![]() |
NGA MAGJIA E SYRIT TEND !
Nuk i besoj fjaleve te kota thashethemeve qe flet bota nuk me zuri vendi vend nga magjia e syrit tend. Fola ne vehte,po peshperis ku do gjindesh,ku do rrish? nuk me zuri vendi vend nga magjia e syrit tend. Te kerkova dhe nuk te gjeta, perseri une gjume nuk fjeta. nuk me zuri vendi vend nga magjia e syrit tend. Dhe po te betohem,me gjithe mend, me lodhi magjia, e syrit tend! DON TE THUASH DICKA!? Flasim per lumenj,det`ra dhe oqeane flasim per tema shume interesante, bejme polemike, pak dhe filozofojme por sec skuqemi,sec djerset na mb`lojne. Atehere perseri vazhdojme,pushim nuk ka sec don te thuash, ti dicka!? Nuk me mundon gjumi,vazhdojme te flasim, kokat per koke ne gjume perplasim dhe prap vazhdojme,pushim nuk ka? sec don te thuash, ti dicka! Kalojne minutat,oret fluturojne kur jemi bashke ne kohe s`mendojme dhe prap po flasim,pushim nuk ka sec don te thuash,ti dicka!? MERGIMTARE! VETEM NJE SHIQIM NGA TOKA E VET USHQIM SHPIRTI,ATJE N`GYRBET. VETEM NJE KAFSHATE NGA VOTRA E VET USHQIM SHPIRTI,ATJE N`GYRBET. NJE PIK UJ NGA BURIMI VET USHQIM SHPIRTI,ATJE N`GYRBET. |
TE KERKOVA...
TE KERKOVA NE BUZEQESHJET E BOTES FEMERORE.TE KERKOVA NE KATER ANET E BOTES.TE KERKOVA NE LIBER,NE KENGE,NE PARQET E JELLOVSTOVIT,NE UJEVARET E NIJAGARES,NE ENDRRAT ME TE BUKURA DHE NUK TE GJETA.TE KERKOVA NE DETERAT E PAFUND,OQEANET E PESHKAQENEVE DHE NE TE GJITHA KREMTET E ORGANIZUARA PER DITEN E GRAVE...NE KLUBET E NATES,NE NETET E GJATA DHE DITET ME DIELL PERCELLUES,POR PRAP NUK TE GJETA.TE KERKOVA SI I URITURI NJE COPE LEMOSHE DHE NJE KAFSHATE BUKE,TE KERKOVA POR NUK TE GJETA.TE KERKOVA NE MASKENBALET E BRAZILIT,NE PLAZHET E FLORIDES DHE NE FILMAT E ARTISTEVE TE HOLIVUDIT DHE NUK TE GJETA.KERKOVA,KERKOVA,KERKOVA...DHE,TI ERDHE PERSERI ANDEJ NGA NUK E PRITA.ERDHE...MI MBYLLE SYTE NGA PAS DHE PERSERI U LARGOVE.UNE PERSERI U NISA DHE PRAP TE KERKOVA.
