Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Poezi nga Poetė tė ndryshėm (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=14316)

Barbaroza 18-12-04 20:06

[b]KUJTIM I LARGĖT

Pranė meje sikur zhurmon deti
dallga rreh pisten me trishtim
sirenė e largėt i mbyt fjalėt
qė dikur thamė me pėrgjėrim.

Nė dimėr keq i rigoi shiu
hėna gjysmake i qėndroi ftohtė
eger mbi to vėrshoi veriu
dielli me rreze pak i ngroh.

U thyen keq degėt e plepit
me drithėrime ranė pėrdhe
dy zogj tė mardhur shanin dimrin
se i kish lėnė pa fole.

Grepat e orės nuk lėvizėn
nga ēasti kur u ndamė bashkė
pranė njėri-tjetrit ngrohtė rrinin
se ngrica kishte zėnė jashtė.

Kjo stinė e gjatė me egėrsi
ēdo gjė e shkeli brutalisht
gjurmėt qė lamė pėrmbi rėrė
a do ti gjejmė vallė sėrisht?


Kolec Traboini[/b]

Barbaroza 18-12-04 20:07

[b]MOS THIRR E DASHUR, MOS THIRR!

Ah, mos thirr e dashur, mos thirr!
Shpirt i trazuar, i dyzuar, nėn dallgė e mbi dallgė
mos thirr!
Lėre natėn e qetė me buljeren e zbrazur
e yjt e drithėruar lart nė qiell!

Mos thirr e dashur mos thirr!
Leri ėndrrat e tė dashuruarve tė flenė e tė zgjohen
nė tokė
le tė dyzohen nė ēarēafin e bardhė
pėrmbysur nė kupėn e syve, nė verėn e buzėve
nė zjarminė e gjoksit
e hėna zheloze si patkua kali
le t'u qėndrojė mbi kokė.

Oh lėri tė gjitha siē janė
llogjikėn e rreptė qė platit zogjtė nė fole
matematikėn e ftohtė tė poleve
ajzbergėt e interesit...

Lėri arsyet e mos arsyet!
Mos thirr!
Pranė bregut tė detit
nė gjirin e bukur tė Vlorės
dallgėt le ti mbulojnė - si fosilet e koraleve

* * *

Por ti ēdo gjė tė bukur tė kėsaj nate zbon
tek thėrret, e poēet e errėsirės thyen
si shpendi qė prenė e vdekjes kėrkon:
"Gjooon! Gjooon!"



Kolec Traboini[/b]

Barbaroza 28-12-04 17:57

[b]E enderrove ate ēast?

E enderove ate ēast
Kur njerzit do te na linin nje moment, vetem?
Qe t’i thoshim njeri tjetrit diēka me shume
Qe ti te ishe Ti dhe une te isha Une?


Ja tek erdhi..
Ti s’the asgje
Asgje s’thashe dot as une.
Akrepi vraponte ne fushen e ores
ne si kujtim na mbeti
vetem nje shtrengim i lehte i dores..



U lodha

U lodha duke luftuar
me kujtimet, me deshirat,
enderimet..
me te kaluaren, te tashmen
me te ardhmen qe nuk e di
a do ti gezohem…
U lodha edhe
me mendimin qė
te mos dorezohem..



Ē’bote e mpleksur!

Telefoni im ra dje..
Dikush me quajti shpirt,
Uf! e shtyva me dore tutje..
(pse valle, na duan ata qe si duam?)
Nje telefoni tjeter i bie une sot
me vjen ti them ‘zemer".. dhe ngrij
Po sikur te me shtyje
tutje me dore mua, AI?
Ē’bote e mpleksur![/b]



[b]Albana Melyshi Lifschin[/b]

toni toni 29-12-04 05:02

uroi tju pelqei
 
[[color=red]i]federico garcia lorka [/i] [/color]
Erė treguesi

Erė e jugut.
E nxirrė dhe perveluese,
vjen mbi trupin tim,
e sjell fareza
te shkelqyeshme
veshtrimesh, lule
portokalli.

E kthen te kuqe henen
I ben te ulerijne
roberit plepa, por vjen
shume vone!
Une e mbeshtolla naten e rrefenjes sime
ne raft!

Pa asnje ere,
Qarte shiko!
Xhiro, zemer;
Zemer, xhiro.

Ajer i veriut,
ari i bardhe i eres!
vjen mbi trupin tim
dritheruar me aurora
boreale,
me te kepit te fantazmave
kapidan,
qe qeshin me te madhe
me Danten.
Oh shkelqyes yjesh!
Por ti vjen
shume vone.
heshtja ime eshte mykur
Dhe une e humba qelesin.

Pa asnje ere,
Qarte shiko!
Xhiro, zemer;
Zemer, xhiro.

Puhi, xhuxha dhe erera,
prej askundi,
mushkonjeri trendafilash
me petale piramidale,
vrunduj shkembyes
ne trungjet e ashper,
flaute te shtrengates,
largohuni!
Nder pranga mberthyer
kujtesa ime,
eshte roberuar zogu
qe skicoi me keng?
mbremjen.

Gjerat qe shkojne nuk kthehen kurre,
gjith bota e di,
ne flladet e kthjellet te ererave
eshte padobi e qara.
Vertet, plepo, mjeshter i puhise
eshte padobi e qara!

Pa asnje ere,
Qarte shiko!
Xhiro, zemer;
Zemer, xhiro.


shigjetat e te ciles jane lote,
dhe torba e tyre zemra.

