![]() |
[color=red][b]MALL
Ca pika shiu rane mbi qelq. Per ty une befas ndjeva mall. Jetojme te dy ne nje qytet, Dhe rralle shihemi sa rralle. Edhe m'u duk pak e ēuditshme Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes. Qiejt e ngrysur pa lejleke Dhe shirat pa ylber ne mes. Dhe thenia e vjeter e Heraklitit Seē m'u kujtua sot per dreq: "Te zgjuarit jane bashke ne bote, Kurse te fjeturit jane veē". Ne ē'enderr kemi rene kaq keq, Qe dot s'po zgjohemi valle?... Ca pika shiu rane mbi qelq Dhe une per ty seē ndjeva mall Nga Ismail kadare [/b][/color] |
[color=red][b]Pa ty
Ti ike udhes se pafundme Ku zverdhin druret gjetherenes Mbi gjokse pellgjesh tani tundet I arti medalion i henes. Lejleket iken. Fill pas teje Si stof i keq u zbeh blerimi Dhe ngjajne toka, pylli, reja, Me negativin e nje filmi. Tani ne fusha shkoj menduar Ku nis te fryje ere e ftohte, Ku ca mullare te gjysmuar Duken qe larg si Don Kishote. C'te bej, po them me vehten time, Ne kete ore te vone te muzgut, Ku qerrja baltave ben shkrime. Te lashta sa te Gjon Buzukut? Do te shkoj te ulem permbi pellgjet, Te pi ne gjunje duke rene, Ne gryke e di qe do te me ngelet I ftohte medalioni i henes. Nga "Perse mendohen keto male" Nga Ismail Kadare [/b][/color] |
[color=red][b]KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar; Ne toke i tretur si te tjeret, Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret. Dhe neper udhet ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thate, Mbi varrin tim do te rrije i heshtur Nje qiparis si murg i ngrate. Ti do trishtohesh atehere, Se s'do me kesh ne dhome gjalle, Dhe, kur ne xham te fryje ere, Do qash me eren dalengadale. Po kur te jesh merzitur shume. Ne raft te librave kerkome, Atje do te jem i fshehur une, Ne ndonje varg a ndonje shkronje Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshesh, Si nje blerim pas nje rrekeje. Nga Dritro Agolli [/b][/color] |
[color=red][b]Shqipetar!
Shqiperin' e mori turku, i vu zjarr! Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar! Mjaft punove per te tjere, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq. Te ka bere perendia luftetar, si s'te lodhi roberia, shqipetar! Erdhi dita te ngresh koke, te kerkosh lirine, bashke me shoke te leftosh! Mos beni si keni bere gjer me dje, por te leftoni te tere per Atdhe. Peseqind vjet kemi rruar me pahir, Lidhure me kemn' e duar me zinxhir!... Myslyman' e te krishtere jemi keq! Te ngrihemi qe te tere, djem e pleq! Te ngrihemi te deftojme trimeri; ja te vdesim ja te rrojme per liri! O moj Shqiperiz' e dashur, memedhe, Te shoh me buze te plasur, si me sheh. U shkretove anembane, Shqiperi, se shqiptaret s'kane dashuri. Gjithe djemte qe ke qare dhe mban zi, per Morene jane vrare, per Turqi! Zhvish rrobat e roberise, memedhe, vish armet e trimerise se ke ne! Nga Andon Zako Cajupi [/b][/color] |
[color=red][b]KANGA E RINIS
Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di! Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji. Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull... Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė. Thueja kangės, rini, pash syt e tu... Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga. Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili e na tė duem fort si tė duem njė diell. Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote. Nga Millosh Gjergj Nikolla "Migjeni" [/b][/color] |
[color=red][b]FJALĖT E QIRIRIT
Nė mes tuaj kam qėndruar E jam duke pėrvėluar, Qė t'u ap pakėzė dritė, Natėnė t'ua bėnj ditė. Do tė tretem, tė kullohem, Tė digjem, tė pėrvėlohem, Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni, Njėri-tjatėrin tė njihni. Pėr ju do tė rri tė tretem, Asnjė ēikė tė mos mbetem, Tė digjem e tė qanj me lot, Se dėshirėn s'e duronj dot. Unė zjarrit nuk i druhem Dhe kurrė s'dua tė shuhem, Po tė digjem me dėshirė, Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė. Kur mė shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndė jetė jam nė dritėt tė vėrtetė, Unė jam nė shpirtit tuaj, Mos mė kini pėr tė huaj, M'ėshtė falurė durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė, Tė mos mbeti n'errėsirė. Jakėni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini, Nė shpirt kam dashurinė, Pa digjem pėr njerėzinė, Lemėni tė pėrvėlohem, nukė dua mė tė ftohem, Dua ta djek