![]() |
Udhtonte Hoxha me nje bashkeudhtare dhe ky i dyti po i ankohet se e ka nje problem e nuk po mundet me i gjete zgjidhje.
Hajlikofte po i thot Hoxha po cka eshte kjofar pune? Po shaj shume dhe u bana hore. Ja kjo nuk eshte hiq mire , me sha eshte gjynah i madh. Po une e kam nje ilaq. Merri keto kokrra te pasulit e mbushe gojen dhe edhe kur te duesh me sha keto te pengojn. Mire i tha udhetari. Kur gjate rruges po kalojn afer nje shtepie dhe paprit ju del perpara nje femij e po ju thot: O Hoxhe po thot nana prit pak qaty. Hajlikofte tha hoxha dhe u ndalen kurse femiu hyri brenda dyreve te oborrit. Prite e prit po nuk luante sen .Hoxhes ma shum i vinte keq qe qelloj vet i dyti e tash nuk e dinte cka po don me pjelle kjofar pune . Kur pas nje kohe dul djali e po i thot ; o Hoxhe hajt hecni tash se e krytum. Po cka kryet bre djal po ithot Hoxha. O vallahi nana ke tuj e qit nje pule klluq e tha nale hoxhen mos do t'kapercen se tana voet dalin mllujka. Ky bashkeudhtari deshti me sha po kokrrat e pasulit e pengonin, kur hoxha po i thot - o hiqi e shaje sa te mundesh se ja me sha ja me plas. |
Nji grua shkoi ne treg me ble rasad perimesh, se kish hjek t'zite e gazepit me mihė kopshtin e vet. Iu ofrua njonit qe shitke rasad neper do gota t'vogla. Ajo mori nji gote rasad specash edhe e d'veti shit'sin:
- Sa kushton kjo gote rasad specash dhe a dalin speca te mire? - Veē merre, t'kallxoi, kur t'bine rasadi e merr vesh, s'ka ma t'bukur me i pa! Gruja e bleu goten e rasadit edhe shkoi e i mbolli farat e specave ne kopsht. Kur prit e prit, nuk po sheh naj bime t're dhe mbas do ditesh, ajo shkoi ne kopsht dhe pau se kishin bii bim't e reja te specave. Hoq gazep tu ujite e prashite e herre specat - pleh iu kish qite boll se gja shume k'sajde edhe kur erdh vakti m'i pjeke specat - ēka me pa, e ēka me kerkue - secili spec ma i djeg's se shoqi, me t'kalle! E muer vesh kur i bini rasadi po vone, mbasi u rrue motmoti! |
VONĖ ADEM AGA
Ne nji ode plot burra, folke Adem Aga i Rashkocit, kur qe hyni njoni ne ode dhe u ule dikund ku mujti me gjete vend. Te tane burrat e pershendeten, e Ademi ish mbete tu fole, as qe i ra n'mend kush hini n'ode, e kur e pau kete burrin, i tha: - O mirseerdhe burre, po a je a si je bre! - Vone, Adem Aga! - Ia priti ky burri! |
Erdhe nusja ne shtepin e burrit dhe pas pak ditesh po i thon qu nuse sot me i leshu dhite. Ajo pa nja pa dy tha -HIQ, qe ka kuptimin jo.
Te gjithe u quditen e po ithone ; e pse nuse hiq. Paj ma mire sot hiq se per cdo dite kiq-kiq. (Une kam qene bari u kam borgj nje spjegim atyre qe nuk kan pas fatin tim. Kiq , kiq u thon dhive kur dojn me iu grah ne kullote apo me i tremb). |
Hyn nusja ne ode me i shkep kafet dhe i shpeton nje pordhe...
I zoti i shtepise qe ishte prane stufes dhe nuses, nderhyni: heh c'me korite (ne aludim te prapanices se vet), duke e marre persiper turpin e nuses duke tejkaluar situaten... |
Bjen Mirditasi(qe nga ne , ne ate kohe i kan thene Fane,)per te shite peshkve ne rrafsh-dikund ne Kosove. Dhe mbasi qellon Ramazan i thon hajde shkojm i falim taravit.Po une nuk dij thot ai. Hajt se s'ka gajle , cka te bejme ne ban edhe ti.
