![]() |
Miqve
Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet drejt heshtjes sė vjetėr, asaj heshtjes sė butė qė jetojmė qysh prej lindjes... Koha po shprishet si njė flok i shkulur prej dhimbjes. Tash nė vend tė ajrit thithim mall dhe mes fjalėve tė fundit, nė ēantat e rėnda fshehėm lotėt. -Jetofshi miq, se toka e huaj ėshtė gjithmonė e njėjta; -Jetofshi miq, fatin tuaj qė nė njė puthje tė vogėl nganjėherė lindi dhe vdiq i paparė; -Jetofshi miq, aq mirė sa ua paēa zili; Se s' paska asgjė mė tė madhe nė botė se zemra, asgjė mė tė rėndė se malli vetė prej lėkurės sonė. Nė trena tė kundėrt do tė hipim, mbi dy sirena duart do t' i ngulim e mė vonė tė uritur lotėt do gėlltisim me lodhje si bukėn e ngelur. E tash, jetofshi miq aq mirė sa ua paēa zili. |
Lufta dhe arti
Tutje gjithnjė akull Kėndej gjithnjė zjarr Unė jam syri i Aladinit E shoh veten si digjem nė betejėn e tmerrshme tė fjalės e tė mendimit Me shenjtėri tė mallkuar me pėrfytyrimin e qartė e krijoj Nė mua shushurijnė dete tė qena nė ėndėrr S''po flas kotnasikot Mund t''i merrni fjalėt e mia e tė niseni nėpėr botė Unė s''kam guxim Kuptoj se pa dritėn e tyre Nuk do ta di rrugėn nėpėr dritė Janė krijuar prej frenimesh prej kthesash theqafjesh dhiaresh tė shenjta zigzage Unė nuk i shoh yjet pėshtjellė nė terr Gjithėsia e ftohtė nuk e ka gji diellin Sikur tė mos e ftohte ana e errėt e planetit |
[QUOTE=Linka_pz]Pershendetje Luan_i vertet poezi e mrekullueshme ,te uroj sukses !
Me vjen mire qe u bashkangjite poezive te perzgjedhura nga une ![/QUOTE] Tė falėnderoj Linka_pz. Jo rastėsishtė e zgjodha kėndin e poezive tė pėrzgjedhura, kėndin e poezive qė aq shumė i dua. Respekt! |
[B]Ėndėrr[/B]
Ėndėrrova atėher kur ėndrra mė kishte ikur Dhe qepallat sikur s'mė hapeshin Ėndėrr e bukur ishte Dhe... Doja sa mė shumė tė zgjaste Drita e diellit desh mė vėrboi Mė nxorri nga gjumi Nga llahtaria Sa e bukur Sa e trishtueshme Ėndrra qė dje kam parė. [B]Njė hije...[/B] Njė hije seē mė pėrplasė Dhe mė afron Pėrsėri mė pėrplasė Mė bėn pre tė sajė Mė tej mė ngulfatė E zemėr dhe forcė mė jepė Vallė Sa mundė tė zgjasė kjo ndrydhje Deri kur me ngulfatje? |
[INDENT][INDENT][B][COLOR=#12468a]Tė Huaj Jemi[/COLOR][/B]
[/INDENT][/INDENT][INDENT][CENTER]Tė huaj jemi ne prej kohėsh Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė. Si gurėt qė zėnė vend nė tokė Njė jetė vend ne kemi zėnė. [/CENTER] Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet Si dy qytete mesjetarė Me mure, heshta dhe me pirgje. Por natėn kur i lodhur truri Portat i Mbyll me qetėsi, Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda Njė shteg qė vetėm ti e di. Futesh dhe si n'rrugica parqesh Shetit mes cirkonvolucionesh. Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur, Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė. Po kur mėngjesi zė ofrohet Nis shqetėsohesh befas ti. Dhe heshturazi del pėrjashta Nga shtegu qė veē ti e di. E dita vjen. Rrjedh prap jeta Dhe ne tė dy si dhe mė parė Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur Si dy qytete mesjetarė [/INDENT] |
[LEFT][B]Lamtumirė[/B]
[/LEFT] Mos loto, q'i n'kujtese Te ruej pa turbullue Kqyrjen tende plot shprese Magdalene e pikellue! E zymte asht dita e motit Nuk dij a kem'me u pa.... N'se jo,ti lutju Zotit, Se mire na jemi nda. |
[LEFT][B]Deshire dhe Heshtje[/B]
