Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Feja e Shqiptarit (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=112)
-   -   KOMBI MBI TĖ GJITHA (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16306)

halla e madhe 14-05-05 20:47

[b][color=red][/color][size=7][/size]
KOMBI MBI TE GJITHAT[/b]

Kodra 14-05-05 22:40

[quote=AlbMuslim-Ku][color=indigo][i][b]Po kombi mbi te gjitha , ashtu eshte ...

Shqiptar ,Musliman ... Jam dhe do te jem .

[/b][/i][/color]

Me Respekt
AlbMuslim-Kumanovė[/quote]

[b]

**************
**************
**************

Tash u Tregove Albi tė falenderoj pėr kėtė,dhe unė do tė propozoj pėr Moderator nė Temėn,,Mėsime nga Kurani,,.

Tash e Kemi njė qė Kombin e sheh nė Radhė tė parė,pra ėshtė Shqiptar .

halla e madhe 14-05-05 22:43

Nje Hoxhe plak i mencur kishte thene dikur:Abetarja eshte BUKE e feja ehste Mjalta :wink: (feja le te mbetet sfere private e secilit)

Kodra 14-05-05 22:52

[quote=AlbMuslim-Ku][color=indigo][i][b]


Por ata qe deshirojn te pervetesojn Kombin si nje qeshtje se vetem ata jan kombetar e hapin kesi lloj tema .

[/b][/i][/color]

Me Respekt
AlbMuslim-Kumanovė[/quote]

[b]

**************
**************
**************

Sa i pėrket Kombit i nderuar Albi,ASKUSH nuk mundet ta pėrvetėsoj Kombin sepse Kombi i Takon tė gjithve sikurse edhe Feja qė e Pėrfaqėsojm e poashtu edhe Fenė nuk mund ta Pėrvetėsoj askush.

Njeriu i ka mendimet e veta dikush punon mė shumė,dikush mė pak por pėr KOMB duhet tė punojm ēdo sekond.[/b]

Kodra 14-05-05 22:53

[quote=halla e madhe]Nje Hoxhe plak i mencur kishte thene dikur:Abetarja eshte BUKE e feja ehste Mjalta :wink: (feja le te mbetet sfere private e secilit)[/quote]

[b]

Pa Komente halla e madhe ,Tė lumtė[/b]

Psikologu 14-05-05 23:21

[size=6][color=darkred][b]A PO RREZIKOHET KOSOVA NGA RADIKALIZMI VAHABIST?![/b][/color][/size]


[b] ---Nga: Edita Kuēi[/b]

[color=blue][b]

Shqiptarėt tradicionalisht, deri dikund edhe shpirtnisht, i kanė rezistuar nė masė tė madhe pėrpjekjeve tė vazhdueshme nga ndikimet negative nė raportet fetare brendashqiptare, sė kendejmi edhe pėr t?iu mosbashkangjitur grupeve ekstresmiste, ēfarėdo qofishin ato. Por, pas ēlirmit tė Kosovės, janė shfaqur shumė fenomene negative, tė cilat nė dimensionet reale shqiptare nuk kanė ekzistuar, madje edhe nė sferat shpirtėrore dhe psikologjike, sepse tek e fundit gjeografikisht dhe kulturalisht neve jemi perėndimor, duke qenė njėherit edhe nė mendėsi. Ardhja nė Kosovė e shumė oragnizatave, zoti e din me ēfarė misioni dhe prapavije, kanė ndikuar edhe nė shfaqjen e disa dukurive ekstreme, qė ?nėn petkun fetar?, sjellin deformime nė sferat shpirtėrore, dhe pėr kėtė askush nuk qanė kokėn, madje sikundėr jemi bėrė indiferent dhe pranojmė ēdo gjė pamvarisht se a ėshtė pozitive a negative. Dukurit e degjenerimit shoqėror tė mbuluar ?nėn petkun fetar?, nė Kosovė pas ardhjes sė shumė organziatave tė huaja kanė sjellur vahabizimit - njė sekt ky fetar islam - radikal qė nė vete ngėrthen njė ideologji ekstreme tė shfarosjes sė gjithė atyre qė janė ndryshe. Vlersoj se kjo paraqitje e vahabizmin te populli shqiptarė ėshtė njė element negativ. Dhe, ėshtė pėr tė ardhur keq se si tė gjithė ne heshtim! Mendjet racionale e qė duan me tė vėrtetė njė zhvillim dhe njė pėrparim tė gjithmbarshėm tė Kosovės, njė Kosovė tė integruar nė strukturat perėndimore, nuk duhet tė heshtin por duhet me tė gjitha mjetet tė luftojnė pėr eleminuar dukurit negative e qė s?kanė asgjė tė pėrbashkėt mė atė qė ėshtė shqiptare, me atė qė e kėrkojmė, pėr tė cilėn synojmė, pėr ta ndėrtuar tė ardhmėn tonė politike, ekonomike dhe civilizuese. Prandaj, qė nesėr tė mos bėhet vonė ėshtė koha qė sot tė reagojmė! Pėr kėtė dukuri s?duhet tė heshtin tė gjithė shqiptarėt, sepse ėshtė koha tė flasim dhe tė verepojmė nė parandalimin e kėtij fenomeni dhe demaskimin si diēka tė huaj?