Bahen varg dhe kur fillon namazi, mysafirin e vendosin ne safin e pare , drejt me Hoxhen . Kur biejn ne sexhde , oda ngusht e dikush musafirin e prek mbrapa. Ky pa nja pa dy, duke mendu se ajo eshte rregull , ia ngjet Hoxhes lidhas. Hoxha per mos me e prish namazin vetem e kthen koken dhe e shiqon. Po ky i thot ; jovalla mos kqyr hiq se tej te dera e odes jemi lidhe qishtu. |
Shkon njoni musafir te nji mik. Duel nji mashkull shpije e ja muer atin. Musafiri i tha: merre e lidhe kete kali, e mos te lidhet vet edhe u ngjit shkalleve ne ode burrash! Ky mashkulli, si pak hujli tha me vete: paj tybe bal, nuk po ta lidhi dhe e la kalin n'aher. Mirepo aty neper leqe te gjave tjera, u thur kali e mbet tamruk. Kur duel musafiri me shku n'shpi t'vet, thirri ta merr kalin, kur
ēka me pa: kali ish thure n'leqe te gjave tjera edhe musafiri i tha atij mashkullit: a te thash se me te lidhe dikush, te zgidhe dikush, e me u lidhe vet - mbetesh tamruk! |
E kish zene Nasradini nje lepur dhe per t'u krenu , e mbuloj lepurin me buquk dhe shkoj me i thirre kojshin. Por gruaja per me pa se cka mshefi Nsaradini shkoj e qoj buqukun perpjete dhe lepuri iku.Kur erdhe Nasradini me kojshi po ju thot: kqyrni burra dhe po e qon buqukun por kur e pa qe nuk eshte lepri, per mos me u korite ju tha - tre qisi burra bajn nje sheke.
|
Po e pyet djali baben , babe me u rreh dy te menqur a duhet me hy e me i nda . Jo , po i thot baba, dy te menqur nuk ke nevoj me i nda se ata nuk rrehen.
Po nje i menqur e nje budall. As aty nuk ke nevoje se i menquri leshon rruge. Po dy budalle , babe. E aty qellofsh ti bre bire e mos qellofte baba. |
Nje djale i halit bente probleme e nje burr po i thot: rri mire se me te kape per veshi te sjelli rreth e rreth Goleshi. Ai djal po i thot, valla mbasi nuk ke qare pa ardhe me mu po t'a baj hallall.
( Goleshi eshte nje koder qe e ndan nje pjese te Drenices me rrafshin e Kosoves, per me ju sjell rreth e rreth duhen nja 20km. mas paku) |
Pasha i thirri djemt e vet. Dojke me ditė kujna me ja lanė postin masi se e shihte veten qi asht lodhė edhe se do me dekė. E thirri djalin e madh dhe i tha:
- Qyre, biro, me i kallxue babės shka a ma e ranė nkėt dyja. - He, more babė, ma e ranė asht Toka. - Mirė, - tha baba edhe i tha tbirit me dalė. E thirri djalin e dytė. Edhe ate e veti: - Kallxom, bre bir, shka asht ma e ranė? - Oh, more babė, fukarallėku a ma i ranė. Edhe kti i tha mirė. E thirri djalin e tretė, ma tvoglin. E veti: - Shka a, bre bir, ma e ranė nkėt dyja? - Ah, bre babė, ma e ranė a pleqnija. - Mirė, bre, bir, po vėllau yt ma i madh tha: Toka asht ma e ranė. - Toka cok asht e ranė, po kėrkush nuk e ka matė. Edhe qi asht e ranė, na se nijmė peshėn e saj se njerzit nuk e bajnė tokėn po toka i banė njerzit. - Paj vllau i dytė mtha fukarallaku asht ma i ranė, - foli prap baba. - Fukarallaku asht pėrnime i ranė, po e ka ymytin. Gjithkush man ymyt se i nimon fati e e pėrmirėson gjendjen e vet. Ma shumė ymyt ka fukaraja se do tė bahet zengjin, se zengjini qi sfiket krejt. - Po ti shka po thue, bre bir? - Ah, bre babė, i mjeri ti qi je plakė e rrokatė, se gjaja ma e ranė a pleqnija. Njeri plak nuk ka ymyt qi bahet as ma i ri, as ma i fortė, as ma i menēėm, as ma i dishėm, as ma trim, as ma i vyshėm, as ma i mirė. Pleqnija asht ma srani nkėt dyja. - Tlumtė, bre bir, se bash qashtu asht, - tha plaku. Baba ta paftė hajrin, se ti duhet me trashigue venin tem. |
Dilaver - Topi i Allamanit tybe n'e lun.Ani me ba e me ka dyat bashk , pleqni e fukarallak..............
