Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mėsime nga Kurani (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=136)
-   -   Kur`ani ne shqip (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17849)

Daja POLIC 17-10-05 17:17

[b]82 - Infitar[/b]


1. E kur tė ēahet qielli.
2. Dhe kur tė shkapėrderdhen yjet.
3. Dhe kur tė pėrzihen detet.
4. Dhe kur tė trazohen varret.
5. Atėbotė secili njeri e din se ēka punuar dhe ēka ka lėnė prapa!
6. O ti njeri po ē’tė mashtroi ty kundrejt Zotit tėnd qė ėshtė bujar e i urtė?
7. I cili tė krijoi, tė pėrsosi dhe tė drejtoi.
8. Tė formėsoi nė formėn qė Ai dėshiroi!
9. Jo, nuk ėshtė ashtu. Ju pėrgėnjeshtroni ditėn e pėrgjegjėsisė.
10. Kurse ndaj jush janė pėrcjellėsit!
11. Janė shkrues tė ndershėm te All-llahu.
12. Ata e dinė se ēka punoni.
13. E s’ka dyshim se tė mirėt janė nė kėnaqėsinė e pėrjetimeve (nė Xhennet).
14. Dhe se mėkatarėt janė nė Xhehennem.
15. Aty futen ata ditėn e gjykimit (tė cilėn nuk e besonin).
16. Dhe nuk kanė tė larguar prej tij.
17. E ē’tė mėsoi ty se ē’ėshtė dita e gjykimit?
18. Pėrsėri, ē’tė mėsoi ty se ē’ėshtė dita e gjykimit?
19. Ėshtė dita kur askush, askujt nuk do tė mund t’i ndihmojė asgjė; atė ditė e tėrė ēėshtja i takon vetėm All-llahut!

Daja POLIC 17-10-05 17:18

[b]83 - Mutaffifin[/b]


1. Tė mjerėt ata qė masin e peshojnė.
2. Ata qė kur matin prej njerėzve prej njerėzve, pėr vete e plotėsojnė,
3. E kur u matin tė tjerėve ose u peshojnė, u lėnė mangu.
4. A nuk e donė tė tillėt se kanė pėr t’u ringjallur?
5. Nė njė ditė tė madhe,
6. Nė ditėn kur njerėzit ngriten (prej varrezave) pėr tė dalė para Zotit tė botėve.
7. Jo, tė mos rrinė gafil! Se shėnimet e veprave tė mėkatarėve janė nė Sixhin (nė njė libėr shėnimesh tė tė kėqijave mė tė
dėmshme).
8. E, ku e di ti se ē’ėshtė sixhini?
9. Ai ėshtė njė libėr i qendisur (nė njė qeli nė fund tė burgut).
10. Atė ditė ėshtė shkatėrrimi pėr gėnjeshtarėt.
11. Tė cilėt nuk e besojnė ditėn e pėrgjegjėsisė.
12. E atė ditė nuk e mohon kush, pėrveē atij qė ka sharruar tepėr nė mosbesim e nė punė tė kėqija.
13. E qė kur i lexohen atij argumentet Tona, thonė: “Legjenda tė tė parėve!”
14. Jo, nuk ėshtė ashtu! Por tė kėqijat qė i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.
15. Jo dhe Jo! Atė ditė do tė jenė tė penguar prej (ta shohin) Zotit tė tyre.
16. Pastaj ata do tė hyjnė nė Xhehennem.
17. Dhe do t’u thuhet: “Ky ėshtė ai tė cilin e keni pėrgėnjeshtruar!”
18. Jo, nuk janė tė njejtė! Se libri i tė mirave gjendet nė Il-lijjinė!
19. E ku e di ti se ēka ėshtė Ilijunė?
20. Ėshtė njė llibėr i qendisur qartė.
21. Tė cilin e dėshmojnė engjėjt qė janė mė tė tė afėrmit.
22. E s’ka dyshim se vepėrmirėt janė nė pėrjetime e kėnaqėsi (Xhennet).
23. Tė mbėshtetur nė kolltukė vėshtrojnė.
24. Nė fytyrat e tyre mund tė kuptosh kėnaqėsinė e pėrjetimeve.
25. U jepet tė pijnė pije nė enė tė mbyllura.
26. Pije qė nė fund asaj i vjen era misk! E pėr shpėrblim tė tillė le tė garojnė ata qė lakmojnė tė mirėn.
27. Dhe pėrzierja e asaj pije ėshtė nė tensim (uji mė i mirė).
28. Krua nga i cili do tė pijnė mė tė afėrmit e Zotit.
29. Mėkatarėt ishin ata tė cilėt i pėrqeshnin ata qė besuan.
30. Dhe kur kalonin (besimtarėt) pranė (idhujtarėve), ata ia bėnin me sy njėri-tjetrit.
31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin tė kėnaqur.
32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarėt) janė tė humbur!”
33. Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarėt) si rojė tė atyre (besimtarėve).
34. E sot, (nė ditėn e gjykimit), ata qė besuan do tė tallen me jobesimtarėt.
35. Duke qėndruar tė mbėshtetur (besimtarėt) nė kolltukė e duke shikuar.
36. A thua a u shpėrblyen jobesimtarėt pėr atė qė punuan? (Po)

