![]() |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
FITORJA ĖSHTĖ ZEMRA
- Bajram Currit Lodhesh e lodhesh deri Buzė Vdekjes sa ngreh Krye mbi Krahėt e Tu Spartak - pa njeren Dorė! Ngjitesh e ngjitesh deri afr Majės sa pushon pak mbi Fjalė tė Urtė Spartak - pa njeren Kėmbė! Shikon e shikon Tej Bjeshkėve tė Jetės sa mendon pak me Kokė nė Bjeshkė - Spartak - pa njerin Sy! Ece, deri nė Dragobi dragonj Trupa Mbėrthyer nėpėr Hunj E deri nė Dukagjin - Spartak Bajram Trup i Gjallė Trimėrie! Fitorja ėshtė Zemra! (1983) post sript: ky kapitull poezishė u botua ne "Shtigje" nė Kosovė, poashtu u emitua nga RTirana mė 1992 recitoi Kastriot Ēaushi, redaktore Luiza Musta. |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
KUNORĖ SONETESH
(e shkrova kur ishja 16 vjeē) GJAMA E ORĖS SĖ MALEVE - Luigj Gurakuqit - akrostiku Lot Thoni gjakpirės i Kuēedrės Dheun nėn thembėr ta rrėmihu, U hap Syri i Zjarrtė i atdhedashėsit e shkrepi - gacė e Rrufesė! Idhull i Vendlindjes bukuroshe - Atė Flokun me rreze ia krihu, Gurakuq o Shpirt - Orė e Maleve, qė Fisit Tonė i dole nė Besė! Jehon kujtimi o Jakin Shkodra sa e gjatė Qe Qendresa Jote! Gllauki qė tė urrejti njė Dhėmb shtrige Ty o Shpirt Luftetari - U kalle Kandil qė zdrite zemrėn e pėrgjakur tė kėtij Behari! Roje Guri bilbil qė Larg Folesė derdhe Kangėn nėpėr Mote! Athua nuk ndigjoi Vasha e Parnasit tej detit nė tėhuajin Dhee, Kur Pushoi kangėn nė Mallengjim njė Shtegtar qė s'shtegėton! Unė s'Qajė pra, se Ra Theror pėr Atdhe tė vetin ku ėshtė Lee! Qėndro luftėtar me Pėndė nė Dorė vllau n'kėto Vargje t'kėndon, I Gjallė N'Qiell tė Shqipes e nė Syrin tim sot meteor i zjarrtė Je! Trofe Bilbil i Maleve i Ringjallur nė Shpresa tė zemrės m'ligjėron! botoi revista letrare JETA E RE Nr.6 / Prishtinė (kur isha 16 vjeē). (lexo Emrin e Tij vertikalisht, germat e para tė rreshtave, se nuk po e zėn kėtu krejt rreshtin, pas postimit) VARGJE RINIE |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Motro a u lodhe?
Sa e ki tagrin pėr kėto poezi mbartje?? |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
BJESHKĖT E NEMUNA
Nė vend tė Pagėzimit mbeti emėr Mallkimi Bjeshkėt e Nemuna mbeti dashuria ime Frynė Erė Mallkimi deri nė Fjalėn pa Zė Kush ju mallkoi kėshtu me kėtė emėr tė rėndė mė tregoni - se u dogja nga Dashuria! (1987) [QUOTE]b...! Citim:heu c'me zgjove dhe dashurine time per bjeshket e namuna.nje dashuri te pashprehshme,por te brendshme.te kapshme.u ndera e tera ne gurin e fjales dhe percolla sa munda rrufete qe nxirrnin.eshte e pasur gjuha jote.ti di kaq thelle ta shprehesh ate qe do te thuash.dijet e tua dhe dashurite i kam si perpara pasqyres.shume afer.vecse qindra poezite per even nuk kishin thene te gjitha sa duhej per te(even) pa fjalen tende. nuk i kam lexuar per se dyti.do ta bej.he per he u nxitova te te flas,spse desha te te them se te jam vene nga mbrapa.tani, me thuaj, vec emrin tend qe ta ve ne nje rradhe me poetet e mi te dashur[/QUOTE] Eh b..., BUNA ...kjo ėshtė jeta sa diell sa shi me stuhi Jeta tė nxitė tė shkrepesh edhe gur fjalėsh tė rrufeve edhe pa dashje sepse - edhe Ne duam tė shkrepim gur fjalėsh dashurie se nuk i kemi lindė zotit me zor Po si i ke Valėt sonte Buna...? Ne zogj dielli e zogj stuhishė por - ndihemi krenarė sepse - kur bie shi me shtrėngata meēava tė frigshme e skuqet qielli me vėtėtima nga gjarpinjt e rrufeve tė gjithė