|
Token, fukarallekun e pleqnine, njeriu i mund me burreri! Nje burre qe eshte i pathyeshem ne jete kunder te ligave: servilizmit, pabesise, tradhetise, hipokrizise, spiunazhit, imoralitetit, alkoolizmit e narkotizmit, korrupcionit e krimit edhe kurre nuk behet vegel e huaja, as e miqve, as e armiqve te kombit - ai burre i mundė te gjitha te ligat e kesaj bote!
Pleqnia e deka, nuk kane asnje ilaē, kane thane burrat, por te dyjat i mundė Fuqia - me qene burre, e me mbete burre edhe me vdeke burre! Njeriu qe mbetet burre e vdes burre - Bir Besnik i Kombit e Atdheut - Ai i mundė te gjitha te Ligat e Kesaj e Asaj Bote! Odise |
Odise_ja dine rendin ti :wink: Dheze more nji duhan prej kutije e bajna pak tym, se bilevallahi jemi lodhe na pleqte, e po duhet me u mbajte me fjale trimerije :wink:
|
halla_ per dikend jane fjale e per dikend jane edhe pune trimerie!
Tu rrittndera - duhan kaēak per marak, edhe dhezne kush e pini rend, veē mos i fshini tevona syte prej tymit... :wink: |
E kish pas njani nje shoke per krye kreje dhe ,gati tere jeten e kishin que bashk po nje dite prej dite vdes. Dhe kur shkon ky , te gjithe vajtonin, ketij veq qe nuk i kish plas zemra prej merzie. Ju afru te vdekurit, po pa e dhan vetin , po i thot; o jaran o que e dhezum edhe ka nja se tybe trequntybe ma as nuk m'a pive as nuk t'a piva dhe per mos mu korite e me i pa lotet tjeret tha, mue m'falni se po shkoj n'ode t'burrave.
|
oda shqiptare, ka mbajte gjithcka tylifar ujemi edhe qe jane mundue me shpike mesele edhe kane qite ne balle oxhaku shumekend: pylltarin (shumarin) e milicin edhe krejt nje ode ka fole ne gjuhe te tyre (te huaj) veē ma iau 'mbarue' qejfin :lol: E Njihere, nji plak thepan paska fole shqip, e ai milici e pylltari nuk e paskan marre vesh. Ky plaku e pyet: ti je i leme ketu - i ke afer 60 vjet edhe nuk e din asnje fjale shqip edhe nuk merresh vesh shqip - ēka i thone kesaj pune?
*** Ne nji ode burrash, nuk kish oxhak dhe burrat ishin ulė sipas qejfit te tyne (si ketu) edhe po flasin e diskutojne, se kah i bjen me kone oxhaku i odes se burrave ne kete ode. Njoni prej tjetres ane u pergjegj - balli i oxhakut asht kah jane burrat! |
Martohet njani po i kish pa ra fati me marr ni vejushk.
