![]() |
nji trim, u takua me nji burre trim e te menēem:
- O daja Murat! - O hoja, tha Murati. - A din qe te rrehi? - E dij - tha Murati. - A din, qe t'vras? - E dij - tha Murati. - A din qe te diegu, e t'i qes mijte per lendine? - E dij - tha Murati - A din, se nuk la gja pa ba n'ty? - E dij - tha Murati. - E cili jemi ma trim, pra? - i tha trimi. - Une jam ma trim, se sa ti! - ia ktheu Murati - E qysh je ti ma trim edhe i pranove te gjitha keto ligesina? - Jam ma trim se sa ti, qe nuk e nxierri kete kobure nga brezi, e ta pickon miza lulen e ballit ty! Per ate jam ma trim se sa ti, e te duroj kaq shume! O thuej dikujt te na sielli nganje kafe, se na mbyti duhani, oj halla_madhe! :lol: |
Odise_ jo nji kafe po kjo oda jone ka kafe sa te duash per neve se bile tymi i duhanit na mbyti bash :lol:
Nasradini i sh kane marak n'bostan.Ni dite n'pazar do dashamire kishin ble bostan e po hajshin.Asajde kapercejke Nasradini.Ata,si e pane i thane: _Merre kete fleger e rrena diqka? _More,m'ka deke nona e s'po kame pare me e shti n'dhe. Ata ja dhane paret e ky shkoie bleu bostan e shkoi te shpija.Mas do dite u zateten e i thane: _Pse na rrejte Nasradin? _Paj vete m'thate me ju rrejte. :wink: |
Vallha u knaqa tue digijua;here Hallen e here Odiseun.Njifar Markut ne Detroit ka kjen cudnar e vec me e shiqua te ka bo me qesh :lol: Shkon me vizitua nji shoke te vetin sa ish dal prej spitalit,por ai i smuti kish pas rrejt e sakatua.Pacin drite te dy se kane deke.
He i thot Marku shyqyr paske pshtua,po cka te than doktort.Paj tha shyqyr ci sjam kjen en duor te doktorve jugosllave se sigurish sakat me kishin len.Po pse ja kthen Marku. :?: :!: Aiiiiii i i thot ky, tu lshuon nja 3 doktora ne mua e ma xierren nji dell prej shpatullet te shmakt. (kish pas pinch nerves).E kqyren e e siellen ne drit latriks.Dikur ky doktori kryesor e luejti kryet prej cudiet,si kame mujt me qindrua.E kruen,pastruan me nji brisk edhe ma vun prap ne shpatull,si eshte me mire. Valla i tha Marku metaman ti paskan pastrua krejt dejt,vec qat dellin e rrenave ta paskan lane, sic e ke pas tere jeten :lol: :lol: |
o uliksi31, ty t'lumte goja, po rrena i ka kombet e shkurta - thone.