zogjėt e gjallesat mė tė fuqishme struken vrimave - e vetėm shqiponjat fluturojnė lartė nė qiell dhe shpėrlajnė krahėt nė tallazet e fortunave! Derikurė Ne do t'i lajmė Mėkatet e Evės?! E - Athua i lanė Mėkatet Tona edhe Eva n'AtėBotė!? Jemi zogj dielli e zogj stuhishė larg Atdheut jeta ėshtė Ferr me Lule! Kam zakon tė tė shohė para Buna se mė shumė e dua Bunėn me valėt e saja qė ta freskojnė shpirtin ėmbėl Valet Tona se sa Amazonin me valle tė ēmendura zonash! Kjo ėshtė jeta Buna... e ē'mė gjet, qė ndjehėm pranė puhisė sė Bunės sonte? Shqiponjė mbi Valet Valė - e jo si Noli Anės Bunės! Se Noli mbeti nė Boston! E aqė shumė e deshi Bunėn! Kjo ėshtė Jeta Buna Jonė! (16.06.02) [QUOTE]b......! Citim:per poezite tani po.tani mund te te them c'mendoj per poezite.pasi i kam lexuar disa here. mendimi i pare qe me erdhi eshte sa te nevojshme jane keto vargje per poezine tone, per gjithe letersine shqiptare.nuk me behet te bej ndarjen (qe me duket se dikush perpiqet ta thelloje)letersi kosovare dhe shqiptare.eshte e drejta jone ta ndjejme si prone te krejt popullit shqiptar. vargjet e tua jane te renda, te ngarkuara si me ide ashtu edhe me mjete artistike.kontraste, metafora,vendosje, ritem qe sa vjen e ngrihet dhe t'i merr edhe ndjesite e tua atje ne proteste dhe ne shqetesim.poezia jote eshte poezi luftetari (jo thjesht spektatori) dhe patrioti.keto vargje mund te bejne te ndjeshem ndaj revoltave te tua edhe ate me indiferentin.ato jane kumt. per poezine e eves pse me ka prekur kjo poezi.s'eshte e veshtire per t'u kuptuar.(lol)po te them se ti nuk ke asnje faj.ti je i vene para saj thjesht per ta dashuruar dhe per tu dhimbur.ashtu si te gjithe burrat e botes.kam menduar se njerezimi gjithnje ka qene i terhequr magnetisht nga dy femra:shen maria dhe eva.e para eshte admiruar dhe lutur.e dyta? e dyta eshte dashuruar pa asnje kompleks faji.e dyta ka ngjallur mornica, sepse eshte mekati dhe bukuria.jemi njerez. sido qe te jete i jepemi njeriut me te gjitha driten dhe erresiren tone. ti nuk ke asnje faj.bej nje falenderim, bashke me te tjeret qe eva merr fryme dhe mundet te ngjalle stuhine, komplotin, mekatin,ngjethjen... do te zgjatesha shume po t'i thoja te gjitha.po falem dhe une qe akoma burrat dashurohen me te.[/QUOTE] |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
NJOHJA E UNIVERSIT
[url]http://i77.servimg.com/u/f77/12/37/76/52/abdils10.jpg[/url] - Avdylselam Eminit, dėshmorit tė Universitetit tė Tetovės! (17.Fror, 1995) Nė Ditėn e Rėnies heroike tė Dėshmorit! Shkronjat shqipe ishin gjithmonė tė pėrgjakura Ato krijuan me gjak fjalėn - Ballkan Shkronjat shqipe edhe nė fund tė shekullit XX krijuan me gjak edhe fjalėn - Universitet! Librat shqipe ishin gjithmonė tė pėrgjakura se tingujt e Shqipes buronin nga aorta e zemrės Aty ku buron e vlon gjaku i dashurisė arbėrore! Tingėllonin prore me buzė e gojė pėrgjakura- Fjalėt shqipe Kėngėt shqipe edhe shiqimet shqipe! Me gojė tė pėrgjakur gjithmonė folėm e kėnduam Nė vend tė vajzės arbėrore - Avdylselami puthi plumbat e armikut dashuroi vdekjen pėr Jetėn e Universitetit e - kėnga e lashtė mori dhenė e mori botėn edhe ujėrat me tallaze tė shkumbėzuara: "O nuk po muj baclok me folė, Se m'ka ra do gjak nė gojė!" - britėn Bjeshkėt e Nemuna me Hysen Bajrin jehonėn e tyre e pėrciellen bjeshkėt britmėn nė Kalanė e Tetovės - e britėn gurėt nė themele tė