Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Hapėsirė filozofike-psikologjike (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=114)
-   -   Reflektime (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27684)

panta_rhei 27-04-11 18:08

Titulli: Reflektime
 
Edhe nja, o moj Bjondina, edhe nja, bre, se e kam hak
Se m'u ēa shpirti nė grima, don me m'ba mendja ēfap!
Edhe nja, veē mbushmani plot; edhe nja, edhe s'du tjetėr
Se m'u shky shpirti si rrobė; (normal qe t'shkyhet rroba vjetėr.)

Rroba e vjetėr s't'jep mė andrra, por n'bėrllog nuk muj e ēoj!
Se prej jetės keq u vrava, por me vdekjen kurrė s'e ndrroj
Ndaj, luftoj, me shpirt' n'ėr dhamė, ndaj luftoj e nuk dorėzohna
Eh! Dashnisė, i bie n'ėr kamė, pėr dashninė edhe flijohna. :tongue:

panta_rhei 07-05-11 12:09

Titulli: Reflektime
 
Lufta asht nji zanat i hollė poaq sa edhe vujtja
Qitni shpatat e drunit
Prej shoke, o burra!

Vraje, por jetėn mos ia merr
Mos ia le synin nė terr
Mushkninė, zemrėn mos ia prek
Idhnushėm nji ditė ai ka me vdek’…
…pra, ti vec ban demek.

Paj, lufta asht nji zanat i hollė poaq sa edhe vujtja
Lum ai qe duron e pret. :smile:

panta_rhei 11-05-11 18:22

Titulli: Reflektime
 
Primo Levi ka qene i mbyllur ne kampin nazist ne Auschwitz. Ka vrare veten duke u hedhur nga shkallet e nderteses, ne vitin 1987. Ceshtja e tij eshte "par excellence" ēeshtja e shqiptarėve.

[I]Hurbinek ishte nje djale i vogel qe askush nuk ia dinte moshen, bashkatdhetaret e tij ēifute mendonin se duhet te ishte rreth 3 vjeē. Nuk dihet se kend kishte babė apo nanė. Mbase i kishin djegur qysh diten e pare. Mbase ishte nje femije i lindur ne kamp, nga ndonje dashuri qorre ne kampin e vdekjes. Mbase ishte nje jete e ardhur ne kete jete thjesht per te thene se eshte e pamundur qe jeta te lulezoje ne kampin e vdekjes. Sepse Hurbinekun e vogel tre vjeēar, nuk e pa me askush se ku perfundoi. Nuk dinte te fliste, nuk e dinte asnje gjuhe. Vuajtja e tij ishte pa goje, pa ze, nuk dihet ēfare ndjente apo ēfare shihnin syte e tij. Emri Hurbinek ishte nje emer i shpikur aty per aty, sepse djali i vogel nuk e dinte as emrin e vet, nese ka pasur ndonjehere nje te tille. Thjesht disa belbėzime kishin vendosur qe ta pagėzonin Hurbinek.[/I]

Vite me vonė, Primo Levi, i dalur nga kampet naziste, asht e lėkurė, mediton papushim per Hurbinekun e vogel.
Edhe thotė: mire une qe e kam gojen dhe mund te flas per vuajtjet e mia, po per vuajtjet e Hurbinekut, kush do te flase?
Atehere Levi thote se NEVE NA BIE PĖRSIPĖR, SI NJĖ BARRĖ, DETYRA E DĖSHMIMIT, DETYRA E KUJTESĖS. Ne duhet te deshmojme per te gjithe ata qe nuk kane zė, tė pagojėt, per te humburit, te vdekurit, te zhdukurit.

"Duam apo s'duam, ne jemi dėshmitarė dhe e mbajmė krejt barrėn e dėshmimit dhe tė kujtesės".

Ne tragjedite njerezore si pushtimet, luftėrat, diktaturat, dikush duhet te jete aty qe te deshmoje, qe te thote fill e per pe, deri ne hollesite me te vogla, ēka ndodhte neper masakra, neper burgje, neper tortura, neper pushkatime, neper deportime, qysh thyheshin jetet e njerezve, eshnat e njerezve, te gjitha duhen treguar. Edhe, te gjitha do te duhej te futeshin neper programet tona shkollore.
Per respekt, per detyre ndaj vetvetes. Nuk mund te rrish i pandjeshem ndaj viktimave te ēėshtjeve famekeqe serbiste a naziste a komuniste, s'ka lidhje.

Kjo behet per dy arsye:

- per nderim ndaj viktimave (dmth e kthejme koken prapa)

- dhe per edukim te pasardhesve (dmth koken perpara).

Derisa e para behet per te respektuar vet thelbin tend si njeri, e dyta behet ne forme mase mbrojtese, qe keto gjera te mos perseriten me. Me fjale te tjera, detyra e kujteses eshte higjienike (dmth pastrimi i shpirtit tone), por dhe profilaktike (dmth parandalimi i kesaj semundjeje per te ardhmen).

nejse,

Kur ēifutet e pakte te shpetuar nga kampet u kthyen neper vende e tyre, ne Angli, France e Amerike, ata nuk flisnin, nuk deshmonin. Tmerri ishte teper i madh, e tejkalonte fjalen. FJALA NUK KISHTE FUQI PĖR TA PĖRSHKRUAR TMERRIN.

Por,
heshtja s'ishte e lidhur vetem me kete fakt: kishte dhe nje fakt tjeter, pervers: askush nuk dėshironte t'i dėgjonte.

Viktimat, edhe te gjalle, edhe te vdekur, ishin bezdisese, tė mėrzitshme. Ato e helmonin festen e fitores. Te gjithe donin te ladronin, tė festonin, lufta mbaroi, dhe askush s'ia hidhte syte viktimes se lene menjane qe ishte shndėrruar nė memec.

Vone, shume vone, kane filluar te zgjidhen gjuhėt dhe gojėt e atyre pak te mbijetuareve.

Po shqiptarėt?

Kur shqiptarėt dojnė te deshmojne tmerret qe kane perjetuar, edhe ketyre iu mbyllet goja nga serbet me pretekstin: tė gjithė kemi vuajtur. Te gjithe ishim ne lufte.
Ēka do te ndodhe me popullin shqiptar pas 80 vjetesh, kur te kene vdekur deshmitaret e tmerreve? Kush do t'i kujton ata? A do te jemi te sigurte se nuk do te ndodhe perseri?

Pse te mbijetuarit ēifute, qe ende i kane ne krah tatuazh numrat nga kampet naziste, u ēuan ne kembe kur i pane ne TV trenat e mbushur me shqiptarė duke u deportuar?
A nuk ishte kjo nje perseritje e te njejtit tmerr?

Prandaj, krimet duhet ta kene fytyren, duhet t'i dijme, t'i perfytyrojme, duhet t'iu ikim numrave.

Te thuash se jane vrare 10 000 vete, kjo nuk eshte kurrgjė. Nuk na prekė, sepse eshte thjesht njė numer. Por kur lexon deshmine e njerit prej ketyre dhjetė mijeve, atehere kjo na prek ne shpirt, na rrenqeth. Atehere krimi merr fytyre, e shohim duke u kryer, nderhyjme me mendjen tone per te mos u bere te tillė, lartesohemi pak si njerez, i nxjerrim mėsimet tona.

Nuk eshte kurre e tepert qe viktima te shprehet, kurrė.

Te pakten kurrkush s'ka te drejte morale me i thanė nje viktime: boll se na merzite.
Sepse viktima nuk flet tash per vete, por flet per miqte e vet te ēuar ne ate dynja, edhe ka ende frike se mos po perseritet.

Ne fakt, viktima, me deshmine e saj, eshte thjesht duke na mbrojtė neve, qe nuk e kemi jetuar jeten e saj.

P.S.

postimi ka te beje, kryesisht, me iniciativen per mbledhjen e fakteve per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi - KOMRA.

panta_rhei 18-05-11 17:33

Titulli: Reflektime
 
Nuk jam i mrrolshėm si vranėsira, miku im, jam veē njė re,
qė heshtė pas vetėtimės
e vranėsimi mė ėshtė njė mėnyrė e tė ekzistuarit,

OK, po, e kam njė shpjegim, njė shpjegim tė bukur si lulet e kurorės mbi varr,
qė i sqaron tė gjitha dhe, prehet nė fund e qetė mbi rrėfim siē pushon gjethja e thatė mbi rrasė tė gurit,

Edhe,
dija do t'na plakė tė dyve, miku im, si njė shi i pėrbashkėt,
do tė lagė trupin e saj, e do ta bėjė si bisht balene,
dija e tepėrt tė dyve do t'na plagosė, o mik i largėt.

murrizi 20-05-11 02:39

Titulli: Reflektime
 
Rrugeve te Berlinit cdo i katerti nuk e di kush eshte kruetari i Gjermanis,
Rrugeve t Kruequetetit Franqoise poashtu nuk e ditkan cdo i treti kush eshte Minister i jashtem i Frances,

Rrugeve te Tirones e Prishtines te gjithe dijne kush eshte dhe kush do te jete:

Kryetare edhe Kryeminister, e edhe kryebashkiak .

panta_rhei 27-05-11 22:17

Titulli: Reflektime
 
Katunarin prej katundit, edhe mundesh me e hjekė.
Por, katundin prej katunarit, nuk mundesh me e hjekė kurrė.

Neferta 27-05-11 22:33

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=murrizi;2064779]Rrugeve te Berlinit cdo i katerti nuk e di kush eshte kruetari i Gjermanis,
Rrugeve t Kruequetetit Franqoise poashtu nuk e ditkan cdo i treti kush eshte Minister i jashtem i Frances,

Rrugeve te Tirones e Prishtines te gjithe dijne kush eshte dhe kush do te jete:

Kryetare edhe Kryeminister, e edhe kryebashkiak .[/QUOTE]Ku mos me ditur kure nje dite do te dalin edhe tv me marken kryetar e kryeminister. Pasi nje dite ishte per vizite Jakupi te K. Dell, Delli kishte nje tavolin nje pc me emrin dell kupa kur ktheu ne qeveri i tha nje IT ju lutem porositma nje pc Krasniq.

Neferta 29-05-11 15:54

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=panta_rhei;2068823]Katunarin prej katundit, edhe mundesh me e hjekė.
Por, katundin prej katunarit, nuk mundesh me e hjekė kurrė.[/QUOTE]
Sa kojshi te paskan ardhur nga fshati se si po shifet te paskan rrethua krejt

panta_rhei 29-05-11 23:50

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=Neferta;2069800]Sa kojshi te paskan ardhur nga fshati se si po shifet te paskan rrethua krejt[/QUOTE]

Jo tybe, jo.

