Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   FJALË TE ODAVE SHQIPTARE (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16034)

Edon 11-06-05 18:22

hahahah

halla e madhe qka paskam qef me bo muhabet me ty,shum bukur kjo puna e dy grave. 8)

Odise 11-06-05 18:24

[quote=uliksi31-jr.]Me njefar vakthi thoshte nje plak: Kur t'i luteni Zotit lutjuni edhe per 3 gjera "extra"; Thuaj, o Zot ruajem nga:

1.Gruja e leshume (leshueme nga goja)
2.Shaka (kudra) e terbume. (cartun)
3.Rrasa e lemueme. (se ta then qafen)

Odise pshtielle i duhan Shkodret,perciellja kutin edhe Gurit. :wink:[/quote]

***o tu rrittndera, Zog Shqipje uliksi31-jr, urdheroni kutine e burrit, o Guri i Vendit, e deri ta ndezi cigaren, po bluej nji kutulle: kane thone, oda e burrave, se ka fole Burri dhe osht ngulë Guri, po tash ma mire - Oda Shqiptare, ku ka edhe burrnesha, qe ia ngulin gurin fjales. Halla_Madhe, respekt per ty - burri me dy gra, kemisha pa la - burri me dy gra, mjere kush i ka...e askush nuk ka çka i ikë Fjales se Vertete, o uliksi31-jr, se nuk mundet edhe po deshti, se fjala e burrit e vret shejin, po edhe fjala e burrnesh's!

Ma e madhja burrni osht me ia dijte hadin vetit! Lum kush merr fryme per gabzherr t'vetin, se burrat e provuem kane lane edhe fjale t'provueme
- shkoi njoni per pleqni te Ramadan Shabani i Kieves, per nji keshille, per fatin e vet, se nuk dijtke, a m'i marre nji grue vejushke, a nji qike te pamartueme, apo nji grue te leshueme edhe qellon i biri i pleqnarit, nji djale i vogel (mbase pleqnari nuk qelloi aty), ia ndau pleqnine: vaji me vajë, gazi me gaz, ik se po t'bjen pela shkelem! :lol:

Perciellja Odes kutine o Guri i Vendit! :lol:

halla e madhe 11-06-05 19:12

Jane shkue miqt e ´Carrallukes me da vade n'Drenice.Burrat e asaj shpije s'kan mujte me da vade pa pelqimmin e grave.Miqt edhe e nien zhurmen e grave,kur shkuen burrat te grate.Selman Jashari i Carrallukes ju ka brite shokve:
_Conu burra se e mujti Shyta Kaprecin! :wink:

Odise_theze nji duhan prej kutije se shkelmat e Shytes lajne shenja bilahi...hahahaa :wink:

Odise 11-06-05 19:58

o tu rrittndera halla_madhe, se vertet, duhan burrash po pijke :lol:

Nastradinit, i kish pjelle nje macë, kater maca te vogla - e gruaja e tij, si perdreq, i lutet me ua ngjite emnat macave te vogla. Nastradini, u nxu ngusht, qysh me ua ngjite emnat macave te vogla? Po e shoqja nguli kembe - veç me ua ngjite emnat! Nastradini i tha te shoqes: po qysh me ua ngjite emnat macave, moj vrafsh veten, po a ka ba vaki kund?
- Hajt ti nisja me t'paren, emnoe ti, e une ia ngjes te dytes! - ani tha gruja.
- Maca e pare e ka emnin: çka baj une, ti nuk e din! ani, ia ktheu i shoqi.
- Maca e dyte e ka emnin: besa e dij po s'kam çka boj! Hajt ti tash tjetres!
- Maca e trete e ka emnin: çka osht kone, ajo osht shkue! tha grueja
- Maca e katert e ka emnin: çka piqet, nuk hiqet! - tha Nastradini. Edhe i emnuen macat e vogla - shqip :wink:

O Guri i Vendit, çka kij qe je ra shybe, e po dredhe mustakun? :lol:

halla e madhe 11-06-05 20:17

Ish kane n'vakt t'mretit Zeke Sallahi i LLaushes edhe kish pa rrehe njerz edhe kish pa myte besa njerz.Ni i katunas i thote:
_Zeke,bre!
_Hoja!
_A ke rrehe?
_Po valla.
_Po a ke vra?
_Po valla.
_Po a munde kush me t'rrehe ty?
_Jo.
_Amundet kush me t'vra ty?
_Jo valla.
_A i tutesh kujt?
_Kerkujt si tutna hic.
_Po zoti,bre Zeke,a munet me t'vra?
_Zoti munet me m'vra.
_hej Zeke,mos e lashte pa t'vra! :wink:

Odise 11-06-05 20:34

nji trim, u takua me nji burre trim e te mençem:

- O daja Murat!
- O hoja, tha Murati.
- A din qe te rrehi?
- E dij - tha Murati.
- A din, qe t'vras?
- E dij - tha Murati.
- A din qe te diegu, e t'i qes mijte per lendine?
- E dij - tha Murati
- A din, se nuk la gja pa ba n'ty?
- E dij - tha Murati.

- E cili jemi ma trim, pra? - i tha trimi.

- Une jam ma trim, se sa ti! - ia ktheu Murati

- E qysh je ti ma trim edhe i pranove te gjitha keto ligesina?

- Jam ma trim se sa ti, qe nuk e nxierri kete kobure nga brezi, e ta pickon miza lulen e ballit ty! Per ate jam ma trim se sa ti, e te duroj kaq shume!

O thuej dikujt te na sielli nganje kafe, se na mbyti duhani, oj halla_madhe! :lol:

halla e madhe 11-06-05 20:59

Odise_ jo nji kafe po kjo oda jone ka kafe sa te duash per neve se bile tymi i duhanit na mbyti bash :lol:

Nasradini i sh kane marak n'bostan.Ni dite n'pazar do dashamire kishin ble bostan e po hajshin.Asajde kapercejke Nasradini.Ata,si e pane i thane:
_Merre kete fleger e rrena diqka?
_More,m'ka deke nona e s'po kame pare me e shti n'dhe.
Ata ja dhane paret e ky shkoie bleu bostan e shkoi te shpija.Mas do dite u zateten e i thane:
_Pse na rrejte Nasradin?
_Paj vete m'thate me ju rrejte. :wink:

uliksi31 11-06-05 21:30

Vallha u knaqa tue digijua;here Hallen e here Odiseun.Njifar Markut ne Detroit ka kjen cudnar e vec me e shiqua te ka bo me qesh :lol: Shkon me vizitua nji shoke te vetin sa ish dal prej spitalit,por ai i smuti kish pas rrejt e sakatua.Pacin drite te dy se kane deke.
He i thot Marku shyqyr paske pshtua,po cka te than doktort.Paj tha shyqyr ci sjam kjen en duor te doktorve jugosllave se sigurish sakat me kishin len.Po pse ja kthen Marku. :?: :!:

Aiiiiii i i thot ky, tu lshuon nja 3 doktora ne mua e ma xierren nji dell prej shpatullet te shmakt. (kish pas pinch nerves).E kqyren e e siellen ne drit latriks.Dikur ky doktori kryesor e luejti kryet prej cudiet,si kame mujt me qindrua.E kruen,pastruan me nji brisk edhe ma vun prap ne shpatull,si eshte me mire.

Valla i tha Marku metaman ti paskan pastrua krejt dejt,vec qat dellin e rrenave ta paskan lane, sic e ke pas tere jeten :lol: :lol:

Odise 11-06-05 22:12

o uliksi31, ty t'lumte goja, po rrena i ka kombet e shkurta - thone.

Njoni hyn n'ode burrash, e ne shenje respekti e ulin n'balloxhaku. Ani mik bre, folna diçka? - e pyeten burrat.
- Paj, nuk po dij, veç po ju kallxoj - kah erdha ketu, e pava nji maçorr paraderet, qe bishtin e kishte, sa ketu e tek dera e oborrit!
- Pa shkurtonja edhe pak bre burre, se giuha osht pej tulit - i thane burrat.
- Eshtna se, dej ne pragshpijet, e kish pase bishtin i rumidreqit! - tha ky.
- Po a ban edhe pak me e shkurtua ate bishtmaçorri, se nuk osht ashtu!
- Eshtna e na paste bo mire, se beli dej tek pragu i deres se kesaj ode, osht kone! - ua ktheu ky musafiri.
- O burro, i tha njoni pak si sert, a po na kallxo drejte, a jo!
- Eh, beli sa kjo sandraçë oxhaku, osht kone!
- E ku ka bishtmaçorrit, sa sandraça bre dahi? E p'veti tjetri edhe ma sert!
- Paj si teper, ma shkurtuat, po maçorr me bisht bre osht! - iu gjegj ky.