Tej dritares eshte ngrohte njerez jan ulur ne tavolina qyteti nis e del prej vetes ne rruge bredhin klube e makina Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem s'eshte e then te jem as vete i dyte me miq te rastit po te mbushet nata nje vend do gjej ku the clodh syte. Kam ftohte e s'te shoh prane mendoj, mendoj se si avujt e ngrohte te frymes time si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti ne enderr vijne, e qete kendojne e une me syte pak mbyllur ri koken ngre lart, degjoj ngadale kengen e hene te brisht si zane qe solle ti. E di se hesht hija ime e di se lotet s'flasin kur ata ata degjojne vec fjalet e mia ne heshtje qendrojn dhe ata si une Pas pak ngadal do te iki qe lotet te shkoj ti fshi diku ketu prane mbase atje larg pas pak ngadal do kethehem une.[/LEFT] |
[CENTER][CENTER][SIZE=2][B][FONT=Arial]Migjeni[/FONT][/B][/SIZE][/CENTER]
[CENTER][B][FONT=Arial]Kangėt e pakėndueme[/FONT][FONT=Arial] Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme, te cilat ende vuajtja as gezimi s'i nxori, te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori. Thelle ne veten teme kanget e mija jesin... e une jam vullkani qe flen i fashitun por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun ne njimije ngjyra te bukura, qe nuk vdesin. Por a do te vije dita kanget me u zgjue? Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen? Jo! Jo! se liria filloi me lulezue dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen. O kanget qe fleni, reliket e mija q'ende s'keni prekun as nji zemer te huej, vetem une me ju po kenaqem si femija, une - djepi i juej, ndoshta vorri i juej.[/FONT][/B][/CENTER][/CENTER] |
[B]Vazhdimėsi[/B]
Nė zbrazje shprthimesh Mjegullnajė dhe flakė Krisma trishtuese Ngritje Rėnie Dhe, pėrsėri ngritje Vazhdimėsi Ecje pėrpara Marshim Kthim mbrapa nuk ka. [B]Nė tokėn time[/B] Kė tu jamė Frymoj Sė bashku me tokėn Linda Dhe shpatullat qiellit i vė Shqip flas Shqiptar jamė Dhe Feniks bėhem Kam rrėnjė sa vetė toka Kanarinat s'mi kret dot kush Se jamė unė Unė Qielli dhe toka jote Atdheu im. [B]Dritė[/B] Sa mė shumė dritė Nė majė tė qiellit le tė shkėlqejė Dhe Botėn ta ndriqojė Nėpėr dritė tė kalorojmė Nė dritė tė shkėlqejmė Dhe Dritė tė bėhemi E nė dritė Tė shpėrthejmė |
[LEFT]
[/LEFT] [LEFT][B]Kush ta fali bukurine[/B][/LEFT] Kush ta fali bukurine Qe t'e me trerosh te zine! Kur te pashe per te vluar, Pellumbeshe pende-shkruar, Bubu!plumb ne kraharuar, Plumb qe vret dyke gjemuar! Mbledhur shoqet me nje qoshe, Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe, Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe. Pa me syckezat e tua, Sy-larme!c'me fole mua. Leshrave t'ju binte hija, Yll i ndezur me shkendija, Ndezur mun ne mes ne balle, Te me vesh ne dhe te gjalle. [B][SIZE=1]Lasgush Poradeci[/SIZE][/B] |
[CENTER][LEFT][B]Dėshira[/B]
Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Tė kem Ditė, Dritė, Jetė, Vetė, Ah, dua, Qė thua, Tė mos vdes, Po tė mbes Pėrjetė Tė ketė Shpirti im Pa mundim Shėndenė Tė jenė Me mua Sa dua. Sonte jam gjall', E jam mirė, Po kam dhe mall E dėshirė, Zot i vėrtetė I gjithėsisė! Tė rronj pėrjetė Ndaj njerėzisė! Ti ke nė dorė, Ēdo gjė qė tė duash; Nukė je i gjorė, Arrin qė tė thuash; Pa bėhenė gjithė ē'dua, Po tė mė dėgjosh mua, Le tė bėhetė thua, Dhe gjithė janė bėrė! Atė qė thua ti vetė, Zot i math e i vėrtetė! Ajo bėnetė nė jetė, Edhe mbaronet' e tėrė! Ti epi jetė njerėzisė, Shto e beko dhe bagėtinė, Se ti je Zot' i gjithėsisė, Nė dorėz' e ke mirėsinė Njerėzis' epi jetė tė