Daja POLIC 17-10-05 17:19

[b]84 - Inshikak[/b]


1. Kur tė pėlcet qielli.
2. T’i bindet urdhėrit tė Zotit tė vet, ashtu si takoi.
3. Dhe kur toka tė shtrihet nė gjerėsinė e saj.
4. E tė nxjerr ēka ka brenda e tė ēlirohet,
5. Dhe t’i bindet Zotit tė saj, ashtu si takoi.
6. O ti njeri, vėrtet ti pėrpiqesh me njė pėrpjekje tė madhe qė ēon te Zoti yt, e atė (pėrpjekje) do ta gjesh.
7. E pėrsa i pėrket atij qė libri i vet i jepet nga e djathta,
8. Ai do tė llogaritet me njė llogari tė lehtė,
9. Do tė kthehet te familja e vet i gėzuar.
10. E pėrsa i pėrket atij qė libri i vet i jepet pas shpinės,
11. Ai do t’i ndjellė vetes shkatėrrim,
12. Dhe do tė hyjė nė zjarr tė ndezur fort.
13. Ai ka qenė i gėzuar nė familjen e vet,
14. Dhe ka menduar se nuk ka pėr t’u kthyer.
15. Po, se, vėrtet Zoti i tij gjithnjė e ka parė atė.
16. Betohem nė kuqėrrimin e horizontit pas perėndimit,
17. Dhe nė natėn dhe ēka ajo tubon,
18. Dhe nė hėnėn kur ajo ėshtė e plotė.
19. Ju patjetėr do tė pėrjetoni gjendje pas gjendjeje.
20. E, ēka kanė ata qė nuk besojnė?
21. Dhe kur u lexohet atyre Kur’ani, nuk pėrulen (nuk bien nė sexhde)?
22. Pėrkundrazi, ata qė nuk besuan edhe pėrgėnjeshtrojnė?
23. E All-llahu e di mė sė miri se ēka mbajnė fshehtė ata!
24. Lajmėroji, pra me njė dėnim tė dhembshėm.
25. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan e bėnė vepra tė mira, tė cilėt kanė shpėrblim tė vazhdueshėm!

Daja POLIC 17-10-05 17:19

[b]85 - Buruxh[/b]


1. Pasha qiellin me plot yje,
2. Pasha ditėn e premtuar,
3. Pasha atė qė dėshmon dhe atė qė dėshmohet!
4. Mallkuar qofshin ata tė zotėt e hendeqeve,
5. Tė zjarrit mė plot lėndė djegėse,
6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
7. Dhe dėshmonin atė qė bėnin me besimtarėt.
8. E nuk patėn pse t’i urrejė, pėrveē qė e besuan All-llahun, ngadhėnjyesin, tė lavdėruarin,
9. Tė cilit i takon sundimi i qiejve e i tokės;, e All-llahu ėshtė dėshmitar i ēdo sendi.
10. Ėshtė i sigurt se ata qė i sprovuan besimtarėt dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanė dėnimin e Xhehennemit dhe
dėnimin e djegies.
11. Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata kanė Xhennete nėn tė cilėt burojnė lumenj. e ai ėshtė suksesi mė i madh.
12. Ėshtė e vėrtetė se goditja e Zotit tėnd ėshtė e fortė.
13. Nė tė vėrtetė, Ai ėshtė qė e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
14. Ai ėshtė qė falė mėkatet, ėshtė i dashur.
15. Ėshtė i zoti i Arshit, tė madhėruar!
16. E punon atė qė dėshiron.
17. A tė ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
18. Tė faraonit dhe tė Thmeudit?
19. Por, kėta qė mohuan (idhujtarėt), vazhdojnė me gėnjeshtėr.
20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpėtojnė)!
21. Pėrkundrazi, (ata qė gėnjejnė), ai ėshtė Kur’an i famshėm.
22. Nė njė pllakė tė ruajtur mirė (nė Levhi Mahfudhė).

