Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Diskutime Shoqėrore (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=111)
-   -   Duke pritur vjeshtėn (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27985)

halla e madhe 21-09-11 11:26

Re: Titulli: Duke pritur vjeshtėn ;)
 
[QUOTE=jadore;2123711][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]..e ndjere eren e kungullit te Misirit ne kuzhinen time..[/SIZE][/FONT]
[SIZE=3][FONT=Book Antiqua]Ich liebe Herbst ..hahaha , sepse na sjell kungujte ,genjtenjat qe po i pres me gezim ..[/FONT][/SIZE]
[SIZE=3][FONT=Book Antiqua]p.s.Halla e madhe ndihmom , pse thirren Kunginje te Misirit ..![/FONT][/SIZE][/QUOTE]

...hahahahahaa, o moj vironja e halles," ty shkofsh n'Misir"!,.. ka thene tynaherash,e sot Misiri (Egjypti i sotit) kan vajtu nenat per djemte, nuset per burrat e motrat per vllezerit kur shkuan mergata e rilindasve shqiptar ne drejtim te Misirit e na sollen plote begati qe neve sote flasim e shkruajme me endje gjuhen tone te embel..por kungujt si duket nga atje e kan prejardhjen, perndryshe s'kam asnje IDE tjeter:biggrin:

..hm, vjeshta,sa e bagatshme,sa me mallengjen kur shof cdo gjeth kur bie,i ngjane nje jete te shkurt,...ah vjeshta,cdo vit nje kujtim me shume!:mad:

e_martumja 27-09-11 21:07

Titulli: Duke pritur vjeshtėn ;)
 
... na erdhe Dimri.

Guri i madh 27-09-11 21:19

Titulli: Duke pritur vjeshtėn ;)
 
[IMG]http://cdn.fotocommunity.com/photos/4364714.jpg[/IMG][B]Bayerischer Wald im Herbst[/B]

Naki 28-09-11 04:07

Titulli: Duke pritur vjeshtėn ;)
 
duke pritur vjeshten...e vitit 2011 me ndryshe ne pikepamje te koloritit te ngrohte perceptues duke mos i munguar etilefrina qe mbane disponimin per te shijuar bukurit natyrore , shetitjeve te ritmuara duke shpenzuar kalorit e tepruara pa shiun natyror.
duke pritur vjeshten ....fryen arome e perimeve qe duhet te konservohen per ta ringjall epshin nutritiv te viteve te kaluara ah turshija e vendlindjes ka marre rrugetimin e receptave qe nuk mund ti ikesh edhe ne mergim.
Vjeshta e vitit 2011 si duket do ti jap drite ures se vendlindjes ku lumi iber tash e 12 vite loton i ndare.

sherri 28-09-11 07:20

Re: Duke pritur vjeshtėn ;)
 
.........na ze Dimri!:eek:

e-uritura 28-09-11 09:27

Titulli: Duke pritur vjeshtėn ;)
 
[QUOTE=vjeshta;1781342][IMG]http://farm4.static.flickr.com/3189/2899068170_b9c40fcdf3.jpg[/IMG][/QUOTE]


Postim i bukur!

Ngjyrat e mrekullueshme, te cilat vetem Vjeshta na i sjell!

Iu lutem, pse u fshi postimi im ketu?! Vetem mos me thuani sepse kishte fotografi ne te!

Zero Cool 30-09-11 12:57

Titulli: Duke pritur vjeshtėn ;)
 
[I]Vjeshta i hap dyert e shkollės

Nxėnėsit i fton tė hyjnė nė klasė
Shpejt i pjek kokrrat e mollės

Dardha e rrush dhuron me thasė.



N`kopshte me vjelėsit vjeshta flet

Kuvendon me bujkun nė arė

Flet edhe me lumin e rritur qė nget

Shpezėve shtegtarė u thotė udhė e mbarė.



Tė luajė me gjethe ėnda ia ka

Iu frynė nga Kosmaēi nė Qyqavicė

Shumė drunj pa gjethe tashmė i la

Nė anė tė Prishtinės e n`Mitrovicė.


Flet me barinjtė kodėr mė kodėr
Nėpėr Preshevė e nėpėr Prizren

Sa e sheh nė Tetovė e sa nė Shkodėr

Nė male e fusha kudo e gjen.