gjatė, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinė shkret' e lugėnė thatė Mos e shih kurrė, po mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithė ē'ke Nga tė mirat, E tė pėshtirat Hidhi kėtje, A vari mė ndonjė grep, A mbuloji mė ndonjė mal, E lėrė vetėm mirėsitė, Fal edhe dritė e jet' e ditė Le tė prehet gjithė njerėzija E tė mos ketė kurrė tė kėqija; Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė, Urdhėri yt, puna jote, Zotth' i math e i vėrtetė, E v^ėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė! [CENTER][LEFT][B][SIZE=1]Naim Frasheri[/SIZE][/B] [/LEFT] [/CENTER] [/LEFT] [/CENTER] |
[B]Nuk ndalem[/B]
Rroj e kėndoj Prashis dhe Lėroj Peshkoj Nė xhami falem Nė kishė shkoj Gjuetarė jamė Gjueti bėj Me gjah jetoj Dhe ushtar jamė Me pushkėn e gjatė Mėsoj nga tė tjerėt Vetė shkruaj Artist nuk jamė Me art jetoj Dhe malsor jamė Nė mal frymoj Autostradė jamė Mbi te kaloroj Mbi retė e larta ngritem Nuk ndalem Rrugėtim e kam jetėn Vdekjen Pambarim. |
[B]Shqipėri, e Shtrenjta Nėnė![/B] Shqipėri, e shtrenjta nėnė,
Ty me zemėr tė adhuroj. E bleruar nga ēdo anė, me gjithė shpirt unė tė ēmoj. Tė bekuar tė kam Ty, Zoti Ty tė ka ndriēuar, sa kam dorė e sa kam sy, do tė jem i lumturuar. Luadh paqeje e gėzimi, tė fal natyra bukuri. Bujaria e gjithė njerėzimit, tė ka vend pėr besnikėri. Dhe nė qofsha nė dhe tė huaj, dhe nė qofsha nė varfėri, nė udhė larg nėse vuaj, Shpresė mė fal, nėnė Shqipėri! Eduart Hoxholli |
[LEFT][B]MELODI E KĖPUTUN[/B]
Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni i njė grues sė dashun... andje e pėrplasun, xhevahir i tretun, njė andėrr e shkelun, buzė e paputhun nė melodin e kėputun. Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun, verbojnė nga zbardhimi... e ther, ther hidhnimi pėr ēasteet e rrėshqitun, pėr fatin e ikun, pėr gėzimin e humbun nė melodin e kėputun. Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun: Qan grueja e pikllueme me zemėr tė piskueme (njė kitarė e gjymtun, za kange i mbytun nė buzė nga dhimb' e puthun nė melodin e kėputun). Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme... syni i venitet nė tė loti vėrvitet, diēka nxjerr nga xhepi grues ia lė - dhe sė shpejti e len gruen e humbun nė melodin e kėputun. Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet, gjaqet turbullohen, pėrzihen, pėrvlohen, ēohen peshė, tėrbohen ... e vetėm ndėgjohen ahtėt e molisun nė melodin e grisun.[/LEFT] |
[CENTER][FONT=Tahoma, Arial, Helvetica, sans-serif][B][COLOR=#ff0000]KANGA E RINIS[/COLOR] [/B][/FONT]
[B][FONT=Tahoma] [/FONT][/B] [B][FONT=Tahoma] [/FONT][/B] [FONT=Tahoma, Arial, Helvetica, sans-serif][B]Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di! Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji. Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull... Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė. [/B][/FONT] [FONT=Tahoma, Arial, Helvetica, sans-serif][B]Thueja kangės, rini, pash syt e tu... Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga. [/B][/FONT] [FONT=Tahoma, Arial, Helvetica, sans-serif][B]Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili e na tė duem fort si tė duem njė diell. [/B][/FONT] [FONT=Tahoma, Arial, Helvetica, sans-serif][B]Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.[/B][/FONT] MIGJENI [/CENTER] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:42. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.