Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Tema tė vjetra (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=134)
-   -   Poezi nga doGzona (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17498)

doGzona 11-10-05 14:53

[b][size=6]Trokitja[/size][/b]


Ecem dhe ecem
Neper male
E kembet tona u bene
Te coptuara
Te lenduara
Por hapin
Nuk e ndalem.


Kalum cdo here
Neper labirintet tona
U beme te mpreht
Sikur te ishim
Gjilper e pa zbuluar
E askush nuk na pa.


Doren e shtrenguam
Qe ti ruajm visaret
Ti ruajm dritat e syve
Qe ata na i falen
Na i dhuruan
Me gjakun e tyre
U bene kurban.


Ata qe tash flasin
E nuk i shofim
Ndersa zeri i tyre
Troket shume
Neper deren tone
Nga koha ne kohe
Duke na rikujtuar
Thenjen dhe vepren e tyre.

doGzona 11-10-05 21:53

[b][size=6]Ne shpirtin tim[/size][/b]


Gjurmova atje
Ne brendesin e shpirtit
Dhe te takova
Ti ishe aq thelle
I mbeshtjellur
Me dashurin time.


Ne perdet e forta te shpirtit
Aty te ruaj
Qe hapat e mi
Ti eci se bashku me ty
Ne te ardhmen
Ne diell
Ne shi
Sikur te ishim
Shtegtaret e ishullit
Te pa zbuluar.


Me ndave ne dy pjese
Te ndava ne dy pjese
Nje per vete
Nje per ty
Qe te marr nga ti
Te marresh nga une
E te behemi nje
Per rruget tona
Qe na presin ne marrshim.

doGzona 12-10-05 21:55

[b][size=6]Zeri i heshtur[/size][/b]


Do te kisha deshire
Te jem memece
E te flas vetem me ndjenjat
Te flas vetem me zemren
A thua cfare gjuhe do te ishte ajo
Kur te mos flas me goje.

Por nga keto te theme
Ne heshtje
Me ndjenja
Se ti je drite e syve te mij
Dhe te dua
Me shume se kur flas me goje.

E goja nuk ka te ndalur
Kur zemra e detyron
E ndjenja te therret
Te kerkon
Qe te jesh aty
Ne qerdhe te saj.

doGzona 12-10-05 22:00

[bze=18]Per ty[/size][/b]

Nje tuf lule do ti mbledhi
Ne livadhet e dashuris
Per ty
Atje larte do te shkoja
Qe ti kombinoj yjet
Per ty
Nje puthje te ruajtur
Te nxeht
Per ty
E ruaj dhe e kam
Per ty
Si dhuraten me te madhe

doGzona 12-10-05 22:08

[b][size=6]Kete nate[/size][/b]

Me vret shiqimi i yt
Ne pelhuren me te holle te syrit
Dhe me terhjek
Sikur forca me e madhe.

Ne kete nate te erret
Kur territ i thuhet drite
E deshires kerkim.

Te dy zemrat ne kete nate
E nderrojn ngjyren
Nga e bardha ne te kuqe
E qepallat jane te hapura
Ne pritjen tende.

Do te ngrija tash
Nje dolli per lumturi
E si flijim
Do ti beja zemrat tona
Qe endrrat
Paramendimet
Ti orjentojme
Ne rruget e pa fund
Te dashurise tone.

doGzona 12-10-05 22:28

[b][size=6]Gjergj Fishtes[/size][/b]

Kazma
Lopata
Lekunden viganin
E ai prape foli.

S“besohej dot
Se nje urrejtje
Nxjerr
Hudh
E i humb kockat.

Erresira
Verbesia
Turpi i tille
I takuan kohes.

Duart
Dhe dija e shitur
Ne eshtra gjigante
Bene hakmarrje.

Pse realiteti
Ishte i drejt
E per ata
Ishte ofendim.

E verteta
Mbetet jeton
Si nje e hidhur
Nga e kaluara.

Vendi i takon
Qe moti
Dhe do ti takon
Cdo here
Cdo brez
Ne fushat e filozofis
Si gjiganti me i madhe
I kohrave tona.

doGzona 12-10-05 22:30

[b][size=6]Vlerat[/size][/b]

Daullja bie
Kembana tingellon
Ne mes te heshtjes.

Ari nuk humbet
Edhe ne uje vizellon
Si vlere e madhe.

E mohimi
Luan me te verteten
Si argetim
I stines se pranveres.

Zjarri fiket
Nen qiellin e erret
Qe therret
Kohe te veshtira.

Me plafin e mllefit
Mbulohet mendja
Dhe dryjohet trimeria.

doGzona 12-10-05 22:38

[b][size=6]Jetimet[/size][/b]

Kendohet kenga
E loti humbi
Ne bebzat e lodhura
Te trishtimit.