Shoqėria shqiptare me mekanizmat mė tė fuqishmėm duhet tė kėrkojė forma pėr ndėrprerjen e kėsaj propagande, qė s?ka tek e fundit asgjė tė pėrbashkėt me islamin shqiptar trandicional.

Ndoshta syri dhe mendėsia ėshtė mesuar t?i shoh pėr ēdo ditė, nė ēdo moment, prandaj duket shumė normale pėr qytetarėt kosovarė, ndėrsa pėr ata qė jetojnė jasht Kosovės kjo shfaqje ju duket shumė e ēuditshme, si ka ndodhė kjo, ēka ėshtė duke u bėrė, ēka ėshtė duke ndodh me kulturėn tonė, kah ėshtė duke quar ky orientim , ēfarė trendesh tė qytetrimit synon? Kėto janė disa nga ato pyetje qė kėkojnė pėrgjigje urgjente, nė mėnyrė qė situata e pėrgjithshme shoqėrore dhe kulturore mos tė eskalon dhe tė marrė pėrmasa negative. Pėr njė qytetar shqiptar qė kthehet nė vendlindje dhe qė nuk ėshtė mėsuar tė shoh nė mendėsinė dhe nė jetėn shqiptare kėso farė fenomenesh, ēėshtja duket shume e komplikume dhe me pasoja tė rrezikshme. Kėto fenomene fatėkeqėsisht janė shfaqur e po pėrsėritėn pas luftės. Pra, ėshtė fjala pėr disa djelmosha tė rinj me mjekrra dhe pantollona me tė shkurtara se zakonisht, vajza tė mbuluara, qė idenitifikohen sot me grupet ekstreme qė bėjnė luftė tė shenjtė ?xhihad?, tek tė cilėt nė tė shumtėn e rasteve kanė ndikuar porpagandat, e shpeshherė edhe interesat sociale e ekonomike, por pa qenė tė vetėdijėsuar. Asesi nuk dėshirojė t?i lėndojė ndjenjat fetare tė askujt, por mos tė harrojmė slloganin e hershėm shqiptar, ?feja e shqiptarit shqiptaria?. Ėshtė fjala pėr njė sekt si rrjedhė nga islami me emėrtimin tashmė tė njohur ?vahabizėm?. Paraqitjen e kėtij grupacioni ekstrem fetar edhe ideologjik, shumė mendimtar e studiues e kanė vlersuar si njė rrezik permanent pėr shoqrinė nė pėrgjithėsi. Kėshtu psh. Publicisti I nohur Stephen Schwartz nė librin e tij The two faces of Islam: The house of Sa?ud from Tradition to Terror e vlerson si shumė problematik kėtė sekt. Duke u ndėrlidh me kėtė dukuri, ai shprehet se vahabismi ėshtė njė levizje ekstremiste e qartė, sė kėndejmi edhe e dhunshme qė ėshtė krijuar me pretekst tė ?reformimit? tė islamit ne Arabinė Qendrore nė shek. XVIII. E qė ėshtė themeluar nga Ibn Ab?d al- Wahhab. Ky sekt vazhdon tė zhvillojė njė lėvizje tė rrezikshme nė pėrmasa globale duke pėrdorur njė strategji vetėvrasėse nė realizimin e interesave tė tyre.