Perkundrazi, ishte thjeshte nje reflektim mbi vetveten. :smile:

i/e nderuar,
by the way, une mendoj se "katunaria" nuk eshte dukuri me baze gjeografike.
"Katunaria" eshte mentalitet, ka baze kulturore.

Neferta 30-05-11 14:34

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=panta_rhei;2070036]Jo tybe, jo.

Perkundrazi, ishte thjeshte nje reflektim mbi vetveten. :smile:

i/e nderuar,
by the way, une mendoj se "katunaria" nuk eshte dukuri me baze gjeografike.
"Katunaria" eshte mentalitet, ka baze kulturore.[/QUOTE]
E kuptoj dhe eshte formulimi juaj, kurse une per keta kam thenjen llabud.

panta_rhei 30-05-11 22:02

Titulli: Reflektime
 
Ju bjen njehere taljanit edhe gjermanit me fjete ne te njejten dhome hoteli.
Shtrihen secili ne shtrat te vetin, me drite te fikur, nderkohe gjermani po thot "ne kete dhome ajri me duket shume i zėnė, prandaj duhet ta hapim dritaren qe te ajroset dhoma". Italiani kategorikisht po kundershton "nuk ben kurrsesi sepse eshte teper ftohte, dhe se rrezik do te ftofeshin".
Gjermani nuk e ēon ma gjate per zgjatet pak e kap kepucen edhe te gjuajti e te beri xhamin spirra-spirra.
"Eh, qitash m'u mbushen mushkerite me ajer te fresket" tha gjermani edhe fjeti qetė-qetė.
Italiani gjithė natėn nuk fjeti duke kercellitur dhembet nga te ftohtet.

Kur u ngriten ne mengjes, panė spirra-spirra xhamin e pasqyres qe gjendej prane dritares se paprekur.


Pra,
krejt eshte ēeshtje e perceptimit.
Njerezit, zakonisht, ndjehen, mendojne edhe veprojne qashtu qysh deshirojne apo urrejne, ose qashtu qysh kujtojne, e jo qashtu qysh eshte realiteti.

lovely 30-05-11 22:13

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=panta_rhei;2070396]Ju bjen njehere taljanit edhe gjermanit me fjete ne te njejten dhome hoteli.
Shtrihen secili ne shtrat te vetin, me drite te fikur, nderkohe gjermani po thot "ne kete dhome ajri me duket shume i zėnė, prandaj duhet ta hapim dritaren qe te ajroset dhoma". Italiani kategorikisht po kundershton "nuk ben kurrsesi sepse eshte teper ftohte, dhe se rrezik do te ftofeshin".
Gjermani nuk e ēon ma gjate per zgjatet pak e kap kepucen edhe te gjuajti e te beri xhamin spirra-spirra.
"Eh, qitash m'u mbushen mushkerite me ajer te fresket" tha gjermani edhe fjeti qetė-qetė.
Italiani gjithė natėn nuk fjeti duke kercellitur dhembet nga te ftohtet.

Kur u ngriten ne mengjes, panė spirra-spirra xhamin e pasqyres qe gjendej prane dritares se paprekur.


Pra,
krejt eshte ēeshtje e perceptimit.
[B]Njerezit, zakonisht, ndjehen, mendojne edhe veprojne qashtu qysh deshirojne apo urrejne, ose qashtu qysh kujtojne, e jo qashtu qysh eshte realiteti[/B].[/QUOTE]



Fuqia e nderdijes.. e mendimit..

Nje kojshike po kallxon;

- Kisha me e bo operacion kamen, me anestezion lokal. Shtrit ne salle te operacinot, nuk e shihsha kamen, veq tu thane; oo po m`dhem, po m`dhem..
Mjekja; une po te pickoj, ti me kallxon kur nuk ndin mo kurgjo. A po ndien diqka?
-Po, shume po me dhemb..
Mas nja 2-3 minutave;
-Tash a po ndien diqka?
-Pooo, po me dhemb shume...
-Po na te kena pre moti :biggrin:
-Oooo ... :(

:biggrin:

panta_rhei 02-06-11 13:07

Titulli: Reflektime
 
Eja o vėlla, ti peshė e rėnduar nė njėrėn anė,
karrocierėt e kanė pijen e vrazhdtė,
heshtjen e kanė tė pikėlluar si vajtim babai
qė e ka humbur para kohe tė vėllanė,
pa lotė, njė dridhje e ashpėr mjekrre,
tė pabesė e kanė rakinė, tradhėtare i kanė gratė,
Ata nuk shkojnė nė shtėpi, jo se nuk duan,
por e shtyjnė zbulimin e tė vėrtetės sė hidhur
dhe njė tjetėr ditė, me rakinė mė tė mirė pėr dramė,
i thonė vetes duke t’u drejtuar ty
mos rri i vranėt dhe vrerin vraje me pak djath e hudėr,
ne i dashurojmė kuajt, mė origjinal se kaq asnjė tragjedi kurrė nuk u luajt…
kamxhikėt si gjarpėrinjė pendimi ndėrrojnė lėkurėt
pa ndjerė, i kafshojnė nė duar, gjakun helmuar.

Ata mbetėn atje, eja nė shtėpi, i thashė,
dhe karrocierėt qėndruan stoikė, na panė pa folur,
nuk e dij nėse mė quajtėn “zotni”,
por kjo do t'mė vriste pa kthim,
ktheva kokėn, i pashė,
ndoshta nuk e dinin qė ne sapo kishim lėnė tryezėn plot
kokat e tyre thoshin “NATYRISHT”,
fjalėn mė tė mrekullueshme tė ēdo gjuhe,
mė erdhi turp pėr mushkėrinė time,
pastaj pėr shpirtin, m’erdh turp pėr ardhjen e saktė tė turpit,
ardhjen e saktė tė keqardhjes, rregullin e saj,
dy kėpucėt e njėjta tė mia qė aq tė shėmtuara dukeshin
pėrballė kėpucėve tė ndryshme tė tua, vėlla,
pėshpėrima jote vlente sa pėr 100 ēaste esull tė miat me karrierė e me libra,
lulishtja matanė rrugės mbante vjelljen tėnde
plagėn qė thahej mbi gardhin e gjallė,
mė erdh turp qė e dija shtėpinė time
kėpuca jote e ndryshme, ajo qė s’e dinte
mė pa me pėrbuzje
- nuk e dija cila kėpucė ishte e ndryshme,
se tė dyja janė, tė ndryshme kėpucėt kur janė,
cila ishte e rregullta, ajo qė pėrkiste,
ashtu si ne tė dy, vėlla, nuk e dija cili nga ne tė dy ishte ndryshe,
unė e dija shtėpinė, keq mė vinte pėr veten,
sa poshtė bijmė, i dija rrugėt, e dija edhe nga i bihej shkurt,
nga nuk na shihnin shumė veta,
qė tė ruaja namin e mirė tė rakisė,
tė ku ta gjej njė djalė si ti-sė,
t’mos pijė verė, e t’mos pijė rakisė,
isha njė hile e neveritshme, vėlla,
pa guxim para hijes sė mureve, atje po tė ēoja,
tek shikimet e padurueshme tė familjes,
merr shembull nga unė, qė nuk pi,
si s’tė thashė falemnderit kurrė, vėlla
qė mė tregove sa monoton isha
pa mė pa kurrė nė sy!

panta_rhei 27-06-11 11:23

Titulli: Reflektime
 
so :biggrin:
back egejn :tongue:

Pak per burra, e ma shumė pėr femna

Nė kete shoqerine tone (shqiptare) te sterngarkuar me seks e me tension seksual, ku pėr njitrohe seks e kemi pa qė burrat janė ne gjendje t'ia dhezin naften vetė vatanit, femnat e kane rrite shume ndikimin, thjeshte femnat kanė nė dorė shumė.
I kane nė dorė, burrat!
Ktynehere, burrat bėnin atė qė donin tė bėnin. Nė kohėt moderne, meshkujt bėjnė atė qė femrat ua lejojnė atyre tė bėjnė.

Paramendo,
Nėse femrat shqiptare do tė tranoheshin mbas meshkujve me trup te bukur, krejt burrat do tė gjuheshin drejt fitnesit.
Nėse do te donin meshkuj tė pasur, krejt me vrap qė tė bėjnė pare.
Nėse femrat duan njė burrė me kerr tė shtrenjtė, secili do tė pėrpiqet t'ia beje disi pėr ndonjė, qoftė edhe tė vjedhur, qoftė edhe borxh.

Nėse femnat do tė donin meshkuj inteligjentė, s'do tė kishte mė autolarje, por qaq sa ka autolarje do te kishim biblioteka.

Sot po dojne trullana, trullana sa t'dush.
Plot, u mbushė.
Edhe ata qe nuk jane, po shiten si trullana. Konkurrencė!

Ani neve na duket sikur moralin e standardin e moralit e pėrcaktojnė burrat.
A nė fakt, moralin e pėrkufizojnė gratė.
Fjalėn "Kurvė" e pėrdorin mė me urrejtje e nenēmim femrat pėr femrat e tjera, sesa meshkujt. Bile, meshkujt e pėrdorin edhe me njėfarė respekti (sikur hoxhes kur e lavdojne i thojne "thi hoxhė eshte" ai e merr si kompliment).

Femrat, ne shoqerine tone, i pėrcaktojnė normat e moralit nė bazė tė asaj qė nuk guxojnė dot ta bėjnė apo ta arrijnė vetė.
Tė mbetura nė njė jetė qė nuk iu jep shumė, pėrpiqen ta krijojnė nje status pėr veten e tyre, duke u ngjitur norma morale femrave te tjera.
Vendosja e statusit moral ėshtė kogja agresive dhe e dhunshme, ne mes vetė femrave.
Mė ka ra rasti tė dėgjoj njė studente qė i vleresonte "si katunare e zhugajka" vajzat qė vinin nė ligjerata tė veshura thjeshte "me trenerka e patika".
E pėr veti, vinte nė shkollė me take 10 cm, me gjinjte jashte e me miniqin qe poashtu ma shume shplon sesa mbulon.

Padyshim problemi mė i dukshem i femrave shqiptare sot shfaqet te kodet e deformuara tė veshjes. Thjeshte ju ka humbė kontrolli ne kete drejtim.
Shohim pėrditė vajza qė shkojnė nė punė e nė shkollė a fakultet tė veshura sikur po shkojnė nė ndonje puff a ndonje shtepi publike, a per me ofru sherbime seksi me pare, pub a club a kafiq, te lyera e te ngjyera bile edhe me asi xhixha me ylla qe vizllojne nė fytyrė.