Daja POLIC 17-10-05 17:19

[b]86 - Tarik[/b]


1. Pasha qiellin dhe yllin ndriēues (tė natės)!
2. E ku e di tise ēka ėshtė tariku - trokitėsi?
3. Ai ėshtė ylli qė shpon (errėsirėn me dritė).
4. Nuk ka asnjėri njeri qė ndaj tij tė mos ketė pėrcjellės.
5. Le tė shikojė njeriu se prej ēkahit ėshtė krijuar?
6. Ai ėshtė krijuar prej njė uji qė hidhet fuqishėm,
7. E qė del nga kurrizi i shpinės dhe dėrrasa e gjoksit.
8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejė nė jetė atė.
9. Ditėn kur do tė gjurmohen tė fshehtat.
10. E ai (njeriu) nuk ka forcė as ndihmėtarė.
11. Pasha qiellin qė kohė pas kohe kthehet me shi.
12. Edhe kohėn qė qahet pėr bimė.
13. Ėshtė e vėrtetė se ai (Kur’ani) ėshtė fjalė qė dallon - gjykon.
14. Nuk ėshtė ai i parėndėsishėm (lojė e kotė)!
15. Ata vėrtetė bėjnė kurtha.
16. Po edhe Unė pėrgatis dėshtimin e kurtheve tė tyre!
17. E ti jobesimtarėt jepju afat, afatizoi ata pak.

Daja POLIC 17-10-05 17:20

[b]87 - A'la[/b]


1. Madhėroje emrin e Zotin tėnd tė Lartė!
2. I cili krijoi dhe pėrsosi,
3. Dhe i cili pėrcaktoi e orientoi,
4. Dhe i cili mundėsoi mbirjen e kullosės;
5. E pastaj atė e bėri mbeturinė tė zezė.
6. Ne do tė lexojmė ty e nuk do tė harrosh (Kur’anin).
7. Pėrveē asaj qė All-llahu dėshiron. Ai e di tė haptėn e tė fshehtėn.
8. Dhe Ne do ta lehtėsojmė ty mė tė lehtėn.
9. Pra kėshillo aty ku kėshilla bėn dobi.
10. Do tė kėshillohet ai qė ka frikė,
11. Ndėrsa do tė shmanget mė i keqi,
12. I cili do tė hyjė nė zjarrin e madh.
13. Pastaj nuk do tė vdesė nė tė, por as nuk do tė jetojė.
14. Ka shpėtuar ai qė ėshtė patruar.
15. Qė e pėrkujton emrin e Zotit tė vet dhe falet.
16. Po ju i jepni pėrparėsi jetės sė dunjasė,
17. Ndėrsa ahireti (amshimi) ėshtė mė i mirė dhe e pėrjetshėm.
18. Vėrtet kjo ishte nė broshurat e lashta:
19. nė broshurat e Ibrahimit dhe tė Musait.

Daja POLIC 17-10-05 17:21

[b]88 - Gashije[/b]


1. A tė erdhi ty lajmi pėr belanė qė kaplon (kijameti)?
2. Atė ditė sheh fytyra tė pėrulura,
3. Tė lodhura e tė rraskapitura (nga mundimi).
4. Ato hyjnė nė zjarrin tė ndezur fort,
5. U jepet tė pijnė prej njė kroi tė valė.
6. Ata kanė ushqim tjetėr pos njė barishte me ferra helmuese.
7. Qė as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.
8. Atė ditė dheh fytyra tė ndritshme,
9. Tė kėnaqura pėr veprimet e veta,
10. Nė Xhennet tė shkallės sė lartė,
11. Aty nuk dėgjojnė fjalė tė pakėndshme,
12. Aty ka kroje qė rrjedhin,
13. Aty kanė shtretėr tė lartė,
14. Dhe gastare tė vėna pranė,
15. Edhe jastekė tė renduar pėr mbėshtetje,
16. Edhe qilima tė shtruar.
17. A nuk i shikojnė devet se si janė krijuar?
18. Edhe qiellin se si ėshtė ngritur lart!
19. Edhe kodrat se si janė venduar!
20. Edhe tokėn se si ėshtė shtruar!
21. E ti pra, kėshillo, se je vetėm pėrkujtues,
22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotėrues!
23. Pėrveē atij zbrapset e nuk beson,
24. All-llahu atė me vuajtje e dėnon.
25. Vetėm te Ne kthimin e kanė.
26. Dhe vetėm detyrė Jona ėshtė llogaira e tyre.