Vahabismi i shef muslimanėt shiit si jo-musliman dhe se ata nuk e meritojnė tė jetojnė, prandaj edhe duhet ose tė reformohen ose duhet luftuar kundėr tyre. Ky sekt ka sulmuar tėrė kohėn islamizmin tradicional dhe islamizmin shpirtėror qė dominon nė, Turqi, Azinė Qendrore, Indi, Malajzi, Indonezi dhe nė njė pjesė tė Ballkanit.

Vahabismi dhe neo-vahabismi (rrjedh nga Egjipti dhe Pakistani) jane edhe baza mė e madhe e ekstremistėve te dhunshėm islamik sot nė botė. Kėta e pėrfaqėsojnė njė formė ultra- radikale tė islamizmit qe mendohet se eshte i sponzoruar nga regjimi i Arabisė Saudite. Ndikimi vahabist shtrihet nė Katar, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nė Jemen. Ata sulmojn me dhunė judenjt, tė krishterėt, hindusėt, budistėt, muslimanėt sunit dhe shiit. Nė ato vende ku ka probleme terroriste, thekson autori Schwarz, ky sekt ėshtė prezent p.sh te grupi terrorist Hamas.

Autori S. Schwartz nė librin ?Kosovo: Background to a war?, paraqet shumė tė dhėna tė rrezikshme pėr kėtė sekt edhe nė trojet shqiptare, e nė veēanti nė Kosovė. Ai madje jep shifra, duke potencuar se nga ?Saudi Joint Relief Committee? pėr Kosovė janė dhėnė 4,087,353 rijale te Saudis, gjysmėn e kėtyre i kan shpenzuar nė sponsorimin e propagandės fetare, propaganda religjioze, nga tė cilėt 388 kanė qenė misionarė me qellim qė shqiptarėt t`i konvertojnė nė sektin vahabit fundamentalist. Ndėrsa te hollat tjera 581,250 janė shpenzuar pėr 37 xhami, ndėrsa 222,150 janė shpenzuar pėr dy shkolla. Ėshtė shumė e ēuditshme se parat u shpenzuara nė propagandėn e vahabizmit dhe nė ndertiminė xhamive, janė me shifra shumė mė tė larta se sa nė gjėra humanitare, te cilat i vlersoj si alarmante.

Ne e dijmė se Serbia tėrė kohėn ėshtė pėrpjekur dhe orvatet edhe sot tė paraqes shqiptarėt, si dhe pėrpjekjet tona pėr liri, si luftė islame kundėr krishterimit perėndimor, madje ata kanė shkuar aq larg sa qė edhe luftėn e UĒK- sė kanė pretenduar vazhdimisht ta etiketojnė si luftė fetare. Sė kėndejmi ata ende nuk largohen nga tendenca qė tė paraqesin luftėn e tyre si luftė kundėr terrorizimit dhe se nė Kosovė dhe nė pjesėt tjera tė banuara me shqiptarė janė rrezik permanent pėr perendimin. Nėpėr qarqe tė ndryshme flitet se Serbia (lexo ish -Jugosllavia) i ka sponzoruar tėrė kohėn propaganduesit ta nxisin radikalizmin islamik dhe tė shkatrrojnė tolerancėn mes shqiptarėve.