Kėto shenja nuk tregojnė qė femrat shqiptare kane komplekse.
Jo.
E tregojnė bash tė kundėrtėn.
Tregojnė njė mentalitet banal e tė thjeshtė. Nje mosrespekt te madh ndaj vetvetes.

Kqyre absurdin!
Seksi eshte be motori kryesor levizes i shoqėrisė sone.
Seksi ėshtė e vetmja gjė qė i shtyn burrat tė ēohen nga kauqi, nga kafehanja, nga oda, nga tymi i duhanit e nga ndejat "burrerore patriotike". Per tjetersend nuk e prishin tymin.
Bash duhet tė jemi seksualė nė ēdo orė. Jo sensualė, se kush po pyet per ndjenja. Po seksualė!

(nejse se paskam hy fellutave edhe une, qitash e pashė) :smile:

Ama, seksi, ėshtė bėrė arma kryesore.
Sigurisht, seksi ka qenė nė tė gjitha kohėrat njė armė shumė e fortė. Por, ka qenė vetem NJĖRA nga shume armėt qe i ka pasė dikur femra.

Joshja femėrore..., bukuria femėrore..., tėrheqja magjike e saj, ka brenda inteligjencė..., ka sharm, ka stil, feminitet e ndjesi tė thellė..., e ka ate "lojen" e saj tė mospėrfilljes, tė indiferencės, qė "e mbytė" vėzhguesin, ... e ka ate heshtjen kurreshtare moskokėqarėse e provokuese, ... ka humor e buzėqeshje.

E sot, takon femra qė nuk e bėjnė as pėrpjekjen mė tė vogėl qė tė jenė interesante, tė zgjuara, te dinjitetshme apo sharmante nė tavolinė.
E tregojnė hapur, vend e pa vend, "qe, krejt po ma kanė nevojėn, krejt po kane qejf me m'kapė, sepse une jam asishne qe e kam atė "ēelėsin" "atė sendin magjik".
Ato besojnė se ta kesh "atė ēelėsin" e njė grope tė zbrazėt mjafton pėr tė pasur status tė personit tė privilegjuar kudo, qoftė edhe nė njė tavolinė tė thjeshtė kafiqi.

Tentojnė tė shiten shtrenjtė pa pasur asgjė tjetėr pėr tė ofruar, perveē seksit, (dmth ate per te cilin te lusin ne ēdo cast prostitutat.)
Edhe "bak seri", shiten!
Pazari i seksit ėshtė gjithmonė i lartė!
Ato e kanė arrijte, megjithate, njėfarė standardi ne kete drejtim...

Nejse,
Per qitash, qikaq :smile:
Po hajt se folim apet, se ka plot per femnat! (ok, edhe per buerrat :biggrin: )

...to be continued

jadore 27-06-11 17:29

Titulli: Reflektime
 
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]pante, demek morali i keti reflektimi i bie.. o sa mire me qene femer !..si ajo motoja e shqipeve te mbas luftes , o sa mire me qene shqiptare ..[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]p.s.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]e qe te solidarizohem me ty edhe me gjithe paragjykimet e forumisteve rreth botekuptimeve te jadore. una,demek Une qikjo vet,kurr nuk me ka ardhe me ndot per gjinine qe i perkas e drejtimin e stylin ne te jetuar e prezentuar qe ka marr keto motrat e mija stoike ne kohe se sa prej kohes se pasluftes e deri me sot .kete jo edhe qaq shume prej motrave te mija shqipe qe edhe veteveten ma kane gerdite ato , sa sa fajin e kane keta dasat shqiptare ..qaq dine , qashtu jane tuj e hedhe vallen metrat shqiptare sipas hapave te kercimit sipas kerkesave te daive .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]keshtu qe kjo pune i bie , tengjerja per kapak.[/SIZE][/FONT]

panta_rhei 28-06-11 01:39

Titulli: Reflektime
 
...nė kėtė periudhen e pasluftes, sidomos neper qendra paksa me te medha, eshte "zbuluar" edhe ajo qe quhet JETĖ NATE. "Me ba pak jetė nate".
Njohja shpejt e shpejt, flirtimi (vardisjet), krijimi i lidhjeve seksuale aty per aty, kanė qenė motivi pse ka lindur jeta e natės.
Njė vend ku njerėzit e lodhur nga puna tė mund tė takohen me qenie tė tjera e tė flirtojnė, tė "kapen" ma lehtė, kryesisht per argetim.

Nė jetėn e natės, ta marrim shembull nė Prishtinė, rrotullohen disa qindra ose mijėra femra qė s'dijnė ēka kėrkojnė.
Rrijnė qaty 3 ose 4 vajza ulur nė tavolinė, pa folė, pėr orė e orė me radhė, me njė pije pėrpara.
Dikur ēohen ikin nė shtėpi, tė kėnaqura qė banen jetė nate. :biggrin:
Kėshtu prej vitesh.
Te mbushet mendja t'u avytesh e t'u thuash "mos merziti, zoti u lasht' shnosh"! :P
Pse dalin?
Thjeshtė qė tė duken! Mė shumė se tė argėtohesh, ka rėndėsi tė dukesh qė je aty ku "krejt po thojnė qė po bohet mirė e qejf". That's it.
Kryesorja me pasė mundėsi tė nesermen tė mburren: "edhe unė jam kon qaty". Boll. Kaq u mjafton. Edhe pse "aty" ato vetėm vegjetojnė, si bimėt qe nuk levizin po veq e thithin kaniher "sokin" me fyshta.

Por, modeli mė interesant, janė ato femnat qė paguhen pėr me ndejtė "aty", afėr shankit, "pėr m'i ngreh' myshtrinjtė".
Pije falas, pėr sekspozim falas.
Narcisizmi e lakmia e tyre e pranon me kėnaqėsi kėtė marrėveshje. Ato janė femra joshėse qė kanė qejf tė tregohen.
Por, shumica prej tyre, s'e ka kuptuar njė gjė: Qė Jeta e natės i ka dy fjalė: ka natė, por edhe jetė.
Kėto femra e kanė vetėm natėn. Jetė nuk kanė.

Pale pastaj absurdi i atyre qe dalin ne jete nate "me kqyr me gjetė njo m'u martu e me kriju familje". Histori mė vete.

Ueee, m'u martuuu!? :smile:

Martesa dhe kompromisi!?
Demek m'u martu dmth me lshu pe.
Por sot, me qenė Burrė, do tė thotė me ba kompromis. Me qenė burrė dmth me lshu pe.
Lista e kompromiseve nė martesė, do tė ishte e gjatė e me episoda.
Jemi tė rrethuar nga njerėz dhe histori qė dėshmojnė se martesa ėshtė kthyer nė njė institucion kompromisi tė frikshėm pėr shumė ēifte.
Pėr aq kohė sa gruaja ka pare e euro pėr tė harxhuar e per te dal neper "shopinga", burri ka leje m'i mbajtė edhe ka dy tri dashnore.
"Ditėn ban ēka t'dush! Nė darkė kthemu nė shtėpi! Mjafton qė unė tė mos e dij!"

Pėr ta kuptuar dyftyrėsinė edhe ēoroditjen e standardeve tė sjelljes shoqėrore te femrat shqiptare, mjafton tė shohėsh fotot e tyre nė Facebook.
(Huh, facebooki :biggrin: )
Vajzat, tė cilat kanė frikė tė flasin pėr seks edhe me shoqet ma te ngushta, tė rritura mes tabuve tė frikshme, dalin nė Facebook nė poza seksuale nga mė tė ēuditshmet, e madje edhe tė sikletshme pėr ata qė i shohin.
Njė transformim total nė njė botė virtuale.
Njė lėshim nga zinxhirėt, qė si ēdo ēlirim tjetėr nga zingjirtė e ka tendencėn t'i ēojė pėrtej kufirit tė kundėrt, nė ekstrem.
Gjithnjė nė internet.
Nė jetėn reale, kthehen nė "statusin origjinal".

Ndrydhja, bėn qė ato vajzat e "shpisė" e konform normave tė mesatares sė "moralit" shoqėror, si t'dalin jashtė kufijve tė rrethit te vet, shkollė a ēfarėdo tjetėr, e pėrjetojnė atė fenomenin e ēlirimit nga zinxhirėt.
Kjo i ka shndėrruar gardhet e moralit nė njė fallsifikat shoqėrore si ajo puna e vekut apo tezgjahut tė Penelopės, gruas se Odisesė qė e shthurte natėn atė qė e thurte ditėn; edhe na, moralin e knaqim tė gjithė e thurim ditėn edhe e psh... shthurim natėn. Ose, e thurim nė rrethinė, e e shthurim nė rastin e parė qe dalim jashtė saj.

E njėjta gjė ndodh me vajzat nga rrethet kur vijnė nė Prishtinė.
Vajzat e urta tė 2 muajve tė parė tė fakultetit, shndrrohen nė pėrbindėsha tė argėtimit shtazarak. Nevoja pėr m'e pėrballu njė jetė tė shfrenuar qė investimet e babes nė rrethin e largėt e tė varfėr nuk ia mundėsojnė, i shndėrron kėto vajza nė pre e copa tė lehta. Dikush duhet me pagu pėr to, nėse jo, ato vetė.

Nejse,
Boll tash!
Njerėzit pėrbėhen prej dy gjysmave: njėra gjysmė jane femrat, tjetra meshkujt.
Femnat, une mendoj se megjithate mbeten gjysma jonė ma e mirė.
Kuptohet, qė gjtihmonė pėrjashtimet janė aty edhe janė tė shumta.
Ka femna, tė cilat durojnė shumė edhe e sakrifikojnė jetėn e tyre, pėr tė rritur fėmijėt.
Ka vajza, qė qorrohen mbi libra, pėr tė arritur me dinjitet njė profesion a vend pune qė tė tjerat e kapin duke vajtur nė intervista me gjoksin pėrjashta.
Ka raste e raste...
Ka edhe vajza tė tjera, qė mbahen mbyllur, pėr t'i "ruajtur" nga "degjenerimi" i "sodit". Sidomos neper fshatra. E ato vajza per t'i ikur mjerimit menzi presin me mbetė nė dorė babaxhanit tė parė qė i lypė apo qė e shohin si mundėsi.

