Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Sporti (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=118)
-   -   Krasniqit i hapet rruga pėr titullin botėror (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=14411)

Dilaver 30-09-05 09:02

O e nderuara Bleona, jo bre nuk jam komentator, por po mundohem me u kendell, po them me u kendell se prej momentit kur ra ne dysheme Luani aq rėnde e kam perjetuar humbjen e tij sa qe nuk mund te gjej fjal per tė shprehur deshprimin.

Nė ate moment qe pesoi ate goditje tė rėnde Luani e kam pa edhe fillimin e fundit te karrierės se tij, por dhashtė Zoti e une te jem gabim.


Dilaver

Bleona 30-09-05 09:16

hishalla kthehet ne ring prap e vashdon boxin!!!!

se une jam fan imath!!!! :wink:

jamkon ti ra shkellem televisies kur epash se hupi :(

AXHA 30-09-05 12:20

[quote=Dilaver]O e nderuara Bleona, jo bre nuk jam komentator, por po mundohem me u kendell, po them me u kendell se prej momentit kur ra ne dysheme Luani aq rėnde e kam perjetuar humbjen e tij sa qe nuk mund te gjej fjal per tė shprehur deshprimin.

Nė ate moment qe pesoi ate goditje tė rėnde Luani e kam pa edhe fillimin e fundit te karrierės se tij, por dhashtė Zoti e une te jem gabim.


Dilaver[/quote]
-------------------------------------------------------------------------------------
Shum selam pej meje shum i neruemi Dilaver.
Paj vallahi bilahi tallahi edhe AXHS shum ran i ka ardh qi ska ku shkon manenaj,pooooo kjo asht kan ran per tshnoshtit e jo ma per AXHEN qi seka bash shneten qysh duhet me pas,veq ishalla tjeter here nuk shlirohet para vakti si ksihovi e ruhet ma shum,se boll ngat e ka pas me kan maj pari i dynjas.
Veq kur ta kthejsh ntjetren an tej nqat dakik maj mier ke,eeeeee ishalla jet veq me ksihovin me ra ntok,e ishalla nuk e hup besimin nvete,me demek mos me ja menue vetes qi bjen ntok ma.
Mier u njefshmi ngazmenet qi vin pej shum tneruemit Luan.

Tomori 30-09-05 15:10

Euuuu me va thane te drejten Luani me ka bere shum nervoze...
qysh bre mos me tardhe inati...
...Luani yne shtat runda radhasi kishte totalishte kontrollin ne meq..
...me dukeshte tamam si Muhamed Aliu.,.ndjeja gzim te madhe..
.e tashe ne runden e tet me befasoi...kundeshtari tije as kembet nuk e mbanin por dual fitimtare...
...boll mka ardhe inati...qat nat nuk kam flejte dy pako cigare i kam pire prej inatit... :cry: :evil:

Arb 01-10-05 05:14

[b]Lamon Brewster i premton revanshin Luan Krasniqit [/b]
E Premte, 30 Shtator 2005

Luan Krasniqi ka dashur ta vazhdonte ndeshjen per titull bote ndaj Lamon Brewster-it, por ka qene trajneri i tij, Torsten Schmitz, qe e nderpreu luftimin. "Une po e shikoja, qe Luani kishte probleme qe ne raundin paraardhes (te 8-in), - thote Schmitz, - sidoqofte, Luani donte te vazhdonte dhe une doja ta respektoja vendimin e tij, por ne fund, ai nuk ishte ne vete".

Ky eshte komenti i trajnerit gjerman te Krasniqit, ne konferencen e shtypit pas ndeshjes ne titullin boteror ne peshen e rende ne boks, federata WBO. "Nje gabim, nje KO, shume shfaqje", titullonte ZDF. Kjo ishte perpjekja e pare e Krasniqit drejt titullit boteror dhe qe perfundoi me disfate, por menjehere po mendohet per nje revansh.