Do ti jap gjithe qkam
dhe lotoj deshiren time
si femije i braktisur
ne rrefenjen e harruar.



Zemer e re

Zemra ime, si nje gjarper
e nderron lekuren e saj,
e mbaj ja mu ne dore
plot me plage dhe me mjalte.

Mendimet qe u mekemben
ne qerdhen tuaj, ku shkuan
Po treafilat qe dhane arome
Per Jezu krishtin dhe satanane

Mbeshtjellesi i gjore e mbyti
Yllin tim mbrekullor!
Pergamen i dhimbshem gri
I asaj qe dashuroja por se dashuroj.

Shoh ne ty fetus i shkencave,
mumje vargjesh dhe skelete
te pafajsive te mia antike
dhe romancave sekrete.

A teju var ne murin
e muzeut tim te ndjesive,
tok me te ftohtin edhe terrin,
bebe gjumashe te ligesise sime?

A teju perhap nder pishat
liber vuajtjesh i dashurisd time-
keshtu te mesoni tringellimat
qe ne agim i merr bilbili?


Kenge miturake

Ka pikla vese
ne krahet e bilbilit,
pikla te kthjellta hene
rrjedhur prej fytyrimit.

Mbi mermerin e burimit
puthja e ujrave,
endrra e yjeve kokeulur.

Vajzat e kopshtijeve
me thone te gjitha upafshim
kur kaloj.
Kembanat dhe ato me thone upafshim.
Dhe pema puth
ne mugetire. Une
lotoj neper rruge,
groteske, pa zgjidhje,
me trishtimin e Cyrano-s
dhe Qyijote-s
rifitoj
mundesi te pafunda
sa ritmi i ores.
I shoh bebezat te thahen
me ti prekur zeri im
njollosur me drite te pergjakur,
dhe n? kengen time lirike
vesh zbukurimet e nje kllouni
faqebardhe. Dashuria,
e bukura dhe e embla fshihet
nen nje merimange. Dielli
si merimage tjeter me mbulon
nen kembet e tij te arta. Nuk
e gjej dot fatin tim,
se jam si vete Dashuria,
shigjetat e te ciles jane lote,
dhe torba e tyre zemra.

Do ti jap gjithe qkam
dhe lotoj deshiren time
si femije i braktisur
ne rrefenjen e harruar.

Peme

Peme
qen shigjetat tuaja
rane nga kaltrimi
luftetare te tmerrshem ju lansuan?
Valle ishin yjet?

Muzika juaj buron nga shpirti i zogjve,
prej syve te Zotit,
prej deshires se perkore.
Peme!
E njohin rrenjet tuaja te forta
zemren time ne toke.

toni toni 30-12-04 08:20

u bera tjeter
 
u bera krejt tjeter – Kuroda Saburo

U bera krejt tjeter
C`eshte e verteta, te njejten kravate kam
Si dhe mbreme
Si dhe mbreme, i varfer jam
Si dhe mbreme
S`jam i dobishem per asgje

E megjithate jam krejt tjeter
C`eshte e verteta, i veshur jam si dhe mbreme
Si dhe mbreme pi saké
Si dhe mbreme
Jetoj nje jete pa kuptim.

O!
Kur me sforcim
buzet ndrydh e perndrydh
Nenqesh, zgerdhihem
pa shkak buzeqesh
Dhe me ne fund syte mbyll,
Shoh
Se tek une jeton
Nje flutur e bukur
qe flateron ne te nesermen.

--------------------

ShEjToNkA 30-12-04 15:59

[color=indigo][b]Dy buzė...

Dy buzė tė kuqe,
Dy dėshira tė flakta,
Qė afshin ma thithėn,
Gėzimin ma fikėn,
Si fantazma hikėn
Ndėr do bota tė larta...
Dy buzė si tėpėrgjakta,
Dy dėshira tė flakta,
Qė afshin ma thithėn
Nė buzė kur mu njitėn
Andjet m'i trazuen,
Zemrėn ma tėrbuen,
Trurin ma helmuen
E nė fund u mėrguen...
Dy buzė tė kuqe,
Bukuri fatale,
Tė njė gruaje stėrzane
Njė pjsė zemre mė nxorne,
Njė pranverė tė tanė mė morne
Dhe gėzimin ma vodhne...
Ato dy buzė tė kuqe
Dhe dy lote tė mija
Qenė shenja tė dhimbjes,
Kur mė vrau bukuria,
Kur mė zu dashunia
E mė dogji rinia.



-----------------Migjeni[/color][/b]

Barbaroza 01-01-05 17:49

[b]Mos kerkoni ne poezine time

Mos mė kėrkoni ne poezine time
E di pse? Sepse une.
mund te jem ne te ardhmen tuaj
mund te jem ne te shkuaren time
mund te ndodhem ne te dyja bashke,
ne nje kufij te shkrire e sfumuar
vehten dhe ju duke kerkuar


Ne u pelqefshin poezite e mija,
mos me pyesni emrin, sa vjeē jam,
as ku ndodhem, syte ē’ngjyre i kam
dhe mos bini ne enderime…
A nuk ju mjafton e hapur si ne pellembe te dores
zemra ime?


Ne e pelqefshi poezine time
mos me pyesni se kush jam
ne e ndjefshi,
Thirmeni thjesht "shoqja ime"





Poetit mos i beso..

Ne oazin e dashurise
"ngritur pėr mua"
mė thoje
Nė qofte se njė ditė
pėr dashurinė do shkruaj
vargjet do te jene per ty
per keto duar, per keta sy
vec per zemren qe ke ti!