ME KE IKUR AQ LARGE, QE VETEM NE KEMBE MUND TE TE GJEJE.MUND TE TE GJEJE NE LIBRAT DHE FLETORET E SHKOLLES FILLORE,ALBUMET DHE FOTOGRAFITE E MBULUARA ME ATO ME TE REJA,TE KOHES KUR NUK TE KERKOJA.DHE TI...VJEN ATEHERE KUR ME PAK TE PRES.TI ME VJEN KUR TE GJITHA SHPRESAT ISHIN SHUAR.ME VJEN PERSERI BEFAS PAS,PERSERI MI MBYLLE SYTE DHE KESAJ RRADHE ME PYET: A DO ME KERKOSH PERSERI,NESE DO LARGOHEM? POSA DUA TE KTHEHEM,TE TE PERQAFOJ DHE FUQISHEM SHTERNGOJ,BEFAS ME LARGOHESH DHE NUK JE ME ATY KU DUA UNE. NE NETET E GJATA TE DIMRIT TE KERKOVA,NE PRANVEREN E PARAKOHESHME DHE VEREN E VONUAR TE KERKOVA PER TE MOS ME GJETUR VJESHTA E ZVERDHE NE KERKIM.KERKOVA,KERKOVA,KERKOVA... POR KURR NUK TE GJETA. |
PA TITULL
Ne valet e jetes,te takoj perseri
porsa hap dhe mbyll syte,perpara me del ti. Dhe ashtu gjithnje ,si dikur me veshtron e din fare mire , kjo gjendje me mundon. Valle a nuk ke deshire ,asgje te nderrosh, nuk te duket qe kjo jete ,po perfundon bosh!? Une dhe ti ,te ndare po jetojme ngrihu shiqo boten,te gjithe po gezojne! Afrohu zemres sime,bere qe te qeshi se gjithmone e shkreta vetem ty te deshti afrohu,shterngoma ti doren eja le te shkojme,bashke t`lidhim kunoren. Nga dera e shkolles,dolem t`perqafuar desha te te puth,zemren per t`sheruar, por ti me ike,me shpejt u largove sikur nje lavire,me goje nuk me fole. Tash po te flas,si shoqes se vjeter koha e celularit,me mire se me leter, tash te takoj,gjerat jane shoshitur por gjithnje vetem,valle nuk je merzitur? Shpirti avanturat nuk i perballon, nese aty derdhet vetem nje pik lot, kujtimet e vjetra zemrat i pelcasin per te u bashkuar,njera-tjetren th`rasin. |
Zoti mos e dhashte !
Perseri AI te takoj,
te njejten pyetje ta drejtoj Une dhe ti nuk kemi mundur bashke? Jo,i the,zoti mos e dhashte. Perseri ato... mbeten vetem, Perseri me terhoqen vemendjen. Dhe prap e pyeti, a mundemi bashke jo the,zoti mos e dhashte. Dikur kur aspak s`e prita Adonisi tha:ja Aferdita. Mos u afro se te kafshon, nje ze i cirrur, nga erresira renkon. Zoti tha mos e dhashte une dhe ti te jetojme bashke, por koha kaloi,kujtimet u harruan ne dashuri te dy u betuan Sot kalojne jeten te dy bashke nuk ndigjohen me fjalet: ZOTI MOS E DHASHTE !!! |
Te Kerkova-dhe Te Gjeta
Te Kerkova dhe Te Gjeta Ishe Strukur Qe Ngahera... Por Durimi Gjithmone Shperblehet Sendi i Mire Kurr Nuk Tretet |
Ne Pranveren E Hershme
[SIZE="5"][/SIZE][COLOR="RoyalBlue"][/COLOR]
Nuk jemi pare,shume vite me ralle te gjithe me thone se nuk ke ndryshuar e une te pres me malle Me zemer te lenduar. Ne beharin e pranveres se hershme une te pres tek vendi i vjeter e dij se do vijsh,vendlindja te th`rret zemra ime e lodhur po pret. Tere k`to vite te kujtova ty kur zbardhte dita dhe kur ngrysej te pres,te te shikoj ne sy shpirti im ne lote po mbytet. |
Cka Bejne Nuk Dijne
Ketu Te Xhvishin,te Lodhin ,te Ngordhin
Te Presin,te Mposhtin,ne Varr Te Fundosin, Por , Ne Kembe Te Veta Gjithnje Qendroj Nuk Me Mbyllin Hund As Goje... Ato ...qe Per Mjekun Kane Nevoje! Ketu Te Corodisin,te Shtrydhin,te Derdenisin, Te Lodhin Me Shume Se Gurin,se Lisin.. Ketu ...sikur Mushkonjat Te Pickojne, Te Prishin,te Torturojne. Ato Vertet...te Rrenojne. *e Deri Kur * Dikush Tash Foli Do Na Terboni,do Na Kerc`noni O Zot I Thuaj Furtunes :le Te Vij, Nga Faqa E Dheut Le Te I Fshij. O Fali O Zot,cka Bejne Nuk Dijne. |