Njoni hyn n'ode burrash, e ne shenje respekti e ulin n'balloxhaku. Ani mik bre, folna diēka? - e pyeten burrat. - Paj, nuk po dij, veē po ju kallxoj - kah erdha ketu, e pava nji maēorr paraderet, qe bishtin e kishte, sa ketu e tek dera e oborrit! - Pa shkurtonja edhe pak bre burre, se giuha osht pej tulit - i thane burrat. - Eshtna se, dej ne pragshpijet, e kish pase bishtin i rumidreqit! - tha ky. - Po a ban edhe pak me e shkurtua ate bishtmaēorri, se nuk osht ashtu! - Eshtna e na paste bo mire, se beli dej tek pragu i deres se kesaj ode, osht kone! - ua ktheu ky musafiri. - O burro, i tha njoni pak si sert, a po na kallxo drejte, a jo! - Eh, beli sa kjo sandraēė oxhaku, osht kone! - E ku ka bishtmaēorrit, sa sandraēa bre dahi? E p'veti tjetri edhe ma sert! - Paj si teper, ma shkurtuat, po maēorr me bisht bre osht! - iu gjegj ky. Nji plak p'i kqyre me bishtsynit, e iu kthye kt'ij musafirit: - Ngo kho burro - l'shoje sa t'duesh giat bishtin, se burrat edhe ta presin e ta bojne cubel! :lol: A osht vakti tash edhe per 'i sofer, nga 'i gote, e... oj halla_madhe, ouu pshesh bre! (k'shtu piskatke nji Kadri Tafa n'dere ode, n'vakt buke, po psheshin duhet edhe m'i ulė:) |
Dreqin e kishin pase vete:
_Qysh ja nis ma s'pari,kur don m'e ba njerin per veti?A te vjen zor hiq kjo pune? _Ekam zor,_tha dreqi_dej ta idhnoj njerin se,kur ta idhnoj,e coj kah t'due vete :wink: |
Gruaja e tha dreqit:
- Ti gjithshka ban, po nji nuk mundesh me ba kurre! - E ēka nuk mundem une me ba? - ia ktheu dreqi - Ti nuk mundesh me hy ne gryke te kesaj gastarje! - Nuk mundem a? - E tfup e dreqi mbenda, e gruaja - krrup e ia mbylli kapakun dhe e shtini dreqin n'gastare! |
Rroktarit nuk i jepnin ushqim te mjaftueshem dhe ai vidhte ve dhe ne aher i piqte ne flake te qirit. Nje nate i zoti i shpise e zuri e po i thot: a dreqi te ka mesu keshtu-a?
Kur dreqi u lajmru prej grazhdit e tha: jo , keshtu si ky s'di as une. |
Ekishin pas vete dreqin ,a nerth? E ai kish pas thane jo, se une kurr nuk heci vet.
|
Shkan nje i Drenicse me e da nje pleqni ne malesi dhe mbasi burrat nuk qillojn te shpija , nje malsore e re i hap konakun.
Iqet edhe buke e per sille kish pas kerlan me duqa. Kur pleqnari meson se burrat jan tuj e krasit nje gardhe fillon nje bisede jo te mire me malsoren. Ajo i thot - o pleqnar ha buke e mos luaj se une edhe t'myti e edhe te ngjalli . Pleqnari nuk e kupton dhe vazhdon te tijen . Malsorja pa nje pa dy pisket e burrat me sopata ne dore vijn sahora. Pleqnarit nga friga i bie te fikte . Burrat pyesin , cka ka e malsorja ju thot se i ka mbete kerlana ne fyt e i ra te fiket. E ndihmojn e mbasi i dhane edhe pak uje pleqnari vjen ne vete por tash gjithecka ishte e kjarte. Malsorja kishte pas te drejte. A e kan pshtjelle tane se po due me e pshtjelle edhe nja per vete , si shume po e vononi kutine. Guri Sylaj |
Ish kane njani i Maticeves,burre i padokshem,i zi edhe i vogel.Doke nuk kish pase,po kishte knue mire kange malsorce qe kur knojke,lisat e malit kajshin.
Ishte kane ardhe nji nuse n'at katun si risht.Ni dite ish kane tu'shkue me mledhe sane n'bjeshke me do shoqe.Udha e kuale ish kane shpatit,neper mal,e udha e kamsorve ish kane kput perpjete,ma shkurt,per me dale n'bjeshke. I maticevci ish kane tu'u ngjite me kali malit.E kishte marre ni kange malsorce tuj knue.Kur dalin grate maje bjeshke,ku perpiqen dy rruget,e kuale edhe e kamsore,aty ishte kane nji krue.Ai kajkatari ish kane dale perpara e ishtu'i dhane kalit uje.Edhe ato grate ishin kane dale aty.Shoqet e veta i kallxuen nuses edhe i thane: _N'dash me e pa at kajkatarin,qeky asht. Ajo nusja,kur e pa,iu duk i keq e tha: Aiiii,zanin ja njefsha e me sy mos e pafsha :!: :wink: |
Shkon njani musafir tek miqte, dhe ne ode po e sheh te varur nje Ēifteli.