Flet edhe me dimrin mė nė fund
Mirėseardhje i dėshiron atij

Tė kėnaqen fėmijėt nė qytet e katund[/I]

Giovanni 30-09-11 14:21

Titulli: Duke pritur vjeshtėn ;)
 
lomsh jan be punet me keto stine spo di a po del pranvera apo vjeshta apo qka sepse kur duhej me qene vera ishte ftohet tani eshte diej diqka jan pshtjell kabllat.

DEA 30-09-11 16:23

Titulli: Duke pritur vjeshtėn ;)
 
.........e prit e prit, e prit e prit................

jadore 28-10-11 09:31

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]interesant , kalon nje vere e plot me nxehtesi dhe eh.! , mjafton nje dite me shkelqim dielli vjeshte dhe mrekullohesh e mundohesh pafundesishte ti shfrytezosh ato rreze dielli ne terease cafeneje duke zgjatur e zgjatur biseden per aq sa kurora e pemeve dhe gjethet qe te bien vazhdimishte mbi tavoline te lejon dhe rrezen e fundit te te bien ne fetyre ..ngritesh dikur dhe e vren qe ne te njejten kohe nje zeri thuhet ..wow cfare dite e bukur me diell eshte sot ..!

p.s.kjo ishte dje , dhe une tri ore te kohes se shtrenjet kosovare i kalova nen percjelljen jo te machiatos por tassit te qajit ., a te dal prap sot apo te gjej arsy ..!..po , jo po jo ,po jo ..hajde ,po jo cdo dite vjeshte eshte me diell ..[/SIZE][/FONT]

e-uritura 06-11-11 20:37

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
I lutem moderatorit pėrkatės, tė paktėn tė mė jep njė arsye, pse mė ėshtė fshirė njė postim nė kėtė temė!?

Nėse nuk ka arsye, atėherė ndoshta do tė ishte e rrugės tė kthehet postimi!?

e-uritura 10-11-11 20:26

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
[IMG]http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRQbV7lVARRee6n0baiOWpJ-rSeY_zLhv3BAliB6UaJ3eCbM-0v5jzBwF8KOQ[/IMG]

[URL]http://www.youtube.com/watch?v=--xW8HPJRY0[/URL]

e_martumja 10-11-11 20:26

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
Duke pritur vjeshten na erdhe Dimri.

Zero Cool 10-11-11 20:28

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
[QUOTE=e-uritura;2146008]I lutem moderatorit pėrkatės, tė paktėn tė mė jep njė arsye, pse mė ėshtė fshirė njė postim nė kėtė temė!?

Nėse nuk ka arsye, atėherė ndoshta do tė ishte e rrugės tė kthehet postimi!?[/QUOTE]

Madhesia e fotos ishte ne pytje !

e-uritura 10-11-11 20:30

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
[QUOTE=Zero Cool;2147685]Madhesia e fotos ishte ne pytje ![/QUOTE]


Faleminderit. Morra pėrgjegjje nga Vjeshta nė privat!

jadore 30-11-11 14:19

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]nje keso vjeshte uroj te vazhdoj deri ne pranvere ..
skllota ne Kosove nuk durohet, pranoni edhe lezetin e bores ta hjek ..,[/SIZE][/FONT]

vjeshta 28-01-12 01:57

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
POETI QĖ RRĖMBEU PĖRJETSHĖM STINĖN E TIJ TĖ JETĖS


Nga Sabit Rrustemi

Nė portat e jetės, trokasim me dėshirėn e secilit prej nesh. Pa e menduar asnjėherė, se, ngjitur pėr trupi gjithnjė na pėrcjell dhe njė e trokitur e papritur, e padėshiruar, tinzare, njė troktije e akulltė, siē ėshtė vdekja vetė.

Kjo troktije tronditėse, befas, mė 23 nėntor 2010 do shtangė dhe jetėn e mikut, poetit e njeriut tė 57-tė vjeshtave, Ibrahim Ibisht.