Ne Pritje Te Nje Agimi Qe Vonohet
Ne Pritje Te Nje Agimi Qe Po Vonohet
Ne Bijte E Shqipes,te Dheut ,te Tokes Shume Kem Prit` E Jem Zvarritur Per Nje Drite, Se Shume Kem Pritur. Do Vij Nje Dite Qe Shume Vonohet Kur Te Gjithe Duhet Te G`zohen Do Vij Nje Dite Ku Do Flasin Malet Do Hidhet Valle ,kenga S`do Ndalet! Ne Keto Troje Shekullore Jane Ngritur Shume Permendore Rruga Dhe Hapi Me Nuk Ndalohet Drejt Nje Agimi Qe Po Vonohet. |
Keshtjella E Dashuris
[SIZE="4"][/SIZE][COLOR="Magenta"][/COLOR]
Keshtjelle dashurie kam ngritur per ty, deri ne qiell,ku nuk sheh drita ne sy e kam rrethuar me gjemba dhe roje keshtjell dashurie ,qe s`kane pare k`to troje. E kam ndertuar me muaj,me vite nuk e rrezove,nuk e godite e kam ndertuar me endrra ,me kenge do e mbroj pellembe per pellembe. Nuk e prishen ererat me shi as akulli, as bora ,asnje stuhi E kam bekuar si vleren e shenjte e kam ruajtur si arine e shtrenjte. Une drita e henes udhen ndricoj une dielli i dites vesen largoj ne ankthe kujtoj ditet e rinis nuk rrezohet keshtjella e dashuris. |
Hijet E Zeza
[COLOR="Magenta"][/COLOR][SIZE="6"][/SIZE]
NUK ME LODHIN DOT ,ERERAT E KQIJA AS FJALET,AS GJEMAT,AS HIJET E PISTA NUK ME LODHIN QE GJITHNJE PO EKZISTOJNE ME LODHE FATI I VENDIT TIM...I VENDIT TONE. ATO NUK SHKULEN,NGA DHEU NUK C`RRENJOSEN ATO PER FYTYRE ,JO NUK MERAKOSEN, PERSE JETOJNE,TOKEN E RENDOJNE PERSE PERENDI,PERSE VEHTEN NUK E DOJNE. KTHEHU SHIKO BOTEN,PESHTYJNE KAH KALON EDHE PSE DIKU FEJA ,ATE E NDALON, MERRE NJE CIK ZJARR,NGROHE ZEMREN TENDE ULU SHIKO ANASH,JANE NJEREZ E JO SENDE. VALLE KESHTU KANE LINDUR,SURRAT PER TU BERE? APO GJAKU I KEQ ,NUK MUND TE NXAJNE MEND, TE VESHTIRE E KAM ,KETE PER TA KUPTUAR, O KUR TE VDESIN,KUSH KA ME I KUJTUAR??? |
Ne vazhdim...
[B][/B][COLOR="Magenta"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]
Ku mbete me pyete,me thirrje gjysmecirrese, ku shkove,para syve me humbe ,sylakuriqe, ku tani veshtron,me sy perlotur shiqon a thua do pres deri ne amshim,o shpirti im? Jo,une jam ne vazhdim... Mengjezet e pranveres, thua mi ke falur, valle ku u trete,ashtu kembezbathur ??? Jo,nuk me inkurajon perqafimi yt, gjithnje po me lodhe,gjithnje po me mbyt, po shpirti im...une jam ne vazhdim. Fjala yte e rende ,qe ma the at vere, ne zemer me vret,gjithnje shume po ther, nuk te prita,me lodhi ai shiqim nuk jam si ahere ,atje... ne vazhdim! Tash vazhdoj udhes,me gjemba te shtruar, nuk me sheron plagen,jam ende i s`muar, ne rrezen e nxehte te krahrorit tim, dikush tjeter flen,me mbush me gezim sepse nuk jam me si TI ...ne vazhdim! SIKUR... Sikur te ngryset dhe mos te zbardhe jo me shume,por vetem nje jave do kisha shume endrra,ngadal t`i shijoj oh sa kishin zgjatur,nje film te xhiroj!!! Kujt t`i drejtohem ,ta ndaloj henen vec sa te shkruaj,vetem per ty kengen?! Kujt te i drejtohem ne kete bote te vrazhde, andaj rri i strukur,gjithnje pa dal jashte. Nese nje dite endrra ,do te me plotsohet trupi im i lodhur nga gjumi s`do