Sa shumė uje kaloi nėn urė
Kroi u shter, u tha
Fushe e verdh'u pervelua
kallinjte u poqen,
u mblodhen, u bene duaj
Nje yll shendriti ne qiell
pastaj u keput e ra,
po ajo poezi kurrė s'u shkrua


Ne oazin e dashurise
Ngritur dikur per mua
njerzit te pane, njė tjetre
tek i peshperisje ato fjale
qe dikur mi pate thene mua!



Albana M Lifschin[/b]

napoleoni 02-01-05 04:04

TAKIM

Udhėtonim nė tė gdhirė fushave tė ftohta,
Njė krah i kuq u nder, ende natė.

Dhe njė lepur na u shfaq befas duke rendur,
E njėri prej nesh e rrėfeu me dorė.

Kjo ndodhi dikur. Sot mė nuk jetojnė
As lepuri, as ai qė e dėftoi.

O dashuria ime, ku janė, ku shkojnė
Zdritja e dorės, ikja turravrap, zhaurima e zallit –
Nuk pyes nga hidhėrimi, por nga habia


Czeslaw Milosz

toni toni 02-01-05 09:01

Parametri T
 
Ne ate nate kur te pash ty
syte mu erren nga dashuria
nate dite kur te pash ty
syte mu hapen nga dashuria
Tash nuk te shoh me
se me lane syte fare.

N,ate dite kur te preka ty
zemra me brofi nga vendi
Nate dite kur te putha ty
me iku zemra fare
Sot qe te kam ty
nuk dua sy as zemer
se un pashe ne bote
qa eshte dashuria
e te tjerave seq u humbi rendesia.
toni toni

alipasha 03-01-05 20:46

Ezra Pound
 
Ezra POUND
MONUMENTUM AERE, ETC. [b]

Thoni se jam teper i vetedijshem,
Se ne petk te krenarise po kapardisem.

Ne vitet e ardhshme askush sdo ta kujtoje buffon,
Askush sdo ti permende pjeset e mia te parendesishme,
Do te zhduken hollesite qesharake.
E sa u perket juve, ne dhe do te kalbeni,
Dhe eshte pikepyetje se a do te jete kalbesira e juaj aq
e begatshme

Qe mbi varr barin
Tua rrise.
[/b]

Barbaroza 13-01-05 10:17

[b]Kasėm Trebeshina



Pa Titull
Mes territ ngjitem kodrės fill i vetėm,
mundimin shtyj mė kot dhe me pėrtim.
Po lehin rrotull qentė… U lehin yjeve.
Unė territ ēaj e ngjitem me nxitim.
Pse tė nxitohem kur do kthehem prapė?
Njė yll u dogj diku nė gjithėsi…
E ftoht' kjo mbrėmje vjeshte… Nė tė ngjitur
Unė po mendoj atė qė s'di njeri.

Po kthehem… prush janė yjt' te qiell i lartė,
si vatėr e madhe Durrsi tej po ndrin.
Kam ftohtė… te qielli nuk i ngroh dot duartė.
Tė ngrohtėt e qytetit s'mė arrin.
[/b]

Barbaroza 14-01-05 12:20

[b]Unė, tragjiku i Evropės



Unė, i huaji, i huaj pėr tė huajin
Gjaku im analizė eksperimenti nė laboratoret e Evropės
Unė, refugjati i tretur nė perėndimin e egėr
Me Ndėrgjegjen e Vrarė jetoj mes dėshpėrimit e shpresės

Unė, dosja " Kosova Albaner"
Qė, sytė m'i vret cinizmi i bukurisė kapitale
Unė, personazhi i njohur i tragjedisė
Pyes ATA, qė, mbi gjakun qė nuk falet krijojnė Komedi
Ėshtė Koha e Demokracisė apo Shpėtimit Kombėtar!

Unė i huaji, i huaj pėr tė huajin
Unė, aneks i shkėputjeve nė hartėn e tokės
Unė, i pėrjashtuari nė kongreset e Berlinit, Londrės, Dejtonit...
Mė i talluri nė Konferencat e Paqes
Shqiptari i shpallur qytetari i Evropės
Emri mė i vjetėr i Ballkanit!

Unė dosja Shqiptari nga Kosova dhe viseve etnike
Jap ultimatum pėr tė drejtėn time historike
Rezoluta e Krismės nė Kongresin e Armėve
Vetėvendosė Lirinė time Kombėtare




--------------------------------------------------------------------------------

Teuta Zymberi, Zvicėr[/b]

[b]



Tė Lutem



Mjegullat nėpėr sy
mė janė verbuar sytė
me duket se jame ne qiell,
e prek gjithėsinė
sa shpraztirė
era e ftohtė
yjet pa dritė,
edhe ato tė vetmuara
askund askush,
shpraztirė e pafund,
i shqetėsuar jam
nuk di katė shkojė
Cila rrugė mė shpie nė drejtim tė duhur
jam nė udhėkryq
pa emėr,
i humbur e i hutuar
qėndrojė nė gjithėsi,
i mjeri i humburi unė
nė kozmosin e pafundė


Dua tė zgjohem
nė jetėn qė isha
dua tė bėrtasė LIBERTAS,
dua tė jemė ai qė isha
dua tė dalė nga ky labirint
dua tė gjejė rugėn e humbur.
Endem anė e mbanė kozmosit tė pafundė
kėrkojė atė...