Derisa ai, po pėrmbushte orarin e pėrditshėm tė ditės, kafenė e mėngjesit, pėrgatitjen pėr tė shkuar nė tempullin e dijės ku e prisnin voglushėt, pastaj, mė pas, mqitė pėr kafe dhe, nė mbrėmje vonė, vargjet qė prisnin tė pustonin hapėsirat e bardha duke buruar nga zemra e tij vetmitare, ajo troktije, nė pjesėn e tij mė tė ndieshme, zemrėn, do ta shtangė, sėpari nė klasė, para atyre zogjve qė syhapur prisnin prej tij, ushqimin e ēdoditshėm, alfabetin e dijes dhe njė ėmbėlsirė me metafora. Tevona, kolegėt, miqtė, ata tė cilėt do pėrshpejtojnė drejt ambulancės, rrugės pėr nė emergjencė, nė pėrpjekjet e ngulmėta pėr ta shmangur atė shtrėngatė zemre.

Por…aty nė hyrje tė kryeqendrės, duke u lėsuar rrėmbimthi tatėpjetės, shtrėngata e papritur, nė njė hapėsirė tė vogėl veture, do t’ ia rrėmbejė dhe atė pak frymė qė kish mbetur qenies sė tij…

… e, unė me mikun tim dhe tijin, mbetėm pa e parė atė ditė, nė ditėn e fundit tė jetės sė tij… pa e ftuar dhe pėr kafe…pėr pak fjalė e, frymėzime…mbetėm duke e pritur pėr ta parė pas sa ditėsh, ashtu siē e kishim lėnė qė mė pare…po, edhe pa e faleminderuar pėr lirikėn e fundme qė lexuam nga Ai: Diēka si sheti apo sorollatje nėpėr shi…

… se kush ia mendonte vdekjen, atij?! Ishte nė majat e shpėrthimeve krijuese, nė moshėn e tij mė tė mirė. Me afėrsinė njerėzore, shpirtėrore, krijuese. Me butėsinė e njeriut tė mirė tė kėsaj toke. Me ndjeshmėrinė e pėrhershme dhe ndėrrimet e papritura tė gjendjeve shpirtėrore, njėsoj si vetė stina e lindjes dhe jetės sė tij. Vjeshta.

Sa shumė kishte shkruar pėr Vjeshtėn, Sa shumė ishte identifikuar e mishėruar me kėtė stinė. Pa mė shkuar mendja, se mes saj, edhe kish lindur. Lajtmotiv i muzės sė tij ish bėrė Vjeshta. De, sa kish pėr tė thėnė, oh, edhe shumėēka kish pėr tė shkruar pėr Vjeshtėn, tė dashurėn, jetėn… sa kam filluar pėr ta shpluar kėtė stinė qė mė rrėmben aq furishėm, mė kish pas thėnė mė 18 tetor 2010 kur po hapnin nė Gjilan, bashkė me tė, njė Manifestim tė ri: VJESHTA LETRARE E GJILANIT.

Mos mė dėshiro mirėseardhje, mė tha. Unė pėr Vjeshtėn shkoj dhe nė fund tė botės. Pėrtej saj. Shkoj. E, lėre mė kėtu, nė Gjilan. I mora lakmi. Madje, pak sikur e xhelozova. Po, Vjeshta s’ ėshtė vetėm jotja, ia ktheva. Mos ma prek Vjeshtėn, aman, m’u lut!

Edhe tash, mė drithėron ajo lutje, ai zė, ajo poezi qė e kisha lexuar vetėm pak ditė para asaj date. Pėrkatėsisht me 10 nėntor 2010. Ti dhe Vjeshta ime. Ah, Po sikur tė ketė dėgjuar zemrėn time, atė ndjenjė qė shprehet pazėshėm. Or, mik, po nuk je vetėm tin ė atė poezi. Jam dhe unė, ai, ajo…jemi tė gjithė neve. Nė bashkėautoriėsi:

“Unė jam jeta unė jam poezia/ veē pak nectar buze mė fal/ dhe kurrė nuk do tė ta them/ sa fortė tė dua/ sepse tė vetmen dashuri/ me vete nė varr do e marr/ emrin askush s’ do ia di”. E , ēka tė tė them, Ibro, miku im, i shkrova nė cast. Njė ritėm i vargut me ritmin e dhembjes e tė dashurisė, shkrihet lehtė e butė e pikon nėpėr ėndrra, nėpėr kėto metafora qė bosht kanė Vjeshtėn, tė dashurėn, atė ėndėrr tė panxėnė. Ibro…S’ gjeja fjalė qė ta pėrgėzoja. Mos u mundo, mė tha. Ngushėllova veten kur tjerėt s’ ma ndiejnė e s’ ma shohin dhembjen qė kam. Sėrish mendja na iku te vjeshta, te e dashura, te poezia vetė… qė rrodhi me “Diēka si sheti apo sorollatje nėpėr shi”.