trupn' e shkretė Pėr atė zotn' e vėrtetė. Me zjarr ta djek mushkėrinė E tė tretem pėr njerinė, Bashkė me gėzimt tė tija tė vete te perėndia. Unė dua njerėzinė, Mirėsin' e urtėsinė, Nė bėhi shokė me mua, Nė mė doni si u dua, Njėri-tjetėrin nė doni, Tė paudhė mos punoni. O zėmėra fluturake, Qasju pakė kėsaj flake! Mase krahėt t'i pėrvėlon, Po dhe shpirtin ta shėnjtėron. Unė duke pėrvėluar, Njerėzit i kam ndrituar. Kam qėnė mik me njerinė, Andaj i di e mė dinė. Gjithė tuajt' i kam parė, Mėm' e at' e fis e farė, Si tani gjithė i kam ndėr mėnt, Qė rrininė mė kėtė vėnt. Edhe sot nėr ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unė si ju jam ndruar E jam pėrzjer' e ndryshuar, Pa jam bėrė shumė herė Zjar e uj' e balt' e erė. Jam njė shkėndijė pej qielli dhe njė drudhėzė pej dielli. Edhe ndėr qiej fluturonj, Edhe brėnda nė det qėndronj, Shumė herė fle nė baltė, Diku ndodhem dhe nė mjaltė Bėnem qėngj e kec i pirė, Lul' e bar e gjeth i mbirė. Dua shumė fjalė t'u them, Po trėmbem mos i bėnj ujem. E ku shkruhenė nė kartė Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė? Botuar sė pari nė revistėn "Drita", nr.1, Stamboll, 1884, me titull "Qiriri". Eshtė e para vjershė qė poeti ka botuar shqip. Marrė nga vėllimi 1 me vepra tė zgjedhura tė Naim Frashėrit, botuar nė Tiranė mė 1980. [/b][/color] |
[b]Njė Vajzė[/b]
Duke tė puthur, pa tė dashur Nė shpirt ai ty tė plagoi Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu, si vrasės tinėz shkoi Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė" Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha. Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn nė park, tė dielave ata. Dhe ti e vetme mbete, bosh mbenė sytė e ty nė net bilbilash Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi Njė katastrofė automobilash. Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės Ata me sy tė ndjekin pas Pataj me bėrryl i bien shokut "E sheh filanen? E ka pas..." Dhe ti ul kokėn shpejton hapin T'arrish tek shoqja sa mė shpejt Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart: "Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė" Tė dyja t'ulura pranė radios Do ndizni heshtur njė cigare tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh njė ēast dremitja do tė t'marrė Dhe do tė tė ēojė tek njė rrugė tjetėr M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re Atje nė sfond fabrikash, njerėzit Nga kembėt s'do tė tė venė re. Atje ku t'ecėsh midis turmash Nė njė grup djemsh, ndoshta midis Dikush me brryl do t'i bjerė shokut: "E sheh filanen? Ishim miq..." I. Kadare [b]Ftohja[/b] U ftoha nga shumė gjėra Disa i harrova e disa i lashė Disa i humba si njė unazė Nė ēezme a govatė Vėrtetė e humba tė ritė Por zemėr marr kur ende i dua gratė Sikur tė ftohem prej tyre njė ditė Thoni pėr mua: ndjesė pastė!... [b]Heshtje[/b] Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri Pushteti i fjalės ėshtė i veēantė Gatuan male dhe kakėrdhi. Me fjalėn rrjedhin pėrrenj me mjaltė Pikojnė ēezma me helm tė zi Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri! Nga fjala humbėn Judė e Pilatė Strategė e mbretėr me mbretėri Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri! Kur fjala nxiret nga buzėt jashtė Si dallėndyshja s'vjen nė shtėpi Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri! Unė fjalėn vetė e shtroj nė kartė Dhe brenda syve se ē'ėshtė e di... Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri! D. Agolli |
Jeta nė Mozomazi
Nė Mozomazi mund tė vdesėsh ēdo ēast Tė kėputesh si lule nė erė Dhe tė vazhdosh sė jetuari pas vdekjes Me tė gjallėt e vdekur pėrreth Qė ruajnė kujtimin tėnd tė pėrgjakshėm Si vashėn e mallit tė parė Nė Mozomazi jetohet pėr mrekulli Aktor mund tė jesh kur tė duash Dhe tė ndėrrosh jetė kur tė tė teket Si njė aktor i palodhshėm tragjik Ja pse nė Mozomazi pihet shumė raki Dhe pagjumėsia bėhet ėndėrr e ankthshme Dhe njerėzit kanė turp tė gjallojnė Karshi thneglave milingonave karkalecave Qė kryejnė punėt e ditės e natėn ēojnė dashuri Zot Nė Mozomazi nuk shihet njeri Se nata bie aq shpesh Dhe terri ėshtė aq pis Ēdo gjė qė lėviz ecėn fluturon Shoqėrohet lehaqensh larashėsh laureshash Abdullah Konushevci [url]www.shqiperia.com[/url] |
[i]Katėr Kėshila vetės