Universitetit nga Pollogu e valet atllantike tė gjuha e atllantėve Bota pėrjetoi Pėrmbytjėn e Madhe atėbotė, Bota ėshtė pėrmbytur por jo Atllantishtja! Me buzė tė pėrgjakura puthėm Gurin themeltar me dashurinė e parė - me gishta tė pėrgjakur shfletuam Historinė e Gurtė! Sepse shkronjat shqipe tė gjithė i patėn gjak - edhe kengėt tona shqipe tė gjithė i patėn gjak edhe si njerėz tė kėsaj bote qorre na kanė gjak edhe gojėn edhe librin u dasht ta hapim me gjak edhe shkruam e lexuam vaje prore me lot nė sy edhe Universitetin shqiptar u dasht ta hapim me gjak sepse ua kanė dro shkronjave tė para ballkanike! Universi ėshtė i madh tė njihet kaq shpejtė! Nezir Myrta Njujork, 17. Fror, 1995. |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta
[url]http://i77.servimg.com/u/f77/12/37/76/52/adem-j10.jpg[/url] -GJAKU I SHQIPES- Adem Jasharit Vret e pret dieg gjallė barbari, Prekaz i Drenicės kallet zhari! O ku jeni, bret Adem Jashari Nė armė sot ju thrret Kosova! Britma vdekje kahdo buēasin! Ēetnikėt therrin grinė vrasin! Troje trime mbrojnė Prekasin! Kosova tha: Ademo u ēlirova! E di kulla kush mbetėt gjallė! Njė mbeti, shkaut i bėn ballė! Gjaku im Ballkan ka me kallė! Hej! Kosova ka Jasharaj plot! Reshė ushtarė lirie Qyqavica, Gjithė shqiptaria sot Drenica! Ringjallė bėrtet Azem Galica! Gjakun Shqipes ia marrim sot! Digjet zjarr e flakė Dukagjini! Nė ballė lufte Shqiponja prini! Tmerrin armikut kudo ia shtini, Dragoj Dragobie ep Gjakova! Nga Prekazi deri tej Gllogjani, Lidhen shqipet nė besė vatani! Kuēedra zezė kurr nuk prani, Adem Jashari u ēlirua Kosova! Syri i Shqipes nuk rrin nė hak! Meidan armiku bėmė ēdo prak! Lidhur Besa-Besė fėmij e plak! Dardania - Kushtrim Kombėtar! Shqipja i dridhi flatrat abėrtare! Rrufeja mbi kuēedrėn barbare! Botėn e dridh zemra shqiptare! Gjaku i Shqipes ngritet nė altar! (05.Mars.1998.) |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
A ISHE NDONJĖ KRISMĖ E FJALĖS LIRI ?
A ndieni n'shpirt njė zė tė largėt skypas ju thrret me gėrrhamė shekujsh tė zhbiruar - brejtė tejash barbare njė zė qė brenė ashtin nė palc me amanetin gojėhapur therė thellė n'tru prore - Yllbardhi Naissa Zharra Dardha Gurshumi Leskoviku e Buajana valet e Marges futė e zezė ende rrjedhin kuq - po zėrat brejtės nga Podguri Zenta e Moraēa e tej Tivarit tė kobshem? Gjaku i Tivarit qė nuk guxon tė harrohet - po jehonat nė Albanik Luginė tė Presheves Medvegje e Bujanoc nga Bujana e Bujanoci tej Sharrit Tanushė e Haraēinė e n'Kala Tetove e deri tej Ohrit me sy n'Arbaninė e lashtė - qė pret ‘dy fjalė i ēova Devit e nuk e lanė retė’ e gjithmonė amaneti gojėhapur A vret amaneti gojėhapur a pret A ishe ndonjė krismė e fjalės - Liri! Janar, 16. 2005. Dashuria ndaj atdheut ėshtė fuqi perėndie! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
ENDJA KISH RRĖNJĖ
- Njė nėnė vajton t'birin pėr s'gjalli! Shumė pave he mos pafsha tjetėr, moj loke edhe gurin e drurin e shtina n'gjynah - e skurruar n'lot m'dridhet fotoja jote n'dorė mundohem me t'pa nėpėr lot e s'mundem se m'dukesh i pershkllime vajit po qysh t'i plasi zoti sytė le qė more botėn nė sy - po si i trete rrėnjet e gjakut n'mallkime tė flakur shkrumit lėshove lozė tretdheut tė zi - tash ec e nxierri rrėnjet me shkarpa nėpėr kėmbė me gjak t'syve tė rrita e m'dole doresh pa a edhe unė me dhanė shpirt tue u grrithė n'vetmi a? - si ato qyqevetėm tė botės tande tė cilivilizuar e me i dhanė duhmė njė mahalle - derisa ta ndien duhmen dikush nga rruga - po qysh t'i plasi zoti sytė e m'le qyqevetem pėrnat e skurrova n'lot foton tėnde sa u pershkllij n'prehėr e nuk ngjanė ma nė ty mu ka ba duē n'gjij tue ngajtė jetės shtegepashteg - me njanen kamb n'dhe e tjetrėn mbi dhe t'ka humbė pamja para syve, moj loke mendja paska rrėnje |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