Femnat, janė gjysma jonė ma e mirė; por duhet tė pėrpiqen fort qė tė bėhen gjysma jonė hala ma e mirė.
Nė njė botė ku burrat e nxisin luftėn, ato mund ta imponojnė paqen. Duhet!
Aty ku burrat urrejnė, ato mund ta dhurojnė dhembshurinė e dashurinė.
Seksi, do tė duhej tė ishte gėzim, e jo kushtėzim.

Pėrtej krejt kėtyre ēka u thanė; pėrtej komplekseve personale e pėrtej pabarazisė gjinore...
... femrat shqiptare duhet ta gjejnė pėrsėri vetveten.

LOJETARI 28-06-11 07:58

Titulli: Reflektime
 
Kur jeta tė kap pėrpara ,me atė hov qė na ka kap neve kėto vitet fundit ,prishen edhe kufinjtė e shekujve .Nuk ėshtė faji ynė ,por i shekujve .Ata janė ēoroditur e jo ne .Si kuajė tė ēartur fluturojnė para syve tanė .Brenda tridhjetėviteve pėrjeton pesė- gjashtė shekujė ,nė mos ma shumė .Nuk kemi mė nevojė pėr filma ,jeta na i ofron tė gjitha - live .Skenare holiwoodiane 3D .Nėse dje ke fjetė me Kleopatrėn, mos u ēudit kur nesėr kafen e mėngjesit ta shtron Merlin Monro .Edhe kėtyre ju ka hup rruga nė oborr ,nuk e kanė prej qejfi , nuk e kanė se ti je aq i mirė nė shtrat ,por shekujtė i kanė hudhė pėrjashta .Ftoftė ėshtė jashtė Bac .

panta_rhei 01-07-11 23:05

Titulli: Reflektime
 
Qe se dua te pershendes pak edhe qata dy persona ketu qe m'i paskan pelqyer shkrimet.
(Megjithate ka edhe asi qe ju pelqejne edhe shkrimet e mija. Qudia s'ka t'sosne ksajde pari!!!)

Ne te vertete, ashtu siē tashme e kam thene disa here, ju e dini qe une pike te dobet i kam perrallat, sonte e kam ne koke nje histori te mire, edhe po matesha a ta shkruaj, mirepo po kam frike se nuk e perfundoj dot… sonte. Po mė hahet edhe po mė flihet. Do ta le per nje dite tjeter. Nuk po e them as permbajtjen me cka ka te beje, do ta le sekret.

Megjithate, per hater te qatyre dyve qe u paskan pelqyer shkrimet e mija, s'do ta le pa i thene nja dy fjale:

Mbreme e kam pi njė birrė. Nuk eshte kushedi ēfare ngjarje e madhe, kjo eshte krejt e rendomte tek shume pjesemarres te Dardanise, besoj. Mirepo tek une kjo eshte diēka e jashtezakonshme.
Isha duke menduar per supen qe po gurgullonte (derisa po zihej) edhe mendova vetmeveti: hej, pantė, moti nuk e ke pi nje birre a, a je bre ti normal, pse nuk e pin njė bash sonte?

Edhe dola, qato pizhamat e gjera, nji kemishe me lula te perthekume vetem nje pulle edhe shkova tek nje arab qe shet qesofar cingla-mingla qaty afer.
Eshte arab i mire, i vocerr shume, 150 cm, por shyqyr qe nuk eshte prej atyre te fese. Dmth mban edhe birra edhe verėra, bile edhe asi whisky te lire per pijaneca.
U avyta te zgjedh nje birre. Zgjedhje e veshtire, zoti s'rrehet. Kisha nė xhep vetėm njė euro. I leshova syte njehere kah nje birre Korona e madhe gjys-litershe, rrafsh 1.90 euro! S'ka hajėr.
Atehere u detyrova m’i palu veshet edhe te marr nje birre Bavaria, rrumullak 1 euro.
Kur po paguaja, arabi i vocerr me pyet qysh i kam te shtepise. Mirė bre, i thash, gjallė. Duke me kqyre ne drite te syrit, po me thote: a ma ke pru qat tegllen me mjalte qe ma ke premtuar? Jo, i thashe, kur t'ma dergon baba. Keni mjalte te mirė ju, me tha. Eheee, i mire eshte i mire, ia bona une edhe i thash “hajt tschüss”.

Dola prej shitores hyra ne banese edhe e hoqa supen nga zjarri, e mbusha goten e birres, edhe e urova veten: hajde more gezuar e ishalla me ndonje postim te mire qe me i lanė krejt me sy te zgurdulluar e te qekeraven, edhe pastaj fillova te mendoj cili eshte kryeqyteti i Bavarise.

E gjeta pernihere qe ishte Mynihu, edhe pastaj u shtriva.
Disa gjėra tė jetės, more shokė, janė pėrnjimend tė bukura edhe tė papėrsėritshme. Si pėrshembull njė gotė birrė pas plot 8 muajsh!


Mirepo une s'jam kah muj kujtohna cka deshta me shkru kur erdha se?!

Nejse...

Hajt niher, turqeta

Guri i madh 01-07-11 23:17

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=panta_rhei;2086541]Qe se dua te pershendes pak edhe qata dy persona ketu qe m'i paskan pelqyer shkrimet.
(Megjithate ka edhe asi qe ju pelqejne edhe shkrimet e mija. Qudia s'ka t'sosne ksajde pari!!!)

Ne te vertete, ashtu siē tashme e kam thene disa here, ju e dini qe une pike te dobet i kam perrallat, sonte e kam ne koke nje histori te mire, edhe po matesha a ta shkruaj, mirepo po kam frike se nuk e perfundoj dot… sonte. Po mė hahet edhe po mė flihet. Do ta le per nje dite tjeter. Nuk po e them as permbajtjen me cka ka te beje, do ta le sekret.

Megjithate, per hater te qatyre dyve qe u paskan pelqyer shkrimet e mija, s'do ta le pa i thene nja dy fjale:

Mbreme e kam pi njė birrė. Nuk eshte kushedi ēfare ngjarje e madhe, kjo eshte krejt e rendomte tek shume pjesemarres te Dardanise, besoj. Mirepo tek une kjo eshte diēka e jashtezakonshme.
Isha duke menduar per supen qe po gurgullonte (derisa po zihej) edhe mendova vetmeveti: hej, pantė, moti nuk e ke pi nje birre a, a je bre ti normal, pse nuk e pin njė bash sonte?

Edhe dola, qato pizhamat e gjera, nji kemishe me lula te perthekume vetem nje pulle edhe shkova tek nje arab qe shet qesofar cingla-mingla qaty afer.
Eshte arab i mire, i vocerr shume, 150 cm, por shyqyr qe nuk eshte prej atyre te fese. Dmth mban edhe birra edhe verėra, bile edhe asi whisky te lire per pijaneca.
U avyta te zgjedh nje birre. Zgjedhje e veshtire, zoti s'rrehet. Kisha nė xhep vetėm njė euro. I leshova syte njehere kah nje birre Korona e madhe gjys-litershe, rrafsh 1.90 euro! S'ka hajėr.
Atehere u detyrova m’i palu veshet edhe te marr nje birre Bavaria, rrumullak 1 euro.
Kur po paguaja, arabi i vocerr me pyet qysh i kam te shtepise. Mirė bre, i thash, gjallė. Duke me kqyre ne drite te syrit, po me thote: a ma ke pru qat tegllen me mjalte qe ma ke premtuar? Jo, i thashe, kur t'ma dergon baba. Keni mjalte te mirė ju, me tha. Eheee, i mire eshte i mire, ia bona une edhe i thash “hajt tschüss”.

Dola prej shitores hyra ne banese edhe e hoqa supen nga zjarri, e mbusha goten e birres, edhe e urova veten: hajde more gezuar e ishalla me ndonje postim te mire qe me i lanė krejt me sy te zgurdulluar e te qekeraven, edhe pastaj fillova te mendoj cili eshte kryeqyteti i Bavarise.

E gjeta pernihere qe ishte Mynihu, edhe pastaj u shtriva.
Disa gjėra tė jetės, more shokė, janė pėrnjimend tė bukura edhe tė papėrsėritshme. Si pėrshembull njė gotė birrė pas plot 8 muajsh!


Mirepo une s'jam kah muj kujtohna cka deshta me shkru kur erdha se?!

Nejse...

Hajt niher, turqeta[/QUOTE]



pant kur te permenesh mynihun edhe bavarin duhet me than prost me birren augustiner

panta_rhei 03-07-11 21:31

Titulli: Reflektime
 
Belbėzoj sepse dua tė tė pėshpėris,
kėlthas sepse dua tė bėrtas!
, tha.

P.S.

* Oj mizė e vogėl prej se mė hyre nė sy
Mė botėn nuk e shoh dot pa ty,
Gjithka qė shoh tani ėshtė me njollė
Edhe drita m'ėsht' n'sy njė gjilpėrė e hollė.
Tė t'them hiqmu sysh e dij qė bėj mėkat
Vetė i lejova sytė tė mė enden pa cak
Veē pas teje tani bot'e'gjith' pėrpėlitet
Ndėrsa unė flas e flas, palidhje, se kėshtu mė flitet.