Po i pyet miqtė. More shumė e hijshme qenka ajo ēifteli, po a di kush prej jush me i ra? Ata i thojnė. Jo valla miko nuk dimė me i ra asnjė, po nėse ti din merre e mėshoi pak. Po tha miku i bie qė ē8ke me tė. E mori ky ēiftelinė dhe po i bjen, po edhe s`ja kishte fort zanat dhe burrat nė odė ulėn kokėn e po e ndėgjojnė, me i thėnė se s`po dinė me i ra se donte ndera dhe zakoni, por edhe dikur u lodhėn e po ja bėjnė me shenja plakut tė odės qė tė ndėrrmarrė diēka. Khė, khė u kollit plaku dhe musafiri qoi kokėn e po i thotė Hė Bacė a po tė pėlqen? More tha ky me mė pėlqy po shumė por ne e kemi njė adet Baco. Ne vėrtet s`dimjė me i ra por kur e bajmė bollė e dijmė. Musafiri uli kokėn i turpėruar. |
Heret bashkohen grate me shku e m'u ankue tu kadija pse po imarrin burrat ka dy gra.Mirepo njana koka kane me e mecme,paska pa'dite shkolle e thote:
_Mori gra,kadija i ka dy gra vete. Po dojme m'u kthye. _Shka bajme?_thone. _Dona me marue ni ankese e m'e cue tu perenija."A ban me hjek kete zakon?" _Me kan me e cue? _Me sorren e larme. Marrin e ja ngjesin n'bisht sorres 'larme lutjen per perenine. Tash,sa here si bertet sorra e larme"kerrk,kerrk",grate thone:"Haber i mire!"Cfare haberi i mire kur e kane vu lutjen n'bisht t'sorres! Edhe sote ka mete fjala:"n'bisht t'sorres"qe do me thane kurgja,pune e pakryme,sikur me kane n'anderr,por kur t'i del gjumi zhganderr,kurrgja s'ka,kur bahen premtime t'mdha e punet s'kryhen. :wink: |
Njani dojke me shku msit ne nifar veni e po e merr me vete edhe nje ndihmes. Rruges po i thot, kur une them se se djali i ka dy ekter toke , ti thuaj - jo more tre a kater e kesht me radhe.
Kur ia nisen muhabetit te msitnise , cka thojke msiti ky nihmaqari ia shtojke poak dhe ne fund msiti po thot , djali e ka veq nje behane ne njanin sy eshte qorr kur ky ndihemesi po thot: jo valla veq njanin po dyte. |
Njoni fukara i lodhur e i shkrete sa s'ka ku shkon, asgja mbas shpirtit veē trupin e shpirtin edhe don me nxane nuseee! E ēon nji msit te mentshem ma ia nxane nusen. Po ky msiti tu e dijte gjendjen e fukarasė, u nis te miku e po ia lype ēiken. Kur hine ne muhabet, e pveti miku:
- Po a ka najsend far irati ai djale bre, a ka gja e pasuni hiē? - Viq perpjete! - i thot msiti - Qysh ke kjo, viq perpjete? - e pveti miku. - Viq perpjete, s'ka ku shkon ma! - ia ktheu msiti. Edhe miku i besoj dhe ia dha ēiken edhe kur erdh koha me shkue miku me e pa dhendrrin, me dijte se kujt ia dha ēiken - nuk pat ēka me pa me sy - dipiduz njeri, pa asgja mbas shpirtit edhe iu kthye msitit: - Pse bre bure me more n'qafe k'shtu? - Jo tha msiti, nuk te mora n'qafe, po te thash - viq perpjete, se ma poshte s'ka ku shkon! |
Dikush mundohet me t'i lane kombte e arush's n'dore!