Nje nate ja nis e pe vet. Allahile fisnike cilli jena ma burre une a ai burri i pare-demek cilli..... Ajo nuk bante za ,po ky s'u kryke veq ia perseritke te njejtin muhabet. Dikur nusja u merzit e po i thot : O njeri hajde e bina se me pas kan ai rahmetlia(demek burri i pare )te dyve tej tash na kish ba rrote. |
Nji burre e nji gure e kishin pase nji thmi shume t'perpjekte, nuk i prante vaji gjithnatenelume, e gruja per m'i prajt thmine, i tha burrit:
- Hajt allahile e del jasht ode e leh e grrith ne dere, e une po e mashtoj djalin, se na qiti menē. Duel burri ngadale jasht dere edhe po leh e po grrithe n'dere. E shoqja, ia bajke - qyp bre, se djalin tem nuk mundesh ti m'i hanger jo! E djali pushoi vajin! |
E kishin pa vet:
A po rritesh hiq o Selmon Haruni. O jo se spo me len kapuqi.- ishte pergjigjur ai. :lol: |
Edhe ata te ngratit pej dashnise e kan pas.
|
[quote=GURI SYLAJ]Edhe ata te ngratit pej dashnise e kan pas.[/quote]
Me duket se tjeter send simbolizon kapuqi o Guri Sylaj. Mos ma ha hakun me e perzi kapuqin me dashni. :wink: |
JO,jo Stuhija fjala eshte per ate "Qenin "qe ka gerrithe ne dere , se juve e keni me vend-topi s'e lun.
|
sa here gabojke, e ngulke nganji gozhde ne dere, sa here u permiresojke, e heqte nganji gozhde nga dera - po shenjat mbetshin
|
E kish pase rrehe njani njanin njihere.Ai qe po u rrehke,thojke:
_O boll,dushman bre!O boll dushman bre! Ai tjetri s'ja dajke hiq.Kur e pa ky qe s'e kish menen me ja ndale dajakun, po i thote: _O ndrroja venin,dushman bre!O ndrroja venin,dushman bree! |
[b]Mos t'ke hoxha paten mem myt[/b]
E kishin pa zna xhnadaria njanin dhe ken tu ja nxjerr shpirtin me dajak. Kalon hoxha dhe ju thote: udri, udri (mshoni, mshoni, me falni per origjinalin ne serbisht!), sikur me ju than puna e mar. E rrahen sa e rrahen bashkekefashatarin e hoxhes dhe e leshuan dikur. Ky nuk e kuptoi cka tha hoxha kur kaloi dhe kah shkonte thoshte se mos t'ke hoxha mem shpetu, paten mem myt dru! Hajt ishalla po pshtojna edhhe ne prej hoxhallarve a! |
Ish kan ra njani n'bunar e kur vijn kojshia me e nxjerre njani pe bvet. Allahile qysh rae qikaq poshte.
Ai erifi po i thot nga fundi i bunarit, o qysh jam ra pe dij po qysh dal ishalla e dini ju. |
Kishte qenė njė gomar duke kullot nė njė livadh pran njė rruge qe ishte e frekuentuar.
Atypari kalonin perditė me [b]mija atllarė[/b], e ky gomari as qe qonte koken me pa me sy ndonjenin sa i kishte zili e le ma me i pershendet. Njė ditė atypari po kalon njė gomar i lodhur, i ligsht i vramė bryme e i zhugavt sa menxi mbahej nė kėmbė. Kur e pa ky qe kulloste ne livadh, u dalldis e tja ka lshu taturangjen me sa za kishte duke e pershendet kolegun, e menjiherė edhe ai i lodhuni tja kthej me te njejtėn mas pa u hamendur fare, besoni burra krejt ate vend pesh e qun dy gomar. |
Miku im tash veq perpjet se m'posht s'ka.
Po pak von Adem Aga...................... |
Ne vakth te Austris,diku kah 18-ta sene, kish shpall Austria ore policore ne troje tona.Qe naten mos te endet askush.Po nje i ri ish kjen tue me hanger rrush ne vneshten e vet,mirpo plaku baba ish bo marak per djal se nata e ai nuk ish kthye ne shtepi hala.