zgjohet, sikur nje dite endrra do me behet zgjenderr, ti do te jesh nuse,e une do jem dhenderr!!! Sikur une dhe ti,do ta kthenim kohen por jo per nje ore si ne krejt Europen, do kishim ndryshuar,ne dhe bota mbare, lote ne sy askush,jo...s`na kishte pare! NE PELLGUN E ADRIATIKUT TE KALTER Nen driten e anijes qe cante dallget e terbuara,une dhe ti ishim ulur prane ures se kapitenit te lodhur,qe vec e kishte nxene gjumi.Kokat i kishim kthyer pas,dhe veshtronim dritat e qytetit qe vinin e zvogloheshim nga casti ne cast,derisa u shuan nga horizonti i hapur.Te sigurt qe askush nuk na njihte,kerkonim vendstrukje te kendshme dhe qetesuese.Nuk donim te hanim darke.As gjumi nuk na mori.Donim vetem liri.Ate e kishim pritur ngahera.Larg nga tollovia dhe zhurma e udhetareve kishim frik se do na mungonin oret,sepse edhe minutat u shendrruan me vone ne sekonda...Une para syve kisha engjullin e diteve te sotme...dhe ia nisa: qe kur e ke kuptuar...qe kur e ke ndjer se te dua...qe kur me do ti mua...qe kur...qe kur...qe kur??? Ti sikur turperoheshe pakez,por duke shikuar medoemos dy apo tri hera anash,peshperiteshe : qe moti...Pa mbaruar fjalen te pyeta:E atehere,perse me lodhe? Ti buzeqeshe dhe me the *dashuria dhe lumturia jane me te bukura derisa i presim *.Pas pak ,perqafimi i epshem rrenqethi trupin,dridhi buzet por edhe zemrat.Lotet dolen ,por u ndaluan nen shtresat e bebzave qe shendrisnin adriatikun e kalter,me shume se dritat e anijes gjigante.Ne ate moment i harrova te gjitha brengat,lodhjet,deshprimet dhe levizjet e perditshme qe ishin shendrruar para shume viteve, ne mekanizem robotik.Shpirti gjeti mprehje,fjalet veshet qe e ndigjonin me endje kurse zemra pushim...inkurajim,sherim. Ne pellgun e adriatikut te kalter u betuam ne besnikeri,sinqeritet,dashuri dhe durim te dyanshem. E vetmja menyre qe zemrat mund te mbijetojne ne kete jete te mosbesimit dhe te varfer nga dashuria,sepse ate pak kush sot e dhuron.Ate e mbajne per vehte narcizet dhe egoistet,te pasurit dhe ato qe asnjehere nuk e kuptuan dhe kurr nuk e kane ndjere me shpirt.Ne,njerezit e thjeshte te kesaj bote ,jemi altruistet dhe filantropet e fundit te dashuris se dlirte dhe te paster,te gjakut te paster. Diku para mengjezit na nxuri gjumi per pak sekonda,por sapo u kujtuam per pranin e njeri-tjetri perseri u zgjuam te perqafuar .Ende nuk e kam te qarte si ndikon dashuria ne muskulaturen e syrit.Perse e le pa gjume. Ne pellgun e thelle te adriatikut,mu ne zemren e tij u bashkuan dy zemra qe kishin vetem nje qellim: ta shijojne dashurin e sinqerte te lindur bashke me takimin e tyre te pare,para shume viteve. Edhe sot e ndjej afer doren e saj.por lundrimi i asaj nate me gezon cdo here para se te mbylle syte per te u pergatitur per nje dite te re.Kuptohet,qe perseri te dhurojme dashuri... |
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]