:smile:

Antika 08-07-11 13:47

Titulli: Reflektime
 
POLITIKA E BESIMIT -
...gjithnj enga politikanet tane kosovar, ne vend te apelit qe te “bindemi” me argument eper ndonje veprim qe ata premtonin, gjithnje nga n esi popull eshte kerkuar vetem te “besojme”. Andaj, edhe sot e kesaj dite, ata, ne shumicen e fjalimeve te tyre, ne vend se te tentojne te na “bindin”, vazhdimisht kerkojne nga ne vetem t’ju “besojme”.
Filozofi Antik Sokrati, dikur i ka mesuar nxenesit e vete se rruga e vetme permes se ciles duhet te shkohet gjate kerkimit te se vertetes, eshte, kure, se pari, te analizohet dhe vihet ne pikepyetje ēdo besim qe e kemi mbeshtetur forte gjer ne ate moment. Nese nje besim konkret i kalon te gjitha testet e evidences, deduksionit dhe logjikes, tek atehere ajo mund te perqafohet si e vertete. Ne te kunderten, e njejta duhet mohuar, e me pas, bartesi i saj duhet ta pyes veten se ēka e ka nxitur qe gjer ne ate moment te mendoj ashtu. Me kete rast, patjeter duhet ta dime se, te “besosh”, do te thote te jesh injorant. Pra, t’i marresh gjerat troē, mu ashtu si te thone te tjeret, ndersa, te “bindesh”, eshte e kunderta e besimit te menjehershem pa filtrimin e saj sipas metodave te arsyes sone te shendosh (si nga konstatimi i mesiperm i cituar ti Sokratit)
Ata qe sado pak e njohin psikologjine e sjelljes sociale, e dine mire se ne terminologjine profesionale, besimi i tepruar dhe jo kritik i mases se gjere ndaj informatave te prezantuara autoritare publike, si fenomen shoqeror, quhet “sindroma leming”.
[B]E, ēka ne realitet nenkupton ky sindrome i sjelljesh tone shoqerore?[/B]
Leminget jane nje lloj i minjve te vegjel, te cilet, fare pa angazhuar instinktin e vleresimit vetjak per ndonje rrezik, verberisht i percjellin sjelljet dhe veprimet e minjve tjere. Keshtu, kur njera prej tyre hidhet nga lartesia ne greminen vdekjeprurese, ashtu ne varg veprojne te gjithe anetaret tjere te grupit. Ky fenomen krahasues, gjate analizen se gjendjeve psiko-sociale te sjelljes se njerezve ne shoqeri, ne psikologji njihet si “sindroma leming”.
Per njeriun LEMING, ne krahasim me popullaritetin e personalitetit qe e thote nje ide, logjika e shendosh e cila duhej te qendron prapa atij besimi, fare nuk ka rendesi dhe nuk eshte ne veprim. Lemingu, qe te besoj fuqishem ne diēka, mjafton qe predikuesi i saj te kete autoritet, edhe pse, ne te kunderten, ky autoritet mund te jete i dyshimte.
Mekanizmi me i pershtatshem i manipulimit te elites sunduese me masat e gjera popullore, qe kane prirje te shprehur kolektive te “sindromes leming”, jane imediat.
Jo rastesisht, para disa kohe, zevendeskryeministrja jone dhe kryenegociatorja me Serbine, znj. Edita Tahiri, e ballafaquar me pyetjet skeptike te gazetareve se sa vertete keto bisedime Kosove - Serbi do te jene “teknike” e jo politike, ajo ne mes tjerash pat deklaruar: “...per kete gje, ju patjeter duhet te “besoni” ne eksperiencen time 30 vjeēare qe kam ne politike” Natyrisht se, ajo, nga ne, edhe ne kete rast kerkoi te “besojme”, sepse, po te kerkonte te “bindemi”, atehere, nuk di se ēka do te gjenim si te veēante ne eksperiencen e saj shumevjeēare ...?!

Antika 08-07-11 13:55

Titulli: Reflektime
 
ne vend se te tentojne te na “bindin”, vazhdimisht kerkojne nga ne vetem t’ju “besojme”?!!!

panta_rhei 08-07-11 15:03

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=Antika;2090121]ne vend se te tentojne te na “bindin”, vazhdimisht kerkojne nga ne vetem t’ju “besojme”?!!![/QUOTE]

Megjithate bota eshte plot me te atille qe nuk deshirojne te binden, por thjeshte besojne ne ckado qe u thuhet.

Shembuj?

Qyshjo sa t'doni. Bile edhe eklatant.

Besimi dhe feja:
qysh ki me i binde?
me cfare fakte e argumente e deshmi?

Kurre nuk e kane pa Zotin?
Kurre nuk e kane pa as ahiretin as xhehenemin as xhennetin?

edhe plus jane ne gjendje per to me kalle femije e bomba e familje e popuj te tere.

Ti kthehemi politikes pak:

Perdite dalin video, deshmi, fakte, edhe njerez qe deshmojne 100 perqind qe kane vra e kane ba krime ne emer te pdk-se, te shik-ut e te uck-se, prapeseprape pisat nuk binden. Nuk dojne me u binde.


Bindja eshte vlere njerezore.

E ata qe nuk dojne me u binde, ata kane frike me u ba njerez, me jetu si njerez e me u sjelle si njerez.

tipi engjellor 08-07-11 16:00

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=panta_rhei;2090144]Megjithate bota eshte plot me te atille qe nuk deshirojne te binden, por thjeshte besojne ne ckado qe u thuhet.

Shembuj?

Qyshjo sa t'doni. Bile edhe eklatant.

Besimi dhe feja:
qysh ki me i binde?
me cfare fakte e argumente e deshmi?

Kurre nuk e kane pa Zotin?
Kurre nuk e kane pa as ahiretin as xhehenemin as xhennetin?

edhe plus jane ne gjendje per to me kalle femije e bomba e familje e popuj te tere.

Ti kthehemi politikes pak:

Perdite dalin video, deshmi, fakte, edhe njerez qe deshmojne 100 perqind qe kane vra e kane ba krime ne emer te pdk-se, te shik-ut e te uck-se, prapeseprape pisat nuk binden. Nuk dojne me u binde.


Bindja eshte vlere njerezore.

E ata qe nuk dojne me u binde, ata kane frike me u ba njerez, me jetu si njerez e me u sjelle si njerez.[/QUOTE]

Per qka e ke fjalen ti se kemi pare zotin spo e kuptoj kete...per keto eshte libri i shenjt ...me qka me bind ti mua ....per ato vrasje qe jane bere mire e ke edhe ne qoft se jane bere jane bere ne emer te uqk po ti sje kah e kupton me sa shoh ....sikur tahs une me u qu em bere diqka edhe me thene jam pdk ose edhe ldk ose me thene jam roje e rugoves....

panta_rhei 08-07-11 16:21

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=tipi engjellor;2090153]Per qka e ke fjalen ti se kemi pare zotin spo e kuptoj kete...per keto eshte libri i shenjt ...me qka me bind ti mua ....per ato vrasje qe jane bere mire e ke edhe ne qoft se jane bere jane bere ne emer te uqk po ti sje kah e kupton me sa shoh ....sikur tahs une me u qu em bere diqka edhe me thene jam pdk ose edhe ldk ose me thene jam roje e rugoves....[/QUOTE]

cili liber?

harry potteri? a i beson ti ato te harry potterit se ekzistojne edhe ne realitet?

nejse, tipi engjellor,
thash, varet krejt prej njeriut se a din me i pranu faktet e me u binde, apo jo.

po ti mos e merr qaq afer zemres, llafe muhabet jane keto,

qe, veq qe je tip engjellor edhe dokesh djal i mire, du me ta kallzu ni mesele. Jo bre se bana hajgare se barcolet eshte:

Ne ate kohen, ktyneher, kur ende askush nuk kishte pa as degjuar per aeroplanin... nje plak derisa ishte duke prashitur ne are, po e ndin nje zhurme teper te madhe dhe te cuditshme ne qiell... e kthej ky plaku kryet perpjet edhe kur e pa aeroplanin bertiti: "hajde rreeen haaajde"... pastaj iu kthy prashitjes krejt normal sikur te mos kishte pa asgje :tongue:

tipi engjellor 08-07-11 16:25

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=panta_rhei;2090158]cili liber?

harry potteri? a i beson ti ato te harry potterit se ekzistojne edhe ne realitet?

nejse, tipi engjellor,
thash, varet krejt prej njeriut se a din me i pranu faktet e me u binde, apo jo.

po ti mos e merr qaq afer zemres, llafe muhabet jane keto,

qe, veq qe je tip engjellor edhe dokesh djal i mire, du me ta kallzu ni mesele. Jo bre se bana hajgare se barcolet eshte:

Ne ate kohen, ktyneher, kur ende askush nuk kishte pa as degjuar per aeroplanin... nje plak derisa ishte duke prashitur ne are, po e ndin nje zhurme teper te madhe dhe te cuditshme ne qiell... e kthej ky plaku kryet perpjet edhe kur e pa aeroplanin bertiti: "hajde rreeen haaajde"... pastaj iu kthy prashitjes krejt normal sikur te mos kishte pa asgje :tongue:[/QUOTE]

harry poter ....qudi nejse edhe une po them ishalla veq i ke keto llafe e kafe....pernrdyhse ke bindje shume qe me vone pendohesh....njerit ketu i ka tregu diqka e i ka ardhe rend kur i thashe hogja aty duhet me ardhe e me te lare ....e me ba me dite qe ke pas bindje te tille ste lan mire hahahahah te vjen era...

panta_rhei 20-07-11 15:17

Titulli: Reflektime
 
Tė kam kėrkuar disa herė, falje,
qė tė dua,
sepse e dij qė jam i tepėrt pėr ty.

Tė lutem hapi sytė
ktheje kokėn pas dhe
shiko se si po zvarritem tė tė arrij...

:smile:

panta_rhei 05-08-11 21:32

Titulli: Reflektime
 
Hej!!!???
Ku eshte debati? :smile:

Kur gjindet e verteta, vdes debati. Armiku me i madhi debatit eshte e verteta.
Paramendo, me e dijte njerezit te verteten, nuk folin kurre ndermjet veti.
Tekefundit, pse me folė? Ēka me te tregu une ty kur ti tashme e din?!
Fjala jone i drejtohet paditurise se atij qe na degjon/lexon.
Me bo me i pas dijte njerezia krejt sendet, askush askend s'do ta degjonte/lexonte. S'do te kishte nevoje se.

Kah me erdhi kjo "budallaki" ne kry a?

Po shtyheshim nje dite me nje koleg, qaty, a i pat dhanė 2 gola, a 3 gola Zidani ne finalen e Boterorit kundėr Brazilit. E t'u nxe debati aty e t'u rrokem cili po din me shume pėr sport e kush ka memorie me te mirė etj. E t'u nxenė gjakrat, desh u knaqem e hajt.
Kur ish qu, qaty, nje "e poshter", nje kolege, tha "hej, qe se e gjeta ne google".
Edhe...
E mshelem gojen. E morem vesh te verteten. Cofi muhabeti.

Nejse,
Tash pak pėr hater te temes, e me shume pėr inati te se Vertetes :tongue:

...un' t'verteten nuk e dij cka osht (jam idealist une :tongue: ), thone qe e verteta osht ai krimbi qe do t'a han nji dit' at' drunin e materializmit, sepse po e grryen perdite... pluhur druni u mbush dynjaja... jane bo vrimat neper dru sikur labyrinth... edhe naten s'ki ēka degjon tjeter, veē krrr krrrr... ne mengjes e gjen pluhurin e ri te nates qe, ajo sherbetorja e mbretit neper filma, e fshin ne kaci...
...po nejse, une s'e di, pra e thash, cka esht e verteta, por e dij qe pa t'verteten jemi gati me ia nise me ulurite si ujq (veq Hana e plote mangut :biggrin: )... Kjo pastaj na sjell, pa deshire, te pika tjeter qe ne folim n'fakt vetem mbi idene e te vertetes, e jo mbi te verteten vet, sepse sado qe dojme, s'mundemi, ...e verteta e don njeriun sepse osht reflektim (pasqyre njedrejtimshme, ktu s'ka 3D),
... edhe kadal-kadale dalim te ajo kanga pak si bajate:
shum' t'verteta kjo dynja,
insani insanit nuk i kish pas ngja. :tongue:

Tash pak ma seriozisht???