Nji plak p'i kqyre me bishtsynit, e iu kthye kt'ij musafirit:
- Ngo kho burro - l'shoje sa t'duesh giat bishtin, se burrat edhe ta presin e ta bojne cubel!

:lol: A osht vakti tash edhe per 'i sofer, nga 'i gote, e... oj halla_madhe, ouu
pshesh bre! (k'shtu piskatke nji Kadri Tafa n'dere ode, n'vakt buke, po psheshin duhet edhe m'i ulë:)

halla e madhe 26-06-05 08:22

Dreqin e kishin pase vete:
_Qysh ja nis ma s'pari,kur don m'e ba njerin per veti?A te vjen zor hiq kjo pune?
_Ekam zor,_tha dreqi_dej ta idhnoj njerin se,kur ta idhnoj,e coj kah t'due vete :wink:

Odise 26-06-05 10:25

Gruaja e tha dreqit:
- Ti gjithshka ban, po nji nuk mundesh me ba kurre!
- E çka nuk mundem une me ba? - ia ktheu dreqi
- Ti nuk mundesh me hy ne gryke te kesaj gastarje!
- Nuk mundem a? - E tfup e dreqi mbenda, e gruaja - krrup e ia mbylli kapakun dhe e shtini dreqin n'gastare!

GURI SYLAJ 26-06-05 10:57

Rroktarit nuk i jepnin ushqim te mjaftueshem dhe ai vidhte ve dhe ne aher i piqte ne flake te qirit. Nje nate i zoti i shpise e zuri e po i thot: a dreqi te ka mesu keshtu-a?
Kur dreqi u lajmru prej grazhdit e tha: jo , keshtu si ky s'di as une.

GURI SYLAJ 26-06-05 11:07

Ekishin pas vete dreqin ,a nerth? E ai kish pas thane jo, se une kurr nuk heci vet.

GURI SYLAJ 26-06-05 11:15

Shkan nje i Drenicse me e da nje pleqni ne malesi dhe mbasi burrat nuk qillojn te shpija , nje malsore e re i hap konakun.
Iqet edhe buke e per sille kish pas kerlan me duqa.
Kur pleqnari meson se burrat jan tuj e krasit nje gardhe fillon nje bisede jo te mire me malsoren.
Ajo i thot - o pleqnar ha buke e mos luaj se une edhe t'myti e edhe te ngjalli .
Pleqnari nuk e kupton dhe vazhdon te tijen .
Malsorja pa nje pa dy pisket e burrat me sopata ne dore vijn sahora.
Pleqnarit nga friga i bie te fikte .
Burrat pyesin , cka ka e malsorja ju thot se i ka mbete kerlana ne fyt e i ra te fiket.
E ndihmojn e mbasi i dhane edhe pak uje pleqnari vjen ne vete por tash gjithecka ishte e kjarte. Malsorja kishte pas te drejte.

A e kan pshtjelle tane se po due me e pshtjelle edhe nja per vete , si shume po e vononi kutine.

Guri Sylaj

halla e madhe 26-06-05 16:58

Ish kane njani i Maticeves,burre i padokshem,i zi edhe i vogel.Doke nuk kish pase,po kishte knue mire kange malsorce qe kur knojke,lisat e malit kajshin.
Ishte kane ardhe nji nuse n'at katun si risht.Ni dite ish kane tu'shkue me mledhe sane n'bjeshke me do shoqe.Udha e kuale ish kane shpatit,neper mal,e udha e kamsorve ish kane kput perpjete,ma shkurt,per me dale n'bjeshke.
I maticevci ish kane tu'u ngjite me kali malit.E kishte marre ni kange malsorce tuj knue.Kur dalin grate maje bjeshke,ku perpiqen dy rruget,e kuale edhe e kamsore,aty ishte kane nji krue.Ai kajkatari ish kane dale perpara e ishtu'i dhane kalit uje.Edhe ato grate ishin kane dale aty.Shoqet e veta i kallxuen nuses edhe i thane:
_N'dash me e pa at kajkatarin,qeky asht.
Ajo nusja,kur e pa,iu duk i keq e tha:
Aiiii,zanin ja njefsha e me sy mos e pafsha :!: :wink:


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 07:13.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.