Daja POLIC 17-10-05 17:21

[b]89 - Fexhr[/b]


1. Pasha agimin!
2. Pasha dhjetė netėt!
3. Pasha ēiftin dhe pasha tekun!
4. Pasha natėn qė shkon!
5. A janė kėto betime pėr tė menēurin?
6. A nuk e i ti se ē’bėri Zoti yt me Ad-in?
7. Me banorėt e Iremit me ndėrtesa tė larta?
8. Qė si ata (populli Ad) nuk ėshtė krijuar askush nė tokė!
9. Dhe me Themudin, tė cilėt shpuan shkėmbinj nė luginėn (kura),
10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
11. Tė cilėt e tepruan me krime nė tokė.
12. Dhe nė tė shtuan shkatėrrimin.
13. E All-llahu kundėr tyre lėshoi lloj-lloj dėnimesh.
14. Pse Zoti yt ėshtė qė pėrcjell (u rri nė pritė).
15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotė: “Zoti im mė ka nderuar!”
16. Por, kur pėr ta sprovuar ia pakėson furnizimin (e varfėron), ai thotė: “Zoti im mė ka nėnēmuar!”
17. Jo, nuk ėshtė ashtu! Por (punoni edhe mė zi) ju nuk pėrfillnit bonjakun,
18. Nuk cytni njėri-tjetrin pėr ta ushqyer tė varfėrin,
19. Dhe ju e hani me tė madhe trashėgimin (padrejtė).
20. Dhe pasurinė e doni sė tepėrmi.
21. Jo, mosni ashtu! Kur tė dridhet toka njėpasnjėshėm!
22. Dhe kur tė vijė Zoti yt dhe engjėjt qėndrojnė rradhė-rradhė!
23. Dhe atė ditė sillet Xhehennemi, ditėn kur pėrkujtohet njeriu, e ē’dobi i bėn atij pėrkujtimi?
24. Thotė: “O, i gjori unė, sikur tė isha i parapėrgatitur pėr jetėn time!”
25. Pra, ditėn kur nuk dėnon si Ai askush.
26. Dhe nuk do tė farkojė pranga si Ai askush.
27. O shpirt i qetėsuar!
28. Kthehu te Zoti yt i kėnaqur (pėr vehte) e kėnaqės (pėr Zotin)!
29. Hyr mes robėrve tė Mi!
30. Dhe hyr nė Xhennetin Tim!

Daja POLIC 17-10-05 17:22

[b]90 - Beled[/b]


1. Betohem nė kėtė qytet!
2. E ti je qė gjendesh nė kėtė qytet!
3. Betohem nė prindin dhe nė atė qė lind prej tij!
4. Vėrtet, Ne e krijuam njeriun nė vėshtirėsi tė njėpasnjėshme.
5. A mendon ai, se atė nuk mund ta mposhtė askush?
6. E thotė: “Unė kam shpenzuar shumė pasuri!”
7. A mendon ai se atė askush nuk e ka parė?
8. A nuk i dhamė Ne atij dy sy?
9. Edhe gjuhė e dy buzė?
10. Dhe i sqaruam atij pėr tė dy rrugėt.
11. E ai nuk u hodh nė pėrpjetėzen (rrugė e vėshtirė - qafėmalit).
12. E ē’gjė tė mėsoi ty se ē’ėshtė Akabe (rruga e vėshtirė)?
13. Ėshtė lirimi i njė skllavi,
14. Ose dhėnia e ushqimit nė kohėn kur mbretėron uria:
15. Ndonjė jetimi qė ėshtė i afėrt,
16. Ose ndonjė tė varfėri qė e ka molisur varfėria.
17. E pastaj tė bėhej prej atyre qė besuan, qė kėshilluan njėri-tjetrin pėr durim dhe qė kėshillluan pėr mėshirė (pėr ndihmė).
18. Tė tillėt janė tė zotėt e anės sė djathtė.
19. Ndėrsa ata qė nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanė tė tė majtės.
20. Kundėr tyre ėshtė zjarri i mbyllur.