Ok,

Kur nje person jeton me nje genjeshter por beson se ajo eshte e vertete, e kur kjo "e vertete" ne fund del se ka qene nje mashtrim i madh, sigurisht qe ndihesh ne siklet, ndihesh keq, deziluzionohesh, t'lekundet toka nen kembe qe thojne etj etj.

Cdo njeri, mendoj se, jeton brenda nje si flluske te krijuar mbi bazen e njohurive, pervojes, bindjeve, parimeve etike/morale, te vertetave shkencore ose faktike, gjysem te vertetave, genjeshtrave, iluzioneve. Ne kete kuptim e verteta eshte plurale. E shumanshme.
Njeriu eshte "iluzionist" per nga natyra. Ka qejf fort me e rrejte vetin (nese mundet).
Eshte e veshtire te thuhet sakte se ne cfare raporti jane te vertetat (cilat?) me iluzionet , te vertetat e rrjeshme me rrenat e verteta e kshtu me radhe.

Pertej ketij kuptimi te thjeshtuar dhe praktik, e kane perplase koken e i kane thartuar trute e i kane bo uthull te gjithe filozofet.
E verteta eshte ēika e debatit, kane thene keta te menēurit.

Ok, ka edhe te verteta absolute , te pranuara gjithandej, edhe ka te verteta te diskutueshme.

Me bo njeriu/njerezimi me i pas dijte te gjitha te vertetat e keto te ishin prej krejtve te pranuara, ky do te ishte, me siguri, fundi i botes.

Paramendoni, apet, njeriun e fundit qe i din te gjitha te vertetat. I bie te jete Zoti. :smile:

(Nejse qito rreshtat ne fund ishin pak edhe pėr hater te Ramazanit, sa te solidarizohemi me fetaret. Se e shohim kur te kryhet! E dijne ata :D ) :wink:

Po,
to be continued...

panta_rhei 14-08-11 14:07

Titulli: Reflektime
 
Vėrtet jetojmė nė kohė tė errėta;
Fjala e sinēertė ėshtė budallaki.
Njė ballė pa rrudha mungesė ndjeshmėrie do tė thotė.
Ai qė qeshė, me siguri lajmin e tmerrshėm ende nuk e ka marrė.

Ēfarė hamam kohėsh janė kėto,
kur njė bisedė pėr lisat e pėr bukurinė e fushės ėshtė gati-gati krim,
e heshtja nė vetvete fshehė njė mal me krime!
Ai atje qė rrugės shkon i qetė, s’e ēan kokėn pėr shokėt qė kanė hall?

Ėshtė e vėrtetė: ende fitojmė sa pėr bukė tė gojės.
Por, mė besoni, ėshtė thjesht njė rastėsi.
Asnjė punė qė e bėjmė s’na siguron tė ngopemi sot e nesėr.
Rastėsisht kemi shpėtuar. (Po na braktisi fati, paq e kemi!).

Mė thonė: ha edhe pi!
Kėnaqu me atė qė ki!
Po si mund tė ha e tė pi, kur atė qė ha e pi ia rrėmbej atij qė ka uri;
kur gota ime me ujė i mungon atij qė ka etje? Megjithatė unė ha edhe pi,

Do tė doja tė isha edhe unė njeri i urtė.
Qe, pėr shembull, ēka shkruajnė librat e lashtė pėr urtėsinė:
Tė mos pėrfillėsh grindjet e botės,
kohėn e shkurtėr pa brenga ta kalosh.
T’ia dalėsh mbanė pa dhunė,
tė keqes t’i pėrgjigjesh me tė mirė,
Dėshirat e tua tė mos i plotėsosh, por t’i harrosh,
kjo, thonė, qenka urtėsia,
Por kėto unė s’mund t’i bėj:
Vėrtet, jetojmė nė kohė tė errėta!

...

Unė erdha nė kėtė qytet nė kohė rrėmuje,
kur mbret ishte uria.
Erdha mes njerėzve nė kohė luftash,
u rebelova sė bashku me ta.
Kėshtu kaloi koha ime qė pėrmbi tokė mė ishte dhėnė.

Bukėn e hėngra mes betejash
Dhe rashė tė fle nė mes vrasėsish.
Bėra dashuri pa ēarė kokėn,
natyrėn e sodita pa durim.
Kėshtu kaloi koha ime qė pėrmbi tokė mė ishte dhėnė.

Nė kohėn time nėpėr baltė treteshin rrugėt.
Fjala mė tradhtonte tek xhelatėt.
Pak gjė kisha nė dorė. Pa mua
mė tė sigurtė ishin sundimtarėt; kėtė shpresoja. Kėshtu kaloi koha ime qė pėrmbi tokė mė ishte dhėnė.

Fuqitė ishin tė pakta.
Qėllimi ishte tepėr i largėt.
Ishte krejt i qartė, ndonėse pėr mua thuajse i pambėrritshėm.
Kėshtu kaloi koha ime qė pėrmbi tokė mė ishte dhėnė.

...

Ju qė do tė dilni pėrmbi dallgė nėn tė cilat u fundosėm ne,
kur tė flisni pėr dobėsitė tona
kujtojeni edhe kohėn tonė tė errėt,
prej sė cilės ju shpėtuat.

Ecėm ne, duke ndėrruar vende
mė shpesh se kėpucė,
pėrmes luftash (jo)njerėzore, tė dėshpėruar qė kish vetėm padrejtėsi e asnjė kundėrshti.

Megjithatė e kemi dijtė:
Edhe urrejtja kundėr padrejtėsisė t'i prishė tiparet njerėzore.
Edhe piskama ndaj padrejtėsisė
E bėn zėrin tė shtjerrur.

Ah, ne,
ne qė deshtėm tė mbillnim farėn e njerėzishme, s’arritėm dot tė ishim vetė tė njerėzishėm.

Por ju, kur tė vijė ora e bardhė qė njeriu njeriun ta ndihmojė
kujtonani me zemėrgjerėsi.

panta_rhei 27-08-11 21:07

Titulli: Reflektime
 
Mė 17 korrik tė 1466 , dymbėdhjetė ditė pas sulmit tė parė mbi Krujė, Sulltani shkoi nė bregun e Erzenit, atje ku mbaheshin robėrit shqipėtarė.
Nga turma prej 5 mijė vetash ishin hequr vajzat, ato u shitėn nė ushtri pėr 300-400 akshe si dhe djemtė nga 7 deri nė 12 vjeē, qė u nisėn pėr nė Stamboll.

Tė tjerėt, burra, gra, pleq e fėmijė u vunė mė gjunjė nė njė zallishte tė pastruar nga bimėt.
Ushtria prej 50 mijė vetash, qė do tė ikte me Sulltanin, u vendos nė trajtė unaze rreth zallishtes. Dy gropa tė gjata e tė thella ishin hapur pėrpara turmės sė robėrve.
Sulltani doli mbi njė kodėr tė vogėl, ku ishte ngritur pėr tė njė tendė me fier. Mehmeti e sodiste pamjen nė kėmbė, mė pas ai u ul nė njė shilte tė lartė dhe ngriti duart nga qielli pėr tė dhėnė lejen qė tė niste plotėsimi i vullnetit tė Allahut!!!
Rrėzė kodrės, te kėmbėt e Sulltanit, ishin ngritur 5 kulla druri dhe mbi ēdo kullė ishte fiksuar njė hu me majė tė mprehtė, i lyer me dhjamė.
Sulltani bėri shėnjė dhe nė hunjtė u futėn deri nė gjysmėn e trupit 5 "agallarėt" shqiptarė qė ia patėn premtuar Krujėn! Ata do tė vdisnin pak nga pak me fytyrėn nga kėshtjella.
Pas kėsaj, nė disa trarė tė vendosur njė pash lartėsi nga toka, filloi sharritja e 50 burrave qė u dorėzuan nė besė nė kalanė e Rodonit. "Ju kam falur kokat", - tha Sulltani. Me sharritjen nė mes tė trupit, koka i mbetej gjysmės sė trupit. Burrat e sharritur u hodhėn nė tė dyja gropat, gjysma e trupit nė njėrėn dhe gjysma nė tjetrėn gropė, dhe nga kjo mbeti e thėna: "Sulltan Mehmeti ta bėn varrin dy herė".

Pak mė tutje disa boshta prej druri po u dėrrmonin eshtrat robėrve tė tjerė tė lidhur nė ta. Kėto ishin dėnime tė veēanta! Xhelatėt e ushtrisė, filluan tė zvarritnin te gropat rradhėn e parė tė robėrve, t'i thernin ose t'i rrėzonin me njė goditje. Robėrit po e pranonin vdekjen nė heshtje! Mbi zallishte dėgjohej vetėm goditja e xhelatit dhe ndonjė rėnkim i mbytur!
Kjo heshtje dhe ky pranim heroik i vdekjes, Sulltan Mehmetin siē duket e acaroi nė kulm, ai bėri shenjė tė ndalohej therja, dhe dha urdhėr qė tė zgjidheshin nga turma e robėrve 300 burra, tė armatoseshin pėr tė vrarė robėrit e tjerė dhe si shkėmbim do tė liheshin tė lirė!
Burrat e parė qė nuk pranonin tė vrisnin, u sharritėn nė mes, tė tjerėt ngritėn armėt kundėr xhelatėve!
Kur gropat u mbushėn pėrgjysėm, xhelatėt filluan tė silleshin si tė dehur, ata i kishte zėnė gjaku! Ata kėrkuan qė tė hiqeshin nga ajo punė! Edhe njė herė bota u bė e kuqe nė sytė e Mehmetit! Ky vend duhej tė ngrinte nga tmerri, kur tė dėgjonte emrin e Sulltan Fatihut!
Nga turma e robėrve u zgjodhėn ata mė pleqtė, nja 200 veta, dhe u ēuan pėrpara gropave pėr tė parė therjen. Mehmeti bėri shėnjė dhe therja filloi me tėrbim. Xhelatėt tė dehur e tė kėputur i hidhnin njerėzit gjysėm tė gjallė nė gropa.
Kur mbi zallishte s' kishte mbetur asnjė rob, u verbuan 200 pleqtė dhe pastaj u lanė tė lirė, qė tė tregonin nėpėr rrugėt e Arbėrisė atė ēka u panė sytė pėr herė tė fundit!