Dhe pse sot askush nuk mendon se ndoshta kėta djelmosha dhe vajza tė reja mund tė financohen nė forma tė ndryshme edhe nga Serbia?! Unė s?do tė doja tė besoja kėtė, dhe sigurisht kėtė s?do tė donin ta besonin as shumica shqiptarėve, por duhet tė analizojmė pa emozione e eufori. Sė paku, kujtojė unė, se duhet tė jemi vigjilent pėrballė kėtij fenomeni! Kohėve tė fundit edhe Kadare ka ngritur zėrin pėr kėt rrezik qė ka mundėsi t`i kanoset kombit shqiptar.

Nėse ne nuk bėjmė asgjė pėr ta penguar kėtė fenomen, mund tė presupozojmė se nė nė tė ardhmen do tė mund tė ndodhin akte terroriste nė qendra kulturore a lokale tė ndryshme, apo edhe ndoshta do tė cenohen edhe vetė intresat perėndimore nė Kosovė, duke u solmuar pikat strategjike tė tyre. Kohėve tė fundit ka skaluar ky ekstremizė nė Turqi, dhe tashmė ka paralajmėrime se edhe nė Kosovė dhe vende tjera tė Ballkanit mund tė ketė akte terroriste. Kjo mund tė jetė reale, nė qoftė se kemi parasysh faktin se ky sekt tashmė nėpėr shumė vende tė botės ka ndėrmarrė aksione vetėvrasėse. Nė ēdo vend ku gjindet sekti vahabist, ka terrorizem ose vendet rrezikohen nga ky lloj terrorizmi, qė nuk zgjedh mjete as forma pėr tė relaizuar objektivat e tyre.

Shumė mekanizma politik kanė tėrhequr vėrejtjen se nė Kosovė dhe Shqipėri nė tė ardhmėn, nėse nuk ndėrmarrėn masa preventive dhe parandaluese, mund tė kaplohen nga destabilizimi.

Ne jemi treguar popull shumė tolerant, civilizues dhe evropian me dekada dhe kemi fituar nje popullaritet nė perendim, por siē po duket tash jemi duke e bėrė tė kundėrten, duke e deformuar identitetin tonė, duke e zbehur tė ardhėmn tonė, nė rrugėn vendimtare historike pėr t?i relaizuar njė herė e pėrgjithmonė aspiratat nacionale. Islamizimi nė trojet shqiptare ka ardhur siē do tė shprehej Kadare si ?aksident historik?, prandaj kėtė kauzė ?patriotėt? qė trumbetojnė nė shfarosjen e ēdo gjėje burimore, s?duhet t?i pėrfillim, duhet rritur shkalla e vigjilencės ngase janė kundėr intresave nacioanle.



Prandaj, pėr kėtė fenomen duhet tė reagojmė tė gjithė, e sidomos duhet tė reagojė Bashkėsia Islame e Kosovės, institucionet poltike dhe publike, dhe nė mėnyrė vendimtare opinioni vetė. Duhet tė regojmė sepse kjo nuk ėshtė kultura jonė, kurrė nuk ka qenė dhe nuk guxon tė jetė as nė tė ardhmėn. Tash e kemi njė shansė historik, ndoshta tė fundit, tė bėhemi tė pavarur dhe sė pari tė bėjmė njė integrim intern shqiptar por edhe me botėn e civilizuar perėndimore siē e kemi ėnderruar me shekuj, dhe pėr tė cilin ideal kemi sakrifikar shumė, pėr tė cilin ideal shumė breza humben edhe jetėn e tyre, prandaj nuk duhet lejuar qė gjaku i tė parėve tanė tė shkojė huq.



Kemi qenė shumė tė fortė dhe kemi ?mbijetuar? tė gjithė armiqėt (?), por ende ka mbetur pėr tu bėrė. Tash duhet tė luftojmė me urtėsi, matėsi dhe menēuri nė ndėrtimin e ardhmėrisė sonė, tė ardhmėn e brezave tė rinjė.



