Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16034)

halla e madhe 22-05-05 16:53

Njani e veti ni gjakovali:
_Sa djem i kie bre jaran?
_Nja,vlla,edhe ata sakat.
_Po shka te miren ka?
_Kurgja,e pin duhannin,njanen dore gjithemone e ka nxane :wink:

GURI SYLAJ 22-05-05 19:51

Po e pyte djali baben:
Babe me u rrehe dy te menqur a duhet me nderhy.
baba po i thot , jo djali i jem nuk ke nevoj se te menqurit nuk rrehen.
Po me u rreh nje i menqur e nje budalla ateher a duhet me nderhy.
Jo i tha plaku se i menquri gjen nje shteg dhe leshon rruge.
Po dy budalla-
E aty djali jem qellofsh ti e jo baba.

halla e madhe 22-05-05 20:56

U cu me shkue nji djale i ri me bujte tu motrat.N'jana moter ish anej Drini e tjetra knej Drini.
-Ma s'pari,_tha_po shkoj me bujte tu Hava,anej Drini e,ka t'kthehna,vij e buj tu Huma,knaj Drini.
U nis e i ra Drinit midis.Drini ish kane rrite.E kapi e perplasi per disa cunga qe ishin kane midis lumit.U rrok per cunga djali i ri e hypi permi ta,e pshtoi pa u myte.Aty permi cunga nejt gjith naten.Tuj nejt ata nisi e po menon me veti:
_Aman jarebi!Kame pase menu me shkue me bujte edhe tu Hava edhe tu Huma,po tash meta midis Drinit,
As tu Hava
as tu Huma,
Midis Drinit,
mi dy cunga :wink:

Odise 22-05-05 21:00

dy te mencur, e ngrehin fijen e kashtes, e nuk keputet fija

dy budallej, e ngrehin tranin dhe e keputin

dy budalle e thejne edhe tranin

GURI SYLAJ 22-05-05 21:26

Kur te ulesh ne sofer te kallablakut mos kqyr si te tjeret po han por mundohu edhe ti dicka me nxane!!!

************** ******************

KUR MERR RRUGE NEPER SHI MOS E KAJ KOKEN PO KEMBET!!!

**************** *****************

Argatet ne are e vete ne pazar tybe n'shkofte!!!!

*************** ******************

E kishin pyet plakun se kur hiqet bora nga qajo bjeshke. Plaku duke e kuptu mire se fjala eshte per floket e tij te bardha tha: kur te rrezohet bashk me bjeshken!!!

Murgesha 22-05-05 21:36

[color=blue][b]Shkoi njani te motra e martuar, dhe pasi miqtė i banin muhabet u ba java e ky as llafė nuk po e ban qė tė kthehet nė shtėpi.
Edhe pse miqtė i banin muhabet, motra e tij ngushtohej se ishte edhe kohė vere, dhe njerėzit e shtėpisė ishin tė lodhur nga punėt e ditės.
Njė mėngjez na zgjohet vėllau dhe e thėrret tė motrėn me i shpurė ujė pėr tė la sytė.
-Oj motėr mė hjedh pak ujė tė laj ftyrėn.
-Uh vlla ti me pas ftyrė lypė izė pėr me shku te shpija- i tha motra e inatosur.[/b][/color]

GURI SYLAJ 22-05-05 21:50

Bjen njani ne bunar e shkojn kojshit me e nxjerr dhe njani po e pyet se si rae atje posht e ai prej ujit i tha : more qysh jam ra une e di po qysh dal ishall e dini ju.

Odise 22-05-05 22:14

THIRRE NEVOJEN SE AJO TE NDIHMON

Baba i tha djalit:
- Shko ne mal e ngarkoe kalin e samarit me dru.
- Po qysh e ngarkojune vetem kalin me dru - tha djali.
- Thirre nevojen, se ajo te ndihmon - ia ktheu baba.
Djali mori kalin shkoi ne mal, po nuk mundke ta ngarkoi, se barret e druve i bijshin ne anen tjeter. Mundou e mundou, nuk dijti cka me ba dhe mbasi vuajti rrast, i shtini gishtat ne vesh e piskati derisa iu shtjerr zoni:
- Oj nevooooje, hajde ndihmom ta ngarkoj kaliiin!
Kur u lodhe fort tu thirre, tha me vete:
- Hej baba jem po budalla qe je! U kujtue pak dhe i ra ndermend me e marre nji cop shkop dydegesh, ia shtini ne njanen ane barres se druve me e mbajte derisa ta ngarkon tjetren ane dhe ngarkoi kalin me dru, e shkoi n'shpi. Iu afru babes e i tha:
- Babe, qysh me shtine me piskate si i trenti - thirre nevojen?
- Po babo, nevoja te meson me dal n'breg! - I tha baba djalit.