Njoni shkon tu ece neper bjeshke, e tpat, e zatetet ne nji arushe edhe ajo e mesyne e i bjen n'gjoks. Ky burri, i shperdhit, i zhdervjellte edhe ia kapi dy kambet e para arushes edhe nga tuta, i erdh e sjellnja mbas nji ahut, e shtini ahun ne mes tij e arushes dhe kur dojke me ia ngjite arusha, ky ia ngrehke njanen kambe edhe mbet ashtu pak kohe, tu u valavite me shpirt n'fyt. Kur qe erdh nji tjeter burre rruges dhe e pa kete burrin me kambe te arushes n'duer rreth ahut. - Hiii bre, ēka po ban ashtu? - O burre bre, hajde hajde shpejt, e mbaji keto dy kambe te arushes, se po du m'i mbyte. Ai burri tjeter udhtar, u mashtrua dhe shkoi e ia kapi kambet e arushes rreth ahut. Ky sa ia l'shoi n'duer, kambet e arushes, u largue edhe i tha: O diten e mire e bafsh dahi! - Qysh more - diten e mire, e m'i le kambet e arush's n'duer? _ O diten e mire e zoti ta bafte ēaren! - edhe shkoi rruges e ia la kambet e arushes n'dore! |
Mesiti po flet rreth marteses se mundshme te nje djali me vajzen e mikepritesit. Ne nderkohe, mikepritesi (baba i cikes) po e pyet mesitin, "[b]Po te ishte cika e jotja, a ja kishe ba per hajr?"[/b]
E mesiti po i pergjigjet, "[b]po te ishin keto fjale qe i fola, n'vend perhajr ja kisha ba!"[/b] |
Po man Hoxha ders node e po u thot burrave se gruja nuk asht musliman po ashte per musliman e edhe do fjale tjera jo t'mira e e zoja shpise e paska nije muhabetin . Kur e pruni darken, pule e pite i la n'shpi e ne ode e pruni do lang e do rasoj e po i thot Hoxhes - goja t'past n'qafe e.
Hoxha i menqem nuk bani za . Mbas nje kohe pe qet puna Hoxhen me ni ode tjeter e burrat po i thone - hajde hoxhe bana llaf , kallxona naj sen shka thot qetapi. Jo burra , tha Hoxha , me qitap asht gjynah me majt ders para darke!!! I juaji Guri Sylaj |
Njoni dojke me kalu Drinin, qe ish rrite e turbullue fort. E sheh tjetrin andej Drinit dhe i pisket: o shoq bre! - O hoja, ia ktheu ai. Po a hihet ne kete uje bre dahi? Po more, qysh nuk hihet! Ky shklup e n'uje e kur shkoi deri kah gjysa, ta muren valet e rrebta, e gati e mbyten. Nejse doli me shpirt n'fyt edhe iu dejtue atij tjetrit: Pse bre gati me more n'qafe, e kesh kah mbytna? Jo qe besa, e more veten n'qafe, se askush nuk te mori, se me the - a hihet ne kete uje, e nuk me the a mundem me dale - a dilet nga ky uje! Me hi hin kollaj po me dale asht zor!
|
Xhemajl obrija ish kane shkue m'i pajtu ni gjak n'Nahije t'Pejea.Ai,si u dufke me i ra mrena per pajtim,ish kane njeri ahmak edhe as s'u hypke,as s'u zhdrypke.Xhemajli i shkoi te dyert,ja lshoi ni za,po ai s'dojke me dale!
Duel nana e tij edhe po i thote Xhemajlit: _Kur asht shpija me s'ngushti? _Kur e ka belane mi krye!_i tha Xhemajli. _Po,Xhemajl aga,vec edhe ma ngusht a'shpija kur e ka ahmakun mrena se sa belane mi krye. :wink: |
Meselet jan si kroni ne bjeshke. Kur te duash me pi uje, ne kroje bjeshke, ne fillim duhet fry shiblave e mandej me pi uje te paster se perndryshe te mbushet goja plot shibla.
|
PSIKOLOG TE PERSHENDES.