Daja POLIC 17-10-05 17:22

[b]91 - Shems[/b]


1. Pasha diellin dhe dritėn e tij!
2. Pasha hėnėn kur vjen pas tij!
3. Pasha ditėn kur ai (dielli) e shndrit!
4. Pasha natėn kur ajo e mbulon atė (dritėn e diellit)!
5. Pasha qiellin dhe Atė qė e ndėrtoi atė!
6. Pasha tokėn dhe Atė qė e shtriu atė (e sheshoi)!
7. Pasha njeriun dhe Atė qė e krijoi atė!
8. Dhe ia mėsoi se cilat janė tė kėqijat dhe tė mirat e tij.
9. Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten.
10. E ka dėshtuar ai qė e poshtėroi vetveten.
11. Themudi pėrgėnjeshtroi pėr shkak tė arrogancės sė vet.
12. Kur mė i keqi i tyre u ngrit me tė shpejtė.
13. e Pejgamberi atyre u pat thėnė: “Kinie kujdes devenė e All-llahut dhe ndaj pengimit tė saj qė tė pijė ujė.
14. Ata nuk i besuan atij dhe atė (devenė) e therrėn dhe Zoti i tyre pėr shkak tė mėkatit tė tyre ua rreshtoi ndėshkimet dhe i
rrafshoi,
15. Duke mos iu frikėsuar prapavisė sė atij (ndėshkimi).

Daja POLIC 17-10-05 17:23

[b]92 - Lejl[/b]


1. Pasha natėn qė me errėsirė mbulon gjithėsinė!
2. Pasha ditėn kur ajo shkrepėtin!
3. Pasha Atė qė krijoi mashkullin e femrėn!
4. Vėrtet, veprimi juaj ėshtė i lloj-llojtė.
5. E sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet,
6. Dhe vėrteton bindshėm pėr mė tė mirėn,
7. Ne do ta pėrgatisim atė pėr mė tė lehtėn.
8. E sa i pėrket atij qė bėn koprraci dhe ndien veten tė pavarur (nga Zoti),
9. Dhe qė mohon atė mė tė mirėn,
10. Ne do ta pėrgatisim pėr mė tė vėshtirėn.
11. E pasuria e tij nuk do t’i bėjė dobi, kur ai tė zhduket.
12. Detyrė e jonė ėshtė vetėm tė udhėzojmė.
13. Dhe vetėm e Jona ėshtė bota tjetėr si dhe kjo.
14. Unė ua kam tėrhequr vėrejtjen pėr zjarrin tė ndezur fort.
15. Qė aty nuk hyn tjėtėrkush, pos atij qė ėshtė mė i prishuri.
16. I cili pėrgėnjeshtroi dhe u zmbraps.
17. Ndėrsa ai qė ėshtė mė i devotshėm do tė jetė larg tij.
18. Ai qė e jep pasurinė e vet e pastrohet,
19. E jo pėr ta shpėrblyer ndokė qė i ka bėrė mirė mė parė.
20. Por vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė vet, mė tė lartit,
21. Pėr Zotin, ai do tė gėzojė atė kėnaqėsi!

Daja POLIC 17-10-05 17:24

[b]93 - Duha[/b]


1. Pasha paraditėn!
2. Pasha natėn kur shtrinė errėsirėn!
3. Zoti yt nuk tė ka lėnė, as nuk tė ka pėrbuzur.
4. Dhe se bota e ardhshme ėshtė shumė mė e mirė pėr ty se e para.
5. E Zoti yt do tė jepė ty, e ti do tė kėnaqesh.
6. A nuk tė gjeti ty jetim, e Ai tė bėri vend (tė dha pėrkrahje).
7. Dhe tė gjeti tė paudhėzuar e Ai tė udhėzojė.
8. dhe tė gjeti tė varfėr, e Ai tė begatoi.
9. Pra, mos e pėrul jetimin!
10. As lypėsin mos e pėrzė!
11. E me tė mirat qė tė dha Zoti yt, trego (udhėzo njerėz)!

Daja POLIC 17-10-05 17:24

[b]94 - Inshirah[/b]


1. A nuk ta hapėm ne gjoksin tėnd?
2. Dhe Ne hoqėm prej teje barrėn tėnde,
3. E cila shtypte shpinėn tėnde.
4. Dhe Ne, ta ngritėm lartė famėn tėnde?
5. E, pa dyshim se pas vėshtirėsisė ėshtė lehtėsimi.
6. Vėrtet, pas vėshtirėsisė vjen lehtėsimi.
7. E kur ta kryesh (obligimin), atėbotė mundohu me adhurim (All-llahut).
8. Dhe, vetėm te Zoti yt pėrqėndro synimin!

