![]() |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Dritorja
Nje nate e mbaj mend fort mire, kur hena rrezet argjendore vershonte permbi mugetire, nje vashez pashe ne dritore. Ajo e heshtur po qendronte, po ankthi po ia digjte gjine, me padurim ne shpirt,veshtronte te udheza neper kodrine. "Un' jam ketu!",-nje ze ne terr u ndje dhe vasheza gufoi, dritoren celi menjehere... dhe terri henezen mbuloi. "O lum si ti",- i thashe me mall "te pret gezimi,puthjet ,dhelet, po mua ndonje mbremje valle, ndonje dritore do me celet?" Pushkini |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Nase Jani
KURBATKA Mbremė, putha njė kurbatkė tė bukur, Njė kurbatkė, nga dashuri kurbatėsh, Nėn njė ēadėr, ku flinte njė flutur, Ku dhe nata, sna shihte gjithė natėn... Mbremė, putha njė kurbatkė tė bukur, Qeni rrinte, lėpihej nėn hėnė, Nė puthje kurbatke kisha humbur, Fshehur, qeni hėnėn kishte ngrenė... Rrėshqita nga buzėt e kurbatkės, Bėra poshtė, por srashė dot nė humnerė. Si su shkoqėn rruazat e qafės, Vdekja tė kish qeshur dhe njė herė?! Si su xhindos lumi, tė kish lėnė, Shtratin ku ėshtė shtrirė mijra vjet?! Qeni jargėtėrbuar, hėnėngrėnė, Ulėrimė slėshoi gjer nė mėngjes... Si su sosėn buzėt me gjakshege?! Burimi i shpirtit si su sos?! Puthja e kurbatkės ishte vdekje, Prapa veshit vdekja mė thosh:Mos! Mos! mė thoshte vdekja, se kurbatka, ėshtė e gjitha zjarr e dashuri, buzėt i ka mbushur me gjakshege, nė ēdo poretrupi ka magji... Drita e mėngjesit mos ardhtė kurrė! Mbi buzėt e kurbatkės isha mbret. U dogja, i gjithi, pėrmbi buzė, Vdiqa, sikur rrojta njėmijė vjet. |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
[b]Ti nuk erdhe[/b]
Vjeshta erdhi herėt, ti nuk erdhe sikur tė vije, une do tė lija cigaren nė vend tė pullave tė nikotinės do mė rridhte nė vena shiu dhe vetėvrasja e plakjes dhe vera e kaluar e rinisė Gjiri yt i kthjellėt si ylberi do tė rrethonte netėt e mia nė ballė do ta puthja errėsirėn ulėrimėn tėnde mė tė gjatė se e gjata nė qerpikėt e zinj ngecur frikėn dhe aromėn tėnde Ah! Zjarri i prekjes tėnde si uji qė ka ngrirė nė acar dėshira pėr tu bėrė jorgani yt digjet n'majėn e flokut mė tė hollė me buzėt e puthjes, prekjes, nuhatjes do tė tė puthja Me krahėt e erės do tė pėrqafoja trupin tėnd qė i rri i vogėl trupit tim Ti nuk erdhe, vjeshta erdhi herėt hija ime nga pragu i dritareve i ra pas dashurisė tėnde tė zezė Dhe zemra i ra pas trishtimit, dėshpėrimit... Tani pres tė kthehesh siē mė ka marrė malli tė ikėsh Qė tė mė ushqesh me pasionin e dashurisė tėnde nė errėsirė tė mė mbytėsh me uraganin tėnd tė zi tė mė harrosh nė errėsirėn tėnde tė zezė Vjeshta erdhi herėt, ti nuk erdhe [i]R.D[/i] |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
[b]M'i puthe buzėt[/b]
M'i puthe buzėt gjer nė dhembje tani duhen shėruar po s'm'i shėrove gjer nė mbrėmje ta marrim dhe mė shtruar Pėrpara ke natėn e tėrė e mira ime, ti ajo ēka mbetet pėr t'u bėrė ėshtė puthja mbushur shpirtėsi. [i]Heinrich Heine[/i] |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Divani i vjetėr
Ke parasysh atė dhomėn e vjetėr tapetėn e vjetėr? Mbi tė, dy fotografi nė mur, tė vjetra! Ngjyrat e errėta tė vjetruara. Ke parasysh shkallėt qė tė qojnė tek ajo dhomė e vjetėr? Nė tė cilėn gjendet ai divan i vjetėr? Aty! Mu aty priti dashuria Ajo puthje e njohur Me lagshtinė e saj si vesė e mėngjesit.. E di, shkallėt.. Nėpėr to u ndoqėn tė rinjė tė dashuruar, butshėm, vullgarshėm dhe tė ē`orientuar, Ndjenjės sė vjetėr mirė dhuruar! B.P. |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
