Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Bulevardi i muzave (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=33574)

Le jardin des disparus 04-12-12 09:50

Titulli: Bulevardi i muzave
 
[B]Urrejtja
[/B]
Nuk mund tė hysh nga dritarja e hapur
nė hapėsirat e frymėzimit tim
nė blerimin tim tė pashkelshėm

Nuk mund tė hysh nė ėndrrėn time
dhe tė prishesh gjumin tim
tė hysh nė vargjet e mia
e t`i peshosh djallėzisht

Nuk mund tė hysh as nė lotin tim
dhe tė mė pėrqeshėsh kur mė gjenė duke qarė

Nuk mund tė ulesh mbi shpatullat e mia
tė bėsh fole nė ndėrgjegjėn time
tė vjedhėsh shpirtim tim tė ēiltėr
gjaku im nuk ėshtė verė pėr t`u pirė

Sytė e tu janė tė frikshėm
nuk do mbytem kurrė nė ta...

(disparus)

Dardanesha 04-12-12 12:46

Re: Titulli: Bulevardi i muzave
 
[QUOTE=Le jardin des disparus;2263427][B]Urrejtja
[/B]
Nuk mund tė hysh nga dritarja e hapur
nė hapėsirat e frymėzimit tim
nė blerimin tim tė pashkelshėm

Nuk mund tė hysh nė ėndrrėn time
dhe tė prishesh gjumin tim
tė hysh nė vargjet e mia
e t`i peshosh djallėzisht

Nuk mund tė hysh as nė lotin tim
dhe tė mė pėrqeshėsh kur mė gjenė duke qarė

Nuk mund tė ulesh mbi shpatullat e mia
tė bėsh fole nė ndėrgjegjėn time
tė vjedhėsh shpirtim tim tė ēiltėr
gjaku im nuk ėshtė verė pėr t`u pirė

Sytė e tu janė tė frikshėm
nuk do mbytem kurrė nė ta...

(disparus)[/QUOTE]

Shume e bukur, komplimente...

lovely 04-12-12 21:09

Titulli: Bulevardi i muzave
 
Sa herė

Epshin,tė gjithė e kemi prekur.
Njohja me afshin erdhi me ty
E mbuluar apo jo,
ate kofshė sa herė e ke pėrzdredhur..

Sa herė tu luta tė mbytesh nė sytė e mi
thellė,
akoma edhe mė thellė.

Sa herė mendja u trazua
gjatė netėve tė shkurtėra,
shumė tė shkurtėra.

Sa herė thashė se mendje nuk do ndėrroj,
sa psherėtima fytit teposhtė u zhduken
Sa herė ndjenja u lag e ndezur,
Ti, premtimi im i papėrmbushur.

Le jardin des disparus 06-12-12 12:25

Titulli: Re: Titulli: Bulevardi i muzave
 
[QUOTE=Dardanesha;2263435]Shume e bukur, komplimente...[/QUOTE]

Faleminderit pėr vlerėsimin. Tė pėrshėndes ngrohtėsisht!

Le jardin des disparus 06-12-12 12:33

Titulli: Bulevardi i muzave
 
[QUOTE=lovely;2263542]Sa herė

Epshin,tė gjithė e kemi prekur.
Njohja me afshin erdhi me ty
E mbuluar apo jo,
ate kofshė sa herė e ke pėrzdredhur..

Sa herė tu luta tė mbytesh nė sytė e mi
thellė,
akoma edhe mė thellė.

Sa herė mendja u trazua
gjatė netėve tė shkurtėra,
shumė tė shkurtėra.

Sa herė thashė se mendje nuk do ndėrroj,
sa psherėtima fytit teposhtė u zhduken
Sa herė ndjenja u lag e ndezur,
Ti, premtimi im i papėrmbushur.[/QUOTE]


E shkruar me njė ndjenjė shumė tė fuqishme... Me, like it! :smile:

Le jardin des disparus 06-12-12 12:52

Titulli: Bulevardi i muzave
 
[B]Binte shi
[/B]
Sheshi ishte i zbrazėt
lagej nė heshtje

Kishin ikur dhe zogjtė
qė cicėronin dikur

Ēdo lis nė ale ngjante
nė njė hije tė zbehtė kujtimi

Nė gji tė qiellit i pash sytė e tu

Ngrita jakėn dhe eca edhe unė

Binte shi...


(disparus)

Le jardin des disparus 11-12-12 14:03

Titulli: Bulevardi i muzave
 
[B]Fiksim
[/B]
Pėrmes dritarėve vėshtroj
qiellin e humbur nė mjegull
brenda njė reje tė vogėl
koha ėshtė ndalur si ora e tė vrarit

S`mė ka mbetur asnjė pikė ngjyrė
tė vizatoj bebėzat e t`uriturit
nė mbrėmjet e vetmuara

Ėshtė dimėr…


([B]©[/B] disparus)

Le jardin des disparus 19-12-12 14:38

Titulli: Bulevardi i muzave
 
[B]Do tė vij
[/B]
Pritmė, gjatė pritmė
edhe kur gjethėt vyshken
dhe netėt lėngojnė
nga dhimbjet e pritjes

Edhe kur nuk pritet mė
pritmė, gjatė pritmė
mos u beso kur tė thonė
se koha vret kujtimet

Pritmė edhe kur pritja
e tepėrt i bėhet pritjes

Mos harro, asnjėherė mos harro
edhe kur fryma ime tė ndalet
shpirti im do tretet nė ty
e nė buzė do mpiksen
gjurmėt e puthjeve
t`lagėshta si fjollat e borės
nė duart e ngrohta