P.S.

Pėrshėndetje pėr tė gjithė dinēer ahmet dav mut ogllutė!

sherri 29-08-11 17:45

Titulli: Reflektime
 
E SHKEQYESHME DHE E TMERRSHME

Bekim Fehmiu

-Nuk i kam pase as gjashtemdhjet vjet kur u martova. Pa i mush as pese jave nusnie,prej kapixhiku ne kapixhik ikem prej xhandarve dhe dolem ne mal... Knej na njekte serbi, e atje Ahmet Zogu,i cili i pat dhane njemij napoleona ari per koken e tij ose per mue,gjalle. E kam njek kam-mas-kame tane jeten,sepse besen ja kam dhane. Ia kam dhane besen se do ta percjell ne te mire edhe ne te keq,ne pikllim edhe ne gezim. Ia kam dhane besen se do t'ia shkolloj femite [B]dhe se do ta varrosi me flamur shqipetar[/B].....sa i perket shkollimit nuk e di a ka me ma dhan Zoti, i qofshim fal atij,por per flamurin une pergjigjna...
-Flamuri eshte i ndaluem,oj moter mbledhi ment e eja ne vehte....., mundohen qe ta bindin dajet....

jadore 29-08-11 18:49

Titulli: Reflektime
 
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]..duhet ti bish kryq e terthore nje qyteti , te mos shofesh gjurme njeriu , si keto momente kohe Yftari , te ndjesh ftoftesine e territ qe ngadal mbulon gjdo gje ,dhe ske se si te mos e qmosh faktin dhe falenderosh qe jemi me fat qe jeten e jetojme me njerzit mes njerzishe ..[/SIZE][/FONT]

Guri i madh 29-08-11 18:53

Titulli: Reflektime
 
qka dut me shkrue ne ket tem a veq fjal miradie apo edhe me replikue me naj kend

kur them fjal miradie e perdori ket shprehje te KUPES I TU KASOVES

panta_rhei 01-09-11 00:29

Titulli: Reflektime
 
Sa eshte i fuqishem atdheu yt, qaq eshte i fuqishem edhe Zoti yt.
Kane thane njerezit e menqur.
Sa ki mundesi me i besu shtetit tend, atdheut tend, qaq ki mundesi me i besu Zotit tend.

Nuk duhet dyshuar kurre ne keto thenie.

Kqyre na shqiptaret!

Qysh i kemi pase edhe qysh i kemi punmet me atdheun e me shtetin, krejt njesoj i kemi pase punet gjithmone edhe me besimin ndaj Zotit.

Qashtu sot.

Pa e zhvillu shtetin tone dhe atdheun tone e ta bejme te fuqishem, kurre s'do te mund te jemi besimtare te mire e te ndershem, as ndaj zotit as ndaj askujt. Servila do te jemi e dyfytyresha, edhe ndaj turqise edhe ndaj arabise edhe ndaj amerikes edhe ndaj serbise edhe ndaj zotit edhe ndaj njeri tjetrit.

Pra,
duhet se pari ta bejme atdheun te fuqishem, pastaj patjeter qe do t'i kemi punet mire edhe me zotin.
E kunderta, u pa qe ishte dhe do te jete deshtim dhe mjerim.

Realisht, (te jemi eksplicit ne shprehje):
Ma i mire eshte ujku e derri i atdheut tend, sesa hoxha ose prifti ma i mire i turqise ose vatikanit.

S'ka pse e mashtrojme vetveten. Duaje dhe mundohu ta besh atdheun tend sikur parajsen e Zotit, me siguri qe kur te vjen dita do ta meritosh dhe do ta shijosh ate.

Sot, libia, siria, afganistani, iraku, sudani e algjeria... duken tamam sikur qe pershkruhet xhehenemi, ferri.
Mjerim. Vdekje per se gjalli.
A mundet ta beje vendin e vet ashtu, ne ate gjendje, nje popull qe eshte besimtar???

Po m'vjen keq, por,
nuk ka popull te krishtere, shtet te krishtere, sot ne bote i cili vuan nga uria, mjerimi ose varferia.
Nuk ka.
(thojne "dy maca e hajne nje qen" :biggrin: ... po thojne "te krishteret i kane tre zota, e muslimanet vem nje zot"... pra, rezultati qysh ne fillim eshte 3 me 1 :tongue: ... hajgare pak, pa idhnim)

Thash, po m'vjen keq edhe po ndihem keq nga ky fakt e ky krahasim (ne parim edhe fyes), por, kjo po qe eshte nje arsye e mire per te reflektuar.

nejse

Hajra 01-09-11 12:19

Titulli: Reflektime
 
.....pika me e para, e para prej ma te parave duhet me kan njeri, qe do te thot me pas njerzi me pas ftyre, me pas karakter, me pas kultur. Po si pate keo te gjitha te tjerat te bien ne uje.Prandaj kush nuk i posedon keto veti eshte me e rruges me i lane kshillat per te tjeret, se ato keshilla me kujtoin mjaullimen e maces dhe asgje me shume.

panta_rhei 01-09-11 13:47

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=Hajra;2114253]... me kujtoin mjaullimen e maces dhe asgje me shume.[/QUOTE]

He bre hajrullė, sa po tham qe tash jam rrite kishe i madh e s'bon me kallzu prralla, qe prap po del diēka po bahet sebep! (Jaaa gati jam me hjek dore prej doreheqjes nga perrallat).
Beso qe si ma ki permend macen mu ka kujtu qeshtu niher nifar rasti qe m'ka pas noll qeshtu me maca:

Ishte njė ditė e mėrzitshme me shi, gati njėjtė si sot. Mė kujtohet qė sapo u pata kthy nga njė udhėtim i gjatė. Me kishte munguar puna, shokėt, filmat, librat, gjithēka. Edhe shėtitjet buzė lumit, nėse kjo tė intereson :tongue:.
Atė ditė u pata qu vonė. Pata bo be tė mos qohem deri nė drekė. Kah fillimi i pasdites, telefoni ma kujtoi qė nuk isha harruar nga bota.
Mirė.
Ishte Rogjeri.
Hey, ke ardhur? mė pyeti ai.
Po, po, jam kthyer para dy ditėsh.
Oh, do tė shihemi atėherė, ma priti ai.
Po, ndonjė nga kėto ditė, i pėrgjigjem unė.
E ē’thua pėr sonte? mė thotė ai, i sigurtė qė nuk do tė qes bende.
Mirė, i them unė duke e siguruar qė bendet nuk janė sport pėr mua, nė sa?
Kah ora shtatė, pėrgjigjet ai, shkojmė kah shtėpia edhe shohim ndonjė film, e kam ble njė videoprojektor, do ta shohėsh sa mirė ėshtė.
Mirė, i them unė, do tė vij. OK, shihemi nė darkė. OK. Biiiiiiiiiiiiiiiip… telefoni u mshel.

Kah ora gjashtė e gjysė dola nga shtėpia.
U enda pak nėpėr vitrina t'dukatgjive (seē m'u pat tekė nė mendje qė mė duhej njė unazė, palidhje) edhe pak para orės shtatė, thirra nė telefon Rogjerin edhe i thashė qė jam para shtėpisė.
Dera u hap, hyra brenda.
Mirėmbrėma, iu thashė tė gjithėve qė gjendeshin brenda.
Mirėmbrėma, mė tha baba edhe nana e Rogjerit. Ke hup krejt kohėve tė fundit, vėrejti kjo e fundit.
Po bre, kam qenė me pushime, i thash
Mirė ishin?
Mirė bre tybe, falemnderit.
Pante, mė thirri Rogjeri, hajde ngjitemi lart.

U ngjitėm shkallėve edhe u gjendėm para derės sė "kinemasė". Rogjeri e hapi derėn.
Melanie, ka ardhė Panta, tha ai.
Oohh, Pante, ku je more tii… dhe u ngrit tė mė pėrqafonte. Njė puthje, dy puthje. Mirėpo nė disa rajone, bėhen katėr puthje edhe qeshtu, nuk e di pse, pata njėfar si ēast hutimi. Atėherė ajo i shtoi dhe dy tė tjera.
Melanie dhe Rogjeri janė motėr e vėlla. Ajo studion pėr farmaciste. Nė pėrgjithėsi, ajo ofron njė pamje mjaft tė kėndshme pėr sytė e tjetrit pėrballė.

Ēka tė pėlqen, Pante? mė pyeti Melanie.
Winona Ryder, iu pėrgjigja me njėfarė frike mos kėrkesa ime nuk do tė plotėsohej. Rogjer, thirri ajo, gjeje pak atė filmin Autumn in New York, ėshtė shumė i bukur.
Nė tabelėn e bardhė ngjitur pas murit filluan tė shfaqen sekondat e para tė filmit. Richard Gere, Winona Ryder, ueee! ia bėra vet me vete, ēfarė kombinimi fatal.

Tu kqyr qaty, nuk vonoi shumė edhe Rogjeri, ndoshta i kapur nga ndonjė nevojė e paparashikuar, por ndoshta dhe nga ndonjė punė e harruar nė ngutje e sipėr, tha qė nuk do tė vonohet. U drejtua kah dera, e arriti atė, e hapi edhe, nė ēastin e fundit, u kthye kah unė dhe Melanie qė po e pėrcillnim me sy duke na thėnė: "Hey, ju tė dy, kqyr se mos po bėni ndonjė sherr", dhe pastaj tėrhoqi derėn duke buzėqeshur. M'u duk se e kapa edhe njė shkelje tė lehtė syri.
I hutuar, paksa i turbulluar bile, i ktheva sytė nga Melanie. Ajo buzėqeshte. Mirė boll.