Mo u bėjė poetė nėse s'mund tė lindėsh me secilin vargė, tė lindėsh me secilin fjalė. ngrehu mbi vetėn nė do t'rrokėsh frerat e erėrave, Tė shkelėsh shpėrgajt e mėrisė dhe shtrėngatat e gjakut tėnd. Nė s'do dashurohėsh, dashurohu n'flakė ,e n'valė, Jo nė sy tė kaltėrt , se bėhėsh det i cmendur pendimi. Mos u bėjė poetė nėse s'mund tė vdesėsh, Pėr secilin vargė, e tė vdesėsh pėr secilėn fjalė. ---------[/i]Azem Shkreli |
ESHT KNAQSI TE LEXOSH VARGJE SHQIPTARE
Tung ju pershendes mir paski ba shum ju qe i keni shkrua se paku disa vargje qe te tregojn se je shqiptar dhe duhet te jesh krenar
Un kam pasur nje Profesor dhe me ka then nje fjal Ai shqiptar qe se lexon Librin Historija e skenderbeut nga Ismail kadare; dhe Gjarprinjt e gjakut te Adem Demaqit? nuk mund ti thot vetit shqiptar |
[b][color=red][size=6]Coptimet e trojeve tona.[/size][/color][/b]
[b] Ne veri me thyen nje lule, Dhe ne lindje me thyen nje dege, Ah ne Jug... perseri... Me keputen ca zemerzinje... Oh, moj Nena Shqiperi! Ne veri, ne Mal te zi, Ma keputen lulen Malesi, Dhe ne lindje atje tej Drinit Ma keputen rrezen e Diellit. Qe nga Nishi e gjer ne Struge, Ne cdo shteg e ne cdo rruge... Nga Presheva ne Manastir, Me mberthyen me zinxhir! Dhe Janines tej Camerise, Sec mi prene e mi dermuan Gjithe cfare patem e gjalluam Krejt mi djegen, mi shkaterruan! Ah, po sot o moj Shqiperi, Ku me je, si ndjehesh ti? Si kjo lule qe shpirtit tim, Sec me rritet me mundim... Trendafilash te perthyer... Dhe petalesh gjak perlyer, Vegjelia aq te don... Dhe per ty me shpirt lufton ! Por ca te tjere, me thene: "me nder"! Qe na mbahen "politikane"! Vec se fryhen si Gjel-deta... Per ti mbushur ato kuleta... Per te fryre barqe dhe vila... Bashke me shefa dhe servila... Me njemije e nje qind fytyra, Ngjeshur vesesh neper zyra![/b] |
[color=green][b]Ti qave I Kadare
Ti qave dhe me the me zė te ulet Se une te trajtoja si prostitute. Athere loteve te tu s'ua vura veshin Te desha, pa ditur se te desha. Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk, Athere kuptova c'kisha humbur, C'kisha fituar kuptova gjithashtu. Me rrezellinte si smerald merzitja, Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re... Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe. Se ish i tille ky koleksion bizhush Qe drite e terr leshonte njekohesisht, Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte, Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish. [/b][/color] |
FUKARAN MOS E FALTĖ ZOTI
Tė kam dashtė mė shumė se veten pėr dashni mė bėre be pėr ty vajz e lidha jetėn ē`tė gjet tash qė mu mė le. Pse prej meje vajz po ik pse pėr mua s`mendon fare po martohesh nė Amerikė a e shet zemrėn pėr pare. Pėr ty mbeta pa u fejua se unė besen ta dhash ty s`kam dėshirė mė me jetua kaq rėnd zemrėn ma ke thy. N`fund t`dyrnjas e theve qafėn por prej mendjes s`muj me t`hjek ala pa gjum e ēoj naten s`mund t`harroj n`zemer ke mbet. Pasuria marton dhe qenin e pėr fat t`zi jam fukara n`kėt dyrnja unė se kam vendin ma mir m`del veten me vra. Fukaran mos e falt Zoti selamet nuk sheh me sy gjithmon n`sy do t`i rrij loti gjithmon zemren kan m`ja thy. |
Kreshnikėt e kohės
SOLEMNISHT
Solemnisht tė pagėzova baladė kur ti mė hodhe nė harresė solemnisht kėshtjellė ndėrtova me kafkėn tėnde eshtrat t' i varrosa tej kufirit KRESHNIKŹT E KOHŹS U lindėn pėr t' i shndėruar lumejtė nė male e male gjerdanė prej stralli thurnin secili fuqinė e fjalės e njihte fjalės qė ruan gjuhėn e nėnės ju i patet mbetur borxh Kosovės nė atė praneverė nisuni hartės deri nė jug-lindje lumenjtė le tė mbesin lumenj malet le tė shndėrrohen nė kreshnikė ju kėtu e keni nisur pėr herė tė historisė lėvizje tė ndezur s' ėshtė rastėsi nė Drenicė zjarri tė bėhet ujė uji tė bėhet zjarr kreshnikėt e kohės ē' prej kohėsh e kanė mėsuar alfabetin e syve e gjatė ėshtė kėngė e tyre e gjatė pėrtej bjeshkėve tė dhimbjes. GOTĖ E VERĖS Dikush ka fat qe te jetoj tjetri te jete humbes kurse ti mesove te jetosh o mik me gjate se gote e veres |
[b]Atdheu eshte dhimbje
Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende, sa karrigia e zyres, sa dhoma komode A me degjon, ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes, per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje? Atdheu s'eshte loje kalamajsh. Atedheu eshte dhimbje. O Zot, Dhembje! Bardhyl Londo[/b] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:07. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.