Del baba ne shkall dhe e thirr djalin: Ooooooo (per emen) haaaaaajde ne shpiiiiiiiiiii se u boooooo naaaaataaaaaaaa moreeeeeeeeee. Ky i ngrati e nien baben kah e thret,por austriakt ishin tue me "pegllat" edhe dikur i kthen gjegje: Oooooo pata me aaardh po spom leshoooojn. |
Njė hajn ja kish m'sy bashqes me bostan te haxhi Hajrizit.
E zen haxhia , po i mshon krroqe ,hajni ktij po ja kthen me dyfishe. Po i bertet i biri nga larg : lėsho haxhibabė [b]ooooooooooo unė po e lėshoj po ky nuk po mė lėshon [/b] ja kthen haxhi Hajrizi -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- GURI SYLAJ Anėtarėsuar: 21 Mar 2005 Mesazhe: 621 Vendodhja: Gjermani Postuar: Sun Jul 10, 2005 12:52 pm Titulli i mesazhit: Miku im tash veq perpjet se m'posht s'ka. Po pak von Adem Aga...................... -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- |
Kane qene dy cobana; Jusufi dhe Doda. I kane ruajt dhent, pak edhe si pleqe po tue bisedua e shofin ne shpatin tjeter nje coban me dhen poashtu.Po dvet Jusufi Doden: kush do t'jete ai coban :?: Doda ja kthen pom duket se eshte Ahmet Rami. Jo i thot Jusfi por eshte Zef Gjoni.Keta njani po e tjetri jo.Thon a lidhim kusht.Po, pranojn per krejt dhen qe i kane pase, (diku kah 30 kokrra per shoq).Jusufi i thot Dodes, hajt e thirr ti i pari,Zefin. Edhe Doda po thrret: Oooooooooo Zeeeeef Gjooooooooooniiiiiii, tri here.Askush nuk pergjigjet. Tash i thot Doda thirr ti Jusuf e ki rendin me thirr Ahmetin. Cohe4t Jusufi edhe ashtu mbi 2 metra i madh e thirr: Ooooooooooooo Ahmeeeeeeeeeeeeet Raaaaaaaaaaaaaaaaaamiiiiiiiiiiiiiii.Pergjigjet ai cobani nga mali tjeter; Ooooooooooooooooo hooooooooooooojaaaaaaaaaaaaaaaa. Jusufi ja kthen: Po a ti jeeeeeeeeeeee aaaaaaaaaaaa :?: Poooooooo. Hajt thot mos te past nana se me shkuen dhent rreth tejet. :lol: :lol:
P.s. Doda nuk ja ka marr dhent,mirpo kjo pune ka pas shkua deri te pleqt e Malsis se Jusufi ka then, si dua se kame humb.Burri nje here flet. |
Njani kishte qen ne bashqe te vet duke mjelle kep,kur qe kumara aty pari edhe e pershendeti:
Puna e mare o kumare. Jame tu mjelle kep. Po qyshe eshte Heta. I mjolla vjet po nuk mi bani. Hajt u shurdhofshe o kumare. T“mir e bafshe e udha e mbare. |
[b]Hoxha me zile[/b]
Na ishte martue nje djaloshe i pasure edhe kishte marre nuse te hieshme. dite mase ditve po i thote nusja burrite. O njeri allahile hjeki kuajte nga shtalla e shiti se po me vjen marre me hy aty e me i mjelle lopet,se kure po hy gjithnje po i shofe keq,edhe pase nje presioni te vazhdueshem u dufte me i shite kuajte. Mirpo prape gruja ja nisi edhe po i thote,qyre njeri edhe kiete duhet me i hjeke se valla nuk hy ma te lopet me i mjele,i ngrati u detyrue edhe kiet ti sheqe,edhe pasuria vetem sa po shkone e po i voglohete. Gruja e detyroi qe edhe knojsite ti hjeke se po marrohet kur po shkone ti mledhe vete,i ngrati skishte qka te bente se gjithnje gruja ja zente kryet se (namuzli)ndershme edhe nuk mundete te shikoi diqka asi soi, P.SH. kur po ju kcen knusi pulave. Nje dite po i thote burri, kqyre moj grue se u fikume krejte qka na bane, gruja po ja kthene,jo valla une jo po gjithe fajine e ka motra jote,edhe nese do me vertetue hajde me mue ke me pa se edhe buka nga qerepi po na ikune ,shkone burri me gruen edhe ,gruja i thote merre lagraqen e ruje buken se ka me ike kur te qes ne qerepe,edhe me te vertete kur ja nise buka me u pjeke ne qerepe nise e fryhete,po ky i ngrati nuk e kishte dite se i kishte besue shume gruese,edhe po i thote gruja ,ja kqyre se sa po fryhet edhe po do me ike buka nga qerepi po mshaje lagraqe,edhe ky as nje as dy e i bjen lagraqe bukes me gjithe qerepe e prishe, edhe po e pyet si ka mundsi kjo,guuja po i thote , ka mundsi edhe mir se motra jote te ka pordhe ne voter edhe krejte pasuria ka me na ike. Ky i ngrati duke mendue se gruja po i thote te drejten(po ksaje kure i vjen marre prej knusi)e vendose te shkoi te motra edhe ti thote se pse moj moter ma ke be ate te pa bese. Qohet edhe shkone te motra edhe i thote pse moj moter me ma be ate te keqe e po do me ma hupe pasurin, motra i thote ooo more vllau jem i mir po qyshe po menone se motra po ta do te keqen,jo vlla une jo po gruen e ke te keqe,jo i thote vllau qfare te keqe asaje edhe nga knuesi i vjen marre e ti po me thue e keqe. Motra i thote a di qka vlla, a e di gruja qe ke me bujte sonte ktu,po i thote vllau,mir atehere hiq mos hupe kohe e ktheu sonte ne shtepi por mos te shehe ajo ,e ti hype ne tavane e veq kqyre se qka po bahet ne shtepi tane. E ngone vllau motren,edhe shkone pa e diktue grujase eshte kthye,e hype ne tavane edhe po e kqyre se qka po bane gruja. Kure u be nate qe po vien dy burra e po hyne ne shtepi te ti,ky nuk po lajmrohet,dule gruja e i shtine mrenda, qka me pa, jo me nje po me dy periher ajo,kuku po thote ai me veti po qe ku me paska shkue pasuria,edhe i vrete te tre. Mirpo e denoine me burge,edhe kure lirohet nga burgu ska ku me shkue veq e shete edhe ate pake pasuri qe i kishte mete edhe shkone ne nje qytete larget,fillone jeten disi ne ate qytete,kur nje dite ne nje kafene te ati qyteti po i ngegjone disa burra duke bisedue se prape paska ndodhe nje hajni e madhe e kushe nuk po mundet me gjete hajnine,po i pyet ky se qka eshte puna e ati hajni qe nuk po nxinet,ata po i tregoine se ka qe shume vite qe ky hajne ben kerrdi ketu ne kete qytete edhe kurre nuk po i bien ne trage kushe,bile edhe ka shperblime te mir kushe e zen ate hajne,aiiiiii tha ky burri po kjo qenka shume lehte me gjete,veq qomni ju mue te kadija se nuk ka me vidhe me ai edhe kane me zane shpejt. E quen burrine te kadija,edhe po i thone se ky njeri po thote se e di kushe eshte hajni veq,po do me fole me ty vetun nja dy fjale edhe ka me te tregue kushe eshte hajni,mir i thote kadija hajtni ju tashe e lena neve vetun. Kadija po i thote hajte fol qka ke me fol,kadi efendi se pari me thuej kushe eshte ketu njeriu me i respektuare ne kete qytete e une te tregoi kushe eshte hajni. Kadija menone pake edhe i thote valla njeri ma te mir se Hoxha me zile nuk ka. Ky po pse Hoxhe me zile,qka eshte puna e ti qfare zile ka ai. O edhe ne kame i ka lidhe zilet qe te mose i shkele as bubrrecat . Kadi efendi hajni eshte Hoxha pra,veq shkoni te shpija e ti e kontrolloni , ne mos i gjejshite te gjitha ato sene qe jane vidhe te Hoxha une me jete po lidhem. Mezi u binde kadija me shkue me kontrollue Hoxhen me zile,po kur shkuen e kontrolluen nime i gjeten te gjitha aty,e muren Hoxhen