A thua ju lindet ashtu
Te gjykuar nga zoti
Kurse hija e juaj
Shetitet tash
Neper bulevardet
E masakrave.

Gjaku u be pije
Qe e njomi gojen
E bishes per freskim.

Vdekja u be kukull
Si ne teater
Qe femijet shiqojn
E nuk besojn
Se rritja e tyre
Mbeti e nderprer.

E ardhmeria e tyre
Nje gote uji me lot
Me sy te lagur
Qe e kalojn kohen
Ne kujtime.

doGzona 12-10-05 23:28

[b][size=6]Krenaria ime[/size][/b]

Kendin e shiqoni ndryshe
Dhe i beni struktur
Endrren se nderpreni
Edhe kur zgjoheni.

A keni harruar
Apo nuk e dini
Fytura me mbeti
Dhe akoma
Me ball hapur
Si me par
E deri me sot.

Uji i kroit tim
U mbajti gjalle
Dhe buken e ngrenet
Nga dora krenare.

Zgjas doren dhe pres
Nga ti
Nga ju
Qe humbet nga shpirti
Kurse skeleti jeton
Si ne perralla
Te Ezopit.

S“dihet
Mos nje thirrje tjeter
Shkrihet ne zemer
Se fjala u ngjit
Ne maje te piramidave te vjetra
Qe sa kohe me par.

doGzona 12-10-05 23:44

[b][size=6]Une dhe ti[/size][/b]

Dje
Sot
Te prita te me shtrengosh
Perse nuk vjen
Te shtrengoj
Ne kete nate
Kur cdo gje eshte qetesi.


Ti
Une
Me emrin tone
Do te behemi
Shembull per te gjithe
Ne boten e dashuris.

Kete moment
Kur jam duke ndegjuar
Kembanen e zemres
Perse nuk vjen
Te e ndalesh njehere.

Une
Dua te behem
Edhe me shume per ty
Mjalte e shtrenjet
Ti
Do te behesh
Per mu cdo here
Shija me e embel
E shpirtit tim
Qe te kerkoj qe moti
E te gjeti
Ne pritjen plot dashuri.

Ti
Edhe pse je large
Me mua je ketu
Ashtu siq jam une
Ne cdo enderr tende
Ne cdo fjale tende
E nata te kerkon
Te me qetesosh
Edhe mua
Edhe shpirtin e permalluar.

dAdA_DriTe 13-10-05 00:22

poezit e tua me mbushen syt me lot nga malli ,dhimbja dhe dashuria vertet jeni per tu cmuar ,respektuar dhe admiruar je nje shembelltyr e keti forumi.


me dashuri te madhe dAdA

doGzona 13-10-05 00:29

Kurse mua mi mbushen syte lote komplimente e tua e dashure.
Te faleminderit.

doGzona 13-10-05 00:30

[b][size=6]Qendresa jote[/size][/b]

Ti e forte cdo here
Ne cdo dallg
Cdo stuhi
Ne cdo furtune
Dhe krenare
Per te kaluaren tende.

Qendresa e jote
U ngjit lart
Ne maje te madhe
Dhe e tha zerin
E burreris.

Ndera e jote
U rrit dhe po rritet
Neper fletat e argjenda
Te cdo dijetari
Qe shkruan
Per vepren tende.

doGzona 13-10-05 00:32

[b][size=6]Shqiponja[/size][/b]

Ti me dy krena
Me mijera zemra
E pa plakur kurre
Mbreteresh e lartesis.

Ne cdo kend
Fluturove ,
Jetove
Si me e para
Nder te parat.

Ne cdo zemer
Aty hyre
Dhe jetove
Edhe pse emri i ytØ
Pengnte
Krahet e tuØ
Donin ti shkurtonin
E te lenin pa fluturim.

Ti prape fluturove
Ne qiellin e lart
Ne cdo kohe
Dhe nuk te lodhen kurre
Stinet e motet
Dhe as ftohtesia.

Ti jeton e jetove
Ne pragun e cdo kuj
Ne zemren e re
Ne zemren e vjeter
Perpos teje
Ska
As sdo te kete
Mbreteresh tjeter.

doGzona 13-10-05 00:39

[b][size=6]Ne [/size][/b]

Kur menduan se heshtem
Ne folem
E fjala e jone
U be barot
U be krisme
Qe malet u tronditen
Dhe ujqit u friguan.


Krismat tona
E ngriten ne kembe
Edhe te vdekurin
Dhe i treguan
Se fjalen sja kemi harruar.


Emri i yne
I tha botes prape
Se jemi akoma
Ata qe kemi qene
Krenaret e shekujve
Dhe ballin hapur
Ne cdo hap.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:12.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.