KISHA PAS PER TY NJE PYETJE SI PSOKOLOGJIKE ASHTU EDHE PYTJE PER ODA BURRASH NE KOHEN E BALLISTAVE(L2B).NA KISHTE QEN NJI BURR(L.M.),MERR ME VETE EDHE TRE BURRA TE ARMATOSUR DHE NISET NE DREJTIM PER DRENIC. RRUGES I ZAN NATA DHE VENDOSIN ME BA KONAK TE (F.P.).SHKOJN ATY SI HYN BRENDA I MERR PUSHKET I ZOTI I SHPIS DHE I VAR NE BASKI NE MUR. MBAS NJA 2 ORE DMTH MBAS DARKE BJEN PUSHKA DHE E GODET NJERIN PREJ BURRAVE TE L.M. DHE VDES NE VEND. KUSH KUJ DUHET TI PERGJIGJET PER GJAK ME RRESPEKT |
Pershendetje i nderuari lekos!
Ju falendetroj qe me jeni drejtuar ne pyetjen tuaj , por do te pergjiogjem ne menyren e odave shqiptare. Ishte kan njehere nje babe dhe e kishte pasur nje dfjale hasreti. Palku kishte qellim dhe deshire qe ta martoj djalin me nje vajze te bukur qe se ka shoqin ne katun, por djali nuk e deshti at mendim te babes dhe u dashuru ne njen vajze te pa dokshme , e plaku nuk e respektoj aspak te rejen e vete. Dita dites , nje qen i plakut e kafshoj nje kojshi dhe e mbyti. U mbledhen pleqnaret dhe nisen te pleqnojn. Gjaku lypej per gjake , e plaku e kishte vetem nje djale ,. por gjaksi nuk zgjedhe kurre. Njani kerkonte keshtu , e tjetri kerkonte qe gjaku te mbetet borgj , por te shtyhet pak kohe. Nusja e pa bukur qe dikur plaku e urrente ishte duke e la sofren dhe ja vnoj veshin deres ne ode dhe po vezhgonte. Plaku u ngushtua nga fjalet e burrave dhe dul pak jasht te ajroset. Kur dul , e takoj tev ren e vete afer deres dhe i tha: Qka po vezhgon ti ketu , a eshte kjo pune per ty?! Nusja ju pergjegj: O babe , kjo eshte pune e vogel , e spo dij se qka po merzitesh , e nese ban ta pleqnoj une kete pune. Plaku njehere nuk pranoj n, por kur i erdhi koha ngusht dul dhe e thirri: Bijo si me ja ba. Nuk eshte zor bab , hyn ti ne ode se une vij tash per pak kohe. Nusja shkoj e mur qenin qe e kishte ba gjakun , dhe u fut ne ode. Burrat ja nisen e po bertasin: Nxirre jashte kete dreq se nuk e ka vendin ne ode ky. Jo tha nusja, ky eshte ai qe e ka ba gjakun se eshte hajvanat e pra ky e ka ba , e jo njeri. Pleqt nuk pranun qe te vrasin qenin per gjake, por nusja ja kishte varur qenit edhe lirat ne qaf e tha: Ose vrane , ose merrni lirat, njanen dysh po, se njeri nuk e qet menden e vete ne kafsh , se ska goje kjo. Ma ne fund pleqt e vendosen ti marrin lirat nga qafa e qenit dhe u krye kjo pleqni. Pra, nese pushka ka kersit veti e ka ra ne toke , e eshte vra dikush ajo eshte pa qellim , e ska se qka kerkohet gjaku aty , sepse pushken e mbush dreqi njehere ne vite , kan thene pleqt, e per pa qellim e pa plan as shteti nuk e ka denu askend . Besoj se te jam pergjugjur i nderuar. Kaloni mire. |
Lexova mendimet e juaja edhe ato te huazuara, por une kam edhe nje mendim tjeter:
Nese i zoti i shpise, ua ka marre pushket dhe i ka vare vet ne gozhda (sikur shkruan, lekos), e nje pushke paska ra dhe e paska vra nje nga ata, atehere gjaku shkon ne te zotin e shtepise - qe nuk e ka ngule gozhden mire, ose nuk e ka vare armen mire ne gozhde! Ky eshte mendimi im! Nderime, Odise |
Psikologu ka te drejt.