Kėrkojė kohėn e humbur
kėrkojė jetėn kur isha fėmijė,
kėrkojė ditėn kur u dashurova
pėr herė tė parė,
kėrkojė atė qė kam humbur e qė nuk vjen dot!
e dashura kohė
tė lutem kthehu vetėm pakė ...




--------------------------------------------------------------------------------

Bujamin Rushiti[/b]

ShEjToNkA 17-01-05 12:12

[color=indigo][b]Dashuria

Koha ėshtė tė duhemi
Tė kesh besim nė mua kur tė them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.

----------Ali Podrimja[/color][/b]

Barbaroza 19-01-05 19:00

[b]Edhe njehere pse

Pse me shikon tinezisht
pse me shqeteson tinezisht

me duhet frymemarrja e lire
me urrejtje nuk pushtohet
zemra

ndoshta u deshg te pres
e pata veshtire
pse




Fshehurazi

Dolem ashtu fshehurazi
duke na pare te gjithe
poetet mbeten te lodhur

nen mjegullen e nentorit
the
sonte hena eshte me e bukur
me ty




Per ty

Fli te lutem
syri im te ben roje
dhe ne fillim te mengjesit
ta afroj zemren
dhe shtratin

per ty flet enderra



Nuk vdes

Nje dite do te behem
zjarr
e ty do te te djeg

nuk vdes pa e kryer
amanetin deri ne liri


Nuk mundesh pa mua

Me the se nuk me do
i vogel je

ti nuk mund te jetosh
pa mua

as ne toke as ne qiell
e une po.





Fatime Zeqiri[/b]

alipasha 22-01-05 20:50

BODLER

[b]Maces sime[/b]

Hajde, macja ime e hijeshme,
hajde ne zemren time te dashuruar.
Vuri putrat e buta mbi gjoksin tim
e lerme te zhytem ne syte e tu te bukur
plot ngjyre metal e gure zefiri...
E teksa duart e mia dehen ne perkedheli
mbi koken e shpinen tende elastike
e dora ime dridhet nga volupteti
mbi pellushin tend te bute e elektrik,
une ndjej trupin e se dashures sime.
Shikimin e saj qe eshte si yti, o kafshe e bekuar,
te thelle e i ftohte, cpues e i mprehte si kame !
Ndjej perreth meje nga kembet gjer tek koka,
te lehte e kercenues, nje parfum trulloses
qe endet si opium perreth trupit te saj brun...

Barbaroza 26-01-05 20:21

[b]Dhurata e Zotit...

Dheu im!
I embeli! perkulem te puth,
Ti me le mbi buzet e mia
nje cope balte te dashurise tende,
S'kam vend tjeter ne bote vec teje,
ku mund te ngre nje kasolle,
te mbjell hardhi,
te kullot bagetite
qe Naimi mi la amanet,
ku mund te luaj me shoket si cilimi,
te cjerr gjunjet, te gervisht hunden,
te pi uje ne pellgjet,
te mbledh molle , e manaferra,
e te fle mbi ty,
te martohem pastaj,
dhe femijet e mi harrkate te
laterzhyhen ne balten,
ne mjalten tende...
Ty te kam, Dheu im,
Ti je dhurata e bukur nga Zoti,
mjere ata qe nuk ta diten vleren,
dhe u enden neper shkretetire...
Te puth,
ndiej ne gjuhe shijen e djerses,
se gjyshit,
Adhetine e gjakut te deshmoreve,
Lotet e kripur ne grave,per burrat ne kurbet,
Shijoj Dashurine Hyjnore,
Ate te paren, qe Adamin e krijoi
prej baltes tende...
Dheu im!
I embeli, shtrihem te vdes,
e shpirtin t'ja dorezoj Zotit,
Dhe pastaj mbulohem me ty,
Sepse ti me do edhe keshtu, te vdekur.
Dheu im!
I embeli im!


Alban Tartari[/b]

alipasha 29-01-05 20:16

[color=blue] Drita Como[/color]

[b]Per ty

Lekunden pishat nen rete qe ikin
Ikin e ikin rete neper shi...
Une pres te shoh pas reve pak qiell
Ashtu sic pres pasditeve , te me telefonosh ti

Po ti s'dukesh gjekund. Ku paske humbur,
Ka kaq dite qe pres. Dhe bie shi...
Si mund te jetoj, pa pak qiell te kalter
Si mund te jetoj, pa zerin tend, pa ty

Ti do te vish, une e di, do vish patjeter
Po une dua te vish tani , neper shi
Pastaj rete do te ikin dhe do dale dielli
Po une dua diellin te ma sjellesh ti
[/b]
24 mars 1978

ShEjToNkA 02-02-05 01:08

[color=indigo][b]Afrohu

Dua t'i harroj sot fjalėt
Le tė flasin vetė vėshtrimet,
Le tė flasė dora qė dridhet,
Kėtu mbi kitarėn time.

Se kur errėt bie nata
Njė dritė ndizet brenda meje,
Njerėzit fytyrat fiken,
Asgje tjetėr s'ndjej vec teje.

Nėpėr javė rrjedh trishtimi
Cigaren prapė kam filluar
Nuk je ndryshe nga tė tjerat
Vetėm unė kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tėnd,
Dhe vetėn nėpėr gjumė
Jemi bashkė, por nė agim,
I vetėm mbetėm unė.

Tė shoh mė qartė kur ti je larg,
Afrohu tė tė dua
Dhe nėse kjo ėshtė lojė
Nuk mė pėlqen tė luaj.