(Autorja ka pėrfundar studimet pėr Shkencat pėr Paqe, Konfilkte dhe tash ndjek Marrėdhėnit Ndėrkombėtare nė Universitetin e Malmos nė Suedi)[/b][/color]

Kodra 14-05-05 23:47

[b]

Fakt i kėtij shkrimi ėshtė edhe njė ish-Profesor imi i Informatikės i cili ka lshuar njė mjekėrr tė ēuditshme.

Pėrpara na ka spjeguar shumė pėr Informatikėn por tash?????.....

[/b]

Kastri 15-05-05 01:03

[quote=Kodra][b]

Fakt i kėtij shkrimi ėshtė edhe njė ish-Profesor imi i Informatikės i cili ka lshuar njė mjekėrr tė ēuditshme.

Pėrpara na ka spjeguar shumė pėr Informatikėn por tash?????.....

[/b][/quote]
Pershendetje
Kodra ,une per bese nuk po shofe kurgje te keqe aty ani profesor,por nese e ka be per shperblime atehere vajhalli per te.

Reana 15-05-05 03:43

[quote=AlbMuslim-Ku]Scili mund te ket parime te veta , Kombi mbi te gjitha , pastaj feja mbi te gjitha etj ...

E drejt e cdokujt eshte te shprehet si don apo te thot qka don .
Smundem ti mohoj askujt asgje , eshte deshira jote , le te mbetet ashtu


Me Respekt
AlbMuslim-Ku[/quote]


[b]E DREJTA PER TU SHPREHUR I LIRE ESHTE PARIM THEMELOR I CDO DEMOKRACIE,

PERDERISA, LIRIA PER TE SHPIFUR DHE PERHAPUR DEZINFORMATA PER PERSONALITETIN E DIKUJT, SANKSIONOHET ME LIGJ DHE SI E TILLE ESHTE E PA-PRANUESHME NGA CILIDO SHTET DEMOKRATIK!!!!

NESE KE MENDUAR SE DEMOKRACIA ESHTE "SALLAMADI" TE KISHA PREFERUAR TE LEXOSH PAK ME SHUME, DHE TE KUPTOSH ESENCEN E DEMOKRACISE!!!

TI JE I LIRE TE THUASH SE I URREN SHQIPETARET KATOLIKE, APO NUK I PELQEN APO TE NGJASHME, POR NUK MUND TE FYESH PERSONALITETET KOMBETARE SI NENA TEREZE, DHE TE SHPIFESH KUNDER TYRE; NE ASNJE DEMOKRACI NUK LEJOHET KJO, PERKUNDRAZI SHPIFJET DENOHEN ME GJOBA APO HEQJE LIRIE!!![/b]

Reana 15-05-05 06:13

[quote=AlbMuslim-Ku]Eh tash me te vertet KAPAK i ke vnu .

Si duket , prap skupton , sdi qka po te duken ty keto postime , mu aty ku nuk e kan vendin .
Kombi mbi te gjitha , ky na flet per Vehabinjt.

Te pyes , a po rrezikohet Kosova dhe Shqiptaret nga JEHOVET ....

Per 3 Muaj ne Shqiperi 19 viktima femijesh , si rezultat i thiresave te Deshmitareve te Jehoves ( ALSAT : 11.05.2005 - Lajme)

Me Respekt
AlbMuslim-Ku[/quote]

[b]Kosova, (edhe pse ti nuk je kompetent te flasesh per Kosove, meqe siq ke deklaruar vete, rrin para xhamise se Shkupit :shock: dhe shikon se sa femra hyjne e dalin aty, etj) nuk rrezikohet as nga ARABE e as nga JEHOVAJ....

KOSOVA rrezikohet nga individe e grupacione qe kane origjine nga Kosova, nga njerez labile e pa karakter, pa vetedije kombetare, nga ata qe me lehte e perqafojne kulturen e huaj se te tyren, nga ata qe flasin gjuhe te te huajve ne shtepite e tyre, por jo gjuhen e Bukur Shqipe...