GURI SYLAJ 23-05-05 18:38

Para Luftes se Dyte Boterore vijn do historian serb ne Kosove dhe e pyesin TAHIR BERISHEN( nje plak shum i menqur i Malesise se Drenices- fshatit Berishe), se a jan moti shqiptaret ne keto troje . Plaku ju pergjigjet shkurt:
Kur e ka zhdryp Zoti - Dreqin ketu ne keto troje , neve n'a ka gjete tuj livru n'ara.
Serbet , si njerez te shkolluar e kuptojn pergjigjen dhe qohen e shkojn.

************* *************


Pas Luftes se dyte nje mik i Tahirit ia qon nje selam:
"Moj e mire qe shkon me edha , gzohu pak se n'a dul vera.
Tahir Berisha duke e njoft situaten nga afer, sepse Rifatin e kishte djal vellau , ia kethen pergjegjen:
"Moj e mire qe shkon me dhene , terrta-verrta kurr nje sen".

******************* ******************

halla e madhe 23-05-05 19:07

Ish kane ra njani prej Malsije n'Gjakove.E kish pase emnin Mule.N'at kohe nuk kane dite m'u thane boksave sukur tash,qe u thone boksa,po shula.E kishin pa rrehe Mulen n'Gjakove me boksa se ish kane ngatrrue me njanin.
Duel Mula prej atyhit ku e kishin rrehe.I thane disa qe e kishin pa kah e rrehin:_Mule,t'kane myte me shula.
U thote:_Mula per shula a,msue. :lol:

GURI SYLAJ 23-05-05 20:08

SHKON NJANI MUSAFIR TE DO MIQE PO ATA KALLABLLAK E KUR E BIEN DARKEN E BIEN NJE PERPEQ. KUR IA NISEN THA, TEPSIA VEQ U SILLKE NEPER SOFER. TASH I ZOTI I SHTEPISE NE SHENJ NDERIMI PO I THOT MUSAFIRIT: MIK MERR- MOS UNGUT: MUSAFIRI PO I THOT ; JO, MIK NALI TUT N'MUJSH SE PO NUK U NGUTA KETU PO UNE ME MBETE SONTE PA DARKE.

Odise 23-05-05 23:52

Dheze njo o Guri, dhezne ka njo o burra, ndera e Qarrit Hasit!

Nji qike te marrshme, u munduan me e shtie me kcye (vallzua), po ajo nuk dojke dhe dikur e qiten gati si me zor ne valle para defit e tupanit. Kcej sa kcej dhe kur u ul, e ama i tha: uh moj bije, ti kcejshe, e une u dridhsha!

uliksi31 24-05-05 05:53

Me nje raste baba i tha djalit te vete, a po shko deri ne lame te bagtive e blenae nje qingj ta presim se na vijn edhe bijat, e te kemi me cka t'i presim. Besa djali i ri nja 20 vjecar edhe niset me gomar e shkon ne pazar e blen qingjin e dikur para natet mrrini ne Malsi.Kur e uli qingjin prej gomarit,filloi te heci,me nxi ci mahej.Ishte i dobet,vec eshtnit kishte.Siellet baba rreth ati qingji,e ven doren permbi sy, me pa mire.Nuk bene ze, spo ja mbush synin qingji aspak.Me sha djalin ska mujt se vec qat djal kish pas.Kthehet plaku e thot: Paste faqen e zeze, ai ci eshte kujtua me shit kyt gjo,se me e ble eshte desht dikush. :lol:

GURI SYLAJ 24-05-05 15:08

Ulen me hanger sille e ne sofer edhe speca. Ja nisi djali po i qellon nje spec i djeges e prej sikleti i dalin lote . Po e pyet e ema se cka ka, e ai po i thot . Me ra ndermend per vellaun qe na ka vdek vjet. Por kur e kerkoj edhe nena nje spec e mur vesh ku po i djeg atij i tha: EU BIRI JEM AI VJET E TI SIVJET , po kta po te kallkan bre.

halla e madhe 24-05-05 15:29

E veti njaniMulla Avdullahin e Pollacit;
_Mulla Avdullah,kur t'jem ngat vorreve,cfare dove duhet me knue?
_Masi i ke ba gjashtedhete vjet e s'din hala cfare dove duhet me knue,knoe kangen e Isuf Hajdarit_i tha Mulla Avdullahi. :wink:


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:01.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.