Dicka mirė e kam ditur
Vajzat vdesin porsi lulet
Njė petal qė mė solli vjeshta
Pėrmbi flokė vjen e mė ulėt.

Tė shoh mė qartė kur ti je larg...


----------Ervin Hatibi[/color][/b]

alipasha 10-02-05 18:40

[size=4][b]
[color=blue]Drita Como[/color]

Pa titull

Pėr ditėt qė ikin dhė nuk kthėhėn mė
Ditėt qė bartin gėzimin dhė dhimbjėn
Pėr pritjet e gjata dhė pėr cdo gjė
Qė akoma ka mbetur ėndėrr

Pėr dashuritė e botės dhė pėr ata
qė kėrkuan dicka nė jėtė
Pėr zhgėnjimėt e vogla dhe tė mėdha
Dhe pėr veten

Pėr ndonjė fyerje tė vogėl dhė heshtje tė madhe
Pėr durimin e dhimbshėm pa fund
Pėr fėmijėt me botė tė bardhė
Qė pastaj bardhėsinė e humb

Pėr cdo gjė qė ėshtė e zakonshme
Dhe qė ne na duke e bukur
Pėr njerėz me fytyra joshėse
Dhe me shpirtin qė nuk duket
.
[/size][/b]

ShEjToNkA 31-03-05 17:24

[color=indigo][b]Ekstaza Pranverore

...dhe pranvera erdhi...
Nėpėr ftyra tona rrėshqiti nji gėzim
dhe ndėr zemra tona ngrehi njė folė,
e njėjetė e bukur, e njė jetė e rė,
me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.

...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazė, nė hovin e shejt shtri;
me qiellėn rroket, me diellin puthet,
dridhen krahėt nė hare - mandej poshtė vėrsulet
t'u dhurue nė cicrim pėrshndetje njė mijė.

...triumfon bylbyli...
kangėtar plot magji nė gemb tė trandafiles,
nė njė tempo tė marrė pėrkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangė Orfeji ndėr telat e lyrės.

...dhe vesa shkėlqen...
nė njė pikė t'argjant pasqyrohet jeta
tėrheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndėr orėt e hyjzimit, kur shpėrthen agimi
e rrezet e arta rrėshqasin ndėr fleta.

... dhe pranvera erdhi...
Nėpėr ftyra tona rrėshqiti njė gėzim
dhe ndėr zemra tona ngrehi njė fole
e njė jetė e bukur, e njė jetė e re
me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim

....Migjeni[/color][/b]

Reana 18-05-05 05:30

[color=orange][b]Epika

Me shekuj kam shitur gjakun
E jam rritur me gjakun e shitur
-Me shekuj kam hėngėr veten
E ditur s'kam tė qesh me veten e tepruar...

Miq,
Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet!


ALI PODRIMJA[/b][/color]

Reana 18-05-05 05:34

[color=orange][b]Gjuha Shqype

Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.


Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.


Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.
................................


Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qė shpėrndahet kand e kand.


Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.


Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
ēka natyra vet' pėrpoq.


Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush pėr motėr t'vet.


E njat tok' qė je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qė mbet mblue
sot nėn dhe, edhe shqip flet.

NDRE MJEDA[/b][/color]

Reana 18-05-05 05:37

[color=orange][b]Himni i Flamurit

Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė me njė qėllim,
Tė gjithė Atij duke u betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.


Prej lufte veē ai largohet,
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si njė Dėshmor.


Nė dorė armėt do ti mbajmė,
Tė mbrojmė Atdheun nė ēdo vend,
Tė drejtat tona ne s'i ndajmė,
Kėtu armiqtė s'kanė vend.


[size=6]Se Zoti vet e tha me gojė,
Qė kombe shuhen pėrmbi dhč,
Po Shqipėria do tė rrojė,
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne.[/size]


ALEKSANDER STAVRE DRENOVA-ASDRENI[/b][/color]

Reana 18-05-05 05:41

[color=orange][b]Bagėti e Bujqėsia

O malet' e Shqipėrisė e ju o lisat' e gjatė!
Fushat e gjėra me lule, q'u kam ndėr mėnt dit' e natė!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!
Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.

[size=6]Ti Shqipėri, mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar,
Zėmrėn ti ma gatove plot me dėshirė dhe me zjarr. [/size]

Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar,
Dashurinė tėnde kurrė zemėra s'e ka harruar.

Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e le qengji kopenė,
Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
E ta trėmbin, ajy s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,
Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.
Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,
Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m'erė,
Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hėna e gėzuar,
Fat' i bardh' e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;
Nat'atje'shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,
Nė pyjet' e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė.

Mendje! merr fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrėmuja, nga rrėmeti.

Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,
Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,
Bashkė me shpest edhe unė t'ia thėrres kėngės e t'ia them;
Tė shoh kedhėrit' e shqerrat, deshtė, cjeptė, dhėntė, dhitė,
Qiellin' e sbukuruar, dhenė me lul'e me dritė.

NAIM FRASHERI[/b][/color]

Reana 27-07-05 09:26

Per adhuruesit me shije delikate :wink: te Serembes



[b]KĖNGA E MALLIT TĖ PARė [/b]

Dėgjo, vash’, kėngėn e par’

qė ta thot’ njė djal’ bujar,

Dėgjo, vash’ kėtė kangjele

q’ėshtė e butė posi dele.

Njė e djelė ishte pagdhirė

tėrė dritė e gaz tė dlirė.