Daja POLIC 17-10-05 17:25

[b]95 - Tin[/b]


1. Pasha fikun dhe ullirin!
2. Dhe (kodrėn) Turi Sina-en!
3. Dhe kėtė qytet tė sigurisė!
4. Vėrtet, Ne e krijuam njerin nė formėn mė tė bukur.
5. Pastaj e zbritėm atė nė mė tė ultin e tė ultėve.
6. Pėrveē atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira; ata kanė shpėrblim tė pandėrprerė.
7. E pas gjithė kėsaj, ē’tė shtyri tė pėrgėnjeshtrosh ditėn e shpėrblimit (pėrgjegjėsisė)?
8. A nuk ėshtė All-llahu mė i urti gjykuesve?

Daja POLIC 17-10-05 17:25

[b]96 - 'Alek[/b]


1. Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi.
2. Krijoi njeriun prej gjakut tė ngjizur.
3. Lexo pėr Zotin tėnd Bujar!
4. Ėshtė Ai qė ua mėsoi pendėn.
5. Ia mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte.
6. Jo, ėshtė e vėrtetė se ai i kalon kufintė,
7. Pėr shkak se e ndien veten tė pavarur.
8. Po kthimi ėshtė vetėm te Zoti yt.
9. A mė tregon atė qė pengon,
10. njė rob kur ai falet?
11. ē’mendon kur ai (robi) ėshtė nė rrugė tė drejtė?
12. Ose ai (rob) urdhėroi pėr sinqeritet.
13. A mė trego nėse ai pėrgėnjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)?
14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
15. Jo, Jo! Nėse nuk tėrhiqet, vėrtet do ta kapim pėr flokėsh mbi ballin.
16. Floku rrenacak, mėkatar.
17. E ai le t’i thėrret ata tė vetėt.
18. Ne do t’i thėrrasim zebanitė.
19. Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me tė.

Daja POLIC 17-10-05 17:26

[b]97 - Kadr[/b]


1. Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė natėn e Kadrit.
2. E ē’tė bėri ty tė dijsh se ē’ėshtė nata e Kadrit?
3. Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!
4. Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėj dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje.
5. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit.

Daja POLIC 17-10-05 17:27

[b]98 - Bejjine[/b]


1. Ata nga ithtarėt e librit dhe idhujtarėt, tė cilėt nuk besuan, nuk iu ndanė (besimit tė tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartė,
2. I dėrguari prej All-llahut, qė lexon fletė tė pastra,
3. Nė tė cilat ka vetėm dispozita tė drejta.
4. Dhe ata tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, nuk u ndanė vetėm pasi qė u erdhi argumenti.
5. E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė
largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė.
6. S’ka dyshim se ata, tė cilėt nuk besuan nga ithtarėt e librit dhe nga idhujtarėt, do tė jenė nė zjarrin e Xhehennemit, aty do tė
jenė pėrgjithmonė. Tė tilėt janė krijesa mė e dėmshme.
7. Ndėrsa, ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, tė tillėt janė krijesa mė e dobishme.
8. Shpėrblimi pėr ta te Zoti i tyre janė: vendet ne Xhennete nėpėr tė cilėt burojnė lumenj, e aty janė pėrgjithmonė, pakėputur.
All-llahu ėshtė i kėnaqur ndaj tyre, e edhe ata tė kėnaqur prej Tij. E ky ėshtė pėr atė, qė i ka pasur frikėn Zotit tė vet.

Daja POLIC 17-10-05 17:27

[b]99 - Zilzal[/b]


1. Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme,
2. Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė mbrendinė e saj (barrėn nga brenda),
3. Dhe njeriu tė thotė: “ē’ka kjo (qė bėn kėtė dridhje)?”
4. Atė ditė, ajo i rrėfen tregimet e veta,
5. Ngase Zoti yt e ka urdhėruar atė.
6. Atė ditė njerėzit shfaqen tė ndarė nė grupe qė tė shpėrblehen pėr veprat e tyre.
7. E kushe punoi ndonjė tė mirė, qė pėshon sa grimca, atė do ta gjejė.
8. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe sa grimca, atė do ta gjejė.