NE GJURMET E KOHES Hapin nuk e hudhi aty ku shkelet bari, as qelqi as druri,as derrasa e kalbur. Hapin e kam te sigurt,pa rremuje e zhurme e kam te lire ,te bute te shurdhe! Nuk dua te shkelas ku me thoni ju vetetima te motit te lige,hije te pameshirshme... dua te eci rruges,me gropa ate e du` dua te lepij balten,ajo eshte e shijshme! Gjurmet e mia jane gjurmet e kohes, te mikut ,te shokut,si e krejt botes, nuk dua lemoshe,nuk dua deklarata boshe as fraza te thata...sikur nuk me njohe. I therras te gjithe,qe gjurmet kane humbur afrohu ne vesh, te them nje kenge te bukur, me e mire eshte jeta ,si shumica e botes, nese gjithmon ecen ne gjurmet e kohes. Frikohu fjaleve te bukura,kur ti thote armiku, ne fytyre te tij ,nuk shihet dot miku ec me hap te vet,drejtohu vetem tokes ec me hap te vogel,por ne gjurm`t e kohes! I ULUR PRANE TEJE Nuk me intereson cila dite eshte neser , as kur do vij vera mua me intereson ti, s`me interesojne te tjera, Afrohu ...afrohu te lutem, rri pakez prane meje shume i lumtur ndihem i ulur prane teje. Ne ate nate kur dolem , se bashku buze detit te perqafuar folem nen pallate te mbretit. Sikur s`te kam pare shume vite me rralle?! sikur s`jem ndigjuar as me celulare?! Ankohesh qe nuk me sheh, qe nuk jemi pare! Se ne zemren time une sec cela varre. Jo nuk e besoj, veshet me shurdhuan zemra ime e mjere tash sec eshte lenduar. Te lutem rri dhe pak i ulur prane meje... Une i lumtur jam i ulur prane teje. |
Perseri Te Takova
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]
Ne memoaret e mia mbete e shenuar me doreshkrim te bukur sepse emrin tend kurdoher e shkrova me kujdes.Ne zemren time gjithmone ke zene vend te vecant.Ne kujtimet e mija ishe e paharruar.Kujtimi ne emrin tend, kurdoher me sillte para syve bukurin mahnitese qe ta kishte falur natyra ty.Nuk jemi pare as ndigjuar nje kohe shume te gjate.Ishim miqe te vjeter dhe te vertet.Por,perse kurr nuk u takuam? Duke menduar mu per kete gje,befas mora vesh se ti ishe kthyer ne vendlindje pas shume viteve ne mergim.Rastesia thone qe eshte mbreti i mrekullirave.Ashtu na ndodhi edhe neve ,u takuam atje ku se bashku niseshim per ne shkollen fillore e pastaj edhe ne ate te mesmen. Kishim ndryshuar te dy,bile shume...me the.Shternguam doren njeri-tjetrit dhe shiqimet nuk nderpriteshin.Syte kishin zene vend dhe dukej thua se gjeten pushimin e shume kerkuar.Ishin ngulitur ne nje pike te perbashket dhe nuk donin te ndrronin drejtimin.Dicka me zuri frymen,me rrenqethi trupin dhe zemra trokiti me shpejt kurse ty te kapluan djerset dhe u skuqe pakez.Me le te kuptoj qe as ti nuk e kishe harruar simpatin qe dikur kishim patur per njeri-tjetrin.Ndoshta na bren ndergjegja te dyve perse filluam dhe mbaruam vetem me simpati. Filluam e folem per te kaluaren.Nuk ishim takuar qe nga fundi i viteve te 80-ta.Kohe bukur te gjate.Ti, ne ballin dhe fytyren tende ,kishe vulen e moshes dhe jetes pa brenga,por shiqimi yt dukej se fliste ne vend te shpirtit te lodhur.E tradhetonte ate.Me bene te kuptoj qe ishe shume e lodhur dhe se te kishte kapluar nostalgjia edhe per guret e rrugices sone.Asaj ku kalonim per te shkuar tek lumi i fshatit,buze shtepis se mesueses se anglishtes.Cdo gje per ty kishte ndryshuar,andaj ndjeve edhe me teper nostalgji.Syte tuaj kerkonin pamjen e vjeter,kerkonin vendlindjen ashtu sic e kishe mbajtur ne mend.Por,me beso ,une ketu e harrova si eshte dukur. Ne syte tuaj une gjeta pergjigjen e gjithe ketyre