Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=28442)

bert 24-10-09 21:38

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
duhet angazhim per gjetjen e kufomave. autoritetet hungareze kane vetem nje skuader ne kerkim. duhen 50 skuadra qe te kontrollohet mbare gjatesia e lumit dhe nen uje me polumbare

Shpati 24-10-09 22:33

Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
 
[quote=Peja-Boy]Jo jo nuk eshte ashtu se nese shkon ne Kosove edhe te dalin Serbet ateher Gjermanija mer masa ndaj shtetasit te vet...nese ke nenshtetesi gjermane ..Po edhe nese te nxjerr nga Duart e serbeve nuk te dergon Fakturen e shpenzimeve !! Duhet Luftuar Krimin ,Kontrabanden ata persona se e rrejn Popullin qe keni me dal ulun ne Auto e skeni me Hec kemb as 200metra e tani ka mesi i rruges i fusin neper Uj !![/quote]

Pohimi i juaj sesht i vertet.
Gjermania te thot mos me i ra ka Serbia se e din se Serbia esht Shtet Kriminelesh.
Dhe!
Fakturen ta dergojn me Post.

Esht normale ne kohe fatekeqesie Njerzit, duhet ndimuar,fatekqesia nuk ndalet (mund te ndodhe ne Autobus, Aeroplan ,etj).
Por nuk hypet neper barka te pasigurta.
As ne kohe te luftes sdo ti kisha preferuar askuj.

Guri i madh 24-10-09 22:40

Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
 
[quote=Shpati]Pohimi i juaj sesht i vertet.
Gjermania te thot mos me i ra ka Serbia se e din se Serbia esht Shtet Kriminelesh.
Dhe!
Fakturen ta dergojn me Post.

Esht normale ne kohe fatekeqesie Njerzit, duhet ndimuar,fatekqesia nuk ndalet (mund te ndodhe ne Autobus, Aeroplan ,etj).
Por nuk hypet neper barka te pasigurta.
As ne kohe te luftes sdo ti kisha preferuar askuj.[/quote]



ehhh more SHPAT skamja esht der hekuri skamja te dergon ne der te HASMIT


fajtorin duhet ta kerkojm ne KOSOV pikrisht NE QEVERIN E KOSOVES

shfletuesi_ 24-10-09 22:48

Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
 
!!!




Ka mund te jem edhe une ne vend te tyre. Ngushellime per familjaret , se di pse ndonje minister nuk jepi doreheqje akoma.

Sinqerisht asnje qeveri as kjo as ato te me pareshmet nuk i kan kushtu rendesi ketyre gjerave qe ti ndalin te pakten te bejn diq te ndajn ndonje fond si lloj sociali edhe per te gjithe ata te rinje qe jan te papune te pakten t'mos ikun nga Kosova dhe te mbyten neper vendet e huaja duke kerkuar diq me mire.

Shpati 24-10-09 22:48

Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
 
[quote=Guri i madh]ehhh more SHPAT skamja esht der hekuri skamja te dergon ne der te HASMIT


fajtorin duhet ta kerkojm ne KOSOV pikrisht NE QEVERIN E KOSOVES[/quote]

Nuk esht ne pyetje skamja por mendjeletsija.

Guri i madh 24-10-09 22:58

Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
 
[quote=Shpati]Nuk esht ne pyetje skamja por mendjeletsija.[/quote]


PO de po edhe une kam rrezikue ALPET nga austria ne gjermani ose nga qyteti ZELLAMSE I AUSTRIS NE badrachenahal po shkavi ather u KULLKE NE KOSOV kam pas fat e tash e kena shtetin qe ju ka premtue pun e mirqenje sociale ,


pos ne afganistan nuk e di se esht punsue dikush rina po i kryjn fakulltetet qka me bae veq me shit fara fara ne stadion , po edhe atje konkurenca shum e madh


fajtori esht ne qeverin e kosoves nuk munden me i ik ksaj pergjegjsie , nese e konsiderojn vehten si perfaqsus te popullit