Kosova rrezikohet nga ata qe e kane humbur rrugen ne oborrin e vet....

Kosova rrezikohet nga ata qe po e luajne karten e Partise Socialiste te Serbise, kur Milosevici, nga HAGA deklaron se Lufta ne Kosove nuk ishte Lufte e popullit Shqipetare te Kosoves per LIRI, e CLRIMIM nga dominimi nacionalist Serb, por lufte e islamisteve dhe fanatikeve fetar!!![/b]

Psikologu 15-05-05 09:02

[quote=AlbMuslim-Ku]hahah , sa e quditshme qe je .

ma qonka mallin e nje Ish Forumiste ka pas nje pseudonim _Valentina ...

Ne po te njejten menyr eshte shpreh .

Sdi se ke kuptu shkrimin si duket .

Por sidoqoft te pershendes .[/quote]


[color=darkred][i][b]E paske mallin e madhė, mbaju se ndjenjat janė nganjehere armiku i shpirtit dhe i logjikes,se ndjenja krijon dashuri dhe urrejtje.[/b][/i][/color]

Psikologu 15-05-05 09:12

[i][color=darkred][b]
Nga syri i botes vlersohemi tash negativisht nga bota ,kush e sjellė ujkun ne kope.
Ata qe flsin ne emerė te fes Islame apo kush.
Shqiptaret se bejn ketė punė , pa dallim feje, ata kan qellimin e integrimit te Kosoves ne boten e civilizuar e jo te helmuar nga helmi fundamental Islam.[/b][/color][/i]


[b]Autori S. Schwartz nė librin ?Kosovo: Background to a war?, paraqet shumė tė dhėna tė rrezikshme pėr kėtė sekt edhe nė trojet shqiptare, e nė veēanti nė Kosovė. Ai madje jep shifra, duke potencuar se nga ?Saudi Joint Relief Committee? pėr Kosovė janė dhėnė 4,087,353 rijale te Saudis, gjysmėn e kėtyre i kan shpenzuar nė sponsorimin e propagandės fetare, propaganda religjioze, nga tė cilėt 388 kanė qenė misionarė me qellim qė shqiptarėt t`i konvertojnė nė sektin vahabit fundamentalist. Ndėrsa te hollat tjera 581,250 janė shpenzuar pėr 37 xhami, ndėrsa 222,150 janė shpenzuar pėr dy shkolla. Ėshtė shumė e ēuditshme se parat u shpenzuara nė propagandėn e vahabizmit dhe nė ndertiminė xhamive, janė me shifra shumė mė tė larta se sa nė gjėra humanitare, te cilat i vlersoj si alarmante.[/b]


[color=darkred][i][b]A jeni ne token e bukes o njerez qe perkrahni njė punė tė tillė , a jeni te vetdijshem se ku e dergoni kombin ne ketė erresirė,edhe pse kombi nuk mvaret nga ju , dihet se bota na shiqon nga maja e gjylpanes , atehere edhe druri i njom digjet afer te thatit.[/b][/i][/color]

Psikologu 15-05-05 09:14

[quote=AlbMuslim-Ku]Eh tash me te vertet KAPAK i ke vnu .

Si duket , prap skupton , sdi qka po te duken ty keto postime , mu aty ku nuk e kan vendin .
Kombi mbi te gjitha , ky na flet per Vehabinjt.

Te pyes , a po rrezikohet Kosova dhe Shqiptaret nga JEHOVET ....

Per 3 Muaj ne Shqiperi 19 viktima femijesh , si rezultat i thiresave te Deshmitareve te Jehoves ( ALSAT : 11.05.2005 - Lajme)

Me Respekt
AlbMuslim-Ku[/quote]

[color=darkred][i][b]A je ti Vehabi a qka.[/b][/i][/color]

Kodra 15-05-05 09:58

[quote=Kastri][quote=Kodra][b]

Fakt i kėtij shkrimi ėshtė edhe njė ish-Profesor imi i Informatikės i cili ka lshuar njė mjekėrr tė ēuditshme.