Dolla jashtė e s’kish njeri,

kisha helm, jo lumtėri:

E njė vashėzė kėrkonja

po hirplote, siē e donja.



* * *

Mesha e madhe, ja po bie

e nga kisha mėn i shtije;

Dola: vashėzat po vinin.

qetė e lehtė nė kishė hynin.

Asnjė vash’ s’m’u duk e mirė

e asnjė s’ m’ ip dėshirė,

Dhe kjo zemėr psherėtonte,

se nuk gjente kė kėrkonte.

Po kjo zemėr u gėzua

tur njė vashėz u afrua,

Kur te sheshi ajo shkonte,

tėrė sheshi dritė lėshonte.

I shkėlqenin ata sy

qė nuk shihnin as njeri,

Si njė fluturėz e lehtė

vej nė kishė e zhdukej vetė.



* * *

Kur e vrejta, kur e pashė,

“Sa e bukur!” sakaq thashė.

Qė ahere s’pat pushim

ky i mjeri shpirti im.

Ditė e natė un’ e kujtonj,

nat e ditė e dėshėronj;

Posi hije pas i rri,

e vėshtronj me dashuri,

Kur mė sheh e mė ve re,

ndjej tė madhe njė hare.

Kur mė flet e mė shikon,

zemrėn njė shigjet’ ma shpon.

E kur vjershėn ajo shtije

duket se mė vjen tė bije!



* * *

E kur gjumi pra mė zė

unė nė paqe s’mund tė flė:

Me at sy n’ ėndėrr mė rri,

qė tė fshehur kan’ magji.

Se m’do fort ajo mė thotė

edhe nxjerr dy pika lotė:

E tek veshi mė rrėfen

se sa mall pėr mua ndjen.

Asaj dorėzėn ja ngas,

buz’ mė buzė asaj i flas,

Edhe mezin ja shtrėngonj:

duke e puthur un’ gėzonj.

Pra si nj’ ėndėr vete e shkon,

po nė zemėr mė qėndron.

Kushedi a mė dėgjove,

mallin tim a e kuptove?

Kushedi tek ti a foli

malli e zemrėn a ta ndolli?

Me gjith’ zemrėr un’ t dua,

se fort mė pėlqeve mua.

Ti me mua, vashėz, eja,

se tė dua si veteja.

Tok tė rrojmė te ky dhe

si nė zi e nė hare.

Tok tė rrimė nė rini,

tok edhe nė pleqėri.



[b]MĖ TĖ BUKURĖS QĖ ĖSHTĖ NĖ STRIGAR[/b]



Nga katundi u largova posi i bjerr,

vajta nė luftė e u gjeta i vetmuar:

Atje, larg nga ty, rrinja zemėrējerr,

Midis tė huajve u gjeta i shkretuar:

E zėmra ty keq fort tė dėshironte

Edhe pika mė ra se s’tė takonte.



Gjaku rridhte nė truall si ujė kroi

Dhe fare jetėn time s’e mendova,

Mbi mua vapa e madhe e bora shkoi,

Me nxitim tėrė honet i kaptova

Dhe dėnuar si hutaq nė gjithėsi

Pėr ty mendonja plot me dashuri.



Pėrnatė, tash qė u mblodha nė shtėpi,

Te dera jote si bilbili kėndoj.

O faqemollė, o vash ‘ me synė e zi,

Ta shkoj jetėn me ty un ‘ dėshiroj,

O mollė e ėmėl, qė nė degėz rri,

O gozhdėz ari, qė mė vjen nė gji.



E pse mė bėn tė qaj me psherėtime?

Vėrtet, zemėr nuk ke, o ti moj vashė?

Mbaje, se lule e rrallė ėsht ‘ zėmra ime,

Dhe mirė e di se tyja krejt ta dhashė.

Shumė e keqe mė duket mua kjo jetė,

Po jetova pa ty me tė vėrtetė.



O vashėz faqekuqe, qysh aherė

Unė po qaj me lot e me dėnesė,

Se pa ty e ndjej veten krejt tė mjerė,

Nuk di ē’ėsht ‘ paqa dhe po rroj pa shpresė,

Dhe vetėm varri do mė jetė i lehtė,

Kur i harruar do tė jem nė jetė.



[b]Vrull [/b]



Zogj tė bukur kėndojnė me hare,

po zemra do t’mė plase mua nė gji.

I helmuar e shkoj jetėn te ky dhe,

mėrzitem nė katund, nė vetmi.



Hapet pėrpara meje deti i shkėlqyer,

qė zgjon nė trutė e mi mendime shumė,

e shqetėsimi zemrėn time ējerr,

aq sa vetėm pushoj kur bie nė gjumė.



Arbėri matanė detit na kujton,

se ne tė huaj jemi te ky dhe.

Sa motė shkuan! E zemra nuk harron,

qė nga turku mbetem pa mėmėdhe...

[b]Zef Serembe[/b]

doGzona 22-10-05 23:34

[b]Zef Serembe

Vrull[/b]

Zogj tė bukur kėndojnė me hare,
po zemra do t'mė plase mua nė gji.
I helmuar e shkoj jetėn te ky dhe,
mėrzitem nė katund, nė vetmi.

Hapet pėrpara meje deti i shkėlqyer,
qė zgjon nė trutė e mi mendime shumė,
e shqetėsimi zemrėn time ējerr,
aq sa vetėm pushoj kur bie nė gjumė.