Autri i baladave me shi e mėrzi, na tha troē: zjarri i vjeshtės vjen ndizet nga njė re e mbarsur me shi. I dashuruari ēmendurisht nė Vjeshtėn po udhėtonte qė moti drejt saj, pėr ta nxėnė pėrjetshėm si stinė tė prehjes sė tij.

Po, nuk harroj tė na dėshironte dhe njė natė pėr gjumė tė ėmbėl… para se tė rrėmbehej furtunshėm prej saj. “ Gjumė tė ėmbėl…miq” na fali me tinguj parajse. Ai, i cili njė natė mė pas, u rrėmbye pėrjetshėm nga e dashura e tij me merin Vjeshtė dhe tashmė, krahė pėr krah shetit me tė, pa farė droje, Parnasit tė Pavdekėsisė…

Gjilan, 27 Nėntor 2010

jadore 09-09-12 00:36

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]...ne Skoci.
( do ishte mrekulluese )[/SIZE][/FONT]

lovely 17-09-12 22:45

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
TINGUJ VJESHTE


… Mė veshet e butė rrezja diellore,
Nis e mėsohem me t'ėmblin e saj,
I vrazhdi djegės zė tė harrohet,
Tinėzare vjeshta trokėllin nė prag …


… Pak nga pak zhurma tė shurdhėta,
Zukatje miqėsore bien tinguj prekės,
Kanatat krakėllijnė lehtė tė ngutura,
Sa ngrihet sipari ernave tė vjeshtės …


… Mė i shpejtė hapi rrugės hidhet,
Pėrgjumur dje, sot ndihen tė zgjuara,
Njėrzia nė trumba pėrreth mblidhen,
Rrėfejnė radhė aventurat e shkuara …


… Mėngjeset mbushen plot cicėrima,
Fėmijė e zogj sė bashku pėrzier,
Vėshtrimi ngecet pemėsh tė hirta,
Tek njė gjethe rėnė a njė degėz thyer …


… Ndjenja tė cuditėshme kaplohen papritur,
E begatė kjo stinė bujare pjellore,
Ndehet nė pritje pėrjetimesh intime,
Flukse tė reja enigmash dashurore …



Ilir TARAJ

Dardanesha 18-09-12 21:28

Re: Duke pritur vjeshtėn
 
Na erdh dimri :biggrin:

natyra 24-09-12 00:05

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
Nuk di dhe sa Muaj/Stine do i festoi pa Ty "Ditelindjen" (shoku im):(!?
..vetem di se QDO Muaj Vjeshte/Shtatori do jet me "Emocionuse" per mua!:frown:
Mocionuse e Dhimbje/Njekohesisht!
Kur per here te fundit festuam "Ditelindjen" time bashk..(te gjysem shekulli)!
Ishte dita me me e Hareshme per ne..:smile:
Sikur ta dinim se ishte hera e fundit!
S'do kishim pas gjithe Atmosferen qe patem... dhe ate Familjare
Por me nuk eshte,si me Ty!:frown:
Edhe sa do prezenta te blihen..po mungoin lulet nga Ti:(
Qe mi dhurojshe me plote buzeqeshje:)
E,Sa do qe tjeret mundohen t'me bejn te lumtur...Po ndihem bosh pa Ty!:(
...dhe sa keq do ndihem,nese femijet/nipat dhe mbesat/e perplot te afermt e mi cilet me duan aqe shum...do i loexoin fjalet qe kam then ketu!:redface:
Sepse ata/o po bejn qdo te mundur per t'me ber te lumtur ne syt e tyre
Dhe ti e din zemer!Se,ata/o asnihere s'do ken shancin t'me shofin te merzitur!

Ket ta kam premtua dhe Ty.
Atehere kur te thash TE DUA!...dhe kur nuk do jesh me mua(shoku im)!:frown:

..autore
Natyra-(Hajla)!

vjeshta 10-10-12 16:34

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
[IMG]http://www.sinqeriteti.com/web/wp-content/uploads/vjeshta.jpg[/IMG]










Une, vjeshta e ndoshta ti...