Filmi ishte futur tashmė nė dhjetėminutėshin e dytė. Pas pak dėgjoj njė zhurmė tė lehtė, nga ana e derės. Nuk e fshehi, nė ato ēaste, megjithėse sytė nė ekran, mendjen e kisha tek fjalėt e Rogjerit para se tė dilte. Zhurma e derės ngjante me njė gėrrithje tė lehtė. Melanie u ngrit. E qetė, ajo hapi pakėz derėn dhe nė dhomė u fut njė mace. Ishte njė mace e vockėl, me qime tė pėrhimta, tė buta, oh sa t'buta. Macja u ngjit mbi kauq dhe u struk nė prehėr tė Melanie. Ktheva sytė kah macja. Kishte prehėr vėrtetė tė bukur. Melanie kishte veshur njė minifund tė zi, pak pėrsipėr gjunjėve. Filmi vazhdonte. Hidhja sytė herė kah Winona herė kah macja.
Dora e Melanie kishte filluar t’ia pėrkėdhelte barkun. Macja shtrinte qafėn e kėnaqur, fort e kėnaqur. Atėherė, Melanie ktheu kokėn nga unė dhe mė thotė: - A tė pėlqen macja ime?
- Po, mė pėlqen.
- A t'pėlqen shumė?
- Po, shumė.
- A ke ndonjė mace ti?
- Jo, nuk kam.
- A dėshiron ta kesh njė?
- Oh, jo edhe aq…
- Sa keq, macet janė kaq tė buta…
- Po, ashtu duken…
- A dėshiron ta ledhatosh?
- Hmm… mos po mė bėn me qime se?
- Oh jo, unė e laj pėr ēdo ditė, nuk i bien qimet aq shumė.
- Mirė, po e ledhatoj.
- Edhe pak, edhe pak, ajo ka aq shumė dėshirė ta ledhatosh.
Vėrtetė, macja kishte filluar tė shtrihet sikur kur i shpin kėmbėt, pėr mrekulli.
- Qenka shumė e ndjeshme.
- Po, ashtu ėshte.
- Edhe pėr mua, megjithėse s’kam njohur shumė. - Winona ėshtė shumė e bukur, ke tė drejtė qė e pėlqen.
- Po, vėrtetė, shumė e bukur. Ėshtė si njė macė e vockėl.
- Po, por jo aq e bukur sa macja ime.
- Jo, ke tė drejtė, jo aq e bukur.
- Ledhatoje, ledhatoje, asaj i pėlqen kjo.
- Mirė.
Nė kėtė ēast, dora ime pėrkėdhelėse ndjeu njė dridhje tė lehtė. Macja ishte eksituar! Melanie e ndjeu dhe ajo. Dhe ajo qeshte, herė duke e shikuar macen herė sytė e mi tė hutuar.
- S’ėshtė asgjė, mos u ban merak, kėshtu ndodh edhe vet kur e ledhatoj pėr njėfarė kohe.
- Ah, thashė mos preka ndonjė gjė qė s’duhet…
- Jo, bash, ke prekė aty ku duhet…
- Hmm…
- Po, edhe macet kanė nevojė pėr pak ngrohtėsi, ato janė kaq tė vetmuara. Gjithė ditėn mbyllur. Mėrziten. - A nuk e qet asnjėherė jashtė?
- Rrallė, shumė rrallė, ėshtė shumė kurreshtare, s’mund ta fus mė brenda, ka dėshirė tė shėtitet.
- E pabindur, pak a shumė…
- Po, le tė themi e pabindur, megjithėse unė e kuptoj shumė mirė. Winona po qeshte. Sa bukur qė qeshė, I love her.

Macja i kishte mbyllur sytė. Melanie e kishte vėnė dorėn e majtė mbi tė edhe i lėvizte ngadalė gishtat e hollė. Dhe pastaj, fola unė:
- A po ka shumė mace kėndej?
- Jo dhe aq, por nuk e shoqėroj me to.
- E pėrse? Ngase janė tė egra ndoshta…
- Jo, jo, thjesht ngaqė kjo e imja ėshtė e pashoqėrueshme. Shiko ē’mė ndodhi njė ditė. Kisha dalė jashtė bashkė me macen. Ajo dukej aq e lumtur. Dukej kjo, njė mace e tregon gjithmonė lumturinė e saj. Kur po ecnim anash gardhit, nga njė kaēube e vockėl doli njė maēorr. Ishte i madh e i zi, tė shtinte frikėn. Sigurisht, ajo u tremb.
- Dhe pastaj, ēfarė ndodhi? Filmi po pėrfundonte.
- Maēorri kėrkonte shoqėri. Luante me macen time, i fėrkohej, i ledhatohej e gjithēka kėshtu. Por siē tė thashė, maēorri ishte shumė i madh e i frikshėm, dhe nuk e di ēfarė, por njė lėvizje e pavend e maēorrit bėri qė macja tė kėrcente nga vendi dhe tė strukej tek unė.
- Hmm…
- Po, dhe qė nga ajo ditė, e kam qitė jasht shumė rrallė, thjesht sa pėr tė marrė ajėr.
- Po t'kuptoj.
Nė kėtė ēast, dera trokiti dhe nė dhomė u fut Rogjeri. Hė, foli ai me buzėqeshje, nuk keni bėrė ndonjė sherr, hė?
Jo, jo, u pėrgjigj Melanie, kemi biseduar mbi macet. Mbi macet? u habit ai. Po, ra fjala tek macja ime dhe pastaj kemi ndėrruar dy fjalė. Po filmin, a e patė? pyeti ai duke i hedhur njė sy tabelės sė bardhė. Po, po, thashė unė, shumė i bukur. Melanie mendon qė Winona dhe macka e saj ngjajnė, shtova unė. Nuk e di, ma ktheu ai, nuk i kam parė ndonjėherė me atė sy. :wink:
Pati njė copė heshtje.
Pastaj u dėgjua dhe njė trokitje e lehtė dhe nė derė u shfaq e ėma e dy tė rinjve. Ejani hamė bukė, tha ajo. Jo, po qohem tė iki, i thashė unė. Po pse bre bash qeshtu? mė tha e ajo.
Hajt se viij viij? ia ktheva une edhe dola, kur bash n'qato momente m'u ka kujtu tezja Pranverė.

Tek dikur vonė mbase jam shtri me fjetė m'ka ra ndėrmend qė kėtė shprehjen "Hajt se viij viij" e pėrdorė Buqja Ilazit.
Hejj taksirati qė na ka gjetė me kėto mace!

Nejse
Qashtu.

Hajt turqeta ihere

Hajra 01-09-11 16:39

Titulli: Reflektime
 
......sa e pa natyrshme me duket kur flasin diktatoret ose njerzit e krisur, per moral, me vie sikur dikush te mos flas me goje por me b..., prandaj betohem qe as mendja nuk me shkon te lexoi.A ndegjohet "filozofia" nga njerez pakurrizore qe ju mungon thelbesorja qe nuk e meritoin te quhen njeri, asnjeher.

panta_rhei 01-09-11 18:58

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=Hajra;2114524]......sa e pa natyrshme me duket kur flasin diktatoret ose njerzit e krisur, per moral, me vie sikur dikush te mos flas me goje por me b..., prandaj betohem qe as mendja nuk me shkon te lexoi.A ndegjohet "filozofia" nga njerez pakurrizore qe ju mungon thelbesorja qe nuk e meritoin te quhen njeri, asnjeher.[/QUOTE]

Mbase nuk eshte shume e shijshme t'ta them keshtu, por une besoj ne kauzalitet (causality). Dmth cdo gje qe bejme, patjeter do te kete efektin e vet. do te ndiqet nga pasoja.
E dij qe disa gjera qe i them une, nuk para kane shume kuptim per ju, pervec si prralla...
...por thjesht, kam pershtypjen qe kjo pjesa qe do ta them ne vazhdim eshte ma e asimilueshme per cdo mendje, ma e kapshme, pavaresisht nga bindjet apo besimi;

Ne, secili, por sidomos si popull jemi ketu ku jemi per nje aresye. Nuk jemi bash badihava e bash nga rrethanat historike ne mjerim e te prapambetur keshtu si jemi.
Ne jemi produkti i te kaluares sone.

Edhe sot, kur na buzeqeshi liria, ne i mbyllem syte para vjedhjeve, mashtrimeve, hipokrizise, uzurpimeve, degjenerimit familjar e kombetar, e lloj e soj krimesh te tjera... edhe, qe tek jemi sot; hala me sy te mbyllur, nje komb i tanė, i hutuar, i rraskapitur. Tė mbyllur ne rrethin vicioz te dobesise sone kolektive.
Ka vetem nje menyre per te dale nga ky rreth: t'i hapim syte. Qikaq.
Cdo gje mund te rifilloje bre.

Restart, mein freund, restart.

Me kqyr holle e holle, teorikisht, cdokush prej nesh, edhe ma i keqi, eshte tashme ne rrugetim personal per permiresimin e vetvetes; mundesite gjithmone jane aty, mundesite na ofrohen perdite, sprovat, tundimet, mundimet qe na ofrohen me te vetmin qellim qe njeriu te mesohet t'i kaperceje...

Mjafton qe njeriu te kete pak konsiderate edhe respekt per vetveten;
te mos pranoje te rrije i zhytur ne llum e ne felliqesi te analfabetizmit te vet per nje kohė aq te gjate sa te arrije deri ne ate fazen e poshtersise e t'ia nise t'i vije lezet nga budallakia e nga padituria e vet.
Jo, shoq, na jemi me te mire se kaq. Na jemi me te menēur se kaq.
Ne mundemi.
Nichts ist unmöglich!
Asnje gje nuk eshte e pamundur.

Mjafton bre veē sytė me i ēelė qė ta shohim.
Mjafton veē sytė me i ēelė.

Hajra 01-09-11 20:22

Titulli: Reflektime
 
....."bojkoto mallerat joshqiptare" paramendone po te behej kjo thirrje qe ne vitin 2000, a thua kriminelet serb dhe ata shqiptare do te mbrrinin gjithe kete kapital. Si do te dukej veriu i Kosoves tani? Sigurisht me lehte do ta kishim te venim rendin dhe ligjin atje, sepse ndoshta vetm me patate do te na gjuanin serbet ose te lodhur nga varferia me lule do te na prisnin.
Po nuk u bojkotua, injorua apo luftua e keqja qe ne fillim vonesa paguhet shtrenjet.Prandaj gjerave te rrezikshme dhe pa vlere, njerezve te krisur dhe maskarenjeve qe ne fillim duhet te ju tregohet vendi ku e kan, duhet bojkotu dhe duhet injoru.

panta_rhei 09-09-11 13:24

Titulli: Reflektime
 
Kohė tė gjatė kam menduar se Zoti ėshtė E Vėrteta.
Tashmė jam bindur se kisha qenė gabim nė kėtė mendim.
Zoti nuk ėshtė e vėrteta,
por
E Vėrteta ėshtė Zot.


Mohhandas Ghandi


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:34.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.