viteve qe e kerkova ne bashkebisedim me mergimtaret tane.A thua ia vlen te largohesh?Valle, a ia vlen te vritet shpirti per nje kafshate buke me te bute.Une them qe jo,dua ta ngrej te forte ashtu sic e ka gatuar edhe gjyshja ime e ndjere.E them kete sepse thelle ne shpirt e ndjej mungesen e tyre. Ne fund u pajtove me mua,sepse vertet te kishte lodhur malli per vendlindje.Nise e pyete per te gjithe,pa harruar asnje nga moshataret tane.Femijet tuaj diku vec kishin mbrritur dhe humbur nga horizonti.U ndame per te u takuar ndonje here tjeter.Ashtu premtove,por vrapimi pas pasardhesve te largoi dhe nuk te solli me kurr ne vendin e vjeter.Sa here e vras mendjen,si do ishte jeta jone sikur te gjithe te i kishin mbetur besnik vendlindjes.Ne nje gje jam, me se i sigurt.Asnje nuk kishte vdekur nga uria. M E R G I M T A R E ! Vetem akulli shkrihet ne rrezen e diellit sapuni ne duarte e nenave tona duke lare kemishen e djalit lotet nuk mund t`i ndalin. Jo,nuk mund t`i ndalin! Mergimtare ,me ze te larte i therras! cirrem,digjem,po pelcas. Mergimtare,juve po iu therrasin cirren,digjen,po pelcasin. Po...po pelcasin! Mergimtare,kthehuni ne vendlindje eja shih vogelushet po rriten, ai mesuesi i vjeter ka vdekur, vec pullazi gjalle ka mbetur! eja....atje je i tretur! Mergimtare.... |
Naten e mire
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]
Kur u takuam,te perlotur u ndame, rinia kish kaluar,i thame udhe te mbare te te harroj ,do e kem te veshtire, ti ike ulargove,pa thene naten e mire! Kujtimet shpirtin me pickuan,si kurr me pare duhet te jetojme,edhe pse te ndare, nuk te trazova,une te lash te lire, edhe pse kur ike ,s`me the naten e mire! S`do takohemi me,si veren e kaluar, si t`ja shpjegoj zemres,ska per ta kuptuar, te te harroj ,do ta kete te v`shtire perse ti s`i the,vec *naten e mire*?! NE VEND TE PAQES KERKOJ QETESI Me the eshte e pamundur te lidhim paqje edhe pse me puthe,ti dy here ne faqe e une te kerkova ,pak dashuri ne vend te paqes ,per zemer qetesi! U ndame ne nismen tone te dyte, u ndame ,sa cel e mbylle syte, e kaluara jone,tash ka pak rend`si ne vend te paqes,kerkoj qetesi! Tani me kerkon,te ia nisim nga e para, ne dashuri,jo nuk behen gara, ne vend te sharjes,kerkoj dashuri ne vend te paqes ,kerkoj qetesi! |
Sonte
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]
NJE MIKU IM I VJETER ME THA: Sonte jam i gezuar! Sonte do e kaloi nje nate mikluese! Sonte do ha darke TEK AJO, fat te mire,te lutem me uro! Sonte...nuk e dij,ndoshta definitivisht do martohem! U gezova per endrren e tij, u gezova ,sa me nuk dij. Shokun tim e njohe qe moti, per ATE gjithmone, i shpetonte loti. Sonte tha ,do jet si ne vere, perseri AJO do me perkedhel. Nje miku im i vjeter me tha: dashuria or` mik keshtu e ka! SHIU I PRANVERES Dielli kish kohe qe kishte perenduar u mblodhem te gjithe,radion per t`ndigjuar, neser do bie shi,perulu ombrelles, do bie shi,shiu i pranveres. Nuk me gezon shiu,me ze dikush thirri, nuk me gezon, as marsi as prilli, memzi pres te vij, nxehtesia e veres, jo s`me pelqen, shiu i pranveres! Mua me pelqen,qe kur s`me kujtohet! edhe e dashura ime,shiut i gezohet, do e