tė sfilitur Dora rėnkon se dot si mbledh gishtat Rri nė mendime,mrekullinė duke pritur Si tavull cigaresh veēse mbledh bishtat Qėndron e pėrēartur si vera nė gusht E lutet nė Zot:-mi bėj gishtat grusht |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
[LEFT][COLOR=#000000]Tė pashė nė ėndėrr dhe u zgjova,[/COLOR]
[COLOR=#000000]dhe pėrsėri ndjeva njė mall...[/COLOR] [COLOR=#000000]Nėn kokė duart kryqėzova[/COLOR] [COLOR=#000000]me njė tronditje tė paparė.[/COLOR][/LEFT] [LEFT][COLOR=#000000]Dhe nisa veten ta qetsoja ,[/COLOR] [COLOR=#000000]t'i mbushja mendjen se ish ėndėrr...[/COLOR] [COLOR=#000000]Se ty mė kurrė s'do tė takoja.[/COLOR] [COLOR=#000000]Po hajde qė ta bindėsh zėmrėn.[/COLOR][/LEFT] [LEFT][COLOR=#000000]Kanė kaluar kaq vjetė,[/COLOR] [COLOR=#000000]larg e me tjetėr dashuri ,[/COLOR] [COLOR=#000000]po zėmra nuk tė harron lehtė,[/COLOR] [COLOR=#000000]i ka mbet mendja si fėmi.[/COLOR][/LEFT] [LEFT][COLOR=#000000]Dhe nis tė rrahė me drithėrimė,[/COLOR] [COLOR=#000000]kur rastėsisht tė sheh nė ėndėrr...[/COLOR] [COLOR=#000000]Pėrjetė si gurin e Sizifit,[/COLOR] [COLOR=#000000]si peshė tė rėndė tė mbaj nė zemėr.[/COLOR][/LEFT] [LEFT][COLOR=#000000]Sulejman Mato[/COLOR][/LEFT] |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
NJERĖZIT E EGĖR
Njerėzit e egėr sishin tė egėr si modernėt e sotėm. Bukuroshet epshndjellėse pas shfrimit nuk i vrisnin. Rivalit egėrshan sia hiqnin nga trupi kokėn. Dhe nuk pėrdhunonin vogėlushėt e egėr tė fisit. Nuk u vinin zjarr shpellave dhe kasolleve tė tjetrit. Grave u linin punėt e lehta pėrqark lėkurėve. Nuk i linin pa fruta dhe pa mish gjahu tė vjetrit. Nėnat nuk i hidhnin fėmijėt e gjirit shkurreve. Femrat e reja linin ēkishin nė sytė e lakuriqėsisė, por nuk i tėrbonin meshkujt me kureshtje formale, me dy gisht reēipeta te sumbullat mbi sisė dhe me njė rrip tė hollė mbi foletė gjenitale. Njerėzit e egėr nuk shkatėrronin sendet e bashkėsisė, pėr tė pohuar tek i pari besnikėrinė e verbėr. U faleshin kafshėve vizatuar mbi shkėmbinj, por slinin figurėn e prijėsit nė ēdo perimetėr. Kishin nė tru botėkuptimin primitiv tė njė turme. Por nuk lakmonin shumė shpella me dritė. Nuk laheshin e lyheshin, me erėra parfumesh. trupin e linin si kafshėt pis, por binin era njeri nė shpirt. |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
MĖ THANĖ TĖ BĖHEM PRIFT
Me propozuan ca miq tė bėhem prift, me njė mjekėr tė madhe larushane. U thashė, emri im si kėnaq tė gjithė, besimtarėt e shumtė tė fesė kristiane. Vėrtet di tė psalt e tė kėndoj mirė, me fjalė poetike tė prek shpirtrat. Por i zhgėnjen njerėzit ky emri im, qė tregon nė shqip pasion-dėshirat. Mė sugjeruan emėr tė pėrkthyer, nė gjuhėn helene, qė kėrkon feja. Papa Pizmo, mė shkoka shkėlqyer, se tėrheq nė rrėfime femrat e reja. Kėtu qesha fort me gjithė shpirt, se edhe sikur kjo tė bėhej vėrtetė, unė kam njė zemėr qė nė rrėfim shndėrrohet nė trėndafil me fletė... Dhe kisha e vogėl Shėn Kostandin, ngritur mbi njė liman qė rreh dallga, do tė kthehej nė disko pėr pelegrinė, ku tė kėnaqnin shpirtrat djem e vajza. Dhe predikimet e mia pėr qiellin kozmik, do shndėrroheshin nė ekstaza tė tokės. Ndaj tė mė linin nė qiellin tim poetik, ylber qė i tregoj ngjyrat artistike kohės. |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Kur syt` e tua un` i shėkoj,
Ēdo vojtj`e dhembje un`e harroj; Po kur tė puth me aq dashuri, Shėrohem krejt si pėr ēudi. Hajnrih Hajne Shqipėroi:Lasgush Poradeci |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:44. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.