Daja POLIC 17-10-05 17:28

[b]100 - 'Adijat[/b]


1. Pasha vrapuesit e shpejtė (kuajt) qė hingėllojnė!
2. E qė me thundrat e tyre nxjerrin xixėllima zjarri nga gurėt,
3. Dhe tė cilėt vėrsulen herėt nė agim.
4. E me tė (vėrsulje) atėherė ēojnė pluhur.
5. Dhe ashtu hidhen nė mesin e grumbullit (tė armikut).
6. Vėrtet, njeriu ėshtė pėrbuzės ndaj Zotit tė vet.
7. Edhe vetė ėshtė dėshmues i asaj (pėrbuzje).
8. Dhe ai ėshtė qė shumė e do pasurinė.
9. A nuk e di ai se kur tė nxirret ēka ėstė nė varreza?
10. Dhe tė tubohet (tė dalė nė shesh) ajo qė ishte nė gjoksa.
11. E atė ditė, pa dyshim Zoti i tyre ėshtė i njohur pėr punėn e tyre.

Daja POLIC 17-10-05 17:28

[b]101 - Kari'a[/b]


1. Krisma e kijametit.
2. Ē'ka ėshtė krisma?
3. Dhe ē’tė mėsoi ty se ē’ėshtė krisma?
4. Ajo ėshtė ditė kur njerėzit bėhen si insekte tė shpėrndara.
5. Dhe kodrat bėhen si leshi i shprishur.
6. E sa i pėrket atij qė i rėndohet peshoja e veprave tė tij,
7. Ai ėshtė nė njė jetė tė kėndshme.
8. Ndėrsa, atij qė ka peshojėn e lehtė tė veprave tė tij,
9. Vendi i tij do tė jetė nė Havije.
10. E ē’ėshtė ajo qė tė njoftoi ē’ėshtė ai (Havije)?
11. Ėshtė zjarri me nxehtėsi shumė tė lartė.

Daja POLIC 17-10-05 17:29

[b]102 - Tekathur[/b]


1. Juve u preokupoi pėrpjekja pėr shumimin (e pasurirė, tė fėmijve, tė pozitės)!
2. Derisa tė mos vizitoni varrezat (tė bėheni banues tė tyre - tė vdisni).
3. Jo, nuk ėshtė ashtu! Gjithsesi kėtė do ta kuptoni mė vonė!
4. Pėrsėri jo, jeni gabim! Mė vonė do ta kuptoni!
5. Jo, pse, sikur ta dinit me njė dije tė sigurt (nuk do tė bėnit ashtu).
6. Ju pa tjetėr do ta shihni Xhehennemin.
7. Madje atė do ta shihni tė bindur plotėsisht.
8. Pastaj nė atė ditė do tė pyeteni pėr tė mirat (e dynjas).

Daja POLIC 17-10-05 17:29

[b]103 - 'Asr[/b]


1. Pasha kohėn!
2. Nuk ka dyshim njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt.
3. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin
t’i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm.

Daja POLIC 17-10-05 17:30

[b]104 - Humeze[/b]


1. Mjerė pėr secilin qė e ofendon e pėrqesh (njerėzit),
2. Qė ka tubuar pasuri dhe qė atė e ruan tė mos i pakėsohet.
3. E mendon se pasuria e tij do tė bėjė tė pėrjetshėm.
4. Jo, tė mos medojė ashtu! Se ai pa tjetėr do tė hidhet nė Hutame.
5. E ēka dini ti se ē’ėshtė Hutame?
6. Ėshtė zjarri i All-llahut i ndezur fort.
7. Qė depėrton deri nė loēkė tė zemrės.
8. Ai i mbyll ata, ua zė frymėn.
9. Ata janė tė lidhur nė pranga

Daja POLIC 17-10-05 17:30

[b]105 - Fil[/b]


1. A nuk e ke parė se ē’bėri Zoti yt me poseduesi e elefantit?
2. A nuk ua bėri pėrpjekjen e tyre tė dėshtuar?
3. Dhe Ai kundėr tyre lėshoi shpendė qė vinin tufė-tufė!
4. Dhe i gjuanin ata me gurė nga balta e gurėzuar!
5. Dhe ata i bėri si gjeth i grimcuar (i pėrtypur)!