Lamon Brewster arriti te godiste ne raundin e 8-te, kur Krasniqi udhehiqte ndeshjen me pike, ne tabelat e te tre gjyqtareve. Luani beri nje kombinim e majte-e djathte, duke u mbeshtetur ne kemben e gabuar dhe si pasoje mori nje goditje dhe pas saj, nje te djathte ne mjeker, qe e rrezoi pertoke. Ai u cua shpejt, dhe ne raundin e 9-te arriti ta vinte ne veshtiresi Brewster-in me disa goditje rradhazi. Ne fund, ai u godit fort dhe erdhi rrezimi i dyte, pas te cilit ai u cua serish. Por Schmitz vendosi qe ndeshja te mos vazhdonte. Krasniqi u shpreh pas ndeshjes se "ishte mrekulli qe u cova ne kembe, por ne raundin e 9-te une nuk e shikoja Brewster-in, nese ishte para apo prapa meje".

"Une bera nje gabim, - vazhdon Krasniqi, - une isha i bindur se gjithcka do te ecte sipas planit tim. Por besimi me i madh ne vetvete dhe lodhja, bene ate qe une te mos rrija i mbuluar sa duhur, te isha neglizhent. Me pas gjithcka shkoi shume shpejt".

A eshte kjo disfata e karrieres per Krasniqin? Luani nuk ishte ne gjendje te jepte nje pergjigje te plote kaq shpejt. "Do te shikojme, - u shpreh ai, - nese do te vazhdojme apo jo. Tani une kam nevoje vetem per pak pushim, qe te marr veten nga ndeshja".

Brewster i kerkoi falje Krasniqit, per goditjet e palejuara qe dha gjate ndeshjes. Ai goditi nen brez ne raundin e pare dhe me pas ne te katertin. "Une nuk jam nga ata njerez qe godasin ne menyre te palejueshme, me qellim, - tha ai, - por dua t'i kerkoj Luanit te falur. Ne mund te ngjitemi serish se bashku ne ring". Kesaj oferte, Luani iu pergjigj menjehere, me syte qe i shkelqyen: "Me shume gezim". "Heren tjeter do te jem une ai qe do vije ne SHBA", - vazhdoi Krasniqi.

Pas ndeshjes, pas konferences per shtyp, Luani shkoi ne hotel, ndersa Brewster qe u shpreh se "ia arrita qellimit tim", beri nje banjo te gjate dhe ndenji deri ne 3 te nates duke nenshkruar autografe dhe duke bere foto. "Une jo vetem mbrojta titullin tim, - vazhdoi amerikani, - por edhe fitova shume tifoze te rinj. Kampionia e botes per femra, Regina Halmich, u shpreh se "kur dikush humb ndeshjen per titull bote, duhet te provoje prape". Brewster ka shtuar, se ai do ndeshet vetem ne nje skenar tjeter, nese ndeshja zhvillohet ne SHBA.

Por skenari duket i pamundur, sepse menaxheri Sam Simon, trajneri Jesse Reid dhe promotori Don King, kane ne plan disa ndeshje, ku Brewster te fitoje te gjithe titujt boterore. Kjo eshte perparesia per ta.

Korrieri

Gentiani 16-10-05 13:27

Flas kuq e zi ,godas kuq e zi
une degjoj kuq e zi ,shenoj kuq e zi
nji dashni me vlon per ket fis e ket far
pra zemra jeme Im proud to be Shqiptare


Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag i die
Im proud to be an ALBANIAN

:lol: :wink:

Arb 12-11-05 16:55

[b]Krasniqi zbret ne vendin e katert ne bote [/b]

Korrieri

Luan Krasniqi, ish-sfidanti per titullin boteror ne peshen e rende ne boks (WBO), ka zbritur ne vendin e katert ne renditjen boterore, pas humbjes ndaj kampionit ne fuqi, Lamon Brewster. Tashme, para tij jane Vladimir Klitschko, James Toney dhe Hasim Rahman, ndersa kampion mbetet Brewster.

Ne renditjen IBF, Krasniqi eshte ngjitur ne vendin e 10-te, ndersa ka qene jashte 15-es deri para 9 nentorit, ndersa ne renditjen e kombinuar, "fightnwe ka fituar nje vend, tashme i 10-ti, pas terheqjes se kampionit te botes ne WBO, Vitali Klitschko-s.