e burgose,po i met qudi kadise se ku e diti ky njeri qe Hoxha eshte hajni ,edhe dha urdhnine me ja prue ate njeri edhe nje here me fole me te . Kure erdhi te kadija,kadija e pyeti po si bre bure e dite qe Hoxha eshte hajni kur ti veq sa ke ardhe ne kete qytete,e ja ktheu ai une e kame pase nje grue qe prej namuzllaku te madhe qe e ka pase edhe knojsit me ka shti me i shite, e kur e kame zane,jo me nje burre qe me ka tradhtue por me dy periher. Edhe kadija e shperblene kete njeri edhe e merre kshilltare te vetine. Se e zgjata pake burra,po ja dhezne edhe nga nje duhane me kafe se shkone ,koka muhabeti i mire sonte. |
heu kastri, goja te lumte (t'lumshin gishtat), se fort bukur ia ke qellue edhe e ke vra shejin - po nese e lexojne deri ne fund ate shkrim tandin, vertet, ka me u gjete 'hajni'. Une e kam pase thane bukur moti ketu ate fjale edhe si pahiri bile - e po don me dale e sakte!
ti vertet, tek je kastri i kastrioteve! |
[quote=Odise]heu kastri, goja te lumte (t'lumshin gishtat), se fort bukur ia ke qellue edhe e ke vra shejin - po nese e lexojne deri ne fund ate shkrim tandin, vertet, ka me u gjete 'hajni'. Une e kam pase thane bukur moti ketu ate fjale edhe si pahiri bile - e po don me dale e sakte!
ti vertet, tek je kastri i kastrioteve![/quote] Mos u ngut ta vleresojsh mikun pa e njohur mire, se kur te ja shohesh te metat te bahet Armik. :lol: :lol: |
[quote=Odise]heu kastri, goja te lumte (t'lumshin gishtat), se fort bukur ia ke qellue edhe e ke vra shejin - po nese e lexojne deri ne fund ate shkrim tandin, vertet, ka me u gjete 'hajni'. Une e kam pase thane bukur moti ketu ate fjale edhe si pahiri bile - e po don me dale e sakte!
ti vertet, tek je kastri i kastrioteve![/quote] ............................................. ............................................. Pershendetje Odise FLM per komplimente. Jeni i nderuare. Po me sa e di une fjalet e ODAVE tona jane secila nje fakultete ne veti. |
[quote=Stuhia][quote=Odise]heu kastri, goja te lumte (t'lumshin gishtat), se fort bukur ia ke qellue edhe e ke vra shejin - po nese e lexojne deri ne fund ate shkrim tandin, vertet, ka me u gjete 'hajni'. Une e kam pase thane bukur moti ketu ate fjale edhe si pahiri bile - e po don me dale e sakte!
ti vertet, tek je kastri i kastrioteve![/quote] Mos u ngut ta vleresojsh mikun pa e njohur mire, se kur te ja shohesh te metat te bahet Armik. :lol: :lol:[/quote] *******une i ēoj njerezit ketu ne baze te secilit shkrim. Ne ate shkrim kastri ishte ne rregull, e poqese nderron, eshte e drejte e tij! Perndryshe nuk kam se si ta quaj askend armik, vetem nese bie ne baza armiqesore, duke shkruar sikur ne emer te armiqve... tjetergje nuk ka! |
More a di kush tė mė tregoj se si ėshtė mė lehtė me e ba Gomarin me e kalu Urėn??
|
[quote=Murgesha]More a di kush tė mė tregoj se si ėshtė mė lehtė me e ba Gomarin me e kalu Urėn??[/quote]
Jo me lehte, por e vetmja menyre eshte jo me ngreh per kupreshi se me vra nuk i bie ures, por duhet me dale me ngrehe ne te kunderten qe ai me ec para, pra me ngreh nga bishti ai i bie rrezikut dhe kalon uren vec si kundershtim! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:10. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.