![]() |
Titulli: Edhe une shkruaj...
Kohėn e fundit isha i brengosur shumė mė tepėr. Vetmia mė ndihmonte shumė. Kisha kohė tė mendoja pėr ēdo gjė. Por epiqendra e tė gjithave ishe TI. Shikoja TV, lexoja diēka ose dėgjoja muzikė, pėrsėri mendoja nė TY. Assesi tė ndahem. Assesi tė largohem disi nga kėto mendime...Sa herė jam munduar tė mos mendoj, tė mos e kujtoj tė kaluarėn, pėrsėri kam dėshtuar. Pa vetėdije e gjeja veten duke menduar nė TY. Interesant...Si ėshtė e mundur qė njeriu tė ndjejė varėsi kaq tė madhe pėr dikend? Si ėshtė e mundur ēdo moment tė jetė i preokupuar nė mendime pėr dikend? Si ėshtė e mundur tė mos kalojė njė ēast i vetėm e tė mos mendojė nė TY? E pranoj. E di shumė mirė. E ndjej. E pėrjetoj. Qė nga momenti i parė tė deshta. Qė nga momenti i parė u dashurova nė TY. Sa i lumtur qė isha....
|
Titulli: Edhe une shkruaj...
[quote=Rozafa]pasioni_ mein beileid![/quote]
.... hmmmm.... e ēka e bėn njeriun tė lumtur? Njė fjalė e mirė, njė fjalė e ėmbėl. Njė thirrje telefonike. Njė sheti, njė dalje nė natyrė. Rrugica e malit tonė ishte vendi mė i preferuar. I kujtoj tė gjitha momentet e kaluara andej. Shpesh i kaloj mėngjeset duke ecur deri atje dhe duke kujtuar shetitjet tona. Bangoja e drunjtė akoma qėndron nė vendin e vjetėr. E kishin ngjyrosur pėrsėri. Ishte humbur edhe shenji nga cigarja ime. Mendova se si po zhduken shenjat e tė kaluarės. Po fshihen kujtimet... Ndjeva njė dhėmbje dhe nuk u ula si dikur. Mungonte diēka atje. Mungoje Ti... |
Titulli: Edhe une shkruaj...
pasioni_ Rozafa ju lumte,taman fjal nga shpirti.
|
Titulli: Edhe une shkruaj...
[quote=Binasa]pasioni_ Rozafa ju lumte,taman fjal nga shpirti.[/quote]
JU falemnderit. Respekt! Kthehem. Rrugės eci ngadalė. Asgjė nuk mė bėn pėrshtypje. Tani u binda nė thėnien "shikoj e nuk shoh...". Sepse tėrė atė rrugė e kalova, asgjė nuk pashė, asgjė nuk dėgjova. I thelluar nė mendime, papritmas kisha arritur afėr banesės time. As pėrshėndetjen e fqinjit nuk e kisha dėgjuar...Me siguri ėshtė befasuar shumė qė nuk i kėtheva pėrshėndetjen. Duhet t`i kėrkoj ndjesė. Nuk i din ai hallet e mija. Jo , jo ai, por askush asgjė nuk din. As TI. Mbetem nė botėn time tė kujtimeve. Rri nė vetmi, por gjithmonė nė "bisedė" me TY... gjithmonė... |
Titulli: Edhe une shkruaj...
...te vazhdosh te gabosh perseri dhe me qellim... e te shtiresh sikur nuk di asgje..te genjesh....te shkaterosh gjdo gje qe te kam dhuruar...eshte mekat.Mos valle mendove qe ende po vuaj..ende po qaj...?? Jo jo...trishtim...kam vendosur te te zhduki nga jeta ime..nga mendja ime...ishe njeriu i gabuar per mua...ishe njeriu qe nuk dije vleren e asgjeje, e aq me pak Dashuris.... nuk te besoj me...ikk tani...trishtim!!!!!!!!
|
Titulli: Edhe une shkruaj...
Sa mall kam sot per ty...