Arbėri matanė detit na kujton,
se ne tė huaj jemi te ky dhe.
Sa motė shkuan! E zemra nuk harron,
qė nga turku mbetem pa mėmėdhe...

Barbaroza 28-10-05 11:11

[b]Heshtje[/b]

Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri
Pushteti i fjalės ėshtė i veēantė
Gatuan male dhe kakėrdhi.

Me fjalėn rrjedhin pėrrenj me mjaltė
Pikojnė ēezma me helm tė zi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Nga fjala humbėn Judė e Pilatė
Strategė e mbretėr me mbretėri
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Kur fjala nxiret nga buzėt jashtė
Si dallėndyshja s'vjen nė shtėpi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Unė fjalėn vetė e shtroj nė kartė
Dhe brenda syve se ē'ėshtė e di...
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!


[b]Dritėro Agolli[/b]

Prishtinasja_ 29-10-05 09:38

Nga poeti Arberesh, Zef Serembe

[b]Malle[/b]

Zogjte e bukur kendojne me hare
Po zemra do me plas mua ne gji,
I merguar qaje jeten ne kete dhe
Merzitem ne katund, merzitem ne vetmi...!
Tere shkelqimi, me hapet para vedit
Qe me zgjon trut e mia ne mendime shume,
Ah` ē mu doq zemra mua te shkretit
Aq sa pushoje vetem, kur bie ne gjume...!
Arberia matan detit, ne na kujton
Se ne te huaj jemi ne kete dhe
Eh` sa vjet shkuan, e zemra nuk harron
Qe nga Turku mbetem pa memedhe...!
Hakmarrja na jep shprese e na ndriēon
Seē po fryne ere e akullt me za
Seē ka qene Arbereshi sot po harron
E si vjen turp aspak te rri e te fle...!

Prishtinasja_ 29-10-05 09:38

[b]MALL[/b]

Ismail Kadare

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veē".

Ne ē'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seē ndjeva mall

Prishtinasja_ 29-10-05 09:39

[b]MALL[/b]

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veē".

Ne ē'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seē ndjeva mall[/quote][b]

Ismail Kadare [/b]

Prishtinasja_ 29-10-05 09:50

[b]Kristal[/b]

Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
si tė harroj une dalėngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokėt dhe gjithēka.

Tani kėrkoj poshtė e lartė
njė vend ku ty tė tė lėshoj
nje strofė a notė, a njė brilant
ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.

Nė s'tė pranoftė asnjė varr
asnjė mermer, a morg kristal
mos duhet vallė prapė tė tė mbart
gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.

Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
do gjej njė fushė a njė lulnajė
ku butėsisht porsi polen
gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.

Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
dhe tė tė puth tė ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.

[b]Ismail Kadare[/b]

Prishtinasja_ 29-10-05 09:51

[b]Eshte cudi kur je femer[/b]

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

[b]Mimoza Ahmeti [/b]

Barbaroza 29-10-05 12:22

[b]Agim Doēi

KOHA E FATIT[/b]


Unė kurrė s’ udhėtova me kokėn ulur!
Ndaj s’po e zgjat.
Sa mė trishtojnė njerzit e strukur
Kur thonė s’kam fat!
Kėmbanė e kohės shekujt ka rrudhur.
Herė ditė, herė nat’…

Eja nė rreshtin tim ka vend o njeri
Tė fal gjithshka!
Nė arradhėn time do gjesh dashuri
me bollėk, se ka!

Nėse mė pyesni sinqerisht se sa
vlen koha!
Mbaj mend qė kurr shpinėn se krrusa
tė them: - u lodha!

1 vit i humbur…pyesni studentat
se mund t’ua thonė.
1 muaj mangut, pyesni nėnat
qė janė lehonė!

1 javė e ikur pa dalė nė dritė
njė e pėrjavshme…
vlen sa 1 ditė qė rrin tue pritė
buzė e njė vashe…

dhe 1 minut paska shumė vlerė
qė tė trishton.
kur mbetesh qyq si asnjėherė
se humbe tren apo avion…

Dhe 1 sekond` merr aq kuptim
pėr fatin tonė.
Nė njė sekond shmang fakeqesin
dhe mbijeton.

Pėr 1 tė qindtėn e njė sekondės
S’ke fat me dalė i pari.
Se humb njė shans pėrpara Botės
humb njė Medalje Ari !

Ndaj kape kohėn dhe shko pėrpara
1 jetė ke, dhe nuk ke tri...
Se koha zgjon miljona zemra
Se koha ėsht’ liri!

Barbaroza 29-10-05 12:25

[b]Agim Doēi
KU TA GJE UNĖ ERĖN TANDE!?…[/b]

Ehu !…Pyetje ishte kjo pėr tė bėrė.
apo tė gjithė kėrkojnė nga dashuria ?..
Ahere thashė : - do bėj njė pyetje jo si tė tėrė !
Njė pyetje « bombė », nga ato qė bėn mėnēurija.

« Ku t’a gjej unė erėn tėnde !?…. »
dhe si shuplakė, pyetja nė vesh mė flakėroj.
Kėto janė intervista! – mendova, - qė dalin prej zėmre…
Tani forca, pėrgjigju!… se koha kaloj!

E vura gishtin tek plaga e sapohapur
Arrnuar me fasho psherėtime dhe malli
E prekja pa mėshirė plagėn e pėrgjakur
Qė pėrgjigja tė dilte e sinqertė…e jo nga halli.