AlbanianPirat 25-10-09 02:21

Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
 
[QUOTE=Guri i madh]PO de po edhe une kam rrezikue ALPET nga austria ne gjermani ose nga qyteti ZELLAMSE I AUSTRIS NE badrachenahal po shkavi ather u KULLKE NE KOSOV kam pas fat e tash e kena shtetin qe ju ka premtue pun e mirqenje sociale ,


pos ne afganistan nuk e di se esht punsue dikush rina po i kryjn fakulltetet qka me bae veq me shit fara fara ne stadion , po edhe atje konkurenca shum e madh


fajtori esht ne qeverin e kosoves nuk munden me i ik ksaj pergjegjsie , nese e konsiderojn vehten si perfaqsus te popullit[/QUOTE]


edhe ateher i kem pasministrit edhe i kem pas krejt jasht kosove

pse po bje preh e krimineleve nuk ka drejt asnje polic ta ndaloj hyrjen ose daljen nese e ke pasaporten per ta kaluar kufirin Kosov-serbi te duhet vetem pasaporta e UNIMIKUT apo e Serbis
njejt jemi ne te gjitha kufijt
si ka drejt te me ndaloj mua polici i kosoves ose i shqipris kur kam un dokumentat ne rregull (pasaporten)
ku e din polici se un do tja msy italis me gomone
Unė jam fajtor

bert 25-10-09 14:04

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Tragjedia nė Tisa, Topi ngushėllon Sejdiun


TIRANĖ- Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, i ka dėrguar njė mesazh ngushėllimi Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėr ngjarjen tragjike nė lumin Tisa ku humbėn jetėn pesėmbėdhjetė qytetarė kosovarė.
Sipas zyrės pėr shtyp tė Presidencės, nė mesazhin e tij Topi shpreh keqardhjen pėr ngjarjen e rėndė. “Nė emėr tė popullit shqiptar dhe nė emrin tim personal, mė lejoni t’ju pėrcjell ju si Kryetar i Shtetit tė Kosovės dhe nėpėrmjet jush familjarėve tė tė gjitha viktimave ngushėllimet mė tė thella e tė sinqerta pėr kėtė humbje tė rėndė” vijon mesazhi i Presidentit Topi.

Sipas njoftimeve zyrtare, rreth 15 kosovarė janė mbytur nė lumin Tisa, mes 14-16 tetorit. Ministria e Jashtme e Kosovės nė njė deklaratė, pas njoftimeve lidhur me ngjarjen nė Lumin Tisa, nė kufirin mes Hungarisė dhe Serbisė, ėshtė shprehur se ngjarja vazhdon tė mbetet ende e pasqaruar. Dyshohet se grupi i qytetarėve nga Kosova janė zhdukur ndėrsa tentonin tė kalonin ilegalisht kufirin.

Peja-Boy 25-10-09 14:06

Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
 
[quote=Shpati]Pohimi i juaj sesht i vertet.
Gjermania te thot mos me i ra ka Serbia se e din se Serbia esht Shtet Kriminelesh.
Dhe!
Fakturen ta dergojn me Post.

Esht normale ne kohe fatekeqesie Njerzit, duhet ndimuar,fatekqesia nuk ndalet (mund te ndodhe ne Autobus, Aeroplan ,etj).
Por nuk hypet neper barka te pasigurta.
As ne kohe te luftes sdo ti kisha preferuar askuj.[/quote]Asnje shtet nuk te tregon rrugen se ka e ke ti ma te leht te shkosh ne pushime ate e din ti vet ... Po nese ke probleme ne shtete jash Gjermanis ateher duhet Informuar Ambasaden edhe ajo merret me qeshtjen e Banorit te vet ... Edhe Faktura ska se ti sigurimin nuk e paguan kot i nderuar !!

bert 25-10-09 17:06

Te Vdesesh Per Te Ikur
 
Tė vdesėsh pėr tė ikur
Ruben Avxhiu | 25/10/2009 | Komente | 0 KOMENTE | SHARE | - +


Shoqėria duhet tė reflektojė pėr domethėnien e tragjedisė nė Lumin Tisa dhe pėr kontrastin e fortė social-ekonomik nė realitetin e ri tė Kosovės



Nuk mund tė ketė lajm mė shokues pėr tė gjithė ata qė pėr vite me radhė punuan pėr pavarėsinė e Kosovės sesa lajmi se 15 qytetarė tė saj mund tė jenė mbytur, duke u pėrpjekur qė tė ikin nga shteti pėr krijimin e tė cilit u sakrifikuan shumė.


Autoritetet nuk janė ende nė gjendje tė konfirmojnė numrin e saktė tė viktimave, por ngjarja ėshtė njė kujtesė e vogėl e tragjedisė sė madhe tė re qė po i varet mbi kokė popullit tė Kosovės me mbi 50% tė popullsisė sė papunė, me dhjetėra vetvrasje, me kontrabandė e trafik prostitucioni, me ikje masive drejt Perėndimit etj.


Kjo fotografi e jetės sė sotme nė Kosovė ka pėrballė atė tjetrėn: tė kafeneve tė zhurmshme e lokaleve plot drita, tė shtėpive dhe makinave luksoze, tė milionerėve tė rinj tė njė shteti tė sapo krijuar, tė mashtrimit tė parė e tė zhgėnjimit tė parė tė njė populli qė besoi se ikja e serbėve do tė sillte nė mos begatinė tė paktėn drejtėsinė sociale.