kerkojme shiun ne stinen e veres, edhe shiun e dimrit,por dhe te pranveres! E KISHA TE VESHTIRE... Nuk me kujtohen fjalet qe mi the ate nate qe binte shi. Jo e dashur,nuk me kujtohet qe kur duhemi une dhe ti! Tash veshtroj oren,vone thote se ka shkuar eja shkojme ne shtrat,pak e kem` tepruar!!! Desha te te them por e kisha te veshtir ne duhet te ndahemi,sa me pare,me mire! Ti perseri syte i ngul ne rrudhat e ballit tim, i numron te gjitha,thua qe s`kam guxim te largohesha e kisha te veshtire, fjala s`del nga goja...fjala LAMTUMIRE! Desha te te them,por e kisha te veshtir ne duhet te ndahemi,sa me pare,me mire! E rende eshte ndarja kur dashuria s`ka mbarim, do doja edhe pak te te dua,ty o shpirti im, por ja qe koha nuk na premton tjeter, vec se te ndahemi,gje me shume s`na mbetet! Desha te te them,por e kisha te veshtir: ne duhet te ndahemi,sa me pare...me mire. NE MENGJEZET E SHPRESAVE TE HUMBURA Ishte shume veshtire atyre diteve te zgjohesha nga gjumi.Vertet,gjumi me dilte heret,por nuk levizesha dot nga shtrati derisa dielli kishte kaluar mbi catine time.Ne mendjen time kujtoja endrrat e nates.Edhe shpjegimin e tyre lexoja,por prap nuk e kisha me lehte.Me kishte braktisur edhe ajo e cila e fundit vdes tek njeriu...shpresa.Atehere,dalngadal duke u zvarritur prane shtratit,mbi koken time ,nisja e bezdisesha radion e lodhur e raskapitur me muaj pa pushuar.Ne ditarin tim,perkujtohesha per ditet dhe mengjezet e para qe kishin lindur pa shpresa.Prane tij nje fletore rrinte e paprekur.Ne te kisha filluar enkas per ty te thurja poezi.Ishe bere inspirimi im i vetem atyre diteve.Pushimi vjetor sapo kishte filluar.Cdo hap tendin,fjale apo shiqim une e kujtoja me nostalgji dhe dhimbje ne shpirt.Me the se ne mes nesh cdo gje ka mbaruar dhe se dyshon ne nje nisme te re.Fole,fole por asnjeher nuk me shiqove ne sy.Kisha fituar bindjen se dikush te ka bindur kunder ndjenjave tuaja,te kane imponuar qendrim te kundert nga ai qe gjithmone kishe per dashurin tone.Me befasove mua por me duket edhe vehten tende.Fjalet ne ditarin tim i rrijne besnik asaj kohe.Aty nuk ka te vertet te shtremberuar,aty nuk ka hile e dashur!Sepse e verteta nuk vdes.Ajo jeton e gjalle,edhe pse koha mundohet ta ndryshoi sikurse edhe njerezit te cileve nuk iu pelqen.Une dhe ti me vone perfundimisht u ndame.Pas nje kohe jo te gjate une udhetova large,kurse ti mbete prane atyre qe sot nuk i sheh me shpesh se mua.Ceshte e verteta,ato te cilet na ndane sot nuk* jetojne me*,kurse te tjeret kane harruar se cka quhet lumturi. Sot,pas shume viteve njeriu medoemos bene finalizimin e te te gjithave kahjeve te jetes,drejtimeve te gabuara dhe atyre qe sollen suksese,fat dhe lumturi. Nuk me le te qete fakti se ne duheshim,ate mos u mundo ta mohosh sepse dashuria lexohet ne syte e atyre qe sinqerisht dashurojne.Ajo nuk mund te fshihet.Ce do,kur nga ajo gje nuk kemi dobi,as une e as ti.Kur te kujtoj ty,padashur me mbjelle paknaqesi kujtimi ne mengjezet e shpresave te humbura.Uroj qe njerezit e mire te kesaj bote kurr mos te i perjetojne. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:59. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.