Kėrkoja tė nuhasja erėn time vetiake
dhe aty brenda shpirtit pėrgjigjen tė mirrja…
ēudi…pėrpjekjet e mija dėshtake
nga thellėsitė e shpirtit erėn tėnde nxirrja!

Pėrse mė bėn pyetje ti zogu i pranverės
Qė strukesh pranė meje e lumtur!?
S’e ndjen erėn time qė rri prapa derės
dhe pret e rrėnqethur njė fjalė, pėr t’u futur?!

Rrėmo plagėt e tua qė kullojnė dashuri
Pastaj vur melhemin e mallit tė pėrzhitur!…
Dhe pyetmė e dashur, pyetmė pėrsėri:
- ku t’a gjej erėn tėnde, nga largėsija…grisur!

Tani prit pėrgjigjen, se mė duket e gjeta!
Kėrko erėn time, tek endrrat e tua!
Tė fal tė gjitha netėt qė askurrė nuk i fjeta!
Se erėn e pėrbashkėt e ke tek fjalėt TĖ DUA!

Barbaroza 03-11-05 16:00

[b]KRENARI SHQIPTARI [/b]

Nuk te perulem, as te leshoj udhe!
Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burre!
Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe!
Nuk te nenshtrohem,sikur te jesh bir i cdo mbretneshe!
Ti mund te kesh lindur ne djepin me ar,
i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte,
pasanikja te kete mbeshtjelle me brez te arte.
Po une jam me i madh se ne kasolle vorfnie,
me buke, krype e fjale fisnikie
e ruejta, e mbrojta, u gjakosa per kete toke,
nder motet ma te veshtira pushken pata shok.
Ne lahuten time do gjesh historine,
te lashte sa rruzulli per mua,per Shqiperine!
Me ka linde shqiptarja e ashper,e forte,
midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte,
Me ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte,
peshtjellakun ma te mire qe s'asht pa ne bote!
Lidhun me ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk me ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele!
Dhe per kete jam betue:
Askujt udhen s'kam per t'ia leshue!


[b]Kjo poeme eshte marre nga romani
"OSO KUKA" shkruar nga shkrimtari i shquar Sulejman Krasniqi.
Gjithashtu,kjo ndodhet ne koleksionin e dr. Gerhard Geseman ,,Heroische Lebensform zu Literatur und weskunde Ballkanische Patriarchalitet,,-Munchen- 1979[/b]

Barbaroza 07-11-05 20:44

[b]Fytyra ėngjullore[/b]

Kisha lidhur njė shall
Si Ibrahim Rugova
Tė mos ma shohin
Fytin e enjtur
Nga bėrtimat
Tė mos i shohin
Gjurmėt
Nga kafshimet
E gjarpėrinjve
Dhe vrragėt
E tė dy duarve
Qė deshėn tė mė furin
Kisha lidhur njė shall
Me ngjyra folklorike
Qė i pėrshtaten
Fytyrės sime ėngjullore
Plot trauma!


[b]Neriman Kamberi[/b]

Barbaroza 08-11-05 15:03

[b]PARADOKS[/b]

Kur fola, mė thanė: hesht!
Kur heshta, mė thanė: fol!
Folehesht, heshtefol jeta ime.

[b]RRUGĖT [/b]

Rrugėt nuk maten me mila.
Rrugėt nuk maten me kilometra.
Rrugėt i mat zemra.


[b]Agim Vinca [/b]

Barbaroza 12-11-05 09:59

[b]DIN MEHMETI

NATA E POETĖVE [/b]

Kur heshtja mbulon ēdo gjė
Kur tė gjithė flenė
Zgjohen poetėt
Pėr t’u djegur nėpėr vargje

Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit

Shpirti i tyne shesh betejash

Nga temperatura e fjalėve
Vdesin ngadalė pa klithma

Barbaroza 29-11-05 10:55

[b]KUR NJE MENGJES[/b]

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"

[b]
Dritėro Agolli[/b]

Barbaroza 05-12-05 15:59

Poezi nga Drita Ēomo

[b]Skifteri I XH. Suiftit ( Per diktatorin)[/b]

Ai nuk lindi shqiponje,
Nuk enderron per qiej te kalter
Ai ka nje sqep te stermadh, te llahtarshem
Dhe me te kerkon te shqyeje te ardhmen

Brezat qe vine, do ta quajne Don Kishot
po s'do qeshin me te si me Don Kishotin
Prej tij neveri do t'ju vije dhe ndot...
Po c'them keshtu? Ata as do ta njohin!

Ata do jene shume te paster per ta njohur ate
Emri i tij se bashku me kufomen do varroset
Pastaj ne shi, mbi varr, nje rrufe do bjere
Sepse dheu s'do doje t'ia trese kockat.





[b]Shi[/b]

Shiu perplasi mbi xhama trishtimin
Shiu perplasi ne xhama merzine
Shiu i lagu te gjitha mendimet
Per ditet qe iken dhe ato qe do vijne

Mendime te lagura...si te jetosh
Ne kete qullje te pergjithshem idesh
Kur nuk gjen asgje te askush qe ta cmosh
Kur nga brenda qan dhe gjithkujt i qesh

C'mund te besh tjeter veē te qeshesh me zor
Ne kete turp te dhimbshem dhe pa fund
Te gjithe fjalet te bukura te thone
Po askush nuk ngurron te beje c'te munde

Fjale te bukura...Sa hipokrite,
Njerezit dhe vetes i flasin bukur
Njesoj ne dashuri, ne politike
Te gjitha i mbehstjellin me lluster.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:21.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.