GRUAJA E MESNATES
Nje grua mbreme me mori nga nata Dhe me futi n'dhomen e saj, Une, ajo dhe artet tona Biseduam ane e skaj. M'celi zemren per here t'pare, Embel, ciltas bisedoi. Te gjumeembli shtrat i saj, Dalengadale dhe mua m'coi. Pak poezi me arome gjumi Ia lash aty mbi jastek. Nuk e cika, nuk e preka Se nga gezimi krejt qesh tretur. Tri here "gezuar" une i thashe, Me afsh t'madh plot dasuri. Pasi ia lash 'naten e mir" Jashtdola e qava si djale i ri! Ali R. Berisha |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
[b]Motive pa diell[/b]
[i](Sipas motiveve tė I.K)[/i] Zor se nė jetė do tė takohemi adresat humben s'ka mė letra Ti mjegullat Unė retė do t'i dėrgojmė njėri-tjetrit gjersa dhe vetė tė mjegullohemi... ...e tė tretemi si ngjyra e fotografive nė "Divanin e vjetėr"! |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
[FONT=Georgia]Vizatova tė parin e gjithė vizatimeve
mbi njė copė letėr, pėr tė parėn herė njė shtėpizė tė bukur, me oxhak e dritare dhe me klasiken, tė mbyllurėn derė mė pas shkrova tė parėn letėr dashurie naive e tė zjarrtė si pėr tė parėn herė kurajo skisha nė dorė tia jepja...[/FONT] [FONT=Georgia]dhe zemėrdridhur ia hodha nėn derė mė vonė i thinjur (familjar natyrisht) ėndrra vizatova mbi letra me vlerė tė gjitha tė bukura, tė zjarrta sigurisht tė gjitha tė ngjajshme me tė parėn herė njė ditė do iki ashtu siē erdha do vij kėtu pėr tė fundit herė do vij mė ndryshe do vij nė foto ngjitur mbi letrėn do rri mbi derė (1992) ©Artan Gjyzel Hasani[/FONT] |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
[b]Kini mėshirė[/b]
Ajo ishte njė natė dashurie qė kurrė s'duhej tė kish gdhirė Kini mėshirė nė mos po atje nėn gurė nėn peshėn e natės sė shėmbur do tė shėmbėm I vrarė jo nga urrejtja, po nga dashuria qė pėrjetėsisht quhet dhembje... [i](Xh.S)[/i] |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
[b]Pa titull[/b]
Ndoshta s'tė shkojė ndėrmend se qielli rastėsisht s'u mbyll se kjo dėborė qė shtroi kudo nė tė vėrtetė ka rėnė pėr ty U projektua ēdo kristal i saj nė qiell tė madh diku dhe nuk pushoi sė rėni ajo gjersa i gjeti flok't e tu Dhe nė mėngjes i zbehtė ai i plotė hapej me madhėri nėn altruizmin e tij tė hirtē ndėrsa shetisnim ne tė dy... [i](...)[/i] |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
[b]Mos u zhduk...[/b]
Duke u zhdukur nga mua e ēmishėruar vetvetes ju zhduke vetja jote kėshtu u tradhėtua me pandershmėri prostitute Mos u zhduk... tė zhdukesh ėshtė lehtė tė ringjallesh pėr tjetrin s’ka se si vdekja tė tėrheq shumė thellė tė vdesėsh nuk ėshtė mėnēuri Mos u zhduk... harro hijen e tretė s'ka tė tretė, dy janė dashurive bashkė do shkojmė nė gjyqin e shenjtė kur gjaku t’na thėrrasė pėr pėrgjigje Mos u zhduk... e kemi shlyer mėkatin fajtorė s’jemi ne, as damkosur tė denjė jemi unė dhe ti pėr tė falur nė-mos-dashje ē’kemi plagosur Mos u zhduk...tė zhdukesh ėshtė ēast por si do takohemi nėpėr shekuj ē'sozi kemi nė botė, ti fantazmė dhe unė? - fėmijėt tanė tė qeshur Mos u zhduk... jepma dorėn tėnde nė tė jam shkruar unė - i besoj sekretit dashuria e fundit ėshtė e tmerrshme s'ėshtė dashuri, por frikė e humbjes sė tjetrit! [i]Yevgeny Yevtushenko[/i] |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