DREDHA E ERĖS
Dredha e erės nė rrugė bėn pluhnajė - mbyllni sytė pėr njė ēast sa tė kalojė ajo bartė kujtime tė diegura e insekte tė cofta fjalesh ndodhė ndonjė infektim eventual kujdestari i rrugės - nėn parmakė tė pluhrosur shikon me bisht tė syrit zilia tė qet n'punė tė trollit dredha e erės nė rrugė mbledhė pluhurin e mendimeve tė shprishura gjethet e fjalėve tė verdha pa zanore ēfarė nuk banė e dredhnja mbyllni hundėt pėr njė ēast sa tė kalojė - dredha e erės ndodhė pezmatim i kordhave zanore tė pshėretimave nė rrugė ndihet kollitje ironike! Fror, 20. 2005. |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
NĖ TEH TĖ VĖSHTRIMIT TĖND
'Nė teh tė vėshtrimit tėnd' tė mprehtė si anza - prehet nė zgabim ashku i vrullit tė zėrit gojėhapur si kokė ushtari ne tehshpate ne njė dyluftim tė gabuar - e, pelcasin arteriet e vrugta tė dėshirave tė ndryera shpėrthejnė dikund afėr kujtime tė brishta qull - e tretėn si fluska bore tė lagshtė mbi faqet e mėrdhezura e, rėnkimet e baladave i len gojėhapur o ti je zanore e zanuar - nė preftim pshėretimash nė teh tė veshtrimit tėnd prehet krahu i vetulles sate - krahdallendyshe kullon zanore tė etshme aq shumė tė ėmbla me tu ngjitė buzėt nė ngjitės e sa tė shkrira e nė damarė tė krahvetulles sate gufon afshi spirrė brėngash nė teh tė vėshtrimit tėnd tė mprehtė si zana - prehen ushtri dėshirash nė beteja tė kujtimeve tė brejtura e tė preme dikund nė antikė - e, nė fund luan kokn nė shenjė pohimi fituese i rrokullisėė me maja xhufkash tė kėmbėve - i kthen mbarė me fytyrė kah zoti trupat e premtimeve qorre tė rėna pa namnishan O ti je zanore e zanuar - n'preftim psheretimash! Fror, 26. 2005. |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
AGU NĖ PRISHTINĖ
Po agon rrezja fjalės sė re - posa filluan tė zbardhen psheretimat n'qiell qetėsinėė e natės ende thejnė klithmat e do qenve e krrokamat e do korbave - retė e kuqrremta tė djerėsve tė ėndrrave zbardhen tymtaret elektrike ende qesin tym ligniti nė terr tėndave tė familjeve tė dėshmorėve iu fishkėllon dimri e pipat e hijeve uniforme tė pallateve tė shumė horrave iu ushton broēkulla pop-rroku e, nėpėr rrugė ndihen cicėrima zogjėsh e cingėrima tė ēelsave tė dyqaneve e punėtorėt ende flejnė po lind dielli mbi Prishtinė Dimėr e dritaret e hapura kohės iu ka nxe gjaku n'dej lumejsh nėndetorė do tė nxehet deti i lotėve e toka e varreve Flakė Janari patėm derisot po trishtimet ende rrinė tė fshehura te Graēa e te Vendi i Plumbtė Cilės pjesė tė Prishtinės i bie rrezja e agut e para Kodres sė Trimave tė Zahir Pajazitit Edmond Hoxhės e Adem Zejnullahut e deri nė grillat thikore tė Afrim Zhitisė Kodra e Tre Trimave Rrezja e fjalės sė re Po agon mbi Prishtinėė! Janar, 17. 2005. |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
KOHA E RE