Te kerkova atje ku gjithmone te gjeja, por sot nuk ishe! Shfletoj ne te kaluaren, e atje jane syte e tu, me te shkelqyer se vete drita, shoh buzet e tua, me te embla se vete mjalta... Oh sa po me dridhet zemra, sa po me renkon shpirti! Sa mall kam sot per ty... Ashtu si shiu qe bie jashte dritares time, i perzier me deboren, ashtu kjo mendja ime, e turbulluar mes ndjenjes e llogjikes. Ndjej se po mbytem ne lot, kerkoj qe patjeter diku te kapem, Perse nuk je, ose, perse Je?... Nuk e kuptoj? Ti me nuk je, por copez e zemres me je bere, grimce shpirti qe merr fryme, perbindesh qe po shkaterron universin tim... Jam betuar fjale te tilla me mos te t'them, sepse sa me shume po te ndjek, aq me shume nga un po vrapon... Hapu toke, sa here te thashe te hapesh? Hapu e merrem, nuk dua te jetoj, as e gjallė e as e vdekur, sepse sot kam shume mall e po Vuaj, e mallin tim nuk di si ta shuaj...! |
Titulli: Edhe une shkruaj...
Qe nga qasti kur e kuptova,ndjeva ate lajm te hidhur, nuk doja te isha ma pjese e kesaj bote kaq konfuze, neper te cilen nje jete te tere shtegtoj, e qe dikur aq shume e doja...
Si ishte e mundur qe brenda nje kohe kaq te shkurter te ndryshonte bota per ty? te dukej se je e vetmja ne te dhe pse ajo eshte e stermbushur me njerz ne te gjitha anet? Por jo...Lajmi i hidhur kishte ndryshuar vetem nje bote,boten time, sepse botes tjeter as qe i bente, ajo vazhdon njesoj si me pare ritmin e saj, pa qare koken.... Nje femije e pafajshme, do ta pesonte keq, nese nje dite nena e saj do ta braktiste. Ai do te rritej, mirepo kurre sdo ndihej i plotesuar, i dashur, pa dashurine e nenes. Edhe nje vajzes se rritur do ti thehej zemra, kur nje dite ta kete kuptuar, se dashuria qe ajo ne gjithe qenjen ka ndjere , nuk i eshte kthyer, dhe ne fakt as qe i paska takuar asaj... A thua ne te tilla momente jane lotet e vetmja arme e femres? Apo heshtja? Apo ndoshta fjalet? Nganjehere asnjera nga to nuk ben pune. Duhet "perbi" malin e dhimbjes , dhe sikur nje femije te mundohet prape, te besoj ne endrrat e saj, ne dashurine, qe ndoshta megjithate diku ekziston??pra ne te miren e njerezve,se nuk jane gjithe njerzit njesoj, ka dhe engjuj te vertete...ndoshta... |
Titulli: Edhe une shkruaj...
po po, ende shkruaj
vargu do te jetoj sepse ti jeton .... ah sa deshirova te mbaja doren tende.. sa e deshirova ate dore te mallkuar.. nuk gjeta qetsi askund, sepse nuk ishe ti aty.. hm.........:frown: :rolleyes: |
Titulli: Edhe une shkruaj...
[quote=lovely]po po, ende shkruaj
vargu do te jetoj sepse ti jeton .... ah sa deshirova te mbaja doren tende.. sa e deshirova ate dore te mallkuar.. nuk gjeta qetsi askund, sepse nuk ishe ti aty.. hm.........:frown: :rolleyes:[/quote] Masi kuka kane e mallkueme ajo dore mos te jete shume merak lovely! Sa pėr vargjet, do ti cilesoja tė "pėrjetshme" sepse pas vdekjes, siē lexova te tema e pupit [B]Si tė vdiset[/B](eh qysh po lidhen krejt senet...) [B]"vetėm veprat" po na mbijetokanė![/B] S'ka gjė ma t'omėl se pėrjetėsia e veprave nė kėtė dynja! |
Titulli: Edhe une shkruaj...
Pas perleshjeve me Cikllopin ne shpell, Uliksi po lundron drejt Itakes...........
|
Titulli: Edhe une shkruaj...