ISHA I DEHUR
Rrugėve tė lashta po iu rikthehem, ėndrrave tani shumė i frikėsohem, ahh...sa dua edhe njė herė tė dehem, me puthjen e saj pėrsėri tė ngrohem. E t'a pėrgėdhel me kujdes, tė pushonim nga muzgu qė vie, e tė zgjoheshim nė mėngjes, kur agu me rreze do tė na bie. Sa fjalė nė gjysmė kishin mbetur, sa ditė s'i kam parė qysh moti, si njė leckė mbeta i tretur, i gjetur e i mėrdhirė nga i ftohti. Kurrė e bukura s'mė ka shkruar, asnjė fjalė nė njė letėr, ku e di nga ka shkuar, apo e ka gjetur njė tė dehur tjetėr. Nga: Mark Kuzhnini |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Vjeshte, ty nuk t`ka hije me qkru qizi pizija me dushje. A mue po. Une jom e re:biggrin:
E dua trupin tim kur ėshtė me trupin tend. Eshtė diēka fantastike. Muskuj tė tendosur e voluptet. e dua trupin tend, i dua lėvizjet e tij, dua atė ēka bėn, mė pėlqen tė ndjej shtyllėn kurrizore tė trupit tend e gjithė dridhjen e embel tė eshtrave e atė vibrim tė skajit te tij qė dua ta puth, ta puth, ta puth papushim. tė puth plot zjarr ēdo pjesė tė trupit tend, e dua atė pėrkėdhelje tė bute tė cikjes me pushin e gėzofit tend elektrik e mishin qė hapet e sytė e tu plot shkėndija, e pėr mė tepėr dua pėrplitjen tende poshte meje njė gjė kaq fantastike ! E .E. CUMMING |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Po t'rri nngat ,se si e re qe je, mos po i qon vetit fjale me kto poezi...:tongue:
Qy anmikjaaaaa! Prej anmiqesis nuk po e sheh se kush eshte autori...:wink: Mall...! Edhe pse larg pranė tė ndjejė, nuk tė harroj, vetėm thjesht, dua tė tė pėrshėndes, e pastaj tė shkoj. Ashtu kot malli mė sėmbon, jam grua, me shpirt e trup tė bukur, pse jo, jam zonjė grua. Dy herė mė e bukur, joshėse, tunduese, nė sy, buzė, me shpirt e trup, dikė sundoj, ndoshta ty. Edhe pse larg, mos harro, malli mė merr, nuk varet prej meje ai shtegton, atje ku do. Shpesh humbet ... symbyllas ikėn.. shkon diku.. diku larg ikėn si i ēmendur e kthehet.. sėrish kėtu. merr udhė, prapė shtegton pėrhumbet, gjithė qenien pėrfshin e harrohet dhe shpirtin ma tretė. Njė ėndėrr e shkurtėr me sytė hapur, mė rri, e kupton qė malli tė mund... del fitimtar, dhe vjen tek ti. Edhe pse nuk zgjat shumė, ėshtė mundje e bukur, edhe pse zgjat pak mė se e dėshiruar, kur prehje gjen, brenda meje futur. Nė krahė malli lė veten, tė ndjejė jetėn, pėshpėrimėn, frymėmarrjen, prekjen, aromėn, heshtjen. Malli im, mė mund, bėju zoti im eja tek mua, mė merre nė gji, frymo brenda meje Jam Grua! Nga: Nexhi Baushi |
Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
[FONT=Georgia][SIZE=2]Gabrielė,e mban mend sa shumė mė admiroje,
mė deshe, mė jepeshe, kur nuk mė kuptoje...? Ish koha kur unė tė robėroja me lirinė time pėr tė gabuar.. Pastaj erdhi heshtja... Hyj sot nė shpirtin tėnd, Gabrielė dhe s'bėj dot autoportretin tim.... Pasqyrat tregojnė harta memece ku vėshtrimi im blu sajon kontinente lumturie qė kurre s'egzistuan... oqeane tė stuhishėm...tashmė tė qetėsuar... nėn ta Atlantidat e mia -brigje pa urė... Po qiejt e mi, Gabrielė? Ah...qiejt.... Qiejt s'shėnohen nėpėr harta kurrė... ©Artan Gjyzel Hasani[/SIZE][/FONT] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:40. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.