Daja POLIC 17-10-05 17:31

[b]106 - Kurejsh[/b]


1. Pėr hirė tė garantimit qė e gėzojnė kurejshitėt!
2. Garantimin e udhėtimit tė tyre tė lirė dimėrit dhe verės!
3. Pra, le ta adhurojnė Zotin e kėsaj shtėpie,
4. I cili i ushqeu pas urisė dhe i siguroi prej ēdo frike!

Daja POLIC 17-10-05 17:31

[b]107 - Ma'un[/b]


1. A e ke parė ti (a e sheh) atė, qė pėrgėnjeshtron pėrgjegjėsinė dhe llogarinėnė botėn tjetėr?
2. Po ai ėshtė qė e pėrzė nė mėnyrė tė vrazhdė bonjakun.
3. Dhe qė nuk nxit pėr tė ushqyer tė varfėrin.
4. Pra shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen,
5. tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm.
6. Ata qė vetėm shtiren (sa pėr sy e faqe).
7. Dhe nuk japin as sendin mė tė vogėl (as hua).

Daja POLIC 17-10-05 17:32

[b]108 - Kewther[/b]


1. Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė mira.
2. Andaj, ti falu dhe prej kurban pėr hurė tė Zotit tėnd!
3. E s’ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.

Daja POLIC 17-10-05 17:32

[b]109 - Kafirun[/b]


1. Thuaj: “O ju jobesimtarė!
2. Unė nuk adhuroj atė qė ju e adhuroni!
3. As ju nuk jeni adhurues tė Atij qė unė e adhuroj!
4. Dhe unė kurr nuk do tė jem adhurues i asaj qė ju adhuroni!
5. Por edhe ju nuk do tė jeni adhurues tė Atij qė unė adhuroj!
6. Ju keni fenė tuaj (qė i pėrmbaheni), e unė kam fenė time (qė i pėrmbahem)!

Daja POLIC 17-10-05 17:32

[b]110 - Nasr[/b]


1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe ēlirimi (ngadhėnjimi),
2. Dhe i pe njerėzit qė po hyjnė turma-turma nė fenė e All-llahut.
3. Ti, pra, lartėsoje Zotin tėnd duke falėnderuar dhe kėrko nga Ai falje.
Ai vėrtet pranon shumė pendimin.

Daja POLIC 17-10-05 17:33

[b]111 - Mesed[/b]


1. Qoftė i shkatėrruar Ebi Lehebi, e ai mė ėshtė shkatėrruar!
2. Atij nuk i bėri dobi pasuria e vet, as ajo ēka fitoi!
3. Ai do tė hyjė nė njė zjarr tė ndezur flakė.
4. E edhe gruaja e tij, ajo qė barti dru (ferra),
5. E nė qafėn e saj ajo ka njė litar tė pėrdredhur.

Daja POLIC 17-10-05 17:34

[b]1. Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė![/b]


2. All-llahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė).
3. As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė.

Daja POLIC 17-10-05 17:34

[b]113 - Felek[/b]


1. Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit,
2. Prej dėmit tė ēdo krijese, qė Ai e krijoi.
3. Dhe prej errėsirės sė natės kur ngryset plotėsisht.
4. Dhe prej dėmit tė atyre qė lidhin dhe fryejnė nyja.
5. Edhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron.

Daja POLIC 17-10-05 17:35

[b]114 - Nas[/b]


1. Thuaj: “Mbėshtetem nė Zotin e njerėzve!
2. Sunduesin e njerėzve,
3. Tė adhuruarin e njerėzve,
4. Prej tė keqes sė cytėsit qė fshihet.
5. I cili hedh dyshime nė zemrat e njerėzve,
6. Qoftė ai nga xhinėt ose nga njerėzit”.

Daja POLIC 17-10-05 17:35

[url]http://www.kuran.gen.tr/?x=s_main&kid=26[/url]

[url]http://www.kuran.gen.tr/?x=s_main&kid=26[/url]

[url]http://www.kuran.gen.tr/?x=s_main&kid=26[/url]

[url]http://www.kuran.gen.tr/?x=s_main&kid=26[/url]

uliksi31 18-10-05 05:32

I nderuar Daja-Police,

Ju falemderoj per kete shkrim, perkthimin e Kur'anit te shenjt, qe na e bete te mundur ta kemi ne gjuhen ton te bukur shqipe. Per te gjithe ata qe jane te interesuar ta lexojn.
E luti Zotin e gjithsis, qe t'ju shperblej; si ne kete ashtu edhe ne boten e amshuar. Amin

Me nderime Uliksi


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:36.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.