Natėn kur tė shikosh
qiellin me yje
kujtom mua
ende shndris diku atje

Pritmė, gjatė pritmė
tė betohem: do tė vij…


([B]©[/B] disparus)

Sulltan-Alim 20-12-12 00:50

Re: Bulevardi i muzave
 
Une nuk thash asgje, ajo erdhi vet si natyra e eger. Filloi te fliste pak per t`u derdhur porsi valet e Ujevares. Sa pak here qartet natyra e bukur? Sa here vdiste fizikisht mbi trupin tim, mbase vetem zemra i rrahte per t`shpresuar serish. Ndonese provonte te permbahej, nga bukuria e saj rridhte nje stuhi e perkufizuar grimasash ne rastin kur shperthente afshi. Keshtu binin Keshtjellat, keshtu kishte ngjare pergjate gjithe historise. Lufta e saj per t`a deshmuar pushtimin kurre nuk do mbaroj, ani se e "privuar" nga e drejta per t`a thene. :D

lovely 21-12-12 00:22

Titulli: Bulevardi i muzave
 
Mė erdhi ajo atė natė
si vegim pėrrallash.
E veshur me fustan bojė qielli
tė puthitur pas trupi.
Dredhej e perzdredhej
Shiqimin gėlltitės nuk ma ndante
Gjersa floku i gėshtenjė
fytyren prej engjėlli ia mbuloi.
Atė natė nė lėngjet tona,
dashurija notoi...

Le jardin des disparus 17-01-13 13:47

Titulli: Bulevardi i muzave
 
[B]Natė ėshtė[/B]

Borė po bie mbi flokėt e tu
e nė trotuarin e akulltė
lotėt mbyten n`bulėzat e kristalta

Rruga ėshtė tmerrėsisht e gjatė
e ti udhėton e vetmuar
me hijen tėnde prej engjėlli
nė natė

Shpesh dhe dashuria
e vetme bredhė rrugėve t`heshtjes
me ėndrrėn e thyer qė vuajtje pikon

Jashtė fle qyteti mbuluar n`mjegull
e me ty shtrohet nata n`shtratin tim
por unė prapė i vetėm jam

se nata natė ėshtė…


[url]http://a.tumblr.com/tumblr_lxh5mvRbdv1r7k0m4o1.mp3[/url]



([B]©[/B] disparus)

Le jardin des disparus 29-01-13 14:39

Titulli: Bulevardi i muzave
 
[B]Letėr mikės[/B]

[I](Mos qaj pėr diellin
edhe kur njė ditė ai tė jetė shuar
ne do t`i falim zjarrin tonė)
[/I]

Tė shoh
ti je
por nuk je

T`i ndjej hapat
dihatjen e afshėt
diellin e pėrflakur dhe qiellin blu
shoh brenda syve tu
buzėqeshjen qė ėshtė po ajo
edhe duart e tua
por ti nuk je

Tė kam kėrkuar
mbrėmjeve t`vona
rrugicave si endacak
bashkė me yjėt memece
qė nė ne ngjajnė
dhe lotėt pa zė
varur n`cepat e syve

Ti je
por nuk je

Do t`i ruaj kujtimet tona
edhe kur koha t`i ketė braktisur
se ti do tė jesh diku aty
mes vargjesh e shkronjash stisur …


[url]http://simant.ru/pub/multimedia/mp3/.fg/C/Richard%20Clayderman/Richard%20Clayderman%20-%20Theme%20from%20-Love%20Story-.mp3[/url]

([B]©[/B] disparus, janar 2013)

Le jardin des disparus 26-02-13 14:22

[IMG]http://i50.tinypic.com/xnf5h1.jpg[/IMG]

[URL=http://klimovsky.com/mp3/12_gypsy.mp3]Bulevardi i muzave[/URL]

[I]Kam parė sytė blu
duke qarė nė shi
dhe puthjen lamtumirėse
mbi buzė tė ngrirė
dallėndyshet e trembura n`arrati
qė s`kthehen mė nėn tė njėjtėn ēati... [/I]


([B]©[/B] disparus, shkurt 2013)

zanaa 26-02-13 15:13

Titulli: Bulevardi i muzave
 
[B][I]Po syt jeshil a i keni pare
Vezullonin nga lotet
Por ...vertet ishin te skuqur
Thuase nga ata rridhte zjarr'

Te turbullt nga mallengjimi
Ngjyren e kan ndryshua
Athua loti e vuajtja i beri
Te panjohur mbeten per mua....[/I][/B]

(Ndoshta nuk e prisha temen Tuaj)

Le jardin des disparus 26-02-13 15:46

Titulli: Bulevardi i muzave
 
[QUOTE=zanaa;2274864][B][I]Po syt jeshil a i keni pare
Vezullonin nga lotet
Por ...vertet ishin te skuqur
Thuase nga ata rridhte zjarr'

Te turbullt nga mallengjimi
Ngjyren e kan ndryshua
Athua loti e vuajtja i beri
Te panjohur mbeten per mua....[/I][/B]

(Ndoshta nuk e prisha temen Tuaj)[/QUOTE]

Jooo zanaa, pėrkundrazi i keni dhėnė shpirt me kėto vargje tė ndjeshme. Tė falėnderoj dhe jeni e mirėrseardhur nė Bulevard!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:17.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.