Pėrpara na ka spjeguar shumė pėr Informatikėn por tash?????.....

[/b][/quote]
Pershendetje
Kodra ,une per bese nuk po shofe kurgje te keqe aty ani profesor,por nese e ka be per shperblime atehere vajhalli per te.[/quote]


[b]

*****************
*****************
*****************

Kastri tė pėrshėndes

Unė shoh njė gjė shumė tė keqe aty i nderuar,sepse dikur na spjegonte pėr Informatikėn e tash me siguri spjegon pėr ........

Unė bisedova pak me tė,i gėzuar qė pas sa vitesh e takova Profesorin tim tė Informatikės e pėrqafova pastaj pas disa fjalėsh e pyeta se ēka ėshtė bėrė me tė kėshtu ?
Mė tha :

Kodra unė e kam zgjedh njė rrugė tjetėr,kam qenė dy vite nė Arabin Saudite dhe tash e kam kėtė drejtim.

Kurse nė atė kohė kemi programuar Bashkė tė dy dhe kemi qenė tė fascinuar nga Informatika por tash ai me siguri qė ėshtė i Fascinuar nga .........[/b]

Odise 15-05-05 10:05

ABETARJA ESHTE KURANI E BIBLA E SHQIPTAREVE
 
[color=blue][/color] ai shqiptar, qe nuk e nuk e pranon dhe nuk eshte ende i bindur shpirterisht, se KOMBI ESHTE MBI TE GJITHA, ai as nuk ka zot, as nuk ka fe dhe ai eshte vetem nje vorrmihes i gjuhes, gjakut e historise shqiptare.

Dikujt ndoshta i duket e rende kjo shprehje shqiptare, por ta vej gishtin ne koke dhe te mendoj thelle, se kujt i sherben: vendit te vet, trollit shqiptar, apo endrrave te huaja. Ti nese je shqiptar, i thua vetit shqiptar, flet shqip, mendon shqip, lexon e shkruan shqip, ke doke e zakone shqiptare, ke histori shqiptare - KOMBI ESHTE MBI TE GJITHA! KOMBI te bashkon me njerezit e gjuhes, gjakut e historise kombetare, kurse feja te bashkon me njerezit e gjuhes e gjakut e historise se huaj!

E nese, as kete nuk e kupton, atehere ti vetem mashtron veten e kombin e historine shqiptare dhe do te humbesh e tretesh edhe shpirterisht ne dokrrat e thirrjeve te huaja, qe nuk kane te bejne asgje me gjuhen e kulturen shqiptare!

E nese as tash nuk e ke kuptuar veten se ku je e per kend vepron, kur nuk e beson se kombi eshte mbi te gjitha, atehere nuk ke cfare i thua vetes shqiptar! Ti separi thua se - je shqiptar, e ne tjetren ane e mendon fene para kombit shqiptar? Ti apo kushdoqofte me ideologji te tille - mbytu n'uje!

E nese as tash nuk e kuptove o shqiptar, per kend flet e vepron, ti kurre nuk mund ta kuptosh permes gjuheve e kulturave te huaja. Duhet ta kuptosh, cfare eshte jotja e cfare eshte e huaja!

Shprehja KOMBI MBI TE GJITHA e ka vendin kudo ne mesin shqiptar ku flitet shqip, pavaresisht ne cilin forum a ne cilen fe! Aty ku qon krye feja para kombit, qon krye para kobit te vet atij qe predikon shkrimje ne kulturat e huaja! Shume ma i paster dhe ma afer zotit eshte Ai shqiptar qe nuk shkon as ne kishe as ne xhami, qe nuk i bene sherr, as ia kujton te keqen shqiptarit edhe punon vepron per kombin e atdheun shqiptar - se sa ai qe falet apo rrfehet 5 a 10 here ne dite dhe nuk e respekton kombin e atdheun shqiptar mbi ēdo fe, qe nuk vepron ME DJERSEN E MUNDIN E VET per ardhmerine e kombit shqiptar!