Shume me pergjegjes eshte mysafiri qe ka hy ne konak me arme te mbushur. Por ne kete rast -pleqet kete do t'a lenin si vrasje me pahiri. Kjo mun t'i ndodhte edhe me buke mysafirit, t'i mbetet mishi ne fyt dhe te vdes. Per kete rast nuk ka borgj. Gozhda ndoshta eshte ngule mire por koha e bene te veten dhe prej vjetersise a ndryshkut e ka leshu armen. Kurse te qeni duhet skjaru se ku ka ndodhe rasti . Ne oborre , ne rruge etj. Nese qeni vrahet ne oborrin e shtepise, vrasesi hyn borq nje gjak , jo per qenin por per qellimin per te cilin e ka kry kete veper. |
Mos be tjetrit , ate qe nuk do qe te bejn ty !!!
|
Per vrasje nga pushka e rene nga gozhda, kemi edhe raste tjera.
Pleqeria e ka ndare keshtu: nese eshte kepute rrupi i pushkes, gjakun e mbane pronari i pushkes, e nese e ka leshua gozhda, gjakun e mbane i zoti i shtepise! Keshtu edhe ndare gjyqi i popullit. Poashtu kemi rast tjeter: dy ushtare te rij, pasi moren municionin per pushket (se ne fillim iu japin pushke pa municion), njeri duke biseduar me shokun tjeter ushtar, ia drejton pushken ne loje, mahi shokut dhe duke mos e dijtur, se kishte harruar nje fyshek ne pushke, duke qeshur e ven ne shenje, ja tash e ke ne ball, ja tash e ke ne sy dhe ia rrudhe kembezen pushkes edhe e vret vdekur! Pleqeria mblidhen dhe thone se eshte vrasje pahiri, e paqellimte edhe dojne ta shuajne gjakun. Mirepo, njeri u thot: nuk eshte vrasje gjakhumbur dhe une e ndaj keshtu - qite ti djalin tend te qendroj tre-kater hapa larg (babait te vrasesit) edhe ky babai i djalit te vrame, le ta merr ne shenje me pushke te mbushur edhe a po ia ngreh kembezen! Keshtu nuk mbeti gjakhupur! [b]Askush nuk ka te drejte, ta quaj gjakhumbur, njeriun qe vrahet ne mes te njerezvet![/b] Odise |
Nje zot shpije qe kishte rreth tridhjete antare qohet e shkon te hoxha e i thot , kam ardhe me e shkru nje hajmali. Hoxha i thot- hajlkoft , po per ken ashtu.
Per robet e shpise se me jan tranu. Po sa rob jini? Me mu tridhjete e nja. Ani mire , dhe ia shkruen nja dhe kur ja jep ithot: kete hajmali baje ti e kurrkush mos t'a sheh. Jo bre burre une se kam per veti po per familje. Jo valla burr ksihovi baje ti se tridhet rob te trent e nje zotshpije me mene qikjo nuk ban vaki. |
_Njanit iu kish pa semu kau.E preu edhe mishin e ti e qiti m'i shite.Krejt e blene ka pak mish,vec kojshija i vet i pare jo.E dveti e shoqja:
_Po pse s'na bleve edhe neve nji kille mish? _Shuej_i tha burri_se kau a kane i smute e s'bahet mi honger mishin e ti,se po droj qe po smuhemi. _Po kur t'smuhen krejt katuni,cka po na duhet vec neve me mete t'shnoshe? :wink: |
Njani e qet kalin me e shit (atin e shales)
Nje marakli e edhe nevojtar afrohet me e ble dhe po e vet per cmim dhe per gjerat tjera - si n'pazar. Jaran asht shum i mire veq nje huj e ka , kur t'i hypsh tri here kcen perpjet. Jo valla nuk koka per mue se dy here po kcejka badihava. Qysh burr badihava. Po pode me t'paren mue me qet ne toke e dy here tjera po kcejka kot. |
Takohen njė ditė dy burra nė qytet duke kryer far pazari, fjalė mbas fjale krijojnė njė far miqėsie dhe ftojnė njeni tjetrin nė konak.
