DESHMOREVE TE KOMBIT
Me vargje- po thure kuror, per trimerin tuaj, per gjakun tuaj, per emrin tuaj- Deshmore. Do t'a ngrisim lart kete emer me betim, me pune, me bese perhere do te ju kemi ne zemer. Ju jeni ne vatrat tona ne sofrat tona, fale gjakut tuaj fitorja eshte e jona. Flini te qete se ju dhat jete per kete toke, per keta njerez, per kete liri, per shqiptari L A V D I . |
[b]Respekt per ty GURI SYLAJ ndihme teper i fort nga keto shenimet tua me bejn shum shum met fort edhe me behem qe te ndihem krenar qe jem shqiptar edhe kem kesi njerz si ti qe na knaqin shpirtin me tilla Poezi..Paq jet te mir edhe shum shendet per ty dhe familjen tende
[/b] |
Rrespekt e nder paq gjithemone . Ju falenderoj perzemersisht dhe ju pershendes vllezerisht; Juve - Malok Presheva ;dhe gjithe ate pjese te Kosoves.
ME NDERIME VLLEZERORE I JUAJI GURI SYLAJ |
SOFRA E DRENICES
E ka shtru Drenica sofren e fjales e te bukes ne Kulle te Shaban Jashari si ne Kulle te Osa Kukes. E ka shtru Drenica sofren Sofren e Trimnise ne kulle te Adem Jashari rrin vete Bca Ise I kam sjelle keto dy alltia per trimat e sodit ne Kulle te Hamez Jashari sikur ne Kulle te barotit. Ne Kulle te Jasharajve flet Hasan Prishtina sod Prekazi e dridhe shkinin si dikur Vranina. Kush lufton ne ate Kulle Guri paska bvet Europa eshte Drenica e Adem Jasharit me Azema e Shota. **************************** |
PSE E KIE EMNIN TROPOJE
Pse e kie emnin Tropoje a s'me thu moj a s'me thu, prej Gjakove me dale ne Shkoder Trup me i ra me shpejt me shku. Pse e kam emnin Tropoje njehere moti me pat thene nana, kur Shqipnise i vyejn truproje djemt e mi ia baj nishana. Trup i bie kur therret Atedheu s'muj me prite , as s'dij me bvete ne kater anet ku shqipja flitet ku t'me lypesh , mu ke me me gjete. Pra Tropoje m'a gezofsh kete emer si ne gezime -sikur ne dite te veshtira fale me shendet ke nga Drenica motra e jote me e mira. Guri Sylaj |
QIKES SE TROPOJES
Dola ne keto troje per ty qike Tropoje, te shoh si luan me loder Tropojane - moter. Njat shami lidhur per brezi po t'a valevite era luaj moter e gezohu se po vjen pranevera. M'a fale njat shami pashe boren e Shkelzenit qe t'a luaj nje valle mu ne mes te Prizrenit. Hajde qike Tropoje t'i kalojm bjeshket me bore ti me vallet tona e une me pushke ne dore. Abdyli e Ymeri ne Przren n'a presin per kete dite shqiptaret jetojne por edhe vdesin. Guri Sylaj '92.......... |
GURI SYLAJ_Pranoni komlpimentet e mija per poezit kaq patriotike me nji stil te mrekulluar.Suksesi dhe shendeti qofshin kudo me JU :!: halla e madhe
|
Ju falemnderit Hallushe . Jeni e pershendetur dhe e rrespektuar edhe nga ana ime .
Ijuaji Guri Sylaj |
Re: Poezi nga Guri Sylaj
[quote=GURI SYLAJ]MALLI I GURBETQARIT
XXXX XXXX XXXX XXXX Me ka marr malli te ulem ne sofer nje buke misri cope me e nda ne njerin krah te kem pran motren ne tjetrin krah pran t'kam nje vlla. Me ka marr malli te ulem ne sofer ku per rreth e kam tere fisin pran t'a kem Nene shamizezen e ne balle te sofres te shoh ule Plisin. XXXX XXXX Nga nje punim me i gjate[/quote] I Nderuar ju pershendes,dhe gjithashtu komplimente per keto poezit e juaja. Kjo poezi me preki dhe me pelqej,edhe pse ishte e shkurt,veq me padurim pres dhe shpresoj qe te na sillni te teren ketu. Edhe nje her ju lumt dhe ju deshiroj ēdo te mire. Genta |
NE KISHENDREKE
Ne Kishendreke bien tupanat burrerisht qendrojn nenat. Djemet faqepetull me plis te bardhe mbi vetull gjithekah nder oxhaqe i kan marre pushket ne dore i kan vene per faqe. Kan dal ne log te mejdanit me i ba ball dushmanit me i dal zot vatanit. Me mauzerre ne dore per Kosoven Nane lulekuqe mbi bore. Cucat syshqiponje kalojn shteg me shteg ca vijne e ca shkojne bajne buke bajne fishek trimave ne istikame perkrah u qendrojne. Ne keto dite te veshtira cuca me e mira- s'eshte nuse e oxhakut por molle e bajrakut. Me mauzerre ne dore Nuse per Kosoven- Lulekuqe mbi bore. Guri SYLAJ |
E kam hape nje Toke te Re,
per fare- plot me lapidare eshte ky vend lavdie me emrin Koshare. I kam mbjelle do lisa qe ne maje mbajn plisa. Ata nuk priten, cdo dite me te mdhenje rriten. Bejne hije ne kete Toke Lavdie. Ketu kishte gure qe benin mur m'a ndanin sofren dasmen m'a ndanin, m'a ndanin Shqipen ne Flamur. Faren qe ketu e hodha neper te gjitha Trojet Etnike e mblodha. Esolla ketu ne Koshare jo per grada e per kapuq as per pare. E solla per Kosoven- per Shqiperine per te gjitha Trojet tona KOMBETARE Guri Sylaj |
Vetem per Gentianen .