Letargjia e rradhes nis me dilemen e ekzistences tende, i panjohuri im i shtrenjte. Flene te qeta enderrat e brishta, mbuluar me gezofin e bute te qetesise… flene te patrazuara nga demonet gjumeprishes… prehesh dhe ti.
Me shoqerojne besnikerisht syte e kureshtareve kalimtare. Nje i huaj shet perla fallso me cmime te ekzagjeruara, ne cepin perballe… Edhe nje vere pa ty. Ne dantellat e pemeve vjeshta qendis gjurmet e ngrohtesise se fundit… kerkoj pa pushim fytyren e njohur mes kalimtaresh te huaj. Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh te mekura gjethet nen shkelje… vdesin te ngrira perpelitjet e mia vjeshtore per te te gjetur, i panjohuri im fisnik. Kalitur ne enderrime ngjethese, ti ekziston gjithekund, pervec se ketu me mua.
Iluzion apo fantazi…?
Ndoshta thjeshte mosekzistence…
Lapidar i nje shpirti te bardhe…
Ti fli i paprekur ne cerdhet e nje ndjenje qe ste largon dot, se endrrat do te ti ruaj une… ti dileme e ideales.
Syte e kureshtareve mbeten te vetmit shoqerues ne rruget e vjeshtes. Nje i huaj shet pikturat e kopjuara te nje artisti, dhe mbi te bie bore… Mbeta vetem edhe kete dimer…



Ps: E huazuar.

Oltiana1 07-11-12 11:16

Titulli: Duke pritur vjeshtėn
 
[FONT=Century Gothic][SIZE=3]Nė heshtje ndjek lehtas qetėsinė e vjeshtės,
ka kaq shumė ngjyra,
kaq shumė gjethe qė bien,
po s’kan faj-dhe ato duhet tė ikin,
[/SIZE][/FONT]
[FONT=Century Gothic][SIZE=3]ikin pėr t’ju lėnė radhėn fluskave tė borės,
ikin pėr tu kthyėr pėrsėri me gjelbrimin e ardhėshėm.
Sikur duan t’na lėnė mbresa,
sikur duan t’na japin mesazh jete,
pėr tė na konfirmuar se gjithēka ėshtė kalimtare,
se gjithēka vjen, qėndron e shkon,
se gjithēka qė ngritet, bie
se gjithēka qė lind, vdes.
Sikur duan tė na lėnė me nostalgjinė e peisazheve mahnitėse,
qė kanė pikturuar me tė kuqėrremtė natyrėn,
si copėza jete,
si fragmente shkrimesh tė ndiera,
qė tė prekin brendėsinė e mendimeve, brendėsinė e shpirtit.
Njė horizont i pakufishėm,
njė tokė e pamatshme,
njė jetė e panjohur,
qėndron e ecėn bashkė me kėtė stinė,
aq tė verdhė,
pak tė qeshur, pak tė lagur,
e aq tė heshtur.
Ndoshta se kjo ėshtė stina ime,
prandaj dhe e ndiej aq tė afėrt,
bashkė me pamjet e saj impresionuėse,
bashkė me diellin qė pėrdor rrezet me rezerva,
bashkė me shirat qė na trokasin nė mbretėrinė e fjalėve,
pėr t’na lėnė shpirtėrisht tė qetė.
Sikur kėtė qetėsinė e saj e mbushin
vargjet e kėngės sė vjetėr apo
ndoshta melodia e baladės sė re,
i kthejnė optimizmin fjalės,
i thyejnė monotoninė ditėve,
i mbajnė tė freskėta ato fotografitė e verdha,
fotografitė e kaltra, tė bardha e tė gjelbėrta.
E tillė ėshtė dhe jeta,
me rrugė tė drejta, me rrugė me kthesa,
me ngjyra tė shumta,
herė mė tė ndezura, herė mė tė zbehta.
[/SIZE][/FONT]
[FONT=Century Gothic][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Century Gothic][SIZE=3]K.S[/SIZE][/FONT]
[SIZE=3] [/SIZE]
[IMG]http://sphotos-g.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/550543_428359897231597_2132713597_n.jpg[/IMG]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:29.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.