Viktimat mbi Lumin Tisa, pavarėsisht nėse janė 15 apo njė e vetme, rėndojnė nė ndėrgjegjen e politikanėve tė Kosovės. Askush nuk pret njė ngritje tė ekonomisė nė mė pak se njė vit. Ajo qė nuk falet ėshtė paaftėsia pėr tė mbajtur lart optimizmin dhe shpresėn e popullit. Ata humbėn vetėm nė njė mėnyrė: kur vdes besimi te shteti dhe e ardhmja.


Shqiptarėt qė po vdesin pėr tė ikur nga Kosova mbeten nė ndėrgjegjen e atyre qė po qeverisin, duke lejuar korrupsionin dhe kontrabandėn. Janė nė ndėrgjegjen e ndėrkombėtarėve qė kanė mė shumė merak marrėdhėniet shqiptaro-serbe sesa ato tė krimit tė armatosur e qė harrojnė se njė rini e papunė e pa perspektivė ekonomike nuk mbahet me policė e me specialistė.
Por, kėto vdekje janė edhe nė ndėrgjegjen e qytetarėve tė thjeshtė tė Kosovės. Vetėm politika nuk do ta ndryshojė shtetin e ri. Mbarė shoqėria duhet tė punojė pėr tė ringritur ekonominė e pėr tė ndalur krimin.


Kėto vdekje janė nė ndėrgjegjen e tė gjithė atyre qė bėjnė biznes nė tė zezė dhe nuk i paguajnė taksat shtetit tė Kosovės (duke u bėrė vjedhės tė pasurisė sė popullit, aspak mė tė mirė se serbėt qė bėjnė bllokadėn ekonomike). Kėto vdekje janė nė ndėrgjegjen e njerėzve nė doganat dhe administratėn e re tė Kosovės, qė mbyllin njėrin sy nė shkėmbim tė ryshfetit dhe lėnė tė kalojnė mallrat e padoganuara e kriminelėt e biznesit.


Nė gjendjen e mjeruar qė ndodhet njė pjesė e popullsisė sė Kosovės, ėshtė e domosdoshme qė tė mblidhen taksa e tatime tė mjaftueshme pėr tė krijuar njė mbrojtje sociale pėr kėta njerėz. Qė ata tė mos ikin, si dikur nė kohėn e Millosheviēit, drejt njė vendi tjetėr, pėr njė fat mė tė mirė, tė ndryshėm nga fati i shtetit tė tyre.


Kėto vdekje janė nė ndėrgjegjen e qeveritarėve dhe ekspertėve tė Kosovės qė kanė lejuar e lejojnė shitjen e pasurive tė popullit tė Kosovės nė procedura naive apo mashtruese tė privatizimit qė pranojnė ēmime shumė mė tė ulėta se vlera e tyre reale nė shkėmbim tė korruptimit personal. Tė gjitha kėto janė vjedhje nė kurriz tė popullit tė Kosovės e pjesė e faturės qė njė ditė do tė detyrohen ta paguajnė tė gjithė.


Kėto vdekje janė nė ndėrgjegjen e politikanėve, qė paratė e buxhetit i kanė shpėrdoruar sipas interesave tė tyre dhe njerėzve tė tyre tė afėrt.
E pėr mė tej, kėto vdekje janė edhe nė ndėrgjegjen e atyre mijėra njerėzve, qė ndonėse nuk kanė pasur gisht nė asnjė nga veprimet e lartpėrmendura i kanė parė ato tė ndodhin e tė kryen nga njerėz tė tyre tė afėrt dhe kanė heshtur, kanė aprovuar e kanė pėrfituar nė mėnyrė tė tėrthortė.


Ata qė po pasurohen nė kurriz tė popullit, apo ata qė janė nė gjendje tė mirė financiare nga tė afėrmit qė jetojnė nė Perėndim, ndoshta mendojnė se jeta e tyre nuk rrezikohet nga fati i njė pjese tė shoqėrisė. Ndoshta mendojnė se Lumi Tisa ėshtė shumė larg oazit tė tyre tė bukur e tė lumtur. E pra, ata rrezikojnė njė zgjim tė frikshėm.


Nuk duhet harruar se mungesa e perspektivės pėr njė jetė mė tė mirė krijon shtresėn rinore, tė pakėnaqur qė mund tė transformohet kulturalisht nė mėnyra qė variojnė nga terrorizmi e deri anarkizimi majtist. Shenja tė kėtyre dukurive qė janė parė qė tani nė Kosovė.