LIRIA SHPIRTERORE E SHQIPTARIT

Liria shpirterore e shqiptarit, gjindet ne shprehjen e shpirtit e mendjes shqiptare me njeritjetrin dhe BESIMI MA I MADH SHQIPTAR, ESHTE BESIMI NE NJERITJETRIN, sepse pa besuar ne vllaun tend, nuk ke cfare beson ne ZOT! Mos mendo as kujto kurre, se Zoti te don, kur ti nuk e don vllaun tend e prindet tuaj, farefisin e popullin tend - KOMBIN TEND!

Ai shqiptar - qe ka deshire qe te flasi me Zotin, separi te flet shqip, urte, me besim e dashuri vllazerore ndershqiptare, ta ndihmoj vllaun shqiptar kudo gjindet me ate qe ka mundesi me MENDJEN E DJERSEN E VET, te jete i paster para kombit e atdheut shqiptar! Nese as sot shqiptari nuk e kupton thelle shqirterisht, se per cfare arsyeje finansohen disa shqiptare, e disa treva shqiptare nga te huajt, pikerisht sot kur jemi ne kohe kritike te forcimit politik, ekonomik e historik - kurre mos ta mendoj veten se i perket kombit shqiptar!

Liria shpirterore eshte liria e mendimit te thelle, qe burim ka dashurine ndaj kombit e atdheut, vepron per kombin e atdheun, vepron per ngritjen e vetedijes kombetare, ajo qe eshte shpirti i lirise se vertete. Per te qene i lire ne shpirt, duhet te keshe lidhje shpirterore ndershqiptare! Dije se po te flet vllau shqiptar, e zeri i vllaut eshte zeri i zotit! Nderoje vllaun, perulju vllaut, fale vllaun per ndonje gabim, dije vllaun - vlla - perndryshe nuk do ta dijsh kurre as armikun dhe qellimet e tij, pikerisht ne momentet historike!

BEHU I LIGE ME VLLAUN, E TRIM ME ARMIKUN!

Pikesynimet e armiqve ishin e jane: shkatrroje te afermin tend, vllaun tend
kujtoja te keqen vllaut, behu trim me vllaun - keshtu roberia zgjati me shekuj, e te huajt pine djeresen e gjakun tone, copetuan trojet tona, percane me dredhi e mashtrime vllazerine shqiptare, i mbajten dhe i mbajne ende ROB shumicen shqiptare! Nese as kete ende nuk e ke kuptuar, o shqiptar - mbytu n'ujin ma te aferm, apo ne ujerat e zeza te huaja, duke menduar se beson ne zot! Nese edhe sot tenton te nderrosh e harrosh doket e zakonet shqiptare, e ne vend te tyre trashigon doke e zakone te huaja mashtruese, dije se je trashigues i mjerimit shekullor!

Gjykoni me lirine e shpirtit e mendjes thelle: kur nje shqiptar del me veshje kombetare shqiptare - kend do ta gezoj, e kend do ta hidheroj? Do ta gezoj shqiptarin e do ta hidheroj te huajin. Nese as kete nuk e ke kuptuar as sot - kurre nuk ke per ta kuptuar! Veshje per veshje - veshe veshjen tende, sepse vesha e huaj, as gjuha e huaj, as gjaku i huaj - kurre nuk te bene te hijshem, as te bukur - por te ben te ēoroditur! A nuk e shihni dhe gjykoni se, diaspora shqiptare eshte ne zhdukje e siper, e asimiluar ne gjuhe e kultura te huaja? Nje brez flet shqip, e zhduket! Edhe ketu ne forum, kujton te duket ma i zoti, e shkruan ne gjuhe te huaja, gjoja po tingellon ma shume! Kush e ben kete (kur nuk eshte nevoja) vetem i ēorodituri, i mjeri shqiptar!

Liria kombetare eshte liria shpirterore e shqiptarit!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:01.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.