MALLI I GURBETQARIT Ne nje qosh te nje rruge te huaj, ne nje banke te nje parku te vjeter rri i vetem dhe mendohem , per nje kohe e nje vend tjeter. Flas me veten si ne ode burrash por e dije - jam fillekat, nje gulshim qe me del nga shpirti me trazon , s'me len rehat. Ece ngadal mbi trotuare, mplake e krruse deri ne toke motra e vllezer s'i kam pran ketu eshte vshtire me gjete dhe shoke. Te gjithe vrapojne pas puneve te veta, nuk kan kohe as buke me ngrane qe ne mengjes pa dalur Dielli deri vone ne nate per Hane. Enise nje kenge por nuk kam ze, asnje fjale prej goje s'del vec nje lot me zbret ne mjekerr, me preke ne zemer, me ka prek ne tel. Hiq pa me pyet- me merr me vete, fluturoj me shpejt se era shkoj ne troje , ne ato brigje ku ikam mbushe njezete pranevera. Ulem ne guri permbi krue i flas lisit qe me bene hije, - a esheh se te dola nbe fjale, Te pata thene se prap do te vije. Ai nuk flet se goje nuk ka, por e dije c'thote lisi i vjeter, - ti uktheve por s'je ai tash ti je krejt dikush tjeter. - Ne gurbet shkove veq prej halli, dole i ri me i ike roberise, ketu u ktheve veq prej malli, per ATEDHE per TOKE te SHQIPNISE-. Tash je plake je ba i bardhe si keto male qe mbajne bore, e kam dijte se ke me u kthye - shpirtin tende -une e kam ne dore-. Perveq meje s'te njeh askush, se veq une -ketu te kam prite, jan njerez tjere - jan halle tjera gjithecka nderron ketu dite per dite......... V A Z H D O N ****************************************** |
***************************************************
V A Z H D I M ***************************************************** Shkon nje mbret e vjen nje tjeter deri sot jan nderrue disa, vetem une - ai lisi i vjeter kam vendose ketu me u tha. Erdhe ti te thahemi bashk por me ke borgj se vet me ke lane une po shkoj , por kethehem shpejt kur u ndame me pate thane. Kaluen vite , s'dij se sa prita e prita e ti s'u ktheve , une s'jam plake se jam ne truall timin, kurse ti ne gurbet u theve. Bisedoja me veteveten kisha mberri ne mes te qyteit - ku je nise keshtu - axha Guri nje ze femije me sjell ne veti. I fshij sytew te shoh se c'behej C'ka po ndodhe keshtu me mua, edhe ne diell une po sho enderra, s'kish kund lis , nuk pash kund krua. ************************************ V A Z H D O N |
Rruga ime
Rruga qe ndalet para shtepise sime, eshte rruga ime. E shkelen ata e na- e do qe do te vijne te gjithe- te lidhur me emer, me kete rruge, me shpirt e zemer. Ne fund te kesaj rruge, kur kethehesha nga gurbeti, me priste motra. Gezoheshin te gjithe, edhe une edhe votra. Ne fund te kesaj rruge me lindi nena, linden edhe shume te tjere me emrin tim- ketu brezat nderrohen, ky vend kurr nuk mbeti jetim. Ky fund eshte fillim i nje fundi tjeter per nje fillim te ri, kjo rruge eshte ecja e jone per t'a bere me te bukur, per t'a bere me te forte- tonen Shqiperi. Guri Sylaj |
Cameri moj moter-
cka te them per Ty, zjarri po te shuhet ne voter e loti po te shterron ne sy. Cameri moj moter cka te them per mu, asgje , asgje per Ty nuk bera e prap kam fytyre te te them TE DU. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:24. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.