Secili shprehte deshiren qe tė ftoj mikun ne shtepin e vet dhe nuk mund tė bijnė nė ujdi, por ma ne fund vendosin me shku tek ai qe e ka shtepin ma afer. Duke shkuar nė shtepi, po i thot nikoqiri musafirit, qyre miko, kur tė shkojmė nė shpi, i kam bukur kallaballėk mashkuj, por njė prej tyre e kam si zaif prej kreje, asht pak noksan (i trent) e mos tė bie nė befasi. Po mirė de ia kthen musafiri ska problem ishalla veq me dor nuk luen. Nikoqiri i thot, jo jo me dor nuk luen por me goj bluen shum. Kur shkojnė nė shtepi, i zoti i shtėpis e ul mysafirin nė ball tė oxhakut e po i ban muhabet. Dikur ma von i zoti i shpis po i thot njenit prej djemve, o biro qou e qitna nga nji qaj tė nxehtė qaty. Ky djali qohet e merr xhygymin e tja kthen ujin nė oxhak e i len edhe pa qaj edhe pa zjarm me u mberdhi e del jasht. Po e pyet mysafiri tė zotin e shtepis, a asht qeky ai i trenti? I zoti i shtepis ja kthen jo valla qeky nuk o kon deri tash i trent po qetash tek u tranu, he mozomakeq se boll e kam pas nja e tani mu ban dy. |
Njera prej me te mirave qe e kam lexu deri tani.
Dilaver te falemnderit - topi s'e luan. Dy djem te ri udhtonin bashk dhe besa ishin edhe shike te mire . Gjat rruges njeri po i tote : shih sa bukur e paskan qethe ket livadh. Ai tjetri po i thot ; nuk e kan qethe po e kan rrue. Jo qethe , jo rrue dhe erdhe deri te konflikti. Mbas shume viteve , ishin plake , takohen prap ne njefar neje kur njani po thot kqyrne qit plakun ktu , kur jemi kan te ri jemi rreh per ni livadh ky thojke e kan qethe , une thojsha e kan rrue dhe i nrrum do grushta , po athere jena kan axhami. K ur ai tjetri po i thot pode e kishin pa qethe , ky ia kthej jo qethe po rrue dhe po s'paten me ju hi burrat nermjet ata paten me z rreh prap. ************************************************************** Femije e axhami, i ri e telashegji, i keq e jardamgji, fukara e tereqi, burr e hujli, e plak e dilinxhi.......... |
Ishin kan taku rrugės njė herė njė zotni nė Kali me njė fshatar nė Gomar.
Ruga ku po kalonin ishte njė pėrpjetėz e madhe. Kali i pėrton pėrpjetzės kurse Gomari ngjitet si Dhi. Po e shikon Zotnia dhe po quditet. Vendosi ta blejė atė Gomar dhe ta quaj At. Pas disa ditėve i erdhi radha Zotėrisė tė hypė nė Gomar pėr tė shkuar dikund, gjatė rrugėtimit tė tij filloi tė binte shi. Udha nė pikė tė rrafshit u bė balt dhe ujė e Gomari filloi tė bėjė naze. U ba nervoz zotnia e po i thot. -"O kam ba be mos me tė quajt mė nė emėr se ti ai i moqmi je." |
E dveten Brahim bajramin ne ode burrash: qysh ta merr mendja, qysh asht muhabeti i burrave? Po tha Brahimi: E kini pa magarin me barre ngarkue? Po i thane ata. Vetem nje guri me ia qite njanes barre, randon e i bje barra ndershej!