Njė shprehje politike thotė se "nėse nuk shkon ti te lagjia e keqe, lagjia e keqe do tė vijė te ti". Ata qė drejtojnė Kosovėn dhe emrat e njohur tė shoqėrisė e tė medias duhet ta mendojnė edhe njėherė se pse kėrkuan me ngulm pavarėsinė dhe tė drejtėn pėr tė pasur njė shtet mė vete. Ėshtė koha pėr tė shpallur zi kombėtare pėr tė qarė jo thjesht ata qė ikėn, por zhgėnjimin e madh qė mbillet dalėngadalė nė zemrėn e njė populli qė vuajti e luftoi shumė pėr lirinė e qė tani meriton nė mos njė jetė mė tė mirė, tė paktėn mė shumė sinqeritet e ndershmėri.

bert 25-10-09 21:50

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
PRISHTINE-Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi i ka dėrguar sot njė telegram ngushėllimi familjeve qė kanė humbur tė afėrmit e tyre nė tragjedinė e lumit Tisa.
"Me pikėllim tė madh morėm lajmin pėr humbjen e jetės sė tė afėrmve tuaj nė tragjedinė qė ndodhi nė lumin Tisa. Nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe nė emrin tim, ju lutem pranoni ngushėllimet mė tė sinqerta", thuhet nė telegram.
"Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe tė gjitha institucionet e vendit, nė bashkėpunim me institucionet pėrkatėse ndėrkombėtare, janė thellėsisht tė angazhuara dhe do tė marrin tė gjitha masat e duhura qė tė gjenden shkaktarėt e vėrtetė tė tragjedisė dhe ata tė pėrgjigjen para drejtėsisė", theksohet nė telegramin e ngushėllimit tė kryeministrit Thaēi.
(m.a/BalkanWeb)

teutaA 26-10-09 01:26

Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
 
[quote=Guri i madh]ehhh more SHPAT [B][COLOR=darkred]skamja esht der hekuri[/COLOR][/B] skamja te dergon ne der te HASMIT


fajtorin duhet ta kerkojm ne KOSOV pikrisht NE QEVERIN E KOSOVES[/quote]

shum e vertet kjo qe thua

me vjen keq per ket humbje me dhimben familjet e te gjith te vdekurve por me teper shpierti i tyre shum veshtir per bes edhe 10 vite mas lufte dhe ende te ndodhin kto gjana shum keq katastrof per udheheqsin e kosoves

Fshatari 26-10-09 10:13

Titulli: ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale
 
[quote=Guri i madh]ehhh more SHPAT skamja esht der hekuri skamja te dergon ne der te HASMIT


fajtorin duhet ta kerkojm ne KOSOV pikrisht NE QEVERIN E KOSOVES[/quote]
Nė Kosovė PO. Nė qeverine e Kosves , JO. Mergimi i kosovareve eshte tradite e gjate: ka fillue para lindjes se Hashim Thaēit, dmth para 60 vjetve.

Qika^Me^Kule 26-10-09 11:06

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[I][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=darkslategray]Vertet me ka ardh teper keq... e teper keq jem ndi e ter familja ime,,, kur kem degju lajmet...... per ket tragjedi qe ju ka ndodh......:frown: [/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=#2f4f4f][/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=#2f4f4f]Une nuk mundem ti kuptoj disa gjana bre.... Si munden me e reziku nje engjell,,, sa po ka fillu jeten e vet ( Femi) ta mer e ta mbyt me duart e veta ?? cncnncncn kjo vertet asht nje dhimje e madhe.....!!!![/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=#2f4f4f][/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Century Gothic][SIZE=2][COLOR=#2f4f4f]Vetem Ju them ngushllimet e mia..... per ato familjet e atyre qe sot,,,, nuk gjinden [/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]

MemphiSx 26-10-09 22:12

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Me kqyr realisht,po tkish qellu ne ket rast hashimi ne opozit,sot kish lyp shkarkimin e QEVERIS! Hashimi,e ka perdor cdo tragjedi te Kosoves per poena politik,dhe si qellim e ka pas qe permes ketyre tragjedive te vjen ne pushtet!

Po t'ish Hashimi ne opozit,sot edhe fshatari,pirro edhe ca veta tjera....sot kishin me thon se fajtor per ket ngjarje eshte qeveria,se spo krijon vende pune,njerzit po ikin prej Kosoves sepse ende ska perspektiv ne ket vend,etj etj!

Dmth kjo pune ish politizu aq shum,sa qe i kish ardhe gjynah edhe vet forumit!!!

E vetem nje e vertet eshte ketu!! Se nga halli,ata njerz dhe shum tjer qe po e leshojn ket vend,po e shohin vdekjen me sy!!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:11.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.