Kohė me shi. Qetėsi e madhe. Asgjė nuk dėgjohet. Mendja ime fluturon sa andej sa kėndej. Kthehem nė fillim. Rikujtoj ēdo gjė nga e kaluara jonė e pėrbashkėt. Kam frikė se harroj diēka...por pėr ēudi, pranoj se asgjė nuk paskam harruar... asgjė...Jam me ty. Tė shikoj sytė qė mė flasin. Buzėqeshjen tėnde magjike. Dėgjoj fjalėt tua tė ėmbėla. Mendoj gjatė se ēfarė fati tė madh pata unė qė tė takova. Qė tė njoha. Qė u dashurova nė TY. Qė tė deshta aq shumė dhe qė nuk po ndalem sė dashuri pėrsėri. Si u bėre pjesė e jetės time. Si u bėre pjesė e mendimeve tė mija. Sa kėnaqėsi e lumturi mė solle nė jetė. Ti, TI je pjesė e pashmangshme e jetės time. E vetmja ime, e dashura ime...jeta ime...
|
Titulli: Edhe une shkruaj...
desha te shkruaj por nuk di ku te filloj..... nuk arrij dot te qetsoj mendjen.. mendja vrapon ne kater anet e botes, fluturon ne qiellin e kalter, lundron ne deterat pa fund, ne boten e femijrise, ne monotoni, ne knaqesi, dhe ku do qe te shkoj, ne fund tek ti ndalet...dhe aty humbet...zhduket.... me vret me shiqimin tend te bute!
|
Titulli: Edhe une shkruaj...
Nė fillim, atėherė kur fillova t'i njoh aftėsit e tua, kėrkoja forcė qė tė dashuroj me shpirtė, por kisha frikė, megjithatė ti mė ngrite lartė, kėrkove kėshilla nga unė......Ēdo ditė mė futje nė testimin tėnd, e unė isha i befasuar me idetė e tua, por nuk e di pse u largove nė atė fillim kur tė dashurova me tėrė qenien time njerėzore, e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht........Mė pyetje pėr aventurat e mia, e unė sot kėrkoj nga ti t'i kujtosh ditėt e lumtura kur nė mes nesh kishte gjithnjė dashuri.......... Tani jam i mbyllur krejtė nė vetmi, kėndoj, shkruaj, e kujtoj o shpirtė pėr ty...... E sot nė rrugė kur tė takoj, bėhesh sikur "nuk tė shoh". A nuk ndien dhimbje pėr mua qė po bredhi rrugėve i vetmuar. Kėrkoj shpresė nga Ti ose shpresėn dhe jetėn tė m'a shuash, por PSE........? ???
|
Titulli: Edhe une shkruaj...
[quote=lovely]desha te shkruaj por nuk di ku te filloj..... nuk arrij dot te qetsoj mendjen.. mendja vrapon ne kater anet e botes, fluturon ne qiellin e kalter, lundron ne deterat pa fund, ne boten e femijrise, ne monotoni, ne knaqesi, dhe ku do qe te shkoj, ne fund tek ti ndalet...dhe aty humbet...zhduket.... me vret me shiqimin tend te bute![/quote]
*********************************** |
Titulli: Edhe une shkruaj...
Se si mė erdhi apo e dėgjova, nuk jam i sigurtė, por melodia e kėngės tonė mė pėrfshiu tė tėrin. Kjo melodi qė mė pėrcjellė qė nga ditėt e para tė njohjes tonė, mė ka mbetur e dashur shumė dhe mė ėshtė ngulitur thellė nė shpirt. Pėr momentin humba, ika dikund larg, shumė larg. Ika nė drejtim tė fillimit tonė, nė ditėn e parė tė takimit. Isha atje. Ndjeva njė zbrazėti tė madhe. As tollovia e zakonshme ditore nuk mė bėnte pėrshtypje. Ty tė kėrkoja por nuk ishe. Njė moment mendova se se do tė paraqitesh gjėkundi. E pata njė ndjenjė tė tillė. Kot. Intuita mė mashtroi kėsaj radhe. Nuk ndjeja asgjė. U ndala tė mendoj diēka, ēfarėdo.... por kot. Instiktivisht mora rrugėn e kthimit. Zbrazėtia mė mbuloi. Njė ftohje e thellė mė pėrshkroi trupin. U ktheva prapa... duke dėshiruar tė mos mendoj asgjė... por kot...pėrsėri mendoja nė TY!
|
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:31. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.