![]() |
[b]S´jemi fare e keqe[/b]
Vecse, e kemi veshtire ta bindim njeri-tjetrin se s´jemi fare e keqe |
[b]Mos u kreh n´sy t´qerosiit[/b]
Hiqe kapelen te shoh a ke floke se desha te krihem |
[b]Tregues endrrash[/b]
Do ta shetis tere boten me kembe Te gjitha lojerat e fatit do t´i provoj Do te luaj ne te gjitha kazinot e botes Te gjitha parate e botes do t´i fitoj Do t´i blej te gjitha armet kudo qe jane Te gjithe femijet e botes te luajne me lodra Do t´ua kthej buzeqeshjen gezimin qe nuk e kane Te semuret e botes t´i sheroj sa ora Do t´i shoh te gjitha enderrat e botes Do te behem tregues endrrash |
[b]S´desha t´u besoj[/b]
Me thane se e ka humbur besimin une u bera be Me thane se e ka humbur durimin une u bera prite Me thane se...e cka s´me thane une u bera e cka s´u bera Me thane se ishte i semure une u fala gjak |
[b]Mendjemadhi[/b]
Me thone se jam mendjemadh nuk dua e kam te lindur mendjemadhesine me mire qe me thone mendjemadh se c´dreqi e pruri |
[b]Ecje pa mbarim[/b]
1.(Hije ne drite) Hije ne erresire drite e bardhe drite e zeze hije ne drite 2.(Lufte emocionesh) Rrenqethje,dridhje,gezim hare,pikellim jetojne njerezit ne luftim emocionet pa mbarim 3.(Koha iken) Nje dite nje jave nje shekull shkon koha kalon s´pyet 4.(Gjethet i muar era) Gjethe te rene te zverdhur vjeshte mbi to pika shiu rreze e vonuar dielli debore e shpejtuar nje grumbull gjethe i muar era 5.(Lakmi syve tuaj) Syte e tuaj me shikojne vjedhin kohen ne syte e tuaj ngjyre ylberi shoh pika te kuqe gjak i prishur ne syte e mi dy pika loti pasqyre e thyer lakmi syve tuaj 6.(Ecje pa mbarim) Nga toka drejtez ne rrafsh pike ne hapesire dy drejteza qe priten ne toke gjurme lashtesie heshtje e pritur dy male qe dridhen |
[b]Pse? [/b]
[i]Vajzes se tezes Melindes[/i] Kur te percolla per here te pare dora te mbeti e shtrire deri ne erresiren e pafund Kur te pashe per here te pare ne syte e Tu pashe Kullen e Ajfelit Kulla e Madhe ne dhomen tende te vogel Kur te pashe per here te fundit ajo dore e shtrire ajo Kulle mbete me e madhe se Kulla e Ajfelit ne dhomen tende te vogel |
[quote=hajredin kovaci][b]Dhoma numer pese[/b]
Te gjithe e matnin kohen me ore kur une e matesha me hap duke numeruar gjithe diten ecja neper dhomen time numer pese kafene e mengjesit shpesh e pija pa ardhur shtypi ditor me fije shkrepse te djegura shkruaja poezi dhe pastaj me to bera Kullen e Ajfelit dhe mundohesha te hypi ne maje ne maje te Kulles per te pare si duket a nxene dielli[/quote] [b]ecje ne numer LIRIE[/b] |
[b]Loni,Liri,Lira[/b]
Cdo dite Loni,Liri,Lira mendojne cka do t´u sjelle babi ne mbremje kur te vije nga puna eurokrem cokollata lepirese ata s´duan te dine a ka babi ne xhep a ka babi xhep cdo dite Loni,Liri,Lira rriten e babi kenaqet duke u plakur |
[b]Ata sy[/b]
Kur i shoh ata sy me duket se me hane se me perpijne Kur me shikojne ata sy me duket se po mbytem thelle diku thelle Kur i shoh kur me shikojne vdekja me ardhte prej syve te tille |
[b]Ne udhekryq[/b]
Te prita ne udhekryqin e jetes aty ku gershetohen tri rruge por Ti s´arrite dot u nisa te te dal perpara s´te takova kund u ktheva prape ne udhekryq gjeta kater rruge atypari kishe kalua Ti duke hapur nje rruge te re qe per te gjithe mbet e hapur |
Pershendetje Hajredin me lejo tju them se lexova ca nga poezit e tua dhe me pelqyen jasht mase , te uroj shkrime te pa numerta dhe suksese ne jet .
|
[b]Shpejt e shpejt[/b]
Shi biente si do Zoti s`e ndjeva te lagurit qull hyme brenda terr cil mbyll filluam shpejt mbaruam o Zot a thua na pa kush? |
FUNDI ESHTE LARG
[b]Vetevrasje[/b]
Ne vend te vogel Gjerat behen te medha Njeri kish bere vetevrasje Me shtate plumba ne koke |
FUNDI ESHTE LARG
[b]Shkodra[/b]
Njeqind piano me bisht i kishe Dikur Shkoder djep i kultures Larg Rozafes njeqind metra larg Njeqind hije te vine pas Rrugeve te gjera njeqind metra Njeqind bicikleta ne sekonde Njeqind here u flas Heronjeve te Vigut Ta marrsha ska problem njeqind here me thone Njeqind here them sdo te shkoj me kurre Njeqind here shkoj prape |
Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 10:26. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.