Koha e re ėshtė buzėqeshje, Si kur e qet dielli syrin nė ag; Thinjat e bardha janė reshje, Paraohė thinjur pret nė prag. Koha e re ėshtė buzėqeshje, Sa ecje krenare ka vrulli i sajė - ēdo ditė ndrron nga 'i veshje, E nga gėzimi shpėrthen n'vajė! Shpejt para syve tė iken koha, Mbetesh habitur se kah shkoi - Si zog i mashtruar nė ca troha, Thuase tinėz pėrskaj tė preftoi! Gėzimi mbaron sa ndrron moti, Si njė mjegull kur ulet mbi mal - Fjalėt t'i piklojnė buzėt pika loti, Pėr gabimet pahiri o zot na fal! Koha e re ėshtė buzėqeshje - Sikur shkrep dielli me rreze n'ag! Thinjat e bardha janė reshje - kohė e thinjur tė pret nė prag! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
FĖĖMIJĖT E KOHĖS
Secila kohė i ka fėmijt e vet E koha kohės nuk i pėrngjet! Thomė ishte kohė e vėshtirė, Kur vuajtja brejti deri n'asht - Doje prore veē tė jeshė i lirė, E kurr tė mos mbetesh jasht! Sa shpejt ndrruan kėto mote, Po nuk e harruam zėrin e fisit - S'zhgohet jeta me prralla kote, Duke ndjekur veē hijen e lisit! Koha kohėn e shkelė nė ballė, Edhe kapėrcen nėpėr njė tjetėr - T'len vrragė sa tė jeshė gjallė! Vera s'e kujton dimrin e vjetėr. Amė e vėshtirė pėr bijtė koha, Ēdo ditė pa ujė nė sy tė ēorton! Ėndrren e trisht e mbulon coha, Mos kujto se ajo vetėm tė don! Nuk ėshtė si nana qė tė pajton, E t'i falė mėkatet si bimė zemre! Prore pamėshirė koha tė gjykon! T'bėn ushul prej koke e thembre! Para kohės je gjithmonė njė fėmij, Veē cacitesh me 'i shkop nė dorė - Kujtimet e idhta nuk mund t'i fshij: Sikur mbi njė cung kur reshė borė. Pėngjajmė nė kohėn qė e zhgojmė, Syri i kohės prore kudo na vėshtron; Sa ma shumė qė njeritjetrin dojmė, Buzėqeshja e jetės prore na gėzon! Secila kohė i ka fėmijėt e vet, E koha kohėės nuk i pėrngjet! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
NJERIU NĖ FORMĖN E ZOTIT
Paska tė ngjarė njeriu nė zot, edhe zoti po ngjajka nėė njeri! Pra s'qenka bash gjithēka kot - njeriun krijoi nėė formėėn e Tij! Gjithēka u dashka t'jetė e mirė, Duhet qė fytyra diell tė ndriēojė - Zemrėn ta mbashė prore dėlirė, Fjala mjaltė tė shkrihet nė gojė! Kur njeriu nė zot po pėrngjajka, ē'deshi djalli qėė prore rrin pėrbrij? Po thojka t'zeza e nuk po prajka! A mundet njeriu pa djallin tė rrij? Njeriun qė prore e mundon lakmia, Nuk matet parabote me hallin e tij; Atė njeri prore e sundon lukunia - Pa bėrė gjėra t'kqija s'mund tė rrijė! Qė ta veēosh ti vetveten nga djalli, Matu me fuqinė e fjalės qė e flet - Pėr pritjen me zemėr a t'merr malli, A ka kush qė me dashuri tė pret? Fisi tė gėzohet kur i del pėrpara - Ta njeh duhamen e gjakut nė sy; Besnik i qendrove prore pa lara, Nuk ka gėzim ma tė madh pėr ty! Paska tė ngjarė njeriu nė Zot, Edhe Zoti s'po ngjajka nė njeri; Pra nuk qenka gjithēka kot - Njeriun e krijoi nė formėn e Tij! Fror, 14. 2005. |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
BUZQESHJE LIRIE
PRISHTINA Prini Prishtina me zėra nga troje tė Shqipes zėra tė rij shpėtuar pahiri nėpėr kukama shekujsh zėra tė lindur nga gjamėt e vuajtjes deri n'Ka tė Zi zėra mjerimi tė lindur edhe atje ku dreqi ban vo atje ku nuk mundi tė shkeli lirė as armiku ma i fshtirė nga shkrepat e Tuzit e kreshtat e Dushkajes nga shpatet e Podgurit e djerrinat e Drenikės nga zhvinat e Kaēanikut e kėrrshat e Dibres zėra tė lindur nėpėr flakė e tym kohėrash tė nxime erdhen e prinė nė Prishtinė e nėpėr flakė e sollen lirinė Prishtina zėri i trojeve tė Shqipes! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:31. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.