K'shtu nuk bohet balleperballe muhabeti i burrave! |
Shkojnė disa Hajna me vjedh nė nė njė stėpi.
I Zoti i shtėpisė i ndėgjon dhe merr ēiften, del nė oborr dhe shkrep pėrpjet pėr me i tremb hajnat. Njėri qė kishte hipė nė kumbull, bėrtiti me tė madhe. Mos se mė vrave. Eh tha i zoti i shtėpisė, veq nė paqe hip nė Kumbull se ndryshe s`kam si tė vras. |
ODISE HALLALL
TE PERSHENDES |
NE NJE RAST DASHUROHEN 2 TE RIJ
NDERSA FAMILJET NUK U LEJOJN... DJALOSHI NUK KA KURRFAR ZGJIDHJE DHE E LEN VAJZEN SHTATZEN... KUR NDEGJON BABAI I VAJZES E RREH QAQ SHUM SAQE VAJZA E HUMB FRYTIN(FEMIUN). PASTAJ KY DJALOSHI APO BABAI I FEMIJES SE HUMBUR LYP NGA BABAI I QIKES GJAKUN....... SI E SHPJEGONI JU SI PERFUNDON KJO RAST QKA MENDONI???? |
LEKOS
Familja e djalit kerkon nje gjak sepse "i eshte derdhur mielli i gatshem nga thesi" Familja e vajzes i thot se nuk i ka asnje gjak borgj sepse "kurrkush nuk i ka thene qe miellin e gatshem me e qit ne thes te huaj" Me nderime Guri Sylaj |
Kush don me pi uje ne krua te mos pritoj me ju fry shiblave....
|
Nė njė ndejė dimri tek po bisedonin disa veta, befas u dėgjuan tė lehura tė ashpra qenėsh.
Pasi pushuan sė lehuri qenėt, priti e foli njėri: -Burra, para dy ditėsh, herėt nė mėngjes sa nuk mė kanė bėrė copė e grimė tre qenė! Priti e foli njėfar Delia nga Gjilani: -He, ty tre, po mua qė besa para njė jave desh mė shkyen nja 25 qenė! -Nuk po habitem se si paske shpėtuar, -ja priti tjetri, -sa po habitem se si paske mundur t'i numėrosh aq sakt nė gjithė atė rrėmujė... |
Kishin vdekur tri gra dhe shkojnė nė amshueshmėri tek Xhebraili pėr tju treguar se a ju takon parajsa apo ferri.
E merr Xhebraili dosjen e gruas sė parė pėr tė shiquar se a ka bėrė ndonjė mėkat apo jo , dhe qka me pa ajo nuk kishte qenė fort e rehatshme dhe kishte shume mėkate. Xhebraili ia jep ēelėsat e Mercedesit 600SL dhe i tregon me gisht rrugėn kah ferri. I vie radha tė dytės e cila kishte mė pak mėkate dhe Xhebraili po ia jep ēelėsat e Golf katėrshit dhe po i tregon me gisht rrugėn kah ferri. I vie radha edhe tė tretės e cila nuk kishte mėkate dhe Xhebraili po ia dhuron krahėt dhe po i tregon rrugėn kah parajsa. Kjo po fillon tė ankohet se si ėshtė e mundur qė kjo i fitoj vetėm krahėt kurse tė dy tė tjerat fituan edhe vetura.Xhebraili po kthen pėrgjegjėjen: - Shiqo, Ēurė ke qenė nė tokė dhe se Ēurė do tė mbetesh nė qiell! :P |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:23. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.