Arb 08-12-05 16:39

[b]Brewster-Krasniqi, revanshi mė 11 mars?
E Merkure, 07 Dhjetor 2005 [/b]

Ndeshja pėr titull botėror tė federatės WBO, mes kampionit Lamon Brewster dhe sfidantit Luan Krasniqi, mund tė zhvillohet mė 11 mars tė vitit tė ardhshėm. Kėtė e pohon gazeta gjermane, "Hamburger Abendblatt", por njė gjė e tillė shprehet me dyshim nga ana e trajnerit tė Brewster-it, Jesse Reid.

"Unė nuk besoj se kjo do tė ndodhė, - thotė Reid pėr kėtė gazetė, - nuk do ia kėshilloja Luanit qė tė fillonte tė ndeshej kaq shpejt ndaj Lamon-it. Ai u mund keqaz prej tij dhe boksieri im mėsoi shumė prej kėsaj ndeshjeje.

Do tė jetė sėrish njė fund i tmerrshėm pėr Luanin". Krasniqi ka vendosur tė anullojė njė tjetėr ndeshje pikėrisht nė mars 2006, nė mėnyrė qė tė jetė gati pėr Brewster-in. Ndeshja e parė mes tyre u luajt mė 28 shtator tė kėtij viti nė Hamburg, dhe amerikani fitoi me KO teknik nė raundin e 9-tė, por pasi Krasniqi kishte fituar me pikė raundet e mėparshėm. Sidoqoftė, Reid nuk kėmbėnguli edhe aq te data e ndeshjes, sesa te vendi i zhvillimit tė saj. "Nuk do tė vijmė mė qė tė ndeshemi nė Gjermani", - tha ai.

Gentiani 23-12-05 11:13

Luan Krasniqi, do tė boksoj mė 11 mars 2006, por siē shkruhet kundėr njė kundėrshtari i cili gjindet nė top-listėn ndėrkombėtare tė boksit, e edhe njėkohėsisht e vėrteton Luani se pas meēit tė 11 marsit 2006 me Brewster "ka edhe diēka pėr tė sqaruar ".

Na mbetet tė shpresojmė dhe tė presim meēin e paralajmėruar.


[url]http://www.boxing.de/index2.shtml[/url]

Gentiani 31-03-06 22:50

[B]Luan Krasniqi bokson kundėr David Bostice[/B]

[COLOR=black]Mė 29 Prill nė Hallėn e Sporteve Hans-Martin-Schleyer , Luan Krasniqi bokson kundėr David "The Boss" Bostice, boksierit amerikan me pėrvojė. Fitimi i kėtij meēi do ti mundėsonte Krasniqit, tė vinte deri tek dueli ndaj boksierit tjetėr amerikan Lamon Brewster pėr titullin e kampionit botėrorė nė kategorinė WBO.[/COLOR]

Gentiani 24-04-06 19:13

[SIZE=2][COLOR=black][B]Fillimisht David Bostice e pastaj Vladimir Klitschko ![/B][/COLOR][/SIZE]

[SIZE=2]Janė nė shėnjestėr tė Luan Krasniqit.[/SIZE]

[SIZE=2]Tė shtunėn mė 29 Prill nga ora 22.45 dueli Krasniqi - Bostice - transmetim direkt - live nga ZDF.[/SIZE]

[IMG]http://www.zdf.de/ZDFde/img/47/0,1886,2694447,00.jpg[/IMG]


[IMG]http://www.boxing.de/typo3temp/pics/2075a23095.jpg[/IMG]

Dilaver 29-04-06 14:31

Luanit i uroj (dėshiroj) fitore ...dhe titullin e kampionit botėror.

Artisti 29-04-06 14:50

Une japi prognoza shume rralle,por kur ta japi prognozen ashtu behet,e kam jap nje mendim te politika ,jo qe kisha deshire po une shoh pertej murit nganjhere.:smile: :eek: .

LUANI,do te fitoj kete lufte,dhe do te behet kampion i botes brenda 2 viteve.

Mbane mend kete !!!!

.

Dilaver 29-04-06 23:07

Urime Luanit, i lumtė se na ka gėzuar nė ketė aksham pazar.

Urime tė gjith shqiptarve kjo fitore e Luanit, deshiroj suksese tė mėtutjeshme drejt titullit tė kampionit botėr.

Kam pas bindje tė plotė se do tė fitoj ketė duel.

DEA 29-04-06 23:09

Luanit urime Fitorja,dhe suksese ne rrugen e tij.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:31.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.